islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
16 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 16 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikull] Ejubi a.s dhe durimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi Empty
21042014
Mesazh[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi

[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi (u84u)Ejjub%20asNdër emrat e bukur të Allahut të madhëruar është Essabur (Durimmadhi). Kurani famëlartë, na mëson se durimi është një cilësi dhe tipar i pandashëm i të gjithë profetëve dhe të dërguarve të Zotit. Thotë Zoti në Kuran mbi këtë fakt:"(Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm." (Enbija, 85)
Zoti e këshillon dhe e porosit të dërguarin e Tij të fundit, profetin Muhamed a.s që të tregohet i durueshëm me sfidat dhe vështirësitë. "Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur." (Ahkaf, 35)
Duke pasur parasysh rëndësinë e durimit, gjatë trajtimit të historisë së Ejubit a.s, do të flasim mbi llojet e durimit, nivelet, dispozitat që lidhen me të, mirësitë dhe vlerat e një gruaje durimtare.
Thotë Zoti i madhëruar rreth profetit Ejub a.s:" Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!" (Sad, 44)
Historia e Ejubit a.s.
Emri i profetit Ejub përmendet në disa ajete të ndryshme në Kuranin famëlartë. Thotë Zoti rreth tij në suren Sad:"Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!” (Ne iu përgjigjëm): “Bjeri me këmbë tokës dhe aty do të dalë një burim me ujë të ftohtë për larje dhe pirje!” Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herë më tepër, si mëshirë prej Nesh dhe këshillim për mendarët. (Ne i thamë atij):“Merr me dorën tënde një tufë thuprash e bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!" (Sad, 41-44)
Kurse në suren Enbija, thotë Zoti:"(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë." (Enbija, 83-84)
Thotë Hasen El-basrij:"Qëndroi Ejubi a.s i shtrirë pranë plehrave të Benu Israilëve për shtatë vite dhe disa muaj. Krimbat i kishin mbuluar trupin dhe askush tjetër përveç të shoqes nuk i afrohej. Ajo i sillte ushqim dhe sa herë që Ejubi falenderonte Zotin, edhe ajo e falenderonte. Me gjithë gjendjen shëndetësore të rënduar, Ejubi a.s kurrë nuk e ndërpreu përmendjen e Zotit. Ai ishte i durueshëm përballë sprovës që i kishte rënë.
Një ditë, Iblisi u thirri ushtarëve të tij dhe i mblodhi pranë vetes nga të katër anët e tokës. Kur u grumbulluan të gjithë, e pyetën:"Çfarë halli ke? Përse je i shqetësuar?"
Iblisi u tha:"Më lodhi ky njeri, të cilit nuk i lashë as pasuri dhe as fëmijë. Megjithatë, ai vazhdon të jetë i durueshëm. Më pas u sprovua dhe me shëndetin, duke u kthyer në një trup gjithë plagë, i shtrirë mbi mbeturina, ku askush tjetër përveç të shoqes nuk i afrohet. Megjithatë ai vazhdon të jetë i durueshëm. Prandaj u ftova që të më ndihmoni kundër tij."
Ata e pyetën:"Po marifetet e tua te vjetra, me të cilat ke shkatërruar kushedi sa më parë?"
Ai u përgjigj:"Të gjitha kanë dështuar me Ejubin a.s. Prandaj më këshilloni diçka të re!"
Ata e pyetën:"Çfarë marifeti përdore për t'a nxjerrë Ademin nga xheneti?"
Iblisi u përgjigj:"Përdora të shoqen e tij."
Ushtarët i thanë:"Atëherë, edhe me Ejubin përdor të shoqen. Ai e ka të vështirë t'a kundërshtojë, pasi nuk i qëndron pranë askush tjetër përveç saj."
Iblisi u tha:"Ashtu është!" dhe menjëherë u nis për tek gruaja e Ejubit a.s.
Asaj iu paraqit në formën e një burri dhe me t'iu afruar e pyeti:"Ku e ke burrin?"
Ajo iu përgjigj:"Është ai atje që kruan plagët dhe që krimbat i kanë mbuluar trupin."
Kur i dëgjoi këto fjalë nga gruaja e Ejubit a.s, Iblisi u gëzua pasi i mori si shenjë pakënaqësie. Menjëherë filloi me marifetet e tij, t'i kujtojë ditët kur jetonin të lumtur mes luksit, fëmijëve, hijeshisë që karakterizonte Ejubin asokohë, rininë e tij dhe në fund i kujtoi vuajtjet dhe gjendjen në të cilën ndodheshin. Ai nuk harroi t'i thotë se një gjendje e tillë mund t'u vazhdojë për tërë jetën.
Kur dëgjoi fjalët e Iblisit, gruaja e Ejubit a.s psherëtiu thellë dhe u mjerua. Duke e kuptuar mirë situatën shpirtërore të saj, Iblisi iu afrua me marifet dhe i tha:"Le të bëjë Ejubi kurban për mua këtë lëkurë gjarpri dhe do të shohësh që do të shërohet."
E karikuar nga Iblisi, gruaja vajti tek i shoqi dhe i thirri gjithë pakënaqësi:"O Ejub! Deri kur do të të ndëshkojë Zoti yt?!" Ku e ke pasurinë? Ku i ke fëmijët? Ku i ke miqtë? Ku e ke lëkurën e bukur që kishe më parë? Bëje kurban këtë lëkurë dhe bjer rehat nga këto halle që të kanë mbërthyer!"
Ejubi a.s ia ktheu:"Të paska ardhur armiku i Zotit dhe të paska fryrë! E mjera ti e mjera! Vallë kush mi dha pasuritë, shëndetin dhe fëmijët, për të cilat qan?!"
Ajo iu përgjigj:"Allahu."
Ejubi i tha:"Vallë për sa vite i shijuam këto begati?"
Gruaja iu përgjigj:"Tetëdhjetë vite."
Ejubi e pyeti:"Sa vite kemi që jetojmë në vuajtje dhe mjerim?"
Gruaja iu përgjigj:"Shtatë vite e disa muaj."
Ejubi i tha:"E mjera ti e mjera! Për Zotin nuk je sjellë drejt me Zotin. Përse nuk duron në fatkeqësi dhe vuajtje, aq kohë sa jetove në të mira dhe bollëk?! Për Zotin, nëse shërohem do të të kamzhikoj tetëdhjetë herë. Më urdhëroke të bëj kurban për djallin! Që sot e tutje, nuk do fus në gojë asgjë nga ushqimet dhe pijet që më sjell ti. Tani largohu se nuk dua të të shoh me sy."
Pasi iu largua e shoqja, Ejubi a.s pa veten dhe rreth tij. As ushqim nuk kishte, as pije, as shokë e miq. Atëherë ra në Razz dhe iu lut Zotit me fjalët:“Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” (Enbija, 83)
Thuhet që Ejubit a.s iu tha:"Ngrije kokën se të është pranuar lutja." (Tefsiri Taberiut, 9/
Ibnu Kethiri përmend një hadith të transmetuar nga Enes ibnu Malik, se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:"Ejubi a.s ngrihej për nevojat e tij personale dhe kthehej me të shoqen, e cila e mbante për dore. Një ditë, e shoqja u vonua. Zoti e frymëzoi Ejubin a.s:“Bjeri me këmbë tokës dhe aty do të dalë një burim me ujë të ftohtë për larje dhe pirje!” (Sad, 42)
Kur erdhi e shoqja, Ejubi a.s ishte shëruar tashmë plotësisht dhe i ishte kthyer hijeshia që kishte para sëmundjes. Ajo e pa nga larg dhe u habit. Duke mos e njohur, iu afrua dhe i tha:"Zoti të bekoftë! Mos e ke parë profetin e sprovuar të Zotit? Për Zotin e madhëruar, nuk kam parë njeri më të ngjashëm me të kur ishte i shëndetshëm se ti."
Ejubi a.s ia ktheu:"Unë jam Ejubi." (Tefsiri i Ibnu Kethirit 4/51)
Transmeton Eub Hurejre – Zoti qoftë i kënaqur me të – se Profeti a.s thotë: ”Teksa Ejubi a.s po lahej pa rroba në trup, Zoti dërgoi një re karkalecësh, të cilët ranë pranë tij. Ejubi a.s pa se ishin karkalecë floriri. Atëherë, ai mori rrobat dhe filloi t’i mbushë me karkalecët e florinjtë. Zoti i tha: ”O Ejub, a nuk të dhashë pasuri që të mos kesh nevojë për atë që shikon?” Ejubi a.s ia ktheu: ”Sigurisht o Zot, por unë nuk ngopem me bereqetin Tënd.” (Tefsiri i Ibnu Kethirit 4/51)
Llojet e durimit
1 – Durimi për të zbatuar obligimet ndaj Zotit (agjërimi, namazi, respekti i prindërve etj...).
2 – Durimi për të përballuar gjynahet që i ka ndaluar Zoti (pirja e alkolit, kamata, veprat e ulëta etj...).
3 – Durimi për të përballuar fatkeqësitë (sprovat në fëmijë, pasuri, shëndet dhe familje).
Nivelet e durimit
Durim duke i kërkuar Zotit ndihmë për të përballuar sfidat dhe sprovat. Durim për hatër të Zotit, ku njeriu duron nga dashuria që ka për Zotin. Durim, ku njeriu ia obligon vetes të veprojë vetëm gjëra që kënaqin Zotin dhe ky është durimi më i vështirë.
Dispozita që kanë të bëjnë me durimin
Durimi është farz (obligim) kundrejt gjynaheve, është i pëlqyeshëm ndaj gjërave të vogla dhe është haram (kur dikush ngacmon bashkëshorten dhe ai nuk reagon).
Një bashkëshorte e durueshme
Ka diferencë mes jetës bashkëshortore tek një bashkëshort dhe me një bashkëshort. Ka shumë gra që jetojnë tek bashkëshorti, por nuk jetojnë me të. Ajo thjesht jeton tek ai, pasi atje ushqehet, vishet dhe jeton. Ndërkohë, ka bashkëshorte të tjera që jetojnë me fizikun e tyre, personalitetin, shpirtin, mendimet dhe shërbimet. Ajo merr pjesë në gëzimet e bashkëshortit dhe hidhërimet e tij, diskuton mbi problemet familjare me të, e ndihmon në përballimin e sfidave dhe në administrimin e shtëpisë. Prej gruas nuk pritet të luajë rolin e gjykatësit, të vihet në pozitat e atij që ka në dorë zgjidhjen e çdo problemi etj... Bashkëshortit i mjafton që e shoqja t'i japë një sinjal për zgjidhjen e duhur, t'a karikojë me dhembshuri, dashuri, sinqeritet dhe optimizëm.
Në çastet kur kthehet i raskapitur nga puna, burri ka nevojë për dikë që ia lehtëson lodhjen, dhimbjet dhe stresin. Ai ka nevojë për dikë që i fal dashuri dhe dhembshuri, të cilat ia harrojnë lodhjen e ditës dhe proekupimet e shumta. Ashtu siç ka nevojë gruaja për këto ndjenja, ka nevojë edhe burri. Është shumë e rëndë për burrin që t'i mungojnë këto ndjenja. Sidomos, duke ditur që ka shumë femra të tjera të cilat janë gati t'i ofrojnë ato ndjenja të cilat i mungojnë. Në një rast të tillë, ku bashkëshortit i mungojnë këto ndjenja, mund të bjerë pre e tundimeve dhe joshjeve. Kur të zgjohen bashkëshortet e tyre, mund të mos i gjejnë burrat pranë tyre më.
Përse bashkëshortët duhet t'a durojnë njëri-tjetrin?
Kjo bëhet për disa arsye:
Për të përftuar shpërblimin e Zotit të madhëruar – Pasi nuk kanë alternativë tjetër – Mund të jenë në emigrim – Nga dhe meraku që ka gruaja për veten dhe familjarët, për arsye nga më të ndryshmet – Besojnë tek parimi i kismetit dhe kaderit – Shpresa në ndryshimin dhe përmirësimin e palës tjetër.
Hadithet profetike dhe durimi
Transmeton Umu Seleme – Zoti qoftë i kënaqur me të – se e ka dëgjuar të dërguarin e Zotit të thotë:"Çdo muslimani që i bie një e keqe dhe thotë:"Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi! O Zot! Më shpërble për fatkeqësinë dhe pasoje atë me një të mirë!" Zoti do i japë një të mirë pas saj."
Thotë Umu Seleme:"Kur më vdiq Ebu Seleme, unë thashë me vete:"Ku do të gjej më të mirë se Ebu Seleme unë?!" Megjithatë, e thashë lutjen e mësipërme të Profetit a.s. Ajo që ndodhi është se vëtë i dërguari i Zotit a.s, dërgoi Hatib ibnu Ebi Beltea për të kërkuar dorën time.
Unë i thashë:"Unë kam një vajzë dhe jam shumë xheloze."
Profeti a.s tha:"Përsa i përket vajzës, e lusim Zotin që t'a pasurojë. Ashtu siç e lusim Zotin të t'a largojë xhelozinë." (Buhariu, 1/107, hadithi 275)
Transmeton Ebu Musa El-Esh'arij – Zoti qoftë i kënaqur me të – se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:“Kur i vdes fëmija një njeriu, i pyet Zoti melekët: “A e morët fëmijën e robit Tim?” “Po, o Zot”–i përgjigjen melekët. “A e morët frutin e zemrës së tij?” –i pyet përsëri Zoti. “Po, o Zot”–i thonë melekët. “Po çfarë tha robi Im?” –pyet Zoti. “Të falenderoi Ty, o Zot dhe tha që të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”. Atëhere do t’u thotë Zoti: “I ndërtoni atij një shtëpi në xhennet dhe quajeni shtëpia e falenderimit.” “Nuk ka shpërblim më të madh sesa xhenneti për dikë që Zoti e sprovon me vdekjen e një të dashuri në këtë botë dhe ai duron.” (Muslim, 2/631, hadithi nr 918)
Transmeton Enes ibnu Malik – Zoti qoftë i kënaqur me të – se e ka dëgjuar të dërguarin e Zotit a.s të thotë:"Thotë Zoti i madhëruar:"Nëse e sprovoj robin tim me dy të shtrenjtat (me humbjen e shikimit) do ia kompensoj me xhenet." (Sunen Tirmidhij 3/3441, hadithi 1021)
Histori e bukur mbi durimin 
Urve bin Zubejri, ka qenë një nga fakihët, dijetarët dhe të përkushtuarit ndaj fesë së Zotit. Ai njihet si një ndër shtatë fakihët e Medines. Babai i tij ishte Zubejr ibnu Avami, një ndër dhjetë të përgëzuarit me xhenet. Nëna e tij ishte Esmaja, vajza e Ebu Bekrit. Urve ibnu Zubejri njihet për durimin e tij. Një herë, ai u nis për në Damask, për të vizituar Halifen, El-velid ibnu Abdul Melik. Me vete mori dhe djalin e tij të vogël, Muhamedin, i cili ishte shumë i bukur. Kur arritën në Damask, djali i kërkoi që të shohë kuajt e Halifes, dhe Urve e lejoi. Teksa luante me kuajt, djali rrëzohet nga kali dhe vdes dhe e varrosin në Damask.
Pas ca kohësh, Urves i sëmuret këmba me gangrenë dhe doktorët e këshillojnë që ta presë, me qëllim që të mos përhapet sëmundja. "Që të humbasësh vetëdijen – i thanë – do të të japim të pish ilaç gjumi. "
"Jo – u tha ai – nuk dua që të më hiqet një pjesë e imja nga trupi duke qenë në gjumë." "Mirë – i thanë – të të japim pije dehëse, me qëllim që të mos ndjesh dhimbje." Por Urve u tha:"Nuk do përdor haramin për të fituar shëndetin."
Në këtë kohë, në dhomë hynë disa burra të cilët nuk i pëlqyen. I habitur e pyeti doktorin:"Kush janë këta?"
Doktori i tha:"I sollëm me qëllim që të të mbajnë, pasi do e kesh të vështirë t'a durosh dhimbjen."
Urve u tha:"A tju rekomandoj diçka më të mirë? Më lini të falem dhe kur të bie në Razz dhe të dukem sikur nuk jam në këtë botë, atëherë bëni ç'të doni pasi jam me Zotin dhe nuk ndjej gjë. E pritën sa filloi të falej, ra në Razz, dhe kur e panë se ndihej sikur nuk ishte në këtë botë, filloi doktori t'i presë këmbën me sharrë. Kurse nga goja e tij nuk dëgjonin veçse "Subhanallahi vel hamdu lilahi, ve la ilahe il-la llahu va llahu ekber".
Kur doktori e preu këmbën, e futi në vaj të valuar me qëllim që ti ndalej gjaku. Vetëm atëherë Urves i ra të fikët. Kur u përmend, u kërkoi t'i jepnin këmbën e prerë. E mori në dorë dhe tha:"O Zot, ti e di më mirë që nuk kam ecur me të kurrë në haram."
Më pas tha:"O Zot, pata dy këmbë dhe dy duar. Më more njërën këmbë dhe më le tjetrën dhe dy duart. Për ty është falenderimi. Kisha shtatë djem, më more njërin prej tyre dhe më le gjashtë të tjerë. Për ty është falenderimi. Të falenderoj për ata që më dhe, të falenderoj për ata që more dhe të falenderoj për ata që më ke lënë."
Përfundim
Ajo që është më e rëndësishme në historinë e Ejubit a.s, është mëshira e Zotit të madhëruar, e cila demonstrohet fuqishëm tek njerëzit që i ka sprovuar dhe që e kanë përballuar atë me durim.
Kurse përsa i përket betimit të Ejubit a.s se do e kamzhikojë të shoqen njëqind herë dhe zgjidhja që i ofroi Zoti, duket sërish qartë mëshira e Zotit për të dhe për të shoqen, e cila i shërbeu dhe duroi sprovën e rëndë. Për t'a mbajtur betimin dhe premtimin, Zoti i madhëruar e urdhëroi Ejubin a.s të marrë një dorë me njëqind fije bari dhe me të t'a godasë të shoqen vetëm një herë. Kështu, ai nuk do e shkelte betimin. Thotë Zoti në Kuran duke përshkruar këtë moment:"(Ne i thamë atij): “Merr me dorën tënde një tufë thuprash e bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e shkel betimin tënd!” (Sad, 44)
Kjo zgjidhje kaq e lehtë, është mirësi e Zotit dhe shpërblim për durimin e Ejubit a.s, bindjen dhe përkushtimin e tij. Thotë Zoti në Kuran:" Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!" (Sad, 44)
Historia e Ejubit a.s, durimi i tij dhe i bashkëshortes së tij, janë mesazh që i drejtohet çdo bashkëshorti dhe bashkëshorteje, që t'a durojnë njëri-tjetrin, sidomos në raste krizash dhe fatkeqësish. Në një martesë, nuk shihet vetëm ana e interesit dhe përfitimeve. Martesa, pikë së pari është përkujdesje, dashuri, mirësi dhe dhembshuri.
Në fund, e lusim Zotin që të na pajisë me durim, të na bëjë të durueshëm me bashkëshortet tona dhe t'i bëjë ato të durueshme me ne! Amin! /ArdhmeriaOnline/

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi :: Komentet

No Comment.
 

[Artikull] Ejubi a.s dhe durimi

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: