islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
21 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 21 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty20%Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty7%Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty7%Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty7%Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty7%Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty7%Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty7%Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty37%Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi

Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Empty
MesazhTitulli: Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë!   Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! EmptyWed 17 Jul 2013 - 1:23

Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë!
14/07/2013 17:14:00
Madhësia: Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Font_decreaseLetër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Font_enlarge
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë! Thumbnail.php?file=bardhii_526900243

“Jeta është udhëtim, ndërsa mendimi udhërrëfyes”  (V. Hygo)
Shkruan: Dr. Ismail Bardhi
Fillimisht kisha dëshiruar t’i prezentoj lëshimet të cilat do t’i bëj në këtë shkrim, duke filluar nga titulli e deri në përfundim të tij. E para, për arsye se po bëj hyrje (shkrimet e para antike drejtpërsëdrejti i janë rrekur tematikës, nuk kanë pasur “hyrje”, sepse hyrjet, siç thotë D. Kalajiq, janë konsideruar mashtrime); e dyta për problemin për të cilin edhe unë jam përgjegjës, dtth. i shkruaj vetvetes, e treta akoma më e vështirë është se sipas vokacionit në një masë jam pjesëmarrës në atë që po ndodh, edhe pse dukuritë faktografike tregojnë në diçka që është shumë më e rëndësishme se këto tre arsyetime. 
Më e vështira është se këtë lloj letre vazhdimisht kam dashur ta shkruaj qysh para më tepër se dhjetë vitesh, dhe atë si një thirrje të përhershme. Siç shihet këtu, para se të shkruhet kjo letër janë bërë shumë lëshime, gabime të mëdha me vetveten në praninë e vetëdijes dhe asaj “lëre se ka të tjerë që kujdesen”. Është fakt në mesin tonë ekziston kriza e cila është bërë fenomeni më studiues, më përcjellës, më universal i yni. Ironia është se atje ku ka krizë për të heshtet, ndërsa atje ku nuk duhet të ketë krizë, ne sikur e kemi të domosdoshme ta prezentojmë atë.
Për çfarë bëhet fjalë? 
Shumë thjeshtë: dita e premte, koha e ftohtë nën 0oC, xhamia përplot me besimtarë, si jashtë ashtu dhe brenda, ndërsa muezini edhe imami fare nuk kanë parasysh kushtet elementare të kohës si dhe urdhrat fetare që të jenë të kujdesshëm ndaj asaj se si duhet vepruar në momentet të tilla kur moti është tepër i nxehtë, tepër i ftohtë, me dëborë, me të reshura. Fatkeqësisht ata në mënyrë konstante vazhdojnë avazin e njëjtë, pa u kujdesur fare për besimtarët të cilët struken nga i ftohti/nxehti dhe mbase as që “kanë” mendjen në namaz. Kështu, njëri e zgjat ezanin me mekamet e veta “të çuditshme” disa minutëshe, e tjetri për çdoherë kërkon falje se do të lypë ndihmë materiale prej muslimanëve, me fjalët se nuk dëshiron ta zgjasë shumë, por megjithatë e zgjat fjalën.
Në kohën e mëparshme, xhamia dhe preokupimi me xhaminë, sjellja e besimtarëve kanë qenë disi nën një “edukatë”, brenda qetësisë dhe heshtjes, por jo konfliktuoze; besimtarët ishin të kujdesshëm ndaj vetvetes, rrethit dhe ambientit. Sidomos leximi i Kur’anit ka qenë i përshtatur me rregullat e veta, duke i dhënë karakteristikat e vendit ku jetojnë, duke dëshmuar një lidhshmëri me kohën dhe vendin, një autoktoni e vërtetë. Natyrisht se xhamitë nuk ishin aq shumë të mbushura me xhemat siç janë tani, disa xhami madje ishin edhe të mbyllura (mendoj për vitet ’70 të shek. XX). Besimtarët sidomos ishin të kujdesshëm ndaj asaj që të ruhet shenjtëria e vendit të xhamisë, xhamia dhe rrethi i saj. Fare nuk kishte mundësi që të ndodhë që guri i bukur e origjinal i xhamisë të ngjyroset me ngjyra të ndryshme, por ishin të ndërgjegjshëm ndaj artit të bukur fetar. Në të vërtetë, xhamia ishte brenda shpirtit të muslimanëve, brenda kujdesit të tyre dhe dashurisë, por njëkohësisht edhe dihej se në duar të kujt është përgjegjësia e saj. 
Natyrisht se feja nuk prezentohej me thellësitë të cilat i ka, si në atë të dimensionit teologjik ashtu edhe atij filozofik, ato disi ishin çështje të “paprekshme”, dhe më tepër mbizotëronte urtësia e dëgjimit dhe heshtja. Mbase ky lëshim ishte fajtor, por ishte shumë i lezetshëm naiviteti i sinqertë të cilin ne akoma e kemi në memorien tonë. Nuk besoj se kjo duhet të merret si çështje diskutimi dhe paradigme, pa marrë parasysh se ka shumë-shumë të thuhet, por meqë është çështje e kaluar atëherë neve na mbetet të merremi vetëm me të mirën e saj në kuadër të racionales dhe kulturës religjioze.
Kurse ç’po ndodh kohëve të fundit, çfarë pamë dhe ç’jemi duke parë nëpër xhamitë tona?
Gabimet e shpeshta gjatë leximit të Kur’anit në namaz, që disa herë shkaktojnë edhe gabime që quhen fes’hu-s-salah  – prishje e namazit); leximet e shkurta, të gjata; leximet duke mos iu përmbajtur rregullave të texhvidit ose, siç më tha një shok, “kira’et pa harfe”. Ndonjëherë Kur’ani lexohet si për t’iu “përgjigjur” sjelljes së dikujt nga mesi i xhematit; lexohet dhe nuk kuptohet fare, e mos të flasim për mënyrat e tjera të cilat janë krijuar si shabllone: një ajet një rekat. Kujtoni vetëm rastin e namazeve të teravive dhe leximit të Kur’anit gjatë tyre. 
Në vazhdimësi të kësaj kemi rastin e muezinëve: ata me ndihmën e altoparlanteve bëjnë muezinllëk, duke harruar çdo rregull, çdo kujdes ndaj asaj që quhet terbije fetare, qetësi shpirtërore, kulturë e lartë kur’anore dhe pejgamberiane për të pasur kujdes ndaj shqetësimeve, ndaj zërave që pengojnë, ndaj “ngritjes së zërit”, se ato kanë mundësi të jenë zëra … Do të thotë, “imami” i lodhur, me “muezin” kapitur. Nëse kësaj ia shtojmë edhe atë se ata shpesh harrojnë përgjegjësinë e tyre që si të sillen dhe në ç’mënyrë të veprojnë në kushtet e sipërpërmendura, atëherë ç’të them për atë që të bëhemi shembull i mirë. Nuk besoj se për çdo gjë duhet pritur urdhëresë nga qendrat me të cilat do t’u tregohej se “sot ka shi dhe bën ftohtë dhe mos i mundoni muslimanët”, e që mos t’ua prishin zemrën dhe shpirtin ndaj më të dashurës – salatit. 
Mos të flasim se te disa xhami vërejmë edhe njëfarë mendësie privatizimi të tyre nga njerëzit të cilët vetëm për arsye se nuk janë të punësuar e punësojnë vetveten, dhe kështu dalengadalë fitohet përshtypja se xhamia është e “x” personit apo “xy” personave. Ata vendosin për “estetikën” e brendshme të xhamisë, ata vendosin për ngjyrosjen e xhamisë, ata vendosin për abazhurat e xhamisë, ata vendosin e vendosin për shumëçka. Merreni me mend se si vendosin. Për shembull, guri i një xhamie 500 e më tepër vjeçare ngjyroset me të kaltërt apo të gjelbërt. Mos dhashtë Zoti që edhe ajo më e çmuara e xhamisë, brendësia, të suvatohet me llaç…  Kjo do të thotë se xhamia ka humbur kujdesin e duhur, si nga përgjegjësia individuale ashtu edhe nga ajo institucionale, sepse tekefundit ne vetë “lejuam” që besimtarët e viseve “tona” të jenë të këtillë. 
Ne lejuam që nëpër xhamitë tona fare mos të përcillet ajo ana edukative e informimit dhe prezentimit të fesë dhe krijimit të shoqërisë e cila do të ketë në vetvete gjenin më të pastër, përplot kulturë dhe estetikë të fesë. Ne lejuam që nëpër xhamitë tona t’u mundësohet njerëzve që të “krijojnë” autoritete, për të fituar emër dhe nam,  edhe pse disa prej tyre kanë qenë të vetëdijshëm se ç’bëjnë duke shfrytëzuar metodën “kjo shitet sot, këtë e blen pazari”, dhe lejuam që ai person të sillet si pronar i xhamisë, si pronar i fesë, si pronar i kulturës, duke mashtruar dhe ligjëruar po Islam, por përplot krizë e paqartësi, si ajo që quhet “dramatikë komediane”, ku besimtarët, kërkoj falje prej shumicës prej tyre, vetëmse “zgërdhehen”. A thua vallë ata nuk e dijnë se në xhami patjetër duhet të mbretërojë kuptimi i vendit dhe kohës? Ne nuk kemi mundësi që xhaminë e saharasë ta transferojmë në qendër të pallateve të Eliseut dhe anasjelltas. Nuk është kotë e prezentuar në Kur’an thënia “el-Arabu” – beduinët. 
Këtu është mirë të prezentohet edhe fenomeni ose dukuria e qartë se besimtarët nuk janë në gjendje ta dallojnë zhvillimin e kiçit, i cili dalëngadalë prezentohet është duke u futur edhe brenda mentalitetit fetar (xhamisë), duke pasur parasysh këtu stilet e veshjeve dhe fizionomitë e ndryshme, të cilat prezentohen e disa herë edhe urdhërohen si çështje fetare, pa marrë parasysh sfondin e shumicës që vjen ose lind si fenomen pas krize: dikush i lodhur nga mëkatet e mëparshme, nga krizat e ndryshme shpirtërore e trupore, e dikush tjetër nga varfëria dhe mashtrimi jetëshkurtër i ushqimit njëditor, e deri te ajo të cilën shpeshherë e cek në fjalët e mia “islam rinor”. Dalëngadalë ka filluar që “të lejuarat” të praktikohen me dhunë – ja “revolucioni”! Akoma pa e mësuar siç duhet “shehadetin” dikush prezenton “medhheb” dhe lufton per “medhhebin”!?! Sa turp i madh është të lejohet që “sistemi/politika” t’i bëjë njerëzit muslimanë. O Zot çfarë trishtimi!
Vallë ç’të thuhet për konvertimet e ndryshme ideore, të cilat duhet të shikohen dhe analizohen nga ekspertët dhe njerëzit e edukuar në fe, arsim, kulturë, urtësi që nuk është një çështje shkel e shko. Çdo mendim teorik nuk do të thotë të bëhet edhe normë praktike, sepse thënë filozofikisht, thellësia e mendimit, idesë janë çështje shumë të thella për njerëzit e zgjedhur, sepse çdokush nuk ka mundësi të bëhet dijetar. Kjo nuk ka të bëjë fare me diskriminimin, por është natyrshmëria më e lezetshme e natyrës. Për fat të keq, ata të cilët i nënshtrohen kësaj aventure të idesë dhe mendimit, duke iu nënshtruar kuptimeve të jashtme dhe të brendshme të Tekstit të Shenjtë dhe traditës, përpiqen, prezentojnë “rregulla” duke prishur rregulla të tjera. Ata tregojnë dobësi mendore, kulturore e “traditore”. Nëse këtë e prezentoj në mënyrë paradoksale, do të thoja kështu: të gjitha gratë e botës janë gra, por nëna nuk është si ato gratë, ajo është mbi të gjitha gratë e tjera, ajo është diçka tjetër. Kështu, edhe të gjitha idetë janë ide, por një ide dallohet, ajo është nënë. E shihni sa thjesht është të mendohet kësisoji: nëna, medhhebi dhe kultura e qetësisë…
Xhamia që nga zanafilla e saj është konsideruar dhe ka qenë qendra më kulturore informative e botës. Ne nuk guxojmë të lejojmë energji negative ose të bëjmë më të keqen, “të krijojmë” praktikues të fesë të cilët që kur dalin nga shtëpia e harrojnë formën lutëse të lutjes, takvanë e takvasë, devotshmërinë e devotshmërisë dhe të marrin formën e “xhandarit” të fesë që dikujt t’ia hapin e dikujt t’ia mbyllin këmbët, ose drejtpërsëdrejti në mënyrë konfliktuoze t’ia tregojnë “një të vërtetë” ose një ndalesë. Xhamia nuk ka qenë, nuk është e as që guxon të bëhet vend shqetësimi për njerëzit e devotshëm, plot kulturë dhe dashuri ndaj Zotit. Xhamia nuk është vend ku njerëzit mësohen të jenë jashtë dimensioneve të estetikës së kulturës.
Kemi edhe një moment tjetër shumë të rëndësishëm, e që është prishja e estetikës së stileve të vjetra të arkitekturës së xhamisë, pa u ruajtur antikiteti i tyre dhe tradita e ndërtimit të tyre në trojet tona. Momentalisht xhamitë e reja i kemi të ndërtuara duke u bazuar në mendjet më katundareske, më antiarkitekturale e jashtë çdo norme të estetikës së bukur. Me të vërtetë kjo është një ndër çështjet që dëshmon papjekuri elementare të trurit, p.sh. fshati me 50 shtëpi ndërton xhami për 1500 xhemat, e mos të flas për kushtet dhe gjendjen ekonomike të besimtarëve, pa infrastrukturë elementare, e as për garat e brendshme se kush është më “i fortë”, kush më “i madh” e kush më “i vogël”, kush “me nam” e kush “pa nam”.
Në xhami nuk shkohet që të “mbushet” truri me dituritë ekzakte, që të “mençurohet” truri, por shkohet që të dëshmohet devotshmëria ndaj Zotit dhe truri të mësohet se si të jetojë jashtë saj, ç’të pranojë dhe ç’të refuzojë. Në xhami shkohet që zemra dhe arsyeja të pastrohen dhe t’i nënshtrohen Zotit; të fitohet kënaqësia më e kënaqshme e kënaqësisë, të fitohet më e pastërta e pastërtisë së pastër, të zhytesh brenda dimensioneve jashtëdimensionale, të përjetohet miraxhi, ngritja kah qielli dhe feja dhe besimtari të prezentohen në formën më të mirë.
Kur’ani dhe tradita profetike na e ndalojnë krijimin e imazhit të besimtarit musliman kinse patjetër duhet të jetë “i zi”, me dhëmbë “të palarë”, me këmbë “të shtrembër”, me flokë “të shprishura”, e sidomos i varfër e pa kulturë, i cili kur ec krijon pasiguri, sa që mos dhashtë Zoti të krijohen edhe lagje me rrugë plot papastërti, me shtëpi që të krijojnë trishtim vetëm t’i shikosh e lëre më të jetosh brenda. Kur’ani dhe tradita e Pejgamberit a.s. na thërrasin që të jemi të kujdesshëm për atë se ç’bëjmë, në cilat rrugë dhe në ç’mënyrë jemi duke ua prezentuar Islamin besimtarëve.
Kjo ishte arsyeja që e bëra këtë shkrim, me të cilin fare nuk mëtoj ta ofendoj dikë dhe ta zhvlerësoj, por prezentimet e lartheksuara me të vërtetë janë çështje të cilat duhet të analizohen brenda përgjegjësisë, diturisë dhe kulturës së lartë. Në realitet, e kam dënuar veten para shkrimit dhe e dënoj edhe pas shkrimit të kësaj letre. Mu për këtë arsye i lutem Zotit të gjithësisë të na i falë gabimet, të na udhëzojë në rrugën e drejtë, të na japë ardhmëri të sigurt, mos të lejojë që varfëria të mbizotërojë me mendjen dhe jetën tonë, të na pasurojë me shpirt të çiltër dhe devotshmëri kur’anore e të na e ruajë qetësinë e xhamisë me aromën profetike dhe fenë islame mos të na e lërë larg kulturës e dashurisë. Islami është përgjegjësia.

Allahu ju shperbleft per postimin.
Dhe le te jete nje grup qe theret ne rruge te drejte dhe ndalon nga e keqja (Kur`an).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
 
Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: