islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
15 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 15 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
 

 [Hudbe Islame] Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              Empty
MesazhTitulli: [Hudbe Islame] Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe    [Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              EmptyFri 21 Feb 2014 - 17:28

Dersi i Xhumas                                                                                                                               Xhamia e shqiptarve
15.11.2013                                                                                                                                  Bibbien/Itali
Ligjerues:Ilaz Salihi    
          [Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              Images15          Tema:  “Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe”
 
Falënderojm All-llahun xh.sh për mirësit e shumta që na ka dhënë.Piksëpari që na ka krijuar insan, na ka begatuar me iman,na ka bërë musliman si dhe që na ka mundësuar ta arim edhe këtë të xhuman.
 
All-llahun e falemenderojm dhe prej Tij ndihm dhe falje kërkojm.Kërkojm ndihm nga Allahu prej nefsit dhe shejtanit të mallkuar ndërsa kërkojm falje prej Allahut për mëkatet tona qofshin ato të mdhaja apo të vogla me dije apo pa dije haptazi apo fshtas.Si dhe Allahut i lutemi që të na mëshiron pasi të vdesim.
 
Kënd e udhëzon All-llahu ska kush që e devijon, ndërsa kënd e le All-llahu në humbje apo vet zgjedh që të jet i humbur ska fuqi tjetër përveç All-llahut që mund ta udhëzon.
 
Dëshmoj se nuk ka hyni tjetër që meriton të adhurohet përveç All-llaahut, si dhe dëshmoj se Muhammed mustafaja s.a.v.s është rob dhe i dërguari i Tij.
 
Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi më të mirin e njerëzis, mësuesin e njerëzis, vulën e Pejgamberis..Muhammed mustafan të cilin All-llahu xh.sh e dërgoi së bashku me të vërtetën që të jetë përgëzues i lajmeve të mira për një jetë të lumtur, si njëherit të jetë edhe paralajmërues para fundit të botës, në mënyrë që të mer mësim ai që ka ment si dhe ta meriton dënimin e All-llahut mospërfillësi i rrugës së tij.
Salavatet dhe selamet tona qofshin edhe mbi familjen e tij të pastër shokët e tij besnik si dhe mbi të gjithë ata që ndjekën, ndjekin si dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri Ditë Gjykimit.
I nderuari Xhemat: All-llahu xh.sh kur e krijoj njeriun e dalloj nga krijesat tjera duke  i dhënë ment, e krijoj pra në formën më të bukur si dhe e dalloj me të menduar. E bëri zëvendës (Halife) në tokë kështu që të jetë njeri i mirë, njeri i drejt dhe mos të bëj trazira dhe çregullime në të (tokë), pas rregullimit të saj.
 
Por njeriu edhe pse ka mendjen, ai prap se prap nuk ishte në gjendje që të orientohet në tokë pa mos pasur një hartë andaj All-lalhu xh.sh ja dha atë hartë të quajtur fe (udhëzim,drejtim,rruge),pastaj i dha librat të cilët do të shërbejn si nevigator për ta drejtuar drejt hartës së quajtur fe, si dhe dërgoi pejgamberët të cilët do të tregojn se si veprojn nevigatorët pra spjegues të librave të shejt.
 
Të gjithë këto për çka? Vetëm e vetëm për të qenë njeriu drejt i udhëzuar, dhe për të qenë njeri i mirë!
 
I nderuari xhemat sot në këtë ditë madhështore desha  të  foli për orientimin tonë madhështorë fenë dhe temën tonë e titulluam:  “Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe”
 
Gjithsesi As-habët  r.a  I kanë kushtuar rëndësi shumë të madhe fes madje rëndësi mbi çdo gjë tjetër për shkak se e kanë ditur se nëse janë fetar çdo tjetër do të jetë e përkyer dhe do tëjenë njerëz ashtu siç e kërkon All-llahu xh.sh dhe i Dërguari i Tij s.a.v.s.
Ja se si ishin as-habët r.a dhe çka ishte prioritet (kryesore), tek ata do të shohim nga ky rast.
 
Umer Ibnul Hatabi (r.a) teksa po rrinte me disa prej shokëve të tij në një shtëpi të thjeshtë, i pyeti ata: ”Çfarë dëshire keni, që t’ua plotësojë Zoti juve?”
 
Ata u menduan dhe i pari tha: “Do kisha dëshirë, që kjo shtëpi të ishte e mbushur me pasuri e ta shpërndaja në të katër anët botës për njerëzit nevojtarë”.
 
Dikush tjetër tha: “Do kisha dëshirë që kjo shtëpi të ishte e mbushur me armë, që t’u vijmë në ndihmë atyre, që u është bërë padrejtësi. Foli i treti, foli i katërti e ai vetë heshti. Pastaj shokët e pyetën: “Po ti o prijësi i besimtarëve çfarë dëshire ke?
 
Ai  tha: “Unë do kisha dëshirë, që kjo shtëpi e thjeshtë, të ishte e mbushur me burra si Ebu Ubejde Ibn Xherrah dhe t’i shpërndaja në katër anët e botës, që t’u sillnin njerëzve mirësinë!”
 
Umer Ibnul Hatabi (r.a) ishte nga ata njerëz, që e dinte se suksesi vjen nga besimtarët, vjen nga njerëzit e mirë. E dinte se po të kishte qoftë dhe një shtëpi me burra si Ebu Ubejde ibn Xherrah, do ndryshonte gjendja e kësaj bote.
 
E dinte se burri i mirë dhe njeriu i mirë e sjell pasurinë, e sjell armën, bën dhe strukturat e i heq të gjitha pengesat, që mund t’i dalin përpara.
 
 
 
Islami është fe e Zotit, është fe e gjithë njerëzve, është fe e ekuilibruar,  është fe e natyrshme.
 
Tani, ç`kërkon Islami prej njeriut? Ç`kërkon prej familjes? Çfarë kërkon ky Islam prej botës?
 
Ky Islam kërkon gjënë më kryesore, NJERIUN E MIRË.
 
Objektivi kryesor i kësaj feje është, të edukojë një njeri të mirë, qoftë dhe një, por ama të jetë njeri i mirë.
 
Nuk është fjalë e lehtë të edukosh një njeri të mirë. Mund të ndryshojë bota, mund të lëvizin malet prej vendit të tyre, mund të ndryshojë rrjedha e lumenjve, mund të rregullohen rrugët tona, mund të mos ketë ndërprerje dritash dhe uji, por pyetja është nëse ndryshon njeriu. Ky është problemi serioz, problemi më i madh.
 
Njeriu mund ta ndryshojë veshjen e tij, shtëpinë e tij, mund t`i përmirësojë dhe kushtet e tij, por pyetja që të rri në zemër është “A ka ndryshuar ky njeri?”
 
Islami ka ardhur për këtë njeri. Ta ndryshojë njeriun, ta bëjë atë njeri të mirë.
 
Prandaj vëllezër, sikur të punonte shteti e të jepte investimet më të mëdha për të edukuar njeriun e mirë, do ishte gjëja më e madhe që mund të bënte ai shtet. Prandaj shoqëria duhet të përqendrohet tek njeriu i mirë. Nëse njeriu është i mirë, atëherë ai ka për t’i bërë rrugët, ka për t’i sjellë edhe dritat, ka për t’i rregulluar të gjitha. Nuk e them unë, e ka thënë historia diçka të tillë.
 
Sikur shkolla të punonte, për të nxjerrë një nxënës të mirë, që në të ardhmen ai t’i shërbejë shoqërisë, kjo do ishte gjëja më e madhe, që mund të bëjë ajo shkollë.
 
Sikur prindi të mundohej të edukonte një fëmijë të mirë, që nesër të bëhej njeri i mirë, ky do ishte kontributi më i madh, që ky prind do të bënte për të gjithë njerëzit e tjerë.
 
Sikur vetë njeriu të rrinte pak me veten e tij, të bëhej njeri i mirë, kjo do ishte puna më e madhe, investimi më i madh që mund të bëjë për gjithë botën, për gjithë shoqërinë.
 
 
 
Profeti Muhamed (a.s) ishte i zgjuar. Ai realisht nuk ndërtoi kështjella as kala, nuk vendosi gur mbi gur, por ai u mor me njeriun, me edukimin e tij për 13 vite në Meke dhe 10 vite në Medine. E gjithë puna e tij ishte njeriu i mirë dhe këtu investoi gjithçka, sepse ai e dinte, se njeriu i mirë i sjell të gjitha.
Pikërisht këtë bëri Islami. Islami nuk fitoi me ushtri, as me pasuri e as me kështjella, por fitoi me njerëzit e mirë.
 
Këta njerëz hynë në zemrat e njerëzve të tjerë, se ishin të drejtë, ishin të mëshirshëm. Ata nuk ishin njerëz mashtrues, njerëz që pushtonin për qejfet e tyre dhe mbarë bota e pa, se ata ishin ndryshe, ishin njerëz të mirë dhe prandaj ua hapi zemrat, ua hapi dhe shtëpitë. Për këtë investoi profeti Muhamed (a.s).
 
Sot ne krenohemi me punën e atyre që ishin para nesh. Shikoni xhamitë e muslimanëve, është gjë e mirë, që xhamitë të jenë të bukura. Por kush është brenda këtyre xhamive?
 
Shikoni kështjellat e lashta të muslimanëve. A ka burra brenda këtyre kështjellave?
 
Nuk është ky civilizimi vëllezër. Civilizimi Islam pati njeriun dhe për njeriun të gjithë duhet të kontribuojmë.
 
Kush është njeriu i mirë? Të gjithë njerëzit duan të jenë të mirë, madje thonë “Jemi njerëz të mirë”. Zoti ka vendosur disa rregulla, me të cilat mund të matet njeriu, që me të vërtetë të quhet njeri i mirë.
 
Njeriu i mirë, pikësëpari është njeriu që beson në Zot, është njeriu që beson në veten e tij. Ai ka besuar se nuk ka ardhur kot në këtë jetë, se ka një Zot të mëshirshëm, një Zot që e ka krijuar në formën më të bukur. I ka dhënë mendjen, i ka dhënë të gjitha aftësitë: aftësinë për të folur, për t’u shprehur, për të punuar, madje i ka dhënë edhe aftësinë për të kundërshtuar Allahun (xh.sh). Ky është Zoti i gjithësisë.  
 
Nëse njeriu pikësëpari nuk beson te ky Zot, ky njeri realisht nuk ka vlerë.
 
Njeriu i mirë është njeriu, që beson tek Allahu (xh.sh), është njeriu që beson tek vetja e tij. Ai nuk sorollatet natën e ditën pa ditur se ku të shkojë. Ai e di se ka ardhur njëherë dhe ka për të dalë prej kësaj bote. Çdo njeri është unik në botë dhe muslimani e di këtë. Ai punon, sepse e di se është mëkëmbës i Zotit në tokë, prandaj mundohet të bëjë mirë, t’i shërbejë kësaj toke, ta rregullojë atë, se ia ka lënë amanet Allahu (xh.sh).
 
Njeriu i mirë është ai që e di, se një ditë ka për të dalë përpara Zotit. E di se ka për të dhënë llogari për gjithçka para Zotit, i cili e ka parë në çdo moment.
 
Ai njeri që nuk beson në jetën tjetër, kushdo qoftë ai, nuk ka mundësi të rrijë pa mashtruar, sepse nefsi është i dobët. Kurse njeriu, që e di se do të dalë një ditë përpara Zotit, ai në mos sot, nesër do të bëhet njeri i mirë patjetër dhe  do të mundohet të përmirësohet çdo ditë.
 
Njeriu i mirë është ai që e ka çliruar njëherë e mirë mendjen e tij, ka thënë “Këtu ka vetëm një Zot, nuk ka zot tjetër veç Allahut”. Nuk adhurohet pushteti, nuk adhurohet pasuria, nuk adhurohet epshi, adhurohet vetëm një, Allahu (xh.xh).
 
Njeriu i mirë ka kuptuar se edhe gjëja më e vogël i shërben asaj që është më lart, e ka kuptuar se bota inorganike i shërben botës bimore. Bota bimore i shërben asaj shtazore e të gjitha këto bashkë i shërbejnë njeriut.
 
Po ti o njeri kujt i shërben? Ti për kë je? Gjithçka qenka për ty. Ti vallë për kë je?
 
Njeriu i mirë e ka kuptuar thënien ku Zoti thotë: “Unë s’i krijova xhinët dhe njerëzit, vetëm se për adhurim”. Prandaj ai e kujton Allahun (xh.sh) në çdo moment dhe çdo punë e bën për të fituar kënaqësinë e Tij. Por kur ky njeri nuk njeh Zotin e gjithësisë, nuk respekton Allahun (xh.sh), vallahi ka treguar jeta, se askush s’ka për ta respektuar këtë njeri, sepse ai s’ka respektuar veten e tij.
 
 
 
Njeriu i mirë është njeriu i virtytit dhe moralit, njeriu i pastër, i pastër në shpirtin e tij, i pastër në mendjen e tij, i pastër në rrobën dhe trupin e tij. Ai është i pastër në të gjithë kuptimin e fjalës “i pastër”. Shembulli më i mirë është profeti Muhamed (a.s). Ai (a.s) ka thënë: “Mua më ka edukuar Zoti dhe ma ka përsosur edukatën, prandaj merrmëni për shembull”. Atë nuk e edukoi prindi, por Allahu (xh.sh) deshi kështu, prandaj e bëri atë njeriun më të moralshëm”.
 
Njeriu i mirë është ai që është i drejtë, është i mëshirshëm, është besnik, është bujar me të gjithë njerëzit.
 
Njeriu i mirë nuk është ai që thonë çifutët “Brenda nesh, çifutëve, duhet të respektojmë rregullat, ndërsa me njerëzit e tjerë nuk ka problem, se nuk janë njerëz, janë gjysmë njerëzish, madje janë kafshë”. Njeriu i mirë nuk është kështu. Njeriu i mirë është njëlloj me të gjithë njerëzit e tjerë, besimtarë apo jobesimtarë qofshin, sepse gjithçka ai e bën për Allahun (xh.sh).
 
Ky është njeriu për të cilin ka nevojë sot bota. Njeriu që në çdo situatë është i rregullt, është i moralshëm, nëse në të vërtetë beson në Allahun (xh.sh).
 
Njeriu i mirë sipas fesë islame, është njeriu që respekton mendjen e tij, njeriu që mëson, njeriu që lexon, njeriu që e ka kuptuar se fjala e parë që zbriti, ishte fjala “IKRA” (lexo). Ai njeri që është i paaftë në zanatin e tij, i paaftë në klasën e tij, ai që pret ndihmë prej të tjerëve, nuk është njeri i mirë në konceptin islam.
 
Ti mund të jesh i mirë në zemrën tënde, por je i paaftë, të tjerët të shikojnë me mëshirë dhe Zoti nuk e do diçka të tillë. Ai nuk do, që besimtari të shikohet me mëshirë, përkundrazi do që ti të jesh më i afti më i miri, më i miri për fëmijët tuaj, për familjen tënde, më i dobishmi për njerëzit e tjerë.
 
Kjo fe na ka mësuar, se nuk është ndonjë habi e madhe të jesh shkencëtar dhe të jesh besimtar, pasi kjo është gjëja më normale. Habia më e madhe është, të pretendosh se je shkencëtar dhe nuk beson tek Zoti, apo beson tek Zoti dhe nuk mëson.
 
Kjo fe na ka mësuar, se të dyja janë prej Allahut (xh.sh). Ky është njeriu i mirë, njeriu që çdo ditë lartëson veten e tij, çdo ditë përmirëson shkencën e tij, njeriu që zbaton urdhrin e Zotit.
 
Allahu (xh.sh) shprehet në shumë vende në Kuran: A s’e keni parë veten tuaj? A s’e keni parë botën ku jetoni? A s’e shikoni ushqimin që hani? Kujt i drejtohen këta urdhra?
 
Neve na drejtohen të gjitha këto. Pra Allahu (xh.sh) duket sikur na thotë: “Shikojeni botën, mësoni dhe përfitoni çdo ditë!
 
Njeriu i mirë është njeriu i punës, nuk është ai murgu apo dervishi që rri në xhaminë e tij e nuk del, duke menduar se “më mirë jam këtu, jam më i qetë me Zotin e gjithësisë”, por është njeriu që derdh djersën e tij për t’i shërbyer të gjithë botës. Është njeriu që ka kuptuar se puna është ibadet, puna është xhihad i shenjtë. Puna më e mirë është, që t’u shërbesh fëmijëve tuaj me djersën e ballit, që të mos shtrijnë dorën nesër.
 
Njeriu i mirë e ka kuptuar drejt hadithin e profetit (a.s) i cili ka thënë: “Nëse po bëhet Kijameti dhe ndonjëri prej jush ka në dorë një fidan, le ta mbjellë atë”.
 
Njeriu i mirë është ai që beson se ushqimi me i pastër është ushqimi që e fiton me djersën e ballit të tij. Njeriu më i mirë është tregtari, që është besnik. Profeti (a.s) ka thënë: “Tregtarin besnik e ringjall Zoti me shehidët, me dëshmorët në rrugën e Allahut (xh.sh)”.
 
 Njeriu i punës fatkeqësisht po humbet në xhamitë tona, po humbet në ambientet e muslimanëve. Sot shohim muslimanë, që kanë ngatërruar dynjanë me ahiretin, besimin tek Zoti me mbështetjen tek Zoti, njerëz që s’po kuptojnë se puna ka qenë dhe është ibadet, siç është namazi, si çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është njeriu që do Zoti i gjithësisë.
 
Një nga muslimanët bashkëkohorë, Zoti e mëshiroftë, e përshkruante njeriun musliman prej të cilit pritet hajr me 10 cilësi:
 
Ai thoshte: “Njeriu i mirë që duam të edukojmë, duhet të jetë:
 
1-  i shëndoshë në besimin e tij.
2- I rregullt në adhurimin  e tij.
3- I fortë në moralin e tij.
4- I rregullt në trupin e tij.
5- Me kulturë të gjerë.
6- I aftë për të fituar.
7- I dobishëm për të tjerët.
8- I kujdesshëm ndaj kohës së tij.
9- Shumë kërkues ndaj vetes së tij.
10- I sistemuar në punët e tij.
 
Prej këtij njeriu, dashtë Allahu, do të vijnë shumë mirësi.
 
Qëllimi kryesor i kësaj feje është njeriu i mirë. Islami kërkon njerëz të punës dhe jo njerëz të librave, as njerëz të historisë. Mos thuaj: “Ka qenë babai im, ka qenë gjyshi im”, por tregoje me punën tënde se kush je ti. Ky është njeriu që kërkon Zoti i gjithësisë, njeri që e tregon veten e tij me punë, me angazhim.
 
 
Për ta përmbledhur, dua që të mbani mend dhe të kuptoni dy gjëra:
 
1-  Gjëja e parë:
 
A e di se kontributi më i madh që mund të bësh, është rregullimi i vetes tënde. Nëse ti mundohesh të rregullosh veten tënde, ke bërë gjënë më të madhe. Nëse dëshiron ta lartësosh fenë e Zotit, lartëso besimin tënd. Feja është me njerëz, nuk është me xhind, nuk është me krijesa të padukshme. Ne jemi pjesë e fesë. Kur ti e respekton veten tënde, kur ti ngre veten tënde, ke ngritur fenë e Allahut (xh.sh). Prandaj profeti (a.s) tha: “Xhihadi më i madh është xhihadi me veten”. Shpesh rrimë dhe i bëjmë llogaritë të tjerëve. Nëse njeriu do të merrej seriozisht me veten e tij nuk do i dilte koha as të shikonte nga tjetri e jo më të merrej me të metat e tij. Prandaj le t’i kthehemi vetes tonë, të korrigjojmë gabimet dhe të përsosim punët dhe moralet tona, sepse tek e fundit Zoti për punën tonë do të na pyesë në ditën e Gjykimit.
 
 2- Gjëja e dytë:
 
Të punosh me një njeri, me qëllim që ta bësh atë njeri më të mirë, është gjëja më e madhe. Profeti (a.s) shfrytëzonte rastet më të habitshmet për të bërë një njeri të mirë.
 
Në betejën e Hajberit, profeti (a.s) caktoi si komandant Aliun (r.a). Pasi i dha shpatën, i tha: “Merre o Ali dhe dije, se nëse Allahu (xh.sh) të bën shkak, që një njeri i vetëm të udhëzohet në Islam, do të ishte më mirë për ty sesa e gjithë dynjaja me çka brenda”. Edhe në ato momente profeti (a.s) mendonte për vlerën e madhe që ka besimi dhe njeriu i mirë.
 
Mendoni pak vëllezër. Dikush është bërë sebep, që ne kemi hyrë në këtë fe. Përse të mos bëhemi unë e ti shkak që dikush të udhëzohet në Islam. Kjo është gjëja më e madhe që ne mund të bëjmë. Ai për të cilin ti do të bëhesh sebep, do të bëhet sebep për një të tretë. Kështu shtohet e mira dhe pakësohet e keqja.
 
 
 
E lus Zotin e gjithësisë me mëshirën e Tij më të pafund, me cilësitë e Tij më të bukura, me emrat e Tij më të lartë të na udhëzojë tek rruga e mirë, të na ndihmojë të bëhemi njerëz të mirë. Të na e tregojë rrugën e mirë tamam siç është ajo e të na japë forcë ta ndjekim atë. Të na e tregojë të keqen siç është ajo e të na japë forcë t’i largohemi asaj. E lusim Allahun (xh.sh) të na bëjë njerëz të mirë, Njerëz që kontribuojnë për familjen e tyre, për fëmijët e tyre, për shoqërinë e tyre.
 
           A M I N
 

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Hudbe Islame]     Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe                                                              8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
[Hudbe Islame] Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Hudbe Islame-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: