islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Artikuj dhe tekste EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Artikuj dhe tekste EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Artikuj dhe tekste EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Artikuj dhe tekste EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Artikuj dhe tekste EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Artikuj dhe tekste EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Artikuj dhe tekste EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Artikuj dhe tekste EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Artikuj dhe tekste EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Artikuj dhe tekste EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Artikuj dhe tekste EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Artikuj dhe tekste EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Artikuj dhe tekste EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Artikuj dhe tekste EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Artikuj dhe tekste EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Artikuj dhe tekste EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Artikuj dhe tekste EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Artikuj dhe tekste EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Artikuj dhe tekste EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Artikuj dhe tekste EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Artikuj dhe tekste EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Artikuj dhe tekste EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Artikuj dhe tekste EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Artikuj dhe tekste EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Artikuj dhe tekste EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Artikuj dhe tekste EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Artikuj dhe tekste EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Artikuj dhe tekste EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Artikuj dhe tekste EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Artikuj dhe tekste EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Artikuj dhe tekste EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Artikuj dhe tekste EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Artikuj dhe tekste EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Artikuj dhe tekste EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Artikuj dhe tekste EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Artikuj dhe tekste EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Artikuj dhe tekste EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Artikuj dhe tekste EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Artikuj dhe tekste EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Artikuj dhe tekste EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
14 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 14 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Artikuj dhe tekste Empty20%Artikuj dhe tekste Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Artikuj dhe tekste Empty7%Artikuj dhe tekste Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Artikuj dhe tekste Empty7%Artikuj dhe tekste Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Artikuj dhe tekste Empty7%Artikuj dhe tekste Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Artikuj dhe tekste Empty7%Artikuj dhe tekste Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Artikuj dhe tekste Empty7%Artikuj dhe tekste Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Artikuj dhe tekste Empty7%Artikuj dhe tekste Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Artikuj dhe tekste Empty37%Artikuj dhe tekste Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Artikuj dhe tekste

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 3:11

A dëgjojnë të vdekurit?


Muhamed Nasirud-din El Albani

Pyetja: A dëgjojnë të vdekurit?

Përgjigja: Në betejën e Bedrit Allahu i lartësuar e shkatërroi parinë e fisit Kurejsh dhe ata u hodhën në pusin e Bedrit të quajtur El Kalib. Pasi që përfundoi beteja, i Dërguari i Allahut qëndroi buzë kalibit dhe i thirri jobesimtarët të vdekur, që ishin hedhur aty, me emrat e tyre, duke thënë: “Unë e kam gjetur të vërtetë atë që ma ka premtuar Zoti im, po juve a ju doli e vërtetë ajo që ua ka premtuar Zoti juaj?

Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: O i Dërguar i Allahut! Ti je duke thirrur trupa në të cilat nuk ka shpirtra? Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) me këtë tregonte për atë që e kishte mësuar nga Pejgamberi (alejhis salatu ues selam) dhe mjafton për këtë fjala e Allahut të lartësuar: “Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen” (En Neml: 80) dhe fjala e Tij qoftë i lartësuar: “E ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.” (Fatir: 22) dhe për këtë i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha Umerit: “Atë që po ua them as ti nuk e dëgjon më mirë se sa që ata e dëgjojnë.”

Kjo është mrekulli e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) pasi që Allahu u ka mundësuar atyre ta dëgjojnë zërin e tij. Këtë mendim e vërteton fakti që Imam Ahmedi e ka transmetuar këtë tregim me zinxhir të saktë në librin e tij “El Musned” ku shënon se Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë gjithashtu: “E të vdekurit nuk dëgjojnë”, ndërsa Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) iu përgjigj sikurse u përmend në hadithin e mëparshëm.

Kjo do të thotë se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ia ka miratuar atij këtë shprehje si të saktë por, e ka përkufizuar me një kusht shtesë, e ai është: Të vdekurit nuk dëgjojnë, përveç këtyre që janë këtu.

Për këtë, në rrugën e transmetimit të këtij tregimi prej Katades nga Enes b. Malik, në Sahihun e Buhariut, Katade thotë: “Allahu i ka ngjallur dhe i ka bërë ta dëgjojnë zërin e tij (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) si përçmim, ndëshkim dhe përbuzje për ta.”

Ndërsa hadithi të cilin e shënon Buhariu në “Sahihun” e tij, ku i Dërguari (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Me të vërtetë, kur i vdekuri të vendoset në varr dhe të largohen njerëzit prej tij, ai i dëgjon trokitjet e nalleve të tyre ndërsa ata kthehen.” Ky rast përbën një përjashtim prej rregullës së përgjithshme, e që është: “Të vdekurit nuk dëgjojnë”, ngase ai thotë: “Atëherë” kur ata t’ia kthejnë shpinën. Pra, ai vetëm me këtë rast i dëgjon trokitjet e nalleve të tyre, d.m.th. kur të kthehen mbrapa dhe largohen.

Kjo është një ndër çështjet e fshehta (gajbit) - në Berzeh - dhe nuk është mirë të zgjerohemi shumë rreth tyre si dhe është obligim të ndalemi në atë që e thotë teksti.

Përktheu: Driton Lekaj, 2011 - 1432

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235


Edituar për herë të fundit nga Muhamed Dolaku në Wed 21 Dec 2011 - 3:53, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 3:14

A duhet të legalizohet aborti?

Abort është dalja e embrionit nga mitra e femrës para se ai të mund të jetojë vetvetiu d.m.th. para se të arrijë 6 muaj që nga data e ngjizjes ose para se ta arrijë peshën 0.5 kg. Ose ndryshe disa e quajnë abortin si mbytje e foshnjës para se të lindë.

Aborti mund të jetë spontan dhe artificial.

- Aborti spontan është të dalurit e embrionit nga mitra e nënës në mënyrë të natyrshme pa ndikim të jashtëm të çfarëdo forme të ndikimit. Si p.sh. i ashtuquajturi aborti i harruar. Ky ndodh që foshnja të mos zhvillohet fare pasi të ketë ndodhur ngjizja dhe të zhduket me gjakderdhje. Pastaj aborti si shkak i frikës, apo lodhjes etj.

- Aborti artificial mund të jetë terapeutik dhe kriminal.

Aborti terapeutik është aborti artificial që bëhet për motive shëndetësore qoftë të nënës apo të fëmijës. Kurse aborti kriminal është aborti artificial, që nuk është spontan apo artificial terapeutik. Pra, abort kriminal është çdo lloj aborti që bëhet me ndikim të jashtëm për motive të tjera, që s'kanë të bëjnë me shëndetin e nënës apo të foshnjës.

Lloji i abortit, i cilin hyn në debat dhe ndahen mendime lidhur me faktin nëse duhet apo jo të legalizohet është aborti artificial kriminal. Sa i përket abortit spontan, askush nuk bën fjalë për të, pasi që ai ndodh nga jo vullneti i njeriut dhe si i tillë nuk mund të hyjë në debatin e të lejuarës dhe të ndaluarës, humanes dhe johumanes etj. Andaj edhe unë në këtë punim do të zgjerohem më tepër në këtë lloj aborti, kurse për abortin terapeutik do të ndaj një paragraf dhe të shohim se me çfarë kushtesh mund të lejohet.

Motivet e përgjithshme të abortit artificial

- motive medicinale si shkak i rrezikimit të jetës së nënës

- motive të gjendjes shëndetësore të frytit si përcjellje e ndonjë sëmundjeje trashëguese ose tjetër.

- motive shoqërore për të mbuluar turpin e marrëdhënieve seksuale ilegale

- motive sociale, duke u frikësuar se shtimi i një anëtari të ri në familje shkakton pamundësi për përkujdesje financiare

- motivi i planifikimit familjar, duke përcaktuar numrin e dëshiruar të anëtarëve të familjes etj.

Për të arritur deri te ndonjë përfundim i arsyeshëm, kësaj teme, ashtu sikundërse edhe shumë të tjerave, duhet qasur nga aspekti fetar islam, nga aspekti shëndetësor si dhe nga ai social.

Pse duhet të shikohet qëndrimi islam

në lidhje me abortin?

Feja Islame si fe e vërtetë dhe e shpallur prej Allahut, Krijuesit të gjithësisë, përveç anës së besimit dhe adhurimit, përmban në vetvete edhe anën ligjore, me anë të së cilës Ligjvënësi i Madhëruar ka rregulluar anën juridike të jetës së njeriut besimtar. E sidomos në ato çështje, për të cilat mendja e shkurtër dhe e kufizuar e njeriut është e paaftë të vendosë rregull të qëndrueshëm, të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Kështu që, sistemin ligjor islam e gjejmë modelin e parë legjislativ, prej të cilit u shërbyen ligjvënësit në tokë.

Se sa korrekte dhe aktuale janë mësimet kur’anore, këtë e tregojnë dëshmitë e shumta dhe të shpeshta të shumë e shumë shkencëtarëve që me mund e sakrificë të vetëmohueshme, angazhohen tërë jetën e tyre për të zbuluar diç nga shkenca bashkëkohore, dhe në fund e gjejnë se ai studim i tyre është përmendur qysh para 14 shekujve në fjalën hyjnore të Allahut, në Kur’an. Siç është rasti i shkencëtarit të madh në lëmin e anatomisë dhe embriologjisë, Keith L. Moore, profesor në Universitetin e Torontos në Kanada, i cili pas një studimi të gjatë në etapat e krijimit të njeriut në mitër, erdhi në përfundim se kjo gjë në mënyrë të detalizuar ishte përmendur në Kur’an para 1400 viteve. Gjë kjo, që e shpiu ta pranojë Islamin dhe shkroi një libër, ku bëri krahasim mes mësimeve islame (Kur’anit dhe Sunnetit) dhe shkencës bashkëkohore me titull: “The Developing Human, clinicially oriented embriology”, i cili u përkthye në më shumë se tetë gjuhë të botës.

Rasti tjetër është i shkencëtarit tjetër amerikan, Marshall Xhonson, përgjegjës i katedrës së anatomisë të Universitetit “Tomas Xheferson” në Filadelfia të SHBA-ve. Shkencëtari Xheferson u befasua se si Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!, kishte mundur që në Mesjetë të bënte një zbulim të tillë, pra etapat e zhvillimit të embrionit. Pas meditimit erdhi në përfundim se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, nuk ka pasur kushte të dijë në atë kohë për këtë gjë dhe u bind se kjo është fjalë e Zotit, Krijuesit të embrionit, dhe përqafoi Islamin. Për më gjerësisht shiko librin “Mrekullitë shkencore në Kur’an” të autorit Abdulmexhid Zendani.

Nuk është çudi për këso lloj rastesh, sepse Allahu i Madhërishëm ka treguar në Kur’an dhe ka thënë: “E atyre që u është dhënë dije, atë që të është shpallur nga Zoti yt e kuptojnë se vetëm ajo është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruarit.” (es-Sebee, 6)

Të debatosh rreth një çështjeje nëse duhet të lejohet apo jo, patjetër duhet të studiohen rrethanat e asaj çështjeje si dhe duhet të ketë ndonjë bazë mbi të cilën mund të mbështetemi eventualisht, për të qenë sa më korrekt dhe sa më të drejtë, që përfundimi mos të rezultojë me humbjen e të drejtës së dikujt me arsyetim të respektimit të dëshirës së dikujt tjetër. Në situata të këtilla, logjika e njeriut, krahas trajtimit të saj si e pastër dhe e shëndoshë, nuk është në gjendje të arrijë deri te një vendim i drejtë, që për kohëra të gjata dhe interesa gjithëpërfshirëse të ketë vitalitetin e drejtësisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të krijesave, madje edhe të njeriut. Andaj duhet patjetër të shkohet në atë, që e thotë burimi hyjnor e që në këtë rast do t’i ishim qasur në mënyrë direkte në udhëzimet islame, duke e pasur parasysh origjinalitetin e kësaj feje. Atë që e ka zgjedhur Krijuesi Absolut, është e drejtë dhe u përgjigjet nevojave të të gjitha kohërave. Allahu në Kur’an thotë: “Ty Muhamed të dërguam mëshirë për të gjitha botët.” (el Enbijaë, 107)

Kjo çështje do të duhej të ishte tabu, kur dihen fakte të shumta historike, që rezultojnë në vërtetësinë e Kur'anit. Njeriu nuk do të dinte as të fliste dhe as të dallonte të mirën nga e keqja, po të mos ishin mësimet qiellore nga Krijuesi i njeriut. Me përgjegjësi mund ta themi se trajtimi i gjërave qysh në fillim, nëse do të ndodhte nga vetë njeriu, vështirë se mund të ishte real dhe i qëndrueshëm, kur dihet se ai mund të jetë i prirë nga epshi, egoja, tekat etj. Përderisa popujt e hershëm kanë jetuar atëherë kur i kanë pasuar të dërguarit e Allahut respektivisht mësimet e Allahut dhe kanë humbur e janë shkatërruar, atëherë kur i kanë kundërshtuar ata dhe mësimet qiellore, është tejet me interes për mbarë njerëzimin, e të mos flasim për vetë myslimanët, që të jenë shumë vigjilent në përcjelljen e mësimeve islame përkitazi me çështjet që mund të bëhen dukuri e keqe në shoqëri dhe të goditemi pastaj me dënimin apo dënimet e Allahut dhe të bëhemi të barabartë me popujt e zhdukur.

"A mund të zhdukemi edhe ne, kur në mesin tonë ka njerëz të mirë? – e pyeti të Dërguarin bashkëshortja e tij, Zejneb bint el Xhahsh.

Po, kur përhapet e keqja – u përgjigj Muhammedi alejhis-selam." (Shënojnë, Buhariu, Muslimi dhe të tjerë)

Andaj në temën që po zbërthejmë duhet patjetër të konsultohet mendimi dhe qëndrimi i Islamit ndaj abortit nëse dëshirojmë të vijmë deri te një përfundim i shëndoshë dhe i dobishëm për gjithë njerëzimin.

Qëndrimi i Islamit ndaj abortit

Aborti sipas Sheriatit islam është i ndaluar në të gjitha fazat e embrionit duke filluar me ngjizjen e spermës së mashkullit në vezoren e femrës e deri në lindje. Allahu thotë: “Dhe mos i mbytni qeniet të cilat i ka ndaluar Allahu, përveç me arsye të drejtë”. Mirëpo kjo ndalesë fuqizohet edhe më tepër, kur embrioni i kalon 40 ditë, që me këtë rast bëhet formësimi i foshnjës. Ndërsa ndalohet rreptësisht, atëherë kur ai i kalon 120 ditë, kur i vjen shpirti dhe vërehet i gjallë në mitër. Në këtë rast abortimi i tij në Islam konsiderohet krim ndaj njerëzimit.

Embrioni në Islam i gëzon të drejtat e foshnjës së lindur.

- Së pari nëse fryti i ka kaluar 120 ditë, pra i ka ardhur shpirti, ai do të ringjallet në Ahiret, pa marrë parasysh se do të lindet i gjallë apo i vdekur. Do të nxirret me abort apo do të lindet normal. I mbyturi apo i abortuari, do t’i kërkojë llogari kriminelëve, që nuk i dhanë mundësinë të jetojë, pra e mbytën.

- Nëse vdes trashëgim-lënësi p.sh. babai, nuk shpërndahet trashëgimia deri sa të lind edhe ai që është në mitër si trashëgimtar i mundshëm nga pasuria e lënë.

- Nuk lejohet që nëna shtatzënë të martohet në rast të shkurorëzimit apo vdekjes së bashkëshortit, gjegjësisht babait, deri sa të lindë atë që e ka barrë.

- Nëse shtatzënësia vjen si rezultat i imoralitetit, nuk lejohet në Sheriatin Islam të ekzekutohet dënimi i kurvërisë mbi femrën me barrë, deri sa të lindë foshnja, pastaj të përfundojë edhe gjidhënia. E gjithë kjo vetëm e vetëm për ta shpëtuar jetën e foshnjës.

- Femrës shtatzënë, në Islam i lejohet të mos agjërojë në ramazan, ndonëse agjërimi i ramazanit është obligim i fortë për myslimanët, nëse rrezikohet shëndeti i foshnjës në embrion.

Në të gjitha këto raste, nuk lejohet që të abortohet fëmija për hir të obligimeve ndaj Allahut, andaj vallë si të lejohet aborti për hire të “dëshirave” të krijesave!?

Abortuesi, mjeku apo kushdo qoftë, i foshnjës, që ka kaluar 120 ditë, dënohet me të njëjtin dënim sikur të kishte kryer krim ndaj foshnjës së lindur. Shumë dijetarë islamë këtë dënim e shohin edhe për atë që aborton foshnjën që ka kaluar vetëm 40 ditë.

Të ndalemi pak te fjala e Allahut, subhanehu ve teala, ku thotë: "Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës. Ai krijon çka të dojë. Ai i falë vetëm femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril). Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm." (esh-Shura, 49 dhe 50.

Nga kjo duhet të jemi të sigurt se fillimi i formimit të embrionit nuk varet nga ne. Sa e sa njerëz shpenzojnë kohë e mjete të mëdha materiale për të arritur shtatzënësi. Por kjo nuk varet nga vetë njeriu. Andaj si i jep guxim njeriu vetes që të luaj me atë që Allahu i Madhërishëm e ka vendosur në mitër? A nuk frikësohet njeriu se mund të sprovohet pastaj me përbuzje nga Allahu?

Aborti në aspektin sociologjik

Të lejohet apo jo aborti është një temë sa interesante po aq edhe joreale. Kjo do të thotë të legalizohet apo jo krimi në embrion ose më mirë të themi, krimi mbi fëmijët e së nesërmes së afërt gjegjësisht krimi mbi një pjesë të së ardhmes së një populli.

T’i thuhet po abortit vetvetiu shtrohet pyetja tjetër, fëmija i lindur me të meta fizike etj., për të cilin duhet shpenzuar shumë nga pasuria, vetëm e vetëm që ta shpëtojmë nga vdekja e shpeshherë me aspak optimizëm për shërimin e tij dhe mbi të gjitha i padëshirueshëm për familjen në atë gjendje. Shtrohet pyetja, pse në këtë rast të mos shkohet me “zgjidhjen” e lirë në kosto, dalje nga telashet e jetës dhe të mbytet fëmija i tillë?! A nuk është vendosje e lirë në këtë rast, që prindërit të rehatohen nga ky fëmijë dhe ta largojnë nga jeta?

Besoj se është e qartë dhe mjaft e kapshme që dallimi i këtij fëmije dhe embrionit të shëndoshë, i cili pas pak muajve mund të jetë një dritë e mirë, që mund ta gëzonte të drejtën e tij për të jetuar. Nëse për embrionin mund të themi se ai ende nuk është i gjallë dhe nuk di, atëherë edhe foshnja është e tillë.

Pejgamberi paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Të thyhet ashti i njeriut të vdekur është sikur t’ia thyesh atë kur ai është gjallë” Kjo është me të vdekurin, i cili nuk mund të kthehet më në këtë jetë, në Dynja. E çfarë është qëndrimi njerëzor me atë, i cili do të lindet dhe do të vijë në jetë?!

Arsyeja e lirisë demokratike se njeriu mund të veprojë dhe të shprehet i lirë, nuk guxon t’i shkelë normat e arsyes dhe ta legjitimojë krimin në fëmijë.

Aborti sot mbyt më shumë se 102 000 (njëqind e dymijë) foshnje në Kanada brenda një viti. Kurse në SHBA i mbyt 1.5 milion foshnje në vit.

Nëse shtrohet pyetja a më mirë është të bëhet abortimi i foshnjave të paplanifikuara apo të linden e pastaj të braktisen nëpër kontinierë e të mbeten pa përkujdesje familjare e të përfundojnë si të vdekur apo si fëmijë të paidentifikuar?

Ne themi se të dy këto opsione janë të papranuara, dhe si të tilla, njëra nuk mund ta justifikojë tjetrën. Pra, braktisja e foshnjës së posalindur nuk e arsyeton mbytjen e saj në barkun e nënës. Por institucionet shtetërore mund të marrin masat e duhura në parandalimin e këtyre krimeve duke sanksionuar dhe duke ndaluar me ligj marrëdhëniet seksuale joligjore. Në këtë mënyrë do të parandalohej aborti kriminal, braktisja e foshnjave të gjalla si dhe kurvëria, një krim tjetër, edhe pse nuk rezultojnë pasoja të menjëhershme. Pra do të parandaloheshin sëmundje të shumta që vijnë nga kjo vijë tepër negative për shoqërinë, që përfundon me virusin HIV pozitiv. Pra, liria e abortit çon deri te legalizimi i prostitucionit dhe kurvërisë, ndërsa këto të fundit sjellin fatkeqësitë shëndetësore që janë rrezik pastaj edhe për pjesën e pastër dhe të moralshme të shoqërisë.

Aborti zbeh marrëdhëniet bashkëshortore dhe e humb seriozitetin e jetës, pasi që martesa është rrugë e krijimit të familjes e jo të zhdukjes së anëtarit të ri. Çfarë privilegji do të kishte fëmija i parë, i dytë... kundër të pestit që nuk dëshiron ta lejosh të vijë në jetë. E nëse aborti duhet të bëhet si rezultat i shtatzënisë nga kontakti jo legjitim, ky abort trumbeton kundër “dashurisë” që njëri-tjetrit i shkaktuan dhembje shpirtërore dhe fizike në këtë botë, e çfarë pret për daljen nesër para Allahut?

Aborti ka bërë të mundur që në disa shtete të Azisë së Largët të hahet gjegjësisht dhe të shitet mishi i njeriut.

Me keqardhje sot i shohim se si njerëzit tregtojnë me çështjen e abortimit si një tregti e përparuar, e mbuluar me gjoja arsyetime legjitime nën motot e “lirisë së vendosjes”, “të drejtat e femrës” etj. në disfavor të së drejtës së embrionit-foshnjës për jetë. Duhet të kemi kujdes nga thirrjet e ndryshme qëllimkëqija në nivel kombëtar e botëror për “planifikim familjar”, “e drejta e lindjes”, “lindjet e shëndosha” etj. Sepse të gjitha këto thirrje mbajnë në brendinë e tyre abortin e legjitimuar.

Përjashtimet për abortin artificial terapeutik

Foshnjës i vjen shpirti pasi ka kaluar 120 ditë në barkun e nënës, siç e përmendëm më lart.

Qeveria e Arabisë Saudite, duke u mbështetur në vendimin e Komisionit të Përhershëm për Hulumtime dhe Vendime të Sheriatit, të cilin e përbën një numër i konsiderueshëm i dijetarëve më eminentë islamë, vendosi si vijon:

1. Nëse embrioni i ka kaluar 40 ditë duke mos i arritur 120 ditë, nuk lejohet abortimi, përveç në dy raste:

a) nëse të vazhduarit e shtatzënisë i shkakton nënës sëmundje të papërballueshme, ose do të mbetet me dhembje edhe pas lindjes;

b) nëse vërtetohet se foshnja do të lindë me të meta fizike apo psikike, duke mos pasur shpresë në shërimin e saj pas lindjes.

2. Nëse embrioni i ka kaluar 120 ditë, ndalohet rreptësishtë abortimi i foshnjës, përveç rastit kur vihet në pikëpyetje jeta e nënës. Nëse nëna ka mundësi të mbetet e gjallë nuk lejohet abortimi, e nëse është e sigurt që me vazhdimin e shtatzënisë nëna do të vdesë, lejohet që të ndodh abortimi, për të shpëtuar njërën jetë.

3. Ndalohet rreptësishtë që mjeku të kryejë abort, nëse nuk ekziston ndonjëra prej këtyre arsyeve. Aborti për foshnjën që ka kaluar 40 ditë në embrion nuk guxon të kryhet, përveç në ndonjë spital shtetëror, pasi për këtë të jetë marrë vendim nga komisioni mjekësor i përbërë nga tre mjekë, së paku njëri prej tyre të jetë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke miratuar vendimin për abort dy prej mjekëve myslimanë, që dihet se janë të devotshëm.

Çfarëdo motivi tjetër për abort Sheriati islam e refuzon. Nëse bëhet në mënyrë legale, personi abortues përgjigjet edhe para organeve të drejtësisë islame aty ku funksionon. E nëse kjo nuk ndodh, ose aborti bëhet në mënyrë interne, kjo nuk do të mbetet kot, por Allahu do t’i llogarisë ata në gjyqin e madh të Ditës së Gjykimit, atëherë kur nuk do të humbet as detaji më i vogël. Allahu thotë: “Dhe kur të pyeten ato vajzat e mbytura për çfarë mëkati ato janë mbytur.” (et tekvir, 8 dhe 9)

Legalizimi i abortit pra, hap dyert për epidemi të tjera morale, familjare, shoqërore, ekonomike, shëndetësore etj. andaj edhe është i papranueshëm dhe duhet t'i mbyllen rrugët e jo të legalizohet.

(marrë nga revista Abislam nr.46)

Muhamed Dërmaku,
29.6.2007

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235


Edituar për herë të fundit nga Muhamed Dolaku në Wed 21 Dec 2011 - 3:58, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 3:29

A duhet vepruar kështu?
El-hamdulilah që All-llahu na ka udhëzu. Fjala Hamd po përkthehet si falenderim e në realitet fjala Hamd në arabisht përdoret kur duhet falenderuar All-llahun dhe njëkohësisht është edhe falenderim edhe lavdërim. Falenderojmë All-llahun për të gjithë të mirat dhe e Lavdërojmë sepse Ai është All-llahu ( Zot i gjithëçkaje, i Mëshirshëm, i Drejtë, i Urtë në caktimin e Tij)

Për çdo të mirë që Ai na ka dhënë, All-llahut duhet të i falenderojmë. Ne që jemi musliman All-llahu na ka bë shumë mirë që na ka udhëzu. Me qenë i udhëzuar kur të tjerët jane të humbur është mirësi e madhe, se shumica janë të pa udhëzuar e pakica e udhëzuar.

Të ndihesh keq kur e sheh një të keqe është mirësi dhe ke shpërblim nëse e shpreh këte si duhet, psh; me e pa dikend duke pi alkool e me e mbytë nuk bën, ngase po e bën një të keqe më të madhe. Feja islame urdhëron që e keqja të ndryshohet në të mirë e jo me një të keqe më të madhe, e të mirat të ndryshohen në më të mira. Kur e sheh një të keqe duhesh të ndjehesh keq dhe mendo sikur mos të ishe i udhëzuar ku do të ishe ndoshta edhe më keq, ti tashë këtë të keqe duhesh ta ndryshosh me mënyrën më të mirë, mos me leju shejtanin të na mashtroi se ai është shumë i poshtër. Nisesh me e bë një të mirë me qëllim të mirë, shejtani në moment ta ndryshon qëllimin dhe ti vazhdon duke mendu se je duke bë mirë me vepër të mirë por me qëllim të keq. Kjo ndodhë më shumë te ata që janë entuziastë, nisesh me e bë një vepër mirë dhe aty ndodhet një njeri dhe ai me qëllim apo pa qëllim apo prej paditurisë së tij fillon me kundërshtuar (nuk duhet harruar se janë kundërshtuar burra më të mëdhenj se ne, bile dikush prej tyre është vra) dhe këtij menjëherë fillon të i ndryshoi gjendja, të i vlon gjaku, e ai nëse qëllon edhe si provokator ky i pari nuk është në gjendje të kontrollon veten e tij! Ashtu prej një nismë të mirë çka mundet me ndodhë. Këtë po e flas se çka po ndodhë te të rinjët; kur një thirrës ia nisi; po ti qenke i poshtër, po ty po u dashka me ta hjek kokën etj. Tashë çka je duke bë? Kjo nuk është thirrje, je duke u shfry për një sekondë. Shejtani po ta prishë veprën prej një gjendje më të mirë duke thirrë në rrugën e All-llahut në një gjendje për veten tënde. Shejtani është shumë i poshtër mundohet që të pengon prej një vepre madhështore në saje të një vepër tjetër të mirë e më e pak të vlefshme.

Tregohet një tregim interesant që ndoshta nuk është i vërtetë por përmbajtja e tij nuk është në kundërshtim me ato çka dihen prej metodave të shejtanit.

Një djalë musliman martohet dhe e kalon natën e parë të martesës me nusen e vet, zgjohen në mëngjes dhe ky djali don me u përgatitë për me shkuar me e falë namazin e sabahit në xhami, nusja (edhe nusja muslimane) po i thotë; ndejmë dhe e falim bashkë edhe falemi si xhemat. Ky djali i thotë qe sa vite unë sabahin e fali në xhami dhe edhe se jam martu duhet me shkuar. Niset dhe në errësirën e mëngjezit, rrëzohet dhe përlyhet dhe kthehet me i ndërru rrobat. Nusja po i thotë; a të thashë që të e falim bashkë? Ky i thotë nuk erdha me tu arsyetu e as që kam ndërru mendjen vetëm po i ndërroi rrobat dhe shkoi prap, herën e dytë i ndodhë e njëjta kthehet ndërron rrobat shkon përsëri dhe herën e tretë e njëjta dhe prap përsëri njësoj vepron; ndërron rrobat dhe shkon në xhami e herën e katër kur niset një njeri e kap për dore dhe e mban deri te dera e xhamisë. Mbasi shkon deri te dera e xhamisë ky djali e pyet këtë a bënë të di se kush je? E ky i thotë; më mirë mos me e ditë por po të tregoi unë jam shejtani. Ky djali i habitur thotë: a sje ti ai që i pengon njerëzit prej xhamisë, si kështu? Ia kthen a e din se si është puna? Kur dole ti herën e parë me atë sinqeritet dhe me atë devotshmëri dhe kur u rrëzove All-llahu ti fali të gjitha mëkatet, e kur u rrëzove herën e dytë All-llahu ia fali familjes tënde, e kur u rrëzove herën e tretë All-llahi ia fali mëkatet krejt lagjes tënde, e herën e katërt u frigova mos All-llahu po ia falë mëkatet të gjithë muslimanve e unë nuk deshta me u fitu kaq shumë, më mirë me e falë ti sabahin në xhami e mos me u fituar kaq shumë.

Prap po them që mos e merrni këtë tregim bukvalisht si të vërtetë por ideja dhe mësimi prej këtij tregimi është se shejtani mundohet që me çdo kusht, me të lënë pa sevape, nëse e sheh se je këmbëngulës të pengon prej punëve të mëdha në më të vogla, psh; një hoxhë me e bë një vepër që munden me e bë plotë të tjerë.

Sidoqoftë prap po them që ne duhet të jemi të vetëdijësuar se All-llahu na ka bë shumë mirë pasi jemi të udhëzuar dhe konform këtij udhëzimi duhet bë edhe falenderimin, kemi obligim ndaj gjithë njerëzeve që kemi kontakt duke fillu prej familjes tona ndaj tyre kemi obligimin më të madhë, sa më e madhe të jetë afërsia aq më i madhë është obligimi dhe drejta.

Dikush mendon se nëse ke pasuri dhe don me i ndihmu ndonjërit, duhet prej këtu në perëndim me i ndihmu atyre në lindje apo anasjelltas, më sevap është me i ndihmu këtij afër teje, kushëririt tënd apo vëllaut tënd, sa më e madhe të jetë afërsia aq më e madhe është bamirsia.
Muhammedi, alejhis-selam, kur i ka definuar fqinjtë, i ka nda në fqinjë ndaj të cilit kemi tri obligime, fqinjë ndaj të cilit kemi dy obligime dhe ate ndaj të cilit kemi vetëm një obligim.
Tri obligime i kemi ndaj fqiut që është musliman dhe e kemi farefis (të afërm nga gjaku) dy obligime i kemi ndaj fqiut i cili është musliman, obligimet ndaj muslimanit dhe obligimet e fqiut, ndërsa ndaj atij fqiu që nuk është musliman i kemi obligimet e fqinjësisë.

Ne duhet ditur se një nga metodat e thirrjes është edhe thirrja me vepra të mira se njerëzit janë bezdis me fjalët dhe atyre po u duhen vepra reale. Dhe duhet dite se do të kaloi një kohë derisa njerëzit të vetëdijësohen për këtë. Siç e kërkon nevoja te thërrasim në islam dhe të njoftojmë për islamin dhe tani të ndikoi pozitivisht te i thirruri, dhe duhet ditur se mediat që janë të udhëhequra nga perëndimi po shpifin ndaj islamit dhe po i gjejnë të metat e muslimanëve dhe po mundohen që njerëzit të i largojnë nga islami dhe prej neve kërkohet urgjentisht dhe intezivisht që të veprojmë si është më së miri dhe ta paraqesim islamin si duhet dhe tani shpresojmë se njerëzit që nuk janë në islam do të kuptojnë propagandën anti-islame dhe masovikisht do të pranojnë islamin dhe historia islame do të përsëritet. Ngase feja islame është fe që i përshtatet natyrës së krijimit të njeriut dhe është në dobi të njeriut dhe shoqërisë. Falenderimi i takon All-llahut.

Kasim Jakupi,
5.5.2006

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 4:03

12 Argumente se Muhammedi s.a.v.s. është i Dërguari i vërtetë

Vëllezër dhe motra kudo që të jeni esselamu-alejkum ve rahmetullah! Me këtë ese, nuk po i drejtohem vetëm pasuesve të Islamit, të cilëve u takoj edhe unë, por në të vërtetë po e shkruaj këtë artikull për secilin mashkull dhe femër anembanë botës.

E lus All-llahun që të mundësojë që kjo ese të arrijë në secilin vesh, të bien në shikimin e secilit sy dhe të kuptohet nga secila zemër…

Muhammedi djali i `Abdullahut është i Dërguari i All-llahut dhe Lajmëtari i fundit i dërguar nga All-llahu për banorët e botës.

Vëllezërit dhe motrat e mia! Duhet ta dini se Lajmëtari, Muhammedi i biri i `Abdullahut (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të), është Lajmëtari i All-llahut në realitet dhe në vërtetësi. Argumentet dhe dëshmitë të cilat e tregojnë vërtetësinë e tij janë të shumta. Askush pos mosbesimtarit, i cili vetëm për shkak të arrogancës së tij, nuk mund t’i mohojë këto shenja.

Prej argumenteve:

1. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) është rritur si analfabet, i paaftë të lexojë dhe shkruajë, dhe ka mbetur i tillë deri në vdekjen e tij. Prej gjithë popullit të tij ka qenë i njohur si i sinqertë dhe i besueshëm. Para se ta pranon shpalljen, ai nuk ka pasur dituri të mëparshme të religjionit apo të ndonjë Lajmi të mëparshëm. Ai ka mbetur i tillë dyzet vitet e para të jetës tij. Mandej atij i erdhi Shpallja me Kur’anin të cilin tani e kemi në duart tona. Ky Kur’an i përmend shumicën e rasteve të cilat gjinden në shpalljet e mëparme, duke na treguar për këto ndodhi në detajet më të imta sikur vet ai ti kishte përjetuar. Këto raste u shpallën në mënyrë precize ashtu siç gjinden në Tevratin e shpallur Musës dhe në Inxhillin e shpallur Isaut. Andaj as jehuditë të as krishterët nuk ishin në pozitë ta përgënjeshtrojnë për çfarëdo që ka thënë.

2. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) po ashtu ka parashikuar të gjitha gjërat të cilat mund t’i ndodhin atij dhe ummetit të tij pas vdekjes së tij, në lidhje me ngadhnjimin e tyre, largimin e mbretërive tiranike të Kisraut (titulli mbretëror i mbretërve Zoroastrian të Persisë) dhe Cezarit, si dhe përhapjen e fesë Islame anembanë botës. Këto ndodhi janë paraqitur saktësisht në atë kohë në të cilën Muhammedi i ka parashikuar, mu sikur ai ardhmërinë ta lexonte nga ndonjë libër i hapur.

3. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) po ashtu solli Kur’anin në arabisht në kulminacion të elokuencës dhe qartësisë. Kur’ani i ka sfiduar arabët që kanë qenë elokuentët më të rjedhshëm të kohës së tij, të cilët në fillim e përgënjeshtruan atë, që të sjellin së paku një kaptinë si në Kur’ani. Prandaj arabët elokuentë të atyre ditëve, nuk kanë qenë në pozitë ta kundërshtojnë këtë Kur’an.

Me të vërtetë, deri në këtë ditë, askush nuk ka patur guxim të pohojë se ai ka qenë në gjendje të thurë fjalë të cilat janë të barabarta, apo së paku të afërta me rendin, hijeshinë, bukurinë, dhe shkëlqimin e këtij Kur’ani madhështor.

4. Historia e jetës të këtij të Dërguari Fisnik është shembull më i përsosur i të qenurit i drejtë, i mëshirshëm, i dhembshur, i vërtetë, i guximshëm, bujar, zemërgjërë, i larguar prej të gjitha karakteristikave të këqia dhe asket në të gjitha çështjet e kësaj bote, duke u përpjekur vetëm për shpërblimin e jetës së ardhme. Përveç kësaj, në të gjitha veprat dhe sjelljet e tija, ai gjithmonë e ka pasur në mend All-llahun dhe i është frikuar Atij.

5. All-llahu ka mbjellë dashuri të madhe për Muhammedin (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) në zemrat e atyre të cilët e besuan dhe e panë atë. Kjo dashuri ka arritur deri në atë nivel, saqë cilido prej shoqëruesve të tij me gjithëdëshirë do ta sakrifikonte vetveten e tij (saj), babain apo nënën e tij për atë.

Deri më sot, ata të cilët besojnë në Muhammedin e respektojnë dhe e duan. Cilido qoftë prej atyre të cilët besojnë në të, do ta jipnin familjen dhe pasurinë e tyre si shpërblim për ta parë atë, madje edhe vetëm njëherë.

6. Askund në histori nuk është ruajtur biografia e ndonjë personi siç është ruajtur biografia e jetës së Muhammedit, i cili është njeriu më me ndikim në historinë njerëzore.

Gjithashtu bota as që e ka njohur ndokend të cilin e përmendin çdo mëngjez dhe mbrëmje dhe i cili shumë herë tjera gjatë ditës, u bie në mend atyre të cilët besojnë në të. Duke e kujtuar Muhammedin, besimtarët do ta përshëndesin atë dhe do ta lusin All-llahun ta bekojë atë. Ata e bëjnë këtë me gjithë zemër dhe me dashuri të vërtetë ndaj tij.

7. Gjithashtu nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë njeri në botë i cili ende pasohet në të gjitha veprat e tija nga ata të cilët besojnë në të.

Ata të cilët besojnë në Muhammedin, flejnë në mënyrën në të cilën ai ka fjetur, pastrojnë veten (me anë të abdestit dhe gusllit) në mënyrën në të cilën ai e ka pastruar veten, pasojnë veprat e tija në mënyrën e ngrënies, pirjes dhe veshmbathjes.

Me të vërtetë, ata që besojnë në Muhammedin në të gjitha aspektet jetësore pasojnë edhe mësimet të cilat ai i ka shpërndarë në mesin e tyre dhe rrugën të cilën ai e ka udhëtuar gjatë jetës së tij.

Gjatë çdo gjenerate, prej ditëve të tija e deri në ditët e sotme, besimtarët në të Dërguarin Fisnik në mënyrë të plotë kanë pasuar mësimet e tija. Me disa prej tyre, kjo ka arritur nivelin që ata dëshirojnë të pasojnë dhe t’i bashkangjiten rrugës së të Dërguarit në gjërat e tija personale në lidhje me ato gjëra, të cilat All-llahu nuk i ka kërkuar prej tyre, e të cilit ata i kryejnë gjatë adhurimit të tyre. Për shembull, disa prej tyre ushqehen vetëm me ato ushqime specifike ose veshin vetëm ato tesha specifike të cilat i ka pëlqyer Lajmëtari.

Përveç kësaj, të gjithë ata të cilët besojnë Muhammedin i përsërisin ato lëvdata të All-llahut, lutjet e veçanta, si dhe përmendjet të cilat ai i thoshte gjatë veprave të tija gjatë ditës dhe natës, siç janë fjalët të cilat ai i thoshte kur i përshëndeste njerëzit, fjalët të cilët i thoshte duke hyrë dhe duke dalë prej shtëpisë, duke hyrë dhe duke dalë prej xhamisë, duke hyrë dhe duke dalë prej banjos, duke shkuar të flejë dhe duke u zgjuar prej gjumit, duke vërejtur hënën e re, duke vërejtur pemët e reja nëpër drunj, duke ngrënë, pirë, veshmbathur, kalëruar, udhëtuar dhe duke kthyer prej udhëtimit, etj.

Përveç kësaj, të gjithë ata të cilët besojnë Muhammedin, në mënyrë të plotë i kryejnë, madje edhe në detajet më të imta, të gjitha aktet e adhurimit, siç janë namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi mu ashtu siç ka vepruar dhe siç i ka mësuar të tjerët të veprojnë ky Lajmëtar Fisnik (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).

Të gjitha këto gjëra u mundësojnë atyre që besojnë në të, ta jetojnë jetën e tyre në të gjitha aspektet me këtë Lajmëtar Fisnik si shembull i tyre, mu sikur ai të qëndronte para tyre, me qëllim që ata ta pasojnë në të gjitha punët e tyre.

8. Asnjëherë nuk ka pasur dhe as që do të ketë ndonjë njeri dikund në këtë botë i cili ka pranuar dashuri të tillë, repsekt, nder, dhe dëgjueshmëri në të gjitha gjërat, të vogla apo të mëdha ashtu siç ka bërë ky i Dërguar Fisnik

9. Që nga ditët e tija, në të gjitha religjionet botërore dhe gjatë çdo periudhe kohore, ky i Dërguar Fisnik ka qenë i përcjellë nga individë prej të gjitha racave, ngjyrave dhe popujve. Shumë prej atyre të cilët e kanë pasuar atë, më pare kanë qenë krishterë, jehudi, paganë, idhujtarë ose edhe pa anjëfarë religjioni. Në mesin e atyre të cilët kanë zgjedhur ta pasojnë, ka pasur edhe të tillë që kanë qenë të njohur për gjykimin e tyre të shëndoshë, për mençurinë, mendimet dhe parashikimet e tyre. Ata zgjodhën ta pasojnë këtë të Dërguar Fisnik pasi që ishin dëshmitarë në shenjat e vëretësisë së tij dhe në argumentet e mrekullive të tija. Ata nuk zgjodhën ta pasojnë Muhammedin nga detyrimi për ta bërë këtë ose nga dhuna, ose për shkak të asaj se kishin pranuar traditat e baballarëve dhe nënave të tyre.

Me të vërtetë, shumë prej pasuesve të këtij të Dërguari (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të), zgjodhën ta pasojnë atë gjatë kohës kur Islami ishte i dobët, kur kishte pak muslimanë dhe kur kishte persekutime të rrepta të pasuesve të tij në botë. Shumica e njerëzve të cilët kanë pasuar këtë të Dërguar (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) nuk e kanë bërë këtë me qëllim që të përfitojnë ndonjë dobi materiale. Me të vërtetë, shumë prej pasuesve të tij kanë përjetuar format më të vështira të dëmtimit dhe persekutimit si rezultat i pasimit të këtij të Dërguari. Krahas tërë këtij dëmi dhe persekutimi, kjo nuk i largoi ata nga religjioni i tij. .

Vëllezërit e mi, e tërë kjo tregon qartë se cilido që posedon pak logjikë, do ta kuptojë se ky i Dërguar me të vërtetë dhe në realitet ka qenë i Dërguari i All-llahut dhe se nuk ka qenë vetëm një njeri i cili ka pohuar se është i Dërguar ose ka folur për All-llahun pa dituri.

10. Me tërë këtë, Muhammedi ka arrdhur me një religjion të madhërueshëm në besimin dhe ndërtimin ligjor të tij.

Muhammedi e ka përshkruar Allahun me kualitete të plota të përsosmërisë dhe në kohën e njëjtë e ka përshkruar edhe në mënyrë të pastër çfarëdo mospërsosmërie. Kështu as filozofët e as njerëzit e mençur nuk kanë mundur ta përshkruajnë All-llahun në mënyrë të tillë. Me të vërtetë, është e pamundur të paramendohet se cilado mendje njerëzore do të mund të parafytyronte ekzistencën e një qenie e cila posedon aq aftësi të plota, aq dituri dhe madhëri, e Cila e ka nënshtruar të krijuarën, e Cila ka përshkuar çdo gjë në gjithësi, të vogël apo të madhe, dhe e Cila posedon aq mëshirë të përsosur.

Gjithashtu nuk është në aftësinë e ndonjë krijese njerëzore të vendsë një ligj të përsosur të bazuar në drejtësi, barazi, mëshirë dhe vërtetësi për të gjitha aktivitetet njerëzore në këtë botë sikur ligjet të cilat Muhammedi i ka sjellë në të gjitha sferat e aktiviteteve njerëzore, siç është shitblerja, martesa, ndarja, qiraja, dëshmia, ruajtja, kujdestaria, si dhe të gjitha kontratat tjera të cilat janë të domosdoshme për mirëqenien e jetës dhe qytetërimit në botë.

11. Eshtë e pamundur që cilido njeri të paramendojë mençurinë, sjelljen e mire dhe fisnikërinë e karakterit siç e ka bërë këtë ky i Dërguar i nderuar (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).

Në mënyrë të përmbushur dhe të plotë, Muhammedi ka përhapur mësimin për karakterin dhe sjelljen ndaj prindërve, kusherinjëve, shokëve, familjes, njerëzimit, kafshëve bimëve dhe të gjitha objekteve tjera të vdekura. Eshtë e pamundur për mendjen, e njeriut ta përshkojë tërë atë mësim ose ta zëvendësojë me një mësim të ngjashëm.

E tëra kjo, në mënyrë të qartë tregon se ky Lajmëtar nuk e ka sjellë këtë religjion prej dëshirës së tij, por në të vërtetë ky ka qenë mësim dhe inspirim të cilin e ka pranuar nga Ai i Cili krijoi botën dhe qiejt e lartë dhe krijoi këtë gjithësi në arkitekturën e saj të mrekullueshme dhe të përsosur.

12. Ndërtimi ligjor dhe besimi në religjionin të cilin e solli Lajmëtari, Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të), i ngjanë ndërtimit (inxhineringut) të qiejve dhe të tokës. E tëra kjo tregon se Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën është Ai i Cili e ka dërguar këtë ligj të madhëruar dhe këtë religjion të drejtë.

Grada e pamundësisë të imitohet ligji Hyjnor i cili i është dërguar Muhammedit është në grade të njejtë me pamundësinë të imitohet krijimi Hyjnor i qiejve dhe i tokës. Ashtu si nuk mund njerëzimi të krijojë gjithësinë, në mënyrë të njëjtë njerëzimi nuk mund ta krijojë një ligj të ngjajshëm me atë të All-llahut të cilin ai ia ka shpallë shërbëtorit dhe lajmëtarit të Tij, Muhammedit (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).

Abdurrahman AbdulHalik,
12.6.2001

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 4:29

8 Marsi – nderim apo mashtrim

"Mjafton krenari për gratë se përbëjnë më tepër se gjysmën e njerëzimit, edhe më tepër shtohet kjo krenari, kur dihet se ato kanë në dorë edhe pjesën tjetër të njerëzimit".

Këtë fjali thoshte një dijetar në një rast kur fliste për pozitën e grave. Domethënia e kësaj fjalie është aq e qartë dhe aq e vërtetë, saqë të bën të habitesh nga gratë e sotme. Pse mashtrohen ato me gjëra të lira? Pse mashtrohen nëse dikush vendos që atyre t'ua kushtojë një ditë, 8 Marsin? Një ditë, ku do t'i përkujtojnë mundimet përgjatë historisë dhe duhet të mundohen të harrojnë nënçmimin që përjetojnë gjatë tërë vitit. Ato vërtet kanë natyrë të butë dhe kanë guxim të falin, por me çfarë ndërgjegjeje merr guximin dikush ta keqpërdorë këtë cilësi, duke u shtirur në këtë ditë se njohin dhe respektojnë pozitën e gruas në shoqëri? E shpalosin duke i blerë nënës, gruas, mësueses etj. lule me numër tek, që në të shumtën e rasteve është vetëm një lule, ose i dërgojnë në ndonjë restorant apo atë ditë vendos djali a burri, që ai t'i lajë enët e shtëpisë.

Dhe pas kësaj dite çdo gjë kthehet si më parë, nëna urdhërohet të mbetet në qoshen e saj të shtëpisë derisa ende nuk është dërguar në shtëpinë e pleqve, gruaja niset në punët e saja, që edhe ajo të "kontribuojë" materialisht për mirëmbajtjen e familjes, ashtu që të harrojë rolin e saj si nënë, e të mos flasim si bashkëshorte. Ajo duhet të ketë pamje të përsosur dhe sjellje të lartë para kolege/ëve, dhe pastaj lodhet që të njëjtën t'ia ofrojë fëmijëve dhe bashkëshortit. Ndërsa bija, ah bija, e cila babën e ka të nxënë me punë, e tani edhe nënën, duke u mërzitur pse askush nuk e vëren, pse askush nuk i kushton vëmendje, mundohet të gjejë princin e ëndrrave në metoda më të ndryshme, derisa një ditë prindi të çuditet dhe të thotë: "Tashmë, gjeneratat e reja nuk i përfillin prindërit". Nëse nuk e përfill tjetrin, as ai nuk të përfill ty, qoftë edhe fëmijë.

Këtë deformim në shoqëri, këtë parregullsi mendojnë ta rregullojnë me disa formalitete: duke mos u ndalur së foluri për të drejtat e gruas, duke sulmuar qëndrimin e gruas në shtëpi si edukatore dhe duke festuar 8 Marsin.

Kjo Fe, pozitën e gruas ka ngritur në piedestalin më të lartë, e ka nderuar dhe respektuar, i ka caktuar rolin e saj në shoqëri dhe shpëtimin në xhenet e ka lidhur ngushtë me respektin ndaj kësaj gjinie. Në këtë revistë, por edhe në burime tjera keni pat mundësi të lexoni mjaft për nderin që Islami i bëri femrës, andaj dua të përmendi vetëm 2-3 tekste Fetare, si përkujtim për këtë gjë.

Për nënën: Allahu i Lartmadhëruar në Kur'an thotë: "Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as 'uh'!, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti". (Isra 23).

Të Dërguarin e Allahut një njeri e pyeti: O i Dërguar, kush nga njerëzit meriton që më së miri të sillem ndaj tij? Nëna jote – u përgjigj. Po pastaj? – pyeti sërish. Nëna jote – u përgjigj njëjtë. Po pastaj? – përsëriti pyetjen. Nëna jote – u përgjigj prapë. Po pas saj? – pyeti prapë. Babai yt – u përgjigj i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem.

Për bashkëshorten: I Dërguari salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tij. Unë jam më i miri ndaj familjes". (Shënon Tirmidhiu 3830)

Për vajzat dhe motrat: Resulullahi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush ka tre bija apo tre motra, ose dy bija apo dy motra, me të cilat sillet mirë dhe kujdeset, atij i takon xheneti". (Sahihu Tergib 1973).

Kështu na porosit kjo Fe, prandaj, ai që komenton Islamin ndryshe ai ka folur të pavërteta. Ndërsa, ai mysliman që nuk sillet sipas këtyre porosive, ai është bërë shkak që ky i pari të flet të pavërteta. Të bëhemi pra, respektues të Allahut dhe të Dërguarit të Tij lidhur me gratë dhe atëherë e shohim se 8 Marsi nuk do vërehet, madje njerëzit do binden se kjo datë qenka një mashtrim dhe jo respekt dhe nderim i vërtetë për gruan.

Historiku i kësaj date

Disa historianë mendojnë se festa e nënës ka filluar që nga grekët e lashtë kur festonin ditët e pranverës. Ato festime i kushtoheshin zotit nënë "Reja" bashkëshortja e "Krones, zotit at".

Në Romën e vjetër po ashtu festohej festë e ngjashme me këtë, ku adhuronin dhe madhëronin "zotin Sejbel", e cila besohej si nënë e zotave tjerë. Kjo e fundit kishte filluar të festohej afër 250 vjet para lindjes së Isait, salallahu alejhi ue selem, dhe këto manifestime fetare te romakët quheshin "Hilaria" dhe vazhdonin për tre ditë me radhë, nga 15 deri 18 Mars.

"E diela në Angli"

ثshtë ditë e ngjashme me festën e 8 marsit që njihet te ne, mirëpo kjo festë quhej e diela e nënave, ose e diela e gjysmë-agjërimit, sepse kremtohej gjatë agjërimit të madh të tyre. Disa thonë se festimet që bëheshin për adhurimin dhe madhërimin e "zotit nënë, Sejbel", te romakët, kisha i shndërroi në festime për nder dhe madhërim të Merjemes, alejhas selam (shën Maria). Këtë e filloi kisha duke i nxitur anëtarët e saj të vizitojnë kishat të cilave u përkasin dhe kishën kryesore duke sjell me vete edhe kurbane. Ashtu që në vitin 1600, të rinjtë dhe të rejat, që zotëronin ndonjë zeje, filluan të vizitojnë nënat e tyre, duke u dërguar dhurata dhe ushqime. Kështu ishte në Angli, kurse tregimi vazhdon në SHBA:

Ana Xharfis është ideatorja që festa e nënës të bëhet festë zyrtare në SHBA. Ajo nuk ishte martuar kurrë dhe ishte shumë e lidhur për nënën e saj. Dy vjet pasi vdiq nëna e saj, ajo filloi një fushatë të gjerë që përfshinte biznesmenët, ministrat dhe kongresmenët për të shpallur ditën e nënës si ditë pushimi në vend. Ajo ndjente se fëmijët nuk respektojnë atë që bëjnë nënat gjatë gjithë jetës, ashtu që shpresonte se kjo ditë kur të bëhet zyrtare, do të shtojë ndjenjën e djemve dhe vajzave kundrejt nënave dhe baballarëve që të forcohen lidhjet familjare.

Këtë gjest të Ana Xharfis, kisha më 10 Maj 1908, në Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e përshëndeti dhe nderoi shumë, dhe kështu filloi të festohet dita e nënës në Amerikë. Që atëherë, filloi edhe karafili të jetë si dhuratë e veçantë për këtë festë, në fillim i bardhë e pastaj i kuq.

Shpallja e parë zyrtare për këtë festë në SHBA ishte në vitin 1910, në perëndim të Virxhinia-s, krahinë e Oklahomës, ashtu që në vitin 1911, e gjithë SHBA e festoi këtë ditë. Ndërkohë, festa kishte filluar të festohet edhe në Meksikë, Kanada, Kinë, Japoni, Amerikën Latine, Afrikë etj. Atëherë, më 10 Maj 1913 kongresi amerikan u pajtua që këtë festë ta shpallë festë zyrtare, ndërsa si ditë festimi, u zgjedh e diela e parë nga muaji Maj.

Kur e festojnë këtë ditë

Data e festës së nënës dallon nga vendi në vend, madje edhe mënyra. Norvegjia e feston në të dielën e dytë nga Shkurti, Argjentina – në të dielën e dytë nga Tetori, Libani – në ditën e parë nga stina e pranverës, Afrika jugore – në të dielën e parë nga muaji Maj, Franca – në të dielën e fundit nga muaji Maj.

Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Imitim i pastër

Ne si myslimanë, të cilëve Allahu na ka nderuar me këtë Fe dhe na ka dhënë logjikë, nderin ndaj nënës, gruas, bijave, motrave dhe ndaj gjinisë femërore në përgjithësi e kemi detyrë ta bëjmë çdo ditë dhe gjithherë, e jo të imitojmë të tjerët duke shpikur festa e festa, që në brendi janë të zbrazura dhe pa asnjë vlerë.

Duhet të vetëdijesohemi për vlerat që kemi, përndryshe nuk arrijmë më shumë sesa të bëhemi imitues të tjerëve. Për këtë ka paralajmëruar edhe I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem në kontekst qortimi: "Do t'i pasoni ata që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu, madje sikur ata të hynë në vrimën e zhapiut do të hyni edhe ju". E pyetën: "Ke për qëllim çifutët dhe krishterët?" "Po kë tjetër?!" – u përgjigj ai. (Shënojnë Buhariu 3269, Muslimi 2669)

Gjykimi mbi këtë festë

Festimi i kësaj feste është haram, sepse:

1. Festa është adhurim, ndërsa në Islam ka vetëm dy festa, Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Ai që shpikë apo feston festë tjetër, ajo është e refuzuar.

2. ثshtë imitim dhe përngjasim i jobesimtarëve, gjë për të cilën na ka qortuar i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem.

3. Në atë ditë tërthorazi nënçmohen fëmijët, që nuk i kanë nënat pranë tyre.

4. ثshtë demagogji ndaj grave, ndërsa ato meritojnë sjelljen më të mirë prej neve.

Allahu i dhëntë çdo mirësi popullit tonë.

Shkruan: Omer BERISHA

Omer BERISHA,
4.3.2009

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 4:48

1 Prilli, gënjeshtra dhe mëkati i rrenës

Rrena si mëkat, pasojat e saj, ndëshkimi për te dhe ca fjalë mbi 1 Prillin-

Gënjeshtra është prej veseve të këqija, kurse të gjitha sheriatet kanë tërhequr vërejtjen nga ky ves, natyra e pastër e mohon ate, e në këtë pajtohen të gjithë njerëzit me moral dhe mendje të shëndoshë.

"Vërtetësia është një shtyllë e mbetjes së botës…është një rregull i lavdëruar, është shtyllë e pejgamberisë, rezultat i devotshmërisë, po mos të ishte vërtetësia do të asgjësoheshin rregullat e sheriatit, kurse posedimi i gënjeshtrës është çveshje nga njerëzimi, pasiqë njeriu posedon veçorinë e të shprehurit". ("Berika mahmudije", 3/183).

Në sheriatin tonë është urrejtur kjo vepër me Kur'an dhe sunnet, kurse dijetarët kanë koncensuz mbi ndalimin e kësaj vepre, kurse përfundimi i gënjeshtarit aspak s'është e lavdëruar edhe në dunja edhe në ahiret.

Në sheriat asnjëher nuk lejohet gënjeshtra, përveç në disa raste kur nuk vjen në pyetje ngrënia e të drejtave të tjerëve ose derdhja e gjakut të ndokujtë ose shkelja e nderit të tjetrit, etj. Lejohet kur është në pyetje shpëtimi i ndonjë shpirti, ose përmirësimi i marëdhënjeve mes dy njerëzve ose shtimi i dashurisë mes burrit dhe gruasë.

Asnjëherë në sheriat nuk është thënë se lejohet që një njeri të tregojë çka të dëshiron dhe të gënjen si të dëshiron, andaj edhe ajo që mendon dikush se lejohet gënjeshtra me një prill, nuk ka bazë në sheriatin e All-llahut.

Kjo vepër sjell shumë negativitete, ne do ti përmendim vetëm disa prej tyre:

1- Gënjeshtra është e ndaluar. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët". (En-Nahl: 105).

Ibën Kethiri, rahimehull-llah, thotë: "Pastaj All-llahu tregon se Pejgamberi, alejhis-selam, nuk është shpifës e gënjeshtar, sepse shpifë gënjeshtra mbi All-llahun dhe mbi Pejgamberin, alejhis-selam, njerëzit më të këqinj, ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, ata që janë kafira e të pafe, njerëz të njohur mes njerëzve me gënjeshtart e tyre. Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është njeriu më i vërtetë, njeriu më i mirë, më i plotë në dituri, vepra, besim e bindje. Të gjithë e kanë njohur si njeri të vërtetë, saqë në mesin e popullit të vet ka qenë i njohur si "besnik". Andaj Herakli mes pyetjeve që ia parashtron Ebu Sufjanit është edhe kjo: a e akzuonit me gënjeshtër më parë? Tha: jo. Herakli tha: njeriu që nuk i gënjen njerëzit si ka mundësi të gënjenë mbi All-llahun". (Tefsiri i Ibën Kethirit, 2/588).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Shenjat e munafikut janë tre: kur të flet të gënjen, kur të premton ta then premtimin dhe kur ti besosh të tradhëton". (Buhariu dhe Muslimi).

Imam Neveveiu, rahimehull-llah, thotë: "Mendimi i shumicës së dijetarëve është se këto cilësi janë cilësi të nifakut, dyftyrësisë, kurse pronari i tyre u ngjanë munafikëve në këto cilësi dhe posedon moral të tyre…

Kurse fjala e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "…është munafik i kulluar", domethënë: u ngjanë shumë munafikëve, për shkak të këtyre cilësive. Disa dijetarë kanë thënë: kush i ka të rralla këto cilësi, nuk e kaplon ky kërcënim. Ky është mendimi më i zgjedhur në lidhje më këtë hadith. Ebu Isa Tirmidhiu thotë se ky është mendimi i mbarë dijetarëve. Për qëllim është nifaku në vepra". (Sherhu muslim", 2/46-47).

Llojet e gënjeshtrave:

a) Gënjeshtra mbi All-llahun dhe Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ky lloj i gënjeshtrës është gënjeshtra më e madhe, kurse pronari i kësaj gënjeshtre është i kërcënuar me kërcënim të ashpër, bile disa dijetarë e konsiderojnë renegat.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Mos i thoni asaj rrenës së gjuhëve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim". (En-Nahl: 116).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Mos gënjeni mbi mua, sepse kush gënjen mbi mua do të hyjë në xhehenem". (Buhariu).

Dhe thotë:

"Kush gënjen mbi mua le të pregadis një vendulje nga zjari". (Buhariu dhe Muslimi).

Ibën Kajjimi, rahimehull-llah: "Qëllimi i hadithit është ai që gënjen mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, le të bëhet gati për vend në xhehenem ku do të mbetet dhe nga i cili nuk do të largohet". (Tarikul-Hixhretejni", fq. 169).

b) Gënjeshtra në shitblerje.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Tre personave nuk u flet All-llahu në Ditë të Kijametit, nuk i shikon, nuk i pastron dhe do të kenë denim të dhembshëm. E përsëriti këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tre herë. Ebu Dherri tha: paskan humbur dhe qenkan shkatërruar, kush janë ata? Tha: "Ao që i mban rrobat nën nyje të zogut të këmbës, bartësi i fjalëve dhe ai që e shet mallin e vet duke u betuar rrejshëm". (Muslimi).

"Shitësi dhe blerësi janë të lirë të zgjedhin përderisa nuk janë ndarë, nëse janë të vërtetë dhe e sqarojnë mallin, u bekohet kjo shitblerje, kurse nëse fshehin dhe gënjejnë, largohet bereqeti i shitblerjes së tyre". (Muslimi).

Shejhul-Islam ibën Tejmiu thotë: "All-llahu, subhanehu ve teala, ka urdhëruar që të jemi të vërtetë dhe të sqarojmë dhe ka ndaluar gënjeshtrën dhe fshehjen e gjërave të cilat duhet të njihen, siç ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadith (-in e lartëcituar). Kurse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë". (El-Maide: 5)". (Minhaxhus-sunneh", 1/16).

c) Gënjeshtra në ëndër, duke pretenduar se ka parë këtë e këtë, mirëpo në gënjeshtër e jo në të vërtetë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Kush pretendon se ka parë ëndër, të cilën nuk e ka parë, do të detyrohet të lidhe dy kokra elbi, e nuk do të ketë mundësi ta bëjë këtë vepër, kush e dëgjon bisedën e disa njerëzve, duke e ditur se ata e urrejnë këtë vepër, do të hedhet në veshin e tij plumb të shkrirë në ditë të Kijametit dhe ai i cili vizaton fotografi do të denohet dhe do të detyrohet ti fryjë shpirt, e nuk do të ketë mundësi". (Buhariu).

Munaviu, rahimehull-llah, thotë: "Do të deytohet ti lidhë dy kokra të elbit e nuk do të ketë mundësi, sepse nuk ka mundësi të lidhen mes vehte. Ky jeri do të denohet deri sa ta bëjë këtë vepër. Sikurse dëshiron të thojë: do të detyrohet me gjëra që ska mundësi t'i bëjë dhe për këtë do të denohet. Kjo domethënë se do të denohet në vazhdimësi…Ka ardhur ky kërcënim i madh për gënjeshtrën mbi ëndërën, edhe pse dëmi i gënjeshtrës në zgjëndër është më i madh, sepse në këtë rast kjo është gënjeshtër mbi All-llahun, pasiqë ëndëra është një pjesë e pejgamberllëkut, e pasiqë është pjesë e pejgamberëllkut, atëhere kjo është prej All-llahut. Gënjeshtra mbi Krijuesin është më e keqe se sa gënjeshtra mbi krijesat". (Fejdul-Kadir, 6/99).

d) Ndalohet të flitet çdo gjë që dëgjohet.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Mjafton për një njeri ti regjistrohet gënjeshtër nëse flet çdo gjë që dëgjon". (Muslimi).

Neveviu, rahimehull-llah, thotë: "Domethënja e hadithit dhe thënjeve tjera që gjinden në këtë kaptinë japin të kuptojmë qortimin e të flitjes të çdo gjëje që e dëgjon njeriu, sepse zakonisht njeriu dëgjon edhe gjëra të vërteta, por edhe gënjeshtra. Kështu që po foli çdo gjë që dëgjon, sigurisht se do të gënjen, sepse do të lajmëron atë që ska qenë. Kurse ne më herët kemi thënë se mendimi më i saktë mbi domtethënjen gjuhësore të gënjeshtrës është: lajmërim mbi një gjë në të kundërtën e realitetit të saj, nuk kushtëzohet qëllimi. Kushtëzohet qëllimi vetëm për tu konsideruar mëkat. All-llahu e di më së miri". (Sherhu Muslim, 1/75).

e) Gënjeshtra në lojë.

Disa njerëz mendojnë se lejohet gënjeshtra nëse është në lojë, edhe me këtë e arsyetojnë edhe gënjeshtrën e një prillit, ose të ditëve tjera. Kjo është gabim dhe nuk bazohet në fenë e vërtetë. Gënjeshtra është e ndaluar edhe në seriozitet edhe në lojë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Unë bëj shaka, mirëpo edhe atëhere e them të vërtetën". (Taberaniu dhe të tjerët. Hadithi është sahih).

Dhe kur i kanë thënë: O i Dërguar i All-llahut, ti bënë shaka me ne. Ai ka thënë: "Unë vetëm të vërtetën e them". (Tirmidhiu, hadithi është hasen).

Shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kanë treguar:

"Se kanë ecur me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në udhëtim. Një njeri prej tyre ra në gjumë. Njëri shkoi dhe ia mori shigjetat, e kur u ngrit njeriu u trishtua, kurse ata që ishin përreth u qeshën. I pyeti Pejgamberi: pse po qesheni? Thanë: ia morëm shigjetat e ky u tremb. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "Nuk i lejohet muslimanit që ta trishton muslimanin". (Ebu Davudi dhe të tjerët. Hadithi është sahih).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Mos merni gjërat e vëllaut tënd, as në lojë as në seriozitet. Kush ia mer shkopin vëllaut të vet le tia kthen". (Ebu Davudi dhe të tjerët. Hadithi është hasen).

f) Gënjeshtra duke luajtur me fëmijët.


Duhet kujdesur që mos të gënjejmë duke luajtur më fëmijët, sepse edhe kjo regjistrohet. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka tërhequr vërejtjen nga kjo vepër siç tregohet në këtë rast:

Abdull-llah ibën Amiri, radijall-llahu anhu, thotë: "Një ditë më thërriti nëna ime, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte duke ndejtur në shtëpinë tonë. Ajo më tha: eja do të jap diçka. Atëhere Pejgamberi, alejhis-selam, tha: "Çka dëshirove t'i japish?" Tha: dëshirova ti jap hurme. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "Po mos i jepje asgjë, do të të regjistrohej gënjeshtër".

Kurse në transmetimin e Ebu Hurejres qëndron: "Kush e thërret fëmiun e vet, eja të të jap diçka e nuk i jep, kjo konsiderohet gënjeshtër". (Ebu Davudi dhe të tjerët, hadithi është hasen).

g) Gënjeshtra për ti shtyrë të tjerët që të qeshin.


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Vaj për ate që flet gënjeshtra që ti shtyjë të tjerët që të qeshin. Vaj për te, vaj për te". (Tirmidhiu, hadithi është hasen).

Dënimi për gënjeshtrën

Gënjeshtarin e presin dënime të dunjasë dhe të ahiretit, të cilat e shkatërrojnë dhe e nënçmojnë, prej tyre janë edhe këto:

1 - Nifaku në zemër.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë". (Et-Teube: 77).

Abdull-llah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë:

"Munafikun njihne me tre gjëra: kur të flet gënjen, kur të premton e then premtimin dhe kur t'i besosh tradhëton." Pastaj lexoi ajetin:

"E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsen nga respekti ndaj All-llahut. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë". (Et-Teube: 75-77)". (Musennef ibën shejbe, 6/125).

2 - Të shpien në mëkat dhe në zjar të xhehenemit.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Gënjeshtra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehennem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet gënjeshtar". (Muttefekun alejhi)

Sen'ani thotë: "Ky hadith tregon se ai që vazhdimisht mundohet të jetë i vërtetë në fjalët e tija, vërtetësia bëhet natyrë e tij, kurse ai që gënjen me vetëdije dhe vazhdon në këtë sjellje, gënjeshtra i bëhet natyrë e tijë. Sepse me stërvitje dhe fitim vazhdojnë cilësitë e mira dhe të këqija. Ky hadith tregon vlerën e vërtetësisë dhe se përfundon me poseduesin e tijë në xhennet dhe tregon keqësinë e madhe të gënjshtrës dhe se përfunond me poseduesin e sajë në xhehenem. E mos të flasim për atë që i sjellin njeriut në dunja. Vërtetësia shkakton që atij ti pranohet fjala prej masës, të pranohet dëshmia e tij, të jetë i dashur te njerëzit, të pëlqehet biseda e tij, etj, përdallim me gënjeshtarin". (Subulus-Selam, 2/687).

3 - Nuk i pranohet dëshmia.

Ibën Kajjimi, rahimehull-llah, thotë: "Urtësia nga mospranimi i dëshmisë së gënjeshtarit". Shkaku më i fuqishëm për mos të pranuar dëshminë, fetvanë dhe transmetimin është gënjeshtra, sepse e prish mjetin e dëshmisë, fetvasë dhe transmetimit. Kjo i ngjan dëshmisë së të verbërit për parje të hënës, ose të shurdhit për vend, sepse gjuha gënjeshtare i ngjanë gjymtyrës që s'funksionon, bile është edhe ma i keq. Gjëja më e keqe që e posedon njeriu është gjuha që gënjen". (A'lamul-Muvekiin. 1/95).

4 - I nxihet fytyra në dunja dhe ahiret.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t'i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i Kryelartëve?". (Ez-Zumer: 60).

Ibën Kajjimi, rahimehull-llah, thotë: "Për këtë All-llahu, subhanehu ve teala, në ahiret shenjë të gënjeshtarit mbi Te dhe mbi Pejgamberin [alejhis-selam] e bënë fytyrën e zezë. Gënjshtra ndikon në nxirjen e fytyrës, e mbulon me cipë të nënçmimit, të cilën e sheh secili njeri i vërtetë. Këtë pamje të fytyrës së gënjeshtarit e sheh secili njeri që ka sy. Kurse njeriut të vërtetë All-llahu i dhuron autoritet dhe madhështi, kush e sheh, e nderon dhe e do. Kurse gënjeshtarit i jep nënçmim dhe mposhtje, kush e sheh e urren dhe e nënçmon. All-llahu dhashtë sukses". (A'lamul-Muvekiin, 1/95).

5 - Shkyerja e faqes deri në kokë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tregon:

Nga Semurete b. Xhundubi r.a. transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: "A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?" Atij do t'ia rrëfente ëndrrat e veta ai të cilat All-llahu i ka dhënë ta bëjë. Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: "Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë ç'bëri herën e parë". (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: "Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç'është kjo? Ata të dy më thanë: 'Vazhdo, ec!' Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me sharrën e hekurt. Ky njeriu e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, për njërën faqe (të fytyrës) dhe me sharrë ia preu një nofull deri pas qafës, një vrimë të hundës me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, po ky kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua sikur edhe ka qenë. Njeriu me sharrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç'bëri më parë"….

U thashë atyre? 'Vërtet unë këtë natë kam parë çudira, ç'është ajo që kam parë?'
Më thanë: 'Lidhur me këtë, ne të sqarojmë:

E para: Sa i përket njeriut të parë, tek i cili erdhëm, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur'anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara.

E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëtohen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpi të tij, e pastaj vazhdon të gënjejë saqë ajo arrin anembanë". (Buhariu).

Thëniet e selefit mbi gënjeshtrën

Abdull-llah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë:

"Njeriu flet fjalë të vërteta dhe kujdeset të flet drejtë deri sa gënjeshtrës si mbetet as sa një gjilpërë vend në zemër dhe gënjen e kujdeset që të gënjen deri sa në zemrën e tij s'mbetet as sa një gjilpërë vend për vërtetësinë".

Dhe thotë:

"Nuk është e mirë gënjeshtra as në lojë e as në seriozitet, pastaj lexoi ajetin: "Keni frikë All-llahun dhe jeni me të vërtetët".

Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, thotë:

"Ruanu nga gënjeshtra sepse ajo e largon imanin".

Sa'd ibën Ebi Vekasi, radijall-llahu anhu, thotë:

"Besimtari mundet ti posedojë të gjitha cilësit përveç tradhtisë dhe gënjeshtrës".

Omeri, radijall-llahu anhu, thotë:

"Nuk arrinë realitetin e imanit derisa nuk e le gënjeshtrën edhe në lojë". (Musennef ibën Ebi Shejbe, 5/235-236).

Gënjeshtra e lejuar

Gënjeshtra lejohet në tre raste: në luftë, për të pajtuar dy të kacafytur dhe bashkëshortët ndaj njëri tjetrit për të vazhduar bashkjetesën deh dashurinë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Nuk është gënjeshtar ai i cili i pajton dy njerëz, aludon në të mirë ose thotë fjalë të mira". (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe thotë:

"Gënjeshtra vetëm në tre raste lejohet: kur ti flet burri gruas së vet për ta kënaqur, në luftë dhe për të pajtuar mes njerëzve". (Tirmidhiu, hadithi është hasen).

Gënjeshtra e Prillit

Sa i përket gënjeshtrës së prillit nuk dihet në të vërtetë origjina e kësaj gënjeshtre, andaj edhe ekzistojnë mendime të ndryshme mbi këtë gjë: Disa thonë se buron nga festat e pranverës, ku nata dhe dita janë të barabarta, me 21 mars.

Disa tjerë thonë se ky bidat ka filluar në Francë, në vitin 1564 pasiqë është caktuar kalendari i ri, kurse ai që e refuzonte këtë kalendar të ri, me një Prill talleshin njerëzit me te dhe e nençmonin.

Të tjerët thonë se buron në shekujt e hershëm dhe nga festat idhujtare, me fillimin e pranverës. Andaj e konsiderojnë se mbeturinë e ritualeve idhujtare…etj.

Disa kësaj dite i thonë peshku i Prillit, pasiqë dielli kalon nga shenja e peshkut në shenjën që vijon.

Disa e ndërlidhin me vuajtjet e Isaut, alejhis-selam, të cilët mendojnë se Isa, alejhis-selam, është kryqëzyar me një Prill.

Disa kafira këtë ditë e quajnë dita e të gjithë budallenjëve dhe mendjelehtëve, siç e quajnë anglezët, andaj ai që u beson gëneshtrave që i përhapin qeshen dhe tallen me to.

Herën e parë është përdorur kjo gënjeshtër në gjuhën angleze në një revistë ku me 2 prill të vitit 1698 shkruante se me disa njerëz kanë pranuar ftesë që me një Prill të marin pjesë në akcionin e larjes së të zijnve te kulla e Londrës.

Në prill ka ndodhur edhe kjo. Gazeta "Iven star" ka publikuar në Mars të vitit 1746 se me një Prill do të ketë ekspozitur të gomarëve në odën e bujqësisë në qytetin Aslenxhton. Atë ditë u mbledhën shumë njerëz që të marin pjesë në këtë ekspoziturë. Pritën gjatë kohë, mirëpo sdoli asgjë. Pyetën se kur do të fillojë kjo ekspoziturë, e nuk morën përgjigje. Kuptuan se ata vet janë ata gomarë!!

Disa kanë shkruar në lidhje me origjinën e kësaj gënjeshtre duke thënë: Shumë prej nesh e feston -jeton- atë ç'farë quhet si "1 Prilli", ose siç njihet ndryshe si "Dita e rrenave", por që përkthimi i saktë i saj është "Dita e mashtrimit", mirëpo sa prej nesh e di të fshehtën e hidhur që shihet pas "kësaj dite-feste" ?!

Në kohën kur muslimanët qeversinin Spanjën-para rreth një mijë vjetësh, ata qenë një forcë e pathyeshme. Përpjekjet e kristianëve Europianë për zhdukjen e Islamit nëpër botë nuk rreshtën asnjëherë, duke ia arritur deri diku qëllimit të tyre…

Në këtë mënyrë kristianët katolikë europianë, arritën që të mashtrojnë Spanjën islame, duke i dhënë fund qeverisjes Myslimane në Spanjë, e cila zgjati për më shumë se 800 vjet ..

Kalaja e fundit e myslimanëve, Granada, ra në datën "1 PRILL".

Prej atij viti e deri më sot, për çdo vjet festojnë atë çfare quhet "mashtimi i Prillit" -(APRIL FOOL)- "1 PRILLI".

Me festimin e tyre të kësaj dite, ata duan ti bejnë për budallenj myslimanët, duke mos u mjaftuar me "mashtrimin që bënë në Andaluzi-Spanjë", por të mashtrojne gjithë botën Islame, me festimin e kësaj dite. Ne myslimanët u mashtruam nga qafirët, te cilët "kanë të drejtë" ta festojnë si fitore të tyre ndaj nesh.

Vëllezër e motra myslimane!

Kur ne e festojmë këtë ditë, kemi të bëjmë me padituri të realitetit, e sikur të dinim shkakun e vërtetë të kësaj feste, asnjëherë s'kishim për ta festuar, "humbjen tonë". Dhe tani pasi mësuam të vërtetën, le të vendosim që të mos e festojmë këtë ditë. Le të mësojmë nga historia, e të mos lejojmë asnjë dobësim të Imanit tonë.

Nuk është me rëndësi për ne origjina e kësaj gënjeshtre aq sa na intereson vendimi i sheriatit për gënjeshtrën. Ajo që pa dyshim e dimë është se ska ekzistuar në shekujt e parë të Islamit, nuk e kanë shpikur muslimanët, por është nga armiqët e tyre.

Ndodhitë që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e prillit janë të shumta. Disa në këtë varijantë i kanë lajmëruar se u ka vdekur babai, ose nëna dhe ata nuk kanë mundë të durojnë e kanë vdekur. Se se është dëbuar nga puna, ose i është djegur shtëpia, ose ka pasur ndeshje familja e tij, e i ka ndodhur që është sëmurë nga zemra, ose e ka goditur paraliza etj.

Ose tjetri flet se e ka parë gruan e tij me tjetërkënd, kurse kjo bëhet shkak që ky ta vretë atë njeri etj.

Tregimet nuk kanë skaj, kurse të gjitha burojnë nga gënjeshtra, të cilën e ka ndaluar Islami dhe logjika e shëndoshë.

Ne sqaruam se si sheriati ka ndaluar gënjeshtrën edhe në lojë dhe ka ndaluar që të trishtohet besimtari, qoftë me seriozitet ose në lojë, qoftë me fjalë ose me vepra.

Kështu del në shesh se në sheriatin e All-llahut ka urtësi dhe përkujdes për gjendjen e njerëzve. All-llahu na dhuroftë të mira.

Marrë nga: islam-qa.com

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 4:58

A e dinë ata vetë ç`po ndodh me ta?

Gjatë kohës, ndërkaq, kam kuptuar ku qëndron vështirësia e tyre. Kam filluar të vrojtoj që në sytë e njerëzve të edukuar në territorin e mendimit të krishterë - me theksin në "mbinatyroren", që gjoja është karakteristike për çdo përvojë religjioze të mirëfilltë - qasja kryesisht racionale duket se largon nga vlera shpirtërore religjioze. Ky qëndrim nuk ka qenë assesi i kufizuar në të krishterët besimtarë. Për shkak të lidhshmërisë së gjatë, pothuaj ekskluzive të Evropës me krishterizmin, madje edhe evropianët agnostikë ndërdijshëm kanë mësuar të shikojnë në çdo përvojë religjioze nëpër thjerzën e botëkuptimeve të krishtera dhe e kanë konsideruar të "vlefshme" vetëm nëse është përcjellë me mallëngjimin e respektit të thellë misterioz para gjërave të fshehura dhe jashtë të kuptuarit intelektual. Islami nuk e plotësonte këtë kërkesë; ai ka cekur bashkëpunimin e formave fizike dhe shpirtërore të jetës në shkallën natyrore të përkryer. Në realitet, shikimi i tij mbi botën ka qenë aq tjetërfare nga ai i krishterë, në të cilin shumica e koncepteve etike perëndimore kanë qenë të bazuara, që pranimi i vlefshmërisë së njërit pashmangshëm ka shpjerë deri te kontestimi i vlefshmërisë së tjetrit.

Sa më përket mua, tash e kam ditur se anoj kah Islami, por ngurrimi skajor e shtynte hapin përfundimtar, të parevokueshëm. Mendimi për pranimin e Islamit më dukej si aventura nëpër urë mbi humnerën ndërmjet dy botërave tjetërfare; urës aq të gjatë sa që duhet të arrihet pika nga e cila s`ka kthim para se skaji tjetër të bëhet i pashëm. Kam qenë krejtësisht i vetëdijshëm se, nëse bëhem musliman, më duhet medoemos që të kthehem nga bota në të cilën jam rritur. Kurrfarë shtegdalje tjetër nuk ishte e mundur. Vërtet nuk mund të ndiqet thirrja e Muhammedit e njëkohësisht të mbahen lidhjet e mia të brendshme me shoqërinë në të cilën sundojnë konceptet diametralisht të kundërta. Por - a është njëmend Islami shpallje e Zotit apo vetëm urtësi e njeriut të madh, por megjithatë - njeri...?

Një ditë - ka qenë shtator 1926 - Elza dhe unë u gjetëm në hekurudhën nëntokësore berlinase. Ishte kupe i klasës së lartë. Shikimi im ra rastësisht në njeriun mirë të veshur përkundër mua, qartë njeri afarist i pasur, me çantë të shkëlqyeshme prej lëkure mbi gjunjë dhe me unazë të madhe diamanti në dorë. Sarollatshëm mendova se figura e pashme e këtij njeriu mirë po pajtohet në fotografinë e prosperitetit që takohej kudo në Evropën Qendrore ato ditë; prosperitetit që për më tepër bie në sy që ka ardhur pas viteve të inflacionit, kur tërë jeta ekonomike ka qenë, sipas rregullit, rrëmujë dhe mjerim i plotë. Shumica e njerëzve tash kanë qenë mirë të veshur e të ushqyer, kurse njeriu përballë meje nuk ka qenë për këtë kurrfarë përjashtimi. Por kur kam shikuar në fytyrën e tij, nuk më dukej se shikoja personin e lumtur. Dukej i brengosur, por jo vetëm i brengosur por fort i palumtur, me sytë që zgurdullojnë në zbrazëtirë dhe skajet e buzëve të lëshuara sikur në dhëmbje - por jo dhëmbje trupore. Duke mos dashur të jem i panjerëzishëm, i ktheva sytë dhe pashë pranë tij një zonjë elegante. Edhe ajo kishte çuditërisht çehre jo të lumtur të fytyrës sikur po kalon apo po përjeton diç që po i shkakton dhëmbje; megjithatë, buzët e saj qenë të shtrënguara në diç që gjason në qeshje e cila, jam i sigurtë, është dashur të jetë artificiale. Atëherë fillova të shikoj përreth në të gjitha fytyrat tjera në kupe - fytyra pa përjashtim të njerëzve mirë të veshur dhe mirë të ushqyer dhe pothuaj në secilin prej tyre kam mundur të vërej çehre të vuajtjes së fshehtë, ashtu të fshehur që pronari i fytyrës sikur nuk ka qenë as i vetëdijshëm për këtë.

Kjo njëmend ishte e çuditshme. Kurrë më parë nuk kam shikuar aq shumë fytyra jo të lumtura rreth vetes; ose ndoshta kurrë më parë nuk kam kërkuar atë që tash aq zëshëm prej tyre ka folur? Përshtypja ka qenë aq e fuqishme që këtë ia ceka Elzës; edhe ajo filloi të shikojë rreth vetes me syrin e kujdesshëm të piktorit kompetent për studimin e tipareve njerëzore të fytyrave. Atëherë mu kthye mua, e mahnitur, dhe tha: "Ke të drejtë. Ata të gjithë duken sikur po lëngojnë mundime të tmerrshme... Pyetem a e dijnë ata vetë ç`po ndodh me ata?"

E kam ditur se nuk e dijnë - sepse përndryshe nuk do të mund ta shpenzojnë jetën e vet siç po e bëjnë këtë, pa kurrfarë besimi në të vërtetat të cilat obligojnë, pa kurrfarë caku pos dëshirës që ta ngrisin "standardin jetësor" të vetin, pa kurrfarë shprese pos të sigurojnë më shumë përparësi materiale, më shumë gjëra dhe mbase më shumë fuqi...

Kur u kthyem në shtëpi, rastësisht shikova në tavolinën time në të cilën ishte Kur`ani i hapur të cilin më herët kam qenë duke e lexuar. Mekanikisht e mora librin që ta vë në vendin e vet, por pikërisht kur dëshirova ta mbylli, shikimi më ra në faqen e hapur dhe lexova:

"Jeni të verbuar me makutëri për shumë e më shumë

derisa nuk shkoni në varr:

Por, ju do të mësoni!

Por, ju do të mësoni!

Po, sikur këtë vetëm ta dinit sigurisht,

ju pa dyshim do të shihnit skëterrën

në të cilën jeni.

Në kohën e vet, pa dyshim, ju

do të shihni sigurisht me sytë e juaj: atë

Ditë do të pyeteni ç`keni bërë me begatinë e jetës".

Për një çast kam mbetur pa frymë. Mendoj se libri mu dridh në duar. Atëherë ia zgjata Elzës: "Lexoje këtë. A nuk është kjo përgjegje në atë që e kemi parë në hekurudhën nëntokësore?"

Kjo ishte përgjegja; aq vendimtare sa të gjitha dyshimet befasisht u zhdukën. Tash e kam ditur, jashtë çdo dyshimi, se Zoti e ka inspiruar këtë libër që e mbaj në dorë; sepse edhe pse i është afruar njeriut para trembëdhjetë shekujsh, ajo qartë ka paraparë diç që mund të bëhet e vërtetë vetëm në këtë shekullin tonë të komplikuar, të mekanizuar që dobësitë e kanë ngujuar.

Në të gjitha kohët njerëzit e kanë njohur makutërinë; por kurrë para kësaj makutëria nuk e pat kaluar lakminë e thjeshtë që të arrihet diç dhe të bëhet opsesion që e mjegullon shikimin për çdo gjë tjetër, lakmia joshëse që të fitohet, të punohet, sendërtohet gjithnjë shumë e më shumë - më shumë sot se dje dhe më shumë nesër se sot, xhindi që kalëron në qafë të njerëzve dhe i kamxhikon zemrat e tyre përpara drejt caqeve që në mënyrë nxitëse shkëlqejnë në largësi por treten në hiçgjë të vlefshme për përbuzje sapo t`i arrijnë, gjithnjë duke ofruar premtim të caqeve të reja përpara - caqeve edhe më të shkëlqyeshme, provokuese gjithnjë derisa janë në horizont, por të përcaktuara të zhduken në hiçgjenë e re sapo të vijnë për t`i kapur; kurse ajo uri, ajo uri e pangishme për caqe gjithnjë të reja që e kanë shpirtin njerëzor: "Po, sikur këtë vetëm ta dinit, do të shihnit skëterrën në të cilën jeni..."

Kjo, kam parë, nuk ka qenë vetëm urtësia njerëzore e njeriut nga e kaluara e largët në Arabinë e largët. Sado që ai ka mund të jetë i urtë, njeriu i tillë nuk ka mund t`i parasheh vetë kokëçarjet aq karakteristike për shekullin e njëzet. Nga Kur`ani ka folur zë më i madh se zëri i Muhammedit...

"Rruga për në Mekë"

Perktheu: Nexhat Ibrahimi, Hamdi Ilazi

Pjesa nga libri “The Road to Mecca “ ( “Rruga për në Mekë”, të cilën shpresojmë që së shpejti do ka kemi të botuar në gjuhën shqipe). Ky libër është, sipas vlersimeve të kritikëve të shumtë, vepër e fuqisë së madhe inspiruese e bukurie; në këtë libër autori e ka përshkruar rrugën personale gjer te Islami.



Muhammed Asad,
11.7.2001

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 5:02

A e ke lexuar këtë hadith?

Transmeton Buhariu në Sahihun e tij (nr: 6640) nga Semureh bin Xhundub, radijallahu anhu, i cili ka thënë: “Prej gjërave të shpeshta që i bëntë Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ishte edhe ajo që u thonte shokëve të tij: A ka parë dikush ndonjë ëndërr? Dhe ashtu shumë njerëz ia rrëfenin tregimet e tyre.

Një ditë ai vet na tregoi: Natën e kaluar më erdhën dy vetë, më ngritën e pastaj më thanë: Nisu!

Unë u nisa me ata derisa arritëm te një njeri i shtrirë, dhe një tjetër i cili i rrinte afër me një gure të madh. U habita kur ky njeriu lëshoi gurin mbi kokën e tjetrit dhe ia çau kokën.

Guri rrotullisej deri në një vend dhe ky shkonte prap për ta marrur gurin, e gjatë kësaj kohe, koka e tjetrit u kthente në formën e parë.

Pastaj prap kthehej te ai dhe ia bënte ashtu siç i bëri herën e parë.

Iu thash atyre dyve: Subhanalla! Ç’është kjo? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam rrugën derisa arritëm te një njeri i mbështetur, ndërsa një njeri tjetër qëndronte pranë tij me kanxhë të hekurt, i cili e kapte njërën anë të fytyrës së tjetrit dhe ia shkoqte qoshen e gojës deri në qafë, fejzën deri në qafë dhe syrin deri në qafë.

Pastaj i dilte nga ana tjetër dhe vepronte ashtu si veproi me anën e parë. Posa e kryente anën e dytë, ana e parë u kthente në formë të rregulluar.

Ky, prap kthehej dhe vepronte ashtu si veproi herën e parë.

Iu thash: Subhanalla! Ç’është kjo? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm te diçka që i përngjante furrës – tha (transmetuesi): më duket se thonte – dhe aty dëgjoheshin zëra dhe ushtimë. Tha: Shikuam aty. Aty kishte burra e gra të zhveshur. Atyre u vinte një flakë e madhe prej poshtë. Kur i arrinte flaka, britnin shumë.

Iu thash: Kush janë këta? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm te një lumë – tha (transmetuesi): më duket se thonte – i kuq sikurse gjaku. U habita kur në atë lumë pash një notues, ndërsa në breg të lumit kishte një njeri i cili kishte mbledhur shumë gurë.

Notuesi, notonte sa notonte, ndërsa ky që kishte mbledhur gurët ia hapte gojën dhe ia mbushte me gurë. Vazhdonte notimin dhe sërish u kthente te njeriu me gurë, çdo herë që u kthente, ai ia hapte gojën dhe ia mbushte me gurë.

Thash: Kush janë këta dy? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm te një njeri shumë i shëmtuar, apo njerinë më të shëmtuar që mundet ta paramendosh. Ky person e ndezte një zjarr dhe ecte rreth tij. Thash: Kush është ky? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të pasur dhe të frytshëm. Aty kishte nga të gjitha llojet e luleve.

Në atë kopsht ishte një njeri i gjatë, nuk ia shihja kokën nga gjatësia që kishte. Përreth këtij njeriu kishte numër të madh të fëmijëve, aso tubimi skam parë kurrë.

Thash: Ç’është kjo? Kush janë këta? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të madh. Kopsht më të madh dhe më të bukur nuk kam parë.

Më thanë: Hy aty! Hyrëm aty dhe pamë një qytet të ndërtuar me tulla të arta dhe të argjendta. Iu afruam derës së qytetit dhe kërkuam leje për të hyrë. Leja na u dha dhe hyrëm brenda.

Aty na takuan disa njerëz, gjysma e trupit të tyre ishte sikurse gjëja më e bukur që ke parë, ndërsa gjysma tjetër sikurse gjëja më e shëmtuar që ke parë.

Këta dy (që ishin me mua) iu thanë atyre: Shkoni dhe hyni te lumi. Aty ishte një lumë i gjërë, rrjedhte dhe uji i tij ishte plotësisht i bardhë.

Shkuan, hynë në të dhe u kthyen sërish te ne, mirëpo iu kishte larguar e shëmtuara plotësisht.

Më thanë (ata dy): Ky është xheneti Adën dhe ajo aty është shtëpia yte.

Shikova përpjetë, aty pash një pallatë që ngjante sikurse retë e bardha. Më thanë: Kjo është shtëpija yte. Iu thash: All-llahu ju begatoftë, më lejoni të hy aty. Thanë: Do të hysh, por jo tani!

Iu thash: Që mbrëmë kam parë çudira, ç’është ajo që kam parë?

Më thanë: Tani do të tregojmë.

Njeriun e parë që e pe, të cilit iu çante koka, ai është njeriu i cili e merr Kur’anin, e refuzon dhe flenë në kohë të namazeve të obliguara.

Njeriun e dytë që e pe, të cilit i shkoqej qoshja e gojës deri në qafë, fejza deri në qafë dhe syri deri ne qafë, ai është njeriu i cili del prej shtëpisë së tij dhe gënjen gënjeshtra të cilat arrijnë anët e botës.

Ata burra dhe ato gra që ishin në atë gjë që i përngjante furrës, janë zinaxhitë dhe zinaqaret.

Njeriun që e pe duke notuar në atë lume dhe që iu mbushte goja me gurë, ai është që ka ngrënë kamatën.

Ndërsa njeriun e shëmtuar që e pe, i cili e ndezte atë zjarr dhe ecte rreth tij, ai është Maliku, rojtari i xhehenemit

Njeriu i gjatë që ishte në kopsht ishte Ibrahimi, alejhi selam.

Fëmijtë përreth tij, janë të gjithë ata fëmijë që vdesin në fitreh, disa besimtarë thanë: O i dërguar! A fëmijtë e mushrikëve?! Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: Edhe fëmijtë e mushrikëve.

Ndërsa njerëzit, gjysma e trupit të të cilëve ishte e bukur dhe gjysma tjetër e shëmtuar, ata janë njerëzit që kanë bërë edhe vepra të mira edhe të këqija, e All-llahu ua falë”.


Përktheu:

Omer Berisha

Medine

14/12/2004 - 2/11/1425

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 5:08

A është arabishtja gjuha e banorëve të Xhenetit?

Muhamed Salih El Munexhid


Pyetja: Duam ta dimë se cila është gjuha e banorëve të Xhenetit dhe a është kjo gjuhë arabishtja?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut ..

Nuk është transmetuar në Kuranin Fisnik apo Synetin autentik – me sa dimë ne – sqarimi për gjuhën të cilën e flasin banorët e Xhenetit përveç një hadithi nga Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) por, që është i dobët dhe disa fjalë (Athar) të dijetarëve.

Taberaniu në librin e tij ‘El Evsat’ si dhe Hakimi dhe Bejhekiu në Librin e tij ‘Shuabul Iman’ dhe të tjerë, kanë transmetuar nga Ibn Abasi i cili ka transmetuar nga Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Duani arabët për tri gjëra: Për atë se unë jam arab, Kurani është arab dhe gjuha e banorëve të xhenetit është gjuha arabe.” Këtë hadith e ka gjykuar Ibn El Xhevzi si të shpifur dhe ka thënë për të Imam Dhehebiu: “Mendoj se ky hadith është i shpifur” si dhe Shejh Albani në librin e tij “Es Silsiletud Daife” me nr: 160, ka thënë: ”I shpifur”

Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kësisoj edhe transmetimi nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili ka transmetuar nga i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) se ka thënë: “Duani arabët për tri gjëra: Për atë se unë jam arab, Kurani është arab dhe gjuha e banorëve të xhenetit është gjuha arabe.” El Hafidh Es Silefij ka thënë: “Ky është hadith i mirë” por, nuk e di a ka pasur për qëllim që zinxhiri i transmetimit të tij është i mirë sikurse që është metodologjia e dijetarëve të hadithit apo, se teksti i tij është i mirë siç është terminologjia e përgjithshme, ndërsa Ebul Ferexh Ibnul Xhevzij e ka përmendur këtë hadith në librin e tij “El Mevduat”, ku ka përmbledhur hadithet e shpifura, dhe ka thënë: “Thalebi ka thënë: “Nuk ka bazë”, ndërsa Ibn Hibbani ka thënë: “Jahja b. Jezid ngatërron zinxhirin apo tekstin kur transmeton nga transmetuesit e besueshëm, për këtë nuk argumentohet me hadithin e transmetuar nga ai.” Allahu e dinë më së miri.”

Taberaniu ka transmetuar nga Ebu Hurejre në librine tij “El Evsat”, i cili transmeton se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Unë jam arab, Kurani është arab dhe gjuha e banorëve të xhenetit është gjuha arabe.” Shejh Albani në librin e tij “Es Silsiletud Daife” me nr: 161, ka thënë: “I shpifur.”

Rezyme: Nuk është transmetuar ndonjë argument autentik i cili e sqaron se cila është gjuha të cilën e flasin banorët e Xhenetit. Për këtë duhet që kjo çështje të heshtet dhe të mos diskutohet dhe t’ia mbështesim dijen për këtë Allahut të lartësuar, si dhe të merremi me veprat që na bëjnë dobi në botën tjetër.

Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: Çfarë gjuhe flasin njerëzit ditën e ringjalljes? Allahu i lartësuar, a ju adresohet atyre në gjuhën arabe? Dhe a është i vërtetë transmetimi se gjuha e banorëve të xhehnemit është persishtja, ndërsa e banorëve të xhenetit është arabishtja?

Ai u përgjigj: “E falënderoj Allahun, Zotin e Botëve. Nuk dihet se me çfarë gjuhe flasin njerëzit atëbotë si dhe me çfarë gjuhë e dëgjojnë fjalimin e Zotit të lartësuar, ngase Allahu i lartësuar nuk na ka lajmëruar për këtë e as i Dërguari i Tij (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të).

Gjithashtu, nuk është vërtetuar se gjuha persishte është gjuha e banorëve të xhehenemit e as që arabishtja është gjuha e banorëve të xhenetit dhe për këtë çështje, me sa dimë ne, nuk ka mospajtim mes sahabëve, përkundrazi të gjithë përmbaheshin nga diskutimi, ngase diskutimi rreth kësaj çështje është diskutim steril, i padobishëm ... në të vërtetë mospajtimi është shfaqur më vonë. Disa kanë thënë: Flasin mes vete në gjuhën arabe, ndërsa disa të tjerë thonë: Banorët e xhehenemit përgjigjen në gjuhën persishte, e që është gjuha e tyre në zjarr. Disa të tjerë thonë: Ata flasin në Sirjanije, ngase ajo është gjuha e Ademit dhe prej saj janë degëzuar gjuhët tjera. Disa thanë: Përveç banorëve të xhenetit të cilët flasin në gjuhën arabe.

Për të gjitha këto mendime, ata që i shprehën, nuk posedojnë argumente nga logjika apo shpallja por, në të vërtetë janë pretendime të zhveshura nga faktet. Allahu i lartësuar është më i Ditur dhe më i Urtë.”
Allahu e dinë më së miri.

Përktheu: Driton Lekaj
2011 - 1432

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 13:22

A është feja nevojë për njerëzimin bashkëkohorë?

Nga: Besim Curra

Natyra njerëzore barazpeshohet sipas normave të realitetit. Edhe pse ajo bashkëjeton me të gjitha mundësitë civilizuese të jetës materiale, me të gjitha prurjet e saj shfrenuese, përsëri njeriu ndihet i hutuar dhe i tronditur. Ai është i goditur nga shqetësimi, pasiguria, konfuzioni. Sot njeriu nuk po gjen dot vetëveten, për shkak se nuk po gjen dot qëllimin e ekzistencës së vet.

Në kohën e sotme fatkeqësia nga e cila vuan njerëzimi është diferenca midis diturisë dhe praktikës në zhvillimet jetësore. Lëshimi i papërmbajtur drejt idesë për të zëvëndësuar vitet e varfërisë me përpjekje dhe rrugë që prishin emrin dhe personalitetin e njeriut nuk është gjë tjetër veçse humbje e ndërgjegjjes në favor të interesave të ngushta e maksime për të fituar në pak kohë atë që bota, ku ne duam të shkojmë, e ka arritur me vite. Duke ecur në këto rrugë pa ndërgjegje e pa mëshirë njerëzore, u pasqyrua imazhi që sot ndodhemi nën ndikimin e drejtpërdrejtë të asaj që lëviz në mes politikës dhe biznesit, papunësisë dhe krimit. Dhe ajo që e quajmë progres material nuk u harmonizua në zhvillimet tona njerëzore. Bota materiale nuk kuptoi dhe nuk deshti të kuptojë se qënia njerëzore nuk përbëhet vetëm prej trupit, se ajo ka nevojë për jetën, por para se të gjithash ajo mendon, ndjen, dhe vuan në anën shpirtërore.

Qytetërimi njëanshëm, qoftë edhe në stadet e larta, kurrë nuk do të jetë motivi kryesor në zhvillimet njerëzore. Sado që të jemi të pasur, paqen shpirtërore kurrë nuk do të mundemi ta blejmë me të holla. Ajo nuk është mall që shitet e blihet. Vetëm kur intelekti i njeriut të arrijë të hulumtojë njeriun si qënie, si krijesë, si trup dhe si shpirt, nevojat dhe interesat e tyre dhe kur këto interesa t’i barazpeshojnë në një ekuilibër, atëhere kualiteti dhe personaliteti i tij do të bëhet dominues. Atëherë njeriu do të gëzojë lirinë e tij brenda doktrinës së tij. Pikërisht në kohën e sotme, në botën e shfaqur, kjo dukuri, ky intelekt është mënjanuar për të mos i lënë kohë njeriut me shpirtin e tij.

Dihet se njeriu ekziston natyrshëm si qënie fizike, por ai ekziston po aq natyrshëm edhe hyjnisht, si qënie shpirtërore. Të dy këta elemente ushqehen në realitetin jetësor. Por njeriu është i krijuar. Ai nuk mund të krijojë vetveten, gjithçka në botë i shërben njeriut, ndërsa njeriu vet duhet t’i shërbejë vetëm Krijuesit të tij. Kjo është skema e krijimit, prandaj qënia njerëzore është e nevojshme ndaj asaj Qënie Supreme në të cilën është i lidhur ngushtë gjithë jeta e tij, nga i cili merr udhëzimet për mendimin, synimin e veprimin nëpërmjet normave jetësore dhe ritualeve adhuruese. Kjo është esenca e thellë njerëzore, e brendshmja dhe përbërja e tij. Është përfaqësimi i tij edhe kur ai nuk do të ekzistojë si qënie fizike.

Ky udhëzim është feja. “Ky udhëzim është një sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit”. (Ali Imran:138)

Feja është një përmbledhje e parimeve hyjnore që i prin njerëzimit drejt së mirës, sigurimit, dhe përparimit shpirtëror e material, ku njeriu gjen paqen, lirinë dhe kënaqësinë.

Islami nuk është as nuk paraqet thjesht një detyrë rituale. Në përbërjen e tij qëndrojnë një grup lidhjesh dhe normash që menagjojnë gjithë jetën njerëzore në aktivitet fizike, mendore, trupore, shpirtërore, individuale e shoqërore, për të inspiruar koncepte të drejta dhe humane për botën dhe jetën si dhe të relacionit midis njeriut dhe Krijuesit të tij. Është nevojë për të mbrojtur qëllimet të cilat janë më të larta se realiteti i tij njerëzor.

Edhe pse feja Islame është udhëzim hyjnor në favor të njeriut për jetën dhe mënyrën e të jetuarit, ajo supozon që t’i sigurojë atij vetëm mirëqënie, famë, apo pozitë. E nuk merr përsipër dhe as nuk premton se do ju japë anëtarëve të saj nga një pulë për çdo tenxhere dhe as që çdo njeri ta bëj mbret. Ajo merr përsipër të drejtojë aktivitetet jetësore duke mbajtur ekuilibrin midis detyrës dhe interesit, trupit dhe shpirtit, tokës dhe qiellit. Ajo synon që njeriu në aktivitetet jetësore të paraqesë të vërteten dhe qëllimin e krijimit të tij.

Njeriu është krijesë shumë domethënëse dhe me një krijim shumë funksional. E nuk është kafshë por as engjull. Ai është në mes tyre. Feja Islame është ai udhëzim, ajo dije hyjnore, ajo menquri qiellore, e cila barazpeshon këtë pozicion të njeriut në botë. “Thuaj: Unë nuk ju them juve se i kam ne kompetencë depotet e All-llahut ( e të ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë e as nuk them se jam engjull…..” (El-Enam: 5)

Tek feja, njeriu, nuk do të gjejë konceptin për të përmbushur çdo dëshirë të tij, apo të eliminojë fatet e tij, por tek feja, nëse ai do të besojë bindshëm dhe sinqerisht, do të gjejë tek e mira e tij nevojën për ta falenderuar All-llahun, për atë që Ai i dha. Dhe tek e keqja e tij mënyrën për tu penduar dhe larguar nga ajo. Në këtë mes feja është nevojë dhe domosdoshmëri, sepse ajo është dija dhe menquria për ti lënë njeriut të kuptojë se ai është i pafuqishëm të qëndrojë larg Zotit dhe të jetojë pa Zot. Kjo sepse vetë njeriu është qënie dhe dëshirë e Zotit, e mëshirës së Tij dhe nuk mund të qëndrojë asnjanës dhe as të polemizojë rreth detyrimeve të tij kundrejt Krijuesit të tij. Ato nuk diskutohen por vetëm zbatohen. Sinqeriteti dhe bindja jonë janë masa e shpërblimit, përndryshe ata që i përbuzin udhëzimet hyjnore, që neglizhojnë apo tallen me to, guximin e gjejnë tek iniciativa ambicioze për të jetuar pa dinjitet si qënie që vë në dyshim mënyrën e krijimit.

Tek njeriu shpirti synon, trupi vepron. Shpirti synon që e sotmja të jetohet e të fitohet pa lënë peng të nesërmën, pa e shitur shpirtin për të blerë trupin, pa e shitur qëllimin për të blerë nevojën, pa e shitur detyrën për të blerë interesat.

Feja është nevojë dhe demosdoshmëri për njeriun, është menquri dhe ai që e mohon nevojën për të, i mungon menquria.

E ardhmja i takon deminimit të fesë mbi njeriun. Gjithë njerëzimi bashkëkohor po e ndjen dhe po e kërkon. Shpirtëmirësia, bukuria, humanizmi, dashuria njerëzore, toleranca, mirëkuptimi, virtyti dhe morali, puna, paqja dhe dashuria për atdheun përbëjnë thelbin e fesë si udhëzim për gjininë njerëzore.

Çfarëdo që të ndodhë, njerëzimi një ditë do të arrijë të kuptojë se feja është në natyrën e tij dhe nevojë jetësore e tij, kështu që asgjë nuk do të mund të pengojë atë t’i kthehet besimit. “Në fe nuk ka dhunë, rruga e vërtetë dallohet nga e gabuara…..” (El-Bekare: 256)

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 13:26




A është përhapur islami me shpatë?




Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara! Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të përpjekjeve sistematike dhe afatgjata për ta nxirë fenë tonë. Mediat shkruajnë përditë artikuj tendenciozë mbi të ashtuquajturat fenomene të brutalitetit dhe primitivizmit në islam dhe mes myslimanëve. Përhapësit e këtyre shpifjeve janë gazetarë dhe të vetëquajturit ekspertë të „islamit politik“. Sulmet ndaj fesë sonë janë shkallëzuar sidomos kohët e fundit dhe intensiteti i tyre vjen gjithnjë duke u rritur.

Në dritën e fakteve që përmendëm më sipër është detyra jonë t´u kundërpërgjigjemi këtyre shpifjeve dhe trillimeve. Të gjithë ne, pa përjashtim, e kemi detyrim që të përpiqemi me të gjitha forcat të prezantojmë islamin e vërtetë dhe t´u vërtetojmë njerëzve se islami ështe feja e paqes dhe mëshirës. Duhet të theksojmë gjithashtu se në mënyrë që ta kryejme këtë detyrë jo të lehtë, me sukses, duhet të njihemi vetë me historinë dhe mësimet e islamit. Na vjen keq të konstatojmë se shumica dërrmuese e myslimanëve sot nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi fenë e tyre dhe nuk janë të aftë ta mbrojnë atë. Një pjesë e konsiderueshme e myslimanëve nuk është e aftë që në mënyrë shkencore dhe bindëse të rrëzojë shpifjet, të korrigjojë gabimet dhe të paraqesi fytyrën e vërtetë të islamit.

O myslimanë! Një nga mitet që vazhdon të përcillet edhe sot, është shpifja se islami është përhapur më forcën e shpatës dhe jo me forcën e argumenteve bindëse apo në sajë të universalitetit të mësimeve dhe vlerave të tij. Shpesh degjojmë pyetjen e mëposhtme: „ Si mund të quhet islami, fe e paqes, kur dihet se është përhapur me forcën e shpatës?“

Duhet thënë se për fat të keq, shumë jomyslimanë në mënyrë naive mendojnë se islami nuk mund të kishte miliona ithtarë nëpër botë sikur mos të ishte përhapur me anë të forcës dhe nën kërcënimin e dhunës. Por fakti është se arsyeja e vërtetë pse islami u përhap me shpejtësi nëpër botë - dhe me ndihmën e Zotit, ende vazhdon të përhapet - është forca e së vërtetës dhe llogjikës të cilat janë të mishëruara në parimet e tij. Islami përqafohet nga ithtarë të rinj çdo ditë dhe kryesisht nga radhët e intelektualëve, dhe kjo ndodh përkundër faktit se bota islame ndodhet në një situatë të mjerë. Islami po përhapet edhe më tej, pavarësisht se për këtë ka përpjekje minimale nga pikëpamja e propagandës dhe reklamës së mësimeve dhe mesazhit të tij.

Myslimanë të ndershëm! Besoj se me siguri e dini, se fjala islam rrjedh nga rrënja e fjalës salam që në arabisht do te thotë paqe. Islam do të thotë nënshtrim i vetëdijshëm dhe me dëshirë ndaj vullnetit të Zotit. Islami është fe e paqes, të cilën besimtari e përqafon vetëm atëherë kur i nënshtrohet ligjeve të Krijuesit të plotfuqishëm.

Sidoqoftë, do të ishte e tepërt të thuhej se jo të gjithë njerëzit janë në favor të vendosjes së paqes dhe drejtësisë në këtë botë. Gjithmonë do të gjenden individë të cilët janë të aftë që për hir të interesave të tyre të sakrifikojnë paqen dhe të ngjallin trazira. Për t´iu kundërvënë atyre dhe për të rivendosur paqen nevojitet përdorimi i forcës. Pikërisht kjo është edhe detyra e forcave policore të çdo shteti. Pra ata kanë për detyrë ushtrimin e forcës brenda kuadrit ligjor të çdo shteti kundër kriminelëve dhe shkelësve të ligjit duke garantuar kështu paqen dhe sigurinë e vendit përkatës. Islami vë theksin tek paqja por gjithashtu apelon ndaj ithtarëve të vet që t´i kundërvihen shtypjes. Në islam ushtrimi i dhunës lejohet vetëm kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe për vendosjen e drejtësisë.

Përgjigja më e mirë ndaj opinionit të gabuar në lidhje me përhapjen e islamit me dhunë është libri i historianit De Lacy O´ Leary me titull „Islami në udhëkryq“. Në faqen e tetë të këtij libri ai shkruan: „Historia në mënyrë të qartë ka shpjeguar se legjenda mbi myslimanët fanatikë që vërtiten nëpër botë me shpatë në dorë për të përhapur fenë e tyre me dhunë tek rracat e tjera të mundura në beteje, është një nga legjendat absurde dhe shpifëse e cila përsëritet shpeshherë nga historianë të ndryshëm.“

Myslimanët sunduan në Spanjë rreth 800 vjet. Gjatë kësaj kohe nuk ka të dhëna për ushtrim dhune ndaj popullsisë vendase në mënyrë që t´i detyrojë ata të konvertojnë në islam. Në islam ekziston parimi i lirisë së fesë e cila është e garantuar. Në Kuran thuhet: „Nuk ka dhunë në besim“. Kurani fisnik (2:256)

Myslimanët janë të mendimit se besimi duhet të burojë nga brenda njeriut, nga thellësia e shpirtit të tij, prandaj dhe nuk ka kuptim ushtrimi i dhunës për ta detyruar atë të ndryshojë besimin. Në favor të myslimanëve flet edhe fakti se epoka e sundimit islam në Spanjë njihet ndryshe edhe si periudha e artë e hebrejve. Pas inkursioneve të kryqtarëve në fakt situata ndryshoi. Nga burimet perëndimore të cilat iu referohen këtyre ngjarjeve mësojmë se myslimanët dhe hebrejtë iu nënshtruan inkuizicionit dhe persekutimit çnjerëzor. Një pjesë e mirë u shpërngul, ndërsa të tjerë u detyruan nën presionin e dhunës dhe represaljeve të konvertojnë në fenë e krishterë. Atyre që refuzuan shpërnguljen apo konvertimin me forcë, iu morr pasuria dhe u dërguan drejt vdekjes së sigurtë.

Një tjetër argument i fortë kundër shpifjes se islami u përhap me dhunë, është fakti se pavarësisht se myslimanët sundojnë në Arabi prej 1400 vjetësh, deri më sot ekzistojnë atje komunitete të mëdha të krishterësh arabë, si në Siri, Palestinë, Sudan dhe Egjypt (rreth 14 milion koptë të krishterë). Nëse myslimanët do ta kishin përhapur islamin me dhunë s´do të kishte ngelur krishteri arab.

Myslimanët u përhapën edhe në Indi dhe qëndruan atje gati 1000 vjet. Në sajë të fuqisë ushtarake që dispononin myslimanët e atëhershëm mund ta kishin detyruar çdo indian jomysliman ta pranonte islamin me dhunë. Por kjo nuk ndodhi. Aktualisht në Indi 80% e popullsisë përbëhet nga ithtarë të feve të tjera. Të gjithë këta jomyslimanë janë dëshmi e fortë dhe e gjallë se Islami nuk është përhapur me dhunë.

Një tjetër dëshmi mbi përhapjen paqësore të Islamit është fakti se popullsia më e madhe myslimane në botë ndodhet në Indonezi. Një pjesë e madhe e popullsisë së Malajzisë janë gjithashtu myslimanë. Bëjmë pyetjen: „Cila ushtri myslimane ka luftuar në keto anë?“ Përgjigja e natyrshme është se s´ka pasur ushtri myslimane në këto anë por islami u përhap këtu në sajë të kontakteve tregtare me botën e atëhershme myslimane. E njëjta histori vlen edhe për bregun lindor të Afrikës, ku në sajë të ndershmërisë dhe korrektesës së tregtarëve arabë u bë e mundur përhapja e islamit tek popullsia lokale.

Vëllezër e motra! Përparësia e islamit qëndron tek thjeshtësia e doktrinës së tij, forca e argumenteve dhe në universalitetin e ligjeve të tij. Islami përdor „shpatën“ e intelektit e cila fiton zemrat dhe mendjet e njerëzve. Në Kuranin fisnik thuhet: „Thirri në rrugën e Zotit tënd me urtësinë tënde dhe me predikim bindës dhe debato me ta në mënyrën më të përshtatshme“. Kurani fisnik (16-125)

Në një artikull të revistës Reader´s Digest „ALMANAC“ vihej në dukje përqindja e rritjes së feve kryesore në botë nga viti 1934 deri në vitin 1984. I njëjti artikull u botua edhe në revistën The Plain Magazine. Islami renditej i pari me një rritje prej 235%. Feja e krishterë u rrit me 47%. Pyesim: „Cila luftë bëri të mundur shekullin e kaluar konvertimin në masë dhe me dhunë të njerëzve në islam?“. Nuk gjejmë asnjë luftë të tillë!

Të dashur vëllezër dhe të nderuara motra! Le të jemi krenar për faktin se islami është feja me rritjen më dinamike në Amerikë dhe Europë. Prandaj le të jemi krenarë për fenë tonë dhe le t´i qëndrojmë besnikë Kuranit dhe traditës se Pejgamberit.

M.S.Hasna

Xhamia e Bratislavës, 12.03.2004

Përgaditi: IslamOnweb.net

M.S.Hasna,
4.8.2006

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 13:44




A ke trokitur derën?
1 - Falu, para se ta falin ty namazin e xhenazes

Isha njeri që nuk falesha..të gjith më këshilluan…babai dhe vëllezërit e mi..mirëpo aspak nuk u përgjigjesha…

Cingëroi telefoni një ditë, e në telefon u paraqit një plak duke qajtur dhe duke thënë: Ahmedi? …po!... All-llahu të dhashtë sabër, e kemi gjetur Halidin të vdekur në shtrat…bërtita: Halidin?! Po ai ishte mbrëmë me mua…qau dhe tha: do t’ia falim namazin e xhenazës në xhaminë e madhe. E mbylla telefonin…dhe qava: Halidi! Si ka mundësi të vdes djaloshi i ri!

Hetova se vdekja tallet me pyetjen time.

Hyra në xhami duke qajtur…

Për herë të parë i fali dikujt namazin e xhenazes…e kërkova Halidin dhe e gjeta të mbështjellur me qefin…qëndronte para rreshtave dhe nuk lëvizte…bërtita nga kjo pamje…kurse njerëzit filluan të më shikojnë. E mbulova fytyrën dhe e ula kokën…tentova të duroj…më mori babi im afër dhe më pëshpëriti në vesh: falu para se ta falin ty namazin e xhenazes!!

Mu duk sikur të lëshonte zjar e jo fjalë…fillovë të dridhem…shikoja Halidin…po të ngriheshte nga vdekja…vallë çka do të shpresonte! Duhan? Mikeshë? Udhëtim? Muzikë? Paramendova vetveten në vendin e tij…mu kutjua:

“(Përkujto) Ditën kur do të zbulohet kërciku (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë Artikuj dhe tekste 668724, po nuk munden”. (el-Kalem: 42).

U nisëm për në varrezat…e zbritëm në varr…fillova të mendojë: nëse pyetet për veprat e tija? Çka do të përgjigjet: njëzet këngë! Gjashtëdhjet filma! Me mijëra cigare! Qava shumë…ska namaz që ndërmjetëson…as vepër qëe ndihmon…Nuk munda të lëviz nga vendi…shumë më priti babi im…e kash Halidin në varrin e tij, fillova të largohem, kurse ai dëgjon zhurmën e nalleve të mia…

2 - Mendonte se lumturia qëndron në:

Shkuarjen pas vajzave…çdo ditë nga një kurban…shpesh udhëtonte jashtë vendit, edhe pse nuk ishte në marëdhënie pune, vjedhte dhe harxhonte pasurinë në lozjen dhe shfryrjen e tij…

Gjendja ime ishte e ngjajshme me gjendjen e tij, mirëpo unë, All-llahu është dëshmitar, isha më pak i keq se ai…një ditë më cingëroi në telefon dhe kërkoi prej meje ta shpiej në aeroport…hypi në veturën time, ishte i gëzuar dhe i tregonte biletat…i habitur nga veshmbathja dhe formë e frizurës, e pyeta: ku? Tha….

I thashë: All-llahu na ruajtë!!

Tha: po ta provoje nuk do të kishe durim që të jeshë larg sajë…

I thashë: udhëton vet!

Po, tha, që të veprojë çka të dua…

I thashë: harxhimet?

Tha: i kam rregulluar disi…heshtëm…kurse në kasetofon kisha një audio shirit “mbi pendimin” dhe e lëshova…bërtiti që ta ndali.

I thashë: u kryen bisedat tona, andaj lërëna të dëgjomë pak, e pastaj udhëto dhe vepro çka të duash…heshti…

Hoxha foli mbi pendimin dhe përmedni disa tregime të njerëzve që janë penduar…

U qetësua miku im dhe filloi të përsërisë: estagfirull-llah…filloi të ndikojë edhe ma shumë këshilla, kurse ai filloi të qajë dhe në fund i shkyu biletat e tha: më kthe në shtëpi…arritëm në shtëpi të ndikuar deri në palcë…zbriti duke thënë: esselamu alejkum…kurse zakonisht thoshte: baaaaj..

Pastaj udhëtoi për në Mekë, e pasiqë u kthye prej Mekës, u ba njeri i devotshëm, çdo herë e shihja duke u falur, duke bërë dhikër dhe vazhdimisht më këshillonte që të pendohem dhe të përqëndroj në fenë e All-llahut…

U sëmur vëllau i tij në një qytet tjetër, andaj shkoj atje…pas disa ditëve, ndodhi befasia! Mu lajmërua vëllu i tij dhe më tha: All-llahu të dhashtë durim për filanin…mbrëmë e fali namazin e akshamit dhe u mbështet në një shtyllë të xhamisë duke e përmendur All-llahun…e kur erdhëm ta falim namazin e jacisë e gjetëm të vdekur…

3 - Burri i saj i kishte mbushur të dyzetat

Konsumator kronik i alkoolit, e rrihte gruan dhe fëmijët dhe i përzinte nga shtëpia…fqinjëve u dhimbeshin, andaj ndërhynin që tua hap derën e të futen brenda…tërë natën e kalonte i dehur…kurse gruaja tërë natën e kalonte në qarje dhe lutje…ishte njeri i keq…afër tyre banonte një djalosh i devotshëm, edhe një ditë erdhi në vizitë të këtij të dehurit. Doli në derë duke u lakuar, kur në derë pa një djalosh me mjekërr, fytyra i ndriçonte, bërtiti duke thënë: çka dëshiron? Tha: kam ardhur të të vizitojë!

I bërtiti duke i thënë: All-llahu të malkoftë, o qen… a është kjo kohë e vizitës! E pështyu në fytyrë…

Ky djaloshi e fshiu pështymën nga fytyra dhe tha: më fal, do të vijë në një kohë tjetër… vazhdoi jetën dajloshi në thirrje dhe përpjekje…pas një kohe sërish i erdhi në vizitë…kurse rezultati ishte i njejtë…

Gjersa një herë i erdhi, kurse ky doli i dehur dhe i tha: a nuk të kam përzërë…pse po insiston të vishë? Tha: të dua dhe dëshiroj të ulem me ty, i erdhi turp e tha: unë jam i dehur… tha: ska problem, ulem me ty edhe pse je i dehur…

Hyri djaloshi dhe filloi t’i flet për madhërinë e All-llahut, për xhennetin dhe xhehenemin…e përgëzoi se All-llahu i do pendimtarët…kurse njeriu gjatë tërë kohës e përmbante vetveten që mos të qajë…pastaj u përshëndet me te djaloshi dhe u largua…

Përsëri i erdhi dhe e gjeti të dehur, i foli sërish për xhennetin dhe mallëngjimin për te, e ia dhuroi një parfym të shtrenjtë dhe shkoi…

U mundua ta gjejë në xhami, mirëpo nuk erdhi…

Sërish u kthy te ai dhe e gjeti të dehur në dehje të rëndë…filloi ti flet, kurse njeriu filloi të qajë dhe thoshte: All-llahu kurrë nuk do të ma fal … unë jam kafshë… pijanec, All-llahu nuk do të më pranojë… i përzë vajzat e mia, e poshtërsoi gruan time, e turpërojë vetveten… filloi të dënesë.. e shfrytëzoi djaloshi këtë mundësi dhe i tha: unë jam duke shkuar në umre me disa hoxhallare, eja me ne…

Tha: unë jam pijanec!!

I tha: po pse mërzitesh…ata të duan sikurse unë…

Ia solli rrobat e ihramit nga vetura dhe i tha: laju dhe vesh rrobat e ihramit…i mori dhe shkoi që të lahet…kurse djaloshi kërkonte prej të nxitojë, me qëllim që mos të kthehet sërish në muhabetin e vjetër…

Doli me valigjen e tij, mirëpo nuk kishte haruar që në te të vëndonte edhe rakinë…

U nis vetura, brenda ishin djaloshi, pijaneci dhe dy burra të devotshëm…filluan të bisedojnë për pendimin…ky, njeriu nuk e dinte as fatihanë… ia mësuan fatihan…

Iu afruan Mekës natën… ndërkohë këtij njerit i vinte era raki nga goja… u ndalën që të pushojnë… kurse pijaneci tha: unë do ta vozis veturën e ju fleni!!

E refuzuan këtë kërkesë të tij me butësi… u ndalën dhe e përgaditën shtratin… ky i shikonte derisa flejtën… u zgjua rastësisht e i gjeti duke u falur…

Filloi të pyes vetveten: ngriten që të falin namaz e qajnë, kurse unë flej i dehur…

Thirri ezani i namazit të sabahut, e zgjuan edhe ate, u falën së bashku e pastaj ngrënën mëngjes… i shërbenin sikur të ishte udhëheqësi i tyre…e pastaj u nisën…

Filloi zemra ti zbutet dhe ta kaplon mallëngjimi për Qaben…hyrën në harem, e kaploi trema dhe filloi të ecë me hapa të shpejtë…u drejtua kah qabeja, qëndroi dhe filloi të qajë: o Zot, më mëshiro…nëse më refuzon Ti, te kush të strehohem!

Mos më kthe të dëshpëruar…

U frikuan për te…

Dridhej toka nga të qajturit e tij…

Kaluan pesë ditë në namaz dhe lutje…

Gjatë kthimit…e hapi valigjen dhe e hodhi alkoolin duke qajtur…

Kur arriti në shtëpi… qau gruaja dhe vajzat e tija….

Njeri, në të dyzetat sikurse të kishte lindur përsëri…

Përqëndroi në namaz…lëshoi mjekër, e cila ishte e thinjur…. Më vonë u ba muezin në xhaminë e afërt… duke lexuar Kur'an mes ezanit dhe ikametit e mësoi tërë Kur'anin përmendsh…

4 - dr. Abdull-llahi thotë: më thirrën në një konferencë të medicinës në Amerikë…

Më shkoi ndërmend të vishem me rrobat e mia të rëndomta, veshmbathje arabe… arrita në Amerikë… hyra në sallën e konferencës, e pas një mjek arab dhe u ula pran tij…

Më tha: ndërroi rrobat, mos na poshtërso para të huajve…heshta…

Filloi konferenca…kaluan dy orë… hyri koha e namazit të drekës, kërkova leje, dola dhe shkova të fal namazin…

Pamja ime ua tërhiqte vëmendjen… pastaj hyri koha e namazit të iqindisë, u ngrita ta fali namazin, e afër meje hetova një njeri i cili falej afër meje dhe qante. Kur e kreva namazin, vërejta se ai që falej pas meje ishte ai që më dha vrejtje për rrobat e mia.

Duke i fshirë lotët tha: ky është namazi i parë qe katërdhjet vjet!!

U habita!

I thashë: kam ardhur në amerika para katërdhjet vjetëve, kam nënshtetsi amerikane, mirëpo asnjë rekat si ja kam bërë All-llahut, subhanehu ve teala. Kur të pash duke e falur drekën, mu kujtua Islami, të cilin e kisha haruar, e thash: nëse ky djalosh ngritet të falet sërish do të falem me te… All-llahu të shpërbleftë…

Kaluan tre ditë… kjo konferencë ishte për studime mjekësore… mirëpo shpresva që ndonjëri të flet për Islamin, mirëpo ishin të angazhuar…

Në koktelin e përfundimit më pyetën: pse nuk ke veshur rrobat e mjekut?

Iu falënderova për interesimin e tyre, e u thashë: këto janë rrobat tona dhe nuk jam në spital. Pastaj dëshirova të shfrytëzoj rastin që ti thërras në fe, mirëpo udhëheqësi i konferencës aludoi se koha më përfundoi, mirëpo mua mu kujtua që të vëndojë pikëpyetje dhe të ulem…

Thashë: një konferencë kushton me miliona për të studiuar atë që gjinde brenda trupit të njeriut, mirëpo ky trup, vallë pse është krijuar?!!

U buzëqesha dhe zbrita nga foltorja, udhëheqësi vërejti habinë e të pranishmëve dhe më dha shenjë që të vazhdoj… fillova të flas për Islamin, realitetin e jetës, qëllimin e krijimit, fundin e kësaj bote, e kur përfundova ligjeratën, u ngritën katër mjeke dhe publikuan dëshirën e tyre për të hyrë në Islam…

5 - Më tha: kam udhëtuar atje për shërim

Sara ishte motër medicinale në laboratorinë e spitalit… të gjith e njihnin dhe e shihnin çveshjen e sajë dhe nuhatnin aromën e sajë… një ditë më pa në laboratori duke marur një dosje time, e mu buzëqesh… e ula kokën. Ajo më tha: mirësevjen, po çka paska filani? Heshta…përfundova punën në laborator dhe dola me keqardhje për çveshjen dhe guximin e sajë. Kuptova se këto janë hapat e shejtanit…

Më tha shejtani: jepja numrin e telefeonit tënd, e kur të thërret, këshilloje!!

Sa ide të mrekullueshme ke, o iblis!

Ta këshillojë disa minuta, që më vonë të bi me te në gropën e shejtanit…

Vëndosa tia dhurojë një libër të ndikueshëm… e në fillim të librit shkrova:

“Motra ime! Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka tërhjekur vërejtjen nga gratë e mbuluara e të çveshura, se ato nuk do të hynë në xhennet, e as që do të shijojnë aromën e xhennetit… gratë që veshin rroba tërhjekëse, vëndojnë shami joshëse, gruaja e parfymosur i ngjanë lavires, e cila e ofron trupin e sajë. Vallë do të humbish xhennetin për shkak të një marëdhënie të palejuar, me të cilën kënaqet tjetri?! Reziku është i madh, nuk kalon edhe aq lehtë”.


Shkova në spital…hyra në laboratori, mirëpo nuk e gjeta aty… pas disa çasteve u drejtua kah unë: mirësevjen, si je… i thashë: Artikuj dhe tekste 61460, urdhëro dhe ia dhash librin… e lëkundi kokën në shenjë falënderimi, mori leje dhe shkoi…

I dëgjova disa që më panë duke thënë: All-llahu të shpërbleftë…

Pas një kohe shkova për të bërë analizat dhe u shtriva në shtratin e laboratorisë, ndërkohë me erdhi një teknik! U habita, ku është Sara!! Afër nesh kishte një perde që na ndante nga reparti i grave…. Sa u përmend emri im, e dëgjova duke thënë pas perdes: All-llahu të shpërbleftë, pastaj kaloi pran nesh, e mbuluar si duhet, nuk ishte e çveshur e as e parfymosur dhe vetëm me gratë punonte…

6 - Për fund: a ke trokitur derën!!

Jetojmë në një kohë ku janë shtuar telashet, sprovat e syrit, dëgjimit, imoralit dhe pasurisë jo të pastër… sikurse të jetojmë në kohën për të cilën Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka thënë:

“Pas juve do të ketë ditë të durimit, durimi në ato ditë është sikur të kapish gacën, ai që vepron shpërblehet sa pesëdhjet pre jush”. (sahih, “es-sahiha”, nr. 494).

Pra, ritet shpërblimi i besimtarit në kohën e fundit, sepse është jabanxhi në mesin e mëkatarëve, të cilët hanë kamatën, kurse ai kamatë nuk ha, dëgjojnë muzikë, kurse ky nuk dëgjon, shikojnë në harame, kurse ky nuk shikon, pinë alkool, kurse ky nuk pi…kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ka filluar Islami jabanxji dhe si i tillë do të kthehet, siç ka filluar, xhenneti qoftë për jabanxhiun”. (“es-Sahiha”, nr. 1273).

Dhe thotë:

“Secili vjet që vjen, viti që vjen pas tij është më i keq se ky, derisa ta takoni Zotin tuaj”. (Sahih, Tirmidhiu).

Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

Pasha Krenarinë Time robit Tim nuk ia grumbullojë dy frika dhe dy qetësimë; nëse është i qetë prej Meje në dynja do ta frikësoj në ahiret, e nëse më frikohet në dynja, do ta qetësoj në ahiret”. (sahih, “sahihut-Tergibi”, nr.3376).

Ai që frikohet në dynja, që e madhëron All-llahun, subhanehu ve teala, ai do të jetë i qetë në ditën e Kijametit dhe do të gëzohet në ditën e takimit me All-llahun… kurse ai që ka bërë mëkate, brengë e tij kryesore ka qenë epshi i barkut dhe organit, ky njeri vazhdimisht do të frikohet dhe do të trishtohet në ahiret…andaj mbështetju All-llahut para se të mbyllet dera dhe të vjen llogaria… mos u mashtro me numrin e madh të atyreve që bijnë… e as me numrin e rrallë të atyreve që përqëndrojnë…sepse ti je në të vërtetën e qartë…

Dr. Muhamed el-Arifi

Përktheu: Bekir Halimi

Dr. Muhamed el-Arifi,
5.9.2003

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 13:54




A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri
Vëllezër të nderuar muslimanë!

Jemi duke jetuar në këto dite kur njerëzit bëhen gati për të festuar vitin e ri. Ata me mish e me shpirtë mundohen që ti japim sa ma shumë pamje festive dhe cilësi kremtive këtyre ditëve të fundit të këti viti gregorian.

Ajo që na habit neve nuk është përpjekjet e mëdha që i bëjnë në këtë drejtim të krishterët dhe të tjerët, mirëpo ajo që na habit dhe befason neve është përgaditjet që i bëjnë muslimanët për të festuar këtë “festë”. Përgaditjet e tyre të mëdha, të cilat dalin në shesh nëpërmjet atmosferës festive që e paraqesin me lula, llëmba dhe veshmbathje të babadimrit.

Pa dyshim se kjo është një pamje shumë e keqe e muslimanëve që reflekton besimin e dobët dhe humbjen e identitetit të tyre.

Populli harxhon para duke u përgaditur për këto netë të hareshme dhe festive, tregtarët përpjeken që sa ma shumë të fitojnë duke mos u kujdesur se ata me këtë tregti të tyre a e dobësojnë besimin dhe fenë e tyre, të rinjtë rezervojnë bileta dhe vende nëpër kafeteri dhe kafe të ndrsyhme, e ata që janë të pasur dhe kanë besimin e dobët udhëtojnë për jashtë vendit tonë, që atje ta festojnë dhe ti kalojnë këto natë “të paharueshme”.

Zakonisht këto natë kalohen me alkool, zina, e shumë mëkate tjera.

Kësaj atmosfere pa dyshim i ndihmon edhe media, e cila gjatë tërë kohës e reklamon dhe agjiton këtë festë, ku ekranet televizive mbushen përplot vasha dhe këngëtare të çveshura lakuriq, lajme nga “atmosfera festive” anë e mbanë qyteteve tone të banuara nga muslimanët, etj.

Pa dyshim se ky pasim i verbër, ky imitim i të krishterëve, tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, çveshja nga komponentet e identitetit islam, mëkat i cili na futë në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).

Ose në transmetimin tjetër:

“Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. (Tirmidhiu, sahih).

Imam Ahmedi ka thënë:

Ky hadith në minimum domethënë se përngjajësimi me të ta është i ndaluar, edhe pse nga aspekti i jashtëm tregon se përgjajësimi me ta është kufër, siç është edhe në ajetin Kur'anor:

“E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre”. (El-Maide: 51).

Përgjajësimi i muslimanëve me mosbesimtarët është nënçmim dhe përkulje, sepse muslimani është më i lartë se mosbesimtari, e nëse e imiton zbret nga lartësirat dhe pozitën në të cilat gjindet, duke zëvendësuar të mirën me atë që është e keqe. Kjo është përbuzje e dhuntisë dhe nënçmim i Islamit.

Festat në Islam janë të caktuara

All-llahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lërë këtë çeshtje pa sqarim. Neve si musliman na ka caktuar dy festa vjetore dhe një festë javore. Festat vjetore janë fitër dhe kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditës së xhuma.

Bazë për këtë që themi është hadithi i Enesit [radijall-llahu anhu], i cili thotë:

“Erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, kurse ata i kishin dy ditë në të cilët loznin. E u tha: “Çka janë këto ditë?" Thanë:në këto ditë loznim në injorancë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "All-llahu ua ka ndërruar me ditë më të mira se këto: kurban dhe fitër bajramin”. (Ahmedi, sahih).

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

Nga ky hadith i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nënkuptojmë se muslimanëve u ndalohet të festojnë edhe festat e tyre të injorancës edhe festat e tyre islame, përndryshe nuk od të kishte kuptin zëvendësimi i tyre me dy festat islame”. (shih: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 434).

Aisheja [radijall-llahu anha] thotë:

“Ebu Bekri hyri te unë, kurse dy vasha këndonin atë që kishin thënë Ensaritë ditën e Buathit. Ato dy vashat nuk ishin këngëtare. Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] tha: fyejt e djallit në shtëpinë e Pejgamberit [alejhis-selam]?! E kjo ndodhi në një ditë të festës. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:

“Ebu Bekr! Secili popull ka festën e vet, kurse kjo është festa jonë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu duke e komentuar këtë hadith ka thënë:

“Ky hadith na tregon se secili popull ka festat e veta, kurse muslimanët e kanë vetëm këtë festë, e nuk kanë festa tjera”. (Shih: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 446- 447).

Kurse argument se xhumaja është festë e muslimanëve është hadithi në vijim:

“Ne jemi ta fundit, mirëpo të parët në ditën e Kijametit. Ne jemi të parët që do të hyjmë në xhennet. Edhe pse atyreve u është dhënë libri para nesh, mirëpo ata u përçanë kurse neve All-llahu na udhëzoj në të vërtetën rreth së cilës janë përçarë. Kjo është dita për të cilën janë përçarë ata, në të cilën ditë na ka udhëzuar All-llahu. Tha: dota e xhuma është e jona, kurse nesër është e çifutëve, kurse pas nesër është e kirshterëve”. (Muslimi).

Ka edhe shumë argumente tjera të cilat e ndalojnë shpikjen e festave tjera. Prej tyre është edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili thotë:

“Kush shpik në çeshtjen tonë gjëra që nuk janë prej sajë (fesë), ato janë të refuzuara”, kurse në transmetimin tjetër qëndron:

“Kush bën ndonjë vepër e cila nuk është prej veprave tonë, është e refuzuar”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadith është bazë për të refuzuar të gjitha gjërat e shpikura që kanë të bëjnë me fenë, e prej tyre janë edhe festat kohore dhe vendore.

Ndalohet përgjajësimi me mosbesimtarët në festat e tyre

Ka shumë argumente që ndalojnë përngjajësimin me mosbesimtarët në gjërat e tyre fetare, prej të cilave janë edhe festat.

Argumentet janë të dy kategorive, argumente që ndalojnë përngjajësimin e përgjithshëm me ta dhe argumente që ndalojnë përngjajësimin me ta në festat e tyre.

a) Ndalimi i përngjajësimit të përgjithshëm me ta.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”. (El-Xhathije: 18).

Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se i ka përcaktuar Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një ligj të cilin duhet ta pasojë dhe e ka ndaluar nga pasimi i epsheve dhe ënjdeve të atyreve që nuk kanë dituri. Në këtë grup hynë të gjithë ata që e kundërshtojnë sherijatin e All-llahut. Dëshirat e idhujtarëve janë atë që e ata e pasojnë dhe sipas së cilës udhëhiqen në jetë. Andaj ata gëzohen shumë kur shohin se edhe muslimanët i pasojnë dhe imitojnë ata në disa çeshtje. (shih: “El-Iktida”; 1/ 85).

Poashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh”. (Ali Imran: 105).

All-llahu [subhanehu ve teala] në këtë ajet na e ndalon tu përgjajmë çifutëve dhe të krishterëve, të cilët janë përçarë dhe dallojnë mes tyre duke u bërë grupacione dhe parti të ndryshme. Pra, lloji i kundërshtimit të tyre dhe mospërgjajësimi me ta është e ligjshme. Aq sa ma shumë largohet njeriu nga përgjajsimi me ta në gjërat e paligjshme për na është aq ma larg përgjajësimit në gjërat e ndaluara për ne. Në këtë pa dyshim se ka interes shumë të madh”. (shih: “El-Iktida”; 1/ 88).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”. (El-Maide: 51).

“O ju që besuat, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve”. (El-Mumtehine: 1).

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre…”. (En-Nisa: 89).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Do të pasoni adetet e atyreve që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrimë të hardhucës, do ti pasonit”. I thamë: kush janë ata, çifutët dhe të krishterët? Tha: “Kush tjetër përpos tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).

Në transmetimin tjetër qëndron: “Kush janë ata, persianët dhe romakët? Tha: po kush tjetër përpos tyre”.

Ibn Battali thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lajmëruar se ummeti i tij do të pasojë gjërat e shpikura, bidate dhe epshet, ashtu siç ka ndodhur në popujt e mëparshëm. Në shumë hadithe se në fund do të përmbledhet e keqeja, sepse Kijameti nuk ndodh vetëmse në njerëz të këqinjë, kurse feja do të mbetet e fuqishme vetëm te disa njerëz të veçantë”. (Fethul-Bari; 13/ 301).

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Ky hadith tregon gjërat e këqija që do të ndodhin…nga kjo kuptohet se përgjajësimi me çifutët dhe të krishterët, me persianët dhe romakët është prej gjërave që i ka qortuar All-llahu dhe Pejgamberi”. (“El-Iktida”; 1/ 147).

b) Ndalimi i përgjajësimit veçanërisht në festa.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El-Furkan: 72).

Dijetarët e tefisirit siç është Ibn Sirini, Muxhahidi, Dahaku dhe të tjerët kanë thënë se janë festat e idhujtarëve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, …”. (El-Haxhxh: 67).

Festat janë nga ligjet fetare. Ibn Tejmiu thotë: “festat jane prej veçorive më të mëdha të një ligji…andaj pëlqimi në këtë gjë është pëlqim në pjesën më delikate të ligjeve të kufrit dhe në simbolin më publik”. (shih: “El-Iktida”, 1/ 476).

Shkaku i ndalesës së përgjasimit

Përngjajësimi në çeshtjet e kësaj bote shkakton dashuri dhe miqësi me ata që u përgjajësohesh. Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Nëse dy persona gjatë udhëtimit të tyre në një vend të huaj takohen edhe i përngjajnë njëri tjetrit në rroba, kapelë, flokë, mjetin vartës, etj, do të kishin afërsi mes tyre ma shumë se sa mes tij dhe tjerëve. Poashtu edhe njerëzit e një zanati janë më të afërt me njëri tjetrin se sa me të tjerët”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 488 dhe 490).

Nëse përgjajësimi në çeshtje të kësaj bote shkakton afërsi dhe dashuri, atëherë në gjërat e besimit dhe gjërat e veçanta të fesë shkakton afërsi dhe dashuri edhe më të madhe, kurse kjo është në kundërshtim të plotë me besimin.

Si manifestohet mosfestimi i festave të tyre

Mosfestimi i festave të tyre manifestohet në disa mënyra:

a) Mospjesmarrja në festimet e tyre.

Dijetarët janë të pajtuar se ndalohet pjesmarrja në festat e mosbesimtarëve dhe përgjajësimi me ta, duke u mbështetur në argumentet e përgjithshme që i përmendëm më lartë dhe konsenzusin e sahabeve dhe tabiinëve.

b) Mospërputhje në veprimet e tyre.

Nëse disa muslimanëve nuk u mundësohet të marrin pjesë në festimin dhe kremtimin e kafirave, atyreve edhe nuk u lejohet që të bëjnë atë që e bëjënë kafirat.

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Muslimanëve nuk u lejohet që tu përgjajnë në asnjë gjë e cila është veçori e festave të tyre, as në ushqim, as në veshmbathje, as në larje, as në ndezje të zjarrit, as pasivizim të ndonjë adeti nga përditshmëria e jetës ose të ndonjë ibadeti, as përgaditja e gostisë, as dhuratat, as shitja e gjërave, me të cilat ndihmohen në këto festa, as mundësimi i fëmijëve dhe të tjerëve që të lozin e as që të veshin rroba të zbukuruara. Thënë troç, nuk u lejohet që të veçojnë festat e tyre me simbole të veçanta të tyre, por dita e festës së tyre te muslimanët duhet të jetë sikurse edhe ditët tjera”. (“El-Fetava”; 25/ 329).

c) Mosdhënia dhurata dhe mosndihmimi i festave të tyre me shitblerje.

Ebu Hafs Hanefiu thotë:

“Kush i dhuron një vezë idhujtarit në shenjë të madhërimit të asaj dite, ka bërë kufër ndaj All-llahut”. (“Fet’hul-Bari”; 2/ 513).

Ibn Turkmani thotë:

“Muslimani bën mëkat nëse ulet me ta, u ndihmon me therrje gatim të ushqimit, dhënja në shërbim të ndonjë kafshe bartëse që ta përdorin në rastet dhe festat e tyre”. (“El-Lumea fil-Havadith”, 1/ 294).

d) Mos tu ndihmohet atyreve që i përgjajnë mosbesimtarëve.

e) Mos tua uron festën e tyre.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“Urimi i simboleve të veçanta të kufrit është haram sipas të gjithë dijetarëve, sikurse tua uron festat dhe agjërimin e tyre duke thënë: urime festën, etj. nëse thënësi i kësaj fjale shpëton nga kufri, nuk shpëton nga harami. Ky njeri i ngjan atij që ia uron përuljen kryqit. Madje kjo është mëkat edhe më i madh dhe më i keq se sa urimi për konsumim të alkoolit, vrasjes së njeriut, bërjes zina, etj. Shumica e atyreve që nuk e vlersojnë fenë kanë rënë në këtë mëkat duke mos e ditur keqëinë e asaj që e kanë bërë. Ai që e uron një njeri për mëkat, bidat ose mosbesim, e meriton mllefin dhe urrejtjen e All-llahut. Njerëzit e devotshëm prej dijetarëve largohen nga urimet ndaj zullumqarëve për marjen e posteve në shtet, ose urimet ndaj injorantëve kur të marin ndonjë post në arsim, gjykim ose dhënie të fetvasë, për shkak të mllefit të All-llahut dhe rënies nga Syri i All-llahut”. (“Ahkamu Ehludh-Dhimmeti”, 1/ 441- 442).

Ndalohet urimi i kafirave të festave të tyre sepse me këtë aktivitet e konfirmojmë kufrin e tyre dhe dakordohemi me këtë kufër të tyre edhe pse nuk dakordohemi me atë kufër për vetveten tonë. Andaj i ndalohet muslimanit të dakordohet me simbolet e kufrit ose tua uron këtë atyreve. Sepse me këtë nuk dakrodohet as All-llahu:

“Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. …”. (Ez-Zumer: 7).

“…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).

“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran: 85).

Bekir Halimi,
26.12.2002

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 14:16




A lejohet të bëjmë dhikër me fjalët: Hu-ve, Hu-ve apo Allah, Allah
AbdulAziz b. Abdil-lah b. Baz

Pyetja: “Një pyetëse thotë: Ne kemi një grup dhe ata i përkasin tarikatit (rrugës, drejtimit) Tixhani. Ata mblidhen në çdo ditë të xhumasë apo të Hëne dhe e përmendin Allahun me këtë dhikër: La ilahe il-lAllah dhe në fund thonë: Allah, Allah, me zë të lartë. Cila është dispozita e sheriatit për veprën e tyre?

Përgjigjja: Tarikati Tixhani është tarikat i shpikur dhe i devijuar dhe në të ka lloje të kufrit që nuk lejohet të pasohen përkundrazi duhet të braktisen dhe ne i këshillojmë pasuesit e saj që ta braktisin atë dhe t’i përmbahen rrugës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e kjo është rruga të cilën e kanë pasuar shokët e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe e kanë mësuar nga Pejgamberi i tyre, Muhamedi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe Allahu qoftë i kënaqur me ta. Ndërsa prej tyre e kanë mësuar Imamët e Islamit, gjithashtu, si: Imam Maliku, Shafiu, Imam Ebu Hanife, Ahmedi, Euzaiu, Ishak b. Rahavejhi, Theuriu dhe dijetarët e tjerë të cilët e kanë mësuar dhe pasuar, e poashtu të cilën e ka pasuar Ehlu Suneti dhe Xhemati e që është: “Njësimi i Allahut dhe adhurimi i Tij, falja e namazit, dhënia e Zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit. Si dhe nënshtrimi ndaj urdhrave me të cilat na ka urdhëruar Muhamedi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe lënien e gjërave të ndaluara. E kjo është rruga (tarikati) me të cilën është dërguar i Dërguari (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

Tarikatet e sufinjve (dervishëve) është obligim të braktisen, përveç nëse në to ka gjëra që pajtohen me sheriatin, atëherë ato merren për shkak se sheriati ka thirrur në to. Ndërsa gjërat të cilat i kanë shpikur sufinjtë (dervishët) ato duhet të braktisen. Prej këtyre gjërave është edhe tubimi i tyre për të bërë dhikër me fjalët: Allah, Allah apo Hu –ve, Hu- ve, ngase kjo e tëra është e shpikur – bidat dhe nuk ka bazë në fenë Islame të pastër. Ajo që është e lejuar të thuhet është: La ilahe il-lAllah, apo SubhanAllah, uel hamdulil-lah, ue la ilahe il-lAllahu uAllahu Ekber. Mirëpo ndërprerja në këtë mënyrë: Hu, hu apo Allah, Allah kjo është bidat i cili nuk ka bazë.

E ty që po pyet, të këshilloj që të mos prezantosh në tubimet e tyre dhe të mos jesh në mesin e tyre. Ti duhet t’i përmbahesh rrugës muhamediane e cila është transmetuar nga i Dërguari i Allahut ((lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), e që e përmban dhikrin e njohur:

- SubhanAllah, uel hamdulil-lah, ue la ilahe il-lAllahu uAllahu Ekber, në shtëpi, në xhami, në rrugë, në kuzhinë dhenë çdo vend.

- Njeriu e përmend Allahun kur është duke punuar diçka me fjalët: “La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ue lehul Hamdu ve huve ala kul-li shejin Kadir.”

- “SubhanAllah, uel hamdulil-lah, ue la ilahe il-lAllahu uAllahu Ekber, apo la haule ue la kuvvete il-la bil-lah apo SubhanAllahi ue bihamdihi subhanAllahil” – Adhim.

Dhikri (përmendja e Allahut) nuk ka ndonjë kufizim por, vetëm të thuhet kështu sikurse që është transmetuar nga i Dërguari (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe mos thuaj: Allah, Allah apo Hu, Hu apo sikur që bëjnë disa tubohen dhe kërcejnë dhe ju bien tupanëve, ngase tërë kjo është mëkat dhe e ndaluar.

Përktheu: Driton Lekaj
2011 - 1432

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 14:22

A mos jetojmë që vetëm të konsumojmë?!

Nga: Khalid Baig

Në rrafshin më të thjeshtë tregtia dhe biznesi merren me shkëmbimin e të mirave dhe shërbimeve. Por, biznes është më shumë sesa vetëm qarkullim i të mirave dhe shërbimeve në njërën anë dhe e parave në tjetrën. Prodhimi, paketimi, shpërndarja dhe mesazhi reklamues që përcjell atë, të gjitha këto mbajnë parullën rreth asaj se çka është e mirë apo e dëshiruar dhe çfarë jo. Përmes këtij shkëmbimi të gjërë, si në nivelin emocional ashtu edhe intelektual, biznesi mund të jetë agjent i fuqishëm i ndryshimeve kulturore.

Kjo ka marrë shprehje të gjërë tani në epokën e medias dhe marketingut profesional. Dikur roli i shitësit ishte të plotësojë dëshirat e lindura nga nevoja e thjeshtë. Sot, roli i tij është që së pari të krijoj nevojën që më pas të plotësohet ajo. Kjo bëhet në të vetmen mënyrë të mundshme; duke zëvendësuar nevojat që janë të kufizuara me dëshirat që janë të pakufizuara. Ata shesin fantazi dhe simbole duke iu drejtuar ndjenjave tona thelbësore.

Në ekonomitë më të zhvilluara botërore mesazhi reklamues i vjen konsumatorit nga të gjitha anët, në çdo kohë, ditën dhe natën. Mesazhi përsëritës; blej, blej, blej; konsumo, konsumo, konsumo, ngacmon dëshirat tona. Ky është konsumerizëm – rezultat përfid i materializmit nën kapitalizëm. Përhapja e saj në mbarë botën është ajo që quhet globalizim.

Motoja e konsumerizmit është “jetojmë që të konsumojmë”. Dhe, për çdo problem në botë ka një zgjidhje. Blej diçka! Viktimat e saj përpjeken të plotësojnë shpraztirat brenda tyre me lojrat më të reja dhe i urojnë vetvetes që jetojnë në një epokë të tillë progresi. Por përderisa ata grumbullojnë sa më shumë të mira, pakuptueshmëria rritet gjithnjë e më shumë. Boshllëku thellohet.

Për më shumë, prapa arritjes së shkathët të marketuesve, dikush mund të shoh fytyrën mashtruese, të shëmtuar të shfrytëzimit. Konsideroni shfrytëzimin e bukurisë së femrës për shitjen e çdo gjëje, që nga makinat, pastat e dhëmbëve e deri tek hyrjet në kopshtet zologjike.

Femrat kurrë më parë në histori nuk janë poshtëruar dhe nënçmuar në shkallë kaq të madhe. Ata të cilët mund të bëjnë para - profit nga kjo, janë përpjekur të mbushin çdo hapësirë sado të vogël me foto të llojllojshme femrash të zhveshura në shkallë të ndryshme. Ambienti është bërë aq shumë i tejngopur me këso ndyrësirash kulturore, sikurse ai personi që jeton pranë kanalit të ujërave të zeza dhe nuk i lë përshtypje era e rëndë e saj.

Ajo që më së shumti mërzit është dështimi i shoqërive muslimane në ballafaqimin me këtë sulm të furishëm. Një përgjegjësi e madhe padyshim bie mbi udhëheqësit e biznesit në ato bashkësi. Ata është dashur rimenduar shkakun e reklamimit, marketingut, ambalazhimit, dhe shitjes. Është dashur të përdorin forcën e tyre dhe të bëjnë një kundërfushatë për të sfiduar kulturën pop. Ata mund të kishin demostruar etikën e lartë dhe mësimet morale të Islamit.

Por, në të kundërtën, ata kanë ndjekur qorrazi mashtrimet dhe teknikën e ndërmarrjeve të biznesit të botës së “zhvilluar”. Shumica e tyre kanë mbaruar shkollat elite të biznesit dhe pa tjetër kanë konkluduar që marketingu është vetëm manipulim. Por, vizionet e tyre, qëllimet, shikimi i gjërave dhe mjetet që përdorin janë të njëjta me ato të mësuesve të tyre.

Dështimi këtu qëndron në dy anë. E para, dështimi për ta kuptuar rolin e biznesit në shoqërinë e sotshme. Kjo është arsyeja se pse ndërmarrjeve të mëdha muslimane iu mungon vizioni për të reklamuar gjuhët, kulturën dhe vlerat morale; ata gjenden atje vetëm për të bërë para, vetëm për profit. Nëse pronarët dhe liderët e tyre kanë ndonjë tendencë fetare, ata do të shpenzojnë disa nga ato para për bamirësi, duke mos e kuptuar që kanë nevojë të inkorporojnë, konkretizojnë mësimet Islame dhe vlerat morale në çdo gjë; duke filluar që nga koncepti i produktit dhe dizajnimit e deri tek marketingu, komunikimet dhe biznesi.

Dështimi i dytë qëndron në përkujtimin e përgjegjësive të biznesit në Islam. Ka shumë hadithe që na tregojnë meritat e tregtarëve të drejtë. Sipas një hadithi Profeti a.s. thotë: “Tregtari i sinqertë dhe i drejtë do të jetë (në botën tjetër) me profetët, sadikët (të sinqertët) dhe shehidët (dëshmorët).” (Tirmidhi). Sipas një hadithi tjetër, kur Pejgamberi u pyet rreth mënyrës më të mirë për fitim për jetesë, ai tha: “Tregtia e drejtë, dhe të punosh me duart tuaja.” (Musnedi i Ahmedit). Të punosh me duart tuaja do të thotë të fitosh jetesën e vetvetes dhe jo duke shfrytëzuar punën e të tjerëve apo duke grabitur nga pasuria e të tjerëve.

Shoqëria me Profetët dhe dëshmorët është shkalla më e lartë që mund të imagjinohet. Si mundet që një njeri shpenzon kohën e tij duke bërë para dhe fiton këtë vend të nderuar në jetën tjetër? Sepse, duke sjellë të vërtetën, sinqeritetin dhe vetëdijën për Zotin në biznesin e vet, shton ndershmërinë në shoqëri. Tregtia e drejtë është një shprehi kuptimplote që përfshin devotshmëri në të gjitha aspektet e rrjedhshmërisë së një biznesi.

Tregtarët muslimanë, të cilët kanë mishëruar këto ideale kanë përhapur Islamin në botë. Ata nuk kanë shkuar në misione të veçanta për të konvertuar njerëzit në Islam, por vendasit duke rënë në kontakt me tregtarët muslimanë; me respektin, sinqeritetin dhe marrëdhëniet e ndershme tregtare që ata posedonin, përqafojnë Islamin. Kjo ka ndodhur në shumë vende të Azisë dhe të Afrikës.

Kur’ani iu drejtohet atyre që posedojnë pasuri, me këtë mesazh: “Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit. ” (Al-Kassas, 28:77)

Kështu, pasuria dhe përpjekja për ta fituar atë duhet vënë në shërbim të fitimit të Vendit në Botën tjetër dhe jo të përdoret për të përhapur çrregullime në tokë. Sot ne e kemi harruar këtë urdhër. Çfarë është më e keqja, duke ndjekur verbërisht atë çfarë ne gabimisht e mendojmë se është e suksesshme, ne angazhohemi në përhapjen e ligësisë, madje pa qenë të vetëdijshëm për këtë.

Është një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi e shkëlqyer kjo. Duke zgjeruar vizionin e tyre tregtarët muslimanë mund të bëhen një forcë e madhe për të sfiduar konsumerizmin, materializmin dhe kulturën pop. Përmes një analize të hollësishme dhe të kujdesshëm të politikës së biznesit, ata mund t’i japin fund abuzimit të femrave, të fëmijëve, të konsumatorëve dhe të të varfëve. Kjo është çfarë bota ka nevojë për. Kjo është çfarë tregatrët kanë nevojë për vetveten. Sepse, tregtia e drejtë është e vetmja tregti në të cilën kurrë nuk mund të humbësh.

Nga Khalid Baig,
Impact International (10 & 11) 2004

Shqipëroi: Ilda Sadriu

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 14:29




A na do Allahu neve?
Nga: Muhammed Sherif

Pasi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërroi jetë, Ebu Idriz el-Haulani (viti 80 hixhri) në Damask, shkoi tek xhamia el-Kebir. Në xhami ai pa një grup njerëzish duke ndenjur rreth një personi. Ai e përshkroi personin si një person që buzëqeshte shumë dhe njerëzit ishin ulur rreth tij dhe bënin pyetje. Kështu Ebu Idriz el-Haulani e pyeti:

“Kush është ky njeri?”

dhe ata ju përgjigjën atij duke thënë: “Ai është Muadh Ibën Xhebel, radijallahu anhu, sahabi i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem”.

Kështu Ebu Idriz el-Haulani erdhi ditën tjetër herët në mëngjes, përpara namazit të sabahut dhe ai mendoi se ai ishte i pari që kishte hyrë në xhami por aty ai gjeti, Muadh Ibën Xhebelin, radijallahu anhu, duke u falur në xhami përpara namazit (të mëngjesit). Kështu Ebu Idrizi erdhi tek Muadhi dhe u ul prapa tij dhe priti që ai të mbaronte namazin e tij. Pasi Muadhi e mbaroi namazin, Ebu Idrizi shkoi tek ai dhe i tha:

“O Muadh! Unë të dua ty për hir të Allahut, subhanehu ve teala!”

Muadh Ibën Xhebeli radijallahu anhu, e tërhoqi Ebu Idrizin më afër dhe e pyeti: Uallahi, a më do mua vetëm për hir të Allahut, subhanehu ve teala?”

Ebu Idrizi ka thënë: “Po!”

Muadh Ibn Xhebel radiallahu anhu buzëqeshi dhe e tërhoqi atë afër tij dhe i tha: “Më lër të të përgëzoi me lajme të mira sepse me të vërtetë unë kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të thotë: “Allahu subhane ua teala ka thënë: “Dashuria ime është obligim, për ata që duhen për hir Timin” (Ky transmetim është i njëjtë me atë që gjendet tek Muvata e Imam Malik (51/51.5.15) përveçse ai në Muvata thotë salatul dhuhr në vend të salatul fexhr)

Vëllezër dhe motra, përmes historisë njerëzit kanë pretenduar që ata e duan Allahun, subhanehu ve teala, dhe Allahu i do ata. Të krishterët thonë që Allahu, subhanehu ve teala, i do ata por Allahu subhane ua teala i quan ata: “..të humbur...”. [Fatiha: 7]

Dhe çifutët thonë që ata e duan Allahun, subhanehu ve teala, por Allahu thotë për ata:

“...ata që tërhoqën hidhërimin e Allahut”. [Fatiha: 7]

Po kështu edhe muslimanët thonë që ata e duan Allahun, subhanehu ve teala. Por puna është se a na do ne Allahu, subhanehu ve teala, kjo është pyetja e vërtetë. A na do Allahu, subhanehu ve teala, neve?

Në sahih Buharin, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kur Allahu e do dikënd ai e thërret Xhibrilin dhe Allahu atëherë i thotë:

“O Xhibril! Unë e dua filanin, kështu që duaje edhe ti!” dhe Allahu e përmend me emër atë person dhe pastaj Xhibrili e do atë person. Pastaj Xhibrili i thërret të gjithë melekët e qiejeve dhe u thotë:

“Allahu e do filanin, kështu duajeni atë!”, kështu të gjithë melekët e duan atë. Dhe pastaj Allahu vendos kënaqësinë në zemrat e njerëzve drejt atij personi!”

Pejgamberi ka thënë në një tjetër transmetim të këtij hadithi:

“Robi do të vazhdojë të përpiqet të fitojë kënaqësinë e Allahut, ai do të përpiqet të fitojë dashurinë e Allahut derisa Allahu e thërret Xhibrilin dhe i thotë: “O Xhibril! Robi im filani është duke u përpjekur të më kënaq mua, me të vërtetë dashuria Ime e ka mbuluar atë!”

Neve na është treguar në Kur’an dhe Sunnet rreth shumë njerëzve që Allahu, subhanehu ve teala, i ka dashur. Në Kur’an ne gjejmë shumë histori njerëzish që Allahu i ka dashur. Midis njerëzve më të mëdhenj që Allahu i ka dashur ishte Ibrahimi, alejhis-selam. Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë: “...dhe Allahu e mori Ibrahimin si halil (shok të dashur)”. [4: 125]

Nga njerëzit që Allahu, subhanehu ve teala, i ka dashur ishte Ejubi, alejhis-selam. Allahu ka thënë: “Ne e pamë se ishte i durueshëm”

dhe pastaj Allahu ka thënë:

“Çfarë robi i mirë që ishte ai?”

Nga njerëzit që Allahu ka dashur është një njeri i cili shkoi për ta vizituar vëllain e tij për hir të Allahut, subhanehu ve teala, kjo histori tregohet tek Sahih Muslim nga Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem. Gjatë rrugës së tij Allahu dërgoi një melek dhe meleku e pyeti atë se ku po shkonte dhe ai i tha: “Unë jam duke shkuar të vizitoi vëllain për hir të Allahut, subhanehu ve teala”.

Dhe meleku e pyeti atë: “A ke ndonjë arsye tjetër që po shkon tek shtëpia e tij?”

pastaj ai i tha: “Unë po shkoi pa asnjë arsye tjetër përveç për hir të Allahut, subhanehu ve teala”.

Pastaj meleku i tha: “Me të vërtetë unë vij me lajme të mira, unë jam një melek i Allahut, subhanehu ve teala, me një mesazh nga Allahu që Ai të do ty!”

Nga njerëzit që Allahu, subhanehu ve teala, i dashti ishte Hatixhja radijallahu anha. Në Sahih el-Buhari thuhet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte duke ndenjur me Xhibrilin duke recituar Kur’an dhe Hatixhja, radijallahu anha erdhi. Xhibrili u kthye nga Hatixhja dhe tha: “Kjo Hatixhja që po të sjell ushqimin. Jepi selamet e mija!”

Ky është Xhibrili, alejhis-selam duke i dhënë selam Hatixhes, radijallahu anha, dhe pastaj ai tha: “Përgëzoje me një shtëpi në Parajsë!”

Çfarë ndodh kur Allahu, subhanehu ve teala, na do?

Allahu, subhanehu ve teala, së pari do të përmend emrin e atij personi, filani i biri i filanit dhe pastaj Allahu, subhanehu ve teala, do ta thërrasë Xhibrilin dhe do t’i thojë që Ai e do atë person. Jo vetëm , subhanehu ve teala, do ta dojë këtë person por edhe Xhibrili. Jo vetëm Xhibrili por edhe engjëjt e qiejve dhe të tokës. Pastaj Allahu, subhanehu ve teala, do ta vendosë kënaqësinë në zemrat e njerëzve drejt këtij personi.

Nëse ai person do të kërkojë ndonjë gjë, Allahu, subhanehu ve teala, do t’i japë atë që kërkon. Nëse ai kërkon strehim tek Allahu, subhanehu ve teala, nga ndonjë gjë, Allahu, subhanehu ve teala, do ta mbrojë atë. Fundi i këtij personi është, padiskutueshëm, xheneti.

Vëllezër dhe motra në të njëjtën anë të këtij hadithi ne gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i frikësohemi dënimit të Allahut. Ne gjithashtu duhet të kemi kujdes ndaj njerëzve që zemërojnë , subhanehu ve teala. Në të njëtën anë të këtij hadithi, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë që një person do të vazhdojë ta zemërojë Allahun, subhanehu ve teala, dhe të mos i bindet atij derisa Allahu do ta urrejë atë person. Allahu, subhanehu ve teala, do të thërrasë Xhibrilin dhe do t’i thojë Xhibrilit: “O Xhibril! Robi im filani është duke vazhduar të më zemërojë dhe zemërimi im e ka mbuluar atë”.

Njëherë po dëgjoja një kasetë dhe një burrë apo shejh po fliste për historitë dhe hadithet që kishin lidhje me fëmijët. Një nga historitë që ai përmendte aty ishte ngjarja e Pejgamberit që po luante me fëmijët. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, po luante me Husejnin dhe pastaj e ngriti lart që njerëzit ta shihnin dhe tha:

“Allahu do t’i dojë ata që duan Husejnin!”

Kështu kjo histori më bëri të mendoi se çfarë mënyrash tjera nga Kur’ani dhe Sunneti mund të na bëjnë ne që të na dojë Allahu, subhanehu ve teala. Pra, të fitojmë kënaqësinë e Allahut. Ibën Kajjimi, rahimehullah, shkroi mënyra të ndryshme për të fituar dashurinë e Allahut. Unë do t’i përmend ato që ai ka shkruar:

Së pari, ne duhet të ngrihemi në pjesën e tretë të natës. Kështu ne duhet të ngrihemi për të falur namaz nate.

Ne duhet gjithashtu ta kujtojmë Allahun shpesh. Kurdo që jemi duke punuar ose duke qëndruar në ndonjë rradhë, kemi gjithmonë mundësinë për ta përkujtuar Allahun, subhanehu ve teala.

Allahu thotë: “Më kujto Mua dhe Unë do të kujtoi ty”.

Kush nuk do që Allahu t’i kujtoja ata???

Ne duhet ta lexojmë Kur’anin me kuptim. Leximi i asaj çfarë Allahu ka shpallur për ne, për jetët dhe vdekjen tonë. Allahu thotë:

“A nuk do të meditojnë ata Kur’anin?”

dhe Allahu thotë: Një libër u zbrit mubarik, kështu që ata të mund të meditojnë vargjet e tija”.

Ne duhet të rrimë dhe të jemi me ata të cilët vërtetë e duan Allahun, subhanehu ve teala, de të shpenzojmë kohën tonë me ata. Në suren el-Kehf, Allahu thotë:

“Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos e pyet për ta”. [el-Kehf: 22]

Allahu përmend qenin e ehlul kehf (njerëzve të shpellës). Allahu në këtë varg përmend qenin shumë herë. Dijetarët kanë thënë që shikoni pozitën e qenit në këtë jetë dhe ai nuk ka ndonjë rëndësi për tu përkujtuar. Por ky qen u përmend aq shumë herë në Kur’an, pse. Kjo ndodhi për shkak se njerëzit e shpellës e patën atë qen. Kështu nëse qeni përmendet në Kur’an aq shumë herë, si do të jetë puna me ata që e shpenzojnë kohën e tyre duke ndenjur me njerëzit që i do Allahu, subhanehu ve teala. Sa shumë do t’i rritej grada vetëm përshkak të shoqërimit që ai zgjedh. Ashtu siç Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka treguar ne, që shoqëria e mirë është si një person që i vie era misk, madje edhe nëse shoku nuk ju jep fare misk ju do ta shijoni dobinë e erës dhe parfumit të miskut.

Ne duhet të duam ta takojmë Allahun, subhanehu ve teala. Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kushdo që do ta takojë Allahun, Allahu don ta takojë atë!”

S’ka dyshim nëse dikush dëshiron ta takojë Allahun ata do të bëjnë mirë për atë takim, ata do të përgatiten për atë takim. Ata do të dëshirojnë ta takojnë Allahun sepse ata do të përgatiten për atë takim. Ata dëshirojnë të takohen me Allahun sepse ata e kanë përgatitur veten në bindje ndaj Allahut. Një person që nuk dëshiron ta takojë Allahun është ai person që nuk është përgatitur për ta takuar Atë, ata e shpenzojnë jetën e tyre në mosbindje ndaj Allahut. Ata nuk dëshirojnë ta takojnë Allahun dhe Allahu nuk dëshiron ta takojë atë person.

Ne duhet të largojmë çdogjë që qëndron midis nesh dhe Allahut dhe të dërguarit të Tij. Kështu kur ne shkojmë në shtëpitë tona, ne bëjmë gjynahe të shumta drejt Allahut. Këto janë gjëra që qëndrojnë midis nesh dhe dashurisë së Allahut dhe duhet të shikojmë në mënyrë kritike atë çfarë bëjmë dhe t’i heqim jashtë nga jetët tona.

Ne duhet gjithashtu ta vendosim synetin e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, përpara nesh. Ne duhet t’i vëmë dëshirat e Pejgamberit para dëshirave tona. Allahu shpalli në Kur’ani:

“Thuaj! Nëse e do Allahun, atëhere më ndjek mua. Allahu do të të dojë ty dhe do t’i falë gjynahet tuaja”.

Ne duhet ta bëjmë durimin një pjesë të karakterit tonë. Ashtu siç thonë, një person i cili vazhdon të bëjë diçka ai do të njihet për atë çfarë bën. Kur një person është i durueshëm në shtëpinë apo punën e tij, ai bëhet sabir (i durueshëm). Allahu na tregon për ata që ishin të durueshëm:

Ne duhet të mësojmë atributet e Allahut. Ne duhet t’i mësojmë Emrat e Allahut dhe karakteristikat e tij. Kështu kur ne lexojmë në Kur’an, er-Rahman, ne shpresojmë që Allahu të ketë mëshirë ndaj nesh. Dhe kur lexojmë Allahu është es-Semi dhe el-Besir, që Ai është i që i dëgjon dhe dhe i shikon të gjitha, kështu kur në bëjmë ndonjë gjynah Allahu na sheh. Kur lexojmë në Kur’an që Allahu është Shedid ul-Ikab, Ai është i ashpër në ndëshkim, kur jemi duke menduar të bëjmë ndonjë gjynah ne duhet të kujtojmë që Ai është shumë i ashpër në ndëshkim.

Ne duhet të vazhdojmë t’i kryejmë nafilet. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë që Allahu thotë në një hadith kudsi:

“Robi do të vazhdojë të më afrohet më gjera vullnetare derisa unë do ta dua atë”.

Në sherhin (komentimin) e këtij hadithi, dijetarët kanë thënë që këto veprat vullnetare janë të të gjitha llojeve. Veprat vullnetare janë ato që bëhen me gjuhë dhe më gjymtyrë.

Një poet dikur tha:

“Si mundet të mos i bindesh Allahut kur the se e do

Kjo është çudi dhe shumë behane unike.

Po është dashuria jote ndaj Allahut e vërtetë, ti do t’i ishe bindur Allahut.

Me të vërtetë person i cili do dikënd ai e ndjek atë”.


Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 14:36




A na ka kapluar errësira e luftërave të paralajmëruara?
Nga: Muhammed el Avaxhi

Në emër të Allahut fillojmë dhe sipas udhëzimit të Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, ecim…Tema e "fitneve" (el melahim, luftërat e paralajmëruara) është temë e cila qarkullon nëpër gjuhët e të gjitha shtresave të ummetit islam. Rreth kësaj teme diskuton i dituri dhe i padituri. Fetari dëshiron që ta perceptojë realitetin, dijetari (hoxha) dëshiron që ta kumtojë të vërtetën me insaf (objektivitet) dhe që këndej lind një pyetje: pasi që na ka aritur kjo errësirë, ç'duhet të veprojë muslimani dhe si duhet të përgatitet për t'u ballafaquar me këto sprova?

Me afrimin e "Kohës së fundit" dhe me shfaqjen e shumicës së shenjave të vogla të Ditës së Fundit, madje me parajmërimin e shenjave të mëdha, sikur: numri i madh i vrasjeve, luftërat për të cilat shumë njerëz mendojnë se janë hapje e dyerve të fitneve të mëdha si dhe luftërat grandioze të paradëftuara nga Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, duhet që çdo musliman të ngulitë në trurin e tij disa koncepte, të përgatitet, të armatoset për këtë ummet besimtar i cili nuk goxon as një moment të ndahet nga ai. Nisur nga ky realitet, do të përmendim disa udhëzime të nxjerrura nga drita e shpalljes për të na ndriçuar rrugën.

E para: luftërat e ardhshme janë luftëra fetare dhe domosdo duhet të armatosemi me armën e akides (besimit të pastër):

Dijeni se muslimani pa akide të shëndoshë është sikur i verbëri në fushbetejë, pa armë, i cili nuk din nga të drejtohet. Ky njeri nuk është e mundur që të shpëtojë përpos nëse i dhurohet prej Allahut dritë, e nëse jo atëherë do të ishtë për këtë luftë si një kurban. Njësoj edhe muslimani nuk mund të shpëtojë në arenën e fitneve përpos duke siguruar dritën e diturisë hyjnore, për ndryshe vjedhësit e besimit presin të keqen dhe çdo ditë i përgatisin kurthe. Armiqtë bashkëkohorë ndezin luftëra në bazë të besimit të ngulitur në zemrat e tyre, të mbështetur në Talmudin, Tevratin dhe Inxhilin, libra këto të shtrembëruara. E si mund që kjo luftë të përballet me armën e mendjes së zbrazët dhe logjikës jo të shëndoshë, pa udhëzimin e fesë me të cilin ndriçon rrugën dhe mbrohet?!

Po qe se dëshirojmë daljen nga fitnet atëherë patjetër duhet që ta njësojmë Allahun dhe të kapemi për ligjin e tij, të gjykojmë sipas kanunit të Allahut, subhanehu ve teala, përveç të cilit nuk ka ligj që të ndriçon rrugën. Pastaj të pastrojmë zemrat dhe punët nga çdo gjë që adhurohet përpos Tij, të ndahemi nga adhurimi i evlijave, pejgamberëve dhe gjërave tjera përpos Allahut. Të mos kërkojmë shpëtim në çdo prag e as të mos kërkojmë intervenim nga çdo kush. Të mos i konsiderojmë magjistarët dhe fallxhorët zotëra, ata të cilët pretendojnë diturinë për botën e fshehtë (gajbin) dhe mundohen t'i përngjajnë Zotit të botëve.

Më pas duhet të kemi kujdes dhe të shpëtojmë veten nga thirrësit për në xhehennem sepse kush i ndjek ata hudhet në zjarr. Ata e shesin fenë për qëllime të dunjasë kurse zot të vetin e kanë epshin. E sheh njërin duke thënë: eja këndej se nuk kemi parë fe tjetër përveç Rilindjes, e tjetri: nuk kemi gjetë sistem më të mirë së Demokracia, i treti sheh shpëtimin në Sekularizëm, i katërti në Modernizëm, e të gjitha nuk janë tjetër pos kufër (mosbesim) dhe që të gjithë kanë zgjedhur tjetër fe pos Islamit, "E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit." (Ali Imran-85)

Nën konceptin e përmirësimit të besimit hyn edhe lënia e bidateve (risive) në fe dhe ithtarëve të tyre, të gjitha llojet e bidateve, ato që të nxjerrin nga feja sikur bidati i rafidizmit, adhurimit të varreve dhe tyrbeve dhe bidatet të cilat e rrënojnë sunnetin sikur mevludet dhe festat që nuk janë të ligjësuara në fenë tonë, madje ndodh që dikush prej muslimanëve t'i festojë edhe festat e jobesimtarëve.

Prej gjërave që e ka goditur ummetin në thellësinë e tij është humbja e akides së "miqësisë dhe armiqësisë" te shumë muslimanë, që nënkupton se miqësi nuk ka përpos për Allahun e armiqësia ndaj kafirit është obligim. Vetëm me akide të shëndoshë musliamni mëson cilin duhet miqësuar e cilin armiqsuar, kush është me të në tendën e imanit dhe kopshtin e akides dhe kush është kundër tij duke i bërë shirk Allahut.

Prej fakteve të çuditshme të historisë është çliruesi i Kudsit dhe nënshtruesi i kryqtarëve, Salahuddin Ejjubi i cili filloi me njësimin e rradhave të muslimanëve dhe pastrimin e tyre nga bidatxhinjtë. Prej të parëve që i luftoi ishin batinijtë e devijuar. Kjo është rruga e Muhamedit, salallahu alejhi ve sel-lem, e njësoi në adhurim Zotin e tij pastaj njësoi rradhat e muslimanëve, fjala e njësimit (shehadeti) ishte para njësimit të fjalës, e gjithë kjo për të gjetur ndihmëtarë për mirësi dhe për të qenë duart që do të bartin emanetin e fesë, duar të pastra.

Dora e besimtarit ka vlerë aq sa nuk e din askush përveç Atij që i paracakton gjërat. Bartësi i akides së shëndoshë është sikur një kandil me dritë të fortë i cili nuk krahasohet drita e tij me dritë të dobët. Kur as-habët e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, u habitën me ligështinë fizike të Ibën Mes'udit, Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, i lajmëroi ata se këmbët e tij tek Allahu, subhanehu ve teala, janë më të rrënda se kodra e Uhudit. Në betejën e M'utes Halid ibën Velidit iu këputën në dorën e tij nëntë shpata, a thua vallë fshehtësia qëndronte në dorën e atij apo në akiden që e mbante thellë të ngulitur në zemrën e tij, akide e cila ndërtohet mbi themelin: përkulje dhe nënshtrim. Halid ibën Velidi vërtet është i denjë për epitetin më të lartë në historinë e ushtarakëve "Shpata e ngritur e Allahut" . Allahu e mëshiroftë edhe nënshtruesin e tatarëve Kutuzin dhe hoxhën e tij Migvar Iz ibën Abdusselam sulltanin e dijetarëve dhe kolosëve musliman.

E dyta: armatimi me dituri e veçanërisht me gjërat të cilat na preokupojnë në përditshmërinë tonë:

Dituria është obligim i ummetit. Allahu, subhanehu ve teala, e urdhëroi ummetin në dituri për të gjetur rrugën e drejtë, kurse ata të cilët nuk mund të arrijnë diturinë i obligoi që të pyesin të diturit, siç ka thënë Allahu, subhanehu ve teala, "Ju pyetni pra dijetarët nëse nuk dini." (Nahel-43). çdo musliman e ka për obligim të mësojë kryerjen e obligimeve fetare, para kësaj duhet të mësojë akiden e shëndoshë që të jetë i fortë, pa shirk e bidate, më pas të armatoset me dije rreth gjërave me të cilat mirret ai, p.sh. ai i cili bën tregti obligohet të mësojë rregullat e shitblerjes se përndryshe bie në kundërvajtje, qoftë ajo kamatë apo diç tjetër. Ai i cili është në prag të luftërave dhe xhihadit obligohet të mësojë rregullat e xhihadit për te kuptuar ligjet të cilat i ka caktuar Allahu, subhanehu ve teala. Kështu të gjithë ne (hoxhallarët) obligohemi të kthehemi në sunnetin e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, në kaptinën e "luftërave" për të marrë nga ajo dritë, pa ngutje dhe duke mos ia përshkruar kuptimin e disa haditheve realitetit tonë pa mos u ndriçuar me dritën e Allahut dhe Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, që të na bëhet e qartë e bardha prej të zëzes, e ne shpresojmë që lindja e diellit te islamit është afër, dita kur Allahu, subhanehu ve teala, do ta ngritë fenë e tij për të udhëhequr njerëzinë.

E treta: ummeti obligohet që të përgatis burra, forcë dukë përgatitur gjithashtu edhe zemrat:

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët" (Enfal-60), kjo gjë është ligj i Allahut mbi robërit e tij. Allahu, subhanehu ve teala, ka mundësi që gjërat t'i kryej me fjalën "bëhu" dhe ajo bëhet, mirëpo Ai për urtësi të mëdha ligjësoi këto ligjë të botës. Ai i cili refuzon këtë urtësi dhe duke mos punuar dhe pret shpëtim, ai ka devijuar nga rruga e Allahut, subhanehu ve teala,

Allahu, subhanehu ve teala, në një kohë të hershme kur Beni Israilët ishin të shtypur në tokë, dërgoi një pejgamber për t'i urdhëruar për xhihad siç është përmendur në Kur'an: "A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguarit të tyre (Shem'unit): “Cakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut!” Ai (pejgamberi) tha: “A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni!” ata thanë: “E ç'kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijt tanë?” E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve." (Bekare-246), për këtë shkak përgatitja fizike dhe ajo shpirtërore janë të lidhura njëra me tjetrën, që të mos jemi prej atyre që ikin prej beteje apo që e tradhtojnë islamin. Çdonjëri prej nesh le ta dijë se çështja ka të bëjë me çdo individ dhe çdonjëri duhet të tentoj të shpëtoj veten duke u përgatitur për Ditën e Ahiretit, e jo për t'u shpallur trimëria e tij apo t'i jipet atij ndonjë epitet. Çdonjëri prej nesh e ka për obligim që të përgatitet me trup dhe akide ashtu që kur të lajmëroj thirrësi i xhihadit të përgjithshëm të jemi prej atyre që shpejtojnë në të mira, të drejtuar kah xhennetet e larta.

E katërta: dallimi ndërmjet luftërave të paralajmëruara dhe fitneve (sprovave):

Fitnet janë sprovat që ndodhin mes bijve të këtij ummeti. Prej tyre kanë të bëjnë me fenë siç është shfaqja e gënjeshtarëve të cilët pretendojnë pegamberllëkun, thirrësit mashtrues, magjistarët e tjerë. Fitnet e kësaj kohe veçohen me degjenerim. Shohim Dexhallin në formë të një udhëheqësi i cili thërret ne fe të re, i largon njerëzit nga e vërteta dhe tërë këtë e mbulon me qëllime gjoja islame. Thërret ne demokracinë islame e ajo nuk është asgjë tjetër përveç mohim i ligjit të Allahut. Ndonjëri pretendon komunizmin islam dhe gjëra tjera të kota. Magjistarët e kësaj kohe i shohim me nje mbulesë elagante e cila quhet "media", ata e paraqesin të vërtetën të kotë dhe anasjelltas. Tek ata udhëheqësit e ummetit janë aktorët dhe sportistët e ndryshëm kurse mendimtarët e tij janë pronarët e lapsave të helmuar nëpër gazetat e tyre të fëlliqura, e ne, vetëm tek Allahu ankohemi!

Sa i takon "luftërave" (melahim) ato janë betejat që do t'i zhvillojë ummeti me popujt tjerë jobesimtarë, disa prej tyre kanë kaluar siç është lufta më tatarët e disa të tjera priten siç është lufta me romakët (krishterët) në "kohën e fundit".

Imam Ebu Davudi në librin e tij Sunen ka veçuar një kapitull të cilin e ka quajtur "përfundimi i fitneve gjatë luftërave" ku bën dallim mes fiteve dhe luftërave, pastaj përmendi hadithin; "Allahu, subhanehu ve teala, nuk do t'i bashkojë për këtë ummet dy shpata, një prej vetes dhe një prej armikut të tij"

Sikur të bashkohemi!

"Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani!" (Ali Imran-103), dijeni se dijetarët kur kanë komentuar hadithet që flasin për përçarjen e ummetit, kanë përmendur se përçarja mund të jetë jashtë rrugës së drejtë siç është përçarja e bidatxhinjëve rafidij, xhehmij, havarixh, babijj, behaij, kadijanij, sufij me te gjitha llojet e tyre e të tjerë, mirëpo ajo që të djeg zemrën është përçarja brenda përbrenda rrugës së drejtë (siratit) që ka rezultuar në emërtime të ndryshme për të cilat Allahu, subhanehu ve teala, nuk ka zbritur argument. Të gjitha grupacionet miqësojnë vetëm në bazë të emrit të xhematit të vet më shumë se sa në bazë të emrit musliman, kurse Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë" (Haxh-78). Një gjë kuptoeni se përçarja nuk është ndonjë lojë atraktive, nëse një student është joserioz gjatë tërë vitit dhe nuk qortohet kjo nuk do të thotë se ai nuk do të qortohet në kohë të provimit, le të bashkohemi që të mos na qortojnë gjeneratat e ardhshme dhe që të mos nënçmohemi, se për ndryshe mejrë për ne kur do të qëndrojmë para Allahut, si do të përgjigjemi për coptimin e fesë! Duhet që çdonjëri ta arsyetojë tjetrin dhe të bashkpunojë në zbatimin e obligimeve, t'ia zgjatim dorën njëri tjetrit sepse majft më me ndarje e largim prej njëri tjetrit, të përkujtojmë se Iblisi ka humbur shpresat që të adhurohet në Gadishullin Arabik mirëpo akoma shpreson që t'i prish lidhjet vëllazërore.


Shqipëroi: Agim Bekiri

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 14:43




A të ka vdekur prindi?
Një mik i imi më tha: a të ka vdekur prindi? Vallë, i ke patur këto ndjenja më herët..?

Nëse nuk ke patur ndjenja të këtilla më herët, eja ti përshkruaj…

Për një çast dhe moment humbet nga jeta yte ai që ishte shkak për jetën tënde, humbet dhe le pas vete me qindra kujtime që ta mbushin mendjen dhe zemrën. Humbet befasisht, pa paralajmërim. Kështu vazhdimisht ban vdekja, vjen në befasi dhe nuk ban dallim mes të madhit dhe të voglit.

Bërtasim për lajmin e mërzitshëm se na ka vdekur baba, madje edhe nuk na besohet se kjo ka ndodhur. Ishte me mua para disa ditëve, flitnim me te për martesën, shtëpinë, familjen. Ai e mbushte shtëpinë me gëzim dhe qeshje me komentet e tija komike.

I dashuri vëlla, ajo që nuk e di, ndoshta edhe e di, mirëpo e injoron, është fakti se të gjitha krijesat nuk e kuptojnë vlerën e asaj që e posedojnë përpos se kur ta humbin, andja edhe ti nuk do ta kuptosh vlerën e babës tënd, përpos se kur do ta humbish, mos dhashtë Zoti, atëherë të rikthehen kujtimet me te dhe i parashtron vetes një pyetje, por e cila bartë me vete zhurmën e mija topave në mendjen dhe qenien tënde…

Vallë vdiq e shkoi duke qenë i kënaqur me mua?

Vallë, i ka marrë me vete gabimet dhe sjelljet e këqija të mija apo mi ka falur me zemrën e tij të mëshirshme, zemrën e prindit, i cili nuk bartë urrejtje dhe mllef për bijtë e tij çkado që i bëjnë ata?

Nëse mi ka falur, si ta dijë këtë gjë?

A kishte qenë e mundshme të arrija grada më të larta te ai?

E nëse nuk mi ka falur gabimet dhe sjelljen e keqe time, e i ka mbetur diçka në zemrën e tij ndaj meje, si ta dijë këtë gjë?

A kam mundësi të shpaguaj këtë mëkat?

Këtu përfundoi fjala e mikut tim, nuk mundi të vazhdojë bisedën e tij, sepse e kaploi vaji, kurse unë e shikoja me dhembshuri, sepse kjo fatkeqësi ishte shumë e rëndë për te.

Në këtë moment mu kujtua Ijas ibën Muaviu, i cili kur i vdiq e ëma qau, e i thanë: pse po qanë? Tha:

"Kisha të hapur dy dyer të xhennetit, e mu mbyll njëra, kurse shpresoj që mos të më mbyllet edhe tjetra, derisa të hyjmë unë dhe babi im bashkë në xhennet".

Në këto çaste mu kujtuan edhe shumë tregime të muslimanëve të parë dhe bamirësia e tyre ndaj prindërve të vet.

Memuni thotë se nuk ka pa njeri më bëmirës ndaj babës së vet se sa Fadl ibën Jahja. Vazhdon në bisedën e tij dhe na e sjell këtë tregim:

"Babai i tij çdo herë merte abdest me ujë të nxehtë. Kur hynë në burg, në një natë të ftohtë, gardiani, rojtari i burgut, nuk u lejoj që të fusin dru në qeli. Kur ra në gjumë babai i Fadlit, ai e mori enën e ujit dhe e vëndoi mbi llambë dhe ashtu qëndroi deri në mëngjes. Kur u zgjua babai i tij në mëngjes i mundësoi të merte abdest me ujë të ngrohtë. Natën e ardhshme kujdestarët e burgut e larguan edhe llambën, atëherë Fadli e mori enën e ujit dhe e futi nën rrobat e tija dhe e vëndoi në bark që ta nxeh ujin me ngrohtësinë e barkut, duke duruar kështu të ftohtin e ujit dhe kohës".

Vëlla i dashur ja edhe një tregim, i cili e shtyri të qanë Omerin, radijall-llahu anhu, dhe ata që ishin përreth tij…

Në disa libra tregohet se Umeje Kenaniu ishte i pari i fisit të vet, kishte një djalë që e kishte emrin Kilab. Ata kishin bërë hixhret në Medinë në kohën e Omerit, radijall-llahu anhu. Ata qëndruan një kohë në Medinë dhe u njoftuan mirë me banorët e Medinës dhe shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Në një takim me shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Kilabi u parashtroi pyetjen:

Cila është vepra më e mirë në Islam?

I thanë: xhihadi në rrugë të All-llahut.

Kilabi shkoi te Omeri, radijall-llahu anhu, duke kërkuar pjesmarrje në ndonjë luftë. Omeri, radijall-llahu anhu, e dërgoi me ushtrinë muslimane në persi. Kur mori vesh babai i tij, e kapi për qafe e i tha: mos i le vet prindërit e tu pleq dhe të dobët. Ata të kanë rritur kur ishe i vogël, e tani kur ata kanë nevojë për ty, ti do ti lësh?

U tha: do t'ju lë vet për një vepër, e cila është më mirë për mua.

Pasiqë mori pëlqimin e prindërve doli me ushtrinë islame. Mirëpo kthimi i tij u vonua shumë kohë.

Babai dhe nëna e tij një ditë ishin të ulur nën hijen e një hurme të tyre dhe ndërkohë erdhi një pëllumbë në folen e vet dhe lozte dhe argëtohej me zogun e vet. Kur pa plaku këtë pamje qau, qau edhe plaka. Ndërkohë babait iu dobësua shikimi.

Pasiqë kthimi i djalit nga kjo detyrë u vonua shumë shkoi te Omeri, radijall-llahu anhu, në xhami e i tha: "Omer, pasha All-llahun, nëse nuk ma kthen sa ma shpejtë djalin tim do të lutem kundër teje në Arafat".

Omeri, radijall-llahu anhu, menjëher u shkroi komandantëve të vet që ta kthejnë këtë djalë te prindërit e vet. Kur u kthya djali nga luftimet hyri te Omeri, radijall-llahu anhu, e Omeri e pyeti: cila ka qenë vepra më e mirë që ke bërë ndaj prindërve tuaj?

Tha: çdo herë i jepja përparësi atyre dhe ia kryeja të gjitha nevojat e tyre. Kur doja të mjelja për ta qumësht shkoja në ahër të deveve, shikoja devenë me më shumë qumësht, e rehatoja dhe e leja që të pushojë, pastaj ia laja sisët derisa të ftoheshin, pastaj e mjelja e ua jepja që ta pinë.

E thirri Omeri, radijall-llahu anhu, babain e tij. Kur erdhi, i kërrysur, i ligështuar, me shikim të dobët, dhe hyri te Omeri, Omeri, radijall-llahu anhu, i tha: si je Ebu Kilab?

Tha: si më sheh, kryetar i muslimanëve.

Tha: çka kishe dashtë më së shumti sot?

Tha: asgjë nuk dua sot, asnjë lajm nuk më gëzon dhe asnjë e keqe nuk më çrehaton.

Omeri i tha: asgjë, asgjë.

Tha: po, do të kisha dashur që Kilabi, djali im të ishte këtu afër meje, tia marr erën dhe ta përqafi para se të vdes.

Qau Omeri, radijall-llahu anhu, dhe i tha: do të arrishë atë që do me lejen e All-llahut.

Omeri, radijall-llahu anhu, e urdhëroi Kilabin që të shkojë dhe të mjelë qumësht nga deveja për babain e vet, ashtu sikurse bënte para se të dilte në luftë dhe tia sillte. Kur ia solli qumështin Omerit dhe Omeri këtë qumësht ia dha Ebu Kilabit duke i thënë: pie këtë. Kur e afroi buzën e tij afër pjatës që ta pinte tha: O kryetar i muslimanëve, pasha All-llahun, jam duke marrë erën e duarve të Kilabit. Omeri, radijall-llahu anhu, qau e tha: ja ku e ke Kilabin, ta kemi sjellur nga lufta. U ngrit shpejt e përqafi djalin e tij dhe e shtërngoi fortë duke qajtur, kurse edhe Omeri me ata që ishin të pranishëm qanin. Pastaj Omeri, radijall-llahu anhu, tha: Djali im, kujdesu për prindërit dhe në bamirësi ndaj tyre bën xhihad sa të jenë gjallë, e pastaj kujdesu për veten tënde pas tyre.

Eja, vëllau im i dashur, nxito dhe sillu mirë me prindërit tuaj, ji sikur këta kolosë të mëdhenjë, para së të gdhimë ndonjë ditë para fatkeqësisë së befasishme, e njerëzit përreth të na thonë: All-llahu të dhashtë sabrin dhe të përpjektë me të në xhennet, se të ka vdekur baba…


Marrë nga: islammemo.cc, 1.12.2006

Përktheu: Bekir Halimi

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muhamed Dolaku
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Muhamed Dolaku

Numri i postimeve : 3478
Data e regjistrimit : 16/09/2011
Mosha : 74
Nacionaliteti-Sheti : R e Kosovës, Mitrovicë

Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste EmptyWed 21 Dec 2011 - 15:03


AGJËRIMI DHE TEMPERATURAT E LARTA

Artikuj dhe tekste Temperatura


Nëpërmjet agjërimit synohet të frenohet nefsi nga dëshirat e ethshme, të ndahet nga gjërat me të cilat është mësuar dhe të ulet furia e tij epshore, kjo si një mënyrë kalitjeje për arritjen e të gjithë faktorëve, që i japin lumturi e kënaqësi dhe për pranimin e gjithë asaj që e bën të dëlirë, gjë prej së cilës rrjedh jeta e tij e amshuar.

Uria dhe etja që shkakton agjërimi e thyejnë furinë dhe vrullin e nefsit të njeriut dhe i kujtojnë atij gjendjen e të varfërve barkzbrazur. Përmes ngushtimit të rrugëve të ushqimit dhe të pijes, domethënë përmes pakësimit të vlerave ushqyese të trupit, agjërimi bën që të ngushtohen shtigjet dhe linjat e lëvizjes së shejtanit në trupin e njeriut. Agjërimi i përmban organet e njeriut, që të mos lëshohen nën efektin e energjive të tyre të natyrshme pas gjërave që i dëmtojnë, në jetën e këtushme apo në jetën tjetër. Ai e qetëson çdo organ e çdo gjymtyrë, i mposht tekat e trillet dhe e vë nën kontroll çdo pasion. Ai i vendos frerë nefsit. Kështu pra agjërimi është freri i njerëzve të devotshëm, mburoja e luftëtarëve dhe stërvitja e punëmirëve dhe të dashurve të Allahut. Midis të gjitha punëve agjërimi i përket vetëm Allahut të Lartësuar, pasi agjëruesi nuk bën gjë, por heq dorë nga dëshira, pasioni, ushqimi dhe pija veçse për hir të Zotit, të adhuruarit të tij. Në thelb agjërimi është braktisje e ëndjeve të nefsit dhe gjërave që ai i pëlqen, duke i dhënë përparësi dashurisë ndaj Allahut dhe kënaqësisë së Tij. Në këtë kuptim, agjërimi është sekret ndërmjet robit dhe Zotit të Tij, një sekret ky që nuk e vështron askush tjetër veç Tij. Njerëzit mbase e shikojnë që agjëruesi i ka lënë gjërat e dukshme që e prishin agjërimin, por faktin që ai e ka lënë ushqimin, pijen dhe plotësimin e dëshirës për hir të të adhuruarit të Tij, nuk e vështron dot asnjë njeri, dhe në fakt ky është realiteti i agjërimit.

Përveç kësaj agjërimi ka një ndikim të çuditshëm si në mbrojtjen e pjesëve të dukshme të trupit, edhe në mbrojtjen e fuqive dhe energjive të tij të brendshme. Ai është një dietë për mbrojtjen e organizmit nga lëndët e dëmshme, të cilat kur dominojnë në të bëjnë që të mos funksionojë mirë. Kjo dietë gjithashtu shërben edhe për nxjerrjen e lëndëve të dëmshme, të cilat pengojnë shëndetin e mirë. Kështu, agjërimi ruan shëndetin e zemrës dhe të pjesëve të trupit. Ai u kthen atyre atë që ua kanë rrëmbyer duart e dëshirave dhe të epsheve.

Buhariu dhe Muslimi sjellin hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Çdo punë njeriu mund ta bëjë për të plotësuar dëshirën e nefsit të vet, përveç agjërimit, pasi ai më përket vetëm Mua dhe Unë e shpërblej për të. Agjërimi është mburojë. Kur ndonjëri prej jush të jetë me agjërim, atë ditë nuk duhet ta fëlliqë gojën dhe nuk duhet të bërtasë, edhe nëse ndonjëri e shan apo e mallkon, le t’i thotë: unë jam agjërues. Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim, era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu në Ditën e Gjykimit, sesa era e miskut. Agjëruesi ka dy gëzime: në kohën e çeljes gëzohet me çeljen dhe kur të takohet me Allahun do të gëzohet me shpërblimin e agjërimit që pati bërë”.

Në këto vite muaji i ramazanit vjen në një kohë kur nga njëra anë lakuriqësia dhe të gjitha format e joshjes për lidhje të paligjshme janë të përhapura tej mase, dhe nga ana tjetër shumë të rinj e të reja e kanë të vështirë martesën, kështu që në pamundësi për martesë agjërimi duhet të shihet edhe si një mënyrë mjaft e efektshme për shuarjen e zjarrmisë së epshit, sikurse e ka rekomanduar edhe vetë Pejgamberi në një hadith të vërtetë.

Secili prej nesh, në vend që ta presë me ndrojtje ardhjen e Ramazanit në stinën e nxehtë, duhet ta shohë atë si një mundësi për të maksimalizuar realizimin e objektivave të agjërimit, që u përmendën më sipër, pasi koha është shumë e përshtatshme.

Atëherë logjika e shëndoshë dhe natyra e drejtë dhe e pastër (fitra) dëshmojnë për dobitë e agjërimit, kështu që ligjësimi i tij është një mëshirë e një mirësi e madhe ndaj nesh, për të cilat duhet të tregohemi mirënjohës ndaj Allahut, duke u përmbajtur jo vetëm nga gjërat që e prishin agjërimin, por dhe nga ato gjëra që cenojnë përsosjen e tij.

Ismail BARDHOSHI

Allahu ju shperbleft per postimin.
Artikuj dhe tekste 314x235
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Artikuj dhe tekste Empty
MesazhTitulli: Re: Artikuj dhe tekste   Artikuj dhe tekste Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Artikuj dhe tekste
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: