islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
14 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 14 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
 

 KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEA
Vizitor
Anonymous


KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES Empty
MesazhTitulli: KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES   KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES EmptyWed 23 Jan 2013 - 11:50

KËSHILLA PËR FAMILJEN
Falemenderimet i takojne Allahut i cili na dha shpirtin që të jetojme, na dha imanin që të besojme, na dha Kur’anin që të mësojmë,na dha mendjen që të kuptojmë, na dha gojën që të këshillojmë, na dha sytë që të shikojmë na dha veshët që të dëgjojmë, na dha pasurinë që të falenderojmë, na dha xhenetin që Allahun ta takojmë. Salavatet qofshin mbi Pejgamberin a.s. mësuesine njerëzimit, mbi familjen shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që djekin rrugën e tij. Sot do të folim për një temë shumë të rëndësishme duke u mbështëtur në një pjesë të ajetit 6 në Suren Ah’zab . Sot inshalla do të folim për disa këshilla për familjen që është një temë shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Xhemat I nderuar! Martesa është themeli i një familje. Kur martesa është në rregull edhe kjo familje inshalla do të jetë në rregull. Kur një familje është në reggull, athëherë edhe anëtarët e kësaj familje do të jenë në rregull. Kur janë anëtarët e asaj familje në rregull edhe shoqëria ku jetojnë ata është në rregull, spse anëtarët e asaj familje nesër dalin në atë shoqëri në punë, në shkollë në fakultet etj. Por nëse martesa nuk është në regull, nuk është në një themel të shëndoshë, por në një themel të luhatshëm, në këtë rastë edhe familja s’ka me qenë në rregull. Kur nuk është familja në rregull edhe anëtarët e asaj familje skanë me qenë në rregull. E kur anëtarët e një familje nuk janë në reguull këto njerëz i bëjnë dëm rrethit ku jetojnë, popullit të vetë, shoqërisë së vetë. Familja është ajo që më së shumti i kanoset reziku. Prandaj, sotë në këtë kohë mundohen me mjete të ndryshme, në forma të ndrishme, po punohet me te madhe për me e rënu dhe me shkatru sepse gjëja e vetem që na ka mbetë neve muslimanëve është familja. Shkencën teknollogjijnë dhe gjërat tjera na i morën jo muslimanët, ata i kënë në duarët të gjitha këto, na muslimanët shum jemi mbas në këtë aspekt. Neve muslimanëve vetëm familja na ka ngelë, por edhe për këtë pordorin forma dhe metoda të ndryshme , që edhe këtë të na marrin dhe këtu të ndërhijnë edhe këtë të na e shkatrojnë. Mjetet për këtë qëllim janë të ndryshme. Mundë të jetë tevelizori, mundë të jetë interneti, mundë të jetë facebboku, mund të jetë mobili dhe gjithë këto duke i përdorë në emër të modernizimt, të përparimit, në emër të të drejtave të gruas, për të drejtat e njeriut,etj. Duke u munduar ti marrish të drejtat më në fundë do ta shohish se buri ndahet prej gruas. Ndahet baba prej nënës dhe fëmija mbet jetijmë. Ndahet dajli i sapomartuar prej babës dhe nënës që me shum mundime dhe lodhje e kanë ritur dhe e ka martuar dhe kështu shkatrohet familja me mjete të ndryshme. Për me pasur ne një jetë të lumtur islame çka duhet me bë? Duhet kiblen me e kthije andej ka e ka vendin. Ne xhemat i nderuar drejtimin e kibbles e kemi gabu. Neve na mëson se si duhet me jetu televizori, na mëson se si duhet me jetu filmi, na mëson se si duhet me jetu serialet ku nuk mund te mesosh asgjë tjeter prej tyre përveç asaj se si ta trdhtojë gruaja burin dhe si ta tradhtoj buri gruan, na mëson se si duhet me jetu aktori dhe aktorja, sepse ne ata i marrim për shembull prandaj edhe na ndodhin këto gjëra. Ndërsa Allahu xh.sh diçka tjetër, na thotë në Kur’an.: Ju kishi shembulli8n më të mirë në të dërguarin e Zotit. Shembull më të mirë të cilën duhet më ndjekë ju cilën e keni? Pejgamberin a.s. Atë mernja për shembull. Kjo do të thotë se burrat duhet ta marrin për shembull pejgamberin s.a.v.s., por nga na tjetër edhe gratë duhet ta marrin shëmbull pejgamberin s.a.v.s. e në veçanti gratë e Pejgamberit s.a.v.s. që kane jetu me pejgamberin, janë inspriu prej tij, janë edukua prej tij, prandaj në ajetin që e përmendëm në fillim Allahu xh.sh thotë:
•       • ……
Pejgamberi është më i ndieshëm për besimtarëve se sa ata për veten e vete, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. (gratë e pejgamberit a.s janë nënat tona)…. Ahzab 6
Kush e edukonë fëmijën? Nëna. Cilën duhet me e pasur shembull? Nënën. E nënat tona kush qenkan? Nënat, mbi të të gjitha nënat tona janë gratë e pejgamberit a.s. Pejgamberi a.s i përmendë 4 gra si shembull në historinë e njerzimit. Çdo njëra prej tyre ka pasur vështirsitë dhe veçurit e veta. E para: Merjemja e bija e Imranit. E dyta: Hatixhja e bija e Huvejlidit (gruaja e parë e Pejgamberit.a.s.), E treat: Fatimja bija e Muhamedit a.s. dhe e katërta Asija gruaja e Faraonit. Këto katër gra janë shembull në historinë e njerëzimit. Pse përmenden këto gra? Të përmendim nga një veçori të tyre. E para:Merjemja ishte bija e Imranit të cilën e kishte të vetmen fëmijë që Allahu ua dha. Por edhe këtë vajzë që e kishin të vetëm thanë: Ne këtë vajzë ia dedikojmë tempullit të shejntë, faltores, Allahut xh.sh hedije i qoftë. Allahu xh.sh e bëri që kjo vajzë, Merjemja ta lindje një pejgamber Isën a.s. Kur e akuzuan Mrejme për Amorilitet, Allahu xh.sh e urdhërojë atë që të Agjëroj. Me çfarë agjërimi? Allahu i tha Merjemes të agjoro duke e mabjtur gojnë mshelë, duke mos folur. Njerzit le të thuan çka do që të thuan, ti mbaje gojën e mbyllur, dhe prite ndihmën e Allahut. A I erdhi ndihma e Allahut? Po. Si erdhi ndihma e Allahut? Isa i cili ishte foshnje disa ditësh foli, dhe tha se nëna ime është e pa fashmje. Allahu xh.sh e dalloi këtë grua për shkak lidhshmërisë që e kishte me Allahun.
E dyta: Hadixhja e bija e Huvejlid. Kush ishte kjo grua? Kjo grua ishte bashkëshortja e parë e Pejgamberit a.s. Kjo grua ishte pasanike shum e madhe. U dashtë që të martohet me Muhamedin a.s i cili ishte i varfër dhe ishte puntor i saj. Ajo nuk tha: unë për tu martuar me atë, ai duhet të jetë më i pasur se une, se unë sun shkoj me hek pastaj te ai. Por ajo I’a shikoj principet, e Pejgamberit a.s., ia shikoje besnikrinë dhe nderin e tij, prandaj edhe u martua me Pjgamberin a.s.. Por edhe kur u martua, kur të gjithë njerzit i thonin se ky Muhamedi ka luaj diçka mendshë thotë se bisedonë me Zotin. Hadixhja r.a. nuk o tha: O bur krejtë po thuan se ti të ka lënë mendja, mos ke me të vërtet diçka!. Nuk i tha ashtu, por i tha se unë qëndrojë pas teje, sepse unë e dijë se do ta keshë ndihmën e Allahut. Për kët arsye Allahu xh.sh e dallojë Hadixhen r.a. nga të gjithë gratë tjera.
E treta: Fatimja bija e Muhamedit a.s. Me dije të fikut, të Tefsirit, komentimit të Kur’anit. Në atë kohë libra nuk ka pasur por ka pasur dëshirë me marë dituri, me mësu. Sotë vajzat e reja, gratë e reja kanë shum kohë, aman nuk kanë kohë një ilmihal me e lexu, nuk kanë kohë me i mësu dovët e namazit që është shtylla e fësë. Nuk ka vakët. Po pse ska vakët? Por ajo mos pasja e vaktit për puënt e domësdoshme dhe të rëndësishme e bënë që ajo familje të tollovitet. Ske vakët me u marë me ibadet, ske vakët me u marë me ilmihal, ske vakët me u marë me Kur’an, ndërsa ke vakët për disa punë tjera të cilat sduhet me i bë, dhe pasatj Allahu xh.sh të sprovon me sprova të ndryshme. Të përmendim një shembull të hz. Fatime. Erdhi një ditë hz. Fatimja te Muhamedi a.s pasi ishte martuar. Kur hiri në dhomën e Pejgamberit a.s hz. Fatimes i ishin mbushur sytë me lotë, dhe qante. Pejgamberi a.s. pyeti: Oj bija ime pse qanë? Hz. Fatimja r.a. tha: Mbrëmë bisedonim me burrin timë Aliun dhe duke biseduar , unë gabova diçka dhe e zmerova atë e hidhrova. Kur e kuptova se e kam hidhruar unë u mërzita dhe i kërkova falje, por Aliu faljen time nuk e pranojë. Përsëri, insistova i kërkova falje por ai përsëri nuk ma fali. Tërë natën nuk më zuri gjumi edhe tash jam e mërzitu pse burrin tim e kam hidhruar. Kjo është një vajzë e edukume nga një babë dhe nga një nënë e mirë, sepse babë e kishte pejgamberin a.s. Aman pejgamberi a.s nuk i tha lema mu këtë punë se unë e rregullojë. Jo. xhemat i nderuar islami nuk thotë ashtu. Po çka tha Pejgamberi a.s.? Muhamedi a.s. tha: O bija ime. A nuk e ke ditur ti se kur është i knaqur me ti buri, është i knaqur me ti edhe Allahu. Nës burri nuk është i kënaqur me ti edhe Allahu nuk është i knaqur me ti. Kur buri është i knaqur me ti Allahu ti çel dyerët e xhenetit, ka cila derë të dëshirojshë hijnë në xhenet. Pejgamberi a.s. krahas kësaj, edhe mëtutje e mësoj se si edhe mëëtutje ajo të insistojë të kërkojë falje dhe si mëtutjë të fitojë Fatimja kënqësinë e burrit vetë. Pra kjo ishte Fatimja gruaja tretë me rendë që e përmend Pejgamberi a.s.
E katërta: Asija gruaja e Faraonit. Dikush mundë të pyes: A edhe gruanë e Faronit Allahu xh.sh e përmend. A edhe gruan e Faraonit e krahason Pejgamberi a.s me Merjem, Hadixhe dhe me Fatimen r.a.? Po xhemat i nderuar edhe gruan e Faraonit e përmend Pejgamberi a.s. sepse, ajo edhe pse e kishte burrë Faraonin, një armik dhe një dushman të dinit të Allahut, ajo arriti ta mbrioje imanin e vetë edhe të hije në xhenet.. Në kohën e sodit e kemi shum lehtë me u marë me muhabete të kota. Në këtë kohë ndodhë të martohet një vajzë e mirë, një muslimane e mirë, nga një familje muslimane e mirë, kur shkonë te burri kjo vazë çmendet krejtë. Në qoftë se e ka kryer obligimin e Allahut, ka qenë e mbuluar te shpija e vetë te burri e hekë, urdhërin e Allahut, ligjin e Allahut e hekë prej kryes-e hekë mbulesën dhe shume gjinahe të tjera dhe pastaj çka thotë: buri s’më le, burri s’më do me mbulesë. Ia hudh fajet burit. Asija nuk tha burri, unë e kam Faraonin burr. JO. Buri për vete unë dua me hijë në xhennet. I sheh duke shku me një darsëm bura e gra përzim mrenda për gërdi. Gruaja në valle për dore me atë burrin e huaj. Po pse moj motër shkonë në harame? Po burri më çon, prapë fajet buri i ka. Vallahi burrit dijnë me ia mbush mendjen për fustainin e rij, po dijnë me ia mbush mendjen për frizurën tre katë, për punët që i pëlqenë, po dijnë me ia mbush mendjen burrit, ndërsa për këto harame smund t’ia mbushje mendjen burrit. Jo jo, zjarri i xhehnemit ka merak, shejtani i mallkuar ka merak. Sepse një grua e sinqertë për hirë të dashurisë edhe burrin e drejtonë nëse është gabim. Ta përmendim një shembull. Një grua e ndershme nga një familje e ndershme ishte martuar me një burë pijanec. Burri nuk kishte natë që nuk vinte i dehur te shpija. Aman gruaja ishte besimtare e mire, falte 5 kohë namaz. Me ia kthie fjalën burrit, me u zënë, me pasur mosmarrëveshje nuk është edukatë islame. Çka duhet të bëjë gruaja në këto raste. Duhet ta bëjë atë që e ka mësë lenti, të vazhdoje namazin dhe të bëjë dua Allahut. O Allah për hirë të këtyre ibadeteve që i bëjë udhëzoje burrin timë në rrugën e drejtë. Ja rabel Alemijnë për hirë të këtyre sexhdeve që ti bëj dhe për hirë të lotëve që më rjedhin, burrin tim largoje nga alkooli dhe udhëzoje në rrugën e drjetë. Kaloi një periudhë e gjatë duke u lutur kështukjo grua. Buri vazhdonte të pije, aman kjo inistonte të lutet duke qenë e mbështetur te Allahu. Një natë buri kishte ardhur natën i dehur, ndërsa kjo grua e e kishte bë traditë që ne mes nate të çohet dhe të falë namaz nate. Pasi fali namaz i ngre duarët dhe i bënë lutje Allahut që ta udhëzojë burrin e vetë. Burrit i doli gjumi dhe e dëgjojë një lutje, aman një lutje me lotë nga thellësia e zemrës. Gruaja po e lut Allahun me i dhënë të mira burit, e jo për me e shaktëru. O Zot udhëzoje, jepi berqet, jepi mëshirë. Drejtoje në rrugën e shpëtimit. Burrin e saj këto fjale e prekën si shkëndijë në zemër dhe thotë: Allahu me dha një grua që kështu lutet për mua ndërsa une as petkun e imanit nuk e kamë me vete sepse jam i dehur. Në atë moment vendosë që bashkarisht me gruan të falë namaz nate dhe bashkarisht ti bëjnë duatë që i bënte gruaja e tij. Allahu xh.sh e udhëzoj , e drejtojë këtë burrë në rrugë të drejtë. Çka deshtëm të tregojmë më këtë shembull? Nëse Asija me një burë të tillë si Faraoni arriti të fitojë xhentetin edhe gratë të tjera të cilat sprovohen me burra të tillë duhet të insistojnë që Allahu ti udhëzoje dhe ti shtije në xhennet. Të gjithëve inshallah Allahu xh.sh xhenetin nasib na e bënë.
Të nderuar vëllezër besimtarë! Allahu xh.sh edhe Pejgamberi a.s na japin shumë këshilla. Një prej atyre këshillavë është që ne ta hulumtojnë atë kohën e kalume dhe të shohim se si kanë qenë gratë e vërteta, edhe pse dikush thotë se ata kane qenë selake ne sotë jemi në shekullin 21. Aman ata edhe pse kanë qenë ‘’selake’’ aman kanë qenë me iman, me islamë, kanë qenë të lumtura, ndërsa sotë jemi viran. Sot janë me shkollë me fakulltet aman familja është e rënume. Për këtë shkak duhet të kthehemi në kohën e Pejgamberit a.s. Shkurtë të përmendim vetëm një shembull. Në kohën e Pejgamberit a.s kur ka ardhur një burë nga puna në shpijën e vetë, gruaja është çu në këmbë dhe e ka pritë te dera. Kështu duhet të jetë gruaja muslimane, e shkollume apo e pa shkollume. Ka pasur edukatë, u ka çu ka dalë te deëra dhe e ka pritë burin dhe e ka pyet o burri jemë a u lodhe? Kjo është edukatë islame. Nëse e ka parë se burri është mërzit i ka thënë Hazbij Allahu ve nimel vekil –Allahu xh.sh është mbështetësi më i mirë i jonë, i mbështetemi Atij, mos u mërzit. Kur e ka përxjellë burrin në punë e ka këshilluar: Buri im kujdesë për ushqimin dhe furnizimin që na e sjellë në shpijë mos jetë prej haramit, sepse ne fukarrallëkun e durojmë, por zjarrin e xhhenemit sun e durojmë. Për gatë e tylla të asaj kohe po edhe të kohës sonë pejgamberi a.s thotë: ‘’Grave të tylla çoni selam dhe thuani atyre se ata e kanë sevabin-shpërblimin sa gjysma e një shehedi’’. Pse sepse gruaja e mirë edhe burrin e bënë shehid dhe dëshmorë. Këtë nuk e thuanë vetëm muslimanët këtë e thuan edhe sociologët, psikollëgët. Shkencëtarët e huaj thuan: nëse egzistonë një burë i sukseshsëm dije se te shpija ai e ka një grua të mirë. Këtë e thuan dijetarët jo muslimanë. Tregohet se një president shkonë një ditë me bashkëshroten e tij në një restorant dhe ati bashkëshortja e tij bisedonë djatë me një njëri. Kur kthehen në shtëpijë presidenti e pyet gruanë e tij: Kush ishte e njeri me të cilin biseduat gjatë në atë restorant. Gruaja i thotë se ai ishte Shefi i restoraniti ish i dashuri i saj. Në këtë rastë presedenti ka dashur të lavdërohet. Sikur të ishe martuar me atë do të ishe gruaja e shefit të një restoranti. Gruaja ia ktheu: Sikur të martohesha me atë ai do të ishte president dhe jo ti. Prej këtij shembulli kuptojmë ndikimin e gruas. Dijetarët islam thuanë se gruja e ndershme për të qenë e lumtur në këtë dunja dhe për ta fituar ahiretin duhet me pasur 4 cilësi: Dinë, mendë, mbare , edukatë, dhe nderë. Por te na fatëkeqësisht vajza ende në moshën e re duke qene tinajxhere, që në shkollë të mesme, duke u munduar që ta gjejë atë princin e vetë, mende i le te shpija dhe pa mende del prej shpije, feja Allahut ka mbet te axhibaba dhe axhinenja, ma nalt sun ka hipë, kur vjenë puna te mbarja, mabre skemi hiqë, kur dalim prej shpije. Nderin e hupë në mëshun shum të re. Nëse e gjithë kjo ndodhë para martese atëherë si dëshironë me qenë e lumtur në martesë. Kur vjenë puna e fejesës dhe fejohesh atëherë as Allah as bismilah përmendën, e as niqah. Kur vjenë puna e darsmës atëherë arihet kulminacioni, bëhet një darsëm e madhe me nje veshje askërkundi, sa që edhe melaqet nuk i lenë, afër me qenë sepse ata nuk mund ta shohin atë lakuriqësi që ndodhet në darsëm. Melaqet si le me ndijtë ati afër, i përzënë edhe ato. E pastj themi : Pse po na ndodhin sotë problem? A ende nuk e kuptonë pse na ndodhin këto problem?. Na ndodhin për arsye se jemi larguar shum prej urdhërave të Allahut dhe porosive të Pejgamberit a.s. E kishin pyetur një djalë të rij i cili ishte martuar shpjetë, se si të kalonë jeta bashkëshortore, si të duket martesa. Ky djal kishtë thënë: Nuk ishte ashtu siç mendoja unë. Pse? Përmendëm më lartë se të rijtë pa mendë dashurohen, pa dijnë dashurohet dhe kur ti vjejnë mendë bëhet vonë. Në muajin e parë të martesës unë folsha gruaja dëgjonte. Në muajin e dytë ajo fillojë të folje unë ndëgjoja. Në mujinin e tretë nisëm të di të folim, adhe ajo folte edhe unë folsha, ndërsa kujshijtë dëgjojshin. Pse ndodhën kjo? Kjo ndodhën sepse ne kemi shumë kohë. Kemi kohë me shëtit, kemi kohë me e ndjekë modën, kemi kohe me shku nëpër darsma të ndryshme, kemi kohë për seriale dhe filma të ndryshëm, kemi kohe për gjunahe sa të duash, aman nuk kina kohë me u kujdesë për shpijën. Pse? Po buri tërë natën në kafe, ndërsa gruaj te shpija nuk ka kohë as enët me i la. Pse ? Sepse filmin është duke e pa. E dyta skemi kohë për njëri tjetrin, me i kushtu kujdes njëri tjetrit, skena kohë. E treat, skena kohë me u marë me edukimin e fëmijës, me e pyet a ka mësu, a s’ka mësu, a i ka bë detyrat a apo nuk i ka bë, a shkonë në shkollë, a ka hikë prej ore , a është i lamë a s’është i lamë, ai ka pre thojtë, a nuk i ka pre, ske kohe se je i zënë, e pastaj ndodhin këto problem që ndodhin. Po ndodhin, ske çka të bojsh. Islami na urdhëronë që me i kushtu kujdes njëri tjetrit. Të përmendim nga një shembull. Buri kur është jashtë shtëpije, ndodhë që dikujt pa hirë, pa dashje me i ra, me e shkelë, apo me e shtije. Çka i thotë? Ej më falë be, se nuk deshta. Kjo është rregull e bontonit, është sjellje, ështyë edukatë, më falë. Ska problem falë të qoftë. Këtë praktikë sa herë e përdor buri te shpija, kur ka bë donjë gabim ndaj gruas? Sa herë i ka thënë: Oj grua më falë se gabova. E dini se çka kena me thënë : Po na jemi bura, si me kërkuar falje. Këtë moral. Këtë sjellje që ti e ke jashtë duhet, mësëpari ta repsektoshë mbrenda në shpijë. Nëse të mungon rrespekti i gruas nga ana jote dije se do të keshë pasoja. Gruaja për me dalë prej shpije në kojshi, gjysëm ore regullohet te shpija, është tu shku në pazar veshë një teshë veshë teshën tjetër, frizurën, lihehet, ngjyroset me orë, që të duket mirë se do të shkoje në Pazar e mos folim se sa kohë i duhet asaj të rregullohet kur shkonë në darsëm. Kur është te shpija me burrin e vetë hakaret, aspak nuk u kushtonë kujdes veshjese dhe rregullimit. Nëse i thotë burri: Oj grua pse nuk rregullohesh pak ,çka ka me I thënë gruaja? A be burë a edhe për ti duhet unë të regullohem , rij be ati ku je. Jo respekti nga njëra ënë dhe jo respekti nga ëna tjetër, çka lindin? Lindin problem, sepse edhe buri nuk e jetonë islamin mbrenda në shpijë edhe gruaja nuk e jetonë islamin mbreënda në shtëpijë, garojnë kush me bë më shumë gjinahe. Kur garojnë kush me bë më shum gjinahe, ajo një ditë do të plasë. Vëllëzër të nderuar! Aqë ishte i kujdeshëm Pejgamberi a.s i cili ka thënë: Se ky kujdes mbrenda në shtëpijë, kujdesi i burit ndaj gruas, dhe i gruas ndaj burrit te Allahu është Ibadet. Respekti i njëri tjetrit duket një punë shum e vogël, por te Allahu quhet ibadet. Erdhi një grua te pejgamberi a.s. dhe i tha: Ja resulallah unë jamë e varfër. Burat po japin sadaka fitojnë shum sevabe. Si me fitu ne sevabe, ne jemi fukara nuk kena me dhënë. Pejgamberi a.s I tha: respektoje burin tënd te shpija. Respektimi i burrit tënd është sadaka te Allahu. Ndërsa goja që sndalet hiq ke shpija dhe ia lodhë mendjen burrit i cili tërë ditën është lodhur në punë që t’ia siguroj familjes egzistencën. Për këtë gjuhë thotë Pejgamberi a.s : Allahu xh.sh në ditën e Kijametit këtë gjuhë ka me hekë dhe me zgjatur 70 arshin dhe ka me ia lidhë për koke. Këto janë rregulla islame për një jetë të lumtur. Në historinë islame kemi shum shembuj, por ne do të përmendim edhe një shembull që të përfundojmë këtë temë. Të përmendim rastin e Ismailit a.s. të cilin ju ndoshta edhe e keni dëgjuar. U martua Ismaili a.s. I cili jetonte largë babës së vetë. Erdhi një ditë baba, Ibrahimi a.s ta shohe se si e ka jetën djali i tij. Ibrahim kishte kalu një rrugë të gjate ishte I lodhër. Arititi te shpija e Ismailit trokiti në derë. E hapi derën një grua dhe i tha : Hë çka ke. Kjo nuk është edukatë. Por duhet me i thënë: Bujrum, urdhëroni, ishte një burrë plakë i lodhur prej rruge. Hë, hë çka donë? Ibrahimi a.s. tha: Jo vetëm deshta të dijtë se kjo a është shpija e Ismailit. Ajo i tha po. Po, Ismaili a nuk është në shtëpijë? Ku e dijë unë ku është Ismaili, ai ka dal. Po si e keni jetën? Katastrof, viran, vdiqëm krejtë, hiq mirë s’jemi. Ibrahimi a.s i tha bëni selam Ismailit atë dorzën e derës le ta ndroje, edhe shkoi. Kur erdhi Ismaili te shpija pyeti : Grua mos ke sot dikush? Ajo tha ku e dijë ishte një plakë më pyeti se si i keni hallet, unë i tregova dhe ma la një porosi. Po çka të tha ? Tha bëni selam Ismailit atë dorzën e derës le ta ndroje. Po ti a e more veshte se çka porosi më ka lënë. Ai më ka porositë ti me të ndru, sepse ti nuk qenke për shpijë dhe e la këtë grua Ismaili a.s. Pas një kohe vejnë prapë Ibrahimi a.s, ndërsa Ismaili tash ishte martuar me një grua tjetër. Ariti te shpija e Ismailit, trokiti në derë. E hapi derën një grua dhe i tha: Hajde Bujrum o axhë, se qenke lodhë. Kjo është edukata islame. Ibrahimi a.s. tha: Jo vetëm deshta e dijtë se kjo a është shpija e Ismailit. Ajo i tha po. Po Ismaili a nuk është në shtëpijë? Jo i tha. Ismaili ka dal me punu, me e lypë riskun. Po si e keni jetën? Elhamdulilah prej Zotit, shumë mirë jena. Ibrahimi a.s i tha: bëni selam Ismailit atë dorzën e derës le ta ruaje mirë edhe shkoi. Kur erdhi Ismaili te shpija pyeti : Grua mos ke sot dikush? Ajo tha: Erdhi një plakë i thash hajde bojrum ishte i lodhur, por ai nuk hijti mbrenda, pastaj më pyeti se si i keni hallet, unë i tregova dhe ma la një porosi. Po çka të tha ? Tha bëni selam Ismailit atë dorzën e derës ta ruaje mirë. Po ti a e more veshte se cka porosi më ka lënë. Oj grua, ai ka qenë babai im Ibrahimi a.s. pejgamberi i Allahut. Më ka porositë të të ruaj tij. Shum shkurt e përshkruajtëm këtë ngjarje. Por ishte një shembull që tregonë se lumturija arrihet në këtë dunja kur gruaja i kryen obligimet ndaj burrit dhe burri ndaj gruasë, xhenet në këtë dunja dhe xhenet në botën tjetër.
Përfundim. Një martesë e shëndoshë do të thotë një familje e shëndoshë. Kur një familje është në rregull atëherë edhe anëtarët e kësaj familje do të jenë në rregull. Kur janë anëtarët e asaj familje në rregull edhe shoqëria ku jetojnë ata është në rregull,. Por një martesë e prishur e kalbur, është edhe familja e prishur. Kur familja është e prishur, don të thotë se edhe anëtarët asaj familje dalin të prishur. E kur anëtarët e një familje nuk janë në reguull këto njerëz i bëjnë dëm rrethit ku jetojnë, popullit të veshë shoqërisë së vetë. Lusim Allahun në udhën e drejtë të na udhëzojë, nga zjarri i xhehenimt të na mbrojë dhe xhenetin nasib të na e bëjë.

Afet ef. Beadini Imam në f.Dobërdoll
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KESHILLA PER FAMILJEN - MARETSA ESHTE BAZE E FAMILJES
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Hudbe Islame-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: