islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
15 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 15 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty20%Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty7%Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty7%Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty7%Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty7%Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty7%Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty7%Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty37%Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Viti i Ri, festë krishtero-pagane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Viti i Ri, festë krishtero-pagane Empty
MesazhTitulli: Viti i Ri, festë krishtero-pagane   Viti i Ri, festë krishtero-pagane EmptySat 24 Dec 2011 - 14:30

Viti i Ri, festë krishtero-pagane 3484qy0
Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.
Festat, pjesë të besimit
Të nderuar muslimanë!
Festat tek popujt mund të kenë ngjyra të ndryshme; disa prej tyre kanë karakter dëfrimi dhe disa të tjera shërbejnë për të manifestuar imoralitetin, degjenerimin dhe shfrenimin. Festat flasin për popujt dhe bindjet e tyre fetare.
Kur Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, erdhi në Medinë, banorët e saj kishin dy ditë që i festonin dhe ai tha:

“Ç’janë këto dy ditë?” Thanë: “Luanim në këto dy ditë në kohën e injorancës (para Islamit).” Atëherë Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, tha:
“Allahu ua ka zëvendësuar me dy ditë më të mira se ato, dita e Kurban Bajramit dhe dita e Fitër Bajramit.’’\[Transmeton Ebu Davudi]
Fjalët e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, “Allahu ua ka zëvendësuar me dy ditë më të mira se ato”, nënkuptojnë zëvendësimin e asaj që ka qenë para Islamit në kohën e injorancës me dy festa të tjera, që kanë një kuptim tjetër, ku bashkohet ana shpirtërore dhe ajo materiale. Islami me një rregullore precize ndjek rrugën mesatare dhe përjashton çdo element negativ.
Dashuria dhe urrejtja
Dashuria, kënaqësia, miqësia ndaj mosbesimtarëve dhe festimi i festave të tyre është në kundërshtim me mësimet islame. Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që keni besuar! Mos i zini jehuditë dhe të krishterët për eulija (shokë, miq e mbrojtës). Ata janë shokë, miq e mbrojtës vetëm për njëri-tjetrin dhe nëse ndonjë prej jush i zë ata eulija, atëherë nuk ka dyshim se ai është njëri prej tyre. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon atë popull që është dhalimun (keqbërës, mohues).”\[ Maide, 51]
Përvetësimi i traditave të huaja festive qoftë edhe formalisht mbjell afërsi në zemrat e njerëzve. Pasimin e dëshirojnë të tjerët, por sa do të jenë të kënaqur këtë e vërteton Allahu i Lartësuar:
“Kurrë, as jehuditë dhe as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty (o Muhamed), derisa ti të ndjekësh fenë e tyre. Thuaju: “Vërtet që udhëzimi i Allahut (Islami, besimi i tillë në Një Zot të Vetëm), ky është udhëzim i vetëm.” Dhe nëse ti (o Muhamed) do të ndiqje dëshirat e tyre pas asaj që ti ke marrë nga dija e lartë (Kurani), atëherë nuk do të kishe ndaj Allahut as vali (ruajtës a mbrojtës), as ndihmues.”\[ Bekare, 120]
Pasimi i të krishterëve nga muslimanët, sidomos në festat e tyre, reflekton gëzimin dhe kënaqësinë; me këtë lartësohen bindjet fetare me prejardhje pagane. Muslimani është i obliguar t’i refuzojë dhe të mos i festojë festat e tyre. Muslimani i vërtetë, që e njeh fenë e vet, duhet t’i dijë rregullat e respektit dhe të dashurisë, se kujt duhet t’ia dhurojë ato.
Respekti dhe nderi ndaj të krishterëve dhe çifutëve shprehet edhe në disa mënyra të tjera, si: përngjasimi në veshje dhe fjalë, lakmia pas moralit të tyre, etj.. Kur muslimani fillon të marrë pjesë në kremtet fetare të krishtera, ai vlerëson lart kulturën shpirtërore joislame. Imitimi i kulturës së huaj është ndjenjë e ulët e disa muslimanëve, andaj, pasimi i mosbesimtarëve nuk është i pranuar, pa marrë parasysh se a ka të bëjë me gjëra të vogla apo të mëdha.
Viti i Ri, festë e krishterë apo pagane?
Disa muslimanë e festojnë Vitin e Ri duke imituar të krishterët dhe paganët. Kremtimi i Vitit të Ri në bindjen e krishterë ndërlidhet me lindjen e Isait (alejhi selam). Por, në vazhdim, le t’i hedhim një vështrim historik festimit të lindjes së tij.
A e festojnë të krishterët realisht ditëlindjen e Isait alejhi selam?
Në Enciklopedinë Britanike (16/364) shënohet: “Historianët thonë: Mesihu (Jezu Krishti) nuk ka lindur në këtë datë, që sot festohet në tokat krishtere. Etërit e kishës, të shekullit të dytë dhe të tretë, këtë e vërtetojnë duke thënë: “Ajo që quhet ditëlindja e Jezu Krishtit nuk është asgjë tjetër vetëm se një kopje e origjinalit të festimit të paganëve në Evropë para lindjes së Jezu Krishtit.”
I njëjti burim thotë: “Kalendari i festave të krishtera është kopje e ‘’Kalendarit diellor të Julijusit’’, i cili kalendarin diellor e ka prurë në Romë në vitin 46 para lindjes së Jezusit. Viti kishte 365 ditë. Kështu paganët festonin 25 dhjetorin, festën e njohur si ‘’festa e lindjes së Diellit.”
Enciklopedia Britanike (4/283) thotë: “Ditëlindja e Jezu Krishtit për herë të parë është festuar më 6 janar në vitin 336 (pas lindjes së Isait) në Romë. Më pas kisha perëndimore-katolike në fund të shekullit të katërt feston ditëlindjen e Jezusit më 25 dhjetor, ndërsa kisha ortodokse më 6 janar.’’
Isai alejhi selam sipas historianëve nuk ka lindur në asnjërën prej këtyre datave dhe një e kremte e këtij lloji është trashëgimi e paganëve të Evropës, të cilët kanë festuar një kohë të gjatë para lindjes së Isait alejhi selam.
Çfarë simbolizon bredhi?
Enciklopedia Britanike (3/284) thotë: “Të parët që e përdorën bredhin ishin faraonët dhe kinezët si ‘’simbol të jetës’’. Më pas paganët evropianë filluan ta adhurojnë dhe ta shenjtërojnë. Edhe pasi pranuan Krishterimin, e përdornin bredhin në shtëpi dhe e zbukuronin atë. Dhe më vonë, në shek. 16, në Gjermaninë Perëndimore bredhi mori emrin ‘’bredhi i parajsës’’, ku varnin qirinjtë. Kjo ide depërtoi në Angli në shek. 19.”Ky është historiku i bredhit, i cili e ka burimin tek idhujtarët evropianë. Me kalimin e tyre në Krishterim, edhe bredhi u krishterizua. Sot bota e krishterë bredhin e konsideron simbolin më kryesor të fesë, që është huazuar nga idhujtarët evropianë dhe për një dru të tillë harxhojnë me miliona euro.
Baba Dimri (Santa Claus)
Legjenda thotë: “Baba Dimri, një njeri i moshuar me mjekër të bardhë e të gjatë dhe me rroba të kuqe, jeton në Polin e Veriut me gruan dhe bashkëpunëtorët, ku udhëheqin një punëtori gjigante që prodhon lodra për fëmijë. Dhe natën e Vitit të Ri, Baba Dimri udhëton me saj (slitë), të cilin e tërheqin tetë drerë dhe kalon pranë çdo shtëpie duke u dhuruar dhurata fëmijëve. Pasi zgjohen nga gjumi, ata gëzohen për dhuratat.”Këtë legjendë përrallash një pjesë e fëmijëve e beson. Vlen të përmendet edhe testi i një kanali televiziv amerikan, që ka intervistuar disa të moshuar- 90% e tyre besonin se ekziston Baba Dimri!Kështu edukohen fëmijët me legjenda dhe gënjeshtra, por më e çuditshme është kur edhe të rriturit i besojnë kësaj!
Përngjasimi me jobesimtarët
Një fatkeqësi që ka kapluar shoqërinë muslimane është edhe përngjasimi i verbër me jobesimtarët duke i imituar ata në shumë gjëra, madje edhe në festat e tyre. Një pjesë e njerëzve mendojnë se një kulturë mund të merret dhe të imitohet, por shpirti i asaj nuk mund të ndikojë edhe aq.
Të nderuar besimtarë!
Muslimanët kanë një program tjetër jetësor, ku nuk lejohet pasimi dhe përngjasimi me jobesimtarët. Allahu i Lartësuar thotë: “...Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje dhe program...”\[ Maide, 48]
Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, duke i thënë:
“Pastaj Ne të vendosëm ty (O Muhamed) në udhë të qartë të urdhërimit Tonë të rrugës së fesë (në atë rrugë të cilën Ne ua urdhëruam të gjithë të Dërguarve para teje duke u përcaktuar ligjet dhe rrugën e vënies në jetë të besimit të pastër islam në Një Zot të Vetëm). Ndiq pra edhe ti atë dhe mos u shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë. Vërtet që ata nuk të vlejnë ty aspak ndaj Allahut (nëse Ai do të të ndëshkojë ty). Vërtet që dhalimunët (mohuesit, mosbesimtarët, keqbërësit) janë eulija (mbrojtës e ndihmues) të njëri-tjetrit, por Allahu është Vali (Mbrojtës e Ndihmues) i muttekinëve (i të përkushtuarve ndaj Tij në Besimin e pastër islam).”\[ Xhathije, 18-19]
Ndërsa Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.”\[ Transmeton Ebu Davudi]
“Nuk është prej nesh ai që u përngjan të tjerëve përveç nesh. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve.”\[ Transmeton Tirmidhiu]
Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, na ka tërhequr vërejtjen duke thënë:
“Do të pasoni adetet e atyre që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe e kut pas kuti, saqë po të hynin ata në vrimën e hardhucës, edhe ju do t’i pasoni ata.” I thamë: “Kush janë ata, çifutët dhe të krishterët?” Tha: “Kush tjetër përpos tyre?”\[Transmeton Buhariu]
Parimet e Islamit na bëjnë të ditur se imitimi dhe përngjasimi me jobesimtarët trashëgon bindjen e respektit, të afërsisë dhe të pikëpamjeve të tjera në besim. Gjithë këto argumente ndalojnë imitimin dhe përngjasimin me jobesimtarët në qëllimet dhe veprat e tyre.
I nderuar besimtar, ki kujdes!
-Mos i ligjëso festat e paligjshme. Allahu është i hidhëruar nga veprime të tilla.-Çdo popull ka festat e veta fetare, mos u pajto me festat krishtero-pagane.-Festimi i festave të tyre është mëkat i madh. -Nuk lejohet pjesëmarrja në mbrëmjet festive si dhe këmbimi i kartolinave, i mesazheve dhe i pakove të Baba Dimrit.
Sjellja e mirë
Miqësia dhe mirësjellja duhet të dallohen dhe çdonjëra të ruajë pozitën e vet. Sjellja e bukur, maturia, besnikëria, shitblerja, drejtësia janë parime që duhet të manifestohen te të gjithë njerëzit pa dallim ngjyre dhe feje. Këto janë standardet që kërkohen prej muslimanit. Allahu i Lartësuar thotë:
“Allahu nuk ju ndalon që ju të bashkëpunoni në drejtësi e mirësi me ata të cilët nuk ju luftuan për çështje të fesë dhe nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Vërtet që Allahu i do ata që bashkëpunojnë me barazi.”\[ Mumtehine, 8]
Mosbesimi apo besimi tjetër nuk janë pengesë për t’iu shmangur parimeve të përgjithshme të lartpërmendura.
Përfundim
Të nderuar muslimanë!
Shpëtimi dhe krenaria e muslimanëve është në pasimin dhe jetësimin e parimeve islame, kurse imitimi dhe përngjasimi me të tjerët sjell nënçmimin, ngushtimin dhe robërimin. Sot popujt vuajnë dhe kanë kriza nga më të ndryshme, si: ideologjike, morale, shpirtërore, politike dhe sociale. Vetëm Islami ofron zgjidhjen adekuate për në rrugën e drejtë reale.
“Dhe vërtet, kjo është Rruga Ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju ndajnë e t’ju largojnë nga udha e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të mund të bëheni muttekinë (të përkushtuar në besimin e pastër islam).”\[ Enam, 153]
Islami, fe e plotësuar dhe e kompletuar, nuk ka nevojë për plotësime shtesë.
“Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe.”\[ Maide, 3]
Islami ka ngërthyer në vetvete nevojat njerëzore që nga lindja deri në vdekje. Ka sistemuar jetën shoqërore, ekonomike, politike dhe kulturore duke rregulluar edhe festat fetare.
"Thuaj: “Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e aleminit (njerëzve, xhinëve dhe gjithçkaje që ekziston). Ai nuk ka asnjë shok e të barabartë me Të dhe për këtë unë jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Vullnetit të Tij si musliman.”\[ Enam, 162-163]
Të nderuar muslimanë!
“Unë vetëm dëshiroj përmirësimin për aq sa janë mundësitë e mia më të mira. Dhe udhëzimi im nuk mund të vijë përveçse nga Allahu, tek Ai unë mbështetem dhe Atij i kthehem me pendim.”\[ Hud, 88]

Përgatiti: Ulvi FEJZULLAHU - xhamia-bujanoc.com


Burimi:Shembulli.com

Allahu ju shperbleft per postimin.
Viti i Ri, festë krishtero-pagane 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Viti i Ri, festë krishtero-pagane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: