islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
19 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 19 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty20%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty7%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty7%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty7%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty7%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty7%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty7%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty37%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
MesazhTitulli: [Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari   [Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 26 Sep 2014 - 23:37

[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Haxhi-rreth-3-milion-pelegrine-muslimane-vershojne-ne-meke-264x186 Pelegrinazhi për në vendet e shenjta është një rit i zakonshëm që shfaqet thuajse në të gjitha kulturat religjioze. Ai ka qenë tipari karakteristik për shumë religjione, që nga Egjipti, Persia, India, Japonia dhe Kina e Lashtë.
Pelegrinazhi është një manifestim shpirtëror i qenies njerëzore në kërkim të ngushëllimit përfundimtar. Është udhëtimi i pelegrinëve në kërkim të Krijuesit të tyre.
Pelegrini ia drejton të gjitha dëshirat dhe kërkesat Zotit të tij dhe kërkon mëshirë e falje për gjynahet e së shkuarës.
Ai do t’i tregojë Zotit se është i sinqertë në qëllimin e tij, nëpërmjet kryerjes së riteve dhe bërjes së sa më shumë sakrificave, që janë përgjithësisht pjesa thelbësore e pelegrinazhit (përfshirë këtu të gjitha fetë). Në rastet më të shumta, pelegrinët mbërrijnë në destinacion pas kryerjes së një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, udhëtim që kryhet nëpërmjet kursimeve të përftuara nga puna e tyre gjatë jetës.
Konstatohet lehtë se pelegrinazhet dhe ritet përkatëse vihen re thuajse në të gjitha fetë, por vlen për t’u theksuar fakti se pjesa më e madhe e ritualeve kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kjo ngjashmëri lyp një studim të thellë e të kujdesshëm në praktikat e pelegrinazheve. Megjithatë, si për të filluar këtë konstatim, le t’i kushtojmë vëmendje pikave të mëposhtme:
1. Kultura të ndryshme religjioze nga vende të ndryshme të botës, ruajnë praktika të njëjta fetare edhe pse supozohet se e kanë zanafillën në etapa të veçanta të historisë.
2. Në kohët e lashta, transporti dhe komunikacioni ishin tepër të vështirë e në disa raste edhe të pamundur.
Megjithatë, kishte tipare të përbashkëta që mund të dilnin në pah në ritualet e pelegrinazheve nga komunitetet e ndryshme, që banonin në vende të ndryshme të botës.
3. Shumë prej këtyre komuniteteve nuk e ruan ritualin në përgjigje të urdhrave të profetëve të tyre. Nëse do të ishte kështu, procedurat e ritualeve duhet të kishin qenë të ndryshëm njëri nga tjetri.
Këto ngjashmëri të çuditshme nuk janë aspak aksidentale apo të rastit dhe, për më tepër, nuk janë kryer si pasojë e riprodhimit të ritualeve nga një vend në tjetrin. Krijuesi dhe Mbrojtësi i botës, i Gjithëfuqishmi Allah, na e sqaron këtë në Kur’an:
“Secilit popull ne i dhamë ligj që ata veprojnë sipas tij, pra le të polemizojë me ty për këtë çështje e ti thirri te Zoti yt se, pa dyshim, ti je në një rrugë të drejtë.” (22: 67)
Ajeti kuranor i mësipërm e shtyn njeriun të mendojë rreth motivit të pelegrinazhit në të gjitha komunitetet. Le të nxjerrim në pah të përbashkëtat e ritualeve të pelegrinazheve kudo në botë:
1. Psalmet dhe këngët te hindusët dhe budistët.
2. Këndimi i hymneve nga kristianët dhe bërja e dhiarit nga pelegrinët myslimanë.
3. Lutjet e vazhdueshme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm gjatë periudhës së pelegrinazhit.
4. Sakrifikimi i kafshës nga myslimanët dhe sakrifikimi simbolik te kristianët dhe hebrenjtë.
5. Rruajtja e kokës te myslimanët dhe te disa sekte hinduse.
6. Rregulli i veshjes së veçantë në këtë rast të spikatur te myslimanët dhe hindusët.
7. Ardhja qark vendeve të adhurimit te myslimanët dhe hindusët.
Duket qartë se këto rituale janë në thelb të njëjta në të gjitha fetë, ndonëse në forma dhe mënyra të ndryshme.
Kur’ani e shpjegon këtë fakt në një ajet tjetër: “Ne i kemi përcaktuar çdo populli vendtherjen (e kurbanit) që ta përmendin emrin e Allahut për arsye se i furnizoi ata me kafshë. Zoti juaj është Një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni e përgëzoi të dëgjueshmit.” (22: 34)
Në dy ajetet e cituara (22: 34 dhe 22: 67) fjala në arabisht ‘menasik’ përdoret për ceremoni fetare të ndërthurura me pelegrinazhin e Haxhit. Është për t’u marrë në konsideratë fakti se fjala ‘menasik’ nënkupton në të njëjtën kohë edhe “sakrificë fetare”. Kësisoj, është më se e qartë se është vetë Zoti i Gjithëfuqishëm, i Cili përshkruan ritualet për të gjitha bashkësitë. Me fjalë të tjera, pelegrinazhi është një nga përshkrimet e Allahut, që provon mëshirën dhe dashurinë e Tij për të gjitha krijesat, pa asnjë lloj paragjykimi në funksion të racës, besimit, gjuhës, ngjyrës, etj. Pelegrinazhi gjithashtu nxjerr në pah Njësimin e Zotit dhe begatinë e dashurisë së Tij për të gjithë njerëzimin dhe krijesat.
Fakti i pakundërshtueshëm se ky ritual ruhet në tërësi me ngjashmëritë dhe diferencat midis komuniteteve të ndryshme kudo në botë, provon se e ka origjinën te Zoti i Vetëm. Ajo që mbetet për t’u hetuar është se “si” dhe “pse” ndryshimet nxorën kokë në këto besime me kalimin e kohës.
Pelegrinazhi në Islam
Midis të gjitha llojeve të pelegrinazheve, Haxhi është i vetmi, për faktin se pelegrinët vizitojnë vendin e shenjtë, Qaben, në përgjigje të ftesës së Zotit. Myslimanët besojnë
se Allahu e ftoi gjithë njerëzimin nëpërmjet profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të). Kjo ftesë hyjnore përmendet në Kur’an: “Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë dhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.”
“Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen rreth Shtëpisë së Lashtë.” (22:27-29)
Pra, ftesa e drejtpërdrejtë ndaj gjithë njerëzimit është përhapur për herë të parë nga profeti Ibrahim, i cili ka jetuar mijëra vjet të shkuara. Ftesa e Allahut është përhapur në kombe të ndryshme që shtrihen anembanë botës, përmes profetëve nga gjiri i tyre. Përfundimisht, ishte profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!), i cili u urdhërua të ftojë gjithë njerëzimin. Sidoqoftë, në periudhën e fundit, një mori kombesh kanë humbur rrugën e drejtë nga pasaktësitë e klerikëve të tyre. Të nxitur nga përfitime materiale, ata i kanë bërë njerëzit të besojnë se profetët dhe disa njerëz të mëdhenj të fesë ishin gjysmëzot. Hyjnorja iu atribuua profetëve. Për pasojë, varrezat e tyre u shndërruan në vende pelegrinazhi.
Këto vende pelegrinazhesh dhe ritualesh njerëzore, që spikasin tani në fe të tjera, kanë evoluar në kohë prej një formati origjinal, që ishte padyshim krejt ndryshe nga formatimet e shumta që gjejmë sot. Ndërhyrja e kohëpaskohshme ndryshoi destinacionin origjinal të pelegrinazhit të përshkruar nga Allahu në destinacione njerëzore. Për pasojë, forma origjinale e pelegrinazhit ndryshoi dhe risitë dolën në sipërfaqe. Edhe në ditët e sotme vazhdojnë ritmet galopante të rritjes së numrit fiktiv të destinacioneve njerëzore të pelegrinazheve. Por Meka, si një destinacion pelegrinazhi, është, padyshim, krejt ndryshe nga vendet e tjera, për disa arsye:
Së pari, varri i profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!) është në Medine dhe jo në Mekë, ndërkohë që Medina nuk është vend i caktuar për pelegrinazhin e Haxhit. Në fakt, profeti Muhamed ka qenë tejet i
kujdesshëm për të mos lënë asnjë mundësi që varri i tij të bëhej vend adhurimi. Ai druhej se i njëjti fat i profetëve të mëparshëm do të binte edhe mbi umetin e tij. Ky mendim bëri që Profeti edhe në momentet e fundit të jetës, t’i kushtonte shumë rëndësi këtij fakti, siç na bën me dije Aishja dhe Ibnu Abasi, dhe vjen e transmetuar nga Imam Buhariu.
Së dyti, bërja e vizitave në varret e njerëzve të mëdhenj, përfshirë këtu edhe profetët, nuk është pjesë
e pelegrinazhit islam. Asnjë varr profeti nuk gjendet në afërsi të Qabes, Minasë, Arafatit apo Muzdelifes, vende në të cilat qëndrojnë pelegrinët gjatë periudhës së Haxhit.
Pelegrinët vizitojnë varrin e profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!) dhe shokëve të tij në Medine, por kjo nuk është pjesë e pelegrinazhit. Pelegrinët, duke ardhur nga vende të ndryshme të botës, e shohin si një rast të rrallë mundësinë për të vizituar Xhaminë e Profetit gjatë kohës së haxhit. Ata nuk duan që t’u ikë nga dora ky shans unik. Përveç kësaj, ajo është xhamia e dytë më e rëndësishme për myslimanët. S’ka asnjë fakt tjetër që i bën myslimanët të vizitojnë xhaminë e Profetit në Medine.
Përmbledhtazi, asnjë mysliman i vetëdijshëm nuk e konsideron vizitën në Xhaminë e Profetit apo në varrin e tij si pjesë e pelegrinazhit. Kështu, në ndryshim nga fetë e tjera, Meka është bërë destinacioni i pelegrinazhit për vetë faktin se Qabeja (faltorja e parë në botë për të adhuruar Allahun ndërtuar nga profeti Ibrahim) ndodhet pikërisht atje.
Së treti, në kontrast të plotë me pasuesit e feve të tjera, myslimanët e kryejnë pelegrinazhin në përgjigje të ftesës së lashtë e mijëravjeçare të Allahut. Ata e konsiderojnë veten si bujtës të Allahut në Mekë dhe njëkohshëm, nëpërmjet Kur’anit dhe Profetit konturimi i haxhit është kryer nga Allahu për gjithë njerëzimin. E për rrjedhojë, myslimanët e ndjekin edhe sot rigorozisht këtë akt thelbësor. Pelegrinazhi i kryer nga profeti Ibrahim mijëra vjet më parë, i kryer nga profeti Muhamed 1400 vjet më parë dhe pelegrinazhi i kryer nga myslimanët në kohët e sotme, janë një dhe të pandarë. Të njëjtat rite, i njëjti kod veshjeje e kështu me radhë. Nuk është bërë asnjëherë ndryshim në formë dhe përmbajtje. Nuk mund të gjendet në asnjë fe tjetër, një ruajtje kaq aktive dhe e pastër, duke sfiduar devijimet në kohë dhe ndërhyrjet klerikale. Ajetet kuranore, që i referohen kësaj ftese të bërë nga profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!), zbritën ndërkohë që Qabeja ishte nën kontrollin e jomyslimanëve. Është e pabesueshme që një udhëheqës vendi të urdhëronte pasuesit e tij të kryenin pelegrinazhin në Mekë, e cila ishte nën kontrollin e armiqve të tij deklaruar, të cilët mezi ç’prisnin rastin t’i dëbonin myslimanët.
Myslimanët ishin shumë të dhënë në ndjekje të sunetit të profetit Muhamed a.s. qoftë në jetën e tyre, qoftë edhe në të gjitha hallkat e jetës së përditshme. Shokët e tij vëzhgonin qoftë edhe lëvizjen apo reagimin më të vogël të Profetit dhe nuk linin që fjala e tij të binte në tokë, por në çast e vinin në zbatim në jetën e tyre e në raste të tjera, e ruanin fort në kujtesë për ta vënë në zbatim kur ta lypte nevoja. Profeti Muhamed a.s. ishte shumë i ndërgjegjshëm mbi këtë fakt. Ai e dinte se në vitet në vijim pelegrinët do të përpiqeshin fort ta kryenin Haxhin sipas shembullit të tij. Ai druhej se qoftë edhe një fjalë apo lëvizje e kryer jashtë ritit, do të perceptohej nga pasuesit e tij si pjesë e rregullave të Haxhit. Kështu, gjatë kohës së kryerjes së Haxhit të parë dhe të vetëm prej tij (Haxhi i Lamtumirës), ai ishte tejet i kujdesshëm në secilin prej riteve që kryente dhe në çdo hap që hidhte. Duket qartë se çdo gjë që Profeti bëri në
respekt të Haxhit, nuk ishte gjë tjetër veçse një ripërtëritje e riteve të monoteizmit, duke mënjanuar zakonet pagane që depërtuan me kalimin e kohës. Ai riktheu në zbatim Ditën e Arafatit, e cila ishte anashkaluar dhe për pasojë edhe mënjanuar nga rituali i Haxhit prej pelegrinëve paganë. Përkundrazi, Profeti urdhëroi ndjekësit e tij ta kalonin natën në Muzdelife duke u falur dhe pushuar. Ai gjithashtu ndaloi therjen e kafshëve në Qabe. Në vend të saj, ai rivendosi rregullin që sakrifikimi i kafshëve të kryhej në shesh të hapur në Mina, si një simbol i nënshtrimit tërësor ndaj vullnetit të Allahut. Edhe pse kanë kaluar mbi 14 shekuj, pelegrinët myslimanë i kryejnë këto rite pa asnjë ndryshim apo devijim.
Haxhi – Një mrekulli
Duke u bazuar në transmetimet profetike, ishin më se 30.000 haxhilerë që e shoqëronin profetin Muhamed a.s. në udhëtimin e tij nga Medina. Ndërkohë që në Mekë kishin mbërritur afro 100.000 të tjerë nga vende të ndryshme, për të kryer haxhin me Profetin. Në ditët e sotme, mbi 3-4 milionë haxhilerë mbërrijnë çdo vit në Mekë. Një mori mjetesh transporti me pelegrinë arrijnë në Mekë, ditë përpara se të nisin ditët e Haxhit. Rreth 49.000 metër katror sipërfaqe vihet në dispozicion të parkimit të automjeteve. Qindra e mijëra punonjës rendi janë në detyrë në çdo orë të ditës për të vënë rregull në mjetet e transportit, qysh nga makinat luksoze, mikrobuzët, autobusët, etj. Kjo panoramë na sjell ndër mend ajetin
kuranor që flet për këtë masë të madhe e të mahnitshme mjetesh transporti e njerëzish:
“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për atë që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfrin.” (22: 27-28)
Në fakt, ky ajet kuranor, me gjithë ngjyrimet dhe larminë e kuptimeve të fjalëve të përdorura në të, nxjerr në pah faktin e hyjnores në Kur’an. Sensi, shpirti dhe profecia e ngërthyer në këtë ajet, është një dëshmi e qartë për këdo që sheh një fluks prej miliona njerëzish nga vende të ndryshme të botës, që tubohen në mes të shkretëtirës.
Këto lloj urdhrash me fuqi zbatimi që mobilizojnë njëkohshëm miliona njerëz, e kanë origjinën vetëm në
burim hyjnor, sepse përndryshe askush nuk do të merrte një udhëtim të gjatë e të lodhshëm drejt Qabes. Fuqia e pakrahasueshme e këtij ajeti mund të konstatohet edhe nga çdo njeri me gjykim mesatar, i cili mund të dëshmojë ngjarjen madhështore në fjalë, Haxhin. Historia njerëzore nuk sjell dot në kujtesë një ngjarje tjetër, e cila mund të krahasohet me këtë ngjarje që kryhet vit pas viti. Pelegrini që viziton Mekën është miku dhe i ftuari i Allahut. Feja e tij varet në fije të perit për disa arsye, pasi atij i duhet të kalojë provën e besimit, për të njohur realisht veten e tij.
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ashtu Ai ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që ju bëri…” (22: 37)
Profeti Muhamed a.s. i këshillonte myslimanët të kujdeseshin që asnjë gjurmë politeizmi mos të shfaqej
gjatë periudhës së kryerjes së riteve të Haxhit. Në mënyrë fort të habitshme, zakonet dhe risitë që shtrojnë udhën drejt politeizmit janë eliminuar totalisht nëse do të marrim në konsideratë udhëzimet e tij
Shekuj e shekuj para profetit Muhamed a.s., profetët Ibrahim dhe Ismail (paqja qoftë mbi ta!) i kryen këto rite nën urdhrat e të Gjithëfuqishmit Allah. Profeti Muhamed a.s. ndoqi të njëjtat rite me të njëjtën renditje. Tani, pas më shumë se 14 shekujsh, miliona myslimanë mbërrijnë çdo vit në Mekë dhe kryejnë të njëjtin ritual, pa cenuar aspak formën dhe përmbajtjen e tij.
(Revista Drita Islame – Shtator 2014)

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: