islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Po, ndryshoj! EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Po, ndryshoj! EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Po, ndryshoj! EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Po, ndryshoj! EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Po, ndryshoj! EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Po, ndryshoj! EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Po, ndryshoj! EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Po, ndryshoj! EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Po, ndryshoj! EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Po, ndryshoj! EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Po, ndryshoj! EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Po, ndryshoj! EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Po, ndryshoj! EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Po, ndryshoj! EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Po, ndryshoj! EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Po, ndryshoj! EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Po, ndryshoj! EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Po, ndryshoj! EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Po, ndryshoj! EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Po, ndryshoj! EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Po, ndryshoj! EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Po, ndryshoj! EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Po, ndryshoj! EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Po, ndryshoj! EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Po, ndryshoj! EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Po, ndryshoj! EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Po, ndryshoj! EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Po, ndryshoj! EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Po, ndryshoj! EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Po, ndryshoj! EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Po, ndryshoj! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Po, ndryshoj! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Po, ndryshoj! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Po, ndryshoj! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Po, ndryshoj! EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Po, ndryshoj! EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Po, ndryshoj! EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Po, ndryshoj! EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Po, ndryshoj! EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Po, ndryshoj! EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
12 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 12 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Po, ndryshoj! Empty20%Po, ndryshoj! Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Po, ndryshoj! Empty7%Po, ndryshoj! Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Po, ndryshoj! Empty7%Po, ndryshoj! Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Po, ndryshoj! Empty7%Po, ndryshoj! Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Po, ndryshoj! Empty7%Po, ndryshoj! Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Po, ndryshoj! Empty7%Po, ndryshoj! Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Po, ndryshoj! Empty7%Po, ndryshoj! Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Po, ndryshoj! Empty37%Po, ndryshoj! Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Po, ndryshoj!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Po, ndryshoj! Empty
MesazhTitulli: Po, ndryshoj!   Po, ndryshoj! EmptyWed 13 Jun 2012 - 18:44

Po, ndryshoj! %28u59u%29po%20ndryshoj
Aristoteli ka thënë:”Mësuesi im Platoni është shumë i shtrenjtë për mua, por e vërteta është më e shtrenjtë.”

Kur dal për herë të parë para foltores për të bindur publikun para
meje, unë jam duke provuar informacionet e nxëna nga shtëpia, shkolla,
mejtepi i xhamisë, mësimet edukative etj... të cilat për mua përbëjnë
esencën e artë pa të cilën s’mund të hedh asnjë hap.

Ato janë rrënjët e fuqishme, të cilat lidhin dhe mbajnë pemën me
dheun, duke ia përforcuar identitetin, ashtu siç janë shtyllat e besimit
dhe të islamit, parimet e moralit dhe bazat ligjore. Ato janë
konsoliduar nga konsensusi dhe miratimi me unanimitet i dijetarëve të
çdo kohe, gjë e cila e ka ruajtur kompaktësinë e sheriatit dhe u ka
kursyer mundin studiuesve të mëvonshëm.

Menjëherë pas këtij masivi çështjesh statike dhe të pandryshueshme,
vjen qarku i çështjeve dytësore, çështjeve të cilat kanë qenë objekt
debatesh, pajtimesh e mospajtimesh ndër shekuj. Duke filluar nga
gjenerata e parë e më pas.

Çdo shoqëri ka programet e saj të cilave u besojnë ndonjëherë dhe
verbërisht, ku hyjnnë gjykime juridike (fikhut) të shkollës përkatëse,
për shembull të medh-hebit hanbeli.

Ekziston dhe një lloj tjetër gjykimesh të pranuara nga njerëzit, si
një lloj kulture sheriatike, ku hyjnë gjykimet e imam Ibnu Tejmies dhe
Ibnul Kajjim, ku shumë studiues i mbyllin kërkimet duke u dhënë të
drejtë këtyre dy figurave.

Në raste të tilla, pakkush merret me faktin nëse gjykimi i tyre
përkon me gjykimin e shumicës apo jo. Në fund të fundit, ky është
tregues i madhështisë së këtyre figurave dhe imamëve, pasi dominon
gjykimi i tyre edhe pse mund të bie ndesh me gjykimin historik dhe
dominant.

E nëse gjykimi i tyre mbështetet dhe nga gjykimi i dijetarëve si Ibnu
Baz apo Ibnu Uthejmin, askujt nuk ia mban të dalë, të paktën haptazi,
me një gjykim tjetër.

Që këtu, janë përhapur dhe kanë dominuar gjykime si shkurtimi i
namazit dhe mos agjërimi sado të zgjasë udhëtimi, edhe pse bie ndesh me
gjykimin e katër imamëve. Po kështu, pavlefshmëria e divorcit gjatë të
përmuajshmeve, përjashtimi i kamatës për floririn e stolive etj...
çështje të cilat bien ndesh me mendimin e katër medh-hebeve
tradicionalë.

Ibnu Tejmije është pyetur në moshë të re për një çështje të caktuar
dhe është përgjigjur se është haram, duke pretenduar se është mendim
unanim. Por, gjatë viteve të mëvonshme e ka lejuar duke shkruar dhe një
material prej 150 faqesh në librin “Tefsiri i ajeteve problematike”, ku
e hedh poshtë gjykimin e tij të parë.

Edhe në libra të tjerë, Ibnu Tejmije i korrigjon mendimet dhe gjykimet e tij pa u ndjerë në siklet.

Mendimet e tij të mëparshme, ai i kishte bazuar në mendimet e
dijetarëve dhe medh-hebeve të ndryshme, pra nuk i kishte mendime dhe
gjykime të bazuara në studime dhe ixhtihadin e tij. Kurse gjykimet dhe
mendimet e reja bazoheshin në kërkimet dhe hulumtimet e tij, jashtë
atmosferës në të cilën ishte rritur dhe edukuar.

Duket qartë që faza moshore ushtron ndikim të madh, ashtu siç ndikon
dhe komunikimi me njerëzit, konstatimi i halleve dhe nevojave të tyre,
prezantimi me situatën e tyre sociale, kushtet e tyre personale etj...
Karakteri i Ibnu Tejmijes ishte formuar në rrethanat aktuale. Ai e
perceptonte drejt parimin e dobisë sheriatike dhe atë të drejtësisë nën
dritën e ndryshimeve dhe zhvillimeve të reja.

Ibnu Tejmije ka qenë më objektiv se Ibnu Hazmi, gjë të cilën e shohim
tek paraqitja e mendimeve të ndryshme, argumenteve të tyre dhe
zgjedhjen e mendimit që i duket më i përshtatshëm dhe më pranë
argumentit. Herë pas here, e shohim ti japë të drejtë një mendimi të Ebu
Hanifes në praktikat e përditshme, Malikut në çështjet e pastrimit,
apo Shafiut në një mesele tjetër, duke bërë çmos që të mos e cenojë
autoritetin e këtyre imamëve.

Ibnu Hazmi ka qenë fakih, studiues dhe muxhtehid i aftë, por ai
tregohej shumë i ashpër me kundërshtarët në mendim, të cilët rrallë herë
i arsyetonte. Ai ishte fanatik ndaj mendimeve dhe gjykimeve të veta,
ndonjëherë dhe të çuditshme.

Ibnu Hazmi nuk i njeh gjykime të tjera përveç atyre që ka konfirmuar në librin e tij “El-muhal-la”.

Nuk mund të rri pa e thënë që imamë e dijetarë të mëdhenj, nga e
njëjta shkollë, madje nxënës të Ibnu Tejmijes, nuk ndoqën linjën e tij
gjer në fund. Ata i refuzuan disa gjykime të tij dhe nuk e përtypnin dot
guximin e Ibnu Tejmijes në përvetësimin e disa mendimeve dhe
parapëlqimin e disa të tjerave. Ndër nxënësit e tij më të pikasur është
dhe imam Ibnu Rexheb El-hanbelij, shkencëtar hadithi, usulist dhe
fakih, i cili hoqi dorë nga fetvatë sipas gjykimeve të Ibnu Tejmijes.
Për këtë shkak, disa nga nxënësit e tjerë të Ibnu Tejmijes dhe
simpatizantët e tij, e patën bojkotuar.

Ibnu Rexhep i qe kthyer konsideratës për katër medh-hebet, ku shkroi
dhe një broshurë ku thoshte se dalja jashtë kontekstit të katër
medh-hebeve është haram. Gjithashtu, pati shkruar dhe një broshurë
tjetër ku kundërshtonte gjykimet e Ibnu Tejmijes në disa mesele.

Një ditë, harxhova disa orë nga koha ime duke shëtitur në internet sa
në një faqe në një faqe tjetër, nga ato që identifikohen me shejh Ibnu
Tejmijen, por edhe të tjera që e kundërshtojnë. Koka po më sillej
vërdallë nga betejat virtuale të cilat qëndrojnë në këmbë që prej qindra
viteve dhe asaj gjuhe plot fanatizëm, përjashtim të tjetrit dhe
opinioni të keq. Atë çast e kuptova se moralet dhe virtytet e tjetrit
provohen në momente krize dhe kundërshtie.

Gjatë leximit, ndjeja se pretendimi për gjakftohtësi, neutralitet dhe
nxjerrja në pah e të vërtetës, ishte nga të dy palët. Të gjithë e
akuzonin njëri-tjetrin për fanatizëm të verbër, e në të njëjtën kohë
arsyetonin dhe gjenin kushedi sa justifikime për veten.

Më pëlqeu një thënie e Ibnu Rexheb, i cili tregonte se Ibnu Tejmije,
pasi ishte mbyllur në burgun e kalasë në ditët e fundit të jetës së
tij, kishte thënë:”Jam penduar që e kam humbur kohën për gjëra të tjera
e nuk jam fokusuar në kuptimet e Kuranit.”

Periudha e fundit e eksperiencës dhe jetës së tij, është thelbi i një
mundi dhe “xhihadi” të gjatë. Unë e quaj qëllimisht si eksperiencës,
pasi ishte e tillë sepse frymëzohej nga shpallja hyjnore, duke ua
përmbledhur të kuptuarit të gjithë pasuesve dhe ithtarëve, nëpërmjet
mekanizmave të reja të tij, qëndrimeve, opinioneve dhe mendimeve në çdo
stad të jetës. Ai kurrë nuk pretendoi se është i pagabueshëm, pasi
ishte thjesht një i gjallë i cili akumulonte dije dhe përvojë. Në fund
të fundit, nuk ishte veçse një i sinqertë në kërkim të së vërtetës.

Thuhet se Aristoteli ka thënë:”Mësuesi im Platoni është shumë i shtrenjtë për mua, por e vërteta është më e shtrenjtë.”

Kurse imam Dhehebiu është shprehur:”Shejhul islam është i shtrenjtë, por e vërteta është më e shtrenjtë.”

Ndoshta, Dhehebiu e ka marrë këtë nga pishtarët e mësuesit të tij
Ibnu Tejmijes, i cili nuk reshti asnjëherë nga korrigjimi dhe reflektimi
ndaj mendimeve e gjykimeve të tij, derisa u pendua ngaqë e kishte
humbur kohën në gjëra të tjera përveç studimit të thellë të Kuranit.

Një korrigjim i vogël nga ana e Ibnu Tejmijes, bën diferencim dhe
dallim të madh. Ndërkohë që shumë të tjerë kalojnë nga një skaj në një
tjetër, ose fshihen mes kallaballëkut, e askush nuk pyet për ta.

Po, ndryshoj sepse në fund të fundit jam bir i këtij
dheu dhe pemës së tij të parë! Unë zhvillohem sepse balta dhe dheu
janë poshtë meje. Vetëm kur të zhytem poshtë dheut e baltës, do të
ndërpritet procesi im i të ndryshuarit. Atëbotë do të jem ngushtësisht i
lidhur dhe peng i veprave të mia.

Po, unë ndryshoj sepse përvoja e pjekur nuk ndodh
menjëherë, sa çel e mbyll sytë. Unë vazhdoj ta pasuroj eksperiencën
time, atë eksperiencë për të cilën po shpenzoj jetën dhe kohën time, po
atë e cila po paguan çmimin kur lexova mbi jetëshkrimin e të tjerëve.

Po, unë ndryshoj sepse horizonti të cilin synoj dhe
rend drejt tij, vazhdon të jetë larg meje. Sa më shumë i afrohem, aq më
shumë më duket se largohet dhe ikën prej meje.

Po, unë ndryshoj edhe pse jam mbi të dyzetat, ashtu
siç ndryshoja kur ishte tek të njëzetat. Përndryshe, ku qëndron vlera e
të gjashtëdhjetave, ku do të dallonte zjarri i rinisë nga urtësia e
pleqërisë?

Po, unë ndryshoj, sepse kam mësuar të jem tolerant
dhe ti justifikoj të tjerët, ndërkohë që nuk jam tolerant me veten për
të reflektuar ndaj mendimeve dhe bindjeve të mia, duke i peshuar me
peshoren e të vërtetës dhe duke i korrigjuar kur lipset.

Po, unë ndryshoj sepse nuk e shenjtëroj veten dhe
nuk i mohoj gabimet, të metat dhe mangësitë e mia, të cilat më duhet ti
përndjek gjer kur të më vijë vdekja. Ka syresh të cilat i njoh mirë
dhe u dorëzohem, por ka dhe të tjera të cilat më stolisen dhe i shoh si
vlera. Më vonë, ndjej që Zoti më pajis me aftësi të ndryshme, për ti
zbuluar dhe mënjanuar nga jeta ime.

Po, ndryshoj sepse nuk ngopem me ato që kam arritur
dhe vazhdoj ti kërkoj Zotit më shumë. Mund të më lëvdojë një
simpatizant për një vepër, ashtu siç mund të më shajë një kundërshtar
për të njëjtën vepër, apo për një tjetër.

Po, ndryshoj sepse shoh që ndryshimi nuk është gjë
tjetër veçse një reagim normal i natyrës njerëzore, e cila në fakt
haset në të gjithë universin përreth.

Vetë qielli i ndryshon retë e tij

Lumi e ndryshon ujin

Toka ndryshon koren

Pemët ndryshojnë gjethet

Kurse dielli çdo ditë ndryshon horizontin e tij

Po, ndryshoj sepse sipas meje, ndryshimi përbën
dallimin mes imazhit fotografik të ngrirë i cili na rrëfen një moment
historik dhe mes imazhit të gjallë që pulson jetë.

Lexoj një pasazh të vjetër të shkëputur tridhjetë vite më parë, mbi
fytyrën e re të cilit pikas rrudhat e ditëve dhe viteve të shkuara. E
kur shoh një pasazh të shkëputur nga aktualiteti, pikaset kollaj
gjallëria, energjia dhe identiteti i çastit, i cili i fsheh gjurmët e
kohës.

Po, ndryshoj sepse po kontribuoj në ndryshimin e të
tjerëve dhe ndikimi tek ta, ndërkohë që edhe ata më ndryshojnë dhe
ndikojnë tek unë. Qoftë dhe një ditë nuk kam menduar se misioni im
duhet të ndjekë një linjë të vetme. Mesazhi im është informues, zbret
nga maja për ata që jetojnë poshtë. Të gjithë jemi njëlloj. Të gjithë
kanë mundësi të jenë të dobishëm, ashtu siç jemi të gjithë të nevojshëm
për të përfituar. Do e ndërpres procesin e ndryshimit vetëm kur të kem
mbërritur në stacionin e përsosmërisë, në arrifsha ndonjëherë. Veç, o
Zot na ruaj nga përsosmëria e mendjemëdhenjve, arrogantëve dhe
iluzionarëve për shkak të dijeve apo pasurive të tyre, të cilët besojnë
se kanë arritur kulmin, duke harruar:” për t’ua shtuar besimin...” (Fet’h, 4) “O Zoti im, shtoma dijeninë!” (Taha, 114)

Po, ndryshoj sepse unë përfaqësoj vetëm veten time,
nuk përfaqësoj sheriatin dhe as ithtarët. Përkushtimi im ndaj vlerave
të larta, më imponohet për përgatitje më të thellë, për ndryshim dhe
kërkim të lartësive.

Po, ndryshoj sepse unë nuk jam fanatik dhe nuk
imitoj veten. Unë nuk linda perfekt dhe mangësitë do më shoqërojnë
gjithmonë. Ndonjëherë, kam qenë i sigurtë se kam pasur të drejtë në një
rast, por duke u rritur kam kuptuar gabimin dhe kam pasur guximin ta
korrigjoj.

Po, ndryshoj sepse jam rob i të Vetmit dhe
Madhështorit, i cili e ka sanksionuar ndryshimin dhe betohet në agimin,
natën dhe errësirën e s aj, hënën teksa rritet e zvogëlohet etj...
Vetëm Ai është perfekti absolut, larg çdo mangësie dhe ndryshimi. “Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.” (Rahman, 29)

Po, ndryshoj sepse jam pasues dhe ithtar i atij
Profeti, i cili kur betohej për një sjellje dhe më pas konstatonte se
një sjellje tjetër ishte më e hairit, e shpaguante betimin dhe vepronte
më të mirën.

Po, ndryshoj sepse shoh që kibla ndryshoi nga Kudsi drejt Qabes, shtëpitë ndryshojnë, marrëdhëniet ndryshojnë, dhe ligjet ndryshojnë. Ndoshta Allahu do të lidhë miqësi midis jush dhe atyre me të cilët keni qenë armiq.” (Mumtehine, 7) “Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të.” (Bekare, 106)

Meka ishte një realitet krejt i ndryshëm nga ai i Medines. Etapa e
profecisë ishte e ndryshme nga ajo e katër kalifëve. Imam Shafiu i
Egjiptit ishte i ndryshëm nga ai i Irakut. Urdhrat e Sheriatit ishin
para ndalesave, shpërblimi para ndëshkimit, mëshira para dënimit,
premtimi para kërcënimit.

Po, ndryshoj sepse ndryshimi është pjesë e strukturës njerëzore, e cila lind, dobësohet, lëviz dhe vdes. “Allahu
është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka
bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur.”
(Rum, 54)

Po, ndryshoj sepse ixhtihadi është një burimi i
realiteteve të ndryshme në trashëgiminë e fikhut tonë të lashtë, si dhe
burim i gjykimeve më të reja të fakihëve dhe kolosëve të fikhut. Nëse
gjithçka rreth teje ndryshon, kurse ti qëndron statik si Sfinksi, kur
të zgjohesh dikur, do e ndjesh veten krejtësisht të vetmuar.

Po, ndryshoj sepse gjithmonë kam nevojë për udhëzim
me energji të reja për çdo kohë dhe sipas transformimeve të fundit. Për
këtë qëndroj i përhumbur gjatë namazit të natës, duke u lutur me
përgjërim dhe duke i kërkuar të Plotfuqishmit udhëzimin në rrugën e
drejtë.

Po, ndryshoj sepse të mësuarit është një proces që
më ndihmon në llogoret e jetës, më ndihmon të ambientohem me të renë
dhe të dobishmen, të përftoj të mirën dhe të distancohem nga e keqja.

Po, ndryshoj sepse ndryshimi është kapërcimi nga
imitimi tek autonomia dhe ixhtihadi, edhe pse në çështje dytësore. Jam
mësuar ti bluaj mirë mendimet e mia, por edhe ti korrigjoj, pa pyetur
fare për kundërshtarët apo simpatizantët. Si ata dhe këta, do të
vazhdojnë të më shoqërojnë duke mos mu ndarë, njëlloj si hija.
Gjithmonë përpiqem të mbaj një numër të mjaftueshëm prej tyre, edhe pse
është më i madh se nevojat e mia.

Po, ndryshoj sepse dua ta kontrolloj dhe vëzhgoj
veten time më shumë sesa vëzhgoj të tjerët. Më lipset të prezantohem me
mangësitë e mia, para se të prezantohem me mangësitë e të tjerëve. E
vë veten para përgjegjësisë, para se ti vë të tjerët. Përvojat e jetës,
me të mirat e të këqijat, me ëmbëlsitë dhe thartësirat, më nxjerrin
nga ngushtësia në gjerësi, nga vdekja në jetë. Ato më ndihmua të dalloj
shkëlqimin e fytyrave dhe besoj se duart e zgjatura meritojnë të
shtrëngohen.

Feja hyjnore është rrënja statike, kurse praktika, mendimet dhe
gjykimet e mia janë degët që ngrihen lart në qiell, të cilat lëkunden
nga erërat sa majtas djathtas, e megjithatë nuk e shkëpusin lidhjen me
rrënjët dhe trungun. Mendimi njerëzor është në proces zhvillimi.

Sa herë që dashakeqët më hedhin shkopinj nën rrota, shpejtoj për më
shumë istigfar duke kërkuar ndihmën e Zotit dhe duke pëshpëritur:”Hasbi
Allahu ve ni’mel vekil” dhe “La haule ve la kuvete il-la bil-lah”.

Krenohem me faktin që gjëja më e shenjtë dhe e pandryshueshme për mua
është besimi i thellë tek Zoti i Dashur, i Dhembshur dhe i
Plotfuqishëm. Përkujtimi i Tij më shton energjitë, kurse mirënjohja
forcën. Hallet e mia i qaj me Zotin, të cilin e lus me përgjërim dhe
përhumbje. Thellë në zemër më është ngulitur bindja se Ai më dëgjon dhe
më sheh, se e di çdo të fshehtë timen, qëllimet dhe nijetit e mia. Që
këtu, bëj çmos që mendimet e mia të këqia, mashtrimi dhe urrejtja, të
moz lëshojnë rrënjë në zemrën time. Kurse gjuhën e cila nxjerr në pah
fshehtësitë e ndërgjegjes time, e ruaj se mos prek dinjitetin e ndonjë
myslimani, të minojë ndonjë strukturë të ngritur nga Zoti, shpreh gaz
për një fatkeqësi të dikujt apo të thotë diçka të papëlqyer.

Po, ndryshoj sepse e di që Zoti qëndron mes robit dhe zemrës së tij dhe tek Ai është kthimi përfundimtar.



Përktheu: Elmaz Fida /AO/

Allahu ju shperbleft per postimin.
Po, ndryshoj! 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Po, ndryshoj!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: