islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
Besimtari është si palma EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
Besimtari është si palma EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Besimtari është si palma EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Besimtari është si palma EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Besimtari është si palma EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Besimtari është si palma EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Besimtari është si palma EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Besimtari është si palma EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Besimtari është si palma EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Besimtari është si palma EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Besimtari është si palma EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Besimtari është si palma EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Besimtari është si palma EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Besimtari është si palma EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Besimtari është si palma EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Besimtari është si palma EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Besimtari është si palma EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Besimtari është si palma EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Besimtari është si palma EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Besimtari është si palma EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Besimtari është si palma EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Besimtari është si palma EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Besimtari është si palma EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Besimtari është si palma EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Besimtari është si palma EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Besimtari është si palma EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Besimtari është si palma EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Besimtari është si palma EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Besimtari është si palma EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Besimtari është si palma EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Besimtari është si palma EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Besimtari është si palma EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Besimtari është si palma EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Besimtari është si palma EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Besimtari është si palma EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Besimtari është si palma EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Besimtari është si palma EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Besimtari është si palma EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Besimtari është si palma EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Besimtari është si palma EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
16 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 16 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Besimtari është si palma

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Besimtari është si palma Empty
16122012
MesazhBesimtari është si palma

Besimtari është si palma (u59u)palmaGjatë një tubimi shpirtëror, i dërguari i Zotit u tha shokëve të tij të pranishëm:”Shembulli i besimtarit, është si shembulli i një peme, të cilës nuk i bien gjethet.”


Nga: Dr. Nazmi Halil Ebul Ata Musa



A e di o vëlla besimtar, se cila është ajo pemë për të cilën flet i dërguari i Zotit në hadithin e mësipërm? A e di ku qëndron urtësia e krahasimit të besimtarit me këtë pemë?

Hadithin e lartpërmendur, e transmeton imam Muslimi, ku sipas Abdullah ibnu Umerit, një ditë, i dërguari i Zotit u tha shokëve të tij:”Më tregoni mbi një pemë, e cila është e ngjashme me besimtarin!”

Në një transmetim tjetër, Profeti a.s thotë:”Shembulli i besimtarit, është si shembulli i një peme, të cilës nuk i bien gjethet.” Të gjithë të pranishmit filluan të përmendin emrat e pemëve që gjendeshin në shkretëtira dhe lugina.

Abdullah ibnu Umer tregon: ”Në atë çast ma diktoi zemra se ajo pemë është palma (hurma arabe). Unë u mata disa herë ta them, por prezenca dhe autoriteti i figurave më të shquara të islamit, më bëri me turp.

Kur të gjithë heshtën dhe nuk e gjetën dot, i dërguari i Zotit a.s tha:”Ajo pemë është palma.”

Palma dhe besimtari.

- Palma, është mbretëresha e bimëve, si nga funksioni dhe roli që kryen në pastrimin e ajrit, ashtu dhe për nga paraqitja. Ajo jeton gjatë, u reziston ndryshimeve klimaterike gjatë vitit dhe prodhon fruta të shumtë dhe dobiprurës.

- Besimtari, është mbreti i krijesave mbi tokë, si nga ana shkencore, fetare, funksionale dhe shoqërore. Ai është i durueshëm ndaj fatkeqësive, është prodhues dhe kudo që ndodhet është dobiprurës.

Vëlla besimtar! A e kupton tani përse e krahasoi dhe përngjasoi i dërguari i Zotit, besimtarin me palmën?



Na e lër neve të ndihmojmë dhe të përmendim disa veti të përbashkëta mes besimtarit dhe palmës:

Së pari: Pamja tërheqëse.

Palma, me gjithë bukurinë e saj magjepsëse, ka dhe një konstruksion të caktuar i cili nëse ndryshon, vetëm sa ia shton asaj hijeshinë. Kjo hijeshi dhe bukuri, shfaqet veçanërisht në kohën kur frutat e saj piqen dhe duhen vjelë.

Po ashtu edhe besimtari ka një aparencë të caktuar, e cila nuk ndryshon me ndryshimin e modës dhe stilit. Po. Ai zbukurohet para bashkëshortes së tij, me qëllim që ta gëzojë dhe lumturojë. Ibnu Abasi: thotë ”Unë hijeshohem para gruas, ashtu siç do të dëshiroja që ajo të zbukurohej para meje.”

Ai zbukurohej gjatë festave të dy bajrameve, në kohën e vjeljes së shpërblimit të agjërimit dhe të Haxhit, ashtu siç zbukurohet dhe hijeshohet palma në kohën e vjeljes së frutave të saj të ëmbël. Po ashtu, Ibnu Abasi hijeshohej edhe ditën e Xhuma, në tubime, kur shkonte në xhami dhe kur priste delegacionet. Duhet të theksojmë se hijeshimi dhe zbukurimi i tij, nuk bëhej veçse me dhe për qëllime të ligjshme.

Së dyti: Qëndrueshmëria e rrënjëve me madhështinë e degëve.

Palma ka rrënjë të ngulura thellë në tokë, ndërkohë që trungu dhe degët e saj shpojnë lartësitë e qiellit. Ajo është e qëndrueshme ndaj thatësirës dhe ndryshimeve atmosferike, i përshtatet ambienteve klimatike, nuk thyhet kollaj para stuhive, energjinë e saj e thith nga dielli dhe ajri me anë të gjetheve të saj të dizenjuara për këtë qëllim. Forca e saj, qëndron në kurorën e saj.

Po kështu, besimtari është i qëndrueshëm dhe i palëkundur, pasi rrënjët e tij i ka të ngulitura thellë në besimin që ka përqafuar. Ai është i lidhur me tokën prej të cilës është krijuar. Prej saj ai siguron ujin, mineralet dhe ushqimin e nevojshëm. Besimtari është i durueshëm në sprova, fatkeqësi, bela dhe kobe, të cilat i përballon me guxim dhe pa i këputur shpresat. Fiziku i tij është i drejtë, dijet dhe dritën ai e merr nga qielli, prej ku buron zbulesa hyjnore dhe urdhëresat e Krijuesit fuqiplotë. Ai i ngre duart drejt Zotit të tij, duke e lutur në të mirë dhe në të keqe.

Forca e besimtarit qëndron në mendjen dhe arsyen e tij, ashtu siç qëndronte forca e palmës në kurorën e saj.

Besimtari nuk mund të jetojë pa zbulesën hyjnore, ashtu siç nuk mund të jetojë palma pa dritën diellore.

Së treti: Dobitë e përhershme.

Palma është e dobishme me frutat e saj, degët, hijen që lëshon, trungun, gjethet, fijet e trungut, bistakët e saj, cipën, palcën e trungut dhe hijeshinë e saj.

I tillë është dhe besimtari. Kudo që ndodhet, është i dobishëm për të tjerët, me dijet e tij, moralet, pasurinë, përpjekjet personale, bisedat, ushqimin, veprat, forcën, urdhërimin për mirë dhe ndalimin nga e keqja, bashkëpunimin për vepra të mira dhe devocion, mëshirën, kontaktet dhe solidaritetin me shoqërinë ku jeton.

Së katërti: Të keqen e shpërblen me të mirë.

Palma është durimtare, e urtë dhe bujare. Sa herë që e godet me gurë, ajo të godet me frutat e saj të ëmbël.

Besimtari është zemërgjerë dhe falës. Nëse të paditurit e sulmojnë besimtarin me fjalë, ai përgjigjet: “Paqja qoftë mbi ju!” Ai di të falë, nuk sillet padrejtësisht me të tjerët dhe nuk hakmerret ndaj të paditurve. Poeti arab thotë:

Si palma e lartë, askujt mos i mbaj mëri

Me gurë në të qëllofshin, fruta lëshoju ti.

Së pesti: Lehtësia e vjeljes dhe moralet e larta.

Palma është e tillë që frutat i vilen shumë kollaj edhe nëse është e lartë. Kjo pasi struktura e saj ta mundëson që t’i ngjitesh deri në majë. Ngjitja në palmë, nuk dëmton as gjethet e saj, as degët, as lëkurën dhe as sythet e saj.

I tillë është dhe besimtari, frytet e të cilit vilen kollaj. Ai i ndihmon të tjerët, edhe pse vetë është në kulmin e hallit dhe të nevojës për t’u ndihmuar. Ai jep ushqim me dëshirë dhe pasion për të vobektët, jetimët dhe robërit e luftës. I do njerëzit dhe u gjendet në nevojë. Në çdo situatë, ai nuk i braktis moralet dhe vlerat islame.

Së gjashti: Frutat e saj janë të shijshme në çdo stinë.

Frutat e palmës janë të konsumueshme në sasi të konsiderueshme në çdo kohë dhe stinë. Ato mund të thahen dhe të përpunohen në shumë forma, duke i bërë të dobishme për çdo stinë. Ato kanë qenë ushqimi më i preferuar i udhëtarëve dhe zahireja më e dashur për dimër. Frutat e palmës e ruajnë shijen dhe nuk kalben kollaj.

Besimtari jep zekatin e pasurisë së tij çdo vit, nëse ajo arrin shumën e konsiderueshme. Veç kësaj, ai jep zekatin e fitrit në fund të muajit të Ramazanit, jep lëmoshë gjatë gjithë vitit, ndihmon nevojtarët, ushqen të uriturit, jetimët dhe robërit e luftës. Gjithashtu, ai shtron darka dhe organizon ceremoni kur i lind një fëmijë, kur martohet, kur ther kurban, kur kryen haxhin, kur vjel prodhimin etj…

Së shtati: Lëvizje të kontrolluara

Një veçori dhe tipar tjetër i palmës është se ajo nuk shtrihet anash, duke dhunuar të drejtat e pemëve të tjera. Ajo ka një sipërfaqe të kufizuar shtrirjeje dhe është e vetë kontrolluar dhe disiplinuar për sa i përket shtrirjes dhe respektimit të drejtave të pemëve që e rrethojnë.

I tillë është dhe besimtari. Ai është i disiplinuar nga normat fetare për sa i përket marrëdhënieve me ata që e rrethojnë. Sjelljet dhe moralet e tij janë të kontrolluara, nuk hyn në shtëpinë e dikujt veçse me lejen e pronarit, nuk hap sytë për të mësuar të metat e të tjerëve, nuk e lejon syrin të jetë i lirë të shohë ç’ti dalë para, e gjen aty ku e ka urdhëruar Zoti dhe e humbet në vendet ku kundërshtohen urdhrat e Tij. Ai i frikësohet Zotit kudo që të ndodhet.

Së teti: Krasitet një herë në vit.

Palma krasitet dhe rrallohet një herë në vit, ku i hiqen gjethet e thara dhe të kalbura.

Po kështu dhe besimtari, i cili e ka për detyrë të agjërojnë një muaj në vit. Gjatë agjërimit, atij i fshihen gjynahet dhe pasi e përfundon agjërimin, ai zbukurohet dhe vishet hijshëm për festën e bajramit.

Së nënti: Rëndësia e sythit anësor.

Në kundërshtim me të gjithë pemët e tjera, palma thahet nëse i pritet sythi anësor.

Edhe besimtari nëse humbet arsyen dhe mendjen, i bie përgjegjësia për të kryer ritet dhe normat fetare. Kështu, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit, ai llogaritet mes të vdekurve.

Së dhjeti: Pllenimi

Palma, edhe pse bën pjesë tek njëthelboret me vetëpllenim natyror, si gruri, elbi, misri, banania, orizi etj... ajo ndryshon nga njëthelboret e tjera pasi ka nevojë për pllenim artificial.

Ajo e publikon nevojën e saj për pjalmim në momentin kur çel lulet. Kur bëhet pllenimi, lulet e saj hapen në atë formë që të gjithë e kuptojnë se ajo është pllenuar. Nëse ajo nuk pllenohet nga njeriu thahet.

I tillë është dhe besimtari, i cili për të vërtetuar martesën e tij, duhet të dëshmojnë e pakta dy dëshmitarë. Gjatë aktit të martesës dhe lidhjes së kurorës, veç dëshmitarëve duhet të jetë prezent dhe prindi i vajzës me kurorëzuesin. Djali, vajza dhe prindërit e saj pyeten nëse janë dakord me këtë martesë, e cila në fund duhet të publikohet me ceremoninë martesore të shoqëruar me gëzim dhe hare. Nëse një martesë kryhet fshehurazi pa e ditur askush, ajo është e pavlefshme.

Njëmbëdhjetë: Vetitë trashëguese.

Një nga llojet më të mira të palmës, është ajo që i njihet origjina. Ajo mund të shartohet me sytha dhe forma të tjera.

Po kështu besimtarit i dihet origjina. Ai është i qëndrueshëm në fenë dhe idenë që ka përqafuar, nuk sjell risi të reja në fe dhe normat e Zotit nuk i përzien me ato të njeriut. Në të kundërt, ai zvetënohet ashtu siç zvetënohet dhe prishet palma nëse ndërhyhet në cilësitë e saj trashëguese. Në një rast të tillë, frutat e saj e humbasin shijen dhe shiten me vështirësi. Madje, ato mund të vlejnë vetëm si ushqim për kafshët.

Dymbëdhjetë: Shije e ëmbël dhe pa aromë.

Kështu, frutat e palmës janë shumë të ëmbla dhe nuk kanë aromë të veçantë. I tillë është dhe besimtari që lexon Kuranin dhe vepron sipas udhëzimeve të tij. Ai të fal kënaqësi kur bisedon dhe qëndron me të dhe nuk i vjen erë.

Trembëdhjetë: Lloje të shumta

Pema e palmës përbëhet nga lloje dhe kategori të ndryshme. Prej tyre ka që janë shumë të ëmbla, me shije shumë të mirë. Këtu hyn axhua, palma e Medines, të cilën e mbolli vetë i dërguari i Zotit a.s me duart e tij. Ajo dallohet për shijen dhe dobitë e shumta. Gjithsesi, çdo lloj palme (hurme) është e dobishme dhe e shijshme.

Po kështu, është dhe besimtari që sipas besimit të tij herë forcohet dhe herë dobësohet. Siç e dimë, edhe besimtarët janë kategori të ndryshme. Prej tyre ka fjalë drejtë, që garojnë për vepra të mira, të sinqertë etj... por ka dhe gjynahqarë dhe gabimtarë. Thotë i dërguari i Zotit:”Besimtari i fortë, është më i mirë dhe më i dashur tek Zoti se besimtari i dobët. Megjithatë, të dy janë të dobishëm.”

Katërmbëdhjetë: Palmës nuk i bien gjethet.

Gjethet e bimës, janë pjesa më e rëndësishme për përftimin e mjaftueshëm të dritës, thithjen e ujit nga toka, prodhimin e oksigjenit dhe të dyoksidit të karbonit, thithjen e mjaftueshme të rrezeve të diellit, bëjnë shpërndarjen e ujit dhe të lëndëve ushqyese dhe i sigurojnë njeriut hijen e duhur. Kur gjethet e pemës bien dhe thahen, të gjithë këto procese ndërpriten deri në vitin e ardhshëm.

Palma është nga pemët me gjelbërim të përhershëm. Asaj nuk i bien gjethet dhe gjatë gjithë kohës ajo prodhon oksigjenin, siguron ujin etj...

I tillë është dhe besimtari. Ai është në lidhje të përhershme me Zotin e tij, jep rendimente të larta në punë dhe adhurim. Ai nuk bën dot pa mëshirën, adhurimin, punët e mira etj...

Palma, i dërguari i Zotit a.s dhe shokët e tij.

Shembulli i palmës, trungut të saj dhe degëve i përngjan shembullit të dërguarit të Zotit dhe shokëve të tij. Këtë e ka përmendur vetë Zoti i madhëruar në Kuran, në suren Fet'h:"Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit." (Fet'h 29)

Kjo është dëshmi e gjallë e Kuranit famë lartë, për ndershmërinë dhe drejtësinë e shokëve të profetit Muhamed a.s.

Përshkrim i bukur i palmës:

Lukmani i tha një ditë djalit të tij:"O biri im! Gjëja e parë që duhet të arrish pas besimit, është një shok dhe mik i ndershëm. Kjo, pasi miku i mirë dhe i ndershëm i ngjan palmës. Nëse ulesh poshtë saj, përfiton nga hija që lëshon, nëse e sharron përfiton nga druri i saj për zjarr dhe nëse ushqehesh me frutat e saj, të largojnë urinë dhe janë të shijshëm."

Imam Sha'bij, rrëfen se Cezari romak, i shkroi një letër Umer ibnul Hattabit, ku i thoshte:"Delegatët e mi, më kanë treguar që ju keni një pemë me gjethe si veshët e elefantit. Kur ajo çel lulet, ato u ngjajnë më së shumti diamanteve të bardhë. Kur frutat formohen, ato janë të gjelbër si një smerald. Më pas ato fillojnë të skuqen dhe duken si një safir i kuq. Kur piqen dhe bëhen për t'u ngrënë, ato shëmbëllejnë me ëmbëlsirën më të shijshme që ke ngrënë ndonjëherë. Ato mund të thahen dhe shërbejnë si zahire dhe ushqim për udhëtarët. Nëse delegatët e mi më kanë thënë të vërtetën, atëherë një pemë e tillë është nga pemët e xhenetit."

Umeri, në përgjigjen e tij i tha:"Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit. Nga robi i Zotit, prijësi i besimtarëve, drejtuar Cezarit, perandorit romak. Paqja qoftë mbi ata që ndjekin të vërtetën.

Të dërguarit e tu të kanë thënë të vërtetën. Ajo pemë, është pema të cilën Zoti e kultivoi për Merjemen, në çastet kur lindi Isai a.s. Prandaj, frikësoju Zotit dhe mos e adhuro Isain si të ishte Zoti i vërtetë."

Ebu Hatim Es-sixhistanit – Zoti e mëshiroftë – në librin e tij "Palma", thotë: "Palma është zonja e të gjithë pemëve dhe ajo është krijuar nga balta e Ademit a.s. fjalët:"La ilahe il-la Allah" Zoti i ka shëmbëllyer me këtë pemë. Zoti thotë në Kuran:"Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë (fjalën:"La ilahe il-la Allah") me pemën e mirë, (palmën) e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin." (Ibrahim 24-25)

Ashtu siç është fjala "La ilahe il-la Allah" zonja e çdo fjale tjetër, ashtu dhe palma është zonja e çdo peme.

I tillë është shembulli i besimtarit. Ai është si palma, gjethet e të cilës nuk fishken dhe nuk bien. Ai është i pastër, i sinqertë, i dobishëm, i hijshëm, bujar dhe madhështor si palma.



Përktheu në shqip Elmaz Fida /AO/

Allahu ju shperbleft per postimin.
Besimtari është si palma 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

Besimtari është si palma :: Komentet

No Comment.
 

Besimtari është si palma

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: