islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Allahu na bekoft martesat tona
....Namazi.... EmptySun 1 Nov 2020 - 22:18 nga Vizitor

» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
....Namazi.... EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
....Namazi.... EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
....Namazi.... EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
....Namazi.... EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
....Namazi.... EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
....Namazi.... EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
....Namazi.... EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
....Namazi.... EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
....Namazi.... EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
....Namazi.... EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
....Namazi.... EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
....Namazi.... EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
....Namazi.... EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
....Namazi.... EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
....Namazi.... EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
....Namazi.... EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
....Namazi.... EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
....Namazi.... EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
....Namazi.... EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
....Namazi.... EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
....Namazi.... EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
....Namazi.... EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
....Namazi.... EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
....Namazi.... EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
....Namazi.... EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
....Namazi.... EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
....Namazi.... EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
....Namazi.... EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
....Namazi.... EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
....Namazi.... EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
....Namazi.... EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
....Namazi.... EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
....Namazi.... EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
....Namazi.... EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
....Namazi.... EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
....Namazi.... EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
....Namazi.... EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
....Namazi.... EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
....Namazi.... EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
14 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 14 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
....Namazi.... Empty96%....Namazi.... Empty
 96% [ 285 ]
2.Vetëm Sabahun
....Namazi.... Empty0%....Namazi.... Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
....Namazi.... Empty0%....Namazi.... Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
....Namazi.... Empty0%....Namazi.... Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
....Namazi.... Empty1%....Namazi.... Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
....Namazi.... Empty2%....Namazi.... Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 297
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24255 artikuj v 13409 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 ....Namazi....

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptyThu 30 Dec 2010 - 0:40

Namazi

Namazi
- është shtylla e dytë e Islamit, obligim i cili i shpallet Muhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur si Miraxhi. Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (për të gjymtit fizikisht namazi është i obliguar por me lehtësime). Obligimi vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Obligim gjithashtu është që namazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjet Ezanit. Gjat kryerjes së namazit muslimanët kthehen kah Qabja.

Përmbajtja
1 Argumente mbi faljen e namazit
2 Kushtet e namazit
3 Pjesët e namazit
4 Prishja e namazit
5 Si falet namazi
6 Namazi sipas kohës
7 Namazet tjera
8 Namazet sipas obligimit
9 Shih dhe këtë
10 Lidhje të jashtme

Argumente mbi faljen e namazit

Artikulli kryesorë: Ajete Kur'anore mbi faljen e namazit
Artikulli kryesorë: Hadithe mbi faljen e namazit

Falja e namazit bëhet duke u bazuar në rregullat e dala nga dy burimet kryesore të legjislacionit islam, pra Kur'anit dhe hadithit. Muslimanët gjat tëgjitha veprimeve para, gjat dhe pas faljes së namazit bazohen në këto dy burime. nësë në ndonjë veprim keto dy burime janë me deklarim jo direkt, të pa kuptueshëm për masën atëherë merret parasyshë konkluzioni i dijetarëve islamë të cilët janë legjitim dhe të pranueshëm.
Kushtet e namazit
Namazi si tërësi ka 12 kushte (obligime, farze), pa mos llogaritur nënkushtet të cilat i kan këto kushte, të cilat patjetër duhet t'i ket për t'u llogaritur i kryer. Nga këto dymbëdhjet kushte gjashtë (6) janë kushte që duhet plotësuar para hyrjes në namaz kurse gjashtë janë të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen e vet aktit të namazit.
Kushtet para hyrjes në namaz
1.Trupi, Petku dhe Vendi i pastër i pastër - për të kryer namazin duhet të kemi trupin e pastër si pikë nisje pa të cilën nuk kemi namaz edhe pse e kryejmë fizikisht, poashtu edhe petku duhet qenë i pastër, gjithashtu dhe vendi i faljes duhet të jetë i pastër, posaçërisht pjesa ku vendohet balli dhe hunda.
2.Abdesi - pastrimi i trupit para faljes.
3.Veshja sipas rregullave - për të kryer namazin duhet veshur sipas rregullave islame ku burri më së paku duhet të jetë i mbuluar nga gjunjtë gjer mbi kërthizë, kurse femra më së shumti mund të ket të zbuluar këmbët gjer në nyje, duar gjer në nyje dhe fytyrën.
4.Koha e namazit - asnjë namaz nuk mund të falet para kohe, e as nuk e ka vlerën e vetë pas kohës së caktuar, pra secili namaz ka kohën e vetë.
5.Drejtimi kah Qabeja - kusht i faljes së namazit është të drejtuarit kah Qabja.
6.Nijeti - për të kryer një namaz duhet vendosur për të falë atë me sinqeritet kështu që duhet bërë nijet (me zemër) për faljen e tijë për All-llah (Zot) dhe jo për sy e faqe.

Kushtet e lidhura drejt përdrejt me faljen
1. Tekbiri fillestarë
- është thënja All-llahu Ekber (All-llahu është më i Madhi) dhe me këtë hyhet në namaz.
2.Të ndenjurit në këmbë -
3.Rukuja -
4.Sexhdeja -
5.Të ndenjurit ulur -
6.Dalja nga namazi -

Pjesët e namazit

Artikulli kryesor: Falja e namazit
Namazi, si lutje e organizuar dhe e caktuar sipas rregullave islame, ka disa pjesë përbërëse të cilat e përcjellin para dhe gjat kryerjes dhe pa të cilat namazi nuk llogaritet.

Para faljes së namazit rregull dhe element kryesorë për faljen e namazit pa të cilin jo që nuk pranohet namazi por edhe njeriu i vetedijshem nëse falë namaz llogaritet mëkatarë është abdesi.

Pjesët që e përbëjnë namazin janë:

1.Tekbiri Fillestar
2.Të ndenjurit në këmb
3.Rukuja
4.Sexhdeja
5.Të ndenjurit ulur
6.Dalja nga Namazi


Prishja e namazit
Artikulli kryesor: Prishja e namazit
Namazi ka kushte të caktuara përmes të cilave duhet të kryhet. Njerëzit nga padituria ose nga pa vetëdija (mos përqëndrimi i duhur) gjat kryerjes së namazit qoft vetë ose me imam bëjnë gabime të shumta të cilat mund të shpien deri në uljen e vlerës së namazit ose edhe prishjen (shkatërrimin) në tërësi që nënkupton ri përsëritjen e namazit.

Që nga para hyrja në namaz, namazi është i prishur nësë personi nuk ka marr abdesin në tërësi ose edhe nëse nuk ka plotësuar tëgjitha obligimet e abdesit.


Si falet namazi

Rregullat e faljes së namazit nga femrat

Të falurit e namazit për femra ka dallim nga të falurit e namazit për meshkuj jo vetëm në mënyrën e të falurit por edhe në kushtet e kohës së faljes së namazit. Me kohën e faljes së namazit nënkuptohet periudha kohore dhe jo koha brenda ditës.

Namazi në përgjithësi është obligativ për tëgjith muslimanët të moshës së pjekur. Në këtë gjithpërfshirje nuk marrin pjesë njerëzit me të meta psiqike sepse islami i ka liruar nga tëgjitha përgjegjësitë dhe obligimet, por nuk lihen anash njerëzit me të meta fizike këta njerëz kanë lehtësime në faljen e namazit pra se prap e kan të obliguar.

Gratë kan një statut të posaçëm në këtë drejtim. Grave u është e ndaluar falja e namazit gjat kohës së menstruacioneve dhe gjat kohës së lehonisë, sepse namazi kërkon pastërti jo vetëm psiqike e shpirtërore por edhe pastërti fizike.

Rregullat e faljes së namazit nga meshkujt

Namazi sipas kohës

Lutjet (namazet) ditore të muslimanëve:

InshAllah Vazhdon...


Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptySat 1 Jan 2011 - 23:22

Namazi sipas kohës

Lutjet (namazet) ditore të muslimanëve:


Emri...........................Koha...........................................Sunnet................Farz........Sunnet të fundit.........Vitër
Sabahu........Para lindjes së Diellit...........................2 Rekat ............2 Rekat..............s'ka.......................s'ka
Dreka...........Pasdite gjer ne Ikindi............................4 Rekat........... .4 Rekat...........2 Rekat.....................s'ka
Ikindia...Pas dreke gjer në perëndim të Diellit.........4 Rekat.............4 Rekat ............s'ka .......................s'ka
Akshami....Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci .........s'ka............. 3 Rekat ...........2 Rekat ..................s'ka
Jacia..........Nga akshami gjer në mesnatë................. 4 Rekat.......... 4 Rekat ..........2 Rekat ................3 Rekat



Namazi i mëngjesit

Namazi i Sabahut ose Namazi i mëngjesit
(arabisht) është namazi i parë nga 5 namazet obligative të ditës të cilat myslimani duhet ti falë. Ky namaz është i përmendur në Kur'an në Suretu En Nurë në ajetin 58.

Tabela e përmbajtjeve
1 Namazi i mëngjesit
1.1 Koha e namazit
1.2 Përgatitja për namaz
1.3 Thirrja në namaz
1.4 Drejtimi i kryerjes së namazit
1.5 Përbërja e namazit
1.6 Falja e namazit
1.6.1 Falja e farzit me imam
1.7 Lutja pas namazit



Namazi i mëngjesit
Koha e namazit

Koha e namazi të mëngjesit është që nga agimi e gjer në lindjen e diellit ose 1/5 e fundit e natës. Në xhami bazuar në rregullat e përgjithshme islame dhe në marrëveshjet interne të popullatës së vendit përkatës namazi i mëngjesit zakonisht falet 30 minuta para lindjes së diellit.

Koha kur dielli fillon të lindë është e ndaluar falja (të falurit e namazit) dhe kjo zgjat gjer në kohën kur dielli lindë tërësisht.

Në rast që besimtarit i ka mbetur ky namaz i pa kryer në kohën e duhur ka mundësi të e zëvendësojë më vonë (ashtuquajtur namazi kaza) pas lindjes së diellit.


Përgatitja për namaz
Besimtari nuk mund të e kryej namazin pa bërë përgatitjen e tij paraprake si shpirtërisht e psiqikisht ashtu edhe fizikisht.

Si para çdo namazi ashtu edhe para namzit të mëngjesit besimtari fillimisht duhet të jetë në vetëdije të plotë d.m.th jashtë çfarëdo ndikimi të substancave që humbin vetëdijen (alkool, drogë etj) ashtu edhe jashtë çdo stresi që humbë vetëdijen ose jashtë çmendurie.

Pastaj besimtari pasi që të jetë i vetëdijshëm duhet të përgatitet shpirtërisht për namaz, pra të kuptojë vlerën dhe rëndësinë e namazi që të mos kryej vetëm lëvizje rutinë por të jetë në ibadet.

Pas përgatitjes shpirtërore besimtari duhet të bëj edhe përgatitjen fizike duke bërë pastrimin për namaz (duke marr abdesin - lidhur me kushtet dhe rregullat e pastrimit për namaz shikoni artikullin abdesi) ose bën pasrtimin e lehtësuar (tejemumi) ose pastrimin e plotë (guslli) varësisht nga kushtet dhe nivelin e pa pastërtisë që e ka.

Thirrja në namaz
Pas përgatitjes së plotë për namaz besimtari bën edhe thirrjen për namaz, kjo thirrje bëhet nga një njeri nëse janë një grup besimtarësh në një vend ose edhe nga vetë personi në qoftë se është duke u përgatitur për namaz dhe është vetë.

Si zakonisht fillimisht thirret ezani, don të thotë bëhet thirrja për namaz.Ezani i namazit të mëngjesit ndryshon nga ezani që thirret në kohët tjera sepse ka shtojcën:

essalatu hajrun minen-nevm (namazi është më i vlefshëm se gjumi)
essalatu hajrun minen-nevm (namazi është më i vlefshëm se gjumi)
Pas thirrjes për namaz falen sëpari 2 (dy) rekatët sunnet pastaj thirret ikameti dhe pastaj falen 2 (dy) rekatët farz.


Drejtimi i kryerjes së namazit
Pas përgatitjes së besimtarit për namaz ai kthehet kah Qabeja, Mekka për të kryer namazin. Nëse besimtari është në udhëtim atëherë një herë drejtohet në drejtim të Qabes dhe pastaj edhe nëse mjeti i udhëtimit ndërron drejtimin namazi i tij i pranohet. Nëse besimtari nuk është i sigurt për drejtimin e Qabes dhe nuk ka mjete për vërtetimin e drejtimit atëherë me sinqeritet kthehet kah drejtimi për të cilin mendon se është drejtimi i Qabes dhe e kryen namazin.
Përbërja e namazit
Namazi i mëngjesit për nga përbërja është me më pak rekate nga të gjithë namazet tjera. Ky namaz ka 4 (katër) rekat. Nga këto 2 (dy) rekat jan farz dhe 2 (dy) sunnet.

Nëse besimtari gjendet në udhëtim atëherë mund të e falë këtë namaz të shkurtuar , vetëm prej 2 rekatëve farz , si lehtësim nga All-llahu. (Për më shum shih artikullin Namazi i udhëtarit).

Nëse besimtari është i sëmurë fizikisht, por ka vetëdije dhe mundësi fizike atëherë e fal namazin të kufizuar në lëvizje varësisht nga sëmundja që e ka. Falja e namazi mund të bëhet edhe shtrirë, edhe në gjendjen e pa mudësisë për të lëvizur me gjymtyrë por vetëm me mimikë

Falja e namazit
Shih: Falja e namazit

Pas kryerjes së thirrjes për namaz besimtari fillimisht falë dy rekatë sunnet, këto dy rekatë falen vetë pavarësisht se lutësi është duke u falur vetë apo është në një vend ku janë duke u falur një grup.

Pas faljes së sunnetit të namazit të mëngjesit lutësi ngritet në këmbë dhe thirr ikametin (si thirret ikameti shih artikullin ikameti) që është thirrja e fundit për namaz (në fakt këtë herë për namazin obligativ, udhrëruar nga All-llahu dmth farzin). Pas thirrjes së ikametit fillon namazin e farzit.

Falja e farzit me imam
Namazi farz pa dyshim së është më dobiprurës nëse falet në grup, në xhami, por edhe nëse falet vetë enë shtëpi borxhi për këtë ibadet kryhet.

Të flurit e farzit vetë dhe me grup dallon si nga vlera ashtu edhe nga realizimi.

Fillimisht ndonjëri nga grupi thirr ikametin dhe një tjetër (më i dituri nësë falet në xhami, dhe pronari i shtëpisë (është e lavdëruar) nëse falet në ndonjë shtëpi bëhet udhëheqës, falës i namazit, imam.

Pas thirrjes së ikametit grupi radhitet në radhë (sajfe), radhët bëhen të drejta dhe plotësohen mirë, d.m.th nuk mbetet hapësirë e zbrazët mes personave të radhitur.

Namazin e fillon, i urdhëron lëvizjet dhe e mbaron imami.

Lutja pas namazit
O Zot !
Pranoje namazin që fala!
Ma lehtëso vdekjen time.
Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin.
Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.[1]
O Zot !
Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit (armikut të fesë).
Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit !
Muslimanët nderoji me shpëtim![2]
O Zot !
Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato![3]
O Zot !
Babait tim, nënës sime,gruas dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar ![4]
Ashtu qoftë! (Amin!)[5]


Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptySun 2 Jan 2011 - 0:12

Falja e namazit

"Shih: Falja e namazit"

Falja e namazit bëhet si vijon:
Tekbiri Fillestarë
....Namazi.... 755
Në namaz hymë duke i ngritur duartë. Shuplakat i kthejmë nga kibla e shqiptojmë "ALL-LLAHU EKBER" përkthimi: All-llahu është vetëm një.
Meshkujt i ngritin duart deri në lartësi të veshëve, duke prekur të butit e veshëve, me gishta të mëdhenj. Femrat i ngrisin duartë baras me lartësinë e supeve-krahëve.Gishtat duhet të jenë të shtrirë. Me tekbirin fillestar (iftitah tekbir) hyhet në namaz.


Të ndenjurit në këmbë
....Namazi.... 759
Pasi të shqiptojm tekbirin fillestar i bashkojm duartë e rijmë gatitu, e duke shikuar vendin ku dotë bëjmë sexhden dhe lexojmë Kuran. Të ndejurit në këmbë në namaz quhet kijam. Kush nuk mund të rrijë në këmbë nga sëmurja ose pleqëria, falet ulur.


Rukuja
....Namazi.... 9841
Përkulja me gjysmën e trupit quhet ruku: Duke bërë rukun shqiptojmë: Leximi: "Subhane rabbijeladhim" përkthimi: "Qoftëi paster nga të gjithë të metat Zoti i madhëruar".
Pra kjo thuhet tri herë.
Duke u ngritur nga rukuja shqiptojmë: leximi: "Semiall-llahu limen hamiden".
Mandej ndalemi pak e thomë: leximi: "Rabbena lekel - hamd" .
Duke thënë "ALL-LLAHU EKBER" (duart i mbajm poshtë) bëjnë Razz. Kur jemi duke kryer rukun, shikojmë këmbët


Sexhdeja
....Namazi.... 975
Prej ruku'it bëjmë sexhden . Së pari i ulim gjunjt, mandej shuplakat e atëherë hundën dhe ballin. Në Razz shqiptojmë: leximi: "Subhane rabbijel e'ala", përkthimi:
Pra kjo shqiptohet tre herë. Tri herë gjithmon është marrë minimumi i mundshëm kurse për më shum varet nga vetë kryerësi i namazit. Gjithashtu gjat të ndenjurit me kokë në Razz është e lejuar të bëhen lutje personale pra duke përfshirë dua dhe lutje me fjal personale.

Duke thënë tekbirin e ngritim kokën nga sexhdja dhe ulemi pak, e atëherë në të njejtën mënyrë e bëjmë sexhden e dytë. Prej sexhdes, duke thënë "ALLAHU EKBER" ngritemi në rekatën e dytë. Në Razz shikojmë poshtë fytyrës. Në Razz tokën e prekim me gishta të këmbëve, me gjunj, me shuplaka, me hundë dhe me ball.



Të ndenjurit ulur
....Namazi.... 985q
Pas çdo rekati të dytë dhe në fund të namazit ulemi. Namazi prej dy rekatesh, ka vetëm një ulje - Kadei ehire. Namazet prej tre ose katër rekatesh kanë nga dy ulje: uljen e parë pas dy rekateve dhe Kadei ehiren në mbarim të namazit. Në uljen e parë e lexojmë Et-Tehijjatu. Në uljen e fundit e lexojmë Et-tehijjatu, Salavatet dhe duatë mandej japim (shprehim) selam.
Ja, si thuhet Et-tehijjatu, Salavatet dhe Duatë - lutjet:


Dalja nga Namazi
....Namazi.... 9846
Duke dhënë selam dalim nga namazi. Selami jepet kështu: duke kthyer kokën në anën e djathë shqiptojmë: leximi: "Esselamu alejkum ve rahmetull-llah", përkthimi:
Mandej e kthejmë kokën në anën e majtë dhe i thomë të njejtat fjalë. Duke shqiptuar selamin shikojmë majën e supave.
Pasi të japim selam lexojmë: leximi: "All-llahume entes-selamu ve minkes-selam, Te-barekte ja dhel-xhelali vel-ikram." Allahu kabul ju boftë lutjet e jauja dhe namazun e jauj. Insh-shallah!


InshAllah Vazhdon...

Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptySun 2 Jan 2011 - 0:25

Namazi i mesditës

Tabela e përmbajtjeve
1 Namazi i mesditës
1.1 Lutja pas namazit


Namazi i mesditës

Koha e namazit

- Falet pasi që dielli të lëviz prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e cilitdo objekt fiton gjatësinë e tij

Përbërja e namazit
- Namazi i mesditës përbëhet prej 10 (dhjetë) rekatëve. Nga këto 4 (katër) rekat janë sunnet, 4 (katër) rekat janë farz dhe 2 (dy) rekat janë sunnet të fundit.
Falja e namazit
- Fillimisht bëhet thirrja për namaz (ezani) pastaj falen rekatët sunnet më pastaj thirret ikameti dhe pas ikametit falen rekatët farz dhe në fund falen sunnetët e fundit.

Vlera e namazit
-

Falja e namazit me imam
-

Lutja pas namazit

O Zot!
Pranoje namazin që fala!
Ma lehtëso vdekjen time.
Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin.
Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.[1]
O Zot!
Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit (armikut të fesë).
Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit!
Muslimanët nderoji me shpëtim![2]
O Zot!
Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato![3]
O Zot!
Babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar![4]
Ashtu qoftë! (Amin!)[5]

Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptySun 2 Jan 2011 - 0:35

Namazi i pasditës


Tabela e përmbajtjeve
1 Namazi i pasditës
1.1 Lutja pas namazit


Namazi i pasditës
Koha e namazit

- Fillon që nga koha kur hija e cilitdo objekt fiton gjatësinë e tij deri para perëndimit të diellit

Përbërja e namazit
- Namazi i pasditës përbëhet prej 8 (tetë) rekatëve). Nga këto 4 (katër) rekat janë sunnet dhe 4 (katër) rekat janë farz.

Falja e namazit
- Fillimisht thirret ezani pastaj falen rekatët sunnet, pas rekatëve sunnet thirret ikameti dhe falen farzet.

Vlera e namazit
-

Falja e namazit me imam
-
Lutja pas namazit

O Zot!
Pranoje namazin që fala!
Ma lehtëso vdekjen time.
Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin.
Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.[1]
O Zot!
Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit (armikut të fesë).
Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit!
Muslimanët nderoji me shpëtim![2]
O Zot!
Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato![3]
O Zot!
Babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar![4]
Ashtu qoftë! (Amin!)[5]



Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptySun 2 Jan 2011 - 0:40

Namazi i mbrëmjes

Tabela e përmbajtjeve
1 Namazi i mbrëmjes
1.1 Lutja pas namazit

Namazi i mbrëmjes
Koha e namazit

- Fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
Përbërja e namazit
- Namazi i mbrëmjes përbëhet prej 5 (pesë) rekatëve nga të cilet 3 (tre) janë farz dhe 2 (dy) sunnet.

Falja e namazit
- Si zakonisht fillimisht thirret ezani dhe në këtë kohë pas ezant menjëherë thirret ikameti dhe pas ikametit falen 3 (tre) rekatët farz dhe pas faljes së farzit falet namazi sunnet (dy rekat).

Vlera e namazit
-

Falja e namazit me imam
-

Lutja pas namazit

O Zot!
Pranoje namazin që fala!
Ma lehtëso vdekjen time.
Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin.
Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.[1]
O Zot!
Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit (armikut të fesë).
Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit!
Muslimanët nderoji me shpëtim![2]
O Zot!
Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato![3]
O Zot!
Babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar![4]
Ashtu qoftë! (Amin!)[5]



Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptySun 2 Jan 2011 - 0:52

Namazi i natës

Tabela e përmbajtjeve
1 Namazi i natës
1.1 Lutja pas namazit

Namazi i natës
Koha e namazit

- Fillon pasi që horizonti të errësohet plotësisht, deri para agimit.

Përbërja e namazit
- Namazi i natës për nga rekatët është më voluminoz nga të gjitha namazet tjera. Ky namaz përbëhet nga 13 (trembëdhjet) rekate. Nga këto 4 (katër) rekat janë sunnet, 4 (katër) rekat janë farz, 2 (dy) rekat janë sunnet të fundit dhe 3 (tre) rekat janë vaxhib. Kur është fjala për namazin vaxhib duhet të themi që ky namaz nuk është fiks sa i përket tre rekatëve por mund të falet nga 1 (një) rekat gjer më 13 (trembëdhjet) rekat gjithnjë duket e pasur parasysh që rekati i fundit të jet tek (një, tre, pesë, shtatë, nëntë, njëmbëdhjetë, trembëdhjetë).

Falja e namazit
- Thirret ezani dhe falen rekatët sunnet pastaj thirret ikameti dhe falet namazi farz. Pas namazit farz falen sunetët e fundit dhe pas sunetëve të fundti falet namazi vaxhib

Vlera e namazit
-

Falja e namazit me imam
-

Lutja pas namazit

O Zot!
Pranoje namazin që fala!
Ma lehtëso vdekjen time.
Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin.
Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.[1]
O Zot!
Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit (armikut të fesë).
Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit!
Muslimanët nderoji me shpëtim![2]
O Zot!
Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato![3]
O Zot!
Babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar![4]
Ashtu qoftë! (Amin!)[5]



Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptySun 2 Jan 2011 - 1:03

Ezani
Thirrja e cila përdoret për të shpall kohën e faljes së Namazit quhet Ezan. Personi i cili thërret ezanin quhet Muezin. Ezani ka disa fjalë dhe shprehje specifike që recitohen me zë të lartë. Anembanë botës ezani thirret në një gjuhë të përbashkët: gjuhën Arabe.

Përmbajtja e ezanit është si vijon: (Arabisht)

(4): Allahu Ekber
(2) Eshedu en la ilahe illa Allah
(2) Eshedu en-ne Muhammeden resullullah
(2) Hajje ales salah
(2) Hajje alel felah
(2) Allahu Ekber
(1) La ilahe illa Allah

Kuptimi Shqip:

All-llahu është më i madhi
Nuk ka zot përveç Allahut
Muhammedi është i dërguar i All-llahut
Eja në namaz
Eja në shpëtim
All-llahu është më i madhi
All-llahu është i vetmi Zot

Në ezanin e Sabahut shtohet "Es salatu hajrun min en nevm" pas "Hajje alel felah" që do të thotë "Namazi është më i dobishëm se sa gjumi".


Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptySun 2 Jan 2011 - 2:38

Abdesi

Abdesi
nënkupton pastrimin e pjesëve të caktuara të trupit për kryerjen e veprimeve të ndryshme fetare islame.

All-llahu xh.sh. e ka bërë abdesin kusht kryesor për faljen e namazit. Këtë mund ta vërtetojmë me fjalët e All-llahut xh.sh. ku thotë: "O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt". [1]

Po ashtu në këtë rast mund ta përmendim edhe fjalën e Pejgamerit a.s. ku thotë: "Nuk e pranon Allahu namazin e ndonjërit nga ju deri sa ai të mer abdes".


Tabela e përmbajtjeve
1 Farzet e abdesit
2 Sunnetet e abdesit
3 Mustehabet e abdesit
4 Mekruhet e abdesit
5 Çka e prisht abdesin
6 Uji me të cilim merret abdesi
7 Konditat e mesteve (shartet)
7.1 Çka e prish mes-hin mbi meste


Farzet e abdesit
- Larja e fytyrës (prej ku nisen flokët e deri në fund të nofullës, nën mjekër dhe prej veshit deri në veshin tjetër).

- Larja e duarve deri mbi bërryla.

- Mes-hi, një e katërta e kresë të fshihet me duar të lagët, duke filluar prej pjesës së përparshme të kresë.

- Larja e këmbëve deri mbi nyje. Për të qenë abdesi i rregullt duhet të plotësohen këto kondita:

- Të mos pengohet depërtimi i ujit deri në lëkurë, p.sh. trupi të mos jetë i lyer me materie të yndyrshme, ose me llak që lyhen thonjtë.

- Uji që pastrohemi duhet ta përshkojë edhe pjesën më të vogël të trupit, në veçanti ata të cilët mbajnë unaza duhet ta rrotullojnë atë që të depërtojë uji nën të.

- Para se të marrim abdest, duhet t`i largojmë nga trupi të gjitha ato pengesa që e prishin abdestin, p.sh. në qoftë se të ka rjedhur gjak, duhet të presim derisa të ndërpritet mirë gjaku, ose kur e kryen nevojën duhet të presim që të largohet mirë ndyrësia. E larë për abdes konsiderohet pjesa e trupit, kur nga ajo gjatë larjes pikojnë disa pika ujë.


Sunnetet e abdesit
Sunnetet e abdesit janë teprica mbi farzet që i ka bërë Pejgameri a.s. dhe ka kërkuar prej nesh që t'u bashkangjitemi veprave të tij. Ato janë:

- Të përmendurit emrin e Zotit në fillim (të thuhet bissmilah).

-Të vendos për marrjen e abdesit me zemër, jo me gjuhë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem thotë:"Veprat çmohen sipas qëllimit".(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

- Lajmë duart rreth shuplakës tri herë duke fërkuar mire deri në kyçe.

- Shpërlajmë gojën tri herë.

- Shpërlajmë hundën tri herë.

- Pastrojmë fytyrën gjithashtu tri herë (pastrimi të jetë i plotë, deri poshtë gushës).

- Mjekra e dendur të fërkohet me gishta që të depërtojë uji në lëkurë.

- Pastrojmë dy krahet, gjithashtu deri në pjesën e sipërme të bërrylit duke filluar prej të djathtës, të njëjtën gjë e bëjm edhe me krahun e majtë.

- Tërë kafkës(kresë) t'i japim mes-h, një herë.

- Veshët të fshihen me duar të lagët. Pastrimin e veshëve e bëjmë duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.


- Pastaj pastrojmë dy këmbët deri mbi kyçe duke pasur kujdes që të mos lëmë asnjë pjesë pa lagur (fillojmë me të djathtën dhe më pas të majtën).

Kur ta përfundojë abdestin, sunnet është që ta thotë këtë dua:

" Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut të Vetmit i Cili nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij."

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë:" Kush merr abdes në mënyrë të përpiktë e pastaj thotë: Dëshmoj se nuk ka Hyjni tjetër pos All-llahut të Vetmit i Cili nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij" i hapen tetë dyer të xhennetit dhe hyn nga cila derë të dëshiron."(Transmeton Tirmidhiu).


Mustehabet e abdesit
(Çka është e lavdëruar të veprohet gjatë abdesit.)

- Të lahet e djathta para të majtës.

- Të kryhet larja e abdesit sipas rregullave.

- Të vazhdojë mes-hi deri te qafa.

- Të mos flitet gjat abdesit, (përpos disa lutjeve që lexohen).

- Gjat larjes së hundës, uji të mirret me dorën e djathtë ndërsa ta nxjerim me të majtën.

- Më në fund të kthehet nga Kibla, të shqiptojë shehadetin e të thotë: O Zot më bën si ata, të cilët bëjnë taube (pendim) dhe nga ata të cilët rregullisht pastrohen. Duke u bazuar në fjalën e Pejngamberit a.s. ku thotë:" Kush mer abdes e pastaj thotë Esh-hedu en lailahe il-lallah ve esh-hedu ene Muhammeden abduhu veresuluhu, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, hyn në cilën derë dëshiron.


Mekruhet e abdesit
- Të derdhurit ujë pa masë.

- Të përplasurit e ujit gjat marjes së abdesit.

- Të bisedohet gjatë marjes së abdesit.

- Të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër.


Çka e prisht abdesin
Kryerja e nevojës (të madhe ose të vogël), ose dalja e ndonjë gazi.

- Nëse vjell me gojën plot përnjëherë.

- Nëse pështyn gjak, apo ndryshohet ngjyra e pështimës në të kuqe.

- Nëse flen i mbështetur.

- Nëse humbë vetëdija të bie të fiktë, dhe të çmendurit


Uji me të cilim merret abdesi
Duhet të jetë i pastër.

- Nuk lejohet që të merret abdes me ujë të ndotur.

- Nuk lejohet të merret abdes me ujë në të cilin ka pire derri apo kanë ndotur kafshët.

- Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve që uji qarkollon është I LEJUAR.

- Uji është i lejuar kur nuk i vjen erë (ndotjeje), është pa ngjyrë (dmth. nuk ka pisllëk në te).


Konditat e mesteve (shartet)

MES-HI MBI FASHË
- (lidhëz) Në qoftë se kemi ndonjë varrë, plagë ose dregëz, të cilën nuk guxojmë ta lagim me ujë, dhe plaga gjindet në ato vende të cilat duhet larë gjatë abdesit, atëherë në vend të larjes do të marrim mes-h (me dorë të lagur e fshijmë plagën dhe kudo që larja shkakton dëme mund të zëvendësohet me mes-h. Nëqoftë se plaga gjithnjë pikon (rrjedh) atëherë për çdo kohë të namazit duhet marrë abdes të ri; gjatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera edhe pse plaga pikon.
MES'HI MBI MESTE
Islami si fe tolerante e ka lehtësuar për muslimanët, që në rastin e abdesit mund të mos i lajnë këmbët po të mbathin meste, sipas dëshirës. Ky është një lehtësim për njeriun dhe arsyetohet meqë këmba me meste më pak bie në kontakt me ndyrësirën. Ky lehtësim vlen sidomos në stinën e dimrit kur klima është e ftohtë dhe ata për të cilët punojnë tërë ditën; dhe janë të lejuar të mbathin meste, po ashtu mund të mbathin meste edhe të tjerët në qoftëse i plotësojnë kushtet e parapara. Farz : është që mes-hi mbi meste t`a përfshij pjesën e përparme të këmbës, fillon prej gishtave e përpjetë, me dorën
e djathtë, pasi e kemi lagur e fshijmë këmbën e djathtë, dhe me dorën e majtë e fshijmë këmbën e majtë. Nuk pranohet që mes-hi të jetë anash ose nën këmbë.

Kushtet e mesteve:
- Mestet t'i mbulojnë nyjet e këmbëve.

- Të mbathen pasi që të marrim abdes.

- Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishtra).

- Pa lidhur të rrijnë të pëlqyera për këmbe.

- Që të mund të ecë me to, një largësi deri mbi gjashtëmijë metër (6 km).

- Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj. Koha që mestet mund të mbahen të mbathura: Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km) e më shumë larg vendit që jeton. (Sipas disa dijetarve mes-hi mund të mirret edhe mbi qorapë, te cilet jane sado pak te trasha e jo te tejdukshme)


Çka e prish mes-hin mbi meste
- Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe mes-hin.

- Të qenurit xhunub (gjendja kur njeriu është i obliguar të lajë tërë trupin.

- Nxerja e këmbës nga mestet, ose një pjesë më të madhe të këmbës.

- Mbarimi i kohës së mes




InshAllah Vazhdon...

Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona

Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: Re: ....Namazi....   ....Namazi.... EmptyThu 20 Jan 2011 - 0:53

....Namazi.... 52755211


....Namazi.... 364
Kibla

....Namazi.... 81869173
llogaritja gjeometrike e drejtimit të kibles
Kibla


Kibla
(Arabisht: قبلة) është fjalë arabe për drejtimin nga duhet jetë i kthyer çdo mysliman për faljen e namazit. Pjesa dërmuese e Xhamive e kan të ndërtuar mihrabin në mur i cili tregon se në cilin drejtim është kibla. Kibla luan rol, jo vetëm për faljen e namazit, por për çdo ceremoni fetare. Koka e shtazës e cila theret duhet të jetë pa tjetër e kthyr në drejtim të kiblës, për tu plotësuar nji nga kushtet që mishi i shtazës të jetë hallall, gjegjësisht të jëtë i lejuar sipas normave islame. Pas vdekjes , myslimanët varrosen në atë mynyrë që ana e djathtë duhet të jetë e kthyer kah kibla.

Metoda tradicionaleNë mijëvjeçarin e fundit, disa matematicient dhe astronom mysliman siq është el-Biruni, kan shqyrtuar drejtimin për përcaktimin e drejtimit të kibbles nga çdo vend i botës. Të gjithë janë pajtuar se ekzistojnë dy momente gjat viti kur dielli është direkt mbi Qabe, çka do të thot se hija e çdo objekti, në çfardo vendi qoftë në tokë tregon drejtimin e kundërt të Qabes. Kjo ndodhë çdo herë më 28 maj në ora 8:18 dhe më 16 korrik në ora 9:27 minuta.

Gjithashtu, në çfardo kohe , vetëm gjysma e rruzullit tokësor është e ndriquar nga Dielli. Për fat, janë dy momente gjat viti kur Dielli gjindet saktësisht në anën e kundërt të Qabes. Në këtë kohë drejtimi i hijës në cilindo qoftë vend të ndriquar tregon drejtimin e Kiblës. Kjo ndodhë për çdo 28 nëntor në ora 21:09 dhe më 16 janar në ora 21:29.

Përveq kësaj ipet edhe vërejtaja, përshkak të formës së Tokës, dretimi kah kibla është rruga më e shkurtër nga pika e dhanun dhe Mekës.


Marrë nga Wikipedia

Allahu ju shperbleft per postimin.
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"
  Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Sponsored content




....Namazi.... Empty
MesazhTitulli: Re: ....Namazi....   ....Namazi.... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
....Namazi....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Namazi-
Kërce tek: