islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Artikull] Dialog me dinarin EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Artikull] Dialog me dinarin EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Artikull] Dialog me dinarin EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Artikull] Dialog me dinarin EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Artikull] Dialog me dinarin EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Artikull] Dialog me dinarin EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Artikull] Dialog me dinarin EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
17 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 17 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikull] Dialog me dinarin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikull] Dialog me dinarin Empty
27012015
Mesazh[Artikull] Dialog me dinarin

[Artikull] Dialog me dinarin (u84u)dinar Dinari:”Po. Shkronjat e para të emrit tim janë “Din” (fe) gjë e cila të kujton obligimet dhe detyrat kundrejt fesë dhe Zotit. Kurse pjesa e fundit e emrit tim është “nar” (zjarr) i cili do të të djegë nëse me grumbullon në banka, nuk më shpenzon për mirë ose më shpenzon në rrugë të pandershme.

E hëne 19 Janar 2015 23:41
Sytë më zunë një fukara me rroba të rreckosura, të thyer në moshë, të uritur dhe të etur.
E pashë të shtrirë pranë portës së një banke, i zhytur në një gjum të thellë. Rrezet e diellit i aviteshin pak e nga pak derisa arritën tek kraharori i tij, por ai nuk e prishi terezinë dhe nuk e ndjeu nxehtësinë e tyre.
Qëndrova pranë tij, duke e shikuar me habi, ndërkohë që me vete thoja:”I pa të meta je Ti o Zot! Vetëm disa metra e ndajnë këtë njeri në pikë të hallit nga thesari dhe kasafortat e bankës. A nuk është ky një fakt që ne sot jetojmë në botën e kontradiktave?!
Futa dorën në xhep, ku ndjeva të lëvizë diçka e çuditshme. E kapa me gishta atë që lëvizte, e nxorra jashtë dhe pashë që ishte një dinar.
I habitur e pyeta:”Çfarë janë gjithë ato lëvizje në xhepin tim?”
Dinari:”Ka kohë që jam në xhepin tënd dhe nuk më ke trajtuar sipas funksionit për të cilin jam prodhuar!”
Unë:”E cili na qenka ky funksioni yt?”
Dinari:”Të më shpenzosh për nevoja të familjes, prindërve, nevojave të tua personale apo nevojave të muslimanëve në tërësi. Të ndihmosh një hallexhi, t’i lehtësosh jetesën një jetimi etj...”
Unë:”Po si arrite deri tek unë o dinar?”
Dinari:”Historia ime është shumë e gjatë. Kam kaluar nga një dorë tek tjetra dhe nga një qeskë tek një tjetër. Personi i parë më shkëmbeu me një shishe raki. I dyti më shkëmbeu me një kasetë filmi të turpshëm, i treti më përdori për ryshfet tek një funksionar i lartë, i katërti më shkëmbeu me një mall dhe kështu vazhdova derisa arrita tek ti. Të gjithë personat që kam njohur, i kam njohur si robër të pasurisë. Ty nuk të njoh akoma.”
Unë:”Po si e dalloje që ishin robër të pasurisë?”
Dinari:”Nga mënyra si më përdornin. Ata nuk më shpenzonin në udhë të Zotit. Thotë Hasan El-basri:”Çdo umet ka një idhull që adhurojnë dhe idhulli i këtij umeti është dinari.”
Dhe ti nëse nuk më shpenzon në udhë të Zotit dhe vepra bamirësie, do të vuash dhe do të digjesh në emrin tim.”
Unë i thashë gjithë habi:”Çfarë do të bësh?! Do më djegësh në emrin tënd?! E si do të ndodhë kjo?!”
Dinari:”Po. Shkronjat e para të emrit tim janë “Din” (fe) gjë e cila të kujton obligimet dhe detyrat kundrejt fesë dhe Zotit. Kurse pjesa e fundit e emrit tim është “nar” (zjarr) i cili do të të djegë nëse me grumbullon në banka, nuk më shpenzon për mirë ose më shpenzon në rrugë të pandershme.
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.” (Teube 34)
Unë:”Ti qenke shumë i rrezikshëm o dinar!”
Dinari:”Po, unë jam i rrezikshëm, prandaj të këshilloj të më trajtosh siç duhet, me qëllim që t’i ruhesh ndëshkimit të Zotit Ditën e Kijametit. Hidhi sytë dhe shikoji ata që kanë mbjellë të këqija dhe presin të korrin të mira. E si mund të vilet rrush nga ferrat?!
Ruaju se mos ndjek rrugën e tyre. Ja ku e ke një të varfër para teje, më dhuro tek ai që të dëshmoj në favorin tënd Ditën e Kijametit. Pas kësaj, përpiqu të kesh ndjeshmërinë e Ibnu Ujejnes.”
Unë:”Çfarë ndjente Ibnu Ujejne dhe kush është ky Ibnu Ujejne?”
Dinari:”Ai është nga brezi i tabi’inëve. Emri i tij ishte Sufjan ibnu Ujejne dhe ishte i njohur për dhënien e pasurisë dhe pasionin për të mirën.
Një nga miqtë e tij tregon:”Isha duke ecur me Sufjan ibnu Ujejne dhe një lypës i del para dhe i kërkon diçka. Ngaqë nuk kishte gjë për t’i dhënë, i rrodhën lotë.”
Unë e pyeta:” Përse qan o dijetari ynë?”
Ai më tha:”E çfarë fatkeqësie më e madhe mund t’i ndodhë një njeriu, kur të tjerët presin prej tij diçka të mirë dhe nuk e gjejnë tek ai?”
Unë:”I pa të meta je Ti o Zot! Ky njeri paska pasur zemër dhe shpirt të madh.”
Dinari:”I tillë duhet të jesh dhe ti. Shfrytëzoje jetën, mos e shpërdoro rininë dhe bëj punë të mira, që Zoti t’a shumëfishojë shpërblimin tënd.”
Unë:”Por a ka dallim mes atij që jep pasuri në rini dhe atij që jep në pleqëri?”
Dinari:”Po. Shkoi një burrë tek i dërguari i Zotit dhe i tha:”O i dërguar i Zotit! Cila sadaka ka më shumë sevap?”
Profeti a.s i tha:”Kur jep sadaka duke qenë i shëndetshëm, dorështrënguar dhe i frikësohesh fukarallëkut.”
Një që është i shëndetshëm, në përgjithësi është dhe dorështrënguar pasi e ndjen ëmbëlsinë dhe pushtetin që të jep pasuria. Ai shpreson se do të jetojë gjatë dhe nga kjo i ruhet varfërisë.
Thotë Ibnu Bettal:”Duke ditur se kopracia është cilësi e njerëzve të shëndetshëm, dhënia e pasurisë të varfërve tregon qëllimin e sinqertë dhe shpërblimin e madh që fiton. E kundërta ndodh me një njeri të cilit i është mërzitur jeta.”
Unë:”Për Zotin sapo më ke hapur dyer të cilat i kam pasur të mbyllura deri tani. Prandaj Zoti t’a shpërbleftë me të mira.
Megjithatë, a nuk mendon se ti o dinar je sprovë në këtë botë?”
Dinari:”Sigurisht që jam sprovë. Të shumtë janë dijetarët dhe zahidët që kanë rënë në grackën time. Të gjithë ranë pre e dashurisë për pasurinë. Besoj të ka ndodhur të shohësh të rinj që i përmbahen traditës së Profetit a.s në veshje dhe në paraqitjen e jashtme. Megjithatë, këta e kanë të pamundur t’a përmbajnë veten kur dëgjojnë tingullin e dinarëve.”
Unë:”E si mund të ndodhë kjo? Ti vetë sapo the që i përmbahen traditës së Profetit a.s dhe janë të përkushtuar?”
Dinari:”Ajo është fitne o miku im. Ti akoma nuk e ke parë. Dëgjo se çfarë thotë poeti lidhur me këtë çështje:
Mos u mashtro nga këmisha plot arna e dikujt
As veshja e shkurtër, e ngritur deri tek gjunjt
As me shenjën e sexhdes që ka në ball
Tregoji derhemin t’a njohësh si mall
Unë:”Të vërtetën ke thënë o dinar dhe lutju Zotit që të më pajisë me zemër të pasur dhe të mos më sprovojë!”
Dinari:”Tani më jep tek ky i varfër i mjerë që të të dojë Zoti, të jem shkak i shuarjes së zemërimit të Zotit dhe të të shpërblejë për këtë vepër të mirë.”
Unë:”Mirë.” U afrova pranë të varfërit dhe duke e prekur me dorë në kraharor i thirra:”O i nderuar! O i nderuar!” Ai hapi sytë dhe i frikësuar u ngrit në këmbë. Unë i thashë:”Mos kij frikë, unë jam një bamirës. Doja të të jap këtë dinar duke shpresuar se do të mbulosh ndonjë nevojë.”
Por i varfëri u ul dhe refuzoi t’a marrë dinarin duke thënë:”Unë nuk jam lypës.”
Unë i thashë:”E di që nuk jeni lypës, por ndoshta keni nevojë për ndihmë.”
Ai e mori dinarin dhe më tha:”Zoti të shpërbleftë me të mira!” dhe vazhdoi gjumin.”
Marrë nga libri me titull “Dialogje besimi” i autorit “Xhasim El-Mutava”./www.ikratv-alb.net/

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Artikull] Dialog me dinarin 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

[Artikull] Dialog me dinarin :: Komentet

No Comment.
 

[Artikull] Dialog me dinarin

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: