islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
MORALI DHE NJERIU EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
MORALI DHE NJERIU EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
MORALI DHE NJERIU EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
MORALI DHE NJERIU EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
MORALI DHE NJERIU EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
MORALI DHE NJERIU EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
11 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 11 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
MORALI DHE NJERIU Empty20%MORALI DHE NJERIU Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
MORALI DHE NJERIU Empty7%MORALI DHE NJERIU Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
MORALI DHE NJERIU Empty7%MORALI DHE NJERIU Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
MORALI DHE NJERIU Empty7%MORALI DHE NJERIU Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
MORALI DHE NJERIU Empty7%MORALI DHE NJERIU Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
MORALI DHE NJERIU Empty7%MORALI DHE NJERIU Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
MORALI DHE NJERIU Empty7%MORALI DHE NJERIU Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
MORALI DHE NJERIU Empty37%MORALI DHE NJERIU Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 MORALI DHE NJERIU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi

Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

MORALI DHE NJERIU Empty
MesazhTitulli: MORALI DHE NJERIU   MORALI DHE NJERIU EmptyWed 21 Nov 2012 - 22:35

Dr.Recep Kilic.

MORALI
DHE NJERIU




Fjala “Ahlak”(moral) rrjedh nga gjuha
arabe dhe është shumësi i fjalës “hulk”. Kurse fjala “hulk”
ka këto kuptime: “fe, natyrë, virtyt dhe karakter”.
[sup]1
[/sup]


Fjala “ahlak”, e cila pos kuptimit
etimologjik që nënkupton: fe, virtyt, gjendje, mënyrë dhe
sjellje, ajo na tregon edhe strukturën e karakterit të ngritur te
njeriu. Ajo, që në masë të madhe i formëson dhe i orienton
mendimet dhe qëllimet e njeriut bashkë me veprimet e tij, është
pikërisht struktura e karakterit që e posedon njeriu. Kësisoji,
pra, morali para se gjithash e zbukuron karakterin e njeriut. Atë e
pajis me qëllime e ide të mira e të pastra. Përderisa njeriu të
posedojë qëllime të mira, edhe veprat e tij do të jenë në të
njëtin drejtim.



Moralin mund ta përkufizojmë edhe si “një
fushë e cila merret me lëvizjet e vullnetshme të individit”.
[sup]2
[/sup]
Morali, në tërësi merret me veprimet e njeriut të cilat ai i
kryen sipas vullnetit të tij të lirë. Për veprimet që i kryen ai
jashtë vullnetit të vet, si pasojë e presionit nga jashtë, njeriu
nuk ndjen as pendim e as gëzim. Për veprimet e këtilla njeriu as
lavdërohet e as qortohet nga të tjerët. I këtillë është njeriu
të cilin dikush e ka grabitur dhe e tërheq zvarë dikah...



Thënë shkurt, verpimet, shkaku i të cilave ndodhet
jashtë tyre dhe të cilat realizohen pa ndërhyrjen e vetë personit
në fjalë, quhen veprime të pavullnetshme. Për vepra të këtilla
njeriu moralisht as lavdërohet e as qortohet. Madje edhe njerëzit
të cilët janë aq të sëmurë saqë s’mund ta përdorin
vullnetin e vet, po ashtu nuk lavdërohen dhe nuk qortohen për
veprimet që i bëjnë.



Sipas kësaj, pra, njeriu vlerësohet nga aspekti moral
dhe emërtohet si i moralshëm apo i pamoralshëm nga arsyeja se ai
posedon vullnetin e lirë dhe se veprimet i kryen sipas zgjedhjes së
vet.



Asnjë gjallesë nuk vlerësohet nga aspekti moral, pos
njeriut. Si kafshët, ashtu edhe melekët, të cilët bëjnë pjesë
në botën e gjallesave, nuk mund të emërtohen si të moralshëm
apo të pamoralshëm.



Arsyet se pse vetëm njeriu në mesin e të gjitha
qenieve të krijuara mund të lavdërohet a të qortohet, nga aspekti
moral, duhet kërkuar në vetë natyrën e njeriut.



Të qenët e njeriut i mençur kërkon që ai të
jetë edhe i lirë. Kështu, në mesin e gjallesave, vetëm njeriu
lëviz dhe vepron sipas vullnetit të vet. Të lëvizësh e të
veprosh vullnetshëm do të thotë të mendosh mirë e mirë, të
bësh zgjedhjen midis mundësive (alternative) dhe të futesh në
aksion. Sipas kësaj, “lëvizja e vullnetshme” nënkupton
“lëvizjen racionale”. Liria vjen në shprehje vetëm në
lëvizjet e vullnetshme. E pra, për të qenë i mençur duhet të
jeshë i lirë.



Përveç arsyes (mendjes) që e posedon
njeriu si një privilegj, ai e posedon edhe instiktin për
vetëmbrojtje, i cili në mënyrë të natyrshme haset edhe te çdo
gjallesë tjetër. Posedimi i një instikti të këtillë e lind
ndjenjën e egoizmit. Një veçori tjetër e njeriut është edhe
domosdoshmëria për të jetuar brenda një shoqërie të caktuar”.
[sup]3
[/sup]


Kur të kihen parasysh këto katër veçori të njeriut:
të qenët i mençur, të qenët i lirë, të qenët egoist dhe të
qenët i detyruar të jetojë në një bashkësi, atëherë do të
kuptohet më mirë se pse morali ka të bëjë vetëm me njeriun.



Për ta kënaqur njeriu ndjenjën e
egoizmit, lirinë e vet ai mund ta përdorë duke u shkaktuar dëm të
tjerëve. Meqë shkelja e të drejtës së të tjerëve e dëmton
jetën e përbashkët, atëherë nga një sjellje e këtillë edhe
vetë ai do ta pësojë keq. Atëherë, pra ekzistuaka nevoja për
një rend dhe rregull të caktuar të përdorimit të të drejtave
dhe lirive të individit”.
[sup]4
[/sup]


Nisur nga ky fakt, disiplinat, si: morali,
feja dhe e drejta, përmes rregullave të tyre i përcaktojnë
kufijtë e lirisë së individit. Termat
turp,
mëkat dhe e
ndaluar
, në një farë mënyre prbëjnë
“gurët e kufijve” të lirisë së njeriut. Në sajë të
rregullave të moralit, të fesë dhe të drejtës, mundësohet
bashkëjetesa e lumtur e njerëzve në shoqëri.



Njeriu përmes mendjes mund të gjejë
rrugë dhe mënyra të ndryshme për kënaqjen e dëshirave e të
tekeve të tij, prandaj edhe nuk mund të vlerësohen që më parë
se si do të veprojë ai. Pra, këto veprime nuk i ka të
planifikuara që më parë, siç është rasti te kafshët. Mendja
mund t’i sigurojë njeriut mundësi të cilat do të jenë ose në
favor, ose në dëm të tijin. Sistemi i vlerave të njeriut është
ai që mendjes (arsyes) me këtë rast i siguron përdorim pozitiv.
Rolin kryesor në formimin e një sistemi të këtillë e luajnë
ndjenjat siç janë: turpi, mëkati, mëshira etj., të cilat janë
karakteristike vetëm për njeriun”.
[sup]5
[/sup]
Burimi i moralit te njeriu është pikërisht ndjenja e turpit që
ndodhet tek ai.



Te njeriu, i cili e humb ndjenjën e
turpit, paraqitet një plogështi dhe një mosinteresim ndaj moralit.
Një hadith i Muhammedit a.s. lidhur me këtë është mjaft
kuptimplotë. Ai thotë: “
Nëse nuk
turpërohesh, vepro si të duash
!”[sup]6
[/sup]


Në jetën e përditshme termi “moral”
përdoret në tri trajta të ndryshme. Në trajtën e parë, termi
“moral” përdoret për të shprehur një stil të përgjithshëm
jete. Për shembull, kur themi
Morali Islam
apo
Morali Krishter,
këtu fjala “moral” nënkupton mënyrën e jetës në të cilën
Islami përkatësisht krishterizmi ia ofrojnë njerëzimit.



Në trajtën e dytë të përdorimit, termi
“moral” shpreh një tërësi rregullash sjelljeje. Kur themi
morali i profesionit
apo
morali i tregut,
me këtë rast fjala “moral” nënkupton “tërësinë e
rregullave që duhet përmbajtur” në jetën tregtare apo në
ndonjë veprimtari tjetër.
[sup]7
[/sup]


Trajta e tretë e përdorimit të fjalës “moral”
shpreh një aktivitet mendor rreth rregullave të sjelljes apo
mënyrave të jetesës. Kësaj here, fjala “moral” nënkupton
“filozofinë e moralit-etikën”, e cila përbën një degë të
veçantë të filozofisë së përgjithshme.



Gjatë këtij studimi, termin “moral” do ta përdorim
ose në kuptimin e një mënyre të caktuar të jetesës, ose në
kuptimin e rregullave të sjelljes që e përbëjnë mënyrën e
jetesës në fjalë.



Termi “Morali islam”, përdoret për të treguar
mënyrën e jetesës që e ofron Islami. Ashtu si fetë e tjera
qiellore (hebreizmi, krishterizmi në formën e tyre të parë të
shpalljes - vërejtje e përkthyesit) edhe Islami njerëzve u ofron
një mënyrë të caktuar jetese. I mëson ata se si duhet të
jetojnë, si duhet të gjejnë lumturinë gjatë kësaj jete e kështu
me radhë.



Si burim i parë, prej të cilit shkurt e prerë do të
mund të mësonin mënyrën e jetesës që e ofron Islami,
gjegjësisht Morali islami, do të na shërbejë Kur’ani i
Madhërueshëm. Ndërkaq si burim i dytë, hadithet e Muhammedit a.s.



Sipas kësaj, Morali islam ka dy burime kryesore:
Kur’anin Famëlartë dhe hadithet e Muahmedit a.s.



Kur’ani Famëlartë është fjala e
All-llahut xh.sh. Është burimi i parë i njohurive tona fetare dhe
morale. Kur’ani
هُدًى
لِلْمُتَّقِينَ
Është
udhëzim për të devotshmit”
(Bekare,
2),
وَهُدًى
وَبُشْرَى لِلْمُؤْمِنِينَ
Udhërrëfim
dhe përgëzim për besimtarët”
(Bekare, 97) dhe



هُدًى
لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ اْلهُدَى
وَاْلفُرْقَانِ




Argument i qartë i rrugës së
drejtë dhe i dallimit të së mirës nga e keqja”
(Bekare,
185).



Përveç këtyre veçorive që i posedon
Kur’ani i Madhërueshëm, ai është edhe
هُوَ
شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ
Ilaç
dhe mëshirë për besimtarët”
(El-Isra, 82), po ashtu ai është:



كِتَابٌ
أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ
النَّاسَ مِنْ الظُّلُمَاتِ إِلَى
النُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَى
صِرَاطِ اْلعَزِيزِ اْلحَمِيدِ



Një libër që ta kemi shpallur
ty
(o Muhammed)
që me lejen e Zotit të tyre t’i nxjerrësh njerëzit nga terri në
dritë; në rrugën e të Fortit dhe të Lavdëruarit”
(Ibrahim, 1).



Hadithet janë tërësi e fjalëve, e veprave si dhe e
qëndrimeve të Muhammedit a.s. ndaj ngjarjeve të caktuara. Hadithet
janë shprehje e qëndrimeve të Muhammedit a.s. ndaj ngjarjeve që
kanë ndodhur gjatë jetës së tij. Këto forma mund të jenë
shprehur me fjalë ose pa to. Ngase heshtja ndonjëherë është më
efektive se sa të folurit. Pra, hadith është emër me të cilin
emërtohen fjalët, veprat dhe qëndrimet e Muhammedit a.s.




Çdo fjalë apo qëndrim i Pejgamberit a.s. ndaj
ngjarjeve të caktuara në shoqëri për një njeri musliman ka një
rëndësi dhe peshë të veçantë. Në këtë qëndron edhe rëndësia
e Pejgamberit a.s. që e ka në vetë fenë. Po ç’është rëndësia
e Pejgamberit a.s. në fe?



Feja është emër i përbashkët i tërësisë së
vlerave të vëna nga All-llahu xh.sh. për rregullimin e raporteve
të njeriut me All-llahun xh.sh. (Krijuesin), me njerëzit e tjerë
si dhe me botën në përgjithësi. Që këtej, feja është dhe
ekziston me qëllim që njeriu përmes saj të arrijë lumturinë e
vërtetë në jetë.



Feja, njeriun e përcepton në tërësinë e raporteve
të ndryshme që i krijon ai dhe atyre u jep një formë të caktuar.
Feja këtë e përbën përmes Shpalljes (Vahjit). Çdo gjë për të
cilën ka nevojë njeriu, All-llahu i Lartësuar, nga njëra anë ia
ka kumtuar këtë përmes Shpalljes, gjegjësisht Kur’anit a.sh.
dhe, nga ana tjetër, përmes Muhammedit a.s. ia ka treguar
shembullin konkret se si duhet t’i realizojë këto postullate në
jetën shoqërore.



Çdo pejgamber, para së gjithash është njeri, pastaj
edhe i dërguar i Zotit te njerëzit. Edhe Muhammedi a.s. ka qenë i
dërguar që njerëzimit t’ia kumtojë urdhërat e Zotit në tërësi
dhe t’ua sqarojë ato që nuk i kanë kuptuar. Muhammedi a.s. ka
qenë praktikuesi më i mirë i urdhërave të Zotit gjatë jetës së
tij. Për këtë arsye njerëzimit i shërben si njeri model i cili
mund të merret si shembull konkret.



Është mjaft e madhe rëndësia e
Muhammedit a.s. lidhur me kumtimin dhe mësimin e fesë njerëzimit.
Ai që e vë dhe e shpall fenë është All-llahu xh.sh., ndërkaq
Muhammedi a.s. ëshë ai që këtë fe ia bart njerëzimit pa
kurrfarë mangësie. Për këtë arsye edhe besimi i vërtetë është
dashuria ndaj Muhammedit a.s. dhe ndjekja e shembullit të tij.



All-llahu i Lartësuar kërkon nga Muhammedi a.s. që
njerëzimit t’i thotë:



قُلْ إِنْ
كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي
يُحْبِبْكُمْ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ
ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
.


Nëse e doni All-llahun, pasomëni
mua, edhe ju All-llahu do t’ju dojë edhe do t’jua falë mëkatet!
All-llahu fal dhe është mëshirëplotë”
(Ali
Imran, 31).



Në këtë rast, duke sqaruar Moralin islam, rëndësia
e ajeteve del në shesh vetvetiu. Ndërkaq, rëndësia dhe pesha e
haditheve buron nga cilësitë e Muhammedit a.s. si “model” i
gjithë njerëzimit.



Morali është një komponentë e përvojës. Morali
islam, në kuptim më të përgjithshëm, nënkupton Islamin e
përjetuar. Edhe rëndësia e përvojës së Muhammedit a.s. duhet
kërkuar në natyrën e moralit si përvojë. Pejgamberi a.s. jo
vetëm që ua ka kumtuar njerëzve urdhërat e Zotit, por ai u bëhet
shembull atyre duke i praktikuar edhe vetë me përpikshmëri. Se
çfarë njeriu do të dalë në shesh pas zbatimit të urdhrave të
Zotit në praktikë, këtë më së miri do të mund ta gjejmë në
shembullin e personalitetit të Muhammedit a.s.



Çdo fe mëton të formojë një model njeriu të
situuar. Modeli i njeriut të cilin dëshiron ta formojë Islami
quhet-musliman. Ja pra, ekziston vetëm një njeri të cilin
muslimani mund ta marrë si shembull (model) dhe të cilin mund të
imitojë në çdo aspekt. E ai është Muhammedi a.s..



Këtu mund të parashtrohet pyetja: Si ka mundësi që
Pejgamberi a.s. ta marrë si shembull një njeri i cili jeton në
rrethana kulturore dhe gjeografike krejtësisht tjetërfare nga ato
në të cilat ka jetuar Muhammedi a.s. para XIV shekujsh? Nëse
ekziston një mundësi e këtillë, atëherë si do dukej kjo?



Para së gjithash, duhet theksuar se është detyrë
fetare për njeriun musliman, që Muhammedin a.s. ta marrë si
shembull të jetës. Ngase All-llahu xh.sh. nga njëra anë
Muhammedit a.s. i thotë:



وَإِنَّكَ
لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ
.


Ti je, me të vërtetë, me moral
të lartë”
(Kalem,
4), e nga ana tjetër njerëzve u thotë:



لَقَدْ كَانَ
لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ
حَسَنَةٌ
.


Ju keni shembull të mrekullueshëm
në Pejgamberin e Zotit...”
(El-Ahzab,
21).



Muhammedi a.s. edhe për njeriun e sotshëm bashkëkohor
është shembull dhe model jete. Mirëpo, për këtë ekzistojnë
disa kushte që duhet plotësuar. Në krye të këtyre kushteve zë
vend njohja e mirë e Kur’anit a.sh., sepse Muhammedi a.s. jetën e
vet e ka organizuar sipas parimeve të Kur’anit a.sh. Andaj, nisur
nga kjo, edhe vetë jeta e tij është si një tefsir
(komentim/eksegjezë) e gjallë e Kur’anit a.sh. Mënyra e njohjes
së Kur’anit është leximi i tij dhe përpjekja për ta kuptuar
atë. Çdo njeri, në bazë të fuqisë së njohjes dhe perceptimit
të vet, ka se çfarë të mësojë e të marrë shembull nga Kur’ani
a.sh.



Kushti i dytë i rëndësishëm për të marrë shembull
jete Muhammedin a.s. është njohja e mirë e qëndrimeve dhe
sjelljeve të tij ndaj problemeve dhe ngjarjeve në shoqëri. Kjo,
ndërkaq, arrihet përmes mësimit të jetës së tij, sepse jeta e
tij është një trajtë konkrete e zbatimit të urdhëresave fetare
në jetën shoqërore dhe është një mishërim i tërësisë së
Vahjit (Shpalljes), i cili burimin e ka te Zoti. Po edhe mësimi i
jetës së Muhammedit a.s. kërkon mësimin e haditheve mirë e mirë,
ngase çdo fjalë që ka folur, çdo punë që ka bërë dhe çdo
qëndrim i tij është shënuar e regjistruar me kujdes nga shokët e
tij të afërm dhe është bartur deri te ne me emrin “hadith”.



Ja pra, përmes këtij punimi, lidhur me
pyetjen se si duhet të jetë njeriu musliman, i cili njerëzimit do
t’i shërbejë si model, përgjigjja gjithmonë do të kërkohet në
personalitetin e Muhammedit a.s. Sepse përgjigjja e shkurtër e
pyetjes:
“Si do duhej të jetë muslimani”,
do të ishte
“Si
Muhammedi a.s.”.







1
Ibni Mandhur, Lisanu’l-Arab, v. X, f.86, Bejrut, 1956.(Shih
fjalën “Hulk”).



2
G.De Burgh, From Moraliti to Religion, f.5, New York, 1938.



3
Necati Ömer, Hüriyet ve Otoritet, Revista: Felsefe
Dünyası
, f. 5, nr. 4, Stamboll, 1992



4
Po aty, f.5



5
Po aty, f.8



6
Buhari, Edebu’l-mufred, v.II, hadithi nr. 597, f.52



7
Për njohuri më të gjëra rreth formave të ndryshme të
përdorimit të fjalës “moral”, shih: Recep Kılıç, Ahlakın
Dini Temeli
, f. 2-5, Ankarë, 1992.

Nga Turqishtja përktheu dhe përshtati
Uzeir Ibrahimi.

Allahu ju shperbleft per postimin.
Dhe le te jete nje grup qe theret ne rruge te drejte dhe ndalon nga e keqja (Kur`an).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
 
MORALI DHE NJERIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: