islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
MPOSHTJA E ZEMERIMIT EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
19 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 19 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 MPOSHTJA E ZEMERIMIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

MPOSHTJA E ZEMERIMIT Empty
06012013
MesazhMPOSHTJA E ZEMERIMIT

MPOSHTJA E ZEMERIMIT Angry-man-300x199
Njeriu që vjen në botë si një tufë bukurish, fsheh në vetvete ose në ego cilësi të këqia, kurse në shpirt, prirje devocioni. E thënë ndryshe, njeriu është i prirur edhe për të mirën, edhe për të keqen.

Prandaj, njeriu e ka të domosdoshme t’i pastrojë cilësitë dhe prirjet e ulta me anë të pastrimit të egos, kullimit të zemrës dhe zbukurimit të moralit si dhe t’i përsosë atributet shpirtërore. Ndërkaq, morali i keq që duhet ta hedhë poshtë para së gjithash njeriu, është, pa dyshim, zemërimi, sepse zemërimi është tipari më i rrezikshëm i moralit të keq, është një gjendje egërsie që i bëhet pengesë arsyes dhe zemrës.

Njeriu i zemëruar është një gjë e keqe e mbushur plot hakmarrje, urrejtje, zënie dhe krim.
Pjesa e zemërimit e librit të jetës është një histori fatkeqësie. Shpëtimi nga ky rrezik tragjik është
vëllazëria dhe përdorimi i forcës së durimit, ruajtja e qetësisë pa e prishur ekuilibrin. Ebu Derda (r.a.) i
pati thënë Profetit (s.a.s.):

“Më mëso diçka nga ato gjëra që duhen për të hyrë në xhennet!”

Dhe Profeti i qe përgjigjur:

“Mos u zemëro!” (Buhari, Edeb, 76; Tirmidhi, Birr, 73)

Edhe një tjetër i pati thënë, po kështu, Profetit:

“O i Dërguari i Allahut! Nuk kam mundësi të mbaj mend shumë gjëra, prandaj më thuaj shkurt ç’të bëj që të jem i lumtur!”

Dhe Profeti i pati thënë:

“Mos u zemëro!” (Buhari, Edeb, 76; Tirmidhi, Birr, 73)

Edhe në hadithe të tjera porositet:

“Atij që e mban veten pa u zemëruar, Allahu ia mbulon të metat!” (Ihja, III, 372)
“Nuk ka gjë më të dobishme për të fituar pëlqimin e Allahut sesa gëlltitja e zemërimit!” (Ihja, III,
392)

“Pehlivani (ekuilibristi) më i aftë nuk është ai që i tund dhe i rrëzon përtokë të gjithë partnerët!
Hero i vërtetë është ai që e mban veten kur i duhet të zemërohet!” (Buhari, Edeb, 102; Muslim, Birr, 106-
108)

***

Profetët, të urtët dhe dijetarët janë karakterizuar gjithmonë nga kujdesi dhe përpjekja për ta
zotëruar zemërimin dhe, ndaj të tjerëve kanë mbajtur gjithmonë rrugën e faljes. Të vëllezërit i patën
shprehur pendimin Hz. Jusufit për veprimin e tyre që do ta kishte çuar atë në vdekje:

نيِئِطاَخَل اّنُك نِْاَو اَنْيَلَع هَُلل هَلل ا كََرَثا٪ دَْقَل هَّلل اَت
“… Betohemi se Allahu të ka shquar ty ndër ne! Me të vërtetë, ne kemi bërë gabim!” (Jusuf: 91)
Kurse Jusufi, me një virtytshmëri të lartë, i pati falur ata kur i kishte të gjitha mundësitë për t’i
dënuar: نيِمِحاّرل مَُحْرَا وَُهَو مُْكَل لُ ا رُِفْغَي مَْوَيْل مُُكْيَلَع بَيِرْثَتَل

“… Sot nuk ka qortim për ju! Allahu ju faltë! Ai është mëshiruesi më i madh!” (Jusuf: 92)
Shembujt më të bukur të mëshirës dhe faljes gjenden në jetën e Profetit (s.a.s.). Në ditën e
triumfit të Mekës ai e pati falur Hindin, gruan që ia kishte kafshuar mëlçinë të ungjit Hamza. Ai e pati
falur, në shkëmbim të thënies së Fjalës së Njësisë, Habir bin Esedin që ia kishte rrëzuar nga deveja të
bijën Zejnep shtatzënë, e cila qe plagosur rëndë. Jeta e Profetit është e mbushur plot me raste të tilla. Kur zemërohej, ai s’ngrihej nga vendi. Ai nuk zemërohej veçse kur kundërshtohej Zoti, kur merreshin nëpër këmbë e drejta dhe e vërteta. Ai zemërohej edhe kur shkelej një e drejtë por askush nuk e vinte re dhe nuk qetësohej gjersa ajo e drejtë të çohej në vend. Ai kurrë nuk zemërohej për vete, nuk e mbronte veten dhe nuk hynte në debate me të tjerët për këtë.

Në Kur’an janë pohuar qëndrimet e shquara të Profetit për mposhtjen e zemërimit:
“(O i Dërguar!) Atëherë, me një mëshirë nga Zoti yt, u solle butë me ta! Po qe se ti do të
tregoheshe i ashpër e zemërgur, ata do të shpërndaheshin e largoheshin. Fali ata dhe lutu për faljen e tyre dhe këshillohu me ta në çështjet e përditshme, por, kur të vendosësh, mbështetu te Allahu, sepse Allahu i do ata që mbështeten dhe besojnë te Ai!” (Al-i Imran: 159)

Në një ajet tjetër, Zoti i cilëson si njerëz të mirësisë njerëzit që dhurojnë, që e mposhtin
zemërimin dhe i falin të tjerët:
نيِفاَعْلَو ظَْيَغْل نَيِمِظاَكْلَو ءِاّرّضلَو ءِاّرّسل يِف نَوُقِفْنُي نَيِذّلََ
نيِنِسْحُمْل بِّحُي لُ اَو سِاّنل نَِعَ
“… të devotshmit që japin për Allahun si në bollëk, ashtu dhe në ngushticë, që e mposhtin
zemërimin dhe që ua falin të metat të tjerëve. Edhe Allahu i do njerëzit e mirësisë!” (Al-i Imran: 134)
Siç rrëfehet, Xhafer Sadik kishte një skllav që i bënte shërbime personale. Një ditë, skllavi i solli
një tas me supë që ia derdhi pa dashje mbi rroba. Xhaferi e pa skllavin me shumë zemërim. Atëherë
skllavi i tha:

“Imzot, në Kur’an thuhet: “ ظْيَغْل نَيِمِظاَكْلَو ” “ata që e mposhtin zemërimin”!

Xhafer Sadik i tha:

“E mposhta zemërimin!”

Skllavi vazhdoi:

“Imzot, po aty, në Kur’an, thuhet: “ ساّنل نَِع نَيِفاَعْلَو ” “ata që u falin të metat të tjerëve”!

Xhafer Sadik i tha: “Të kam falur, pra!”

Skllavi i tha për herë të tretë:

“Në fund të ajetit thuhet: “ نيِنِسْحُمْل نِّحُي لُ اَو ” “Allahu i do njerëzit që u bëjnë mirë të tjerëve!”

Xhafer Sadik i tha:

“Shko, pra, je i lirë! Për hir të Allahut, të kam dhënë lirinë!”

Kjo ngjarje tregon se sa bukur është të pajisesh me moralin e Kur’anit dhe Profetit (s.a.s.)!

***

Ndërkaq, duhet pohuar se zemërimi përbuzet kur e ka burimin te egoja dhe motivet djallëzore,
por ndryshon puna kur është fjala për cënimin e besimit. Kur cënohen besimi, e drejta dhe e vërteta,
indiferentizmi është i gabuar. Kështu, sa ç’është e rëndësishme mposhtja e zemërimit për hir të Allahut, është i rëndësishëm edhe zemërimi për hir të Allahut.

Megjithëkëtë, është mjaft e vështirë për ta dalluar qartë kufirin mes këtyre dy situatave të
zemërimit dhe për të vepruar drejt. Për ta bërë këtë dallim duhet pjekuri dhe ndjeshmëri e madhe. Për
rrjedhojë, shprehjen e Kur’anit, “ata që e mposhtin zemërimin” mund ta kuptojmë si “ata që e kontrollojnë zemërimin”. Shembulli më i bukur në lidhje me këtë është veprimi i Hz. Aliut (k.v.).
Gjatë një beteje, Hz. Aliu kishte vënë poshtë një armik dhe po e vriste. Njeriu që po e shihte
vdekjen me sy, bëri një gjest të shëmtuar duke e pështyrë Hz. Aliun në fytyrë.

Për Hz. Aliun, një pjesëtar trim i familjes profetike dhe i cilësuar luan i Allahut, nuk ishte e
vështirë t’ia priste me një të rënë të shpatës kokën një armiku që e kishte vënë nën vete. Por, duke pasur frikë se, pas gjestit të armikut, vrasja e tij do të bëhej një fitore e egos së vet, u ndal, e uli shpatën që e kishte dhuratë prej Profetit dhe hoqi dorë nga vrasja e armikut.

Armiku u habit! Pas gjestit të ulët kundër Hz. Aliut, armiku priste që ai ta vriste me një zemërim
shumë të madh për t’ia shpaguar fyerjen. Por nuk ndodhi siç e kishte menduar! Armiku u ndodh
ballëpërballë me një të vërtetë të paimagjinueshme për të. Duke mos e kuptuar dot sjelljen e Aliut, heroit të Islamit dhe të zemrës, e pyeti me kureshtje:

“O Ali! Pse qëndrove? Pse s’po më vret? Pse u qetësove kështu, papritmas?..”

Hz. Aliu i tha kështu:

“Këtë shpatë që ma ka dhuruar i Dërguari i Allahut, unë e vërtis në rrugë të Allahut dhe për
pëlqim të Tij ua pres kokën mohuesve dhe hipokritëve! Dhe në këtë punë kurrë nuk e ngatërroj veten,
sepse unë jam luani dhe shpata e Allahut, jo e vetes, mendjemadhësisë dhe krenarisë sime! Duke më
pështyrë në fytyrë, ti deshe të më fyesh dhe zemërosh dhe unë do të të vrisja ty për një shkak të thjeshtë
që s’i ka hije kurrë muslimanit. Por unë kam dalë të luftoj jo për të kënaqur krenarinë time, por për hir të
Allahut!” Para një modeli të tillë të moralit të lartë, armiku u bë tjetër njeri. Ai e rroku konceptin e miqësisë së vërtetë dhe, duke përfituar nga kapaciteti i Hz. Aliut në mirëkuptim, falje, butësi dhe qëndresë kundër egos, besoj dhe e deklaroi besimin!

Ç’portë të lartë hapi Hz. Aliu para njeriut që e pështyu në fytyrë! Ai i fali jetën armikut, njeriut që
mund ta kishte vrarë! Ai e quajti me vend t’i dhuronte lumturinë e vërtetë njeriut që deshi ta fyente,
hidhëronte dhe zemëronte! Ai i zgjati atij një urë që e ngjiste në qiejt e favorit hyjnor dhe pavdekësisë! Ai
i zgjati trëndafila mëkatarit dhe fajtorit që e goditi me gjembat e fyerjes dhe armiqësisë, duke e bërë që të shndërrohej në një gonxhe! Ai u soll si profeti Musa që i bëri magjistarët që de-shën ta trembnin me
magjira, të shijonin kënaqësinë e besimit! Para moralit të tij të lartë, djalli i mallkuar plasi nga inati dhe u përkul!

Allahu i Lartë urdhëron:
“(O i Dërguar!) Ti zër rrugën e faljes, këshillo për mirë dhe largohu prej injorantëve!” (el-Araf:
199)

Kurse në një ajet tjetër, Zoti i përshkruan kështu cilësitë e robve të sinqertë ndaj Tij:

“… ata robtë e Mëshiruesit që ecin mbi tokë me seriozitet dhe thjeshtësi dhe, kur injorantët u hedhin ndonjë fjalë (fyese), u përgjigjen me selam (urim për paqe)!” (el-Furkan: 63) Imam Shabiu i qe përgjigjur kështu një heretiku që e pati fyer:

“Po qe se ç’thua janë të vërteta, Allahu më faltë! Por po qe se je gënjeshtar, Allahu të faltë

Marrë nga libri: Enigma e dashurisë per Allahun dhe Profetin

Allahu ju shperbleft per postimin.
MPOSHTJA E ZEMERIMIT 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

MPOSHTJA E ZEMERIMIT :: Komentet

No Comment.
 

MPOSHTJA E ZEMERIMIT

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: