islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
21 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 21 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty20%Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty7%Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty7%Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty7%Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty7%Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty7%Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty7%Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty37%Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3007 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri tukuluki

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rezarta
Antar-aktiv
Antar-aktiv
rezarta

Numri i postimeve : 239
Data e regjistrimit : 24/02/2013

Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe Empty
MesazhTitulli: Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe   Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe EmptyWed 2 Oct 2013 - 21:13

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.
O ju musliman,
Frikojuni Allahut, mos harroni se jeni duke jetuar në një botë kalimtare ku statusi i juaj në të është ai i mysafirit dhe se tek Allahu është kthimi i vërtet. Tani jemi në prag të muajit Dhul Hixhe, muaj madhështor i cili në vete përmban shumë begati e merita dhe adhurime të llojllojshme. Dhjetë ditët e para të këtij muaji Allahu i theksoi në Kuran duke thënë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhe)!”. Fexhër 1-2.
Imam Buhari, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij shënon një hadith prej Ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka vepër më të vlerësuar dhe me sevap më të madh, sesa një vepër e mirë që bëhet gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhes”. Dikush e pyeti: “As pjesëmarrja në xhihad?!” Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “As pjesëmarrja në xhihad, përveç një burri i cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën”.
 
Në një transmetim tjetërNuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek Zoti, sesa këto dhjetë ditë”. Shokët e tij, të çuditur e pyetën: “Edhe se pjesëmarrja në xhihad, o i dërguar i Allahut?!” Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ua ktheu: “Përveç një burri i cili ka dalë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën”.
Këto dy hadithe, janë tregues se dhjetë ditët e Dhul Hixhes, janë ditët më të mira të vitit pa përjashtim, madje janë më të mira edhe se dhjetë ditët e fundit të ramazanit. Por, dhjetë netët e fundit të ramazanit janë më të mira, pasi në to gjendet nata e Kadrit e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Kështu, kuptohen më mirë hadithet dhe vlerat e secilit sezon.
Po ashtu hadithet na mësojnë se veprat që kryhen në dhjetë ditët e para të këtij muaji janë më të dashura tek Allahu  se sa veprat e ditëve të tjera të çdo muaji, dhe se këto ditë janë më të mira se lufta në rrugë të Allahut, duke e bërë përjashtim këtu luftën në të cilën burri del me veten dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën. I vetmi ky lloj i luftës në rrugë të Allahut është më me vlerë se sa dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe.
 Allahu në këto ditë e preferoi agjërimin duke e përjashtuar këtu ditën e dhjetë, për shkak se ajo është dita e Kurban Bajramit. Hafsa,Allahu qoftë i kënaqur prej saj, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, katër gjëra nuk i linte kurrë: “Agjërimin e ashuras (ditës së dhjetë të Muharremit), agjërimin në dhjetë ditët e Dhul Hixhes, agjërimin e tri ditëve të çdo muaji dhe faljen e dy rekateve përpara sabahut”.
Në këto ditë  po ashtu preferohet shpeshtimi i përmendjes së Allahut, falënderimi i Tij, madhërimi i Tij dhe është mirë që të ngrihet zëri gjatë përmendjes së Allahut nëpër tregje. Allahu, azze ue xhel, thotë: “të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara” Haxh 28.
 Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij shënon prej Ibën Omerit dhe Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se këta dy dilnin në tregje, e madhëronin Allahun me tekbire dhe njerëzit e madhëronin se bashku me ta.
 Tekbiret janë sunet të thuhen gjatë tërë ditëve të dhjetëditëshit të parë të Dhul Hixhes dhe ditëve të bajrameve, në çdo kohë. Kurse në mëngjesin e ditës së Arafatit, pas namazit të sabahut e deri në ditën e katërt të Bajramit pas ikindisë është sunet pas çdo namazi t’i këndojmë tekbiret pas namazeve të detyruara (farze). Forma e tekbireve është: Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe il-lAllahu uallahu Ekber. Allahu Ekber ue lilahil hamd.
Pasi që secili njeri nuk mundet të shkojë në Haxh, Allahu ia zëvendësoi robit Haxhin me këto ditë të bekuara e të vlefshme, dhe e mësoi se veprimi i punëve të mira në to ia tejkalon në shpërblim edhe luftës në rrugë të Allahut.  Në këto ditë bie dita e Arafatit e cila është dita më e mirë. Ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij shënon një hadith prej Xhabirit, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e mirë është dita e Arafatit”. Agjërimi i kësaj dite është shkak për faljen e mëkateve të vogla të vitit të kaluar dhe atij që vijon. Është pyetur Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, për agjërimin e ditës së Arafatit dhe ka thënë: “Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm”. Po ashtu thoshte, sal-lallahu alejhi ue selem: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.”
Kjo ditë pëlqehet të agjërohet nga ai i cili nuk është në Haxh, ndërsa haxhiu nuk duhet ta agjërojë për arsye se atë ditë duhet të jetë i fortë që ta adhurojë Allahun më tepër, ta përmend më tepër, të lutet më tepër, se ajo ditë është ditë e faljes së gjynaheve dhe lirim prej zjarri. Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, e përcjell një hadith prej Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë që lirohen më së shumti nga zjarri i xhehenemit se dita e Arafatit, Allahu u afrohet atyre, pastaj lavdërohet me ata para melaqeve dhe thotë: “Çfarë dëshirojnë ata?!”.
Ibën Abdulberri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kjo aludon se ata janë të falur nga mëkatet, për shkak se Allahu nuk lavdërohet me gabimtarët dhe mëkatarët, përveç pas pendimit dhe faljes”.
Gjithashtu, Ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, transmeton se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit. Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e kësaj bote dhe lavdërohet me banorët e tokës ndaj banorëve të qiellit”. Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Allahu i Lartësuar lavdërohet me ata që qëndrojnë në Arafat tek melaqet dhe thotë: “O melaqet e Mi, shikoni robërit e Mi, më kanë ardhur të pakrehur, të pluhurosur (nga rruga) dhe duke sakrifikuar”.
Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, thoshte: “Lutja më e mirë është ajo e ditës së Arafatit, ndërsa fjala më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është “La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul Hamdu ue Huve ala kul-li shejin Kadir” (S’ka të adhuruar përveç Allahut Një dhe të pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send).
Në këtë muaj të begatshëm bie edhe dita e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si dita e Haxhit të Madh. Në këtë ditë haxhilerët e plotësojnë Haxhin e tyre, i therin kurbanët, i gjuajnë gurët, i rruajnë ose i shkurtojnë flokët, e kryejnë Tavafin në Qabe, ecin mes Safës dhe Meruas, ndërsa muslimanët të cilët nuk janë në Haxh anekënd botës e falin namazin e Bajramit dhe e përmendin Allahun.
Në këtë muaj të begatshëm bien edhe ditët e ashtuquajtura “të caktuara”, të cilat janë ditët e qëndrimit në Mina. Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, e përcjell një hadith prej Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë: “Ditët e qëndrimit në Mina janë ditë të ngrënies, pirjes dhe përmendjes së Allahut”.
Këto ditë janë ditët e numëruara, të caktuara, të cilat i thekson Allahu në Kuran: “Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut)“. Bekare 203.
Këto tre ditë janë pas ditës së Bajramit, preferohet në to përmendja e Allahut, duke filluar prej tekbireve të caktuara pas çdo namazit të detyruar, pastaj përmendja dhe madhërimi i Allahut gjatë prerjes së kurbanit, gjatë gjuajtjes së gurëve, gjatë ngrënies dhe pirjes, e kështu me radhë.
Në përgjithësi muaji i Dhul Hixhes është muaj i adhurimeve të llojllojshme, muaj i begative të ndryshme, është muaj prej muajve të Haxhit ku ndalohen luftërat dhe në këtë muaj kryhet Haxhi në Qabe.
Prandaj o ju musliman, falënderoni Allahun për këtë begati të madhe, shfrytëzoni mirësitë e saj dhe mos u bëni prej të shkujdesurve.
Allahu, azze ue xhel, thotë: “Nuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë. E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ju më parë ishit të humbur! Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë. Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën tjetër. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit) Këtyre do t’u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari. Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (nëMina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!“ Bekare 198-203.
nga arabishtja: Irfan JAHIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Adhurimi ne muajin Dhul Hixhe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: