islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
21 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 21 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty20%[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty7%[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty7%[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty7%[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty7%[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty7%[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty7%[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty37%[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3007 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri tukuluki

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë-----

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- Empty
MesazhTitulli: [Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë-----   [Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- EmptyMon 30 Sep 2013 - 23:42

[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- 200-150_1380526229
Vendet e shenjta për muslimanin paraqesin një rëndësi të madhe. Ato, në radhe te pare, janë te zhveshura nga vizitat e pamoralshme, respektivisht, vizitat e motivuara nga epshet, teket, pasionet e kota, etj.
Vizita e këtyre vendeve te shenjta behet me qellim afrimi tek Allahu dhe mu për këtë ky vizitor, nuk i ngjan vizitorit tjetër as ne brendësi (qellim) dhe as ne pamjen e jashtme: s'ka lakuriqësi, s'ka epshe, s'ka ndasi, s'ka alkool…
Mu për këtë, ne vendosem qe si përkujtim për vete dhe vëllezërit tanë, te përgatisim një artikull modest, nga i cili do te kenë dobi tërë muslimanët, e ne veçanti ata qe do ta mësyjnë Qabenë e lavdishme. Artikulli ynë nuk është përshkrues i ritualit, jo, ai me tepër ka te beje me stimulime dhe nxitje për vizitën e tij, mirësitë dhe dobitë e tij, mësimet, këshillat dhe urtësitë qe përfitohen prej, dispozita përkitazi me te, e gjera te ngjashme.

Qabeja është vend më i mire në sipërfaqen e tokës, te cilën e dalloi Allahu, siç thotë:
"Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, ". (Kasas, 68)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"Pasha Allahun! Ti je vendi me i mire i Allahut, ti je vendi me i dashur i Allahut tek Allahu, dhe sikur te mos me nxjerrin banoret tu prej teje (me dhune) kurrë nuk do te lija". (Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Mekka është vend i shtëpisë se Allahut.

Në Mekke gjendet shtëpia, e cila është shtëpi e Allahut, ne te cilën adhurohet dhe nuk i përshkruhet shok. Thotë Allahu:
"ِShtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin". (Ali Imran, 96)
"Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta". (Haxh, 27)

Qabeja është ndërtuar nga Ibrahimi, alejhi's selam.

Sigurisht se njeriu për ta arsyetuar bukurinë e shtëpisë, veturës, punimit, etj, do te thoshte "Po këtë e ka ndërtuar-punuar-shkruar filani", dhe ne, muslimanët, themi se këtë shtëpi te madhërishme e ka ndërtuar njeri nga te dërguarit e Allahut, i shquar dhe dominuar prej Allahut me epitet te larta, si: baba i pejgamberëve, i dashur i Allahut (Halilu'rr Rrahman), ummet, njëri nga ulul azmi-t, ai është Ibrahimi, alejhi's selam se bashku me të birin, Ismailin, alejhi's selam. Thotë Allahu:
"Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.
Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai".
Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!
Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!
Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.". (Bekare, 125-129)


Vjetërsia e Qabesë.


Thotë Allahu: "Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin". (Ali Imran, 96)
Ka thënë Ibni Kethiri: "Allahu na lajmëron se shtëpia e parë e vënë në tokë për adhurim për te gjithë njerëzit, të cilën bëjnë tavaf, falen në të dhe bëjnë I'tikaf në të është në Mekke, respektivisht Qabeja, të cilën e ndërtoi Ibrahimi, alejhi's selam…".
Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Dherr'rri se ai ka thënë:
"E pyeta te dërguarin e Allahut: Cila është xhamia e pare e ndërtuar ne toke? Tha: Qabeja. Pastaj cila? Tha: Mesxhdi Aksaja. Thashë: Sa ka ndërmjet tyre? Tha: 40 vite. Thashë: Pastaj cila? Tha: Kudo që të të zë namazi falu ngase ajo (toka) e tëra është xhami". ([1])
Ibni Ebi Hatimi rrëfen se Aliu ka thënë ne koment te këtij ajeti (Ali Imran, 96):
"Shtëpitë ishin kible ndërsa Qabeja është shtëpia e parë për adhurimin e Allahut".

- Sudiu mendon se Qabeja është shtëpia e pare e ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës, si për adhurim po ashtu edhe si ndërtesë.
- Disa thonë se Qabeja nuk është shtëpia e parë e vënë në tokë porse vendi në të cilin është vendi ku për herë të parë është ndërtuar shtëpi në tokë.
- Disa kanë thënë se kjo nuk është shtëpia e parë e ndërtuar në tokë, jo, por është shtëpia e parë e ndërtuar për adhurim ngase para saj në tokë kishte shtëpi të shumta. Është rrëfyer se kur Aliun e kishte pyetur një njeri:
"A nuk me tregon diç për Qabenë se a është shtëpia e parë në tokë?, kishte thënë: “Jo, ajo është shtëpia e parë e vënë në begati në mekamin e Ibrahimit, dhe ai, që hyn në të është i sigurte".
Ngjashëm me këtë ka thënë edhe Metari, i cili thotë:
"Ka pasur shtëpi edhe para saj porse Qabeja ëhtë shtëpia e parë për adhurim".
Janë rrëfyer thënie te ndryshme përkitazi me ndërtimin e Qabesë, te cilat ne do t'i sjellim ne forme përmbledhëse:
- Është ndërtuar para se te krijohen shtate pale toke, te cilat me pas janë vene nen te,
- Allahu e ka krijuar Qaben 2000 vjet para se ta krijoi token ndërsa Arshi i Tij ishte mbi ujë,
- Allahu se pari krijoi Qabën e pastaj vendosi token nen te,
- Allahu krijoi Qabën paralel me token kështu qe si krijoi token e vuri ne te Qabën,
- Ajo është shtëpia e pare e vene ne toke, rreth te cilës bene tavaf Ademi, alejhi's selam dhe njerëzimi më pas,
- Qabeja ka zbritur se bashku me Ademin prej Xhennetit, rreth se cilës ai beri tavaf. Kur ndodhi tufani, ku u fundos populli i Nuhut, alejhi's selam, Allahu e ngriti atë dhe e pastroi ne mënyrë qe te mos e godet dënimi i banoreve te tokës. Ajo u be Bejtu'l Ma'muri ne qiell derisa erdhi Ibrahimi, alejhi's selam, i gjeti gjurmët e saj dhe e ndërtoi ne po ato themele.

Ebu Xha'feri mendon se thënia me e qëlluar është ajo qe Allahu përmendi ne ajet se ajo është shtëpia e pare e ndërtuar për adhurim.

Kanë polemizuar se kush e ndërtoi i pari Qabenë:
„ Melaiket para Ademit,
„ Ademit, alejhi's selam,
„ Thuhet se Ademit e ka ndërtuar nga pese kodra: Kodra Hira, Turi Sina, Turi Zejt, kodra e Libanit dhe kodra El Xhudijj. Ky mendim është i çuditshëm (i pasigurte)
„ Është thënë se i pari e ka ndërtuar Shiti, alejhi's selam, i biri i Ademit, alejhi's selam.
Sido qe te jete, këto mendime janë te transmetuara nga ithtarët e librave qiellore dhe janë te natyrës, qe as nuk bën te vërtetohen dhe as te mohohen përderisa nuk ka ndonjë tekst qe vërteton autenticitetin apo dobësinë e tyre.

Siguria e Qabesë.

Thotë Allahu:
"Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave ". (Bekare, 126)
“S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët". (Haxh, 25)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë ditën e çlirimit te Mekkes: Nuk ka migrim me prej Mekkes por ka xhihad dhe nijet. Nëse iu thërret udhëheqësi për lufte (jashtë Mekkes) përgjigjuni atij…Këtë vend e ka bere të shenjte Allahu ditën kur krijoi qiejt dhe token. Ai është i shenjte (i ndaluar për ta përdhosur) me shenjtëri prej Allahut deri ne Ditën e Kijametit dhe se lufta nuk i është lejuar askujt para meje dhe as mua, me përjashtim te një pjese te vogël te ditës.
Ai është i shenjte me shenjtëri prej Allahut deri ne Ditën e Kiametit; nuk prehen ferrat e tij, nuk trembet gjahu i tij, nuk merret sendi i gjetur përveç nëse e njeh atë dhe nuk pritet bari i tij. Ibni Abbasi e pyeti: Përveç idh'harit ([2]) ngase ai është për farkëtarët dhe shtëpitë e tyre. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: Pra përveç idh'harit (ky lejohet te prehet)". ([3])
Hixhreti (migrimi) nga Mekka ne Medine para çlirimit te Mekkes ishte obligim, por pas çlirimit, ky obligim ra ngase Mekkeja u be vatër islame. Kjo sa i përket migrimit nga Mekka, ndryshe migrimi nga vendet joislame, ku feja nuk praktikohet lirshëm, mbetet detyrim deri ne Kiamet. Ja disa komente te dijetareve rreth hixhretit:
- Pas çlirimit te Mekes, Mekeja është bere vatër islame kështu qe me nuk ka nevoje te lëshohet nga frika e pabesimtareve.
- Nuk ka hixhret qe ka vlere siç ka patur hixhreti prej Mekkes ne Medine ne kohen e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, siç thotë Allahu:
"E, ç'keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni". (Hadid, 10)

***

"Ibrahimi e ka shenjtëruar Mekken dhe e ka siguruar atë ndërsa unë e kam shenjtëruar Medinën kështu qe çdo gjë, qe ehte ne mes dy vijave (harr'rreve ne lindje dhe perëndim) nuk lejohet as te trembet gjahu dhe as te priten ferrat".
Meqë ne hadithin e lartpërmendur citohet se ajo është shenjtëruar prej Allahut te Madhëruar ndërsa këtu nga Ibrahimi, alejhi's selam, dijetaret për përputhjen e këtyre haditheve kane dhënë këto mendime:
- Ajo ka qene e shenjte prej kur Allahu krijoi qiejt dhe token porse shenjtëria e saj iu fsheh njerëzve derisa erdhi Ibrahimi, alejhi's selam dhe e shpalli atë. Ky njehnit është mendimi me i qëlluar.
- Ajo deri ne kohen e Ibrahimit, alejhi's selam nuk ishte e shenjte kështu qe me ardhjen e tij ajo merr këtë status.
"Në Mekke askush nuk lejohet të bart armë".
"Ibrahimi ishte rob i Allahut dhe i dashur i Tij ndërsa unë jam rob dhe i dërguar i Allahut. Ibrahimi e shenjtëroi Mekken ndërsa shenjtërova (bëra te ndaluar) Medinën, respektivisht atë, qe është brenda zonës se Labitejve (harr'rreve ne lindje dhe perëndim), ferrat dhe gjahun. Nuk bartet arma për mbytje dhe nuk priten pemët-drunjte (barishtet) e saj përveç për ushqim (sane) deveje".
Dijetaret islame janë dakorduar për ndalimin e prerjes se drunjve, te cilët nuk i mbjell njeriu por polemizuan për drunjte, qe i mbjell njeriu.
- Maliku thotë se njeriu kështu bën mëkat por nuk ka nevoje për shpagim,
- Ebu Hanife dhe Shafiu thonë se duhet shpagim porse Shafiu mendon se për pemën e madhe duhet dhënë një lope ndërsa për pemën e vogël një dele. Ngjashëm me këtë ka thënë edhe Imam Ahmedi.
Ebu Hanife thotë se duhet dhënë vlerën e saj-pemës. Shafiu mendon se vlera jepet për barin e haremit-zonës se shenjte, ndërsa nëse lopa han barin kjo lejohet, sipas tij, derisa Imamët Ebu Hanife, nxënësi i tij, Muhammedi dhe Imam Ahmedi, nuk pajtohen me te. Këta thonë se nuk lejohet.
Kështu nuk lejohet as gjahu i Mekkes, respektivisht zonës se shenjte. Disa thonë se nëse gjahu ik dhe hyn ne zonën shenjte atëherë lejohet therja e tij. Ndërsa Ebu Hanife dhe Imam Ahmedi kane thënë se kjo gjë nuk lejohet. Sipas tyre gjahu ndalohet përherë dhe ne çfarëdo rrethane qofte njeriu (muhrim apo jo). Nëse e vranë gjahun duhet dëmshpërblim.
"Ebu Hurejre transmeton: Kur njerëzit shihnin frutat e pare te pemëve ia sillnin Pejgamberit disa dhe ai kur i merrte lutej O Allahu ynë! Na jep bereqet ne frutat tone, ne beko Medinën tone, na beko sain dhe mundin (njësi matëse) tone.
O Allahu ynë! Ibrahimi ishte robi, i dashuri dhe pejgamberi e edhe unë jam robi dhe pejgamberi yt. Ai te luti për Mekken ndërsa unë te luta për Medinen ngjashëm siç te luti Ibrahimi për Mekken dhe një here me shume (te lus unë për Medinën). Pastaj thërriste fëmijën me te vogël dhe ia jepte ato fruta. Ne një version: "Bereqet me bereqet", pastaj ia jepte ato (frutat) fëmijës me te vogël. (Muslimi)
"Këtë qytet e ka shenjtëruar Allahu ditën ku krijoi qiejt dhe token. Ai, me shenjtëri te Allahut, mbetet i shenjte gjer ne kiamet...". (Muslimi)
Ushtria e Ebrehese kishte ardhur me elefantë ta shkatërronte Qaben e ndritur. Kur u afruan afër Mekkes, Allahu, subhanehu ve teala, ua dërgoi disa shpeze, te cilat i sulmonin me gurë te ndezur flake duke mbetur përfundimisht sikurse pema e krimbur.
Allahu, subhanehu ve teala, kishte obliguar nje shpend te caktuar për një ushtarak te caktuar; te cilin do ta gjuante me këtë guri qe trupin e tij dhe te elefantit do t'i digjte për te rene te vdekur/ngordhur qe te dy ne te njëjtën kohe.
Një ushtar kërceu nga shpina e elefantit te tij dhe iku e u fsheh ne Qabe. Ky shpend, i cili e kishte për obligim ta mbys këtë njeri qëndroi ne dege te një pemeje dhe priste. Shkuan shpendët tjera dhe u qetësua vendi. Doli njeriu duke u përvjedhur dhe shikonte ne qiell. Mendoi se shpëtoi por me te dalur nga zona e Haremit, vendit ku ndalohet mbytja, shpendi nxitoi dhe e sulmoi me guri duke rene njeriu menjëherë i vdekur për toke. Ja kështu u realizua fjala e Allahut, subhanehu ve teala:
"dhe kush hyn në te, ai është i sigurt ". (Ali Imran, 97)([4])
Edhe një gjë, qe duhet përmendur, ne mënyrë qe te mos keqkuptojmë. Edhe pse Qabeja dhe Medineja janë te shenjta megjithatë njeriu qe bën krime e strehohet ne këto vende nuk do te thotë se ka siguri. Kur Amr b. Seidit i ishte përmendur hadithi për shenjtërinë e Mekës, qe ne përmendëm disa here pak me larte, here si tërësi e here si pjese-pjese, ai kishte thënë:
"Haremi (vendi i shenjte) nuk mbron mëkatarin, vrasësin dhe as kriminelin". (Buhariu)


Allahu largon te keqen prej Mekkes, Qabës.


Në Kur'an thuhet:
"All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz". (Maide, 97)
Ne koment te këtij ajeti është thënë:
"Për hire te madhërimit te kësaj shtëpie, Allahu ua largon te keqen. Ibni Abbasi ka thënë: Sikur njerëzit te mos e bënin haxhin, Allahu do t'ua hidhte qiellin mbi koke…".


Vizita e Qabesë shkas për te shpëtuar prej dënimit te Xhehennemit.

Thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an: "All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç'ka ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve)". (Maide, 97)

Ata që sulmojnë Qabën e nuk ndëshkohen le ta dinë se kjo është vetëm një mashtrim për ta.

Thotë Allahu: "Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai". (Bekare, 126),
d.t.th., se Allahu iu jep afat e pastaj i ndëshkon ashpër, siç thotë Allahu: "Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë". (Haxh, 48)
Ne dy sahihët qëndron: "Nuk ka askush qe bën durim me shume se Allahu; Atij i thonë se ka fëmijë ndërsa Ai i furnizon dhe i shëron".
Ne një hadith tjetër qëndron:
"Allahu i jep afat tiranit por kur ta ndeshje nuk i shpëton dot",
pastaj lexoi Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam nga Kur'ani: "Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër". (Hud, 102). ". (Buhariu)


Allahu obligon nderimin e Qabesë:

"A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?".(Ankebut, 67)
"Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë". (Kasas, 57)


Të mirat kudo qe janë ne bote gjenden atje.

Bazuar ne ajetin kur'anor:
"Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë". (Kasas, 57), dijetaret kane përmendur se nuk ka e mire ne këtë toke dhe nuk ka asnjë lloj pemësh qe nuk gjendet atje: ose mbjellën atje ose nëpërmjet tregtisë shiten atje".

Allahu obligoi çdo muslimani ta vizitoje këtë shtëpi ashtu siç duhet.

Ai në lidhje me vizitën thotë: "vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". (Ali Imran, 97),
Megjithatë vizita duhet te jete e sinqerte, duhet te jete e pastër, duhet te jete e zhveshur nga çdo forme e kote adhurimi, siç thotë Allahu:
"Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, 4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!". (Kurejsh, 3-4)
Mu për këtë qellim, ne muslimanet, gjate vizitës se Qabesë, gjate haxhit por edhe jashtë kohës se tij, ne nuk e adhurojmë Qaben, por e adhurojmë Zotin e Qabesë. Qabeja për ne është vetëm vend drejtim për lutje. Adhurimi ne Qabe nuk është forme politeizmi sikur bën pabesimtaret, qe adhuroni e adhurojnë puta duke thënë:
"Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar". (Zumer, 3).
Jo, Qabeja për ne nuk është ndërmjetësuese tek Allahu, neve vetëm urdhërohemi qe gjate lutjes te kthehemi kah ai vend dhe nuk e kemi te kushtëzuar qe te falemi ne te. Për neve kudo qe te jemi, me përjashtim vendeve te ndyta, toka është xhami-faltore.


Është kible e muslimanëve.

Thotë Allahu: "َNe shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhurruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo që veprojnë ata". (Bekare, 144)
"Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhurruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo që veprojnë ata". (Bekare, 149)
"Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush". (Bekare, 150)


Është vendi më i dashur i Allahut.

Kur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte bere hixhretin kishte thënë:
"Pasha Allahun! Ti je vendi me i mire i Allahut, ti je vendi me i dashur i Allahut tek Allahu, dhe sikur te mos me nxjerrin banoret tu prej teje (me dhune) kurrë nuk do te lija". (Ahmedi dhe Tirmidhiu)
Në një version tjetër qëndron:
"Sa e bukur je dhe sa e dashur je tek Allahu. Sikur te mos me nxirrnin me dhune banoret tu nuk do te banoje askund tjetër". (Tirmidhiu Shejh Albani thotë se është sahih)
Namazi ne te është i shpërblyer shumëfish më shumë, respektivisht me 1.000.000 namaze.
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"Namazi ne xhaminë time është me i mire se sa një mije namaze ne xhamitë tjera, përveç Qabesë. Namazi ne Qabe është me i mire se namazi ne xhaminë time për 100 here". (Ahmedi) (100*1000= 1.000.000)


Haxhi dhe umreja janë shkaqe te fshirjes se mëkateve.

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"Umreja deri ne umre shlyen mëkatet ndërmjet tyre ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit". (Buhariu dhe Muslimi)

Vizita e saj shlyen varfërinë.

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë: "Haxhin dhe umren bëjini paralel (pasone njërën me tjetrën) ngase ato dyja shlyejnë varfërinë dhe mëkatet ashtu sikur gjyryku i farkëtarit largon ndryshkun e hekurit, arit dhe argjendit. Për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim përveç Xhennetit".

Allahu është betuar ne te, gjë qe dëshmon për vlerën e këtij vendi. Thotë Allahu:
"Betohem në këtë qytet!". (Bled, 1),
"Dhe këtë qytet të sigurisë!". (Tin, 3)


Mekkeja është kryeqendra e te gjitha vendeve.

Ajo dallohet prej te gjithave: "Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur'anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t'u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr". (Shura, 7)

Ky vend është zgjedhur prej Allahut që të jetë vend i dërgimit të pejgamberit të Tij të fundit.

Këtë vend te bekuar Allahu i Madhëruar e zgjodhi qe te jete skena e pikënisjes se shpalljes se librit te Tij te fundit dedikuar njerëzimit, Kur'anit, i cili është udhëzim, mëshirë, drite, ngushëllues, shërues, mësues, shok, vëlla, prind, është shpëtim për njeriun.
Natyrisht se nuk janë te panjohura fillimet e para te shpalljes se fesë islame ne kodrën e Mekkes, Hira-në, ku Allahu frymëzoi njeriun me te ndershëm, Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam me fjalën dhe udhëzimet e Tij. Thotë Allahu: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)". (Alak, 1)
"Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim". (Isra, 82 )
"Edhe ky (Kur'an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t'i tërheqësh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur'anin), ata edhe e falin namazin rregullisht". (En'am, 92)


Mekkeja është vend ku Allahu ka mposhtur pabesimtarët.

Meqë ky vend është vend, ne te cilin është ndërtuar shtëpia e Allahut, është vend, qe sipas shumicës se dijetareve është vendi më me vlere ne toke, Allahu ata që tentuan ta shkelnin nderin e këtij vend i mposhti. Rasti i mbreit Ebrehe te Jemenit, i cili kishte dashur ta shkatërronte Qaben, është me se i njohur për ju. Allahu ne Kur'an thotë:
“A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar? Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!". (Fil, 1-5)
Sa'diu ne koment te kësaj kaptine ka thënë:
"A nuk e pe fuqinë dhe madhështinë e Allahut, mëshirën e Tij ndaj robërve, argumentet e Njëshmërisë se Tij dhe a u binde për sinqeritetin e te dërguarit te Allahut, Muhammedit, alejhi's selam nëpërmjet asaj qe i ndodhi luftëtarëve me elefant, te cilët gati sa nuk e shkatërruan shtëpinë e Tij te shenjte?!
Ata u përgatitën për këtë gjë dhe për ta shkatërruar Qaben me vete morën elefant dhe një ushtri, te cilës arabet nuk do t'i bënin balle dot. Ata erdhën nga Jemeni dhe Habeshi por kur u afruan afër Mekkes, arabet, nuk kishin mundësi ta mbrojnë, e lëshuan atë nga frika, kështu qe Allahu ua dërgoi shpezët, te cilat bartnin gurë te zjarrte, te cilët ua hidhnin ne trup…Kjo ngjarje ndodhi ne vitin, në të cilin u lind Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam".

Mekka me historinë e saj bind durimtarin se fundi i tij është shpëtim, durimi i tij është shpërblim, llogaria e tij është lehtësim, shtëpia e tij është gëzim…Nëse muslimani përkujton Ibrahimin, Haxheren dhe foshnjën e vogël, Ismailin, alejhimu's selam, dhe peripecitë e mundimet e tyre ne atë vend, ku se pari Ismaili mbetet "jetim" edhe pse babain e kishte gjalle, Haxherja mbetet "e veje", edhe pse burrin e kishte gjalle, dhe megjithatë, për shkak se e tere ngjarja, sikur çdo gjë tjetër, ndodhe sipas caktimit te Allahut, për çka e pyeti edhe Haxherja Ibrahimin: "A Allahu te ka urdhëruar të na lësh këtu!"([5]), ajo beri durim, u be e forte, dhe shpërblimi për durimin e saj ishte se pari gjetja e ujit, çka do te thotë se Allahu nuk e harron robin e Vet, pastaj banimi i Mekkes me njerëz dhe se fundi shpallja e te birit pejgamber.
Pra ia vlen qe njeriu te sakrifikoje ne këtë aspekt sepse edhe nëse nuk do te behet pejgamber, sepse pas Muhammedit, alejhi's selam nuk ka më pejgamber, megjithatë shpërblimet tjera nuk do t'i mungojnë.


Përgatiti: Sedat Islami

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë----- 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
[Teme Islame]------Vlera e Mekkes dhe shtëpisë së shenjtë-----
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: