islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
Sprovimi me mirësi EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
Sprovimi me mirësi EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Sprovimi me mirësi EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Sprovimi me mirësi EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Sprovimi me mirësi EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Sprovimi me mirësi EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Sprovimi me mirësi EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Sprovimi me mirësi EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Sprovimi me mirësi EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Sprovimi me mirësi EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Sprovimi me mirësi EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Sprovimi me mirësi EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Sprovimi me mirësi EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Sprovimi me mirësi EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Sprovimi me mirësi EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Sprovimi me mirësi EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Sprovimi me mirësi EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Sprovimi me mirësi EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Sprovimi me mirësi EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Sprovimi me mirësi EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Sprovimi me mirësi EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Sprovimi me mirësi EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Sprovimi me mirësi EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Sprovimi me mirësi EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Sprovimi me mirësi EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Sprovimi me mirësi EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Sprovimi me mirësi EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Sprovimi me mirësi EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Sprovimi me mirësi EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Sprovimi me mirësi EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Sprovimi me mirësi EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Sprovimi me mirësi EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Sprovimi me mirësi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Sprovimi me mirësi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Sprovimi me mirësi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Sprovimi me mirësi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Sprovimi me mirësi EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Sprovimi me mirësi EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Sprovimi me mirësi EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Sprovimi me mirësi EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
11 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 11 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Sprovimi me mirësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Sprovimi me mirësi Empty
26052013
MesazhSprovimi me mirësi

Sprovimi me mirësi (u84u)Vajzat
Nga Ibn Abasi r.a transmetohet të ketë thënë se i Dërguari s.a.v.s ka thënë:" Dy mirësi i humbin njerëzit më së shumti, shëndetin dhe kohën e lirë " 1.


***

Njeriu në këtë botë nuk është krijuar për asgjë tjetër vetëm se të sprovohet dhe të sfidohet, andaj edhe thotë Allahu xh.sh:" Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepër mirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkat falësi "2. Pra të gjithë njerëzit janë në sallën e provimit, kjo sallë është aq e madhe saqë përfshinë tërë gjithësinë e po ashtu ka edhe vëzhgues të cilët shënojnë çdo të vogël dhe të madhe, e në lidhje me këtë thotë Allahu xh.sh:" Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm " 3, e po ashtu edhe trupat do të dëshmojnë ndaj tyre, toka do të dëshmojë ndaj tyre, edhe njerëzit do të dëshmojnë ndaj njëri tjetrit, e ndërsa Allahu xh.sh është dëshmitar ndaj çdo gjëje.

Ndërsa koha e tij do të jetë që nga çasti kur njeriu bëhet përgjegjës për veprat e tij duke hyrë në moshën e pubertetit e deri në çastin e vdekjes së tij, e nëse studenti përgjatë provimit e dinë së edhe sa kohë i kanë mbetur njeriu në provimin e jetës këtë gjë nuk e dinë pasi që nuk e dinë se kur ka për të vdekur. E nëse studenti nuk do të informohet se kur përfundon provimi por do ti thuhet se në çdo çast do të i merret letra e provimit atëherë ai nuk do të humbiste as edhe një sekondë të vetëm nga provimi por do të jepte tërë mundin e tij për tu përgjigjur. Këtë ai do ta bënte në përpjekje për tu përgjigjur sa më shumë që do të mundte e po ashtu duhet të jetë edhe besimtari, ai duhet të e shfrytëzojë kohen maksimalisht dhe të mos e humb asnjë çast në përpjekje për të triumfuar në këtë provim.

Ndërsa mjetet e provimit janë të ndryshme, studenti përdorë stilolapsin dhe atij i jepen letrat për tu përgjigjur në to ndërsa mjetet e provimit të njeriut në këtë botë janë: Trupi, Koha, Pasuria, Vepra dhe çdo gjë që i është dhënë prej aftësive dhe mundësive.

Ky provim përbëhet nga disa pyetje, prej tyre janë:

- Urdhëratë dhe obligimet që duhet kryer.

- Ndalesat dhe haramet që duhet larguar prej tyre.

- Mirësitë që duhet falënderuar.

- Sprovat dhe fatkeqësitë ndaj të cilave duhet pas durim.

Ndërsa ky hadith na tregon për dy mirësi për të cilat duhet të jemi falënderues në mënyrë që të mos pendohemi pas kësaj, ndërsa hadithet që flasin për mirësitë janë të shumta por ne do të përmendim prej tyre:

1- Me të vërtetë mirësitë ndaj çdo njeriu janë aq të shumta saqë nuk ka mundësi të numërohen, thotë Allahu xh.sh:" Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato " 4, siç është mirësia e besimit, e mendjes, e dëgjimit, e shikimit, e shëndetit, e fëmijëve, e pasurisë, e po ashtu në të gjithë qelizat e trupit tënd ka mirësi aq të shumta sa që nuk ka mundësi të numërohen.

Tregohet se një njeri i varfër një herë i ishte ankuar njërit prej dijetarëve se pse Allahu xh.sh nuk i kishte dhënë prej pasurisë, ndërsa dijetari e kishte pyetur nëse ai ishte në gjendje që të shiste sytë e tij për 100 mijë? I varfëri iu përgjigj me jo ?, ndërsa dijetari vazhdojë ta pyeste nëse ishte në gjendje që të shiste dëgjimin e tij, apo këmbët e tij, apo duart e tij, apo nëse do ta shiste mendjen e tij për 100 mijë, ndërsa i varfëri çdo herë iu përgjigj me jo ?, atëherë dijetari i tha: A po ankohesh për varfëri derisa ti posedon me qindra mija !!??. E ndërsa i varfëri e kuptojë se mirësitë jo materiale janë më të shumta dhe më të rëndësishme se mirësitë materiale dhe se mirësitë e Allahut xh.sh ndaj njeriut janë aq të shumta sa që nuk mund të numërohen.

2- Mirësitë që të gjitha realisht janë sprova dhe provime për njeriun edhe pse ndoshta në dukjen e parë ato duken se janë shpërblime por në esencë që të gjitha janë provime, thotë Allahu xh.sh:" E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë:" Zoti im më ka nderuar !" Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin ( e varfëron ), ai thotë:" Zoti im më ka nënçmuar !" Jo, nuk është ashtu ! Por ( punoni edhe më zi ) ju nuk përfillnit bonjakun " 5, po ashtu thotë Allahu xh.sh:" Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij:" Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre ". Ai tha:" A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj ?" Ata thanë:" Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar !" Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve " 6.

E sikur të ishte mirësia si shenjë shpërblimi atëherë të dërguarit do të ishin njerëzit më të pasur në botë dhe pabesimtarët nuk do të kishin asgjë nga kjo botë.

Shembulli i kësaj është sikurse shembulli i mësuesit që ia jep çdo nxënësit nga një libër, disa prej tyre ishin me madhësi të madhe, disa ishin mesatar e disa të tjerë ishin më të vegjël. Atyre që u takuan librat e mëdhenj u gëzuan më shumë ndërsa ata që kishin fatin që të merrnin librat e vegjël u hidhëruan, por pasi që u bë shpërndarja e tyre dhe secili mori atë që i takojë atëherë ata u informuan se do ti nënshtroheshin një provimi rreth librit që u kishte takuar. Kjo bërë që të gëzohen ata që morën librat e vogla ndërsa të tjerët ua kishin lakminë sikur edhe ata të kishin fatin e njëjtë që të merrnin librat e vegjël. E kështu janë edhe mirësitë e kësaj bote.

Pra mirësitë nuk janë shpërblime por ato janë sprova dhe provime dhe për këtë nuk mund të jetë tregues për vendin e njeriut tek Krijuesi i tij sepse

tregues i vërtetë është vetëm besimi dhe veprat e mira, thotë Allahu xh.sh:" E s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) 7 .

3- Kalimi i këtij provimi bëhet duke qenë falënderues ndaj mirësive, ndërsa falënderimi është disa llojesh:

a) Falënderimi me zemër: E kjo arrihet kur njeriu e ka bindjen e plotë dhe e ndjenë me tërë zemrën e tij se të gjitha mirësitë janë vetëm nga Allahu xh.sh dhe nuk ka ndonjë që mund të e shoqërojë në këtë gjë, thotë Allahu xh.sh:" Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut " 8, pra janë vetëm nga Allahu xh.sh. Ndërsa në një hadithë që e transmeton Ibn Abasi r.a thuhet:" Dhe dije se sikur të bashkoheshin që të ta bënin ndonjë të mirë nuk do të mund ta bënin atë përveç nëse është e caktuar prej Allahut xh,sh…" 9. Njerëzit pas kësaj nuk janë asgjë më shumë sesa mjete të nënshtruara ndaj caktimit të Allahut xh.sh duke mos poseduar mundësinë e përfitimit për vetën e tyre, e a thua si do të mund të i sjellin përfitime të tjerëve !?.

b) Falënderimi me gjuhë: Siç është të shtuarit e të thëntë" Falënderimi i takon Allahut xh.sh ", dhe të treguarit rreth mirësive të Allahut xh.sh. Thotë Allahu xh.sh:" E me të mirat që t'i dha Zoti yt, trego ( udhëzo njerëz )! "10, por duke pas kujdes nga dyfaqësia dhe me qëllim që të tjerët të marrin shembull për mënyrën e falënderimit të mirësive. Prej falënderimeve me gjuhë është çdo fjalë e mirë sic është përmendja e Allahut xh.sh, leximi i Kuranit, udhëzimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, të mësuarit e fesë etj.

c) Falënderimi me vepra: Thotë Allahu xh.sh:" Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës "11, ndërsa falënderimi me vepra dallon nga një mirësi në tjetrën. Atij që Allahu xh,sh ia ka dhënë udhëzimin duhet që ti ftojë njerëzit për në rrugën e Allahut xh.sh me tërë forcën e tij, kujt ia jep Allahu xh.sh mendjen dhe logjikën e thellë atëherë duhet që të mësojë dhe të mësojë të tjerët dhe e përdorë atë për të zgjidhur problemet e përgjithshme dhe personale të muslimanëve, kujt i jep Allahu xh.sh trup të shëndoshë duhet të i ndihmojë të tjerëve dhe të luftojë në rrugën e Allahut xh.sh, kujt i jep Allahu xh.sh pasuri atëherë ai bënë shpenzimin e saj në rrugën e Allahut xh.sh fshehtas dhe haptas, pra falënderimi me vepra është të përdorurit e këtyre mirësive në rrugën e Allahut xh.sh e jo në atë që e ka ndaluar Allahu xh.sh.

Ndërsa falënderimi me të tri llojet e tij bënë shtimin e mirësive në këtë botë, thotë Allahu xh.sh:" Dhe ( përkujtoni ) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: " Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë !"12.

Mirësitë po ashtu janë shkak prej shkaqeve të shpëtimit në këtë botë, Allahu xh.sh e shpëtoi Lutin a.s dhe ata që ishin më të nga dënimi si shenjë shpërblimi për falënderimin e tyre dhe për devotshmërinë e tyre ndaj Allahut xh.sh, thotë Allahu xh.sh:" Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta. (Shpëtimi ishte ) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon " 13. Kjo është sa i përket kësaj bote ndërsa në botën tjetër do të kenë shpërblim edhe më të madh, thotë Allahu xh.sh:" Kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë " 14.

Ndërsa në hadithin që jemi duke e shtjelluar, i Dërguari s.a.v.s na tregon për dy mirësi mjaftë të rëndësishme, e që janë koha e lirë dhe shëndeti. S’ka dyshim se shëndeti është prej mirësive më të mëdha por a thua si mund të jetë koha e lirë prej mirësive ?.

Koha e lirë na hadithë nuk është në të njëjtin kuptim që e kuptojnë njerëzit në përgjithësi e që ankohen prej tij vazhdimisht dhe siç pretendojnë që mundohen të e mbysin. Por koha e lirë këtu është për qëllim jeta dhe mosha, sepse koha është vetë jeta dhe jeta është mirësi prej mirësive të Allahut xh.sh. Kjo është ajo që është për qëllim në fjalën e të Dërguarit s.a.v.s se:" Nuk do të lëviznin këmbët e robit në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij se si e kaloi, për dijen e tij se si veproi, për pasurinë e tij se si e fitojë dhe si e shpenzoi, dhe për trupin e tij se si e përdori " 15.

I Dërguari s.a.v.s në hadithin e parë e përshkruan kohen si kohë të lirë ndërsa në hadithin e dytë e përshkruan atë si jetë , pra i Dërguari a.s na përkujton neve me mirësinë e shëndetit dhe kohës së lirë. Këto dyja janë mirësi shumë të rëndësishme për jetën e njeriut pasi që njeriu mund të i përdorë në rrugën e Allahut xh.sh dhe të jetë prej fitimtarëve në provim.

Por shumica e njerëzve janë të tradhtuar në mirësi, të pakujdesshëm ndaj realitetit, sepse ata mendojnë se këto mirësi janë si shpërblim për ta por që realisht ato janë sprova për ta. E nëse njeriu nuk e kupton se mirësitë janë sprovë për ta atëherë ai nuk do të jetë falënderues dhe kështu do të jetë humbës dhe i penduar në Ditën e Gjykimit, por atëherë nuk ka dobi nga pendimi.

Kështu pra shumica e njerëzve janë të mashtruar, të tradhtuar dhe humbës edhe nëse këtë nuk e kuptojnë në këtë botë dhe nuk e ndjejnë këtë gjë.

Në hadithë ka edhe një çështje tjetër që është mjaftë e rëndësishme e që ka të bëjë me atë se mund të ndodhë që shumica e njerëzve mund të jenë të mashtruar, dhe çdo herë mund të jenë në të pavërtetën, andaj duhet që besimtari të mos jetë i mashtruar nga shumica dhe të mos ndryshojë nga besimi i tij dhe sjellja e tij vetëm pse njerëzit nuk janë në të njëjtën rrugë dhe nuk kanë të njëjtin besim me të tij. Andaj shumica nuk duhet të jetë tregues i së vërtetës por çdo herë duhet të jetë Islami tregues i së vërtetës. Në lidhje

me këtë thotë Allahu xh.sh:" Thuaj: "Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes " 16, dhe po ashtu thotë:" Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë " 17.

Allahu xh.sh po ashtu thotë:" Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë"18. Andaj qëndro me Allahun xh.sh pavarsishtë nëse ata që qëndrojnë me Allahun xh.sh janë të shumtë apo të pakët, e mos u bëjë lajkatarë sepse i Dërguari s.a.v.s ka thënë:" Mos u bëni lajkatarë e të thoni nëse njerëzit bëjnë mirë edhe ne do të bëjmë e nëse bëjnë padrejtësi edhe ne do të bëjmë por mëson vetën që nëse njerëzit bëjnë mirë edhe ju të bëni e nëse bëjnë padrejtësi atëherë ju të mos bëni " 19.

Mesazhi/

Përktheu: Artan Musliu

Fusnotat:

1 Sahih El-Buhari, shih Fet'h El-Bari 11/ 229, libri mbi Mirësjelljen, kapitulli i 1-rë, hadithi nr. 6412.

2 Kaptina El- Mulk: 2.

3 Kaptina Kaf: 18.

4 Kaptina En-Nahl: 18.

5 Kaptina El-Fexher: 15-17.

6 Kaptina Ez-Zuhruf: 23-25.

7 Kaptina El-Huxhurat: 13.

8 Kaptina En-Nahl: 53.

9 Xhamiu Tirmidhi 4/ 76, libri mbi Kijametin, kapitulli i të informuarit, hadithi nr. 2635 dhe thotë se hadithi është i mirë dhe i sakët.

10 Kaptina Ed-Duha: 9.

11 Kaptina Sebe: 13.

12 Kaptina Ibrahim: 7.

13 Kaptina El-Kamer: 34-35. 14 Kaptina Al-Imran: 145.

15 Xhamiu Tirmidhi 4/ 36, libri mbi Kijametin, kapitulli i 1-rë, hadithi nr. 2532, dhe thotë se hadithi është i mirë dhe i saktë.

16 Kaptina El-Maide: 100.

17 Kaptina Jusuf: 103.

18 Kaptina El-Enam: 116.

19 Xhamiu Tirmidhi 3/ 246, libri mbi mirësinë dhe lidhjen farefisnore, kapitulli i 62-të, mirësia dhe falja, hadithi nr. 2075, dhe në lidhje me hadithin thotë se është i mirë dhe i panjohur.


Allahu ju shperbleft per postimin.
Sprovimi me mirësi 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

Sprovimi me mirësi :: Komentet

No Comment.
 

Sprovimi me mirësi

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: