islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Ramazani Muaji I meshires EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Ramazani Muaji I meshires EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Ramazani Muaji I meshires EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Ramazani Muaji I meshires EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Ramazani Muaji I meshires EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Ramazani Muaji I meshires EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Ramazani Muaji I meshires EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Ramazani Muaji I meshires EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Ramazani Muaji I meshires EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Ramazani Muaji I meshires EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Ramazani Muaji I meshires EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Ramazani Muaji I meshires EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Ramazani Muaji I meshires EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
22 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 22 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Ramazani Muaji I meshires Empty20%Ramazani Muaji I meshires Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Ramazani Muaji I meshires Empty7%Ramazani Muaji I meshires Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Ramazani Muaji I meshires Empty7%Ramazani Muaji I meshires Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Ramazani Muaji I meshires Empty7%Ramazani Muaji I meshires Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Ramazani Muaji I meshires Empty7%Ramazani Muaji I meshires Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Ramazani Muaji I meshires Empty7%Ramazani Muaji I meshires Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Ramazani Muaji I meshires Empty7%Ramazani Muaji I meshires Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Ramazani Muaji I meshires Empty37%Ramazani Muaji I meshires Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3007 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri tukuluki

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
 

 Ramazani Muaji I meshires

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Ramazani Muaji I meshires Empty
MesazhTitulli: Ramazani Muaji I meshires   Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 7 May 2019 - 4:40

[Only admins are allowed to see this image] Muaji i Ramazanit është konsideruar si “sulltani i njëmbëdhjetë muajve” dhe “muaji i bekuar” për shkak të rëndësisë që i ka dhënë besimi islam. Muaji i Ramazanit është një muaj i rëndësishëm në të cilin myslimanët pothuajse bëjnë gara për vepra të mira. Ky muaj është njëri prej tre muajve që u atribuohet vlerë ndërmjet njerëzve dhe në të njëjtën kohë, është muaji që ka zbritur Kurani Fisnik. Allahu Teala thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues(i së mirës nga e keqja)...”[1]
Muaji i Ramazanit ka qenë një muaj i njohur edhe në kohën e xhahilijetit/para ardhjes së Islamit. Ky muaj në periudhën e xhahilijetit nuk ka pasur ndonjë shenjtërim dhe lufta përgjatë tij nuk ishte e ndaluar. Ky muaj e fitoi privilegjin e tij me ardhjen e Islamit. Muaji i Ramazanit është muaji i vetëm që i përmendet emri në Kuranin Fisnik. Fakti që Kurani Fisnik ka zbritur në këtë muaj, që nata e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj, gjendet në të dhe që kryhen ibadetet si agjërimit, i cili është njëri prej adhurimeve themelore të Islamit, falja e teravihëve, leximi i mukabelesë, bërja e yftarit, bërja e syfyrit, hyrja në itikaf dhe dhënia e lëmoshës së fitrit, janë bërë shkak që feja islame dhe si rezultat myslimanët t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë këtij muaji.
Muaji i Ramazanit i ka mbledhur në vete të gjitha mirësitë dhe begatitë. Çdo begati dhe mirësi që i shkon njeriut përgjatë vitit është një pikë nga oqeani i pafund i begatisë së muajit të Ramazanit. Bashkimi që formohet në këtë muaj është shkak për bashkimin që mund të formohet përgjatë gjithë vitit. Ndërsa përçarja/ndarja që mund të shkaktohet në këtë muaj është shkak për përçarjen që mund të formohet përgjatë gjithë vitit.[2] Në lidhje me mirësitë e këtij muaji ka transmetime të ndryshme nëpër hadithet fisnike.
Një muaj i bekuar
Kur vjen muaji i Ramazanit ndodhin disa ndryshime. Disa prej këtyre janë: Hapja e dyerve të qiellit, mbyllja e dyerve të Xhehenemit, lidhja e shejtanëve me zinxhirë, etj. I Dërguari i Allahut (s.a.s.), thotë: “Ka ardhur muaji i Ramazanit. Ai është një muaj i bekuar. Allahu ua ka bërë obligim mbajtjen e agjërimit në atë muaj. Në atë muaj hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Në këtë muaj gjendet një natë që është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga mirësia e natës së Kadrit, do të privohet nga çdo lloj mirësie.”[3]
Mukabeleja e Kuranit Fisnik
Muaji i Ramazanit në të njëjtën kohë është muaji kur i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ia ka lexuar Kuranin Fisnik Xhebrailit (a.s.). “I Dërguari i Allahut (s.a.s.), ia lexonte çdo vit Kuranin Xhebrailit (a.s.). Vitin në të cilin ka ndërruar jetë, ia ka lexuar dy herë.”[4]
Muaji i ndihmës reciproke
Transmetohet nga Selam el-Farisiu se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), në hytben që e mbajti në fund të muajit Shaban, ka thënë: “O njerëz! Hija e muajit të bekuar ka rënë mbi ju. Në të ka një natë më të mirë se një mijë muaj. Allahu e ka bërë obligim mbajtjen e agjërimit (në muajin e Ramazanit). Gjithashtu na ka sugjeruar edhe për ibadetin e natës. Kushdo që kryen një ibadet nafile në muajin e Ramazanit, është sikur ka kryer një ibadet farz në muajt e tjerë. Kushdo që kryen një ibadet farz në muajin e Ramazanit, është sikur ka kryer shtatëdhjetë ibadete farz në muajt e tjerë. Ai është muaji i durimit. Shpërblimi i durimit është Xheneti. Ai është muaji i ndihmës reciproke dhe në këtë muaj shtohet risku i besimtarit. Kushdo që i jep yftar një agjëruesi, është sikur ka liruar një rob dhe i falen mëkatet.” I thanë: O i Dërguari i Allahut! Jo të gjithë ne kemi mundësinë për të gjetur diçka që t’i japim yftar ndonjë agjëruesi. I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, tha: “Allahu këtë sevap ia jep edhe atij që i jep agjëruesit një gllënjkë qumësht për të pirë, një hurmë për ta ngrënë apo pak ujë për ta nderuar. Kushdo që i jep për të ngrënë një agjëruesi, kjo do të jetë falje për të dhe Allahu në Ditën e Kiametit do t’i japë për të pirë nga burimi im. Ai nuk do të ketë më etje dhe së fundi do të hyjë në Xhenet. Gjithashtu ai ka shpërblim aq sa edhe agjëruesi. Ndërkohë prej sevapit të agjëruesit nuk pakësohet asgjë. Fillimi i këtij muaji është mëshirë, mesi është falje dhe fundi është shpëtim nga Xhehenemi. Kushdo që në këtë muaj ua lehtëson barrën atyre që ka nën urdhrin e tij, Allahu do ta shpëtojë nga Xhehenemi.”[5]
Muaji në të cilin të gjithë do ta marrin pa asnjë mangësi shpërblimin për punën e tyre
Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.), se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë: “Umetit tim i janë dhënë pesë veçori që nuk u janë dhënë umeteve të mëparshme në muajin e Ramazanit: Era e gojës së agjëruesit është më e dashur për Allahun se era e miskut. Engjëjt luten për agjëruesin derisa ai të çelë yftarin. Allahu e zbukuron Xhenetin çdo ditë për ata dhe i thotë: Së afërmi robërit e Mi do të shpëtojnë nga vështirësitë dhe do të vijnë te ti. Lidhen shejtanët e mëdhenj dhe nuk mund t’i bëjnë ato që kanë bërë jashtë Ramazanit. Në natën e fundit të Ramazanit falen besimtarët.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! A nata e Kadrit është dita e faljes?” I Dërguari i Allahut (s.a.s.), tha: “Jo, por ai që punon do ta marrë shpërblimin pa mangësi ditën që e mbaron punën.”[6]
Muaji në të cilin hapen dyert e Xhenetit
Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.), se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët lidhen me zinxhirë.”[7] Edhe në një transmetim të Muslimit nga Ebu Hurejre (r.a.), thuhet: “Hapen dyert e mëshirës.” Edhe në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Hapen dyert e Xhenetit.”
Muaji i faljes
Muaji i Ramazanit është muaji i faljes dhe i pastrimit nga mëkatet. Transmetohet nga Selman el-Farisiu (r.a.), se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë: “Fillimi i muajit të Ramazanit është mëshirë, mesi i tij është falje dhe fundi i tij është shpëtim nga Xhehenemi.”[8]
Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, ka thënë: “Atij që e mban agjërimin në muajin e Ramazanit duke besuar dhe pritur sevapin nga Allahu,  do t’i falen mëkatet e kaluara.”[9]
Përveç të tjerash, gjendet edhe ky hadith fisnik i cili na tregon se muaji i Ramazanit është muaji i faljes. I Dërguari i Allahut (s.a.s.), tha: “Amin, Amin, Amin!” Atij i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Kur dole në mimber, the: Amin, Amin, Amin!” I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, tha: “Xhebraili më tha: Allahu e futtë në Xhehenem dhe e largoftë nga mëshira e Tij atë që e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i falen gjynahet, Amin! Edhe unë thashë: Amin! Pastaj Xhebraili më tha: Allahu e futtë në Xhehenem dhe e largoftë nga mëshira e Tij atë që i arrin prindërit apo njërin prej tyre gjallë dhe vdes pa u bërë mirë atyre. Amin! Edhe unë thashë: Amin! Pastaj më tha: Allahu e futtë në Xhehenem dhe e largoftë nga mëshira e Tij atë që vdes pa të çuar salavate ty kur flitet për ty në pranë e tij. Amin! Edhe unë thashë: Amin!”[10]
Në një hadith tjetër, Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë: “Pesë kohët e namazit, dy Xhumatë dhe dy Ramazanët janë shpagim për mëkatet e vogla që bëhen ndërmjet tyre përderisa (njeriu) të largohet prej mëkateve të mëdha.”[11]
Ka disa cilësi që njerëzit duhet t’i posedojnë. Ndihma ndaj të tjerëve, bujaria, të qenët i mëshirshëm, etj. Posedimi i këtyre cilësive gjithmonë është diçka e mrekullueshme. Këto cilësi duhet t’i shtojmë edhe më shumë në muajin e Ramazanit. Ibadetet nafile që bëhen në këtë muaj kanë shpërblim sikur të jenë farze, ndërsa ibadetet farz kanë shpërblim si shtatëdhjetë farze. Gjithashtu, dhënia e lëmoshës dhe kryerja e umres në këtë muaj kanë sevape shumë të mëdha. Në një hadith fisnik që transmetohet nga Enesi (r.a.), i Dërguari i Allahut (s.a.s.), është shprehur: “Lëmosha më e mirë është lëmosha që jepet në muajin e Ramazanit.”[12] Sipas një hadithi që transmetohet te Buhari dhe Muslimi, Hz. Pejgamberi ka thënë: “Kryerja e umres në ramazan është e barazvlefshme me haxhin.”Apo “është e barazvlefshme me kryerjen e haxhit bashkë” (pra me Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem.).[13]
Për faljen e myslimanëve në muajin e Ramazanit mund të radhiten shumë shkaqe: Ditën mbahet agjërimi, ndërsa nata kalohet me adhurim. Nata e Kadrit e cila gjendet në dhjetë ditën e fundit të Ramazanit, kalohet me ibadet. Agjëruesve u jepet yftar dhe punëtorëve u lehtësohet puna. Bëhet shumë dhikër dhe i kërkohet shumë falje Allahut Teala. Engjëjt kërkojnë falje për agjëruesin derisa të çelë yftarin. Në këtë muaj të bekuar nuk duhet të harrojmë të lutemi për mirësinë dhe shpëtimin e myslimanëve siç lutemi për veten tonë. Le të lutemi veçanërisht për vëllezërit tanë që janë në vështirësi edhe kur ata të mos jenë prezentë. Kjo, në të njëjtën kohë, është edhe një mënyrë që engjëjt të luten për ne. I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, ka thënë: “Për atë që lutet për vëllain e tij në fe që nuk gjendet aty, engjëlli që ka pranë i thotë: Amin! Një gjë e tillë u bëftë edhe për ty!”

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Only admins are allowed to see this image]


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Ramazani Muaji I meshires
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: