islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
13 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 13 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  Empty
03022012
MesazhLindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.

Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  9k=
Paqa qoftë mbi ty, o i dërguari i të mirave, o njeri i mëshirshëm, ti u zgjodhe për të treguar pozitën e vërtetë të njeriut, tij e dielli ndriçues i të vërtetës në errësirën e jetës, erdhe nga zemra e lindjes kurse tani, njerëz nga e gjithë bota, janë pasuses të rrugës tënde.
I dërguari i Zotit, Muhammedi s.a.v.s. në periudha të ndryshme, fliste për vdekjen e tij. Edhe Kur'ani famëlartë i njoftonte njerëzit se jeta e Profetit është e njëjtë me jetën e njerëzve të tjerë dhe ai do të largohet nga kjo botë si të gjithë të tjerët. Profeti Muhammed s.a.v.s. një muaj para vdekjes së tij, tha: " Është afruar ndarja dhe kthimi është tek All-llahu. Është koha që të thirrem dhe të pranoj thirrjen e Zotit, kurse pranë jush do të lë dy gjëra shumë të rëndësishme, Kur'anin dhe familjen time".
Një ditë i thanë Profetit Muhammed s.a.v.s. se njerëzit janë të pikëlluar nga lajmi i vdekjes tënde. Profeti, i mbështetur tek hz. Aliu a.s. shkoi në xhami dhe pasi që falenderoi Zotin e madhërishëm tha: Mua më kanë thënë se ju jeni të shqetësuar nga vdekja e Profetit tuaj. A ka patur para meje Profet i cili nuk ka vdekur? Dinia se unë do të shkoj pranë mëshirës së Zotit të Plotfuqishëm, por edhe ju do të vini pranë asaj mëshire të pafund Hyjnore".
Një ditë tjetër, Muhammedi s.a.v.s. shkoi në varrezat e quajtura "Baki'ë" dhe iu lut Zotit për faljen e të vdekurve. Më pas u kthye drejt hz. Aliut dhe tha: " Çelësi i jetës së përhershme është lënë në dorën time dhe unë, midis jetës në këtë botë dhe botës tjetër, kam zgjedhur takimin e Krijuesin tim dhe parajsën Hyjnore".

Në ditët e fundit të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s. u përkeqësua shumë gjëndje e tij shëndetësore. Profeti u tha atyre që ishin prezentë: Thirrni vellaun dhe shokun tim që të vijë këtu! Um Seleme, gruaja e Profetit tha: Thirrni Aliun që të vijë, sepse përveç tij, Profeti nuk mendon për kënd tjetër. Kur erdhi hz. Aliu, Profeti e përqafoi dhe për një kohë të gjatë bisedoi më te derisa u alivanos. Më të parë në këtë gjendje Profetin, nipërit e tij Hasani dhe Husejni, qanë me të madhe dhe kokat i vendosën mbi trupin e Profetit. Aliu, kërkoi që ata dy ti largojnë nga Profeti. Profeti erdhi në vetëdije dhe tha: " O Ali, më lejo që tu marr erë atyre dyve dhe ata të marrën erë nga unë, ata të përfitojnë nga unë dhe unë të përfitoj nga ata".
Më pas, Profeti Muhammed s.a.v.s. përderisa kokën e kishte mbi prehrin e Aliut, ndërroi jetë. Me këtë rast, të gjithë myslimanëve të botës, u shprehim ngushëllime me rastin e përvjetorit të vdekjes së Profetit të dashur të islamit, Muhammedit s.a.v.s.

Pothuajse të gjithë ata të cilët kanë bërë hulumtime në fushën e trashëgimisë në lindje dhe në fenë islame dhe kanë botuar vepra në këtë drejtim, kanë shprehur mendimin e tyre edhe në lidhje me profetin e islamit. Disa prej këtyre veprave përmbajnë shenja të injorancës dhe akuzave të pabaza sepse ata mohojnë shpalljen e profetit me disa paragjykime dhe me shprehje të papërgjegjshme sulmojnë dhe fyejnë personalitetin e ndritur të profetit Muhamed (savs). Këtu parashtrohet një pyetje shumë serioze. Si mund të flitet kështu për një figurë mësimet e të cilit janë burim i një civilizimi të madh dhe botërorë? Si mund të flitet kështu për një figurë i cili bëri ndryshime rrënjësore jo vetëm në Hixhaz, por këto ndryshime përfshinë të gjithë botën?! Si mund të besohet që predikuesi i fesë e cila bëri një revolucion të paparë shkencorë dhe kulturorë në shoqërinë njerëzore dhe botës i fali shpirtin e humanizmit, të jetë një pretendues jo i vërtet dhe një mashtrues ?!
Ulliam Montgomeri Vat thotë : hulumtuesit e krishterë këtë mohim e kanë trashëguar nga të parët e tyre. Në Evropën e mesjetës ku mbisundonte ekstremizmi qorr, ishin shumë të përhapura akuzat kundër profetit Muhamed. Por këto akuza janë gjëra të kota të cilat nuk përputhen aspak me profetin e islamit dhe mësimet e tij. Për këtë arsye studiuesit dhe mendimtarët e kohës më të re besojnë se Muhamedi (savs), ka qenë i sinqertë dhe ka vepruar me qëllim dhe besim të pastër. Në këtë mes hapin e parë të drejtë dhe të vërtet e hodhi Tomas Karl Lajl. Ai thotë se mendimi që një gënjeshtarë mund të jetë themelues i njërës prej feve më të mëdha botërore është qesharak dhe injorant. Si rrjedhim ata të cilët mendojnë se mund të pengojnë ndriçimin e dritës islame në botë dhe mund të dëmtojnë figurën e pastër dhe të pazëvendësueshme të Muhamedit (savs) janë njerëz të sëmurë të cilëve u mungon ndjenja e perceptimit të kuptimeve të thella humane. Çështja e akuzimit të profetit të madh të islamit nuk është diçka e re. Që nga fillimi i shpalljes së islamit idhujtarët e Mekës, çifutët dhe hipokritët gjithashtu kanë akuzuar në forma të ndryshme profetin. Është interesant të dimë se edhe Kur'ani famëlartë përmend këto akuza në mënyrë shumë të qartë duke ju dhënë edhe përgjigjen e merituar. Nga një herë ata profetin e quanin poet dhe aty i kërkonin që për të vërtetuar atë që thotë të sjellë ndonjë mrekulli. Nga një herë e quanin magjistarë dhe të çmendur kurse në disa raste Kur'nain e quanin "tregime të të parëve" dhe thonin: këto janë po ato tregime të të parëve që ai ka kopjuar dhe çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje i diktohen atij. Kurani famëlartë pasi që përmend këto akuza ndalet dhe mbron fuqishëm figurën e pastër të profetit. Në ajetin 37 të sures Safat thuhet : "nuk është kështu ai ka sjellë të vërtetën dhe ka vërtetuar profetët e kaluar." Kurse në ajetin 29 të sures Tur Zoti i plotfuqishëm qetëson Muhamedin (SAVS) duke thënë:" pra, ti tërhiqu vërejtjen atyre që me mëshirën dhe vullnetin e Zotit tënd ti nuk je i çmendur.

Profeti madhështorë i islamit Muhamedi (savs), është shembulli një figure të plotë njerëzore. Të gjithë njerëzit posedojnë një lloj aftësie, mirësie dhe krenarie, por vlera e njeriut qëndron aty që individi duhet ti bashkohet burimit të përsosmërisë. Sa më shumë që forcohen lidhjet e njeriut me Zotin ai përfiton më shumë nga krenaria dhe mirësitë sepse këto dy vlera qëndrojnë vetëm pranë Zotit. Profeti Muhamed që është shembull i qartë i njeriut të plotë u bashkua me burimin e mirësisë dhe në këtë rrugë ai shkoi aq larg sa që edhe engjëjt e afërt të Zotit nuk kanë arritur deri atje. Muhamedi (savs) solli mësimet e gjalla dhe shumë interesante që përputhen me natyrën e njeriut dhe që u përgjigjen nevojave të njeriut në të gjitha kohërat. Shprehjet si liria, humanizmi, mëshira dhetë drejtat e njeriut që sot janë vegla në duart e egoistëve në fakt morën ngjyra dhe kuptim me përpjekjet e palodhshme të Profetit. Mesazhi i tij është miqësia dhe vëllazëria dhe vendosja e drejtësisë midis njerëzve. Kjo metodë e profetit është e përjetshme. Kjo është arsyeja që profeti është shembull dhe udhëheqësi i të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të jetojnë të lumtur dhe të pastër. Ndoshta mund të thuhet se vetia më e theksuar e profetit që është përmendur në Kur'an dhe që ka tërhequr më shumë njerëzit drejtë fesë së këtij profeti, është fakti që ai hazret është mëshirë për njerëzit e botës nga aspekte të ndryshme. Ai sillet me durim dhe me drejtësi edhe me armiqtë e tij të përbetuar. Gjithashtu mund të thuhet se edhe luftërat e profetit buronin nga mëshira sepse këto luftëra kishin për qëllim largimin e pengesave të lirisë së njeriut dhe çlirimin e tij nga kthetrat e djajve të cilët e izoluan atë. Këto veti kanë bërë që profeti të dallojë nga të tjerët dhe personaliteti i tij të bëhet i pavdekshëm.
Megjithëse profeti flinte shumë pak gjatë natës dhe agjëronte shumë, ai sërish në luftëra ishte ne vijën e parë të frontit. Para se të shpallej profet shembulli guximit të tij ishte marrëveshja e bujarëve për të mbrojtur të shtypurit. Kurse pas shpalljes ai gjithashtu vazhdoi përpjekjet për vendosjen e drejtësisë dhe për të parandaluar shkeljen e të drejtave të njerëzve të dobët. Në lidhje me guximin dhe trimërinë e profetit, hazreti Aliu thotë: kur vështirësohej puna në përballje me armikun unë kërkoja mbrojtje pas shpinës së profetit, kurse ai ishte personi që qëndronte më afër armikut.

I dërguari i Zotit Muhamedi (savs), kishte zemër shumë të gjërë. Për këtë arsye ne jetën e tij nuk mund të vërehej shqetësimi. Fytyrën e kishte gjithmonë të qeshur dhe gjithmonë ishte i mëshirshëm dhe i butë. Profeti i islamit kishte ngritur në kulm mos interesimin për këtë botë dhe asnjëherë nuk dëshironte të veshte rroba të bukura. Njëkohësisht ai ishte njeriu më punëtorë i kohës. Nga gruaja e profetit Ajshja kanë pyetur: si ishte morali i profetit. Ajo tha: sjellja dhe morali i tij ishte Kur'ani.
Muhamedi (savs), ishte Kur'ani i gjallë. ashtu sic është Kur'ani një libër me të vërteta të pavdekshme edhe profeti i nderuar ishte një e vërtet e gjallë dhe e përjetshme. Kur'ani famëlartë ka kuptime shumë të thella dhe shumë të gjëra dhe duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbulimin e këtyre të vërtetave. Edhe i dërguari i Zotit Muhamedi (savs), është një rezervë e pafund që për njohjen e personalitetit të tij nevojitet përpjekje dhe studime të vazhdueshme. Ashtu siç nuk përfundon kurrë nevojae njerëzimit për Kur'anin dhe për ligjet e tij gjithmonë të freskëta, gjithashtu nuk përfundon as nevoja e njeriut të sotëm dhe të nesërm për profetin dhe rrugën e tij. Ai është shembulli më i mirë për sjellje dhe vepra. Feja islame është fundi i feve, kurani është libri i fundit qiellor, kurse profeti Muhamed është vula e profetëve dhe kulmi i përsosmërisë njerëzore. Ai është profet për të gjitha kohërat dhe mëshirë e përjetshme për të gjithë botën.

Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.

Sot dielli rrezaton dyfish. Kanë çelur lulet e quajtura Muhammedi dhe aroma pranverore ka kapluar çdo anë të natyrës. Është e mrekullueshme të shikosh valëvitjen e lulevjollcave nëpër fushat e mbushura me gjelbërim. Drita dhe mëshira janë mëshiruar njëra me tjetrën dhe Muhammedi, kjo dritë hyjnore, e ka ndriçuar botën me vezullimet e tij. Të dashur miq, të gjithë juve ju urojmë ditëlindjen e të Dërguarit të fundit dhe mëshiruesit të njerëzimit!

Atë ditë kur lindi Muhammedi s.a.v.s., njerëzit ishin zhytur në injorancë dhe ndiqnin rrugën e së keqes. Ndjenja për të qenë i madh dhe i fuqishëm në shoqëri, atyre ua kishte imponuar çdo veprim të paligjshëm. Ata nuk përfitonin nga të mirat e Krijuesit dhe aspak nuk i luteshin Zotit, Krijuesit të tyre. Dhuna dhe djallëzia e kishte tharë çdo burim të jetës dhe e kishte vyshkur çdo lule me aromë të këndshme. Papritmas, në një atmosferë plot mrekulli, drita kësaj rreze rrezatoi nga trupi i Amines, dhe e ndriçoi tërë botën. Me lindjen e tij, u ngrit lartë në qiell edhe kënga e gëzimit dhe lumturisë e engjëjve të Zotit. Fëmija fatlum posa lindi, menjëherë filloi t'i lutej Krijuesit të tij dhe dëshmoi për ekzistencën e Zotit Një. Bashkë me lindjen e Muhammedit s.a.v.s., ranë zilet për zgjimin e atyre që jetën e kishin të mbushur me plot bestytni dhe në mes vete kishin sjellje të dhunshme. Me lindjen e tij u dridh pallati i mbretit të Iranit (dinastisë Sasanide), Enushirvan, i cili në mendjet e njerëzve kishte krijuar një portret të forcës dhe në këtë mënyrë u rrënuan 14 kollonat e tij. Po ashtu përnjëherë u shuan zjarret mijëra vjeçare të zjarrputistëve persianë. Idhujt u rrëzuan në tokë dhe gjithashtu u tha edhe lumi ‘Save'. Drita e trupit të Muhammedit sa.v.s. u shpërnda në qiej dhe i ndriçoi edhe dimensionet më të largëta të Gjithësisë. Mbreti i fuqishëm i Sasanitëve e pa një ëndërr shumë të çuditshme. Po në atë kohë, një hebre i qytetit të Medines u ngjit mbi një pallat dhe bërtiti me zë të lartë: "Ky është ylli Ahmed". Kështu që një arab me mjekër të bardhë që jetonte në shkretëtirë, hyri në Mekë duke thënë: "Mbrëmë Meka ishte në gjumë dhe nuk e pa se si u ndriçua qielli mbi të me një yll që ndriçoi çdo anë. Sikur ishin shkulur yjet nga vendet e tyre dhe hëna kishte rënë në tokë".

Lindja e Profetit të madhërishëm të Islamit nënkupton fitoren e rregullave e parimeve të besimit në Një Zot ndaj idhujtarisë, besëtytnisë dhe injorancës. Përvjetori i ditëlindjes së të Dërguarit të Zotit na përkujton influencën e tij në botë dhe përjetshmërinë e mesazhit të tij, i cili kishte një fuqi mahnitëse dhe tërheqëse. Përpjekjet e kota për të hedhur pluhur dhe për të zbehur fytyrën e tij ndriçuese, rrjedhin nga fakti i ndikimit të tij të jashtëzakonshëm te njerëzit. Përkujtimi e madhërimi i Profetit Muhammed(S) dhe organizimi i ceremonive festive me rastin e ditëlindjes së tij, filloi në Egjipt dhe më pas në qendrat e shteteve qendrore dhe perëndimore të Botës islame, dhe në këtë mënyrë vazhdoi edhe në vendet tjera islame. Në këto ceremoni organizohen aktivitete të ndryshme, si psh. mbahen fjalime rreth jetës dhe veprës së Profetit Muhammed, këndohen ilahi dhe këngë për madhërimin e tij, dhe këto ndryshojnë në bazë të traditave të atyre vendeve që organizojnë këto aktivitete festive. Gjatë këtyre dekadave të fundit, përkujtimi dhe festimi i ditëlindjes së të Dërguarit të Zotit ia ka kaluar kufijtë e festës dhe gëzimit, ngase tani myslimanët po përpiqen që të prezantojnë personalitetin dhe pozitën e vërtetë të Muhammedit s.a.v.s. dhe metodat e sjelljet e tij të larta i kanë vënë si kritere të jetës së tyre të përditshme.
Muhammedi s.a.v.s. është njeriu më i përsosur në botë dhe po ashtu, është shkaku i krijimit të botës. Ai është trashëgimtari i të gjitha vlerave dhe të mirave të profetëve tjerë. Zoti e ka madhëruar atë dhe engjëjt e Tij e përshëndesin atë dhe Zoti edhe nga njerëzit kërkon që ta përshëndesin dhe madhërojnë të Dërguarin e Tij. Për arsye se Muhammedi s.a.v.s. në shpirtrat e njerëzve fryu shpirtin e së mirës dhe të vlerave shoqërore dhe harxhoi shumë mund dhe përpjekje për përsosjen e moralit dhe edukatës njerëzore. Zëri i tij arriti në shoqëri të ndryshme të botës dhe thirrja e tij inspiroi shumë ndryshime dhe lëvizje në jetën e shumë njerëzve. Ai e ndryshoi shoqërinë, e cila ishte themeluar mbi principet e injorancës dhe egoizmit, ndërsa nderin dhe mirësinë e njerëzve e vuri në kornizën e devotshmërisë dhe vëllazërisë. Libri i tij, Kur'ani, si referenca kryesore e jetës, përsosi rregullat dhe parimet e profetëve të mëparshëm dhe është zbritur për të gjithë njerëzit e kësaj bote. I Dërguari i Zotit, njerëzit i ftoi në vëllazëri dhe unitet dhe ata i njoftoi në një shkallë kaq të lartë, saqë do kishin mundësi të njihnin veten dhe të adhuronin Zotin Një. Nga populli kërkonte që të ktheheshin kah drejtësia dhe devotshmëria dhe marrëdhëniet e tyre shoqërore t'i ndërtonin mbi kriteret e vlerave të larta njerëzore. Zoti në Kur'anin Famëlartë, në suren Hashr, ajetin 7, thotë: "Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit, të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërrmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju jep i Pejgamberi, atë merrmie e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër."
Aktualisht, individët që merren me studimin dhe hulumtimin e Islamit dhe jetës së Profetit Muhammed(S), përpiqen të mësojnë se cilat ishin ato shkaqe që përhapen kaq shpejt lëvizjen e Profetit nëpër botë, dhe cili është sekreti i këtij suksesi? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetje, patjetër duhet studiuar biografia e Profetit. Njëri nga sekretet e suksesit të një udhëheqësi apo një edukatori është që ai të përkrahet nga populli dhe populli atë ta njohë në mënyrën më të mirë. Edhe profeti i Islamit i kishte këto karakteristika. Ai kishte një personalitet të pranueshëm dhe pozitiv në mesin e shoqërisë ku jetonte. Populli i Mekës, atë që në moshën e rinisë e njihte për besnikëri dhe atë e quanin ‘Muhammedi besnik'. Profeti i Islamit, i besonte asaj për të cilën e ftonte popullin, dhe gjatë përhapjes së mesazhit të tij nuk e pengonte as dyshimi më i vogël. Fjalët, mendimet dhe sjelljet e tij ishin të koordinuara dhe të gërshetuara me të vërtetën. Mesazhet e Muhammedit s.a.v.s. ishin të thjeshta dhe të pranueshme, kështu që shumë shpejt ndikonin në zemrat dhe mendjet e njerëzve të mençur. Fjalët e Profetit të shoqëruara me Kur'anin famëlartë krijonin tek myslimanët një lëvizje dhe rizgjim, andaj dhe atyre u jepte energji dhe jetë. Ai Hazret njerëzit i ftonte në dije dhe njohje, kështu që vazhdimisht i këshillonte të largoheshin nga injoranca dhe analfabetizmi. Forma e të shprehurit e Profetit ishte e thjeshtë dhe modeste. Fliste bukur dhe fjalët e tij shumë shpejt zinin vend në zemrat e njerëzve. Ky ishte edhe njëri nga shkaqet kryesore të fitores së parimeve të Tij.
Morali dhe edukata e të Dërguarit të Zotit ishte përplot devotshmëri. Asnjëherë nuk ia ktheu me të keq atyre personave që e mundonin atë. Ishte i suksesshëm, ngase asnjëherë nuk u largua nga populli dhe kurrë nuk vuri kufij mes tij dhe shoqërisë. Në Kur'an, në suren Kehf, ajeti 110, theksohet: Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askënd "
Të gjithë i shikonte nga i njëjti prizëm dhe thoshte: "Të gjithë njerëzit janë të barabartë. Arabi nuk është më i mirë se persiani dhe i bardhi nuk është më i lartë se i ziu, përveç se në devotshmëri".
Besnikëria e tij me popullin ishte shkaku tjetër i suksesit të tij. Profeti Muhammed për t'ia arritur qëllimeve të veta asnjëherë nuk doli nga rruga e së vërtetës dhe gjithmonë me popullin mbeti besnik. Brengosej shumë për popullin dhe vuante tepër shumë nga devijimi i disa prej njerezve. Kështu që, për t'i shpëtuar ata ishte i gatshëm të sakrifikonte çdo gjë. Zoti i Madhërishëm në Librin e Tij, në suren torbe, ajetin 128 ka thënë: "Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj. Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja. I brengosur për besimtarët, i butë dhe i mëshirëshëm"
I Dërguari i Zotit, ligjet dhe principet e fesë njerëzve ua shpjegonte me një metodë shumë të thjeshtë, kurse fenë e vet e cilësonte si fe të lehtë dhe të rehatshme. Shokët e tij vazhdimisht i porosiste që Islamin mos ta pasqyrojnë si fe të vështirë. Në kohën kur Muadh Bin Xhebelin e dërgonte ne Jemen për ta ftuar popullin në fenë islame, atij iu drejtua me këto fjalë: "Kur shkon për të ftuar njerezit në fenë islame, detyra jote është të bindësh popullin. Vepro në atë mënyrë që populli t'i perceptojë vlerat e Islamit dhe të pranojë Islamin me dëshirë".

Sot i dërguari i Zotit nuk është në mesin tonë, por mësimet dhe këshillat e tij, gjeneratë pas gjenerate kanë mbetur të freskëta e të rrjedhshme. Përpos myslimanëve, mësimet e tij hyjnore po i studiojnë edhe të huajt dhe po kthehen në fenë islame. Në këtë mes, më shumë se çdo kush tjetër të rinjtë po ndikohen nga mësimet e tij dhe po i qasen studimit të jetës dhe veprës së tij. Natyra e tij burrnore, mirësjellja dhe devotshmëria janë mësim për gjeneratat e ndryshme të njerëzimit. Populli i sotëm janë dëshmitar edhe të dhunës dhe despotizmit të fuqive shtypëse, dhe e kanë shumë lehtë të gjykojnë. Kështu që, ky personalitet i paparë, si një magnet po i tërheq zemrat dhe mendjet e njerëzve. Ai është po personi që Kur'ani e ka quajtur ‘Fanari ndriçues'. Prandaj dhe dielli ndriçues i Muhammedit po rrezaton gjithë botën. Këtë emision po e përfundojmë me një thënie të Tomas Karlajer. Ai pasi që kishte studiuar jetën e Profetit kishte thënë: "Betohem në Zot se ai ishte njeri i madh dhe i pashoq, e sikur të mos ishte kështu, ai asnjëherë nuk do të mund që në mesin e arabëve shkretinor, zemërgurë dhe injorantë, të fitonte aq shumë respekt dhe të madhërohej nga ta". Të dashur dëgjues edhe njëherë tjetër ju shprehin urimet tona më të përzemërta për ditëlindjen e të dërguarit të Zotit, Muhammedit s.a.v.s.!


Allahu ju shperbleft per postimin.
Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.  8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s. :: Komentet

No Comment.
 

Lindi dielli i Muhammedit s.a.v.s.

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: