islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Allahu na bekoft martesat tona
°°Rëndësia e Namazit°° EmptySun 1 Nov 2020 - 22:18 nga Vizitor

» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
°°Rëndësia e Namazit°° EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
°°Rëndësia e Namazit°° EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
°°Rëndësia e Namazit°° EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
°°Rëndësia e Namazit°° EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
°°Rëndësia e Namazit°° EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
°°Rëndësia e Namazit°° EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
°°Rëndësia e Namazit°° EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
15 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 15 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
°°Rëndësia e Namazit°° Empty96%°°Rëndësia e Namazit°° Empty
 96% [ 285 ]
2.Vetëm Sabahun
°°Rëndësia e Namazit°° Empty0%°°Rëndësia e Namazit°° Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
°°Rëndësia e Namazit°° Empty0%°°Rëndësia e Namazit°° Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
°°Rëndësia e Namazit°° Empty0%°°Rëndësia e Namazit°° Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
°°Rëndësia e Namazit°° Empty1%°°Rëndësia e Namazit°° Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
°°Rëndësia e Namazit°° Empty2%°°Rëndësia e Namazit°° Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 297
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24255 artikuj v 13409 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 °°Rëndësia e Namazit°°

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Zudi Fejzuli
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 633
Data e regjistrimit : 17/05/2010
Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy

°°Rëndësia e Namazit°° Empty
MesazhTitulli: °°Rëndësia e Namazit°°   °°Rëndësia e Namazit°° EmptyMon 7 Mar 2011 - 20:18

°°Rëndësia e Namazit°°






Falënderimet i takojnë Allahut subhanehu ue teala, salatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut Muhamedin alejhi selam dhe mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij dhe mbi pasuesit e tij deri në ditën e kiametit .




Shtylla më e rëndësishme pas dëshmisë është namazi. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka cilësuar atë si shtyllë të Islamit, siç është transmetuar në hadithin e Muadh bin Xhebelit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Gjithashtu, namazi është gjëja e fundit që do humbasin muslimanët, puna e parë për të cilën do të pyeten përpara Allahut të Madhëruar dhe ai e dallon muslimanin nga jomuslimani.

Për të treguar më shumë rëndësinë e namazit, mund të themi se Allahu i Madhëruar i ka obliguar këto namaze natën e israsë dhe miraxhit, kur Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është ngjitur mbi shtatë qiejt. Gjithashtu, kur banorët e zjarrit pyeten se cili ishte shkaku i hyrjes së tyre në Sekar (xhehenem) përgjigjen:


”Ne nuk ishim nga ata që falnin namazin.”


Namazi është vepër që largon nga të neveriturat dhe veset e këqija. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:


”E ti fale namazin se me të vërtetë namazi të largon nga gjërat e shëmtuara dhe të neveritura.”


Porosia e fundit me të cilën Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e porositi umetin e tij ishte namazi. Është transmetuar nga Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: ”Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sëmundjen e rëndë për shkak të së cilës ndërroi jetë, thoshte:

“Kujdesuni për namazin dhe robëreshat (të cilat i keni nën sundimin tuaj)!”

Këto fjalë përsëriste derisa ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhëruar. Ndërsa Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Porosia më përmbledhëse që la Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në çastet kur po jepte shpirt ishte:

“Kujdesuni për namazin dhe robëreshat!”

Gjithashtu, Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Fjalët e fundit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin:

“Kujdesuni për namazin dhe robëreshat”.

Allahu i Madhëruar kur përmend virtytet e besimtarëve në suren El Muminun dhe El Mearixh fillon dhe mbaron me namazin. Suren El Muminun e fillon:


“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët në namazin e tyre janë të përulur dhe të kujdesshëm.“


Ndërsa në fund thotë:

”Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.”


Gjithashtu, në suren El Mearixh thotë:

”Përveç atyre që falen, ata të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.”


Ndërsa në fund të ajeteve thotë:

”Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre.”


Kryerja e namazit bëhet në dy mënyra. Mënyra e parë është e detyrueshme dhe do të thotë, të realizosh të paktën detyrimin, i cili largon nga ti përgjegjësinë dhe llogarinë. Mënyra e dytë është e pëlqyeshme (mustehab) dhe do të thotë, plotësimi i tij me çdo gjë që është e pëlqyeshme në namaz. Pesë namazet janë detyrë për çdo person mendërisht i shëndoshë, që ka arritur moshën e pjekurisë, qoftë mashkull apo femër. Kjo detyrë është derisa të ekzistojë shpirti në trupin e tij.

Për burrat është detyrë që namazin ta falin në xhami me muslimanët e tjerë, sepse Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Betohem në Allahun, isha gati të urdhëroja disa njerëz që të mblidhnin dru zjarri dhe të urdhëroja ndonjë të bënte thirrjen për namaz. Të lija një njeri të ju printe njerëzve në namaz, pastaj të nisesha tek ata njerëz që nuk marrin pjesë në namaz me muslimanët e tjerë dhe më pas do dëshiroja t’iu djeg shtëpitë (për shkak të faljes së namazit në to dhe mosardhjes në xhami)”.


Gjithashtu, transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Namazi më i vështirë për munafikët (hipokritët, dyfytyrëshit) është ai i sabahut dhe jacisë. Sikur ata ta dinin vlerën e tyre, do të vinin zvarrë (për ta falur në xhami). Isha gati të urdhëroja ndonjë nga muslimanët që të bënte thirrjen për namaz dhe një tjetër ta lija imam për njerëzit, ndërkohë unë do doja të shkoja me disa burra që të digjnim shtëpitë e atyre që nuk marrin pjesë në namazin me xhemat”.

Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë:

“Kush dëshiron që pas vdekjes ta takojë Allahun si musliman, atëherë le të kujdeset për namazin e tij. Me të vërtetë Allahu e ka urdhëruar Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të ndjekë rrugët e udhëzimit, aq sa bëri që dhe namazi të përfshihet në këto rrugë. Prandaj, nëse ndonjë nga ju falet në shtëpinë e tij, ashtu siç falen disa të papërgjegjshëm, atëherë do të linit udhëzimin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe nëse lini udhëzimin e tij, do të humbisni. Çdo njeri që merr abdes në shtëpinë e tij, duke e përsosur atë dhe pastaj niset në xhami për t’u falur me xhemat, atëherë për çdo hap që ai hedh, Allahu do t’i japë një të mirë, do t’i ngrejë një gradë dhe do t’i fshijë një të metë. Unë e kam jetuar atë kohë kur në namazin me xhemat nuk mungonte vetëm se ndonjë munafik, i cili njihej për hipokrizinë e tij. Madje në atë kohë kishte burra që nga pamundësia e tyre për të ecur, i sillnin në xhami për krahësh, derisa i vendosnin në saf (rreshti për tu falur)”.

Gjithashtu, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë:


“Erdhi një burrë i verbër te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: ”O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam udhërrëfyes të më tregojë rrugën për në xhami dhe kërkoi ta lejonte të falej në shtëpi. Profeti në fillim e lejoi, por kur i verbëri po largohej, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e thirri dhe i tha:

“A e dëgjon thirrjen e ezanit për namaz?”

Tha:

“Po.”

Atëherë Profeti i thotë:

“Përgjigju thirrjes!”

Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë:

“Kur nuk shihnim (mungonte) ndonjë në namazin e jacisë ose të sabahut, krijonim mendim të keq për të”.


Shkëputur nga libri “Erdhi t’ju mësoj fenë tuaj” faqe: 27-31 me autor Abdulmuhsin el- Abad.

Mundesoi......Zudi-Fjezuli

Allahu ju shperbleft per postimin.
O Allah...të lutem më fal ne rast se e kam zemëruar ndonjeherë Nënën time. O Allah...të lutem dhuroji Nënës time Xhennetin Firdeus. O Allah...bekoje atë në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah...Të lutem tregohu i mëshirshëm Me të, ashtu sic u tregua ajo me mua kur isha fëmijë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

°°Rëndësia e Namazit°° Empty
MesazhTitulli: Re: °°Rëndësia e Namazit°°   °°Rëndësia e Namazit°° EmptyMon 7 Mar 2011 - 20:50

Eselam Alejkum MashAllah Vella All-llahu xh.sh ju shperblefte me te Mirat e Dynjas dhe te Ahiretit per kete Teme

Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Zudi Fejzuli
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 633
Data e regjistrimit : 17/05/2010
Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy

°°Rëndësia e Namazit°° Empty
MesazhTitulli: Re: °°Rëndësia e Namazit°°   °°Rëndësia e Namazit°° EmptyTue 8 Mar 2011 - 18:11

Bina shkruajti:
Eselam Alejkum MashAllah Vella All-llahu xh.sh ju shperblefte me te Mirat e Dynjas dhe te Ahiretit per kete Teme

Amine moter....gjithashtu Allahu edhe juve ju meshiron, per leximin dhe lutjen qe keni bere!!

Allahu ju shperbleft per postimin.
O Allah...të lutem më fal ne rast se e kam zemëruar ndonjeherë Nënën time. O Allah...të lutem dhuroji Nënës time Xhennetin Firdeus. O Allah...bekoje atë në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah...Të lutem tregohu i mëshirshëm Me të, ashtu sic u tregua ajo me mua kur isha fëmijë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content




°°Rëndësia e Namazit°° Empty
MesazhTitulli: Re: °°Rëndësia e Namazit°°   °°Rëndësia e Namazit°° Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
°°Rëndësia e Namazit°°
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Namazi-
Kërce tek: