islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
13 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 13 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty20%Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty7%Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty7%Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty7%Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty7%Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty7%Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty7%Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty37%Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit Empty
MesazhTitulli: Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit   Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit EmptyWed 5 Jun 2013 - 19:17

Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit U186ua10Kjo ndodhi, renditet tek më të mëdhatë në jetëshkrimin e profetit Muhamed a.s. Ky udhëtim, është shkaku që e bën xhaminë Aksa të shenjtë për myslimanët. Me këtë rast, profetit Muhamed a.s i shpallet ajeti:” I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona.” (Isra, 1) Ajo është një tokë e bekuar nga vetë Zoti dhe ky bekim dhe bereqet vazhdon edhe në ditët tona. Ashtu siç ka bekuar Mekën dhe Medinen, Zoti i lartësuar ka bekuar dhe shenjtëruar edhe Kudsin bashkë me rrethinat e tij. Konsiderata që kanë myslimanët për Palestinën nuk është ekuivalente me vendet e tjera. Përveçse Palestina është një tokë e banuar nga myslimanët, ajo është edhe e bekuar nga vetë Zoti, prandaj ne si myslimanë nuk mund ta lejojmë që ajo të shkelet nga këmbët e çfarëdo kolonizatori, hebrenj qofshin apo të çfarëdo lloji. Natën e udhëtimit të Israsë, Profeti a.s ishte shtrirë duke fjetur pranë Qabes. Atë natë, Xhibrili a.s i shkon Profetit a.s dhe e zgjon nga gjumë, për të startuar udhëtimin madhështor drejt Kudsit, e mandej drejt qiellit. Xhibrili a.s kishte sjellë një kafshë për udhëtimin drejt Kudsit. Profeti a.s e përshkruan atë me fjalët:”Ajo ishte më e madhe se gomari dhe më e vogël se mushka.” Edhe pse me trup të vogël, kjo kafshë ishte shumë e shpejtë, pasi çdo kërcim bëhej atje ku përfundonte shikimi, në horizont. Profeti a.s u zgjua dhe hypi në burak, kafsha e përgatitur për këtë qëllim. Kështu filloi udhëtimi madhështor dhe i çuditshëm. Kur Profeti a.s mbërriti në Kuds, hyri në xhaminë Aksa, të cilën e gjeti të mbushur me njerëzit më të mirë që ka parë faqja e tokës, profetët dhe të dërguarit e Zotit. Për tu takuar me profetin Muhamed a.s, Zoti kishte sjellë të gjithë profetët dhe të dërguarit e mëparshëm. Thonë dijetarët:”Numri i të dërguarve është treqind, kurse numri i profetëve është njëqind e njëzet e katër mijë.” Namazi me profetët dhe të dërguarit e Zotit Në xhaminë Aksa, ishin mbledhur të gjithë profetët dhe të dërguarit e mëparshëm, në pritje të profetit Muhamed a.s, të dërguarit të fundit. Vetëm xhamia Aksa e ka gëzuar privilegjin e tubimit të gjithë profetëve. Po ashtu edhe Qabja, në të cilën profetët dhe të dërguarit kanë kryer ritualin e Haxhit. Vetë Profeti a.s thotë se profetët e kanë kryer Haxhin në Qabe. Megjithatë, xhamia Aksa mbetet vendi i vetëm ku të gjithë profetët dhe të dërguarit janë tubuar në një vend dhe në një kohë. Të gjithë profetët ishin rreshtuar njëri pas tjetrit në xhami. Ai që u priu profetëve në namaz, ishte zotëria i njerëzimit, i dërguari i Zotit, profeti Muhamed a.s. Nuk ka nder dhe privilegj më të madh për profetin Muhamed a.s. Ai u zgjodh imami i të gjithë imamëve të njerëzimit. Ditën e Kiametit, kur për çdo popull do të sillet një dëshmitar, profeti Muhamed a.s do të dëshmojë për të gjithë profetët dhe të dërguarit. Mes qumështit dhe verës Pasi Profeti a.s kryen lutjen me profetët dhe të dërguarit, vjen Xhibrili a.s dhe i zgjat dy enë, njëra e mbushur me qumësht dhe tjetra e mbushur me verë. Profeti a.s zgjodhi enën e mbushur me qumësht. Xhibrili a.s si tha:”Je udhëzuar dhe është udhëzuar dhe umeti yt. Ti je orientuar drejt natyrës së pastër.” Kjo ndodhi, është sinjali parë që vera dhe pijet alkoolike janë të dëmshme. Profeti Muhamed a.s nuk e ka pirë alkoolin kurrë, as pasi u bë profet dhe as më parë. Udhëtimi i Miraxhit Në asnjë hadith të saktë nuk ceket kuptimi i vërtetë i fjalës Miraxh. Arabët emërtojnë shkallët me këtë emër, por për udhëtimin në qiell të Profetit a.s, nuk kemi ndonjë hollësi për mjetin. Sesi ka qenë mjeti që e ka ngritur Profetin a.s në qiej, askush nuk e di. Profetit a.s iu soll Miraxhi, mbi të cilin ai u ngjit dhe për disa çaste ata mbërritën në kufirin e skajshëm të qiellit të parë. Ne sot, nuk njohim veçse një pjesë të vogël të hapësirave qiellore. Shkencëtarët e matin largësinë mes trupave qiellore me vite dritë. Drits së diellit për të mbërritur në tokë, i duhen tetë minuta. Sakaq, ekzistojnë yje dhe planetë të cilat gjenden me miliarda vite dritë larg tokës. Ato nuk janë në skajin dhe kufirin përfundimtar të qiellit të parë. Një anije kozmike, e cila udhëton me 7.000 km/h, i duhen tre vite për të mbërritur tek planeti më i afërt. Sakaq, Profeti a.s bashkë me Xhibrilin a.s e përshkuan këtë distancë të madhe në disa çaste. Kur mbërritën në kufirin përfundimtar të qiellit të dynjasë, i gjetën dyert të mbyllura. Xhibrili a.s trokiti dhe një zë nga brenda pyeti:”Kush është?” Xhibrili a.s iu përgjigj:”Jam Xhibrili.” Meleku nga brenda pyeti:”A është tjetër kush me ty?” Xhibrili a.s u përgjigj:”Po, është Muhamedi.” Meleku tha:”Jam urdhëruar të mos e hap këtë derë për dikë tjetër veç tij.” Kështu, u hap dera dhe Profeti a.s bashkë me Xhibrilin a.s hynë brenda. Atje, Profeti a.s pa melekët. Në qiellin e parë, Profeti a.s pa dhe një burrë, të cilin e përshkruan:”Atje pashë një burrë të gjatë gjashtëdhjetë parakrahë. Përreth tij, ishin grumbullua shumë njerëz. Sa herë që kthehej dhe shikonte në të djathtë, ai qeshte dhe sa herë që shihte në të majtë qante. I habitur e pyeta Xhibrilin:”Kush është ky dhe kush janë këta të tjerët?!” Xhibrili mu përgjigj:”Ky është babai yt Ademi. Ata që janë në krah të djathtë, janë banorët e xhenetit, kurse ata në krah të majtë janë banorët e zjarrit. Sa herë që shikon djathtas, sheh banorët e xhenetit, gjë e cila e gëzon. Kur sheh majtas, sheh banorët e zjarrit dhe kjo e mërzit.” Profeti a.s pa disa njerëz të cilët notonin në një lum gjaku. Sa herë që arrinin në një breg, hapnin gojët dhe melekët ua mbushnin me gurë, duke i gjakosur. Kjo gjë bëhej sa herë që arrinin tek njëri breg. I çuditur nga kjo, Profeti a.s e pyeti Xhibrilin a.s:”Kush janë këta o Xhibril?!” Ai iu përgjigj:”Këta janë ata njerëz të cilët abuzojnë me pasuritë e jetimëve. Kështu ndëshkohen gjer kur të vijë Dita e Kiametit.” Profeti a.s pa edhe njerëz të tjerë me bark të madh, të cilët qëndronin të shtrirë. Ata shkeleshin me këmbë nga faraoni dhe mbështetësit e tij. Para ndëshkimit të botës tjetër, Zoti ka përgatitur për faraonit dhe mbështetësit e tij ndëshkim edhe për jetën e varrit. Thotë Zoti në Kuran për familjen e faraonit:” Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet:“Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 45-46) Ndëshkimi i faraonit dhe mbështetësve të tij gjatë jetës së varrit, është se çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje çohen para zjarrit. Kurse pas ringjalljes ndëshkimi me zjarr do të jetë i përjetshëm. Gjatë vajtjes dhe kthimit nga zjarri, ata shkelin njerëzit me bark të madh, të cilët qëndrojnë të shtrirë. I habitur, Profeti a.s e pyeti Xhibrilin a.s:”Kush janë këta o Xhibril?!” Ai iu përgjigj:”Këta janë njerëzit që janë ushqyer me para kamate në dynja.” Padyshim që ata që përdorin kamatën veprojnë një akt dhe vepër shumë të shëmtuar. Vetë Zoti i lartësuar u ka shpallur luftë njerëzve që përdorin kamatën. Ditën e Kiametit, do u thuhet këtyre njerëzve:”Merrni armët tuaja!” Ata do të pyesin:”E përse?” Përgjigja do të jetë:”Që të luftoni me Zotin.” “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet..” (Bekare, 275) Si është e mundur që njeriu sakrifikon ahiretin për disa kënaqësi të dynjasë?! Më vonë, Profeti a.s sheh disa burra të cilët kishin përpara dy lloj ushqimesh, njëri lloj ishte ushqim i prishur dhe i qelbur, kurse tjetri ishte ushqim i mirë. Këta burra, linin ushqimin e mirë dhe hanin atë të prishurin. Profeti Muhamed a.s u çudit nga kjo sjellje. Kush qenkan këta njerëz që zgjedhin ushqimin e prishur dhe lënë atë të mirin?! I habitur, e pyeti Xhibrilin a.s:”Kush janë këta o Xhibril?” Ai iu përgjigj:”Këta janë burrat imoralë, të cilët injorojnë gratë e tyre të ndershme dhe shkojnë pas lavireve." Pasi kaloi edhe disa eksperienca të tjera, Profeti a.s bashkë me Xhibrilin a.s u ngjitën në qiellin e dytë. Atje, Profeti a.s pa dy profetë nga më të mirët, profetin Isa a.s dhe Jahja a.s. Profeti Muhamed a.s e përshkruan profetin Isa a.s me fjalët:”Ai kishte lëkurë të kuqe, as i gjatë dhe as i shkurtër, me quka në fytyrë dhe kur ulte kokën, dukej sikur do rrjedhë ujë.” Mandej Profeti a.s kaloi në qiellin e tretë, ku pa profetin Jusuf a.s, për të cilin thotë:”Pasha Zotin, nuk kam parë njeri më të bukur. Atij i ishte dhënë gjysma e hijeshisë.” Bukuria dhe hijeshia është ndarë në dy pjesë, ku njëra gjysmë i është dhënë të gjithë njerëzve dhe gjysma tjetër Jusufit a.s. Prandaj, kur Jusufi a.s hyri në dhomën ku gjendeshin mikeshat e zonjës së shtëpisë, të gjitha mbetën gojëhapur dhe shprehën habi për hijeshinë e tij. “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por qenka një engjëll fisnik!” (Jusuf, 31) Ata u magjepsën pas hijeshisë së Jusufit a.s, saqë e humbën mendjen fare dhe në vend që të presin mollët në duar, prenë dhe copëtuan duart. “Kur e panë, gratë u mahnitën nga bukuria e tij, prenë duart” (Jusuf, 31) Megjithatë, statusi dhe lavdia e Jusufit a.s nuk është për shkak të hijeshisë, por për shkak të profecisë dhe urtësisë me të cilën e kishte pajisur Zoti. Në qiellin e pestë, Profeti a.s takoi Harunin. Ai thotë:”Në qiellin e pestë, takova Harunin a.s, një burrë i moshuar dhe fisnik.” Kurse në qiellin e gjashtë, Profeti a.s pa Musain a.s. Ai e përshkruan atë me fjalët:”Ai ishte zeshkan, shtat gjatë, thatanik, me hundë të madhe.” Musai a.s radhitet tek profetët e privilegjuar nga Zoti, pasi bisedonte me të direkt, pa ndërmjetës. Në qiellin e shtatë, Profeti a.s pa Bejtul Mamur, ose Qaben e banorëve të qiellit. Ashtu siç kemi ne njerëzit Qaben tonë këtu në tokë, banorët e qiellit kanë Qaben e tyre në qiell, e cila njihet me emrin Bejtul Mamur. Ajo ndodhet në vijë të drejtë mbi Qaben e tokës. Thotë Profeti a.s:”Shtatëdhjetë mijë melekë bëjnë tavafin rreth saj dhe kurrë nuk kthehen për tavaf deri në Ditën e Kiametit.” Tavafi që këta melekë bëjnë rreth Bejtul Mamur, është i pari dhe i fundit në jetën e tyre. Kurrë më parë dhe kurrë më pas nuk u jepet kjo mundësi. A e imagjinoni dot sa mund të jetë numri i melekëve? Veç Zoti e di diçka të tillë. “Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd.” (Muddethir, 31) Qielli është i mbushur me melekë, disa prej të cilëve janë në Razz, të tjerë në ruku, të tjerë në këmbë dhe të tjerë përmendin Zotin. Thotë profeti Muhamed a.s:”Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndohet. Në çdo pëllëmbë vend, gjendet një melek i cili adhuron Zotin.” Thotë Profeti a.s:”Atje pashë një burrë që kishte mbështetur shpinën tek Bejtul Mamur. Ai është njeriu më i ngjashëm me mikun tuaj (profetin Muhamed a.s). Unë e pyeta Xhibrilin kush ishte ai burrë dhe ai më tha:”Ky është babai yt Ibrahimi a.s.” Në çdo qiell, Profeti a.s gjeti profetë, me të cilët përshëndetej dhe takohej miqësisht. Bashkë me Xhibrilin a.s, Profeti a.s mbërriti në skajin më të lartë të qiellit të shtatë. Vetëm atje, Profeti a.s arriti ta shohë Xhibrilin a.s në formën e tij origjinale për herë të dytë. Vetëm natën e parë të profecisë, Xhibrili a.s i ishte shfaqur Profetit a.s në formën e tij origjinale. Gjatë gjithë viteve të tjera, i shfaqej në forma të ndryshme. Ishte hera e dytë që Profeti a.s e shihte Xhibrilin a.s në formën e tij origjinale dhe kjo në skajin më të lartë të qiellit të shtatë, pranë Sidretul Munteha. “ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha-ja,” (Nexhm, 13-14) Profeti a.s dhe Xhibrili a.s mbërritën në një stacion ku kurrë më parë nuk kishte shkelur këmbë njeriu. Madje, mbërritën aty ku nuk kishin shkelur edhe vetë melekët, përveç Xhibrilit a.s. Thotë Profeti a.s:”Kur u ktheva nga Xhibrili, pashë që ai ishte bërë si një copë rrogozi e vjetër nga droja e Zotit.” Ishte pikërisht Xhibrili a.s, i cili përshkruhet si shumë i fuqishëm dhe madhështor, në një vend të tillë i ngjante rrogozit të vjetër. Mandej, Xhibrili a.s e ndali hapin dhe duke iu drejtuar Profetit a.s i thotë:”O Muhamed! Ti vazhdo, se për Zotin, nëse hedh një hap më andej shkrihem.” Atëherë Profeti a.s vazhdoi derisa arriti në një vend ku nuk kishte shkelur askush më parë, as melekë dhe as njerëz. Ky ishte një nder dhe privilegj që Zoti i jepte profetit dhe të dërguarit të fundit. Thotë Profeti a.s:”Unë vazhdova të ec, gjersa arrita tek Sidretul Munteha.” Ai e përshkruan këtë vend me fjalët:”Ajo ishte një pemë, me gjethe që u ngjajnë veshëve të elefantëve, kurse frytet u ngjanin ibrikëve. Në një çast, kjo pemë përfshihet dhe mbulohet na nuri i Allahut të lartësuar. Thotë Zoti në Kuran:“Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte! Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën, por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!” (Nexhm, 13-18) Argumenti dhe shenja më e madhe, ishte shikimi i nurit të Zotit, nur i cili mbuloi tërësisht Sidretul Munteha. Thotë Profeti a.s duke përshkruar Sidretul Munteha:”Kur Sidren e mbuloi nuri i Allahut, pamja e saj ndryshoi dhe u rrethua me flutura ari. Ajo u shndërrua aq e bukur dhe e hijshme, saqë asnjë nga njerëzit nuk e përshkruan dot.” Nëse e kishte të pamundur vetë i dërguari i Allahut a.s, ta përshkruajë, edhe pse ishte më oratori, askush tjetër nuk do të mundej. Kjo, edhe pse Sidretul Munteha është thjesht një nga krijesat e Zotit. Por në çastin kur ajo u mbulua nga nuri i Allahut, u shdërrua aq e bukur saqë nuk mund të përshkruhej nga gjuha e njeriut. Nëse një krijesë e Zotit bëhet aq e bukur kur i jepet drita e Allahut, ç’mund të themi për hijeshinë dhe madhështinë e vetë Allahut të lartësuar? Në këtë vend madhështor, i dërguari i Zotit a.s do të komunikojë drejtpërdrejt me Zotin e tij, pa ndërmjetës. Musai a.s, njihet si bashkëbiseduesi me Zotin, Ibrahimi a.s njihet si i miku i Zotit, kurse profeti Muhamed a.s është bashkëbiseduesi dhe miku i Allahut. Atij i ishin rezervuar të gjithë nderet dhe privilegjet e profetëve të tjerë. Obligimi i pesë namazeve Në këtë vend të lartë dhe madhështor, Zoti i lartësuar e obligon profetin Muhamed a.s dhe umetin e tij të falë namazin. Të gjithë obligimet dhe detyrat e tjera, agjërimi, zekati, haxhi etj... i transmetoheshin profetit Muhamed a.s nëpërmjet Xhibrilit a.s. Namazi është obligimi i vetëm, i cili iu transmetua Profetit a.s nga vetë Zoti në mënyrë të drejtpërdrejtë, në një vend tepër madhështor. E gjitha kjo, me qëllim që të vlerësohet rëndësia e namazit. Bazuar në këtë, Profeti a.s thotë:”Besa që na dallon neve nga jobesimtarët është namazi. Prandaj, kush e braktis atë ka mohuar.” Pas këtij takimi madhështor me Zotin, profeti Muhamed a.s mori rrugën e kthimit, ku gjatë rrugës u takua me profetin Musa a.s. Ai e pyeti mbi detyrat me të cilat e kishte obliguar Zoti, dhe Profeti a.s iu përgjigj:”Më ka urdhëruar të fal pesëdhjetë namaze në ditë.” Profeti Musa a.s i tha:”Pasha Zotin, unë u kërkova Benu Israilëve më pak dhe ata nuk mundën. Prandaj, kthehu dhe lute Zotin që ta lehtësojë pak.” Profeti Muhamed a.s u kthye dhe i kërkoi Zotit që t’ia lehtësojë numrin e namazeve në ditë. Zoti ia uli deri në dyzet namaze në ditë. Profeti a.s vazhdoi mes Zotit dhe Musait a.s, derisa numri i namazeve u ul në pesë. Kur e dëgjoi Musa a.s, i tha:”Unë i kërkova popullit më pak dhe nuk iu përmbajtën.” Profeti Muhamed a.s tha:”Por më vjen zor nga Zoti.” Në këtë moment, Zoti i thërret dhe i thotë:”Ato janë pesë në numër, por shpërblimin e kanë për pesëdhjetë.” Nëse do të ishte fiksuar numri pesëdhjetë namaze në ditë, do të përbënte shumë siklet dhe vështirësi për shumë njerëz. Sot ka të tillë që pesë namaze dhe u duken shumë. Rruga e kthimit Pas kësaj ndodhie, Profeti a.s mori rrugën e kthimit për në Kuds dhe që andej drejt Mekes. Gjatë rrugës, Profeti a.s dalloi një karvan të mekasve. Një nga devetë e karvanit, e pa burakun në qiell dhe i trembur mori arratinë dhe u humbi nga sytë njerëzve. Profeti a.s, nga lart u thirri se devenë e kishin në filan vend. Të çuditur nga ky zë që u erdhi nga qielli, ata vajtën në vendin e përmendur dhe e gjetën devenë. Kur njerëzit iu vunë pas devesë, i lanë plaçkat dhe karvanin vetëm. Profeti a.s zbriti dhe në një enë gjeti ujë, të cilin e piu. Kur erdhën njerëzit dhe hapën enën, e gjetën bosh, gjë e cila ua shtoi më shumë konfuzionin dhe habinë. Profeti a.s u kthye në Mekë, akoma pa aguar. Të gjithë këto ndodhi, ishin zhvilluar gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes, Profeti a.s ishte akoma shumë i emocionuar për gjithçka që i kishte ndodhur atë natë. Ai ishte mbështetur pas murit të Qabed dhe po meditonte mbi ngjarjet e një nate më parë. Ebu Xhehli, kaloi aty pranë dhe e dalloi gjendjen emocionale të Profetit a.s. Ai iu afrua dhe e pyeti:”O Muhamed! A ka ndodhur ndonjë gjë?!” Profeti a.s iu përgjigj:”Po.” Ebu Xhehli e pyeti:”Çfarë ka ndodhur?!” Profeti a.s iu përgjigj:”Mbrëmë isha në Kuds (Jerusalem) dhe u ktheva para agimit.” Ebu Xhehli e mbajti veten dhe nuk qeshi. Mandej e pyeti:”E çfarë bëre atje?!” Profeti a.s iu përgjigj:”U fala.” Ebu Bekri e pyeti:”Dhe u ktheve para agimit këtu në Mekë?!” Profeti a.s iu përgjigj:”Po.” Për Ebu Xhehlin ky ishte një rast i volitshëm për të vërtetuar marrëzinë e Muhamedit a.s. Pasi e dëgjoi të plotë ngjarjen e Miraxhit, Ebu Xhehli mblodhi kurejshët dhe u rrëfeu gjithçka që kishte dëgjuar. Në fund, ai u tha:”Ai pretendon se ka vajtur se ka vajtur në Kuds dhe është kthyer brenda një nate. Sakaq, ne kushedi sa deve i marrim në qafë në këtë udhëtim, i cili zgjat një muaj derisa të mbërrijmë në Kuds.” Megjithatë, kishte njerëz që nuk e besonin. Ata vajtën tek Profeti a.s dhe e pyetën:”O Muhamed! A është e vërtetë ajo që pretendon Ebu Xhehli?!” Profeti a.s u përgjigj:”Po.” Kjo bëri që edhe disa nga myslimanët të lëkunden dhe të dyshojnë në vërtetësinë e asaj që thoshte Profeti a.s. Ishte diçka e paimagjinueshme që dikush të shkojë dhe të kthehej brenda natës në Kuds. Një nga myslimanët, i frikësuar se mos situata del jashtë kontrollit, vrapon për tek Ebu Bekri të cilit i tha:”Hajde shpejt!” Ebu Bekri e pyeti:”Ç’e mirë të ka sjellë?!” Myslimani i tha:”Profeti a.s pretendon se ka vajtur në Kuds dhe është kthyer brenda natës së kaluar! Të gjithë njerëzit e kanë dëgjuar dhe islami është në rrezik.” Ebu Bekri e pyeti:” Me qetësinë që e karakterizonte, Ebu Bekri i tha:”Nëse e ka thënë, atëherë ashtu ka ndodhur.” Gjer atëherë, kurejshët i largonin njerëzit nga Profeti a.s, që të mos i dëgjojnë predikimet e tij. Me këtë rast, ata i ftonin të gjithë që të vinin dhe të dëgjonin pretendimin e Muhamedit a.s. Kur vajti Ebu Bekri tek Profeti a.s, pa që njerëz të shumtë e kishin rrethuar. Ai iu afrua dhe e pyeti:”O i dërguar i Allahut! A është e vërtetë që ke vajtur në xhaminë Aksa natën e kaluar dhe je kthyer?” Profeti a.s iu përgjigj:”Po.” Ebu Bekri i tha:”Të vërtetën ke thënë!” Profeti a.s i tha:”Ti o Ebu Bekr je i besueshmi dhe i sinqerti.” Ishte hera e parë që Profeti a.s e thërriste Ebu Bekrin me këtë nofkë (siddik). Ebu Bekri nuk demonstroi as shenjën më të vogël të lëkundjes dhe dyshimit. Menjëherë, ai deklaroi se Profeti a.s kishte thënë të vërtetën dhe se ai e besonte në gjithçka që thoshte. Kurejshët ndërhynë dhe i thanë:”Si e beson në atë që pretendon?! Ne na duhen dy muaj që të shkojmë dhe të kthehemi nga Kudsi, kurse ai pretendon se ka vajtur dhe është kthyer brenda një nate!” Ebu Bekri u përgjigj:”Unë e besoj për gjëra akoma më të mëdha. Unë e besoj se i vjen Xhibrili a.s nga qielli brenda një çasti, si të mos e besoj se ka vajtur në Kuds brenda një nate?!” Duke dashur t’ua vërtetojë njerëzve atë që thoshte Profeti a.s, Ebu Bekri e pyeti:”O i dërguar i Allahut! Ne e dimë se ti nuk ke qenë më parë në Kuds. Sakaq, në mesin tonë ka njerëz të cilët kanë vajtur atje dhe e njohin vendin. Nëse ke vajtur realisht në xhaminë Aksa, atëherë na e përshkruaj si është!” Menjëherë, Profeti a.s filloi ta përshkruajë në mënyrë të përgjithshme xhaminë Aksa. Disa nga kurejshët që kishin vajtur shpesh në xhaminë Aksa, filluan ta pyesin për detaje që nuk i shkojnë kujt ndërmend. Ne mund të falemi me vite të tëra në një xhami dhe askujt nuk i shkon ndërmend të numërojë dritaret e saj. Kështu, mekasit filluan ta pyesin mbi numrin e kolonave brenda xhamisë, numrin e penxhereve etj... Ata donin ta zënë ngushtë me qëllim që ta vërtetojnë para njerëzve se është gënjeshtar. Meqë Profeti a.s nuk i dinte këto detaje të xhamisë Aksa, Zoti ia paraqet para syve xhaminë. Kështu, për çdo pyetje që i drejtonin, Profeti a.s jepte përgjigje të menjëhershme dhe të detajuar. Megjithatë, njerëzit nuk e besuan. Profeti a.s u tha:”Atëherë më lini t’ju sjell një fakt dhe argument tjetër! Gjatë rrugës së kthimit, pashë filan karvan. Në krye të karvanit qëndronte një deve e stolisur dhe e ngarkuar me filan mall. Në filan vend, atyre u ikën një deve dhe isha unë që ua tregova vendin, pasi e kishin humbur nga sytë. Ata kishin dhe një enë të mbushur me ujë, të cilin ua piva.” Mekasit e pyetën:”Sa larg ndodhet ky karvan? Pas sa ditësh mund të mbërrijë në Mekë?” Profeti a.s u përgjigj:”Pas tre ditësh.” Ditën e tretë, pothuaj e gjithë Meka kishin dalë jashtë në pritje të karvanit që vinte nga Shami. Më në fund, karvani me në krye devenë të cilën Profeti a.s ua kishte përshkruar imtësisht, mbërriti në Mekë. Kurejshët i pyetën nëse u kishte humbur një deve dhe ata thanë:”Po, na humbi dhe për ta gjetur, na ndihmoi një zë nga qielli.” Kurejshët:”Po, uji në enë?” Ata u përgjigjën:”Nuk e dimë kush na e piu. Po ju ku i dini këto gjëra?” Atëherë të gjithë e kuptuan se Profeti a.s u kishte thënë të vërtetën. Megjithatë, mekasit nuk e pranuan islamin. Ky udhëtim i Profetit a.s dhe kjo mrekulli, nuk ishte për të bindur idhujtarët mbi vërtetësinë e Profetit a.s. Ajo ishte për ti dhënë zemër, kurajuar dhe për ti dhënë forcë të dërguarit të Zotit a.s.[justify]

Allahu ju shperbleft per postimin.
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: