islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
Kërkoje tek vetja EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
Kërkoje tek vetja EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Kërkoje tek vetja EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Kërkoje tek vetja EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Kërkoje tek vetja EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Kërkoje tek vetja EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Kërkoje tek vetja EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Kërkoje tek vetja EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Kërkoje tek vetja EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Kërkoje tek vetja EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Kërkoje tek vetja EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Kërkoje tek vetja EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Kërkoje tek vetja EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Kërkoje tek vetja EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Kërkoje tek vetja EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Kërkoje tek vetja EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Kërkoje tek vetja EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Kërkoje tek vetja EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Kërkoje tek vetja EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Kërkoje tek vetja EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Kërkoje tek vetja EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Kërkoje tek vetja EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Kërkoje tek vetja EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Kërkoje tek vetja EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Kërkoje tek vetja EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Kërkoje tek vetja EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Kërkoje tek vetja EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Kërkoje tek vetja EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Kërkoje tek vetja EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Kërkoje tek vetja EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Kërkoje tek vetja EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Kërkoje tek vetja EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Kërkoje tek vetja EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Kërkoje tek vetja EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Kërkoje tek vetja EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Kërkoje tek vetja EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Kërkoje tek vetja EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Kërkoje tek vetja EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Kërkoje tek vetja EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Kërkoje tek vetja EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
16 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 16 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Kërkoje tek vetja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Kërkoje tek vetja Empty
23042013
MesazhKërkoje tek vetja

Kërkoje tek vetja (u40u)Lutje%20dua%20xhami%20nata%20e%20kadrit%20253
Miku im! Gurët që të hidhen nga të katër anët, mund ti grumbullosh dhe të ndërtosh një rrugë e cila të çon tek mësimi dhe të ushtruarit me durimin dhe suksesin.


Dr. Selman Aude

Një miku im kishte lexuar kritikën e një buzëqumështi ndaj meje personalisht, kritikë e mbushur me smirë, xhelozi dhe ofendime, për shkak të një mendimi që kishte shfaqur, mendim i cili nuk i kishte pëlqyer mesa gjuha e përdorur ishte shumë e rëndë dhe e ngarkuar me epitete të rënda dhe therëse. I befasuar nga ajo që kishte lexuar, më tha:”Si mund ta jetosh jetën tënde normalisht dhe si mund të flesh rehat, teksa e lexon diçka të tillë?!”

Unë i buzëqesha dhe i thashë:”Nuk ka asgjë për të cilën duhet të shqetësohem, aq më tepër kur bëhet fjalë për një person i cili ka mendime të kundërta me ato të miat dhe mendimet e tij i shpalos në një mënyrë që i përshtatet atij. Ai duhet të mërzitet dhe shqetësohet, jo unë. Dikush, i tha një personi tjetër:”Do të thur për ty ca vargje plot sarkazma, të cilat do të shoqërojnë jo vetëm gjatë jetës, por edhe në varr.”

Tjetri iu përgjigj:”Jo i dashur jo. Ato vargje do të shoqërojnë ty gjer në varr, jo mua.”

Ndoshta, problemi qëndron në përdorimin e termave fetarë, pasi motivi i tij siç duket ishte po fetar. Xhelozia, sinqeriteti dhe çiltërsia, mund të jenë tipare që ai i ndjen karshi vetes, sakaq dyshimin, skepticizmi dhe mendimi i keq, janë tipare që i ndjen karshi të tjerëve, sidomos atyre që kanë mendim të ndryshëm me të. Këtu qëndron thellësia e problemit. Ai kërkon të të shkatërrojë, të paktën moralisht, e kjo, në emër të Zotit!!!

Mikut tim i thashë:”Mënyra më madhështore për tu përballur me akte të tilla, është ti përulesh dhe përgjërohesh Zotit, të ndjesh sa pranë e ke dhe sa Madhështor është Ai, të sjellësh ndërmend se Ai i di gjithë nijetit dhe qëllimet që mbajnë zemrat, Ai di gjithçka që fshehin ato, të tuat dhe të kundërshtarit tënd. Ai di gjithçka rreth robërve të Tij, interesave të tyre, çfarë thonë dhe cilat janë pasojat. Ai ka bërë ahiretin mbretëri ku do të sundojë drejtësia, pasi atë Ditë do të dominojë vetëm pushteti hyjnor. Ajo është Dita kur padrejtësia do të shuhet një herë e përgjithmonë, dita kur të gjitha sekretet do të publikohen. “Ditën, kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun.” (Gafir, 16)

“Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur”. (Hakka, 18)

“ditën, kur do të zbulohen të fshehtat, kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.” (Tarik, 9-10)

Është Ai Zot të cilin e adhuron pa pasur nevojë për ndërmjetës, Ai të cilit i përgjërohesh që të të marrë për dore dhe të të udhëzojë në udhën e drejtë, larg dyshimeve. Është Ai para të cilit zhvishesh totalisht nga qëllimet e liga dhe hamendësimet e padëshiruara. Është Ai para të cilit pranon mangësitë dhe të metat e tua, pranon gabimet, euforinë dhe injorancën, të mirën dhe të keqen. Është Ai të cilin e thërret për ndihmë fillimisht nga vetja jote, e mandej nga e keqja e të tjerëve dhe dëmi i tyre. Meqë Ai e ka bërë ligj që asnjëri nga krijesat të mos shpëtojë nga e liga, atëherë përgjëroju që të të pajisë me aftësi dhe energji për ta përballuar me durim dhe disiplinë. Kështu, nuk ke përse tu hysh në hak njerëzve, nuk ke përse tu bësh padrejtësi, nuk ke përse të insistosh në gabim, nuk ke përse të lëkundesh përderisa beson se je në të drejtë. Zoti me emrin e të cilit të hakërrehet dikush, është po Zoti të cilit i beson dhe ti, i kërkon ndihmë, e adhuron, i lutesh, i bie në Razz dhe i përgjërohesh.

Miku im! Askush nuk mund të të zemërojë dhe hidhërojë, pa vullnetin tënd!

Ndjenjat negative që të kaplojnë, nuk janë për shkak të aktualitetit përreth, as për shkak të një kritike të pavend, sarkazme kalimtare, mendimi të keq apo ashpërsisë së një të afërmi.... Aspak.

Ajo që ndjen përbrenda ndodh për shkak të analizës tënde personale të gjërave përreth.

Kur të ndryshosh këndvështrimin tënd karshi ngjarjeve përreth, do të ndryshojnë dhe emocionet dhe ndjesitë e tua, do të qetësohet vala e zemëratës edhe ndaj vetë ngjarjes.

Frikë, është ajo që ne e shohim të frikshme, siguri, ajo që shohim të sigurt.

Një herë, gjatë një takimi me një personalitet, i frikësohesha një pyetje të sikletshme, me të cilën mund të më befasonte bashkëbiseduesi. Jo për ndonjë gjë, por sepse nuk isha përgatitur. Nuk desha të flas për diçka që nuk kisha dije dhe nuk kisha lexuar. Por më pas, fillova të thellohem rreth kësaj pyetjeje që e perceptoja si të sikletshme dhe në mendje më erdhën përgjigje tepër të ekuilibruara dhe të goditura. Fillova të uroj që bashkëbiseduesi të ma drejtojë pyetjen në fjalë, po, pikërisht atë të cilën i druhesha më parë. Nuk doja t’ia di më për qëllimin që fshihej pas pyetjes, pasi do të më mundësonte një shans të bukur për të thënë diçka të bukur.

Kur ndodh një zënkë me fjalë mes teje dhe dikujt tjetër, ai të ofendon me fjalë të rënda. Këtë, ti mund ta interpretosh si një fyerje, poshtërim dhe denigrim të personalitetit tënd, duke e mbajtur zemërimin si një re të zezë mbi qiellin e shpirtit gjatë gjithë ditës. Por edhe kur shkon e shtrihesh në shtrat, përpëlitesh si të shtriheshe mbi prush, të kujtohet momenti dhe imazhet të përsëriten në mendje herë pas here. Dëshiron ta harrosh, por nuk mundesh.

Mundohu të ndryshosh mënyrën e interpretimit dhe analizës së rastit, duke e interpretuar si një moment të vështirë në të cilin po kalon personi në fjalë, borxhe që i kanë rënduar supet, punë e rëndë mendore, sëmundje e rëndë, depresion, stres, probleme bashkëshortore, papunësi etj...

Jeta është e mbushur me vështirësi dhe vuajtje. Jo të gjithë njerëzit mund të jetojnë të qetë fizikisht dhe shpirtërisht, duke i trajtuar gjërat me gjakftohtësi, ekuilibër dhe urtësi.

Ndoshta, edhe ai mund të gjendet në të njëjtën situatë si ti, duke u përpëlitur nga pagjumësia, shenjë e pendimit dhe dhimbjes që i shkaktoi reagimi ndaj teje.

Nëse thua:”Atëherë përse nuk vjen të më kërkojë falje?” gjë e cila është ilaçi më i mirë kur u hyjmë në hak të tjerëve, duke u falur një buzëqeshje pas zymtësisë, një fjalë të mirë pas ofendimit dhe një kërkim falje pa frikë e turp... Mos harrojmë se personi në fjalë mund të ketë qenë i zemëruar, sepse kjo është natyra e tij.

Prandaj, ndryshoje këndvështrimin tënd ndaj gjërave me të cilat përballesh çdo ditë, do të shohësh që me këndvështrimin do të ndryshojnë dhe ndjesitë dhe emocionet. Kujto gjithmonë se Zoti, nuk e ndryshon gjendjen tënde, derisa të ndryshosh veten tënde.

Dikur dëgjova një herë një djalosh duke u lutur kundër kundërshtarëve të tij me fjalët:”O Zot! Më ruaj prej tyre si dhe me ç’të duash! Ti je Dëgjuesi dhe Shikuesi im.”

I thashë:”I je lutur Atij që di, sheh dhe dëgjon gjithçka. Do të ishte më mirë ti luteshe që të mbrojë nga e liga e vetes tënde, nga e liga e gjithçkaje që të rrethon.”

Miku im! Gurët që të hidhen nga të katër anët, mund ti grumbullosh dhe të ndërtosh një rrugë e cila të çon tek mësimi dhe të ushtruarit me durimin dhe suksesin. Kjo, vetëm nëse je syçelë, shfrytëzon rastet, je pozitiv në qëndrimet dhe mendimet e tua, je i ndërgjegjshëm se nuk je boshti i gjithësisë, ashtu siç nuk është kundërshtari yt. Paqja të shoqëroftë në jetë!



Perktheu: Elmaz Fida/AO/

Allahu ju shperbleft per postimin.
Kërkoje tek vetja 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

Kërkoje tek vetja :: Komentet

No Comment.
 

Kërkoje tek vetja

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: