islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Allahu na bekoft martesat tona
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptySun 1 Nov 2020 - 22:18 nga Vizitor

» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Lidhja e duarve nën kërthizë EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lidhja e duarve nën kërthizë Empty96%Lidhja e duarve nën kërthizë Empty
 96% [ 285 ]
2.Vetëm Sabahun
Lidhja e duarve nën kërthizë Empty0%Lidhja e duarve nën kërthizë Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lidhja e duarve nën kërthizë Empty0%Lidhja e duarve nën kërthizë Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lidhja e duarve nën kërthizë Empty0%Lidhja e duarve nën kërthizë Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lidhja e duarve nën kërthizë Empty1%Lidhja e duarve nën kërthizë Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lidhja e duarve nën kërthizë Empty2%Lidhja e duarve nën kërthizë Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 297
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24255 artikuj v 13409 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lidhja e duarve nën kërthizë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lidhja e duarve nën kërthizë Empty
MesazhTitulli: Lidhja e duarve nën kërthizë   Lidhja e duarve nën kërthizë EmptySun 30 Jan 2011 - 8:39

Lidhja e duarve nën kërthizë Lidhja-e-duarve-ne-namaz-261x198

Lidhja e duarve nën kërthizë


Nga Haxhaxh ibn Hassani transmetohet se ka thënë:“E kam pyetur Ebu Mixhlezin[1]: “Si i ka mbajtur duart Pejgamberi i Allahut në namaz?” Ai ka thënë: “E ka vendosur pjesën e brendshme të shuplakës në pjesën e jashtme të shuplakës nën kërthizë.” [2]


Nga Ibrahim En-Nehaiu transmetohet se duke e përshkruar vendosjen e duarve të Pejgamberit të Allahut në namaz ka thënë: “E ka vendosur të djathtën mbi të majtën nën kërthizë.” [3]


Nga Aliu transmetohet se ka thënë: “Nga sunneti në namaz është vendosja e shuplakës mbi shuplakë nën kërthizë.” [4]


Më i dobëti ndër transmetuesit e këtij hadithi është Abdurrahman ibn Is’hak Ebu Shejbe El-Vasitiu, për të cilin Ibn Haxher El-Askalaniu thotë: “Tirmidhiu e ka konsideruar nga njerëzit e hasen hadithit, kurse Hakimi hadithet e tij i ka konsideruar për sahihë, sikurse edhe Ibn Huzejme.” [5]


Ebu Ma’sheri transmeton nga Ibrahim En-Neh’aiu se “ai në namaz e ka vendosur dorën e tij të djathtë mbi dorën e tij të majtë nën kërthizë.” [6]


Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: “E kam parë Pejgamberin e Allahut se e ka vendosur dorën e djathtë mbi të majtën nën kërthizë.” [7], [8]


Nga Ebu Hurejre transmetohet se ka thënë: “Nga sunneti në namaz është vendosja e shuplakës mbi shuplakë nën kërthizë.” [9]


Muhammed Tekijj El-Uthmani thotë: “Vendosja e duarve nën kërthizë është mendimi i Ebu Hanifes, Sufjan Eth-Thevriut, Ibn Rahivejhiut, Ebu Is’hak El-Mervez Esh-Shafi’iut, ky është një nga rivajetet nga Maliku sikur edhe mendim i zgjedhur te hanbelitët dhe Ahmedi sipas rivajetit të El-Hirekiut nga ai.” [10]


Gjithashtu, ky është mendimi i Ibn Kudame El-Hanbeliut. Sa i përket femrave, atyre iu është urdhëruar që duart t’i mbajnë në kraharor, sepse kështu më mirë mbulohen.

Ebu Bekr El-Kasani thotë: Kurse mbajtja e duarve në namaz është – nën kërthizë për meshkujt dhe në kraharor për femrat.” [11]


Ibn Nuxhejmi thotë: “Për mashkullin themi që duart t’i mbajë nën kërthizë kurse për femrat në kraharor sepse ashtu më mirë është e mbuluar.[12]


Et-Tehaneviu thotë: “Femra i vendos duart në kraharor sepse në këtë mënyrë mbulohet më mirë, ndërsa kjo është prioritare për të”. Në veprën Ed-Durr’ul-Muhtar (1/ 508) thuhet: “Kurse femra dhe transvestitët i mbajnë duart nën kraharor.” Në Er-Redd’ul-Muhtar shkruan: “Kështu thuhet edhe në disa përshkrime të veprës El-Mennijje e në disa thuhet: “Në kraharor”. Në El-Hilijj thuhet: Kurse
është më prioritare të thuhet ‘në kraharor’ si thotë këtë grupi i madh i dijetarëve, e jo ‘në gjoks’ sepse vendosja në kraharor shkakton mbulimin e gjoksit sepse një pjesë e bërrylave bie mbi ta.”
Them (Et-Tehanevi): “Kjo është nga gjerat për të cilat femra dallon nga mashkulli.” [13]


Lidhja e duarve nën kërthizë Kiyam-264x189


Për cilën pjesë të dorës mbahet?


Vail ibn Huxheri, duke e përshkruar namazin e Pejgamberit të Zotit thotë: “… pastaj e vendosi dorën e tij të djathtë në shpinën e shuplakës, nyjës dhe krahut të tij të majtë.” [14]


Nga Haxhxhaxh ibn Hassani transmetohet se ka thënë: “E kam pyetur Ebu Milxhezin: Si i ka vendosur duart Pejgamberi i Allahut në namaz? Ai tha: “E ka vendosur pjesën e brendshme të shuplakës së djathtë në anën e jashtme të shuplakës së majtë nën kërthizë.” [15]


Mund të shohim nga këto hadithe se mbajtja e duarve në bërryl është çështje e pabazuar me sunnet që do të thotë se është e gabueshme dhe jokorrekte. Nuk ekziston hadith i cili flet se pejgamberi i Allahut është mbajtur për bërryl apo për një pjesë të bërrylit i cili është afër bërrylit, por të gjitha hadithet flasin ose se e ka mbajtur për llërë afër nyjës ose se me shuplakën e tij e ka përfshirë llërën dhe nyjën.


Mbajtja (lidhja) e duarve në kraharor nuk është sunnet


Nuk mundem e të mos e përmendi qëndrimin jokorrekt të grupit të njerëzve të cilët konsiderojnë se është sunnet vendosja e duarve në kraharor në namaz që i kundërvihet mendimit të katër imamëve (Ebu Hanife dhe Ahmed ibn Hanbeli konsiderojnë se duart duhet të mbahen nën kërthizë kurse Maliku dhe Shafiu mbi kërthizë).


Qëndrimin e tyre ky grup e argumenton me hadithet vijuese jokorrekte: Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: “Kam falur me Pejgamberin e Allahut dhe ai e vendoste dorën e tij te djathtë mbi të majtën në kraharor.” [16]

Të shohim përse juristët islamë nuk e pranuan këtë hadith për dëshmi për vendosjen e duarve në kraharor:Po këtë hadith por pa shtojcën “në kraharor” e shënon edhe Ahmed ibn Hanbeli në tre vende në Musned [17], Nesaiu, Ibn Maxhe, Ebu Davud et-Tajalsi në Musnedin e tij [18], Ibn Hibani[19] sikur edhe vetë Ibn Huzejme.

Muemil ibn Ismaili, një nga transmetuesit e këtij hadithi është i
dobët dhe i papranueshëm ndër dijetarët e hadithit për shkak të dobësisë së mbamendjes së tij. Buhariu thotë: Ai është munker në hadith. Ebu Hatimi thotë: Gabon shumë. Ja’kub ibn Sufjani thotë: “Kur dijetarët hasin në hadithin të cilin e transmeton Muemil ibn Ismaili duhet të ndalen tek ai dhe ta refuzojnë sepse ai transmeton hadithe jokorrekte nga shejhët e tij korrekt.” [20]


Gjithashtu, Ibn Kajjim El-Xhevziu e konfirmon jokorrektësinë e këtij hadithi dhe thotë: “Askush përveç Muemil ibn Ismailit nuk ka thënë se Pejgamberi i Allahut i ka vendosur duart në kraharor.” [21]


Nga Kabis ibn Hulbi transmetohet e ky nga babai i tij se ai ka thënë: “E kam parë Pejgamberin e Allahut se e ka lëvizur dorën e djathtë dhe të majtë dhe i vendosi në kraharor.” Dhe Jahja e ka përshkruar: “Të djathtën mbi të majtën mbi nyje.” [22]


Juristët islamë as këtë hadith nuk e kanë pranuar për shkak të
gabimit të qartë i cili ka ndodh me rastin e përshkrimit të këtij
hadithi.


Ahmed ibn Hanbeli shënon menjëherë pas hadithit paraprak versionin e tij korrekt në të cilin thuhet: “E kam parë Pejgamberin e Allahut se e ka lëvizur dorën e djathtë dhe të majtë dhe e vendosi njërën mbi tjetrën.”[23] D.m.th. të djathtën mbi të majtën. (Me fjalë të tjera, fjala arabe هذه që do të thotë “kjo” sipas formës është e ngjashme me fjalën صدره që do të thotë “krahasor”, dhe se personi i cili e ka përshkruar këtë hadith i ka ngatërruar dhe se e ka kuptuar se Pejgamberi a.s. ka thënë: Fe veda’a hadhihi ala sadrihi, kurse ai në fakt ka thënë: Fe veda’a hadhihi ala hadhihi).Gjithashtu, versionin e përmirësuar të hadithit e ka transmetuar edhe Sujutiu në Xhem’ul xhevami’, Hajthemi në Mexhme’u zevaidu , Darekutni,
Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi në disa vende në Musnedin e tij.


Nga Tavusi transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi i Allahut
sal-lall-llahu ‘alejhi we sel-leme, në namaz dorën e tij të djathtë e ka vendosur mbi të majtën, duke i shtrënguar në kraharor.” [24]


Edhe ky transmetim është refuzuar nga disa arsye: Ky është transmetim mursel, d.m.th. e transmeton tabi’ini nga pejgamberi pa e përmendur ndërmjetësin e tij deri te Pejgamberi dhe si i tillë nuk mund të bëhet dëshmi sepse gjendja e këtij ndërmjetësit nuk është e njohur.


Transmetimi mursel nuk është dëshmi në medhhebin hanbelit në të cilin përfaqësuesit e këtij qëndrimi të refuzuar thirren.


Të gjitha hadithet që flasin për vendosjen e duarve të Pejgamberit a.s. në krahasor në namaz udhëzojnë në atë se kjo nuk është nga sunnetet e tij të përhershme, të konfirmuara por se këtë e ka vepruar vetëm në disa situata deri sa hadithet që flasin për vendosjen e duarve nën kërthizë udhëzojnë në atë se kjo është nga sunnetet e përhershme të Pejgamberit të Allahut.


Nga Ibn Abbasi transmetohet se ka thënë se fjalët e të Lartëmadhërishmit: “Dhe Krijuesit tuaj lutju dhe pre kurban” do të thonë: vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën në kraharor gjatë namazit.” [25]


As ky hadith nuk është pranuar sepse është jokorrekt sipas mendimit të tërë ulemasë së hadithit.


Në zinxhirin e këtij hadithi gjendet Ruh ibn Musejedi kurse ai është i papranueshëm, metruk. Ibn Hibani thotë: “Ai transmeton hadithe apokrife nga njerëzit e besueshëm dhe nuk lejohet të transmetohet nga ai.”

Ibn Adijj thotë: “Hadithet e tij nuk mbahen në mend.”


Ibn Turkmani thotë: “Në senedin e tij shfaqet çrregullim (konfuzion).”


Ibn Kethiri duke e shpjeguar suren El-Kewther, thotë se me sintagmën wenhar mendohet,si e thonë disa, vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën në kraharor. Kjo transmetohet nga Aliu por nuk është autentik Së këndejmi edhe mësohet se fjalët e Ibn Hazm Edh-Dhahiriut, i cili e merr këtë hadith si dëshmi, janë të pabazuara.[26]


Përktheu:
Nexhat Ibrahimi


Burimi:
http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=69:sunnet-je-dranje-ruku-ispod-pupka&catid=35:fikh&Itemid=44


____________________
[1] Ebu Mixhlezi është njëri nga tabi’inët e mëdhenj kurse për
madhështinë e tij dëshmon dhënia e fetvave nga ana e tij qysh gjatë
kohës së as’habëve. Emri i tij është Lahik ibn Humejd El-Basri, kurse ka
vdekur më 100 H. siç thotë ketë edhe El-Ajniu në veprën Umdet’ul-Kariju
(2/ 889).
[2] Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/ 427.
[3] Ibn Ebi Shejbe; Atharu Sunen, Tahavi, 1/ 71; Athar, Muhammed ibn Hasen Esh-Shejbani, fq. 25.
[4] Ebu Davud, hadithi nr. 756; Musnedi, Ahmed ibn Hanbel, 1/ 110; Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/ 427, Darul Fikr, 1994.
[5] El-Lubab fil Xhem’I bejnes-Sunneti vel-Kitab, El-Menbexhi, fq. 222.
[6] Ibn Ebi Shejbe, 1/ 427.
[7] Sahihul Behari, 1/ 385, dhe thotë: Hadithi është Sahih; Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/ 390.
[8] Ehabitët tentojnë ta rrëzojnë këtë transmetim sepse ai gjendet në
një nga përshkrimet e Sunenit të Ebu Davudit. Përgjigjen në këtë tentim e
gjejmë në fjalët e imam Et-Tahaneviut, i cili thotë: “Thotë Kaim
Es-Senedi në veprën Fevzul Kiram, si shënohet kjo në Et-Ta’lik’ul-Hasenu
(1/ 70): “Pohimi se kjo pjesë e hadithit nuk gjendet në Musannef dhe se
ky është gabim gjatë shkrimit dhe përkundër pohimit të shejh Kasimit se
ai gjendet në atë libër dhe shikimit tim të kësaj pjese në versionin
korrekt të Musannefit, sikur edhe pranisë së tij në përshkrim i cili
gjendej te Shejh Abdulkadiri, i cili është mufti në hadith dhe ether,
nuk iu ka hije dijetarëve. Unë e kam parë këtë pjesë në versionin sahih
të Musannafit të Ebu Shejbes dhe ai gjendet në shumicën e versioneve
korrekte.” Them (Et-Tehanevi): “Se kjo shtojcë gjendet vetëm në një
përshkrim të Musannafit ne do ta pranonim pohimin se ky ka qenë gabim në
përshkrim, mirëpo, ai gjendet në shumicën e përshkrimeve dhe se për
këtë arsye ky pohim është jokorrekt.” (I’laus-Sunen, 2/ 199).
[9] Ebu Davud, 1/ 275.
[10] I’lau Sunen, 2/ 191.
[11] Bedai’us-Sanai’, Ebu Bekr Mes’ud ibn Ahmed El-Kasani, 1/ 201, Dar’ul-Kutub’il-Ilmijje, botimi II, Bejrut, 1986.
[12] El Bahrur-Rraik, Zejnuddin ibn Ibrahim ibn Nuxhejm El-Hanefi, 1/ 320, Dar’ul-Kitab’il-Islami, Kajro.
[13] I’laus-Sunen, Et-Tehanevi, 2/ 199
[14] Ebu Davud, 1/ 193; Taberani, 22/ 35
[15] Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/ 427
[16] Ibn Huzejme, hadithi nr. 489, 1/ 243, dhe nuk flet për shkallën e tij të besueshmërisë..
[17] Nëpërmjet Abdullah ibnul Velidit nga Sufjani Sufjani, nga Asim ibn
Kulejbi nga babai i tij Vaili. Nëpërmjet Zaide nga Asimi nga babai i
tij, nga Vaili; Nëpërmjet Abdulvahidit, Zehir ibn Muaviut dhe Shu’bete
nga Asimi, prej babait të tij, nga Vaili.
[18] Hadithi nr. 1020, fq. 137.
[19] Mevariduz-Zam’an, hadithi nr. 447, fq. 124.
[20] I’laus-Sunen, Et-Tehanevi, 2/ 195
[21] I’lamul muvekki’in, Ibn Kajjim El-Xhevzijje, 2/ 312
[22] Musned, Ahmed ibn Hanbel, 5/ 226.
[23] Musned, Ahmed, hadithi nr. 27910, Daru Ihjai Turathil Arebijji, 1993.
[24] Ebu Davud, 1/ 275.
[25] Bejheki.
[26] I’laus-Sunen, Et-Tehanevi, 2/ 166-173, I, 17/ 222.

Allahu ju shperbleft per postimin.
Lidhja e duarve nën kërthizë 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Lidhja e duarve nën kërthizë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Namazi-
Kërce tek: