Zudi Fejzuli Administrator

Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
 | Titulli: Dijetaret i befasojne udheheqsit! Wed 2 Mar 2011 - 20:39 | |
| Tregohet se Hisham bin Abdul Meliku shkon në në Qabe, e kur hyn në Qabe thotë: “Me sillni ndonjërin prej sahabëve” I thonë: “O Emir i besimtarëve, ata kanë vdekur”. Po prej tabi’inëve. Dhe ia sjellin Tavus el Jamanijun. Kur hyn Tavusi, i heq papuçet dhe e përshëndet Emirin e besimtarëve, duke mos e thirr me titull, si dhe ulet pranë tij pa i kërkuar leje. E i thotë: “Si je o Hishan?” Hishani hidhërohet aq fortë sa që dëshiron ta mbysë. I thonë: “O emir i besimtarëve, ti je në Qabe, e i dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka ndaluar trazirat dhe vrasjet në Qabe”. Atëherë i thotë: “O Tavus, çka të shtyri të sillesh kështu?” I thotë: “Po si u solla?” I thotë: “I hoqe papuçet, nuk m’u drejtove me “O emir i besimtarëve”. Nuk më thirre me titull, u ule pranë meje pa kërkuar leje dhe the: “O Hisham, si je?” Tavusi i thotë: “Sa i përket heqjes së papuçeve para se të ulem, po them se unë nuk po i heq papuçet për Zotin e Gjithëfuqishëm për çdo ditë nga pesë herë, e Ai as nuk po më dënon, e as nuk po hidhërohet. Ndërsa, nuk të kam thirrur “o Emirë i besimtarëve”, ngase çdo besimtar nuk është i kënaqur me qeverisjen tënde, e u frikësova se mos po bëhem rrenacak. Sa i përket asaj se pse nuk të kam thirrur me titull. Zoti i Lartmadhëruar i ka thirrur pejgamberët: O Davud, O Jahja, O Isa, ndërsa armiqtë i ka thirrur me titull: “Iu thafshin duart Ebi Lehebit, ashtu siq ju kanë tharë”. Ndërsa sa i përket asaj se pse jam ulur pranë teje, unë kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin duke thënë: “Nëse dëshiron për ta parë banorin e xhehenemit shiko njeriun, i cili rri ulur, përderisa pranë tij të tjerët qëndrojnë në këmbë”. Pastaj ai thotë: “Më jep një këshillë”. Tavusi i thotë: “Kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin r.a. duke thënë: “Në xhehenem ka gjarpërinj të mëdhenj dhe akrepa të mëdhenj sa mushkat, të cilët kafshojnë çdo udhëheqës, i cili nuk është i drejtë me popullin e tij”.
* * *
Tregohet se Eba Gujath, i njohur si mistik, jetonte pranë varrezave të Buharës. Shkon në qytet për ta vizituar një vëlla. Dy djemtë të Emirit - Naser bin Muhamedit dhe me ta edukatorët e emëruar dilnin nga shtëpia e tij. Kur i sheh thotë në vetvete: “Oh, çka më ndodhi, po nëse tani heshti unë jam bashkëfajtor me ta”. E ngrit kokën në qiell, kërkon mbështetje prej Allahut, e merr një shkop dhe u mëshon njëherë, ndërsa ata ia mbathin me të katërtat në shtëpinë e sulltanit, dhe i tregojnë Emirit atë që ndodhi. Emiri e thërret dhe i thotë: “A e di se ai, i cili del prej sulltanit (i tejkalon kufijtë) përfundimin e ka në burg”. Ebu Gajathi i thotë: “A e di se ai, i cili del prej të Gjithëmëshirshmit (i tejkalon kufijtë e Tij) përfundimin e ka në xhehenem. - Kush të ka emëruar inspektor. - Po ai që të ka emëruar Emirë. - Po mua më ka emëruar Halifja Emirë. - Po mua inspektor më ka emëruar Zoti i Halifes. Emiri thotë: Të kam emëruar inspektor në Samerkand. Ebul Gajathi thotë: “Kam dhënë dorëheqje prej atij posti”. Emiri thotë: “Çudi me ty, inspekton aty ku nuk je i emëruar. Ndërsa ke dhënë dorëheqje aty ku je emëruar e nuk inspekton”. Ebu Gajathi: “Për arsye se nëse ti më emëron, prej aty më shkarkon, ndërsa aty ku më emëron Zoti im nuk më shkarkon asnjëherë”. Emiri: “Kërko diç, do të ta jap”. Ebu Gajathi: “Më kthe rininë”. Nuk është në kompetencën time, po a ke ndonjë nevojë tjetër. - Shkruaj që meleku i xhehenemit të mos më dënojë me zjarr. - Edhe kjo nuk është në kompetencën time. - A ke ndonjë kërkesë tjetër? - Thuaj Melekut të xhenetit të quajtur Ridvan të më shpie në xhenet. - Edhe kjo nuk është në kompetencën time. - Të gjitha janë në kompetencën e Allahut, i Cili i ka në dorën e Tij çdo nevojë, dhe çdo gjë që kërkoj prej Tij, Ai më përgjigjet. - Emiri ia liroi rrugën dhe u befasua me trimërinë dhe imanin e fortë të tij.
Mundesoi.......... Zudi-Fejzuli Allahu ju shperbleft per postimin. O Allah...të lutem më fal ne rast se e kam zemëruar ndonjeherë Nënën time. O Allah...të lutem dhuroji Nënës time Xhennetin Firdeus. O Allah...bekoje atë në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah...Të lutem tregohu i mëshirshëm Me të, ashtu sic u tregua ajo me mua kur isha fëmijë..
| |
|
Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator


Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
 | Titulli: Selam Wed 2 Mar 2011 - 22:02 | |
| Selam vëlla, Allahu të shpërbleft për këta tekste shum të bukura dhe kuptimplotë. Allahu ju shperbleft per postimin. Dhe le te jete nje grup qe theret ne rruge te drejte dhe ndalon nga e keqja (Kur`an).
| |
|
Admin Administrator


Numri i postimeve : 8388 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 38 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
 | Titulli: Re: Dijetaret i befasojne udheheqsit! Thu 3 Mar 2011 - 9:49 | |
| mashalah me ke knaqur vlla me kete tekst dhe ekto tregime qe i dnegjova inshallah na ben Allahu si keta burra te mdhej ta kem imanin e till....Amiin
wes-selamu alejkum Allahu ju shperbleft per postimin.  ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
| |
|
Zudi Fejzuli Administrator

Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
 | Titulli: Re: Dijetaret i befasojne udheheqsit! Thu 3 Mar 2011 - 18:36 | |
| Wealejkum selam vllezer te fes, gjithashtu,,, Allahu ju meshiron per minutat e caktuara qe ja keni kushtuar asaj qe eshte me dashur tek Allahu, ''Shembulli'' eshte permirsim, kurajo, pasqyre dhe udhezim ne te mire. Sepse ne njerzit e mire e zbukuron moralin te cilet gjithmone ka nevoje per shtjellime, kurse ne njerzit e kqinje aryme qe t'i gjejme difektet tona, duke i kthyer ato ne vepra pozitive . Allahu ju shperbleft per postimin. O Allah...të lutem më fal ne rast se e kam zemëruar ndonjeherë Nënën time. O Allah...të lutem dhuroji Nënës time Xhennetin Firdeus. O Allah...bekoje atë në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah...Të lutem tregohu i mëshirshëm Me të, ashtu sic u tregua ajo me mua kur isha fëmijë..
| |
|
Sponsored content
 | Titulli: Re: Dijetaret i befasojne udheheqsit!  | |
| |
|