islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
17 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 17 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty20%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty7%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty7%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty7%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty7%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty7%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty7%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty37%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3007 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri tukuluki

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
 

 [Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
MesazhTitulli: [Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN   [Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 19 Jun 2015 - 2:51

[Only admins are allowed to see this image]
RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, thotë: “Vërtet, besimi vjetrohet në brendësinë e zemrës së ndonjërit prej jush, ashtu siç vjetrohet rroba, prandaj luteni Allahun që ta ripërtërijë besimin në zemrat tuaja”.
Dobësia e besimit është një dukuri që ka marrë përmasa të gjera tek muslimanët dhe sidomos tek rinia islame. Një numër i konsiderueshëm njerëzish ankohen nga ashpërsia dhe pandjeshmëria e zemrës. 
Në gojët e tyre qarkullojnë shprehje të tilla si: ‘ndjej ashpërsi në zemër’, ‘nuk ndiej kënaqësinë e ibadeteve’, ‘ndjej se imanin e kam shumë poshtë’, ‘nuk ndikohem nga leximi i Kuranit”. Në fakt, tek shumë njerëz, që dikur mund të merreshin shembull për gjallërinë, zellin dhe përkushtimin e tyre janë shfaqur simptomat e kësaj sëmundje të rrezikshme. Kjo sëmundje është themeli i çdo fatkeqësie dhe shkaku i çdo mangësie e belaje.
Rrënjët e kësaj sëmundje gjenden në zemër, pasi siç dihet rrënjët e besimit, si bindja, dashuria për Allahun, mbështetja tek Ai, frika prej Tij, shpresa për të mirat e tij, përmallimi për takimin me Të etj., janë në zemër, kështu që në qoftë se çrrënjoset ose dobësohet imani në zemër, një gjë e tillë reflektohet edhe në fjalët dhe veprat e njeriut. Zemra luan rolin thelbësor për sa i përket imanit, ndaj dhe çështja e zemrës është një çështje shumë delikate dhe shumë e rëndësishme. Bindja dhe ndjenjat shpirtërore të njeriut, që sipas citateve fetare e kanë vendin në zemër, ndryshojnë shumë shpejt. Pikërisht, për këtë arsye në arabisht zemra quhet ‘kalb – që do të thotë: ‘përmbysje, rrotullim, ndryshim’. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Zemra ka marrë emrin ‘kalb’ për shkak se përmbyset, rrotullohet.  Zemra është si shembulli i një pende të varur në një pemë të cilën e rrotullon era lart e poshtë, sa nga njëra anë në anën tjetër”. E shënon Ahmedi. Sipas një varianti tjetër, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Zemra është si shembulli i një pende në një tokë të shkretë, të cilën e përmbys era lart e poshtë”. Në një hadith tjetër duke përshkruar shpejtësinë e rrotullimit të zemrës Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Zemra e birit të Ademit rrotullohet më shpejt se sa tenxherja kur mbushet me valë”. E shënon Ahmedi. Faktikisht, rrotullimin e zemrave e bën vetëm Allahu i Lartësuar. Abdullah b. Amër b. Asi tregon se ka dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Të gjitha zemrat e bijve të Ademit janë midis dy gishtërinjve të Allahut, si një zemër e vetme të cilën Ai e rrotullon si të dëshirojë”. Më pas Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, tha: “O Allah! O Rrotullues i zemrave, drejtoje zemrën time që të të bëjë ibadet Ty”. Shënon Muslimi.
Meqenëse Allahu ndërhyn “ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij”, meqë në Ditën e Gjykimit shpëton “veçse ai  që vjen me zemër të pastër tek Allahu”, meqë mjerimi është për “ata që e kanë zemrën ta pandjeshme, kur përmendet Allahu” dhe meqë në xhenet do hyjë “ai që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer nga Allahu”, doemos besimtari duhet t’i kushtojë vëmendje zemrës dhe të njohë se ku qëndron sëmundja dhe pa humbur kohë le të fillojë ta trajtojë problemin para se ligësia t’ia mbulojë zemrën e për pasojë të shkatërrohet.
Në zemrën e njeriut zhvillohet një betejë e ashpër mes melekut që nxit për mirë dhe shejtanit që nxit për ligësi, mes prirjeve, ndjenjave e dëshirave të mira dhe mes dëshirave të liga, mes arsyes dhe mes epshit. Për të fituar këtë betejë besimtari duhet të ndërmarrë të gjitha shkaqet, që do ta ndihmonin për të mposhtur shejtanin dhe prirjet e dëshirat e liga të nefsit të tij, shkaqe këto të cilat do të krijonin kushtet për rritjen e besimit. Fitorja e kësaj beteje nga ana e besimtarit është kusht i domosdoshëm për të arritur mirësinë dhe lumturinë si në këtë botë edhe në botën tjetër.
Duke theksuar faktin që imani ka nevojë për ripërtëritje Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, në një hadith që e shënon Hakimi dhe Taberani, ka thënë: “Vërtet, besimi vjetrohet në brendinë e zemrës së ndonjërit prej jush ashtu siç vjetrohet rroba, prandaj luteni Allahun, që ta ripërtërijë besimin në zemrat tuaja”. Ndonjëherë zemrën e besimtarit e mbulon ndonjë re gjynahu e për pasojë ajo errësohet. Ky është një sqarim që e bën për ne Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, në një hadith të saktë, duke thënë: “Çdo zemër mbulohet nga një re si reja që errëson hënën. Ndërkohë që hëna reflekton dritë, e mbulon një re dhe për pasojë ajo errësohet, ndërsa kur kthjellohet qielli, hëna ndriçon”. E shënon Ebu Nuajmi në Hilje. Si puna e reve që mbulojnë dritën e hënës janë edhe retë errësuese të gjynaheve, të cilat mbulojnë zemrën e njeriut dhe ia pengojnë dritën. Në këtë mënyrë njeriu mbetet në errësirë e në vetmi. Por nëse angazhohet për shtimin e besimit duke i kërkuar ndihmë Allahut, ato re do të zhduken dhe zemra do të ndrisë si më parë.  
Një parim i rëndësishëm për të konceptuar mënyrën se si trajtohet problemi i dobësisë së besimit është edhe njohja e faktit se imani shtohet dhe pakësohet, gjë e cila është çështje thelbësore në besimin e Ehli Sune uel Xhemaah, pasi ata thonë se imani përbëhet nga besim me zemër, shprehje me gojë dhe veprime me gjymtyrë dhe se ai shtohet me ibadete dhe pakësohet nga gjynahet. Për këtë parim dëshmojnë argumentet e Kuranit dhe të Sunetit. Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua shtuar besimin, krahas besimit që patën”. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush shikon prej jush ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorë, nëse nuk mundet, le ta ndryshojë me gojë, dhe nëse nuk mundet, le ta dënojë me zemër, por ky është besimi më i dobët”. E përcjell Muslimi. Ndikimi i ibadetit në ngritjen e besimit dhe i gjynaheve në pakësimin e besimit është i njohur, i ndjeshëm dhe i provuar. Fjala vjen, po sikur një person të ecte në treg duke shikuar femrat e zhveshura, duke dëgjuar zhurmën e njerëzve të pazarit dhe bisedat e tyre të kota e pastaj të dilte nga pazari dhe të shkonte në varreza, ku të përsiaste e t’i zbutej zemra, ai do të konstatonte një ndryshim të qartë ndërmjet dy gjendjeve. Kështu, pra zemra ndryshon me shpejtësi.
Të parët e këtij umeti thoshin: Një shenjë që tregon për mençurinë dhe diturinë e njeriut është të dijë se a i shtohet besimi apo i pakësohet dhe të dijë se nga i vijnë tundimet e shejtanit.
Ndër gjërat që duhet të vihen në dukje është fakti se në qoftë se pakësimi i besimit shpie në moskryerjen e një detyre, ose veprimin e një harami, kjo është një ligështi e rrezikshme, për të cilën lypset teube dhe trajtim i menjëhershëm, ndërsa në qoftë se dobësimi nuk shpie në moskryerjen e ndonjë detyre, ose veprimin e ndonjë harami, por në neglizhimin e disa gjërave të pëlqyeshme, në  këtë rast besimtari duhet ta mbajë veten nën kontroll dhe të bëjë përpjekje derisa të kthehet në zellshmërinë e mëparshme. Kjo që u tha bazohet në thënien e Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Çdo punë ka një fazë zellshmërie dhe çdo zellshmëri pasohet nga një plogështi, por atë që nuk e nxjerr plogështia nga rruga ime, ai shpëton, ndërsa atë që e nxjerr nga rruga ime, shkatërrohet”.
Një kohë mjaft e volitshme për përmirësimin e zemrës dhe rritjen e imanit është muaji i begatshëm i Ramazanit, pasi nga njëra anë në këtë muaj lidhen shejtanët dhe nga ana tjetër agjërimi i dobëson dëshirat e nefsit, kështu që njeriu është më i predispozuar për t’i bërë ibadet Allahut dhe e ka më të lehtë që të heqë dorë nga gjynahet. Siç u tha më lart, kryerja e ibadeteve dhe largimi nga haramet sjellin ngritjen e imanit. Në vijim do të përmend disa gjëra, të cilat ndikojnë në ngritjen e besimit, sidomos gjatë muajit të agjërimit:
1- Të lexosh Kuranin e Madhërishëm, të cilin Allahu e ka shpallur si sqarim për çdo gjë dhe si dritë me të cilën udhëzon kë të dojë prej robërve të Tij, duke medituar mbi domethëniet e tij. Nuk ka dyshim që Kurani është ilaçi më i efektshëm për shërimin e kësaj sëmundjeje. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Kurani që Ne shpallim është shërim dhe mëshirë për besimtarët”. Mënyra e trajtimit dhe shërimit të kësaj sëmundje me anë të Kuranit është mendimi mbi ajetet e Kuranit dhe thellimi në to. Dihet që muaji i Ramazanit ndryshe quhet dhe muaji i Kuranit, pasi në këtë muaj është shpallur Kurani. Allahu i Lartësuar thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja”. Muhamedi salallahu alejhi ue selem, gjatë muajit të Ramazanit siç përmendet në një hadith të saktë e dëgjonte të gjithë Kuranin nga Xhibrili dhe ia lexonte atij. Mbi vlerën e leximit të Kuranit Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Kushdo që lexon një shkronjë nga libri i Allahut do të marrë një të mirë dhe kjo e mirë i shumëfishohet në dhjetë të mira: nuk po ju them ‘elif-lam-mim’ është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë.” E shënon Tirmidhiu. Osmani radijallahu anhu tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e lexon Kuranin dhe ua mëson edhe të tjerëve”. E shënon Buhariu. Ebu Umame përcjell se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Lexojeni Kuranin sepse ai do të vijë si ndërmjetësues për njerëzit në botën tjetër”. E shënon Muslimi. Në një hadith tjetër që e sjell Nevas b. Seman, Muhamedi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Do të sillet në botën tjetër Kurani dhe lexuesit e tij, të cilët e kanë vënë në zbatim. Atë ditë Kuranit do t’i paraprijë surja Bekare dhe surja Ali Imran, të cilat do të ndërmjetësojnë për ata që i kanë lexuar dhe që i kanë zbatuar”. E shënon: Muslimi. Abdullah b. Amër b. As rrëfen se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njeriut të Kuranit (lexuesit dhe zbatuesit të Kuranit) do t’i thuhet në Ditën e Gjykimit: lexo edhe ngjitu, këndoje Kuranin siç e pate kënduar në dynja, se grada jote do të arrijë deri tek ajeti i fundit që do të lexosh”.Zemra e një njeriu që nuk lexon Kuran, pa dyshim zvetënohet, pasi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë:“Vërtet, ai që nuk ka aspak Kuran në zemër është si shtëpia e rrënuar”. Shumë nga dijetarët e parë të këtij umeti e linin mësimin dhe raportimin e haditheve në këtë muaj të shenjtë dhe merreshin me leximin e Kuranit. Përderisa leximi i Kuranit në këtë muaj të begatshëm paska përparësi ndaj dëgjimit dhe transmetimit të haditheve, atëherë lënia e punëve të tjera për t’u marrë me Kuranin është më me përparësi. Qëllimi është që leximi i Kuranit gjatë kohës së lirë që disponon besimtari në këtë muaj të begatshëm është më me vlerë se ndonjë punë tjetër. Muaji i Ramazanit duhet të shërbejë në jetën e besimtarit si një muaj në të cilin kalitet, mësohet me kryerjen e ibadeteve dhe furnizohet me energji e zell për të gjithë vitin. Pikërisht kjo është ngritja e besimit dhe në këtë mënyrë del në pah edhe lidhja mes muajit të Ramazanit dhe ngritjes së imanit. Të parët e këtij umeti përgatiteshin gjashtë muaj përpara për pritjen e muajit të Ramazanit dhe gjatë gjithë kësaj kohe i luteshin Allahut, që t’ua mundësonte ta arrinin muajin e Ramazanit. Kur vinte muaji i Ramazanit e shfrytëzonin atë në maksimum, duke marrë kështu furnizim për të gjithë vitin. Pas muajit të Ramazanit i luteshin Allahut gjashtë muaj rresht, që ta pranonte prej tyre. Në këtë mënyrë ata e jetonin të gjithë vitin me muajin e Ramazanit.
Duke ngjallur interesin e njeriut që të përsiasë mbi ajetet e Kuranit, Allahu thotë: Kurani është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të ata që kanë mend”. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, përsiaste mbi ajetet e Kuranit dhe i përsëriste ato duke falur namaz natën. Një natë, ai duke u falur lexoi ajetin: “Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishëm dhe i Urtë”, dhe vazhdoi ta përsëriste gjersa u gdhi. Kurani flet për teuhidin, premton për mirësi, paralajmëron për ndëshkim, përmban ligje, lajme, tregime dhe norma sjellje e morali. Të gjitha këto kanë ndikim në shpirtin e njeriut.
2- Të ndjesh madhërinë e Allahut, të njohësh emrat dhe cilësitë e Allahut, si dhe të meditosh mbi ndikimet dhe gjurmët që rrjedhin nga emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta. Ajetet dhe hadithet që flasin për madhërinë e Allahut janë të shumta. Nëse muslimani mendon mbi to, do t’i zbutet zemra dhe do të përulet para më të Lartit, të Madhërishmit. Krijesat me bukurinë, shumëllojshmërinë dhe ligjësitë e tyre pasqyrojnë madhërinë, bukurinë, fuqinë dhe dijen e Allahut të Lartësuar, pasi ato janë rrjedhojë e emrave të bukur të Allahut dhe e cilësive të Tij të larta. Kështu që duke medituar mbi krijesat do të ndjesh madhështinë e Allahut dhe do ta duash Atë më fort.
3- Të kërkosh dijen fetare, sepse dija të bën t’i frikësohesh Allahut dhe ta shton besimin tek Allahu. Allahu thotë:“Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët”.
4- Të marrësh pjesë rregullisht në kuvendet e dhikrit.
5- Të bësh sa më shumë punë të mira dhe të përpiqesh të jesh i vazhdueshëm në to.
6- Të kesh frikë nga përfundimi i keq, të kujtosh shpesh vdekjen, të vizitosh varrezat dhe të kujtosh gjërat që do të ndodhin në Ditën e Gjykimit.
7- Të reflektosh mbi dënimet që kanë vuajtur dhe vuajnë të tjerët, si dhe nga katastrofat natyrore me të cilat Allahu i dënon disa njerëz dhe të cilat i bën mësim për të tjerët, siç janë stuhitë, përmbytjet, tërmetet, vullkanet etj.
8- Të përmendësh Allahun.
9- Të shfaqësh dhe të shprehësh nevojën që ke për Allahun, duke falur namaz dhe duke bërë lutje në Razz.
10- Të mos ëndërrosh gjatë për kënaqësitë e kësaj bote, por të mendosh mbi pavlefshmërinë e dynjasë, në mënyrë që të mos e kesh zemrën të lidhur me të.  
11- Të duash dhe të urresh për hir të Allahut.
12- Të tregosh thjeshtësi në të folur, në veprime dhe në paraqitje, pasi këto gjëra tregojnë për përuljen e zemrës ndaj Allahut.
13- Të ripërtërish, të rigjallërosh dhe të zhvillosh punët e zemrës, si dashuria për Allahun, frika prej Tij, shpresa e të mirave të Tij, mbështetja tek Ai etj.
14- T’i kërkosh llogari nefsit rregullisht.  
15- T’i lutesh Allahut që të ta ripërtërijë besimin, pasi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Vërtet, besimi vjetrohet në brendinë e zemrës së ndonjërit prej jush ashtu siç vjetrohet rroba, andaj luteni Allahun që ta ripërtërijë besimin në zemrat tuaja”.
Dhe më në fund, nëse nuk i shton punët e mira në Ramazan, kur do t’i shtosh!? Nëse nuk punon për ngritjen e besimit në Ramazan, kur do të punosh!?
SHKRUAN: ISMAIL BARDHOSHI

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Only admins are allowed to see this image]


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: