islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
19 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 19 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

  T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta Empty
28122012
Mesazh T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta

 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta Bestytnite1Allahu xh.sh., nga mëshira e Tij e
pakufijshme, zbriti programin hyjnor të jetës për njerëzit, të formuluar
në Kur’an dhe Sunet, dhe thotë:
“Ne ta shpallëm Librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” (Nahl, 89)
Nuk kemi nevojë të mundohemi të gjejmë program tjetër, apo të tentojmë ta përmirësojmë atë, ngase Allahu xh.sh. thotë:
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” (Maide, 3)
Programi i vetëm i pranuar tek Allahu, është vetëm Islami:
“Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” (Ali Imran, 19)
si dhe:
“E
kush kërkon fe tjetër përveç Fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i
pranohet, dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.”
(Ali Imran,85)
Vërtet
Programi i Islamit është më idobishmi, ngase është i vënë nga Vetë
Krijuesi dhe na e tërheq vërejtjen që të mos pasojmë idetë e gjërat që
nuk kanë bazë të shëndoshë dhe janë në kundërshtim me Programin e
Allahut:
“A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së
injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë
se ai i Allahut?”
(Maide, 50)
Programi islam është i drejtë e
i saktë dhe, sa herë që njeriu largohet prej tij, devijon. Thënë
ndryshe, sa herë që lë një sunet, punon një bid’at apo beson në
besëtytni.
Allahu, subhanehu ve teala, kërkoi prej besimtarëve që të
jenë të bindur denjësisht në fenë e Tij, dhe ta përputhin jetën e tyre
me këtë besim në çdo segment të jetës. Përkufizimi i besimit islam është
besimi me tundjen në zemër, deklarimi me gojë, vërtetimi me vepra në
praktikë. Për ta realizuar tërë këtë dhe për ta fituar shpërblimin e
Allahut, duhet t’i përmbahemi ligjit të Tij të përcaktuar me Kur’an e
Sunet, të cilat janë burimet kryesore të Sheriatit islam, dhe për çdo
çështje duhet t’u drejtohemi këtyre dy bazamenteve. Siç thotë Allahu në
Kur’an:
“O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të
Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë
çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu (te Libri i Tij) dhe tek i
Dërguari (Suneti i tij), po që se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit.
Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.”
(Nisaë, 59)
Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është shpjegues i qartë i kësaj
kushtetute hyjnore, dhe rruga e tij (Sunetin) duhet ndjekur në çdo
pikëpamje. Allahu për të thotë:
“Ju e kishit shembullin më të
lartë në të Dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në
shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke
përmendur shumë shpesh Allahun.”
(Ahzabë, 21)
Mirëpo,
megjithëkëtë, sot tek muslimanët kemi një gjendje tjetër, që, themi me
keqardhje, është e tmerrshme dhe në kundërshtim me parimet islame në të
shumtën e rasteve. Mosnjohja e mjaftueshme e Islamit e ka përfshirë
pjesën më të madhe të vendeve të shumta islame, me më shumëse një
miliard muslimanë, shumë prej të cilëve, edhe pse besojnë në Zotin
xh.sh., e deklarojnë shehadetin, e falin namazin, agjërojnë, japin
zekat, shkojnë në Crying or Very sad, e duan Kur’anin dhe Pejgamberin alejhi selam,
ndoshta edhe jetën e flijojnë për këtë, - megjithëkëtë flasin e bëjnë
punë që nuk përputhen me Islamin, shpeshherë bien ndesh me vetë parimet
kryesore të Islamit.
Pra, pa vetëdije bien në shirk, kufër, nifak dhe bid’at.
E
disa këtë e konsiderojnë prej fesë dhe afrim tek Zoti, sigurisht nga
injoranca dhe mospajisja e duhur me njohuri islame. Dihet mirëfilli se
njeriu, për nga natyra e tij, është kureshtar për të njohur fatin dhe
fatkeqësinë e tij. Kjo gjë është përcjellë brez pas brezi, dhe ka
ndikuar shumë në zhvillimin shpirtëror e kulturor të popujve të
ndryshëm.
Me zbritjen e Shpalljes nga Zoti, u përcaktua rruga, e cila
duhet të pasohet, larg këtyre besëtytnive e bid’ateve. Një rol të
rëndësishëm ka luajtur edhe zhvillimi shkencor, i cili i bindi njerëzit
se shumë prej gjërave që i mendonin si të pashpjegueshme ose misterioze,
kishin shpjegime të natyrshme e logjike.
Tradita e besëtytnive
vazhdon të ruhet edhe në popullin tonë. Kuptohet fare qartë se çdo
besëtytnie ne si popull i veshim një shpjegim tradicional, baza e të
cilit mund të gjendet në shekujt e kaluar. Ana më e errët e këtij
fenomeni, është krijimi i bazave për idhujtarinë, për bindjen e njeriut
në mënyrë të gabuar, për dobinë dhe të keqen që sjellin disa gjëra që në
fakt nuk i përmbajnë këto atribute. Të mos flasim këtu për çmimin e
lartë qëshumë familje gjithandej trojeve shqiptare paguajnë në raste
fatkeqësish dhe për ndihmën që kërkojnë tek dhjetëra e dhjetëra njerëz a
tempuj, të cilëve u japin cilësi hyjnore.
Njerëzit, duke mos pasur
mundësi të shpjegojnë botën përreth, nga frika filluan të besojnë në
gjëra të ndryshme, të cilat më vonë kaluan në besëtytni. Nga këto
fenomene që shfaqen tek njerëzit, shumë janë edhe besime të kota. Por,
ato kanë hyrë në traditën shpirtërore të popullit dhe përcillen edhe në
ditët e sotme.
Kështu është lufta e dragoit me kuçedrën, kur u zënka
Hëna ose Dielli; sikur tokën e mbaka një ka i zi dhe, kur u zemëruaka
ai, e dridhka kokën dhe atëherë u bëka tërmeti - dridhja e tokës. Në
besëtytni përmenden edhe: gjarpri i shtëpisë, bukureza/bukëlza, ujku,
qyqja, lejleku dhe të tjera.
Ne si imamë të xhamive, gjithnjë në
terren në kontakt me xhemat dhe me grupe të llojllojshme, hasim në ide,
besëtytni e bid’ate të ndryshme. Këto gjërai ndeshim jo vetëm të jenë
transmetuar gojarisht, por shpesh edhe të shkruara në literaturë e
publicistikë të ndryshme, madje edhe në mjetin bashkëkohor, në rrjetin e
internetit.
Pikërisht prandaj, në vazhdim do të sjellim disa nga
besëtytnitë më të përhapura ndër shqiptarët, ato që i kemi dëgjuar ose
që i kemi gjetur të shkruara aty-këtu, - për të treguar përmbajtjen dhe
banalitetin e tyre. Shpresojmë se, nga shpjegimet e tyre dhe me
“argumentet” për to, do të zbulojmë të vërtetën si dhe të zgjojmë
mendjen që prihet nga iluzionet dhe kotësitë e besimit të besëtytnive,
të cilat shpesh ndikojnë për të organizuar muajt, vitet, madje edhe
jetën mbi ujëra të turbullta, që njeriun e fundosin në botën e mëkateve e
të paditurisë. Për këtë arsye, bëjmë thirrje që këto besëtytni të
evitohen me këmbëngulje përfundimisht nga jeta jonë.
Ato janë:

Letra që shpërndahet
Është
një letër, e cila kohët e fundit po shpërndahet nëpër internet (e
shpesh edhe në mënyrë të thjeshtë dorë më dorë, e fotokopjuar) nga disa
njerëz injorantë, të cilët nuk i dinë as gjërat më elementare të fesë së
tyre, të cilët janë duke përhapur shirkun në Umetin islam duke menduar
se janë duke kontribuar për këtë Din (fe).
Përmbajtja e letrës thotë
që duhet të besohet patjetër dhe të shpërndahet në 13 kopje, në 13
shtëpi (në disa raste në 20 a 35 kopje) brenda 7 ditësh. Nëse nuk
veprohet kështu, personi do të pësojë fatkeqësi fizike dhe materiale,
ndërsa ata që veprojnë duke i besuar dhe duke e shpërndarë, do të
përfitojnë materialisht, në shëndet dhe në punë.
Këto lloj letrash të
trilluara nuk janë diçka e re për opinionin shqiptar, këto kanë qenë
edhe më herët, ndoshta para 20 vjetësh, me mesazh të njëjtë, mirëpo me
personazhe të tjera, në vend të Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem përmendej Zejnebja radijallahu anha, dhe në dallim nga ky
trillimi i fundit, ajo shpërndahej në mënyrë më të thjeshtë,
fotokopjohej dhe shpërndahej nëpër shtëpi, kurse sot edhe shirku e
bid’ati kanë filluar të avancohen duke u përhapur me mjetet më moderne.
Duhet
ditur se Caktimi i Allahut (Kaderi), e mira dhe e keqja, janë në dorën e
Allahut dhe ndodhin vetëm me caktimin e Allahut, dhe ky është edhe
kushti i gjashtë i imanit, pa të cilin nuk vlen dhe nuk plotësohet imani
i askujt.
Nëse e kuptoni këtë, atëherë do ta keni të qartë se
Caktimi i Allahut ose fati yt, nuk është i lidhur me këso lloj letrash
që njerëzit injorantë a qëllimkëqij i shpërndajnë me mënyra të ndryshme,
që t’ua prishin dhe shkatërrojnë njerëzve besimin e tyre, besimin që
është gjëja më e vlefshme e besimtarit.
Ata që merren me këso lloj
letrash, ata janë të devijuar nga rruga e Muhamedit sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem dhe nuk është e vërtetëse ata e kanë parë në ëndërr
Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirëpo atyre që janë të
luhatshëm e të padijshëm në fenë e tyre, shejtani i mallkuar u paraqitet
dhe i devijon ata. Sepse, si ka mundësi që Muhamedi sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem të të bëjë thirrje për këso gjërash që janë në
kundërshtim më Sheriatin e tij, për të cilin luftoi 23 vjet me radhë, që
t’u mbillte muslimanëve në zemrat e tyre besimin e shëndoshë në Allahun
dhe t’ua hiqte nga zemra shirkun.
Mirëpo, bid’atxhinjtë ia ndaluan
vetes së tyre kapjen për Shpalljen e Allahut xhel-le shanuhu, ata i
kaploi shejtani i mallkuar dhe i hodhi në fund të devijimit dhe
errësirës, morën për bazë burime të ndryshme, duke menduar se ato burime
mund të jenë zëvendësime të Shpalljes.
Ah, sa i madh që është
dallimi në mes të asaj diturie që buron prej Kur’anit e ujitet me ujin e
pastër të Sunetit, - dhe diturisë që del nga burimet e bid’atxhinjve,
të cilët nuk mbështeten në lajme (transmetime) të vërteta e as në
logjikë të shëndoshë; çdo gjë që është shpifur në fenë e Allahut, është e
refuzuar, dhe çdokush që devijoi nga rruga e Tij, nuk mund të arrijë
qëllimin e kërkuar. Sa e largët dhe e pamundur që është që bid’ati t’u
dhurojë pronarëve të vet dallues të së vërtetës nga e pavërteta, apo në
zemrat e tyre të shtojë udhëzim e iman.
Si ka mundësi të udhëzohet
ai, i cili ecën në shkretëtirën e errët pa pishtarë ndriçues? Dhe si
mund ta shuajë etjen ai që për pije ka zgjedhur ujin e njelmët? Disa
grupe bid’atxhinjsh, siç janë sufinjtë, ëndrrat i marrin si burime
kryesore mbi të cilat e mbështetin akiden (besimin) e tyre, i pranojnë
dhe i refuzojnë gjërat në bazë të ëndrrave, dhe pretendojnë se këto
ëndrra janë një lloj shpalljeje dhe inspirimi nga ana e Allahut. Me
ëndrra komentojnë disa prej ajeteve të Kur’anit, me to dallojnë Sunetin e
vërtetë nga Suneti i pavërtetë, me ëndrra dallojnë mendimin më të saktë
në dispozitat efikhut, etj.

Nuskat dhe hajmalitë
Nuskat
dhe hajmalitë mund të jenë me shkronja Kur’ani ose pa to, në varësi se
kush e shkruan. Nëse u ndodh ndonjë e mirë, njerëzit besojnë se ka
ardhur nga hajmalia dhe gjithashtu besojnë se, pasi ta varin në qafë apo
në trup, hajmalia do t’i mbrojë nga fatkeqësitë. Në këtë mënyrë bindja e
tyre, por edhe besimi tek hajmalia, tek dobitë dhe fatkeqësitë që
rrjedhin nga ajo, tejkalon shpeshherë edhe besimin te Krijuesi i tyre.
Disa
nuk besojnë se hajmalia ndikon drejtpërdrejtë, por besojnë se ajo ka
qenë shkak që Zoti të ketë realizuar një dëshirë të tyre.
Këtë mundësi shpesh e përdorin “pseudohoxhallarët” dhe të ashtuquajturit “shërues shpirtërorë”.

Madhërimi i varreve dhe i tyrbeve
Madhërimi
i varreve dhe i tyrbeve praktikohet gjithandej në vende me popullsi
shqiptare. Arsyetimi i këtij veprimi është kryerja e një vepre të mirë,
dhe varri ose tyrbja merret si ndërmjetësues në mes lutjes dhe
realizimit të dëshirës së personit nga ana e Zotit.
Kjo është njënga
format e interpretimit, ndërsa një pjesë e madhe e njerëzve shkojnë e i
vizitojnë dhe luten në këto vende pasi, sipas tyre, aty ka vdekur një
njeri i mirë, dhe kështu besojnë në realizimin e dëshirave.
Shembulli
më i mirë është vizita e përvitshme e qindra njerëzve tek Tyrbja e
Sulltan Muratit dhe tek “varri” i tij në Mazgit të Prishtinës.

Therja e kurbaneve në varre ose në tyrbe
Këto
flijime kafshësh bëhen me qëllim që lutjet ndaj këtyre objekteve të
kenë vlerë më të lartë. E tërë kjo, për të realizuar një hall ose për të
larguar fatkeqësitë. Falltorët udhëzojnë që njerëzit të shkojnë tek një
varr i caktuar dhe të presin kurban e të lahen me gjakun e tij, etj.,
në mënyrë që t’i afrohen shenjtërisë së varrit.

Therja e kurbanit në themel të shtëpisë
Therja
e kurbaneve në themelet e shtëpive bëhet në “emër” të një fillimi të
mbarë, duke tentuar që me këtë vepër të ketë mbarësi shtëpia që po
ndërtohet, dhe ata që do të jetojnë aty. Ky besim rrjedh nga koha e
injorancës, kur njerëzit që udhëtonin atë kohë vetëm në këmbë, kur
ndaleshin për të pushuar e për të bujtur, thoshin “Kërkojmë mbrojtjen e
exhinit të kësaj lugine”.
Po ashtu edhe kur theret kurbani në themelin e shtëpisë, bëhet në emër të atij exhini në atë vend, edhe pse nuk e përmendin.

Zanat
Zana
ose ora, sipas besimeve popullore shqiptare, është figurë e
parafytyruar si vajzë shumë e bukur dhe luftarake, e cila jetonte në
male e në pyje. Ajo u ndihmonte trimave, por, nëse e ngucte dikush, e
ndëshkonte duke e shituar - “Të shitoftëzana!”. Të mirëve u sjell fat, e
të këqijve u sjell fatkeqësi.
Ato lahen në lumenjtë malorë dhe vijnë pranë burimeve dhe nëpër lugje të mira.
Ekziston
edhe emërtimi Lugu i Zanave. Flokët i kanë të gjatë deri në bel. Të
zezë ose të verdhë. Janë shumë të bukura. Janë të veshura me një vel të
hollë dhe të bardhë.
U ndihmojnë njerëzve që luftojnë për drejtësi. Këshillat e tyre merren pranë burimeve dhe janë të urta.

Llap përmenden Zana e Sopës, Zana e Shalës, Zana e Llapit, Zana e
Malit, Zana e Bytyçit - çmohet për urtësi e bukuri dhe më shumë është e
njohur si Zana e Bukurisë. Dhe vajzat që kanë fatin ta takojnë, bëhen të
bukura, kurse djemtë martohen me vajza të bukura. Djemtë urohen - “U
bëfsh trim si Zana”, kurse vajzave - “U bafsh si Zana” e të tjera.

Potkonjtë e kuajve
Shumë
shtëpi, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, kanë të varur një potkua
kali sipër derës hyrëse në shtëpitë e tyre. Jo vetëm kaq, por potkonjtë
varen edhe në vetura e makina, apo disa herë mbahen edhe të vegjël në
varëse, byzylykë, etj.
Origjina është nga mitologjia e lashtë greke,
atëherë kur kuajt konsideroheshin të shenjtë. Një potkua i varur sipër
derës së shtëpisë, mendohet se do të sjellë mbarësi. Besohet se, nëse
është i hapur nga sipër, do ta mbajë mbarësinë në atë shtëpi, kurse nëse
është i kthyer teposhtë, do ta derdhë mbarësinë.

Horoskopi dhe përcaktimi i fatit
Horoskopi
dhe përcaktimi i fatit është formë moderne e besëtytnisë, që lexohet
nga shumica e të rinjve. Një pjesë e madhe e tyre ndikohen
drejtpërdrejt, duke besuar në fatin dhe fatkeqësinë që paralajmëron
horoskopi.
Origjina është në studimet astrologjike që pretendojnë se
personalitetet e njerëzve janë të përcaktuara nga yjet, dhe se punët që
ata bëjnë, dhe ngjarjet që do t’u ndodhin, janë të shkruara në yje, dhe
se horoskopi është një udhërrëfyes për atë që do t’u ndodhë.

Shikimi i filxhanit të kafesë
Kjo
besëtytni bazohet në besimin se në figurat që dalin pasi të jetë pirë
kafeja, mund të lexohet e ardhmja e personit dhe rrugët që do të ndjekë.
Këtu përfshihen edhe leximi i së ardhmes në shenjat e duarve, në letrat
e ndryshme me figura e lloj-lloj besëtytnish, që ushqejnë besimin se,
përmes shenjave, mund të lexohet e ardhmja e një personi.
Origjina është që nga kohët e lashta, por është përhapur në shumë vende të botës.

Shtriga
Shtriga
janë plaka që bëjnë keq. Kur ndonjë grua është e prirur që të tjerëve
t’u sjellë të këqija, e urren tërë fshati. Kur urrejnë ndonjë grua, i
thonë “Shtrigë-shtriga” ose “Shtriga e keqe”, ndonëse nuk ka shtrigë të
mirë. Shtriga edhe bëhet flutur e zezë dhe hyn në shtëpi nëpër vrima të
derës ose dritares. Atë flutur e mbysin. Nga shtriga mbrohen njerëzit me
thelba hudhre.

Gurët që bëjnë veprime magjike
Ritin
pagan të lutjeve ndaj gurëve, sot e hasim në vende të ndryshme në
trojet shqiptare, në veçanti në disa rajone të Maqedonisë. Disa prej
tyre janë “Guri i Gjallë” në fshatin Moranë (Shkup) dhe “Guri i
Vërtakicës” afër fshatit Studeniçan.
Aty shkojnë gratë që nuk u rrojnë fëmijët, për se flet edhe atributi “guri i gjallë”.
Pastaj, në viset e Tetovës dhe të Gostivarit te “Guri i Grave” dhe “Gurra Llapoush”.
Origjina
e kësaj besëtytnie rrjedh nga mundësia e ekzistimit të një manastiri në
afërsi të vendit të pelegrinazhit, ku ende shihen shenjat e gurëve të
themelit të këtij objekti kulti, emri i të cilit nuk mbahet mend.
Këta
gurë pelegrinazhi duhet të jenë me zanafillë shumë të lashtë, që nga
kulti pagan, por, me kalimin e kohës, kanë marrë atribute hyjnore.
Hallexhinjtë (e paudhëzuar në Islam), që u luten këtyre gurëve, janë të
shumtë, duke filluar nga gratë që nuk lindin, të cilat kërkojnë ndihmë
dhe besojnë se do të mbeten shtatzëna, nga ato shtatzëna që luten të
kenë fëmijë jetëgjatë, e deri tek vajzat dhe djemtë beqarë, që luten për
fat në martesë dhe jetë të lumtur.

Lugati
Lugati
është parafytyruar si njeri që bën keq. Zakonisht lugati është njeri, i
cili, pas vdekjes, çohet nga varri dhe bën zhurma e i frikëson
fshatarët. Kur nëmin ndonjë njeri, i thonë “U qofsh lugat!” që do të
thotë të të urrejnë të gjithë. Lugatit i thonë edhe dhampir (dhompir,
vampir).
Tradita thotë se lugati duhet të vritet me pushkë, me
pushkën futur nën sqetull dhe duke shtënë në drejtim të lugatit. Në disa
fshatra flitet se i kanë parë lugetërit të veshur me të bardha.

Medaljone me figurën e Jezusit, me kryq, ose me figura shenjtorësh
Ata
që i mbajnë këto simbole, janë sidomos pjesëtarët e besimit të
krishterë në Shqipëri, dhe arsyeja, përveç respektit për këto figura, ka
të bëjë me lutjet që u bëjnë këtyre simboleve dhe me besimin që kanë
tek ta. Kjo paraqet për ta mbarësi, e mbi të gjitha mbrojtje nga
fatkeqësia, por që në vetvete paraqet bindjen e tyre për t’iu lutur
dikujt tjetër përveç Zotit. Jo në pak raste këto simbole merren si
ndihmues në fatkeqësi dhe orientues drejt fatit të mirë. Origjina vjen
nga shpjegimet biblike për kryqëzimin e Jezusit.

Kallukanxha
Kallukanxha
është krijesë e imagjinuar femër ose mashkull, e cila rri nëpër pyje
dhe i huton njerëzit. Kur njeriu sillet poshtë e lart pa punë, thonë se
“e ka marrë kallukanxha”.

Macet e zeza dhe fatkeqësia që ato sjellin
Si në të kaluarën, ashtu dhe në kohën e sotme, prerja e rrugës nga një mace ezezë, besohet si afrimi i një fatkeqësie.
Baza
e kësaj besëtytnie është në Egjiptin e lashtë, ku adhuroheshin macet.
Perëndesha “Bast” ishte mace e zezë. Edhe grekët e romakët mbajtën të
njëjtin qëndrim për macet. Pas ardhjes së Krishterimit, me kalimin e
viteve, disa të krishterë erdhën në përfundimin se ajo kafshë së cilës
në errësirë i shihen vetëm sytë e ndritshëm, nuk mund të jetë asgjë
tjetër veçse vepër e djallit.
Macet e zeza më vonë u morën si
instrumente të shtrigave. Edhe sot e kësaj dite, për t’i ikur
fatkeqësisë, njerëzit e ndërrojnë rrugën kur shohin një mace të zezë ose
pështyjnë tri herë në anën e majtë, duke shpresuar në këtë mënyrë që të
mbrohen prej fatkeqësisë që ajo sjell. Madje, thonë, nëse macja e zezë
ta pret rrugën, të pritet nafaka.

Këndimi i qyqes
Nëse
dëgjohet afër shtëpisë natën, besohet se ndjell fatkeqësi. Origjina
është nga legjenda e motrës me nëntë vëllezër, që u vranë në luftë dhe,
kur ajo erdhi në shtëpi dhe nuk gjeti asnjërin, u “shndërrua” në qyqe,
dhe që atë ditë e sot, ajo vajton për ta. Andaj dhe qyqja vlerësohet si
negative, dhe thonë: “Të knoftë qyqja”, “Këndon qyqja në vorr të djalit
të ri”.

Gjarpri dhe lëkura e gjarprit
Ilirët
besonin se, nëse lëshohen gjarpërinjtë në trupin e femrave pa fëmijë,
ato do të ngjizeshin natën e parë të fjetjes me burrin. Dhe ngjizja
eventuale e fëmijës kuptohej si ndikim i gjarprit mbi trupin e femrës.
Me kalimin e shekujve, kjo besëtytni është modifikuar, por elementet e
gjarprit dhe fuqia e tij për të bërë mrekulli, ka mbetur në botëkuptimet
e njerëzve.
Në Kosovë qarkullon besimi se lëkura e gjarprit të mbron
nga fatkeqësitë. Kjo bindje shpjegohet nga historia e shpëtimit të një
anijeje që ishte duke u mbytur nga vrima që kishte bërë aty një mi, por
ishte gjarpri ai që u vendos në vrimën e bërë, dhe kështu shpëtuan të
gjithë.
Po ashtu qarkullon edhe bindja se, nëse bart lëkurën e
gjarprit në kuletë, do të bëhesh i pasur. Ekziston edhe bindja se çdo
shtëpi ka gjarprin e shtëpisë.

Dhëmbi i ujkut
Për
ta luftuar syrin e keq, zakonisht fëmijëve u vënë ndonjë “mësyshe”, që
është dhëmbi i ujkut ose rruaza të kaltra të futura në pe, që lidhen në
flokë. Fëmijët e porsalindur i ruajnë nga syri i keq, por edhe nuset kur
janë lehona-llahusa.

Ulërima e qenit
Qeni kur ulërin, ndjell të keqen.

Lejleku
Lejleku, sipas këtyre besimeve, sjell “bekim dhe bereqet”.

Fuqia e breshkës
Sot
shohim byzylykë të vegjël ose varëse të ndryshme në formë breshke, të
cilat besohet se sjellin fuqi dhe fat. Origjina është nga indianët, të
cilët besonin në “fuqinë dhe fatin e breshkës”.

Pasqyra e thyer
Pasqyra
e thyer është besëtytni e përhapur shumë. Vajzat e dinë fare mirë sa
herë janë qortuar nga gjyshet për të mose thyer pasqyrën, sepse, në të
kundërtën, do të kenë shtatë vjet fatkeqësi.
Origjina e kësaj
besëtytnie është që nga kohët e lashta. Atëherë, kur dikush shikohej në
ujin e qetë, mund të kalonte ndonjë njeri i keq dhe të hidhte gur.
Prishja e kthjelltësisë së ujit nga rrathët e krijuar, besohej se
ndillte fat të keq.
Me paraqitjen e pasqyrës, u mbart i njëjti
botëkuptim, por tani për pasqyrën e thyer. Ndërsa periudha prej 7
vjetësh rrjedh prej besimit romak, sipas të cilit për periudhën e
ringjalljes së njeriut, duhen saktësisht shtatë vjet.
Po ashtu ekziston edhe një bindje për pasqyrën: nëse njeriu shikohet natën në të, mund të trenohet (çmendet).

Zierja e hallvës në netët e mëdha dhe kur shpëtojmë nga fatkeqësia
Kjo
është shprehi e zakonshme për shumicën dërrmuese të familjeve në
Kosovë, pjesërisht edhe në Shqipëri. Zierja e hallvës për “netët e
mëdha” bëhet duke besuar gabimisht se “gjatë këtyre netëve vijnë melaqet
dhe shpirtrat e të vdekurve, dhe nuhasin a ka erë hallve. Nëse ka, ata
kthehen të lumtur, e nëse jo, kjo mund të sjellë fatkeqësi në atë
familje”.
Edhe në rastet kur njerëzit janë në rrezik dhe shpëtojnë
duke pasur ndihmën e Zotit, është shprehi që puna e parë që bëjnë pasi
mbërrijnë në shtëpi, është zierja e një hallve, në këtë rast si shenjë
falënderimi.

Falltorët
Kur një sëmundjeje,
apo një problemi, nuk i dihet shkaktari, zakonisht thonë: “Ka sehire, i
kanë ba mxhi”. Nëse burri me gruan nuk kalojnë mirë, prapë faji u mbetet
sehireve - “U kanë ba sehire”. Në këto raste shkojnë tek falltorët.
Falltorit i jipej vetëm një shenjë e rrobave të njeriut për të cilin
qitej fall, dhe ai pastaj tregonte shkakun.

Hudhrat
Është
pothuajse e pamundur të mos i gjesh në shumicën e familjeve në
Shqipëri. Zakonisht janë të varura në hyrje të shtëpive, por i gjen edhe
në vetura, në makina dhe në vendin e punës. Arsyetimi është se ato
vendosen për mbrojtje nga syri i keq.
Njerëzit vendosin një hudhër,
ngase prej erës së keqe, të tjerët nuk do të çuditeshin dhe nuk do të
merrnin mësysh objektin (ose personin). Dhe arsyetimi i dytë është
mbrojtja që njerëzit ndiejnë nga hudhrat në rast fatkeqësish, dhe fatin
që ato u sjellin.

Rrobat e fatit
E
praktikojnë më shumë pjesëtarët e besimit bektashian në Shqipëri. Në
Kalanë e Krujës, në muzeun e shtëpisë së Pashait, ndodhen rrobat që
kalonin deri në pesë apo gjashtë gjenerata nga nëna tek e bija. Nëse ajo
kishte pasur fat në martesë, ia jepte së bijës, që edhe atë ta ndiqte
fati.

Trokitja në dru
Në popull ekziston
bindja se trokitja në dru (tavolinë) parandalon daljen e shpirtrave të
këqij jashtë. Prandaj, në rast se një njeri përmend një dëshirë
personale ose dikë tjetër, troket në dru për t’i parandaluar shpirtrat e
këqij që të dalin e të rrëmbejnë fatin e asaj që ai mendon ose që sapo e
përmendi. Origjina rrjedh nga besimi i romakëve në zotin pemë.

Numri 13 dhe dita e premte
Numri
13 dhe dita e premte është një besëtytni e përhapur në veçanti në
shtetet perëndimore. Tek ne më pak, por mund të haset tek pjesëtarët e
besimit të krishterë, tek brezat e rinj, nga të cilët numri 13 merret si
numër ters (baksëz). Numri 13 konsiderohet si numër i pafat, madje në
shumë ndërtesa dhe hotele në Amerikë, nuk ekziston fare kati i 13, por
ai quhet kati i 14. Origjina e këtij besimi mbështetet në rrëfimet e
Biblës për darkën e fundit të Jezusit me 11 apostujt. I 13-ti ishte Juda
dhe, sipas besimit të krishterë, besohet se Jezusi u kryqëzua të
premten.

Kukullat e varura sipër shtëpive
Pothuajse
në çdo shtëpi në ndërtim e sipër, në Shqipëri dhe në shumicën e atyre
që janë ndërtuar në katet e sipërme, vëren të varur një kukull, ose edhe
më shumë. Këtë simbol e vëren edhe tek pallatet e larta dhe tek
hotelet përskaj bregdetit.
Shpjegimi qëndron tek besimi se kukulla mbron nga syri i keq dhe sjellm barësi për objektin që po ndërtohet.

Derdhja e kripës
Nëse
derdhet kripa, atëherë atij personi apo asaj familjeje do t’i ndodhë
shumë shpejt një fatkeqësi. Sipas kësaj besëtytnie, kripa e derdhur
duhet të merret dhe të hidhet në anën e majtë të trupit, me qëllim që të
neutralizojë fatkeqësinë që mund të vijë.
Origjina ekëtij besimi
vjen nga kohët e vjetra, atëherë kur kripa u shenjtërua për shkak të
vetisë së saj për t’i mbajtur gjërat e paprishura dhe të freskëta.

Sjellja e kripës
Sipas
traditës, ekziston edhe të shkelurit. Njeriu shkel në vend të keq, ku
lugati, shtriga ose zana kanë qëndruar dhe kanë fshehur diçka. Njerëzit
zakonisht nga të shkelurit pësojnë sëmundje psikike. Këto sëmundje i
shkakton djalli ose dreqi. Në këto raste ndonjë plakë ua sjell kripën
rreth koke dhe e hedh në zjarr. Si kërcet kripa, pëlcet dreqi dhe syri i
keq. Me këtë veprim edhe largohet frika në aspektin psikologjik, dhe
kështu hiqet frika e të sëmurit psikik.

Kur një vajzë bëhet nuse
Ndër
ceremonitë që përmban më shumë besëtytni, është pikërisht përgatitja e
nuseve. Duke filluar që prej momentit të fejesës e deri në ditën e
martesës e tutje, thuajse çdo ritual përcillet me besëtytni, të cilave
shpesh nuk u dihet as filli, por thjesht janë rrënjosur në mentalitetin e
popullit.
Shkurtimisht, disa prej tyre janë: Nusja e re në shtëpinë e
burrit në ditën e martesës duhet të hyjë (ta shkelë pragun) me këmbën e
djathtë, në të kundërtën harmonia e familjes do të shkatërrohet që nga
ai çast. Po ashtu, me të dy duart (ndonjëherë të lyera me mjaltë ose me
sherbet), duhet të prekë pjesën e sipërme të derës, që jeta e çiftit të
ri të jetë e ëmbël, e lumtur dhe në harmoni me anëtarët e tjerë të
familjes. Karamelet, orizi, gruri e drithërat e tjera i hidhen nuses
(ose çiftit të ri), me qëllim që trashëgimia e tyre të jetë e mbarë.

Kur gërshërët bien nga dora
Kur gërshërët bien nga dora në dysheme, së shpejti në atë familje do të ketë grindje.

Kur fotografia ose ndonjë send bie nga muri
Nëse fotografia ose ndonjë send bie nga muri rastësisht, pritet një fatkeqësi e madhe për shtëpinë.

Çadra e hapur në shtrat
Nëse harrohet çadra e hapur në shtrat, ajo sjell fatkeqësi.

Fëmija dhe fshesa
Nëse
fëmija merr fshesën vetvetiu dhe fillon të fshijë dhomën, atëherë
pritet ardhja e një mysafiri nga larg. E njëjta gjë ndodh edhe nëse e
harroni (për njëkohë të gjatë) lugën nën sofër.

Kruarja e syrit
Nëse ju kruhet syri i djathtë, sjell gëzim, ndërsa i majti lot.

Këndimi i gjelit
Këndimi i gjelit, ndjell mysafirë.

Këndimi i pulës
Kur pula fillon të këndojë si gjeli, është ndjellakeqe dhe duhet të pritet menjëherë.

Prerja e thonjve
Nëse në të njëjtën kohë pritni thonjtë e këmbëve dhe të duarve, në të njëjtën ditë do të keni edhe gëzim edhe hidhërim.

Tingëllimi i veshit
Nëse ju tingëllon veshi i majtë, mund të keni lajme të këqija, ndërsa i djathti sjell lajme të mira.

Lemza
Nëse ju ngacmon lemza, dikush mendon për ju dhe ju përmend pandërprerë.

Kruarja e dorës
Kur
ju kruhet dora e djathtë, është paralajmërim se do të jepni para (tek
disa është e kundërta), kurse e majta - se do të merrni para.

Babadimri
Plaku
i Vitit të Ri nuk ka një origjinë dashamirëse! Ky karanxholl i trashë
dhe gazmor, mund të gjurmohet deri tek legjenda e lashtë skandinave.
Disa nga veçoritë e babadimrit janë të vjetra me shekuj.
Për
shembull, besimi që babadimri hyn në shtëpi nëpërmjet oxhakut, është
zhvilluar nga një legjendë e vjetër skandinave. Skandinavët besonin që
perëndesha Hertha shfaqej në vatër dhe sillte fat të mirë në shtëpi.
Ndonëse shumica e njerëzve mendojnë që babadimri origjinal ka qenë një
peshkop me emrin Shën Nikolasi i Azisë së Vogël i shekullit të katërt,
kjo në fakt s’është e vërtetë, ngase legjendat, të cilat i janë
atribuuar këtij “shenjti”, nuk kishin origjinë krishtere dhe, me gjasë,
erdhën nga traditat pagane. Ai shfaqet si një njeri i moshuar, i gjatë,
me mjekër dhe me flokë të bardhë, i veshur si një peshkop katolik, me
pelerinë dhe me shkop bariu, në dukje – një shenjt katolik i vërtetë,
por me shprehinë e çuditshme të kalërimit nëpër qiej mbi një kalë të
bardhë, - dhe u sjell dhurata fëmijëve të mirë, duke ardhur me sajën e
tij që e tërheqin drerët.
Pas pështjellimeve të shumta rreth emrit të
tij, tash njihet si “BABADIMËR” mjerisht edhe në mesin e muslimanëve.
Për popullarizimin e tij në kohën tonë, meritë të veçantë ka kompania
Coca-Cola, e cila me reklamat e saj pompoze në mjetet e ndryshme të
masmedias për pijen Coca-Cola, i dha publicitet edhe babadimrit.

Bredhi a pisha e Vitit të Ri
Një
nga zakonet më të përhapura të Krishtlindjeve sot, është sjellja në
shtëpi e pemës së Krishtlindjeve dhe zbukurimi i saj. Besimi i të
krishterëve për bredhin është ky:
Bredhi është një lloj peme që të
sjell fat në shtëpi gjatë tërë vitit. Enciklopedia Britaneze thotë:
Popujt e mëhershëm si hebrenjtë, faraonët dhe kinezët këtë e kishin si
simbol të lumturisë. Më vonë, kur Evropa kaloi në besimin e idhujtarisë,
atëherë e çmuan bredhin (pishën) më shumë se çdo pemë tjetër. Deri në
shekullin VI-të në Gjermanie quanin “Pema e Xhenetit” (pema e Ademit
a.s.). Pas shekullit VI-të e ndërruan dhe e quajtën “Pema e Krishtit”.
Këtë nuk e pranuan britanezët deri në shekullin XIX-të.
Prej besimeve
të tyre është: Kush është i lumtur natën e Vitit të Ri, do të jetë i
lumtur tërë vitin; gjithashtu janë të kujdesshëm nga zjarri, sepse nëse e
pik zjarri atë natë, atëherë tërë viti do t’i kalojë me probleme. Po
ashtu edhe zbukurimi i bredhit në këtë natë me ngjyra të ndryshme,
simbolizon Krishtin (Isain a.s.) kinse ai e paska sakrifikuar veten e
tij për njerëzit që vijnë pas tij, do të thotë për larjen e mëkateve që
ka bërë njerëzimi. E tërë kjo nuk ka kurrfarë baze fetare të shëndoshë
as tek krishterët, e jo më tek muslimanët që, fatkeqësisht, janë
përfshirë në këtë dukuri.

* * *
Aq sa mundëm, sollëm shembujt e
mësipërm për të parë se në popullin tonë shumë kulte dhe besëtytni të
krijuara nga mendja e njeriut, u veshën padrejtësisht me cilësi hyjnore
dhe shërbyen si bazë e adhurimit, si faktor i parashikimit të së
ardhmes.
Pasojat që sjell në familjet tona ky realitet, janë të mëdha.
Duhet
t’i besojmë fuqishëm fjalës së Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, të cilën na e transmeton Ibën Abbasi radijallahu anhu, i cili
thotë:
Më ka thënë i Dërguari i Allahut: “Ruaje ti Allahun,
Allahu të ruan ty, ruaje Allahun, do ta gjesh çdo herë pranë vetes, dhe
kur të lypësh, lyp prej Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko prej
Allahut. Dhe dije se, nëse të gjithë njerëzit mblidhen që të të bëjnë
ndonjë dobi, nuk kanë mundësi të të bëjnë asgjë përveç se atë që ta ka
caktuar Allahu, dhe dije se, sikur krejt njerëzit të mblidheshin që të
të bëjnë ndonjë të keqe, nuk kanë mundësi të të bëjnë asgjë përveç asaj
që ta ka caktuar Allahu. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat.”

Allahu xh.sh. na e tërheq vërejtjen:
“A po adhuroni pra në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin kurrfarë dobie as dëmi?” (Enbija, 66)
“S’ka dyshim se ata që po i adhuroni ju përveç Allahut, janë të krijuar ashtu sikur ju...” (A’rafë, 194)
“Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush të ta largojë atë përveçTij.” (En’amë, 17)
Shikuar
nga ky këndvështrim, njeriu një herë e përgjithmonë duhet ta kuptojë se
mbarësia dhe fatkeqësia janë të caktuara nga Zoti dhe pjesë e sprovave
të kësaj jete.
Të gjitha tentimet e njeriut për t’i anashkaluar këto
ndodhi të fshehta, duke kërkuar ndihmën e atyre që s’kanë mundësi të
mbrohen dhe t’i sjellin mbarësi vetvetes, janë të kota, por njeriu
rrezikon të hyjë në mesin e personave që Zoti nuk do t’i ketë nën faljen
dhe mëshirën e Tij. Allahu thotë në Kur’an:
“S’ka dyshim se
Allahu nuk e fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shok (idhujtarinë), e përveç
këtij (mëkati), i fal kujt do. Kush i bën Allahut shok, ai ka trilluar
një mëkat të madh.”
(Nisaë, 48)
Besojmë se, si njerëz, kemi
nevojë për mëshirën e Zotit përballë gabimeve tona të shumta. Njeriu
mund të gabojë, por kurrë nuk duhet t’ia lejojë vetes të bjerë pre e
paditurisë dhe të besojë e të kërkojë ndihmë diku tjetër përveç se tek
Zoti i tij. E tërë kjo duke kujtuar Fjalën e Allahut:
“Askush përveç Allahut, as në qiej, as në tokë nuk e di të fshehtën.” (Neml, 65)

kushtet e zhvillimit të edukimit të mirëfilltë fetar, besëtytnitë nuk
do të lulëzonin. Ato nuk do të lulëzonin as në kushtet e një ngritjeje
të mirëfilltë edukativo-shkencore, por e tërë kjo tregon se si popull,
në masë të madhe na mungojnë që të dy elementet e nevojshme për të mos
besuar në ato që nuk besohet, dhe për të mos lejuar të jemi të paditur
karshi interpretimeve që kalojnë edhe nivelet e fantazisë.
A ia vlen
që, për shkak të besimeve tona të kota, të largohemi nga shpresa dhe
besimi tek Zoti e të humbim gjënë më të rëndësishme, ndihmën dhe
mëshirën e plotfuqishme të Tij?
Pra, i dashuri vëlla dhe e dashura
motër, ruaje besimin tënd, se vërtet besimi yt është gjëja më e vlefshme
që ti posedon, besimin tënd mbështete vetëm në baza të shëndosha të
Islamit, në Kur’an dhe Sunet, se vërtet do ta gjesh veten të liruar nga
çdo lloj robërimi dhe do të jesh vetëm rob i Allahut, për se edhe je i
krijuar.
Ndërsa ata që nuk janë robër të nënshtruar ndaj Allahut, ata
janë robër të çdokujt, i sheh ata të besojnë në lloj-lloj besëtytnish
dhe frikësohen nga ato, në dallim nga besimtari, zemra e të cilit është
mbushur me dashuri ndaj Allahut dhe nuk i frikësohet askujt përveç
Allahut.
Allahu e mëshiroftë Ibën Kajjimin, i cili thotë: “Kanë ikur
prej robërimit që janë krijuar për të, e kanë rënë në robërim të tekave
të tyre dhe djajve”.
Njeriu, nga vetë natyrshmëria e tij,shpirti i
tij kërkon që të lidhet me Krijuesin e tij, e nëse nuk lidhet me
Krijuesin e tij, ai do të lidhet me diçka tjetër, pra ose do të jetë rob
i Allahut, ose rob i tjetërkujt përveç Allahut xhel-le shanuhu.
Allahu
xhel-le shanuhu në Kur’an na sjell shembullin e shirkut dhe tevhidit
(idhujtarisë dhe besimit të drejtë në Një Zot) në suren Zumer, ajeti 29,
ku thotë:
“Allahu solli një shembull: Një njeri (rob) në
posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje në mes tyre dhe një
njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy
të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por
ç’bën shumica e tyre, nuk e dinë.”
(Zumer, 29)
Pra, Allahu
solli shembullin e atij që, përveç Allahut, adhuron edhe zota të tjerë,
si shembulli i atij robi që e kanë në pronësi shumë zotërinj, një e
urdhëron me një punë e tjetri me tjetrën punë, e kështu me radhë. Si
mund të jetë gjendja e tij shpirtërore? Ndërsa, shembulli i atij që
adhuron vetëm Allahun, është si shembulli i atij që është rob vetëm i
një zotërie, i kryen urdhrat e tij dhe është i qetë.
E lusim Allahun
që të na e shtojë imanin tonë në Allahun, dhe të na bëjë të jemi robër
vetëm të Tij, e të na bëjë të lirë nga çdo lloj robërie tjetër, dhe të
na ruajë nga shirku!
Në fund themi:
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je dhuruesi i madh.” (Ali Imran, 8)
Dhe bëjmë thirrje:
“Kthehuni
tek Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj
nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u
është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos
e dini!”
(Zumer, 54-55)


Përgatiti: Bahri CURRI



Referencat:
1. “KUR’ANI-i Përkthim me komentim në gjuhën shqipe” - Përktheu dhe komentoi Sherif Ahmeti
2. Shënime të mbledhura nga autori.
3. “Iktidau es-Sirat el-Mustekim” - Ibën Tejmijje, botimi i shtatë, 1999, Arabia Saudite.
4. “Llapi gjatë historisë” - dr.Fehmi Pushkolli,1998, Prishtinë.
5.
“Besëtytnitë, a përcaktojnë fatin tonë?” – Ismail Lutolli dhe Samire
Ademi, Revista “Argumenti”, nr.37, prill 2005, Prishtinë.
6. “Përhapja dhe shpërndarja e letrave të ndaluara”- Behxhet Behrami, (www.fjalaebukur.com).
7. “Fjalor i mitologjisë” – Todi Dhama, 1988, Prishtinë.
8. Dhe literaturë tjetër ndihmëse.

Allahu ju shperbleft per postimin.
 T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta :: Komentet

No Comment.
 

T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: