islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
O Ju qe e faLni sabahin EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
O Ju qe e faLni sabahin EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
O Ju qe e faLni sabahin EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
O Ju qe e faLni sabahin EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
O Ju qe e faLni sabahin EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
O Ju qe e faLni sabahin EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
15 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 15 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
O Ju qe e faLni sabahin Empty20%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
O Ju qe e faLni sabahin Empty7%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
O Ju qe e faLni sabahin Empty7%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
O Ju qe e faLni sabahin Empty7%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
O Ju qe e faLni sabahin Empty7%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
O Ju qe e faLni sabahin Empty7%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
O Ju qe e faLni sabahin Empty7%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
O Ju qe e faLni sabahin Empty37%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 O Ju qe e faLni sabahin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR

Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 33
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

O Ju qe e faLni sabahin Empty
MesazhTitulli: O Ju qe e faLni sabahin   O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 23 Mar 2012 - 0:27

O Ju qe e faLni sabahin

1. Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.

Grupi i suksesshëm..., fytyrat e tyre shndrisin, ballët e tyre
ndriçojnë, kohët e tyre janë përplot bereqet. Po qe se je nga ta
falënderoje Allahun për dhuntitë që t’i ka dhënë, e nëse nuk bën pjesë
në grupin e tyre, atëherë Lus Zotin të të bëjë prej tyre! E di se kush
janë ata?!

Ata janë falësit e sabahut! Janë të kujdesshëm ndaj këtij obligimi, e
ruajnë këtë adhurim. Me të e presin ditën, me të e çelin ditën, për ta
dëshmojnë melekët. Ai që e fal sabahun me xhemat është sikurse të ishte
falur tërë natën...

Ky është namazi i sabahut, të cilin Allahu i Lartmadhërishëm e quajti Kur’an:
“Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në
errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e
mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).” (El-Isra: 7

Përkujdesja ndaj këtij namazi është nga shkaqet e hyrjes në xhenet. Sa e
sa gradë fiton njeriu kur merr abdest për këtë namaz, sa e sa
shpërblime ka ecja për kryerjen e tij! Mandej, në kohën pas tij zbret
bereqeti. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “O Allahu im jepi
bereqet umetit tim në mëngjesin e hershëm.” [Ahmedi, Ebu Davudi,
Tirmidhiu dhe Ibnu Maxheja].


Falësit e sabahut janë ata të cilët i përgjigjën thirrësit të Allahut,
kur ai thotë: “Ejani në namaz, ejani në shpëtim!” Paqja qoftë mbi këta
njerëz, të cilët e kuptuan se namazi është më i mirë se gjumi, e ndjenë
domethënien e adhurimit. Andaj, ata i pritën ditët e lumtura, duke i
përgëzuar dhe duke i forcuar.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Përgëzoi me dritën e plotë Ditën e
Gjykimit ata që ecin në errësirë për të shkuar në xhami.” [Tirmidhiu dhe
Ebu Davudi].


O ju që e falni sabahun!

Fituat shpërblimin e madh, asnjëherë mos mendoni se pasuesit e epsheve
dhe kënaqësive të përkohshme kanë arritur lumturinë! Vallahi ata kurrë
nuk kanë për të qenë të lumtur. Porse, ju kërkoni nga Allahu t’ju
ndihmojë, falënderojeni Atë dhe nga Ai drejtohuni! I Dërguari i Allahut
s.a.v.s. ka thënë: “Ai që e fal jacinë me xhemat, është sikurse të ketë
kaluar gjysmën e natës në namaz dhe ai që e fal sabahun me xhemat është
sikurse tërë natën ta ketë kaluar në namaz.” [Muslimi].

O ju që e falni sabahun!

Përgëzime për ju! Do të kënaqeni në xhenet duke shikuar fytyrën e
Allahut të Lartmadhërishëm. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Do ta shihni
Zotin tuaj siç po e shihni këtë hënë duke mos u shtyrë për ta parë Atë,
andaj kush mund ta ruajë namazin para lindjes së diellit dhe atë para
përëndimit, le ta bëjë!” Pastaj, lexoi: “...madhëroje Zotin tënd e
falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para përëndimit.” (Kaf: 39)
Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

O ju që e falni sabahun!

A nuk jeni të kënaqur që kur njerëzit vrapojnë pas pasurisë dhe grave,
ju të ktheheni përplot gjallëri, me kohë të begatshme, me shpirt të
pastër, me dhurata të ndryshme, të hyni në xhenete dhe të zbret mbi ju
mëshira. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai që fal dy namazet e freskisë
(sabahun dhe ikindinë) do të hyjë në xhenet.” [Buhariu dhe Muslimi]. Po
ashtu ka thënë: “Nuk do të hyjë në zjarr ai që falet para lindjes së
diellit dhe para përëndimit të tij.” [Muslimi]. Me këtë është për qëllim
namazi i sabahut dhe ai i ikindisë gjithashtu.


O ju që e falni sabahun!

Ju jeni nën përkujdesjen e Allahut, shpirtrat tuaj janë të mirë, trupat
tuaj janë përplot energji. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Ai që e fal
sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.” [Muslimi]. Gjihtashtu, ka thënë:
“Kur të bie njeriu për të fjetur, shejtani ia lidhë tek koka tri nyje
dhe i thotë: ‘Fli, ngase para vete ke natë të gjatë!’ Nëse ai ngrihet
dhe e përmend Allahun, i zgjidhet një nyje, nëse merr abdes i zgjidhen
edhe një nyje dhe nëse ngrihet dhe e fal namazin i zgjidhen të gjitha
nyejt dhe bëhet aktiv dhe shpirtdëlirë. Në të kundërtën bëhet shpirtlig
dhe përtac.”
Muttefkun alejhi.

O ju që e falni sabahun!

Ju mjafton si nder dëshmia e melekëve të të Gjithëmëshirshmit.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Melekët ndërrohen tek ju natën dhe ditën
dhe takohen në namazin e sabahut dhe atë të ikindisë, pastaj ngrihen ata
që kanë bujtur te ju. Zoti i tyre i pyet, edhe pse Ai e di më miri: Si i
latë robërit e mi? Ata thonë: I lamë duke u falur dhe i gjetëm duke u
falur.” Muttefekun alejhi.

O ju që e falni namazin e sabahut në veçanti dhe o ju që faleni me
xhemat në përgjithësi, ju përgëzoj se abdesti juaj është ngritje
pozitash, ecja juaj për në xhami është fitim shpërblimesh dhe ulja juaj
aty është mëshirë dhe paqe nga Zoti juaj. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë:
“Kush shkon për në xhami, Allahu ia ngrit atij nga një pozitë në xhenet
sa herë që shkon.” [Buhariu dhe Muslimi].

Po ashtu ka thënë: “Namazi që falet me xhemat është njëzetepesë herë më i
mirë sesa namazi që falet në shtëpi ose në vendin e punës. Kjo është
kështu ngase kur njeriu merr abdest bukur dhe niset për në xhami, duke
dalë vetëm për namaz, për çdo hap që bën i ngrihet nga një shkallë dhe i
fshihet nga një mëkat. Derisa është në namaz, melekët pareshtur luten
për të duke thënë: “O Zot, mëshiroje atë!”, derisa nuk e prish abdestin.
Ndërsa, konsiderohet se është në namaz edhe gjatë pritjes së namazit.”
[Muttefekun alejhi. Ky është versioni i Buhariut]. Kurse, në një hadith
tjetër, të cilin po ashtu e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi thuhet:
“Namazi që falet me xhemat është njëzeteshtatë shkallë më i mirë sesa
namazi që falet vetëm.”

Gjithashtu ka thënë: “A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë i
shlyen Allahu mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën:
“Dëshirojmë, o i Dërguar i Allahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e
abdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e
namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo
është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e Allahut)!” [Muslimi].

Paqja qoftë mbi ata që e ruajnë namazin e sabahut, pasi që lanë ndejat
dhe muhabetin e natës dhe fituan shpërblimin e madh. E shef ndonjërin
nga ta, qysh natën përgatitet për namazin e sabahut, duke lënë alarmin,
duke rënë me abdest e duke zbatuar sunetet tjera. E, po pat frikë se nuk
do të mund të zgjohet për ta falur atë këshillon dikë që ta zgjojë, e
para së gjithash është imani, besimi ai i cili ia gjallëron zemrën. Nëse
ndonjë çështje e vonon ndonjëherë nga fjetja herët zgjohet me shpejtësi
për t’u falur. Të tillët kanë shpërblim madhështor te Allahu pasi që
falën namazin e sabahut në kohën e duhur, duke u kujdesur për të,
qëndruan të atillë dhe fituan nëpërmjet veprës më të dashur te Allahu i
Lartmadhërishëm.

Abdullah ibni Mes’udi – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë: “E
pyeta të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Cila vepër është me e dashur te
Allahu i Lartësuar? Tha: “Namazi në kohën e tij.” Muttefekun alejhi.

Këta janë burrat e vërtetë, besimtarët e sinqertë. Zoti ynë ka thënë:

“Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i
Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje, njerëz, të cilët
shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun dhe të cilët falin
namazin dhe japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit),
kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara. (Këta shpresojnë) që
Allahu t’i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë e t’ua
shtojë dhuntinë e Tij. Allahu i jep kujt të dojë, pa llogari.” (En-Nur:
36-3.
Ndërsa, ata që e humbën namazin, u treguan të shkujdesur ndaj tij dhe e
vonuan nga koha, të mjerët ata sikur ta dinin se sa mëkat të madh kanë
bërë dhe se sa shpërblime kanë humbur! I Lartmadhërishmi thotë:
Mjerë për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. (El-Ma’un: 4, 5)

Po ashtu thotë:
“Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën
epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh, përveç atyre që
pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet
dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.” (Merjem: 59, 60).

Ndërsa i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën do të
llogaritet robi Ditën e Gjykimit është namazi. Po qe se atë e ka në
rregull ka shpëtuar dhe ka korrur sukses, e nëse nuk e ka në rregull ka
humbur dhe është shkatërruar...” Hadithin e transmeton Tirmidhiu dhe
thotë se është hasen.

O ti që nuk e fal namazin me xhemat e sidomos namazin e sabahut a nuk ke
ambicie të jesh me këta njerëz që i ka lavdëruar Allahu?! Përse i hap
rrugë shejtanit?! Përse pranon që shejtani të t’i urinojë veshët? Është
përmendur para të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. një njeri i cili kishte
fjetur deri në agim. I Dërguari s.a.v.s. tha: “Shejtani ia ka urinuar
veshët.” Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

O vëllai im! Oj Motra ime!

Në momentin kur je duke shijuar kënaqësinë e fjetjes kujto vuajtjet dhe
dhimbjet që t’i shkakton ajo. Madje, të mjafton thënia e të Dërguarit
s.a.v.s.: “... bëhet shpirtlig dhe përtac.” Muttefekun alejhi.
Gjithashtu, të mjafton thënia e tij në hadithin e ëndrrës: “Sa i përket
njeriut të cilit i shtypej koka me gurë është ai i cili e merrte
Kur’anin dhe e kundërshtonte atë dhe flinte ndaj namazit të
detyrueshëm.” Hadithin e transmeton Buhariu. Pasi që ai parapëlqeu
gjumin ndaj namazit meritoi t’i shtypet koka me gurë. Shpërblimi është
sipas llojit të veprës.
Bëhu prej atyre që e falin sabahun, në mënyrë që të jesh nën mbrojtjen e
Allahut, të shkruhesh në librin e të mirëve, ta arrish lumturinë dhe
dritën dhe të shlyhesh nga libri i dyfytyrësisë! Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë: “Nuk ka namaz më të vështirë për dyfytyrëshat sesa namazi i
sabahut dhe ai i jacisë, e sikur ta dinin vlerën e tyre do të vinin
qoftë edhe duke u zvarritur.” Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe
Muslimi.

O vëllai im! Oj Motra ime!

Llogarite veten tënde, bëhu i sinqertë ndaj Zotit tënd, çele ditën me
një pendim që t’i shlyen të gjitha mëkatet e kaluara! Kujto dhuntitë që
t’i ka dhënë Allahu! Gjithherë lute Atë të të ndihmojë dhe leji
muhabetet e natës, sepse ato janë shkak kryesor për ikjen e namazit! Pos
kësaj, merri shkaqet që të ndihmojnë në këtë me lejen e Allahut, siç
janë fjetja me abdest dhe pasi ta kesh bërë dhikrin e fjetjes e ta kesh
lënë alarmin! Nëse prapë ke frikë se nuk do të mund të zgjohesh, atëherë
porosite dikë të familjes apo ndonjërin nga fqinjët të të zgjojë apo të
të thërrasë në telefon! Kur të zgjohesh menjëherë përmende Allahun dhe
ngrihu me shpejtësi nga shtrati, mos u përpëlit herë në njërin krah e
herë në tjetrin e as mos lejo të të mashtrojë shejtani duke të thënë
pusho edhe pak, sepse kjo gjë është prej mashtrimeve të tij! Shmangu
mëkateve, e sidomos shikimit të ndaluar, ngase mëkati është shkak i
largimit nga nënshtrimi ndaj Zotit! Bëhu i vendosur dhe kujto
shpërblimin e atyre që shkojnë në xhami, zemrat e të cilëve janë të
lidhura me të! Të tillët do të jenë prej shtatë llojeve të njerëzve, të
cilët do të hyjnë nën hijen e Allahut ditën kur nuk ka hije tjetër pos
hijes së Tij. Atë janë të lumturit dhe të suksesshmit në këtë dunja, e
në botën tjetër janë banorë të xhenetit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s.
ka thënë: “Tre lloje të njerëzve janë të garantuar nga Allahu. Po qe se
jetojnë do të kenë furnizim të mjaftueshëm, e po qe se vdesin do t’i
fusë Allahu në xhenet. Ai që del për në xhami është prej atyre që janë
nën garancinë e Allahut.” Hadithin e transmetojnë Ebu Davudi dhe Ibnu
Hibbani.

Lus Allahun të na japë lumturi mua dhe atij që e lexon këtë shkrim në
këtë dhe botën tjetër dhe ta fitojmë kënaqësinë dhe xhenetin e Tij.
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen dhe
shokët e tij.


we selamu alejkum

Allahu ju shperbleft per postimin.
tu________________________________________________________________________________________________________________________________
Edukoni Femijet ne tri gjera
Ta duan te derguarin s.a.v.s e tyre
ta duan familjen e tij
dhe
ta lexojne Kuran.

O Robet e Mi ! Vertet ju gaboni naten dhe diten , kurse Une i fali te gjitha mekatet , prandaj , kerkoni nga Une falje, do tju fali
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
O Ju qe e faLni sabahin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: