islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
16 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 16 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty20%Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty7%Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty7%Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty7%Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty7%Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty7%Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty7%Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty37%Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Ramazani dhe Nata e Kadrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi

Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Ramazani dhe Nata e Kadrit Empty
MesazhTitulli: Ramazani dhe Nata e Kadrit   Ramazani dhe Nata e Kadrit EmptyFri 2 Aug 2013 - 14:48

Ramazani dhe Nata e Kadrit 

 Ramazanit po i afrohet fundi. Ditët e bekuara të këtij muaji kaluan shumë shpejtë. Sapo u mësuam me këtë regjim të agjërimit, me disiplinën e trupit e të shpirtit…

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ku e di ti se ç’është nata e Kadrit?Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (El-Kadr: 1-5)

Ramazanit po i afrohet fundi. Ditët e bekuara të këtij muaji kaluan shumë shpejtë. Sapo u mësuam me këtë regjim të agjërimit, me disiplinën e trupit e të shpirtit, sapo i zbuluam bukuritë e Ramazanit dhe përjetuam kënaqësitë e begatitë e pranverës qiellore të Ramazanit, ja, pra, tani na duhet të mendojmë në ndarjen prej tij.

Jemi në dhjetëditëshin e fundit dhe pikërisht në Natën e madhe të Kadrit.

Në këtë natë, në natën e sotme para 14 shekujve, në shpellën e malit Hira ndodhi diçka e jashtëzakonshme, ndodhi mrekullia më e madhe e të gjitha kohëve. Papritmas u ndërpre nga të gjitha anët vetëdija njerëzore nga meleku më i mirë – Xhebraili (a.s.). Kjo ishte një natë kur u shndriti gjithësia nga të gjitha anët. Në natën e sotme para 14 shekujve, prijësi i melaqeve Xhibrili (a.s.) erdhi për herë të parë te Muhammedi (s), të cilin e gjeti në shpellë duke medituar dhe duke u lutur për zbulimin e së vërtetës. Dhe papritmas ndodhi zbulesa – zëri i së vërtetës absolute. Kjo qe një kthesë e madhe ndërmjet dy periudhave dhe pika e parë e mëshirës së Zotit që erdhi t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë, nga errësira e injorancës në dritën e diturisë e të shkencës.

Kjo natë, pra është një natë e vlefshme në të cilën u shpall Kitabi i vlefshëm. Iu shpall të dërguarit të vlefshëm nga një popull i vlefshëm.

Vetëm në natën pranverore të Ramazanit është nata e 27, Nata e Dritës mbi dritat, Nata më shndritshme se çdo ditë, më e vlefshme se një mijë muaj, më e gjatë se çdo zgjatje kohore, Nata e cila bëri pajtimin e Qiellit dhe Tokës – Nata e fatit të botës dhe Nata e shkëlqimit të diturisë. Pikërisht në këtë natë na është dhuruar Fjala e Penda dhe Pllaka e Xhibrili dhe Pejgamberi e Libri – ato frytet e amshuara të pranverës qiellore të Ramazanit. Në këtë natë hapen të gjitha dyert qiellore dhe koret e melaqeve me Ruhin në krye, melaqet e fronit (Arshit) të All-llahut, pelegrinojnë Tokën dhe tokësorët. Dhe sikur dikur edhe sot në Ramazan, në Natën e tij më të bekuar freskojnë dhe ruajnë kujtimin e gjallë për Pejgamberin e Islamit, të cilit All- llahu (xh. sh.) pikërisht atë natë ia dha në trashëgim Kitabin (Librin) e përjetshëm, Lapsin, Lehvën dhe të gjitha mbretëritë qiellore e tokësore. Në këtë natë, të gjitha dritat qiellore dhe tokësore e bashkojnë shkëlqimin e tyre me dritën e Fjalës kur’anore që shkëlqen me pastërtinë e së vërtetës. Në këtë natë përzihen melaqet dhe njerëzit në pamjet e tyre të pastra e të pa shtrembëruara dhe pikërisht në këtë natë, All-llahu (xh. sh.) u tregon edhe njërës edhe palës tjetër, mbretëritë e qiellit e të tokës, deri atëherë të papara dhe të panjohura, të fshehura nga sytë e dritës së përditshme. U tregohet edhe Froni i të Gjithëmëshirshmit në lavdinë e tij qiellore, oborret dhe pallatet rreth tij të stolisura, ku janë vendosur shpirtrat e pejgambereve, evliave, shehidëve dhe të drejtëve tjerë, të ndriçuar me afërsinë e All-llahut. Dhe vetëm disave prej tyre, atyre, të cilët i kundrojnë gjërat me syrin e zemrës, atyre All-llahu (xh. sh.) ua zbulon plotësinë e bukurisë së Vet në Natën e çdo përkryerjeje.

Kështu duhet të arrimë në natën e Kadrit ku frymëzimi do të jetë aq i madh sa të zbulojë të Vërtetën absolute, e cila do t’i shndrit shpirtin e njeriut, do t’i hapë dyert e së vërtetës qiellore dhe duke ia zhvilluar shikimin e shpirtit, do të përjetojë shkëlqimin e brendshëm shpirtëror. Dhe kështu në këtë pikë kulmore te ngritjes, ai do të ndjejë kënaqësi të papërshkruara dhe një shkallë të lartë gëzimi e satisfaksioni sa që do t’i duket se të gjitha dëshirat i janë plotësuar dhe se nuk ka nevojë më për asgjë tjetër, vetëm që të mos mbetet i privuar nga ato momente të mrekullueshme. Kjo do të arrihet pikërisht në Natën e Kadrit dhe frymëzimi që merr aty do ta përcjellë sa të jetë gjallë (1000 muaj – 84 vjet). Atë natë do të ketë frymëzim shtesë, sepse do të zbresin melaqet dhe xhibrili. Pikërisht në këtë Natë, Pejgamberit (s) iu zbulua drita e së vërtetës, në natën kur Xhibrili hoqi nga ai perden e shikimit shpirtëror.

Kush nuk e sheh, kush nuk e kupton të vërtetën apo urtësinë e vërtetë, ajo fshihet nga ai sikurse pas ndonjë perdeje. Atij çdo gjë i duke e paqartë, e errët dhe e mjegulluar. Ndërsa, kujt i zbulohet e vërteta para shikimit të tij shpirtëror, atij do t’i hiqet perdja “qiellore” dhe do t’i shfaqet e vërteta dhe urtësia si drita qiellore e Zotit, sepse “All-llahu është dritë e qiejve dhe e tokës” dhe se vetëm prej Tij vjen drita, e vërteta “E vërteta është nga Zoti yt”. E ai që e kupton këtë të vërtetë, atij nuk i duhet asgjë më tepër.

Kur’ani, natën kur filloi shpallja e quan “Lejletu’l-Kadri” që do të thotë natë respekti, nata e njohjes dhe e vlerësimeve më të mëdha, nata e gjithëfuqisë.

Muhammedi (s) shpesh thoshte se Lejletu’l-kadri është nata më e rëndësishme në historinë njerëzore. Një thënie e tij lidhur me këtë thotë:

“Në ramazan është një natë, e cila vlen më shumë se 1000 muaj. Kush nuk e shfrytëzon atë natë, kush mbetet i privuar nga çdo mirësi, ai edhe më tej do të jetë i pafat”.

Pejgamberi (s) përsëri thoshte: “Çdo i dërguar i Zotit ka pasur mrekullitë e veta, mrekullia ime është Kur’ani dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë.”

Nata e Kadrit është Nata e devotshmërisë: Pejgmaberi (a.s.) ka thënë:

“Kush e kalon Naten Kadrit në ibadet, duke besuar sinqerisht dhe duke llogaritur për fitimin e begative të saj, do t’i falen gjynahet e kaluara”. (Bahariu)

Nata e Kadrit është nata e mëshirës së All-llahut me të cilën erdhi Shpallja dhe pejgamberia e Muhammedit (s)

“Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botët.” (Ebija: 107)

Nata e Kadrit ështa nata e qetësisë shpirtërore:

Të arrish këtë kënaqësi në veten tënde është gjurma më e madhe e ndikimit të besimit në ty. Kulmi i kësaj duhet të jetë në natën e Kadrit.

Nata e sotme është nata e lutjes së përbashkët të melaqeve, njerëzve dhe gjithë universit. Xhamitë, mesxhidët, shtëpitë dhe vendet tjera anë e kënd botës marrin frymë me lutje të qetë. Çdo gjë është në lëvizje: trupi, mendja, zemra dhe shpirti. Kjo lutje do të zgjat tërë natën pa pushuar deri në agimin e qetë. Pejgamberi (a.s.) thotë:

“Kur vjen nata eKadrit, zbret Xhibrili me grupe melaqesh duke bërë lutje dhe duke i përshëndetur të gjithë ata që janë duke u lutur në këmbë, ulur dhe duke përmendur All-llahun (xh. sh.).

Nata e kadrit është nata e lutjes, në të cilën pranohet çdo lutje e sinqertë.

“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare, 186)

Nata e mbështetjes së plotë në All-llahun(xh. sh.):

“Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Talak, 3)

Nata e vërtetimit të besimit, nata e tevhidit dhe e deklarimit të sinqertë të La ilahe il’lall-llah – Formula e monoteizmit.

Pejgamberi (s) ka thënë: “Gjëja më e mirë që unë dhe pejgamberet para meje e kemi shpreh është: Nuk ka zot përveç All-llahut…”

Nata e tesbihit dhe e lavdërimit të All-lahut (xh. sh.)

Ebu hurejre thotë se pejgamberi (s) ka thënë: Dy shprehje janë të lehta në gjuhë, por të rënda në peshoren e ahiretit dhe të dashura për të Mëshirshmin:

“Madhështia dhe falënderimi i takon All-llahut! Madhështia i takon All-llahut të Lartësuar! (Buharia+Muslimi)

Nata e leximit/këndimit të Kur’anit:

“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (Enfal, 2)

Nata e vazeve dhe e mësimit të njerëzve

“Sadakaja më e mirë është që myslimani e mëson për vete, t’ia mësojë edhe vëllait vet.”

Më sa u tha më lartë kuptojmë që qëllimi i kësaj nate është që të riedukojë njeriun, të bëjë më human, më të devotshëm dhe më të mirë. Ta bëjë të vlefshëm për rolin dhe obligimet që i ka marrë nga Krijuesi.

Të gjithë ata, të cilët nga Nata e Kadrit nuk dalin të ripërtërirë, rilindur është shenjë që ata nuk kanë qenë të pranishëm aty dhe kanë mbetur të privuar nga të mirat, përfitimet dhe begatitë e saj, e kush mbetet pa të mirat dhe vlerat e saj, ai ka humbur çdo të mirë, pikërisht siç thotë Muhammedi (s):

“Po ju vjen Ramazani. Në të është një natë më e mirë se një mijë muaj. Atë që e anashkalon vlera e saj, ka mbetur i privuar nga çdo e mirë, e ajo nuk e anashkalon askënd përveç të prishurit (devijuesit).”

Prandaj, Nata e Kadrit është data më e rëndësishme jo vetëm në historinë islame, por edhe në historinë botërore.

Në këtë natë para 14 shekujve u vendos ura kalimtare prej një epoke të re në të cilën do të jetë i mjaftueshëm për njerëzit zhvillimi i tyre personal që me ndihmën e Kur’anit të kërkojnë e të gjejnë zgjidhje për çdo çështje deri në ditën e Gjykimit.

Në këtë natë tërë njerëzimi mori Librin që s’mund të vlerësohet e të krahasohet me asgjë. Në këtë natë, përmes Kur’anit, çdo gjë që ka një domethënie është arsyetuar shprehimisht dhe qartë, janë vendosur vlera të reja dhe kritere të reja, është caktuar fati i popujve të tërë. Nga injoranca dhe për fatin e tij të keq, njerëzimi fare nuk dëshiron të kuptojë domethënien e vërtetë të kësaj nate dhe kriteret e reja që janë vendosur në të, e me këtë humb paqen, suksesin dhe lumturinë më madhështore që i ofrohen përmes islamit: paqen, e cila i përket ndërgjegjes, jetës familjare dhe bashkësisë njerëzore.

O Zoti ynë, ne bëmë gabime (gjynahe) ndaj vetes tonë, nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur.

O Zoti ynë prano lutjet tona.

O Zot, na i hap dyert e Mëshirës Sate dhe na i lehtëso dyert e furnizimit Tënd.

Lavdia dhe çdo falënderim është për Ty o Zoti im! Nuk ka Zot përveç Teje! Prej Teje kërkoj falje, Ty të drejtohem dhe para Teje pendohem!

O Mëshirshmi All-llah, Nëse ne Ty të harrojmë, Ti mos na harro ne!

O Zot ti je i mëshirshëm, e do mëshirën, më mëshiro mua”



Nga: Mr. Muhidin Ahmeti

Allahu ju shperbleft per postimin.
Dhe le te jete nje grup qe theret ne rruge te drejte dhe ndalon nga e keqja (Kur`an).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
 
Ramazani dhe Nata e Kadrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: