islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
21 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 21 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24254 artikuj v 13408 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit Empty
15092012
MesazhIslami, liria e të shprehurit dhe e besimit

Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit (u59u)xhamia%20dhe%20rete
Cito :

...Liria jote përfundon aty, ku fillon liria e dikujt tjetër...

Pyetje: ”Duam të dimë qëndrimin e Islamit ndaj lirisë së shprehjes dhe asaj fetare”.
Përgjigje: ”Filloj me emrin e Zotit, që është shumë i dashur dhe i dhembshur, paqja e Tij qoftë mbi profetin Muhamed (a.s) dhe ata që e ndjekin deri në Ditën e Gjykimit.
Islami erdhi dhe u ofroi njerëzve lirinë e të drejtave... liria është diçka, që islami ua ofroi dhe ua dha njerëzve, për të respektuar dinjitetin e tyre. Kështu, ai u dha lirinë e të menduarit, lirinë e arsimit, lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes dhe kritikës, lirinë e besimit dhe fesë, lirinë e lëvizjes dhe veprimit, lirinë e pronës etj... Por të gjitha këto liri janë të kufizuara nga parimi sheriatik: “Jo dëmtimit të vetes dhe të tjerëve”. Nisur nga ky parim, çdo lloj lirie e cila i shkakton dëm vetes tënde apo dikujt tjetër, është e refuzuar dhe duhet kufizuar. Liria jote përfundon aty, ku fillon liria e dikujt tjetër.
Sakaq liria e imorales, drejt të cilës na ftojnë individë të ndryshëm, për të shkatërruar besimin, shëndetin, pasurinë, mendjen, nderin etj... konsiderohet si degjenerim dhe rrënim, me të cilin bie ndesh jeta normale, prandaj Islami e ka ndaluar.
Sipas dr. Jusuf Karadavi:
Që në ditët e tij të para, Islami sanksionoi parimin e lirisë. Në debatin e tij me një nga guvernatorët myslimanë, Prijësi i Besimtarëve, Umer ibnul Hattabi pati thënë: ”Që kur keni filluar t`i skllavëroni njerëzit, ndërkohë që nënat i kanë lindur të lirë?!”
Kurse Ali ibnu Ebi Talib thotë: ”Mos u bëj skllav i askujt, përderisa Zoti të ka krijuar të lirë!”
Pra, të gjithë njerëzit janë të lirë në zanafillë dhe origjinë. Ky ka qenë vullneti i Zotit dhe përderisa kanë lindur të tillë, kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe jo skllevër.
Islami ua njohu njerëzve të drejtën e lirisë, në një kohë që ata ishin të skllavëruar ideologjikisht, politikisht, shoqërisht, fetarisht dhe ekonomikisht. Ai ua njohu të drejtën e lirisë, të lirisë së besimit, lirisë së mendimit, lirisë së shprehjes, lirisë së kritikës dhe të gjithë lirive themelore aq shumë të kërkuara nga njerëzit. Erdhi Islami, i cili është fe dhe sanksionoi lirinë fetare, lirinë e besimit. Ai nuk lejoi, që njerëzve t`u imponohet besimi i ri, apo çfarëdo besimi tjetër. Zoti e deklaron këtë haptazi në Kuran, ku thotë: ”Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata, që gjenden në tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” (Junus, 99)
Ky ajet i është shpallur profetit Muhamed (a.s) në Mekë, kurse në Medinë i është shpallur ajeti tjetër: ”S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e vërteta nga e kota!” (Bekare, 256)
Shkaku i shpalljes së këtij pasazhi të shenjtë, është treguesi më i madh mbi dimensionin dhe shenjtërinë e lirisë në Islam. Fiset Eus dhe Hazrexh të Medines e kishin bërë traditë, që kur një grua nuk lindte për një kohë të gjatë, e gjithë familja betoheshin, se me t`u lindur një djalë, do i japin fenë e hebrenjve. Kështu mes dy fiseve Eus dhe Hazrexh, fise të pastra arabe, kishin lindur dhe ishin rritur kushedi sa fëmijë me fenë hebraike. Kur medinasit u konvertuan në myslimanë dhe Zoti e përsosi fenë e Tij mbi tokë, disa nga prindërit e këtyre fëmijëve, shprehën dëshirën që këta fëmijë t`i konvertojnë në myslimanë. Edhe pse arsyeja që këta fëmijë ishin bërë hebrenj ishte e papranueshme, edhe pse myslimanët asokohe ishin në luftë me fiset çifute, islami nuk lejoi, që dikujt t`i imponohej një besim tjetër me dhunë, edhe nëse ky besim ishte vetë besimi islam. Parimi me të cilin kishte ardhur dhe të cilit i besonte fort kjo fe, ishte: ”S’ka detyrim në fe”, ndërkohë që perandoria e Bizantit kishte vetëm dy alternativa: ”Ose krishterimin ose vrasjen”. Kurse reformatorët fetarë në Persi akuzoheshin dhe torturoheshin çnjerëzisht.
Parimi i lirisë nuk erdhi si rezultat i zhvillimeve dhe ngritjes kulturore të shoqërisë, një revolucioni, apo pjekurie nga njerëzit. Në fakt, ai ishte një parim, që qëndronte më lart se çdo shoqëri, pasi ai kishte burim hyjnor. Ai synon të ngrejë dhe civilizojë banorët e tokës. Duke sanksionuar parimin e lirisë së besimit, islami synon të zhvillojë dhe ngrejë lart dinjitetin njerëzor.
Por ky parim i sanksionuar nga Islami është i kushtëzuar nga një kriter shumë i rëndësishëm; që feja të mos shndërrohet në një lodër në duart e njerëzve. Me qëllim që të shkaktojnë luhatje dhe rrëmuja, hebrenjtë propozuan një plan dashakeq, të cilin e përmend vetë Zoti në Kuran, ku thotë: ”Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin”. (Al Imran, 72)
Pra propozonin që të besojnë në fenë islame në mëngjes dhe ta përgënjeshtrojnë në mbrëmje, duke thënë: “Pamë që feja e re e Muhamedit ka këto të meta... dhe prandaj do e braktisim, sot, nesër, pas një jave etj...”
Ishte dëshira dhe vullneti i Zotit të lartësuar, që kjo fe të mos shndërrohej në lodër në duart e dashakeqëve dhe kundërshtarëve të saj. Prandaj, kushdo që pranon të konvertohet në mysliman, me bindje, vetëdije dhe besim të plotë, duhet t`i përmbahet kësaj feje gjer në vdekje, në të kundërt islami parashikon dënime të këtij karakteri.
Pra liria e parë është ajo e fesë dhe e besimit. Kurse liria e dytë është ajo e mendimit, meditimit dhe hulumtimit. Islami i fton njerëzit, që ta studiojnë dhe hulumtojnë universin përreth. Zoti thotë në Kuran: ”Thuaj (o Muhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një e pastaj gjykoni”. (Sebe, 46)
“Thuaj: “Shikoni ç`ka në qiej dhe në Tokë!” (Junus, 101)
“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor”. (Haxh, 46)
Islami ndërmori një fushatë të ashpër kundër atyre, që ndjekin pasionet dhe imitojnë paraardhësit, elitën apo qoftë dhe hamendjet: “Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën”. (Nexhm, 28)
Lidhur me ata që ndjekin e imitojnë verbërisht elitën vendase, Kurani i kritikon sa herë t`i jepet mundësia. Në një pasazh, ai cek momente nga bota tjetër, kur këta njerëz do të justifikohen me faktin, se janë elitarët, ata që i kanë çuar drejt humbjes: ”Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, ne iu bindëm parisë tonë dhe eprorëve tanë, por ata na shmangën prej rrugës së drejtë”. (Ahzab, 67)
Kurani kritikon ashpër edhe ata, që u janë bindur paraardhësve dhe traditave të tyre të devijuara. “Jo, por ata thonë: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre”. (Zuhruf, 22) Njerëz të tillë, të cilët nuk e shtrydhin mendjen për të gjykuar drejt, Kurani i ka barazuar me kafshët, madje në nivel edhe më të ulët.
Kurani ka vënë në shënjestër të gjithë ata, që janë të ngurtë dhe mendjengushtë, duke u bërë thirrje për më shumë liri mendimi, për shtrydhje të trurit dhe studim. Në shumë pasazhe, ai u bën thirrje të drejtpërdrejtë njerëzve: “Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!” (Bekare, 111)
Për të vërtetuar kredon islame, Kurani bazohet në fakte dhe argumente racionale. Lidhur me këtë, dijetarët myslimanë pohojnë: ”Arsyeja e shëndoshë është themel i shpalljes hyjnore të drejtë”.
Kështu, ekzistenca e Zotit bazohet kryesisht në argumente racionale. Vërtetësia e profetit Muhamed (a.s), fillimisht është bazuar në argumentet logjike dhe racionale. Është vetë arsyeja e shëndoshë ajo që të thotë: “Ky është i dërguar i Zotit. Të gjithë argumentet flasin për vërtetësinë e tij”. Është arsyeja ajo, që na bën ta dallojmë mashtrimin nga e vërteta. Gënjeshtarët dhe mashtruesit nuk të japin asnjë fakt apo argument dhe aq më pak ndonjë mrekulli. Kështu e ka respektuar dhe e respekton islami mendjen, arsyen dhe gjykimin e shëndoshë.
Si rrjedhojë e lirisë së mendimit, lindi dhe liria e arsimimit dhe shkencës. Gjatë historisë islame gjejmë shkencëtarë dhe burra të ditur, të cilët merren me hulumtime, herë gabojnë dhe herë ia qëllojnë, merren me replika me njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk e sheh të keqe diçka të tillë. Në një libër të vetëm, gjejmë mendime edhe të sunitëve dhe të mutezilëve. Kështu, libri El-Keshaf, është i një autori mutezil, por që sunitët kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë prej tij, pa u ndjerë në siklet. Madje, dijetarët sunitë e kanë pasuruar dhe shpjeguar librin El-Keshaf. Që në kohët e hershme, dijetarët dhe shkencëtarët përfitonin nga dijet dhe mendimet e njëri-tjetrit. Herë të tjera ata debatonin, por pa ndjerë urrejtje dhe neveri për palën tjetër. E gjithë kjo është zhvilluar në bazë të lirisë dhe të drejtës për arsim dhe dije.
Lidhur me lirinë e shprehjes dhe të kritikës, edhe ajo është njohur si e drejtë nga Islami dhe jo vetëm kaq, por në Islam e drejta për tu shprehur dhe për të kritikuar shihet si një detyrim dhe obligim, nëse ka të bëjë me interesat e përgjithshme të umetit dhe u shërben normave morale. Në raste të tilla e drejta duhet thënë pa u lëkundur dhe pa frikë. Secili duhet të urdhërojë për mirë dhe të ndalojë nga e keqja, t`i thotë të mirit “të lumtë” dhe të keqit “je në rrugë të gabuar”. Kështu kapërcejmë nga një e drejtë në një obligim dhe detyrim, nëse askush tjetër nuk e merr përsipër, ose nëse heshtja shkakton dëm. Në një rast të ngjashëm, duhet thënë e drejta siç është, pa pasur frikë mbi pasojat: “urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet!” (Lukman, 17)
Islami nuk e pranon mbylljen e gojëve të njerëzve, pra nuk kërkon që ata të flasin vetëm me leje dhe të besojnë vetëm kur të jenë të autorizuar, ashtu siç u kërkonte faraoni magjistarëve të tij: ”(Faraoni) tha: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?!” (Taha, 71)
Me ardhjen e Islamit, njerëzit ishin të lirë të mendojnë si të duan, madje Islami i urdhëroi, që të mendojnë dhe arsyetojnë. Ai i lejoi të besojnë gjithçka që e mendojnë si të drejtë dhe u kërkoi të mos i besojnë asgjëje, përveç asaj që e mendojnë si të drejtë. Ai u kërkon ithtarëve të besimit ,që ta mbrojnë atë, qoftë dhe me tehun e shpatës. Islami i ka urdhëruar besimtarët, që ta mbrojnë lirinë e besimit dhe kjo bëhet, me qëllim që askush të mos privohet nga kjo e drejtë dhe feja t`i përkasë Zotit. Zoti i lartësuar thotë në ajetin e parë, që miratoi luftën në Islam: ”Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi...”. (Haxh, 39)
“Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut”. (Haxh, 40)
Kjo do të ndodhte, nëse Zoti nuk do u kishte dhënë mundësinë besimtarëve myslimanë, që të japin jetën në mbrojtje të lirisë së besimit dhe lirive të tjera. Askush nuk do të mund të adhuronte Zotin, asnjë kishë nuk do të qëndronte dot në këmbë, asnjë manastir dhe asnjë xhami apo çfarëdo tempulli tjetër ku kujtohet dhe përmendet Zoti. Ky është Islami dhe këto janë liritë që garanton ai. Ai erdhi me liri, por liri të drejtash dhe jo liri degjenerimi dhe persekutimi.
Koncepti i lirisë sot është shpërfytyruar, pasi e quajnë liri personale dhe sipas kësaj lirie, secili ka të drejtë të ketë lidhje jashtëmartesore, të konsumojë alkool dhe të bëjë ç’të dojë sipas qejfit. Nga ana tjetër, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, njerëzit thonë: “Këtu nuk ka liri, mos kritiko, mos fol, mos beso, mos i thuaj të ligut “Ke gabuar” dhe as të mirit “të lumtë!” Jo, asgjë nga këto nuk lejohet, pasi të është garantuar liria personale, liria e dëmtimit të vetes dhe moraleve të tua, liria e shkatërrimit të ndërgjegjes, prishjes së lidhjeve me Zotin dhe rrënimit të familjes.
Nëse liria perceptohet si e tillë, dijeni se islami nuk e njeh këtë liri, pasi ajo është liri e degjenerimit dhe shkeljes së çdo kufiri. Liria që pranon dhe njeh Islami, është liria e arsyes, liria e dijes dhe arsimit, liria e mendimit dhe fjalës, liria e kritikës dhe besimit. Këto janë liritë thelbësore, mbi të cilat bazohet jeta mbi tokë. Ne jemi të lirë të bashkëpunojmë, por pa i bërë keq askujt. Ne jemi të lirë të kemi pronat dhe pasuritë tona, por në respekt të plotë të pasurive dhe pronave të të tjerëve, pa i shkaktuar dëm as vetes dhe as tjetrit. Siç e kemi cekur dhe më lart, parimi i përgjithshëm i Islamit ishte:“Jo dëmtimit të vetes dhe të tjerëve”.
Çfarëdo lirie që çon në dëmtimin e vetes apo të dikujt tjetër, duhet të frenohet dhe ndalohet. Liria jote përfundon aty, ku fillon liria e tjetrit. Nuk mund të pretendojë lirinë dikush, që shkel me këmbë njerëzit. Secili ka të drejtë të kalojë rrugën, por sipas rregullave të qarkullimit, pa u përplasur me njerëzit dhe makinat, pa shkelur këmbësorët, pa thyer ligjet, të presë dritën jeshile në semafor, të ecë në krahun e djathtë etj... Këto janë kufizime të lirisë, por janë në shërbim të interesit të përgjithshëm. Çdo fe dhe sistem jete duhet t`i ketë këto kufizime. Pikërisht, liri të tilla i ka sanksionuar dhe përligjur islami.
Zoti e di më mirë!
Përktheu: Elmaz Fida


Allahu ju shperbleft per postimin.
Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: redditgoogle

Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit :: Komentet

No Comment.
 

Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: