ummAmr Antar-aktiv


Numri i postimeve : 95 Data e regjistrimit : 19/04/2010 Nacionaliteti-Sheti : O biri i Ademit shpenzo, e Unë do të shpenzoj për ty!
 | Titulli: Gruaja që flet me Kuran Sat 24 Apr 2010 - 17:16 | |
| GRUAJA QË FLET ME KURAN | | | Ishte ulur një grua arabe, e cila flet me Kur’an, nën hijën e një lisi, e cila ishtë nisur për në haxhxh.Erdhi tek ajo Abdullah ibn Mubareku, i cili gjithashtu është nisur për në haxhxh,dhe i tha: Esselamu alejkum! Ajo iu pergjigj:Paqja e Allahut qofte me ju do te jene thenie te Zotit te meshirshem.(Jasin,5) Ai e pyeti:Qka po ben ketu? Ajo iu pergjegj:Ate qe Allahu e le ne humbje,ate nuk mund kush ta udhezoje.(Earaf,186) Ai e pyeti :Ku po shkon? Ajo iu pergjegj:Pa te meta eshte Lartemadheria e Atij qe robin e vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Harami (Qabja) gjere ne Mesxhidi Aksa.(Isra,1) Ai e pyeti:Sa kohe ke kalu ketu? Ajo iu pergjegj:Tri net.(Merjem,10) Ai e pyeti:Ku e ke ushqimin? Ajo iu pergjegj:Ai(Allahu) me ushqen dhe me jep te pie.(Shuara,79) Ai e pyeti:Ku e ke ujin per abdest? Ajo iu pergjegj:Nese nuk gjeni uje atehere mesyne dheun dhe ferkoni me te fytyrat dhe duart(tejemum).(Nisa,43) Ai I tha: Ky eshte ushqim,ha. Ajo iu pergjegj:Agjerimin plotesone deri ne mbremje.(Bekare,187) Ai I tha:Ky s’eshte muaji I Ramazanit. Ajo iu pergjegj:E kush ben ndonje te mire nga vullneti, s’ka dyshim se Allahu eshte Shperblyes dhe I Gjithdijshem.(Bekare,5) Ai I tha:Lehtesimi gjate udhetimit qe te mos agjerohet. Ajo iu pergjegj:Po qe se e dini agjerimi eshte me I mire per ju.(Bekare,184) Ai I tha:Fol sipas fjaleve te mia Ajo iu pergjegj:Qe ai nuk hedh ndonje fjale e te mos jete prane tij percjellesi I gatshem.(Kaf,1) Ai I tha:Nga cili fis je? Ajo iu pergjegj:Mos iu qas asaj per te cilen nuk ke njohuri, pse te degjuarit, te pamet dhe zemra, per te gjitha keto ka pergjegjesi.(Isra,36) Ai I tha:Me fal gabova. Ajo iu pergjegj:Une nuk do t’ju qortoj juve Allahu ju falte juve.Ai eshte me meshirues I meshiruesve.(Jusuf,92) Ai I tha:A do ta vazhdon rrugen me deven time? Ajo iu pergjegj:E per te mire qe beni Allahu e di.(Bekare,197) Ai I tha:Hipi deves ajo eshte ulur. Ajo iu pergjegj:Thuaju besimtareve ti ulin shikimet e tyre.(Nur,30) Falenderuar qofte Ai qe I nenshtroi keto per neve, pse ne nuk do te kishim mundesi ta benim kete.Dhe ne me siguri do te kthehemi te Zoti yne.(Zuhruf,13-14) Pasi qe e mori deven per litar ajo I tha:Te jesh I matur ne ecjen tende dhe ule zerin tende.(Llukman,19) Filloi te ece ngadal dhe duke kendu me ze te ulte ajo I tha:Lexoni prej Kur’anit ajo qe u vie me lehte.(Muzzemmil,20) Kur e pyeti a je e martuar?Ajo iu pergjegj:O ju qe keni besuar mos pyetni per sendet qe nese u thuhet do ta ndieni keq veten.(Maide,101)
E kur erdhen deri te karavanet e saja ai e pyeti:A e ki ndonje femi apo ndonje farefis ketu?Ajo iu pergjegj:Pasuria dhe femijet jane stoli e jetes se kesaj bote.(Kehf,46) Kur e pyeti :Qka bejne femijet e tu ne karavan Ajo iu pergjegj:Vuri edhe shenja te tjera(per orientim),ndersa(naten ) ata orientohen me ane te ujeve.(d.t.th.femijet e saj jane udhezues).(Nahl,16) Kur e pyeti per emrat e femijeve te saj,ajo iu pergjegj:Allahu e zgjodhi Ibrahimin te dashurin me te ngushte.(Nisa,125) E Musait I foli Allahu me fjale.(Nisa,164) O Jahja merre librin me shum kujdes.(Merjem,12) Kur ajo I thiri femijet e saj me emra ata u pergjigjen ,kurse ajo iu tha:Dergonie njerin prej jush me kete argjend(monedhe argjendi)ne qytet,e te zgjedh ushqim me te mire,e tju sjelle ate juve(Kehf,19) Pasi erdhen me ushqim femijet e saj,ajo I tha ibni Mubarekut:”Hani e pini te lumtur ngase ne ditet e kaluara ju e pergatitet kete!”(Hakkatu,24) Ketu perfundon tregimi me gruan qe flet me Kur’an,ndersa femijet e saj I kishin thene ibni Mubarekut se nena e tyre flet me Kur’an qe katerdhjete vjet. |
| |
|