islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Xhelozia për fenë e Allahut EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Xhelozia për fenë e Allahut EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Xhelozia për fenë e Allahut EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Xhelozia për fenë e Allahut EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Xhelozia për fenë e Allahut EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Xhelozia për fenë e Allahut EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Xhelozia për fenë e Allahut EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
12 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 12 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Xhelozia për fenë e Allahut Empty20%Xhelozia për fenë e Allahut Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Xhelozia për fenë e Allahut Empty7%Xhelozia për fenë e Allahut Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Xhelozia për fenë e Allahut Empty7%Xhelozia për fenë e Allahut Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Xhelozia për fenë e Allahut Empty7%Xhelozia për fenë e Allahut Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Xhelozia për fenë e Allahut Empty7%Xhelozia për fenë e Allahut Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Xhelozia për fenë e Allahut Empty7%Xhelozia për fenë e Allahut Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Xhelozia për fenë e Allahut Empty7%Xhelozia për fenë e Allahut Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Xhelozia për fenë e Allahut Empty37%Xhelozia për fenë e Allahut Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Xhelozia për fenë e Allahut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shemsi
S.Moderator
S.Moderator
Shemsi

Numri i postimeve : 1500
Data e regjistrimit : 26/11/2009
Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland

Xhelozia për fenë e Allahut Empty
MesazhTitulli: Xhelozia për fenë e Allahut   Xhelozia për fenë e Allahut EmptySat 7 Jan 2012 - 1:21

Xhelozia për fenë e Allahut

Xhelozia për fenë e Allahut Allah_is_one_250_165



Kremtimi i Vitit të Ri, një feste pagane, përveç tjerash ka demonstruar xhelozinë e dobët që muslimanët (veçanërisht ata shqiptarë) kanë për fenë e tyre. Nuk mjaftuan sqarimet, këshillat e vërejtjet që të mos kremtohet Viti i Ri, festë kjo që rrezikon skajshmërisht identitetin islam të besimtarit. Përkundrazi, si për inat, njerëzit shpenzuan edhe më shumë, e edhe më shumë do të shpenzonin po të kishin para më shumë…

E rëndësishme, siç theksuam, është që kjo festë ka sfiduar një element qenësor të karakterit dhe identitetit tonë. A nuk është përbuzje e gjithë atyre të mirave të Zotit që ia ka dhënë njeriut festimi dhe kremtimi i një gjëje që hidhëron pa masë Atë? A kemi harruar se gjithë të mirat që i posedojmë, i kemi prej Allahut, madje, si për çudi, ne me to, i bëjmë Allahut mëkat. Pra, ai na ka dhënë të mira ndërsa ne ato i shfrytëzojmë për t’i bërë mëkat Atij. Allahu i Madhëruar ka thënë:

Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.” (Ibrahim, 34)

Allahu xhelozon

Nuk do të ishte aspak për çudi nëse themi se Zoti që i ka dhuruar njeriut gjithë këtë thesar mirësish, xhelozon nëse njeriu përbuz ato apo i bën mëkat Atij. Buhariu transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhis selam ka thënë:

“إِنَّ اللَّهَ يَغَارُ وَغَيْرَةُ اللَّهِ أَنْ يَأْتِيَ الْمُؤْمِنُ مَا حَرَّمَ اللَّهُ

Vërtetë, Allahu xhelozon ndërsa xhelozia e Tij është që besimtari të bëjë mëkate.”

Pra, Allahu xhelozon kur robi/robëresha kalon natën në mëkate ndërsa harron ta përkujtojë Atë.
Allahu xhelozon kur robi/robëresha feston diç që atakon drejtpërdrejtë besimin e pastër në Të.
Allahu xhelozon kur ti ia përkushton dikujt dashurinë që do të duhej t’ia përkushtoje vetëm Atij.
Të Dërguarit e Allahut xhelozonin për fe
Një prej atyre figurave emblematike padyshim se mbetet Ibrahimi, alejhis selam, i cili nuk mund të merrte me mend se si duhej adhuruar idhujt e jo Zotin. Në Kaptinën Saffat dhe Enbija, ajo përshkruar rastin e tij.

Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?” 92. Çka keni pra, që nuk po flitni? 93. Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).” (es-Saffat, 91-93)

Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t’i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).” (el-Enbija, 58)

Ibrahimi, alejhis selam sigurisht se kishte parasysh koston e këtij veprimi, e dinte se mund t’i kushtonte me jetë, por xhelozia për fenë e Allahut e bëri që t’i harrojë të gjitha këto. Por, Allahu shpaguan mundin. Ibrahimi, alejhis selam shpëtoi madje duke demonstruar një mrekulli të Zotit.

Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin! 70. Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.” (el-Enbija, 58)

Xhelozia është tipar dhe virtyt që mund ta gjesh tek të gjithë të Dërguarit e Allahut, e sigurisht edhe tek Muhammedi, alejhis selam. Në fakt, në personalitetin e Muhammedit, alejhis selam atë e gjejmë të mishëruar me vlera dhe virtyte tjera, të cilat e mbajnë nën kontroll përherë dhe e bëjnë të reflektojë vetëm origjinal ashtu siç duhet të jetë. Ndryshe, çdo ekstremitet i xhelozisë ka pasoja të rënda. Aisheja, siç transmeton Imam Muslimi, duke përshkruar karakterin e Pejgamberit, alejhis selam thotë:

“مَا ضَرَبَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ شَيْئًا قَطُّ بِيَدِهِ وَلَا امْرَأَةً وَلَا خَادِمًا إِلَّا أَنْ يُجَاهِدَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَمَا نِيلَ مِنْهُ شَيْءٌ قَطُّ فَيَنْتَقِمَ مِنْ صَاحِبِهِ إِلَّا أَنْ يُنْتَهَكَ شَيْءٌ مِنْ مَحَارِمِ اللَّهِ فَيَنْتَقِمَ لِلَّهِ عَزَّ وَجَلَّ

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, kurrë nuk i ka rënë shuplakë askujt, as ndonjë gruaje dhe as ndonjë shërbëtori, përveç nëse ka qenë në luftë në rrugën e Allahut të Madhëruar. Nuk ka ndodh të hakmerret nëse është ofenduar – fyer, me përjashtim nëse është shkelur ndonjë ndalesë e Allahut, atëherë është hakmarrë për Allahun.”

Kështu ishte puna me të Dërguarin e Allahut, Muhammedin, alejhi’s selam. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalte. Me gjithë dashurinë e madhe që kishte për Aishen, gruan e tij, që njëherësh ishte edhe vajza e njeriut më të afërt me të, Ebu Bekrit, prapë nëse ndodhte që diç të binte në kundërshtim me ligjet e Allahut të Madhëruar, ai nuk lëshonte pe, madje qofshin këto dhe gjëra që ne mund t’i marrim për shumë të thjeshta. P.sh. Buhariu, Muslimi, Nesaiu dhe Imam Ahmedi transmetojnë nga Aisheja se:

“دَخَلَ عَلَيَّ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَأَنَا مُتَسَتِّرَةٌ بِقِرَامٍ فِيهِ صُورَةٌ فَتَلَوَّنَ وَجْهُهُ ثُمَّ تَنَاوَلَ السِّتْرَ فَهَتَكَهُ ثُمَّ قَالَ إِنَّ مِنْ أَشَدِّ النَّاسِ عَذَابًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ الَّذِينَ يُشَبِّهُونَ بِخَلْقِ اللَّهِ

Hyri i Dërguari i Allahut të Madhëruar tek unë ndërsa isha e mbuluar me një rrobë me fotografi. Kur më pa me të i ndryshoi fytyra (u hidhërua), e mori dhe e shqeu pastaj tha: Vërtetë, prej njerëzve që do të kenë dënimin më të rëndë në Ditën e Kiametit janë ata që bëjnë diç (figura, foto, skulptura) si krijesat e Allahut.”

Kështu, si i Dërguari i Allahut, nuk janë edhe burrat e sodit. Ata për dashurinë e grave, fëmijëve, shoqërisë, sakrifikojnë shumë, madje edhe me fenë e Allahut të Madhëruar.

Xhelozia e kafshëve për fenë e Allahut të Madhëruar

Për fenë e Allahut të Madhëruar xhelozojnë edhe kafshët. Hidhërohen shumë kur shkelen ndalesat e Allahut të Madhëruar. Sigurisht se ju kujtohet pupëza e Sulejmanit, alejhi’s selam. Ishte hidhëruar shumë kur kishte parë se si populli i Belkizës, që Allahu iu kishte dhënë çdo të mirë, adhuronin diellin në vend të Tij. Pupëza nuk u ndal të thotë: Po çfarë faji kam unë që këta adhurojnë diellin, përkundrazi, jo vetëm që u hidhëruar por çështjen e ngriti në instancat më të larta, tek mbreti i mbretërve të asaj kohe,

Sulejmani, alejhi’s selam, të cilit i tha: Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” 21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim). 22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”. 23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh. 24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.” (en-Neml, 20-24)

Shqetësimi i pupëzës dha efektet e duhura. Belkiza dhe populli i saj pranuan Islamin.
Edhe besimtarët duhet të xhelozojnë për fenë e Allahut

Vëllezër të nderuar!

Tani pasi që mësuam për xhelozinë për fenë e Allahut të Madhëruar, që thamë se vet Allahu i Madhëruar xhelozon, xhelozojnë edhe të Dërguarit e Tij, e xhelozojnë madje edhe kafshët, a mendoni se ne nuk do të duhet të xhelozojmë. A mendoni se nuk duhet të na hidhërojnë shkeljet e ndalesave të Allahut të Madhëruar?! A nuk duhet të shqetësohemi pse njerëzit nuk çajnë kokën fare për fenë e Allahut të Madhëruar?! Muslimi transmeton në Sahihun e tij se Pejgamberi, alejhis selam ka thënë:

“مَنْ رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ وَذَلِكَ أَضْعَفُ الْإِيمَانِ

Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta largoj me dorën e tij nëse ka mundësi, ndryshe le ta largoj me gjuhën e tij. E nëse as për këtë s’ka mundësi, atëherë të paktën le ta bëjë këtë me zemrën e tij, dhe kjo është shkalla më e dobët e besimit.”

Kjo xhelozi nuk do të duhej domosdoshmërish të nënkupton eliminim e të këqijave me dhunë. Patjetër se duhet të shikojmë dëmin dhe dobinë, dhe këtë metodologji ta përfillim hap pas hapi. Ndryshe, mund të jemi shkaktarë të ndonjë të keqe edhe më të madhe. Allahu i Madhëruar ka thënë: Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…” (en-Nahl, 125)



Bazuar kryesisht në: http://www.saaid.net/Doat/aljefri/14.htm

Përshtati dhe përgatiti: Sedat ISLAMI

Allahu ju shperbleft per postimin.
Xhelozia për fenë e Allahut Animation15mt1xr8en8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Xhelozia për fenë e Allahut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: