islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
15 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 15 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Tregim islam] Vetëm një minutë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty
MesazhTitulli: [Tregim islam] Vetëm një minutë!   [Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptySat 21 Mar 2015 - 22:00

[Tregim islam] Vetëm një minutë! 200-150_1426600065 Po prisja radhën të blej një biletë autobusi, pasi do të shkoja në një qytet 330 km larg. Para meje ishte një zonjë në të gjashtëdhjetat, e cila nuk po shkëputej nga dritarja ku bliheshin biletat. Në fund, biletashitësja i tha: “Zonjë! Njerëzit po presin! Të lutem, hape rrugën dhe qëndro mënjanë!”
Zonja para meje bëri një hap anash dhe më liroi radhën mua. Para se të blej biletën time, e pyeta biletashitësen rreth problemit me zonjën në fjalë dhe ajo më tha se ajo e kishte çmimin e biletës, por nuk kishte një euro për të blerë zhetonin që i duhet për të hyrë në stacion. Ajo kërkon që autobusi ta marrë jashtë stacionit dhe kjo është e ndaluar.”
Unë i thashë: “Ja ku e keni një euro! Ia jepni një zheton që të futet në stacion”. Mandej, u tërhoqa dhe i lash vend zonjës të shkojë sërish te dritarja, pasi e thirri biletashitësja.
Pasi mori zhetonin, zonja u kthye nga unë. Me vete mendova: “Po më falënderon!” Por ajo më tha me një ton urdhërues: “Merre këtë çantë dhe mbaje deri tek autobusi!”, duke bërë me shenjë një valixhe të fryrë nga gjërat që mbante brenda.
Për mua ishte diçka e papritur. Pa u menduar më gjatë, mora valixhen e saj dhe të dy u nisëm drejt autobusit. Ishte normale që vendet t’i kishim pranë njëri-tjetrit, pasi biletat i blemë njëherësh. Unë i parapriva të ulem nga ana e dritares, të shijoj borën që kishte mbuluar tokën dhe që vazhdonte të binte. Ndjeja se ajo na flet ne njerëzve dhe na thotë: “Unë ju sjell të mira pa fund dhe tani dimrit, fjala më takon mua”.
Teksa bëra drejt ulëses pranë xhamit, zonja më tërhoqi nga krahu dhe hyri vetë, pa thënë asnjë fjalë. U ula dhe shihja vetëm para, pa ia varur fare asaj zonje mosmirënjohëse. Pasi ishte nisur autobusi, ajo u drejtua nga unë dhe më shihte në sy gjithë kërshëri. Kurse unë nuk e shihja fare, vetëm para. Fillova të ndihem në siklet nga shikimet e saj. Nuk e shihja, por e ndjeja.
Më në fund, u ktheva nga ajo. Zonja buzëqeshi dhe më tha: “Po testoja durimin dhe maturinë tënde!”
“Durimin tim?! E përse?!” e pyeta gjithë habi.
Ajo u përgjigj: “Për sjelljen time të paedukatë. E di shumë mirë çfarë kishe në mendje.”

Unë: “Nuk mendoj se e dini.. e çfarë vlere ka edhe sikur ta dinit…”
Ajo: “Mirë mirë, do ta them më pas. Tani po mendoj si të ta kthej borxhin dhe të mirën që më bëre.”
Unë: “Jo, jo, mos e ço fare nëpër mend. Ishte diçka modeste, nuk më detyroheni asgjë.”
Ajo: “Kam diçka që dua ta shes dhe me paratë që do të marr prej saj, do të kthej euron që të kam borxh. Mos do ta blesh ti?”
Unë: “Çfarë?! Të blej diçka që as që e di çfarë është?!”
Ajo: “Në fakt, nuk është send, është një fjalë e urtë. Më jep një euro, të të them fjalën e urtë.”
Unë: “Po nëse nuk më pëlqen kjo fjala juaj e urtë, do ma ktheni sërish euron?”
Ajo: “Mos e thëntë Zoti! Fjala, nëse del nga goja, nuk mund të kthehet sërish. Pastaj mua më duhet vetëm një euro që të shlyej borxhin”.
Nxora një monedhë nga xhepi dhe pasi ia lashë në dorë, u hodha një vështrim rrudhave të fytyrës së saj. Dy sytë e saj të bukur, por dhe dinakë akoma nuk e kishin humbur shkëlqimin e tyre. Hunda e saj e mprehtë bashkë me dy sytë, tregonin se pas fshihej një grua mendjehollë. Nga pamja e jashtme, të linte përshtypjen e një gruaje të mirë arsimuar. Megjithatë, nuk kisha ndërmend ta pyes për të tilla gjëra, pasi e dija se do të rrëfehet vetë, udhëtimi sapo kishte nisur.
Ajo mbylli dorën dhe u gëzua me monedhën e vetme të euros, siç gëzohet një fëmijë kur i japim të holla. Pa e zgjatur, tha: “Unë tani jam në pension, por dikur kam dhënë lëndën e filozofisë. Isha në qytetin tim të lindjes për të shoqëruar një mikeshë timen gjer në aeroport. I harxhova të gjitha të hollat që kisha marrë me vete dhe lashë aq sa për t’u kthyer në shtëpi. Taksisti që më përcolli gjer te stacioni, më vuri në siklet dhe më mori një euro më shumë. Me vete thashë të pres autobusin jashtë stacionit, por nuk e dija se a do të ndalej. Doja që nderin që ma bëre të ta shpërblej në një mënyrë ndryshe nga tradicionalja. Ti pagove një euro për mua pa ta kërkuar. Nuk ka të bëjë me aspektin material, aq sa ka të bëjë me etikën dhe aspektin moral. Shumë mirë mund të thuash se ishte një shumë e papërfillshme, por unë të them që ti nxitove të bësh diçka të mirë”.
Unë e ndërpreva dhe duke i buzëqeshur i thashë: “Mos do më rrëfesh historinë e gjithë jetës tënde tani?! Ku e ke urtësinë që bleva prej teje?”
Ajo: “Një minutë”.
Unë: “Në rregull, por vetëm një minutë”.
Ajo: “Jo, jo, mos prit më shumë, vetëm një minutë. Kjo është urtësia”.
Unë: “S’po kuptoj asgjë”.
Ajo: “Mos mendon se të kam ngritur pusi dhe po të mashtroj?!”
Unë: “Ku i dihet?”
Ajo: “Do të ta them, por prit një minutë. Asnjëherë mos e harro këtë fjalë! Sa herë që të duhet të marrësh një vendim dhe të arrish në momentin final, jepi vetes një minutë kohë, vetëm 60 sekonda. A e di sa informacione mund të procesojë truri përgjatë 60 sekondave? Gjatë një minute para se të marrësh vendimin, mund të ndryshojnë shumë gjëra, por me një kusht…”
Unë: “Cili qenka kushti?”
Ajo: “Të zhvishesh nga vetja jote dhe t’i shkarkosh në trurin dhe zemrën tënde njëherazi të gjitha vlerat humane dhe moralet më të larta. Pastaj trajtoji të gjitha me objektivitet dhe në mënyrë neutrale. Për shembull, nëse beson se ke të drejtë, ndërkohë që kolegu yt të ka bërë padrejtësi, gjatë kësaj kohe, pasi të jesh zhveshur nga vetja jote, mund të zbulosh se është e kundërta. Asokohe mund ta ndryshosh mendimin për tjetrin.
Nëse ke vendosur të ndëshkosh dikë, gjatë një minute mund të gjesh arsye dhe justifikime për lehtësimin e ndëshkimit, ndoshta mund të heqësh dorë përfundimisht nga kjo ide.
Vetëm një minutë mund të bëjë të marrësh një vendim të rëndësishëm në jetën tënde, por këtë herë i bindur se po merr vendimin e duhur, ndërkohë që tjetri do kishte qenë tragjik.
Një minutë mund ta shtojë dozën e humanizmit tënd, duke larguar më shumë nga egoja dhe pasioni shtazarak.
Një minutë mund të ndryshojë jetën tënde, por dhe të dikujt tjetër. Nëse je epror, kjo minutë mund të ndryshojë jetën e një komuniteti të tërë.
A e di se të gjithë këto fjalë që t’i thashë rreth këtij gjëje kaq të vyer, nuk më morën më shumë se një minutë kohë?!”
Unë: “Po, dhe unë e pranova me kënaqësi marrëveshjen dhe hallall e paç monedhën një euroshe”.
Ajo: “Tani dua të të kthej borxhin, prandaj merre monedhën që pagove për mua te stacioni i autobusit. Të jam shumë mirënjohëse për gjestin tënd bujar”.
Ma la monedhën në dorë, kurse unë e vështroja dhe buzëqeshja e lumtur. Në një çast, ajo më kap për koke dhe më puth ballin, duke thënë: “A e di se mund të kisha pritur me orë të tëra, pa ditur si të dal nga ai telash? Askush nuk e kuptonte problemin tim, kurse unë e kisha të pamundur t’ju kërkoj qoftë dhe një euro të vetme. Megjithatë… po e konsideroj si dhuratë martesore dhe jam gati të të pranoj si bashkëshortin tim!!!”
Të dy shpërthyem në të qeshura, saqë mua më rrodhën lot. Herë pas here bëja sikur dua të ngrihem nga ulësja, por ajo më kapte për dore dhe më thoshte duke qeshur: “Ulu, ulu! Im shoq më do çmendurisht dhe tani për tani, as që e ka ndërmend të vdesë!”
Unë i thosha: “Një minutë, një minutë sa të mendohem…”
Nuk më kishte ndodhur asnjëherë që koha të rrëshqasë aq shpejt pa e ndier. Ky udhëtim kryeson listën time të udhëtimeve si më i bukuri, saqë kur na u desh të ndahemi, më erdhi keq. Një çerek ore para se të mbërrijmë në stacion, ajo nxori telefonin që të flasë me të birin për t’i kërkuar që të dalë ta presë. Por, u kthye nga unë dhe si e pezmatuar më tha: “Nuk paskam kredit”. Unë i dhashë telefonin tim.
Dhjetë minuta pasi ishim ndarë, ndërkohë që unë vazhdojë rrugën drejt destinacionit tim, më vijnë dy mesazhe në celular. I pari thoshte se krediti im ishte shtuar me dhjetë euro, kurse i dyti ishte shkruar nga vetë zonja e lartpërmendur ku thoshte: “Unë kisha kredit në celular, por doja të marr numrin tënd të telefonit që të shpërblej për atë që bëre. Nëse dëshiron, mund ta ruash numrin tim të telefonit dhe po të ra rruga nga qyteti im, dije se aty ke një nënë e cila të mirëpret.”
Unë i ktheva një mesazh në të cilin i shkrova: “Kur të pashë në sy për herë të parë, m’u dukën sytë e një dinakeje, por nuk guxova të ta them. Uroj që ditët të na takojnë sërish. Faleminderit për urtësinë, të cilën unë do e shes shumë më shtrenjtë nga sa e shite ti…”
Vetëm një minutë!



Përktheu: Elmaz Fida

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Tregim islam] Vetëm një minutë! 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
[Tregim islam] Vetëm një minutë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tregime Islame-
Kërce tek: