islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Paqja qoftë me ju EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Paqja qoftë me ju EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Paqja qoftë me ju EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Paqja qoftë me ju EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Paqja qoftë me ju EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Paqja qoftë me ju EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Paqja qoftë me ju EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Paqja qoftë me ju EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Paqja qoftë me ju EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Paqja qoftë me ju EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Paqja qoftë me ju EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Paqja qoftë me ju EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Paqja qoftë me ju EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Paqja qoftë me ju EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Paqja qoftë me ju EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Paqja qoftë me ju EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Paqja qoftë me ju EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Paqja qoftë me ju EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Paqja qoftë me ju EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Paqja qoftë me ju EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Paqja qoftë me ju EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Paqja qoftë me ju EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Paqja qoftë me ju EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Paqja qoftë me ju EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Paqja qoftë me ju EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Paqja qoftë me ju EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Paqja qoftë me ju EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Paqja qoftë me ju EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Paqja qoftë me ju EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Paqja qoftë me ju EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Paqja qoftë me ju EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Paqja qoftë me ju EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Paqja qoftë me ju EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Paqja qoftë me ju EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Paqja qoftë me ju EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Paqja qoftë me ju EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Paqja qoftë me ju EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Paqja qoftë me ju EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Paqja qoftë me ju EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Paqja qoftë me ju EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
16 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 16 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Paqja qoftë me ju Empty20%Paqja qoftë me ju Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Paqja qoftë me ju Empty7%Paqja qoftë me ju Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Paqja qoftë me ju Empty7%Paqja qoftë me ju Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Paqja qoftë me ju Empty7%Paqja qoftë me ju Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Paqja qoftë me ju Empty7%Paqja qoftë me ju Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Paqja qoftë me ju Empty7%Paqja qoftë me ju Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Paqja qoftë me ju Empty7%Paqja qoftë me ju Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Paqja qoftë me ju Empty37%Paqja qoftë me ju Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3007 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri tukuluki

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Paqja qoftë me ju

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Paqja qoftë me ju Empty
MesazhTitulli: Paqja qoftë me ju   Paqja qoftë me ju EmptyMon 4 Mar 2013 - 8:09

Paqja qoftë me ju U59upe10Të japësh dhe përshëndetësh me selam, do të thotë të nënshkruash marrëveshje paqeje dhe sigurie mes teje dhe tjetrit, ku ti je nismëtari dhe iniciatori.

E shtune 2 Mars 2013 11:06 Nga: Dr. Selman Aude Bëra një hulumtim lidhur me fjalët më të përhapura dhe më të përdorura në fjalorin mes myslimanëve në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe kërkimi më çoi tek tre syresh: E para, dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Zotit, e cila e bën njeriun pjesë të umetit mysliman dhe të cilën e citojmë me dhe pa raste për të shtuar sevapin dhe për të ripërtërirë besimin. E dyta, “bismilahi” me të cilën fillojmë çdo vepër të mirë duke i kërkuar Zotit ndihmë për përmbushjen e detyrave dhe arritjen e suksesit. Këtë fjalë, myslimani e reciton sa herë që ia nis një pune individuale qoftë apo kolektive. E treta, ishte togfjalësh i përshëndetjes mes myslimanëve “Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu” (paqja, mwshira dhe bereqeti i Zotit qoftë me ju). Qëllimi dhe thelbi i saj është ndërtimi dhe konsolidimi i marrëdhënieve sublime mes individëve të shoqërisë të gjitha shtresave. Në këtë përshëndetje, ashtu si tek “bismilahi” manifestohet fjala “mëshirë –rahmet” mbi të cilën bazohen marrëdhëniet e myslimanit me Zotin, por edhe me vëllanë e tij mysliman. Përse i përshëndesim të tjerët me selam? Unë u thellova pak në kuptimin dhe domethënien e kësaj fjale dhe zbulova se sillej rreth katër kuptimeve: Kuptimi i parë: Kur të përshëndes me selam, sikur të dhuroj paqen, të shoqëruar me një nga emrat e Zotit të lartësuar; I Plotfuqishmi, i Shenjti dhe Paqedashësi. Tregon Abdullah ibnu Mesudi:”Gjatë namazit citonim:”Paqja qoftë mbi Allahun, mbi filanin...” Por Profeti a.s na tha një ditë:”Allahu është Paqedashësi, prandaj nëse dikush qëndron ulur në namaz, le të thotë:”Ettehijat (përshëndetjet) lilahi ves salavatu... salihin.” Kur e thotë këtë, bereqeti mbërrin tek çdo rob i ndershëm dhe dinjitoz.” (Buhari, 6328) Prandaj, kur të jap selam, është njësoj sikur të them se je në mbrojtjen, kujdesin dhe vëmendjen e Allahut. Urtësia e zgjedhjes së këtij emri të bekuar, qëndron në faktin se ai shpreh shpëtimin nga çdo e ligë dhe largimin nga çdo e keqe e dëmshme. Kuptimi i dytë: Shpëtimi nga të metat dhe mangësitë. Përshëndetja me selam në thelb është një lutje që Zoti të shpëtojë dhe ruajë nga çdo ligësi që mund të prekë besimin apo jetën tënde. Ajo që e përforcon këtë ide, është vetë fakti se selami mund të vijë i shoqëruar me emrin e Allahut “Selamullahi alejkum”. Kuptimi i tretë: Siguria. Të japësh dhe përshëndetësh me selam, do të thotë të nënshkruash marrëveshje paqeje dhe sigurie mes teje dhe tjetrit, ku ti je nismëtari dhe iniciatori. Në këtë rast, sikur i thua palës tjetër: Mos kij frikë prej meje dhe mos u shqetëso, pasi nuk kam asnjë qëllim të keq ndaj teje, s’bëhet fjalë për komplot, as shfrytëzim dhe as për urrejtje. Përballë teje unë jam një faqe e bardhë e cila titullohet: Sinqeritet, besë dhe mirëkuptim. Frika nga çdo gjë e panjohur, ka qenë zakon dhe traditë e njerëzve përgjatë shekujve, saqë luteshin:”Zoti na ruajt nga çdo gjë e panjohur!” Por kur u vinte një i panjohur dhe i përshëndeste menjëherë me:”Paqja qoftë mbi ju!” u largohej frika dhe paniku duke u qetësuar e rehatuar. Që këtu, është mirë që përshëndetja “Esselamu alejkum” të kthehet me fjalët “We alejkum selam” e njëjtë ose duke shtuar fjalë të tjera. Nëse dikush që vjen na thotë “Ue alejke” do të ndiheshim në siklet dhe do të na lindnin dyshime lidhur me qëllimet që fsheh. Prandaj, përshëndetja me selam, është garanci dhe besë e cila nuk shkelet, është marrëveshje e cila nuk prishet. Ebu Bekri Zoti qoftë i kënaqur me të, thoshte:”Selami është garancia e Zotit në tokë.” Kurse Profeti a.s thoshte:”Musliman, është ai i cili është në paqe me myslimanët e tjerë, si me gojë ashtu dhe me vepra.” (Buhari, 10) Kuptimi i katërt: Dëlirësi, pastërti dhe zemërbardhësi. Kështu kuptojmë se përshëndetja me selam – paqe, i fshin mëritë e kaluara dhe debatet shterpë. Selami është një faqe e re, epokë plot shkëlqim, miqësi, dashuri dhe besë. Tregon një nga të parët tanë:”Nëse dikush me të cilin jam konfliktuar më takon dhe më përshëndet me selam, më zbutet zemra në çast.” Prandaj, mos harrojmë se përshëndetja me paqe (selam) nuk është thjesht një fjalë që del nga goja, një fjalë e zhveshur nga çdo përmbajtje dhe domethënie. Në fakt, ajo është një linjë e re marrëdhëniesh, është fabrikë harmonie dhe mirëkuptimi mes njerëzve. Selami (paqja), është një emër të cilin Zoti e zbriti në tokë për një qëllim të lartë, ai është simboli i harmonisë, emblema e miqësisë, dëshmitari i dashurisë dhe çelësi i prezantimit. Me anë të tij largohet vetmia, thyhet frika, manifestohet mirësia dhe merr jetë suksesi. Përshëndetja me selam është një lloj ushtrimi për më shumë modesti dhe respekt për të tjerët. Njerëzit janë të gjithë njëlloj përballë selamit, nuk i dallon dhe diferencon asgjë. Prandaj, përshëndetja me selam vlen si për ata që i njeh ashtu dhe për ata që nuk i njeh. Ky fakt, e mbush me energji njeriun dhe e orienton drejt objektivave madhore dhe të fisme. Motoja e Islamit është selami, i cili përmban në vetvete mëshirën dhe ajo është dy llojesh: E para, është cilësi e Zotit të lartësuar (Errahman dhe Errahim). E mëshira e Tij i paraprin zemërimit. Ai e ka obliguar veten e Tij me mëshirë. Prandaj trashëgimia islame është e mbushur dhe zien nga ky emër dhe kjo cilësi hyjnore, të cilën e hasim pothuaj në çdo lutje dhe dhikër. E dyta, mëshira e krijesave. Në një hadith të transmetuar nga imam Buhari dhe Muslim, thuhet se Profeti a.s ka thënë:”Zoti i lartësuar ka njëqind njësi mëshire. Vetëm njërën njësi e ka zbritur dhe instaluar në tokë, me të cilën mëshirohen njerëzit, egërsirat, shpendët dhe kafshët. Kurse 99 njësi të tjera i ka rezervuar për Ditën e Llogarisë.” (Buhari, 6000 – Muslim, 2752) Fjala mëshirë (rahmet) përfshin zemërbutësinë, mirësjelljen dhe tolerancën. Zoti i lartësuar krijoi Ademin a.s dhe i fryu shpirtin. Kur shpirti i mbërriti tek zgavrat e hundës, Ademi a.s teshtiu dhe Zoti i tha:”Të mëshiroftë Allahu o Adem!” Kështu, shohim që mëshira hyjnore ishte fjala e parë me të cilën Zoti i lartësuar iu drejtua robit, të dërguarit të Tij dhe babait tonë Ademit a.s. Ndoshta, teshtima e Ademit a.s me ti mbërritur shpirti tek zgavrat e hundës, ishte treguesi i jetës së tij dhe se ajo – jeta – i ka mbërritur tek hunda. Këtë ide e përforcojnë fakihët dhe shkencëtarët bashkëkohorë të cilët thonë se jeta fillon nga truri, e nëse vdes truri, njeriu radhitet tek të vdekurit dhe trajtohet sipas dispozitave të vdekurit. Por edhe përfundimi i njeriut, është drejt mëshirës dhe se problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet në këtë jetë, janë aksidentale. Në lashtësi, arabët e konsideronin teshtimën si sëmundje dhe mendonin se ajo është rrufë e dhimbje. Por profeti Muhamed a.s i sqaroi se Zoti i lartësuar e do teshtimiën dhe e urren hapjen e gojës. Ai na ka obliguar që personit që teshtin ti themi:”Jerhamukallah!” (Të mëshiroftë Zoti) (Buhari, 6223) Sikur teshtima të ishte diçka aksidentale e cila së shpejti do të largohej duke lënë pas shëndetin dhe mirësinë. Për këtë ne lutemi që personi të kthehet sërish në normalitet. Kjo nënkupton dhe është sinjal që gjithçka që prek myslimanin në këtë jetë, në shëndetin e tij, pasurinë, familjen, fëmijën apo besimin, është diçka aksidentale në vetvete e cila do të shuhet edhe pse mund të lërë shenja. Fatkeqësitë dhe problemet që na vijnë, nga vetja apo armiku, duhet të shihen si aksidentale dhe rastësore, të pasohen nga vepra të mira, ftesë në rrugë të Zotit dhe reforma të njëpasnjëshme. Umer ibnu Abdul Aziz lutej:”O Zot! Nëse unë nuk e meritoj të përfshihem nga mëshira Jote, është mëshira Jote ajo që meriton të më përfshijë mua. Mëshira Jote përfshin gjithçka, e meqë unë jam pjesë e gjithçkaje, më përfshi me mëshirën Tënde o i Gjithëmëshirshëm.” “Berekatuhu” është emër shumës, kurse njëjësi është “bereke” (bereqet). Ky emër përfshin gjithë të mirat e Zotit të përhershme dhe të përsëritshme. Për këtë, përshëndetja islame, vjen në shumës “Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu (bereqetet e Tij), sepse bereqetet shfaqen tek fëmijët, pasuria, jeta, koha, punët dhe në çdo gjë tjetër. Bereqeti i pasurisë është me shtimin e saj, si dhe faktin që është fituar dhe shpenzohet në hallall, larg haramit. Bereqeti në fëmijë, manifestohet tek udhëzimi i tyre, edukimi i mirë, përkujdesi etj... Ka njerëz për të cilët pasuria është barrë e rëndë për ta, pasi janë kopracë dhe dorështrënguar duke mos e shpenzuar as për veten dhe as për fëmijët. Njerëz të tillë, bëjnë pazar për ta ulur çmimin, edhe me personin që do u hapë varrin, me shpresën se do i ulin ndonjë qindarkë më shumë. Po ashtu, barrë është dhe fëmija për prindin, nëse ka ndjekur rrugë të keqe. “..ata i drejtohen Allahut për ndihmë, (duke i thënë djalit): “Mjerë për ty! Beso, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë!” (Ahkaf, 17) Bereqeti manifestohet edhe tek jeta, morali i mirë, modestia dhe thjeshtësia. Ajo manifestohet tek koha, nëpërmjet menaxhimit të drejtë të saj, duke e mbushur me përkujtim të Zotit, istigfar dhe vepra të mira. Bereqeti në jetë, është për ata që jetojnë jetë dinjitoze dhe të ndershme. Ka njerëz të cilët jetojnë vetëm dyzet apo pesëdhjetë vite, megjithatë ata kanë mbushur botën me dije dhe famë. Sakaq, ka të tjerë që i kalojnë të njëqindat, por emri i tyre u harrohet me tu kthyer nga varrimi, pasi nuk kanë lënë pas punë të mira, apo fëmijë të mbarë. Ata vdesin në brigjet e kësaj jete, pa u kujtuar kush për ta. Bereqeti është edhe në dua dhe lutje, që Zoti ti shtojë të mirat, pasurinë, familjen, fëmijët dhe jetën. Që këtu, kuptojmë se përshëndetja islame e plotë “Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu” përfshin paqen, mëshirën dhe bereqetin. Ajo fillon me paqen, për tu lutur që të jesh i shpëtuar nga çdo e ligë, edhe pse njeriu mund të shpëtojë nga ligësia, por nuk sheh ndonjë të mirë. Për këtë, pasohet nga rahmeti ose mëshira e Zotit, e cila përmban lutje që ti jepen të mirat e Tij, ti shtohen dhe të jenë të përhershme. Nëse do të bënim një hulumtim mbi përshëndetjet e të gjithë kombeve mbi faqen e tokës, nuk do të gjejmë si përshëndetja islame, domethëniet e saj, bereqetin dhe mirësitë. Jo praktikantët, i dëgjojmë të përdorin përshëndetje të tilla si: Mirëmëngjes, mirëmbrëma, natën e mirë etj... përshëndetje të cilave u mungojnë kuptimet dhe gjithëpërfshirja e përshëndetjes islame. Besimtari mysliman, teksa shkëputet nga namazi dhe lutja e tij e përditshme, përshëndet me selam një herë në drejtim të supit të djathtë pastaj në drejtim të supit të majtë. Këto shprehje sinjalizojnë përfundimin e lutjes dhe namazit të tij. Kështu, në çdo gjendje, në namaz kur komunikon me Zotin, apo gjatë komunikimit me njerëzit, besimtari e fillon dhe përfundon me selam, paqe, mëshirë dhe bereqet. Sa madhështor është Islami dhe sa të fisme janë mësimet e tij! Besimtari i freskon marrëdhëniet mes tij dhe vëllait mysliman, fqinjë qofshin, ortakë apo të afërm, me puhiza dashurie, zemërbutësie dhe miqësie. Ai nuk lejon që debatet dhe konfliktet aksidentale, të zëvendësojnë lidhjen e vëllazërisë. Kurani fisnik na bën thirrje të kapemi fort pas litarit të Allahut dhe të mos përçahemi. “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al Imran, 103) Le ta të jetë motoja jonë në jetë, fillimisht e mbarimisht: Paqja, mëshira dhe bereqetet e Zotit qofshin me ju![justify]

Allahu ju shperbleft per postimin.
Paqja qoftë me ju 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Paqja qoftë me ju
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: