islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Artikulli] Bisedë me një beqare EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
14 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 14 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikulli] Bisedë me një beqare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikulli] Bisedë me një beqare Empty
29112014
Mesazh[Artikulli] Bisedë me një beqare

[Artikulli] Bisedë me një beqare (u84u)muslim-woman-saying-dua-in-masjid
Dr. Xhasim Mutava
Me një zë të mekur dhe me ndrojtje, ajo më tha:”Shpesh herë ndihem keq dhe në siklet nëpër dasma, pasi po e ndjej se po e humbas trenin e martesës. Deri tani nuk ka ardhur askush të kërkojë dorën time. Nëpër dasma, shpesh herë e shoh veten time në vendin ku është ulur nusja. Kur shoqet ose familja flasin rreth martesës dhe fëmijëve në prezencën time, ndihem aq shumë në siklet saqë s’di si ta përshkruaj. Në fund të fundit, edhe unë femër jam, kam botën time emocionale dhe dua të kem familjen dhe fëmijët e mi. Por ç’të bëj?! Më është mërzitur jeta dhe ndihem e lodhur me komplimentet që më bëjnë disa njerëz.”
Këto ishin fjalët e një beqareje. Zëri i saj, përveç fjalëve përcillte dhe gjendjen shpirtërore dhe psikologjike. Pasi e dëgjova, i thashë:”Motër e nderuar! A mund të mi numërosh të mirat që të ka dhënë Zoti?”
Ajo u përgjigj:”Të mirat? Në fakt janë aq shumë, saqë nuk mund të numërohen.”
Unë i thashë:”Atëherë përse gjithë ky stres?! Unë nuk dua t’ju heq asnjë presje fjalëve të mësipërme dhe të jap të drejtë. Megjithatë, mos harrojmë se nëse nuk je martuar apo nuk e ka kërkuar dorën tënde njeri, kjo nuk do të thotë se është fundi i botës.
Po, është e vërtetë që beqaria simbolizon vetminë dhe kohën bosh, por Zoti i lartësuar na ka pajisur me aftësi dhe energji të cilat nëse shfrytëzohen, e shndërrojnë vuajtjen në lumturi.
Njeri optimist dhe pozitiv, është ai që e krijon lumturinë me duart e tij. Një herë, kam dëgjuar një të ri duke më thënë:”Lumturia e vërtetë është tek jeta familjare, të kesh një grua të mirë, fëmijë dhe para.” Me kalimin e viteve, ky i ri u martua, krijoi familje, lindi fëmijë dhe vuri dhe pasuri. Megjithatë, ai akoma pyet:”Ku është kjo lumturia?!” dhe vazhdon ta kërkojë.
Motër e nderuar! Le të mësojmë si ta shndërrojmë dhimbjen në lumturi. Një person që mban regjim, e privon veten nga disa lloj ushqimesh të shijshme, gjë e cila i shkakton goxha dhimbje dhe vuajtje. Por ajo që ia shndërron dhimbjen në lumturi, është ambicia e tij për të rënë nga pesha dhe imazhi për veten si elegant. Po kështu, agjëruesi e shndërron dhimbjen e urisë në lumturi teksa kujton shpërblimin dhe sevapin e madh që e pret tek Zoti. Secili prej nesh, ka metodën e tij për shmangien e dhimbjes dhe realizimin e lumturisë. Por disa njerëz kanë gabuar rrugë. Kur ndihen të mërzitur, ata ndezin cigaren, thithin mariuhanë, hanë më shumë sesa nevojat, keqtrajton të tjerët etj...
Sakaq, ka të tjerë të cilët e shfrytëzojnë kohën e tyre, merren me sport, mësojnë diçka të re, lexon më shumë, forcon marrëdhëniet me Zotin, mëson disa sure të reja nga Kurani, u shërben të tjerëve etj... Shembullin më të mirë, ju gratë e keni tek Merjemja, e cila ia dedikoi veten Zotit.
Tani më lejo të pyes:”Cila është rruga që ndjek për shmangien e dhimbjeve dhe arritjen e lumturisë?” Merr një letër dhe një laps dhe shëno cilat janë ato gjëra që mund të bëjnë ty të lumtur. Fillo të planifikosh për jetën tënde që tani, duke ndërvepruar me aktualitetin me optimizëm dhe pozitivizëm.
Veç kësaj, kush të ka thënë se të gjithë të martuarit/martuarat janë të lumtur? Kush të ka thënë se beqaria është problem dhe fatkeqësi? Mos e ke lexuar në gazeta dhe revista? Mos e ke parë në aktualitetin që të rrethon? Të them të drejtën, unë nuk e shoh problem beqarinë, ashtu siç nuk e shoh lumturinë tek martesa. Sa beqare ndihen të lumtura dhe sa të martuara ndihen të vuajtura? Lumturinë, unë e shoh tek të qenit i kënaqur me caktimin e Zotit. Lumturinë e konstatoj dhe ndjej kur ndërveproj me caktimin e Zotit me pozitivizëm.
Ndoshta, një ndër shkaqet që të bëjnë të vuash, është koha e lirë. Do të ishte mirë ti vije vetes një qëllim në jetë, diçka që mund ta bësh dhe të kontribuosh në përmirësimin e cilësisë së jetesës. Përgjigju kësaj pyetje:”Çfarë ke realizuar në jetë? Cili është qëllimi juaj në jetë, për ti shërbyer shoqërisë ku jeton? Çfarë qëllimi dhe objektivi ke për veten tënde? Çfarë dëshiron të arrish dhe ku e sheh veten në të ardhmen?
Nëse do arrish tu përgjigjesh këtyre pyetjeve dhe të vendosësh një axhendë, të jesh e sigurt se do e harrosh fare faktin që je beqare. Të gjitha energjitë e tua do të jenë të orientuara drejt objektivit, i cili do të jetë i dobishëm për ty si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën.
Njoh një beqare e cila ngriti një institucion përkujdesje për gratë dhe fëmijët. Një tjetër themeloi një fondacion bamirësie për formim profesional të rinjve.
Shejh Ibnu Tejmije, Sejjid Kutb dhe të tjerë që kanë kontribuar, kanë qenë beqarë, të pamartuar. Asnjëri prej tyre nuk thoshte:”Sa herë që merrja pjesë në dasma, na vinte turp dhe ndiheshim në siklet”. Ata i shfrytëzuan energjitë dhe kapacitetet e tyre në shërbim të fesë. Ata ishin optimistë dhe burimet e tyre njerëzore i vunë në shërbim të objektivave dhe ambicieve të veta.
Unë e di se çfarë po mendon në këto çaste. Ti thua me vete që ky po më tregon gjëra me të cilat unë dakordohem dhe pajtohem. Ai i harron nevojat e mia shpirtërore dhe fizike, sidomos në një kohë kur elementët tundues na rrethojnë nga të katër anët.”
Në fakt, unë nuk i harroj dhe injoroj këto nevoja. Gjithçka që mendon dhe ndjen është e vërtetë dhe realitet. Por ajo që e bën njeriun ta vuajë këtë realitet, është koha e lirë dhe shoqëria jo e mirë. Po munde, mbushe kohën e lirë me aktivitet dhe zgjidh një shoqëri të hairit. Atëherë, do të shohësh se vuajtjet do të reduktohen. Veç kësaj, shtoji lutjet që Zoti të mbrojë dhe të kujdeset për ty! Ai ka në dorë gjithçka, kurse ne s’kemi as vetet tona. Largohu nga ambientet e dyshimta dhe epshndjellëse, që të mos e cenosh dëlirësinë tënde shpirtërore dhe fizike.
Tani, kur të marrësh pjesë në një dasmë tjetër, thuaj:”Zoti u dhashtë bereqet në jetën e tyre familjare! Të falënderoj o Zot sido që të jenë rrethanat.”
Perktheu: Elmaz Fida

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Artikulli] Bisedë me një beqare 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

[Artikulli] Bisedë me një beqare :: Komentet

No Comment.
 

[Artikulli] Bisedë me një beqare

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: