islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
21 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 21 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty20%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty7%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty7%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty7%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty7%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty7%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty7%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty37%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3007 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri tukuluki

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
MesazhTitulli: [Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë   [Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyMon 21 Apr 2014 - 20:18

[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë 200-150_1398065397
Dr. Jusuf El-Kardavi


“Ditën e Gjykimit robi nuk do të hedhë asnjë hap, gjersa të mos pyetet për katër gjëra: ku e ka harxhuar jetën, si e ka jetuar rininë, prej nga e ka fituar dhe në se e ka shpenzuar pasurinë, dhe diturinë ç’ka bërë me të” (Bejhekiu dhe të tjerët nga Muadh ibn Xhebeli r.a) 

Periudha e rinisë është më e rëndësishmja, por edhe më e rrezikshmja. Madje, ajo është etapë e gjallërisë dhe prodhimit, periudhë e vrullit, vendosmërisë dhe aktivitetit. Ajo është periudha e fuqisë, e cila buron në mes dy dobësive: dobësisë së fëmijërisë dhe dobësisë së pleqërisë.
Nga kjo mund të vërehet rëndësia e kësaj etape dhe orientimit të drejtë të popullit në të, prandaj kujdesi për të është detyrë jona, në mënyrë që ajo të mos shkatërrohet dhe të degjenerohet. Rinia është vërtet pasuria më e çmueshme. Njeriu është pasuria më e madhe, ndërsa rinia është segmenti më i rëndësishëm i kësaj pasurie njerëzore. Prandaj, nëse dëshiron ta njohësh ardhmërinë e një populli, atëherë shiko gjendjen e rinisë së tij. Ç’bën rinia e tij? Cilat janë qëllimet jetësore të tyre? Si sillen, për se mendojnë, për se ëndërrojnë, ç’ndodh në ndenjjet dhe tubimet e tyre?

Roli i rinisë

A ka gjë më esenciale për myslimanin se të interesohet për rolin e rinisë sonë dhe njohjen e rëndësisë së kësaj etape, për të cilën Allahu do t’i pyesë njerëzit posaçërisht Ditën e Gjykimit. Pejgamberi a.s. thotë: “Ditën e Gjykimit robi nuk do të hedhë asnjë hap, gjersa të mos pyetet për katër gjëra: ku e ka harxhuar jetën, si e ka jetuar rininë, prej nga e ka fituar dhe në se e ka shpenzuar pasurinë, dhe diturinë ç’ka bërë me të” (Bejhekiu dhe të tjerët nga Muadh in Xhebeli r.a). 
Atëherë çdo njeri le të përgatisë përgjigje për këto pyetje. Ka të rinj që rininë e kanë kaluar në bindje ndaj Allahut xh.sh., sepse Allahu ua ka mundësuar të jetojnë në ambient të mirë, dhe nuk e kanë njohur rrugën e devijimit, as kanë bërë mëkate të mëdha, e as i kanë anashkaluar farzet, në këtë mënyrë janë rritur në bindje ndaj Allahut xh.sh., dhe janë bërë nga shtatë personat, të cilët Allahu xh.sh. do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij, kur hije tjetër përveç asaj të Tij nuk do të ketë. Po kjo nuk do të thotë se atij që në kohën e rinisë së vet është zhytur në mëkate, ka rënë në zgrip dhe kështu ka devijuar, i janë mbyllur dyert, sepse dyert e pendimit janë të hapura gjithnjë, ndërsa nga njerëzit më të dashur të Allahut xh.sh. është i riu që pendohet. Periudha e rinisë është një aspekt i rëndësishëm për të cilin duhet të interesohemi të gjithë, kjo është përgjegjësia jonë kolektive. Ajo është përgjegjësia e vet të riut nëse është në moshën e pjekurisë, i mençur, sepse Allahu xh.sh. ka thënë: “Secili njeri është peng i veprës së vet”. (El Muddeththir, 38).

Përgjegjësia familjare ndaj të rinjve

Gjithashtu, ajo është përgjegjësi familjare, do të thotë përgjegjësi e babait dhe nënës. Përgjegjësia e tyre shtrihet deri në moshën e pjekurisë së fëmijëve të tyre dhe pas pjekurisë së tyre. Është e domosdoshme të mbikëqyren dhe të orientohen fëmijët. Të mos ia lëmë që preokupim kryesor i babait të jetë sigurimi i jetesës për fëmijët e vet. Siç nuk duhet të jetë preokupim sigurimi i veshmbathjes së bukur, automobilit të shtrenjtë ose i mbushjes së kuletës së tyre me para – sa të duan. Nuk duhet të preokupohemi me përmbushjen e të gjitha këtyre të mirave, ngase disa prej prindërve (baballarëve) nuk dinë dhe as që brengosen për asgjë për bijtë dhe bijat e tyre. Disa nuk i pyesin bijtë e tyre ku shkojnë, ku i shpenzojnë paratë, ku rrinë, cilët janë shokët e tyre, falen apo jo, i kanë kryer obligimet shkollore apo jo, këtë apo atë ...? Detyrë e prindit është të kujdeset për fëmijët e vet dhe t’i kontrollojë ata, sepse është kujdestar i tyre. Nuk mjafton vetëm t’u sigurosh ushqim, e më pastaj të mos interesohesh për asgjë për kryerjen e obligimeve të Islamit. Të mos ju kënaqin diplomat e bijve tuaj me sukseset dhe punët e larta shtetërore, e gjatë kësaj të shkojë rrugës së Xhehennemit, e, sa vend i tmerrshëm që është ai?! A dëshiron që fëmija yt të digjet në zjarr? Jo, atëherë ruaje prej tij: “Ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri”. (Et-Tahrim, 6).
Sigurimi i jetesës nuk duhet të jetë synim i vetëm, sepse kjo mund të jetë rrezik. Dhënia e parave fëmijëve bëhet rreziku dhe dëmi më i madh për ta, pasi ata mund t’i keqpërdorin paratë.

Sfidat e të rinjve

Është me rëndësi që zbrazëtia e kohës së rinisë dhe shpirtit të tyre të mbushet dhe të stoliset me vepra të mira dhe aktivitete të ndryshme, si: aktivitete sportive, kulturore, relaksuese, fetare, të cilat do t’i lidhnin për ideale të mëdha, për shkak të të cilave dhe për të cilat do të jetojnë. Pjesën më të madhe të rinisë e hasim në kotësi. Rinisë i mungon familja me të cilën do ta përmbushte këtë boshllëk. Rinia jonë ndien boshllëk në punë dhe në ditët e pushimit. Çështje kryesore e shumë asociacioneve, organizatave joqeveritare dhe institucioneve është rinia dhe problemet e saj me alkoolin, narkotikët dhe veset e tjera, pa i llogaritur ata që konsumojnë duhanin dhe belatë e tjera. Bëhet fjalë për statistika dhe numra të mëdhenj të rinisë, e në veçanti në fokus është rinia e këtij vendi. Tek ne ka parregullsi dhe delikuencë, e kush është përgjegjës për dështimin e kësaj rinie - brenga e vetme e së cilës është dëgjimi i këngëve dhe imitimi i aktorëve dhe muzikantëve të huaj? Duke u stolisur me lloj-lloj unazash e zinxhirësh ari, ata nuk bëjnë dallim mes hallallit dhe haramit, as nuk i dinë detyrat e tyre, duke i shkaktuar dëm vetvetes, familjes dhe popullit të vet. Ç’dobi ka nga një rini e tillë? A mund të ketë dobi prej saj ashtu siç ka qenë i dobishëm Usama ibn Zejdi r.a., i cili në moshën 18 vjeç i ka prirë ushtrisë myslimane, në të cilën gjendeshin disa shokë të Pejgamberit a.s. që ishin të moshuar? A mund
ta bëjë rinia jonë atë që ka bërë Muhammed El-Fatihu, i cili çliroi Konstantinopojën (Stambollin e sotëm) dhe e rrëzoi shtetin romak-bizantin në vitin 1453, dheishte në moshën 23 vjeç. Ata ishin të rinj që në vete mbartnin ambiciet e të moshuarve. Prioritete të rinisë së dikurshme ishin që të zgjoheshin dhe të jetonin, të ndërtonin dhe të flijoheshin për hir të Islamit, përderisa rinia jonë është në humbje!

Përgjegjësia shoqërore ndaj të rinjve

Kush është përgjegjës për këtë humbje? Sa janë përgjegjës baballarët dhe nënat e tyre? Sa janë ata të interesuar për bijtë dhe bijat e veta? Sa është përgjegjëse shoqëria, mediet, kultura, radiotelevizionet, teatrot, kinematë etj.? A janë përgjegjëse klubet rinore që merren me aktivitete sportive, me futboll dhe animin për këtë apo atë përfaqësuese?! A janë përgjegjës dijetarët dhe ligjëruesit, të cilët nuk çajnë kokën për këtë segment, as për udhëheqjen e drejtë?
Duhet ditur fakti se të gjithë bashkërisht jemi përgjegjës, duke filluar prej prindërve e deri tek funksionet më të larta, siç ka thënë Pejgamberi a.s.: “Të gjithë ju jeni rojtarë dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj”. (Buhariu, Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi, dhe Tirmidhiu nga Abdullah ibn Omeri r.a.). 
Të gjithë duhet të mendojmë. Rinia e humb orientimin e drejtë, dhe ku mund ta gjejnë atë kur para vetes ndodhen mjetet mediale dhe televizionet me programet më të deformuara me amoralitetin që prezantojnë. Të rinjve u nevojitet autoriteti dhe modeli, po a mund të gjejnë një model të duhur në shtëpi? A mund ta gjejnë në shkollë apo shoqëri? Fatkeqësisht, modele të tilla të duhura sot ka gjithnjë e më pak. Sot është vështirë të gjendet një baba, i cili mund të jetë shembull për fëmijët e tij, as pedagog tek i cili nxënësit do të shohin autoritetin dhe edukatorin e duhur. Është vështirë të gjendet ky lloj, pos atyre të cilët i ka mëshiruar Allahu xh.sh., e ata, siç duket, janë të rrallë. Neve na nevojitet ndihma e rrethit, që kësaj rinie t’i ndihmojë në edukimin e drejtë. Duhet të përpiqemi për krijimin e një ambienti të tillë, të cilin rinia do ta shfrytëzonte në çdo vend për të jetuar me jetë islame. Fatkeqësisht, ne marrim nga Perëndimi, me dëshirë që të jetojmë një jetë perëndimore, por a duhet që Perëndimi të jetë njëmend shembull për jetën tonë? A është religjioni i tyre si feja jonë? A janë vlerat e tyre si ato tonat? Zakonet a i kanë si tonat?
Jo, me siguri s’janë. Dallimi është shumë i madh, për këtë arsye, nuk na lejohet vesternizimi, ngase duhet ditur kush jemi dhe në cilën tokë ndodhemi. Duhet të kuptojmë se kujdesi për të rinjtë nuk nënkupton vetëm kujdesin për trupin e tyre, po kujdesi për trupin, mendjen, zemrën dhe ndjenjat e tyre. Kujdesi ndaj të rinjve duhet t’i përfshijë të gjitha këto aspekte. Ekziston gabimi kryesor dhe themelor për kujdesin ndaj të rinjve anembanë Botës Islame, pasi që përgjegjësit mendojnë se ata janë përgjegjës vetëm për sport, e një mendim i tillë është i gabuar. Sporti është një pjesë dhe nuk është e tëra, ai nuk është pjesa kryesore e as më e madhja. Nuk ka pengesë që njerëzit të luajnë futboll, por është e ndaluar që futbolli të bëhet idhull, të cilin e adhurojnë njerëzit dhe për të cilin ndahen në grupe. Çfarë vlerash kemi prej kësaj? Ne dëshirojmë një të ri të shëndoshë me trup, besim, mendje, vendosmëri dhe sjellje. Për këtë qëllim, të gjithë mekanizmat duhet të ndihmohen se si të kujdesen dhe t’i drejtojnë në mënyrën më të mirë, derisa të bëhet shembull i gjallë, mysliman i vërtetë, i cili do të deklarohet denjësisht si anëtar i fesë dhe popullit të vet. I riu i tillë është i dobishëm, dhe kjo është pasuria që kërkojmë. Duam një të ri, i cili do t’i bindet urdhrit të Zotit, madje edhe me çmim të gjakut dhe jetës. Dëshirojmë shembullin e djaloshit që kontrollon pasionet e veta, që do të përmbahet nga harami dhe që do të largohet nga padëgjueshmëria, do ta ruajë veten nga kërkesat negative, t’i frikësohet Allahut xh.sh., siç vërehet një gjë e tillë tek Jusufi a.s.. Dëshirojmë një të ri me karakter të butë dhe të pastër, që i bindet natyrës dhe respekton Librin, siç ka qenë Jahja a.s.. 
Vërtet, biseda për rininë dhe problemet e të rinjve është mjaft e gjatë. Këto janë vetëm disa këshilla që desha t’i përmend, dhe përmes tyre i kujtoj të gjithë njerëzit, duke filluar nga prindërit, ua kujtoj këtë rini e cila dëshiron të realizojë qëllimet e larta të fesë, që janë bërë të huaj në vendin tonë. Rinia e këtij Ymeti dëshiron të ndihmojë fenë e vet.
Falënderuar qoftë Allahu, ekzistojnë të rinj të mirë. Ekzistojnë me mijëra të rinj e të reja, të cilët Allahu xh.sh. i ka udhëzuar. Ata paraqesin rilindjen islame bashkëkohore. Kjo është rilindje e vërtetë dhe origjinale, por sa është përqindja e tyre me të tjerët? Ata janë pakicë në krahasim me shumicën tjetër dërrmuese. E kemi të ndaluar ta injorojmë çështjen e rinisë, haram është t’i humbim ata e të mos mendojmë lidhur me çështjet e tyre. Prandaj, vëllezër, para së gjithash, rini, prindër, përfaqësues të pushtetit, përfaqësues të rinisë, myslimanë - kudo që ndodheni, kini frikë nga Allahu xh.sh. kur është fjala për këtë pasuri të çmueshme, e cila është me vlerë të madhe dhe paraqet të ardhmen e një populli.



Përktheu: Mr. Faruk Ukallo 
(Burimi “Predikimet e Shejh El-Kardavit”, përgatitur nga Halid Essa’d, mektebetu vehbeh, Kajro, 2001, v.4).

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: