islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Peshorja e veprave EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Peshorja e veprave EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Peshorja e veprave EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Peshorja e veprave EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Peshorja e veprave EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Peshorja e veprave EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Peshorja e veprave EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Peshorja e veprave EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Peshorja e veprave EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Peshorja e veprave EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Peshorja e veprave EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Peshorja e veprave EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Peshorja e veprave EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Peshorja e veprave EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Peshorja e veprave EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Peshorja e veprave EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Peshorja e veprave EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Peshorja e veprave EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Peshorja e veprave EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Peshorja e veprave EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Peshorja e veprave EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Peshorja e veprave EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Peshorja e veprave EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Peshorja e veprave EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Peshorja e veprave EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Peshorja e veprave EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Peshorja e veprave EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Peshorja e veprave EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Peshorja e veprave EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Peshorja e veprave EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Peshorja e veprave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Peshorja e veprave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Peshorja e veprave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Peshorja e veprave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Peshorja e veprave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Peshorja e veprave EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Peshorja e veprave EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Peshorja e veprave EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Peshorja e veprave EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Peshorja e veprave EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
20 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 20 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
Peshorja e veprave Empty20%Peshorja e veprave Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
Peshorja e veprave Empty7%Peshorja e veprave Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
Peshorja e veprave Empty7%Peshorja e veprave Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
Peshorja e veprave Empty7%Peshorja e veprave Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
Peshorja e veprave Empty7%Peshorja e veprave Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
Peshorja e veprave Empty7%Peshorja e veprave Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
Peshorja e veprave Empty7%Peshorja e veprave Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
Peshorja e veprave Empty37%Peshorja e veprave Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Peshorja e veprave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Peshorja e veprave Empty
MesazhTitulli: Peshorja e veprave   Peshorja e veprave EmptySat 9 Jun 2012 - 19:08

Peshorja e veprave %28u59u%29peshoret%20e%20veprave

"Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshoret e sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi." (Enbija, 47 Kur'an)

Një moment tjetër i vështirë Ditën e Kiametit, do të jetë ai kur të
peshohen veprat e njerëzve. Thotë Zoti në Kuran rreth kësaj
dite:"Gjëmimi i tmerrshëm! Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm? Kush mund të ta
shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm? Atë Ditë njerëzit do
të jenë si fluturat e shpërndara, kurse malet si leshi i shprishur. Sa i
përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore, ai
do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet). E sa i përket atij, veprat
e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore, Ai do të ketë si
strehim Humnerën (e Xhehenemit). Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është
Humnera (e Xhehenemit)? Ajo është një Zjarr i vrullshëm. (Karia, 1-9)

Në një ajet tjetër, Zoti i lartësuar thotë:"

"Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i
drejtë. Ata që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të
shpëtuar; kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira, do të
humbin veten e tyre."
(Araf, 8-9)

"Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje." (Enbija, 47)

Peshorja e veprave, është stacioni i parafundit, para se të kalohet
ura e Siratit. Që aty do të merret vesh nëse do të përfundosh në
xhenet, apo në xhehenem. Vallë në ç'gjendje është peshorja e veprave të
tua sot o vëlla dhe oj motër? A përpiqesh që çdo muaj Ramazani ta
shtosh llogarinë e veprave të mira? Nëse do të peshoheshin veprat e tua
sot, vallë cila anë e peshores do të ishte më e rëndë?

Një ditë, Profeti a.s kishte vënë kokën në prehrin e Aishes dhe e
kishte zënë gjumi. Në një çast, Aishes i rrjedhin lotë, të cilët bien
mbi fytyrën e Profetit a.s. Ai zgjohet dhe duke e parë Aishen të qajë e
pyeti:"Përse qan o Aishe?"

Ajo iu përgjigj:"Mu kujtua Dita e Kiametit o i dërguar i Allahut dhe
pyeta veten nëse do i kujtojmë familjarët tanë atë Ditë apo jo!"

Profeti a.s i tha:"Po o Aishe, do i kujtojmë familjarët tanë
Ditën e Kiametit, përveç tre stacioneve, ku njeriu nuk do të kujtojë
veçse veten e tij."


Aisheja e pyeti:"Cilat janë ato o i dërguar i Allahut?"

Profeti a.s u përgjigj:"Kalimi i urës së Siratit, fluturimi i librave dhe peshorja e veprave."

Thotë Profeti a.s:"çdo njëri prej jush do të shohë nëse peshorja e veprave të mira do të jetë më e rëndë apo më e lehtë."

Peshorja e veprave do të ndodhë pasi të ketë marrë secili prej nesh
regjistrin e veprave të tij. Ka njerëz të cilët do u jepet ky regjistër
në dorën e djathtë dhe të tjerë në dorën e majtë. Ai që e merr në
dorën e djathtë gëzohet pamasë, pasi është shenjë që veprat e tij të
mira janë më të shumta. Në çastin kur të fluturojnë regjistrat e
veprave secili do të jetë në gjendje paniku dhe frike, pasi nuk dihet
në cilën dorë do i jepet. Është pikërisht ky regjistër ai që do të
peshohet në peshore. Në çastin që libri të vjen në krahun e djathë,
gëzimi dhe hareja do të jenë të papërshkrueshëm. Me librin në dorën e
djathtë do të vraposh mes njerëzve duke u treguar mbi këtë fakt. Këtë e
përmend vetë Zoti në Kuran ku thotë:"Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij):
“Ja, lexoni librin tim! Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja
llogari.” Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur, në një kopsht të lartë,
frutat e të cilit do t’i kapë lehtë.
(Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!” (Haka, 19-24)

Kurse ai që do e marrë librin në dorën e majtë, do të mjerohet për ditët që kaloi larg Zotit. Thotë Zoti në Kuran:"Por
ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do
të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im dhe të mos e kisha
ditur llogarinë time!Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha
ringjallur)! Pasuria ime nuk më solli dobi dhe më la fuqia ime!”
(Haka, 25-29)

Do të ketë njerëz jobesimtarë dhe ateistë, të cilët e ndjejnë se
libri do u jepet në dorën e majtë, kështu e fshehin atë pas shpine. Por
edhe pas shpine do u jepet libri i veprave të tyre. Këtë e përmend
Zoti në Kuran ku thotë:"Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i
tij pas shpinës, do të lutet për të vdekur dhe në zjarr do të digjet,
sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij."
(Inshikak 10)

Ndërkohë që do të ketë jobesimtarë të tjerë të cilët do të tentojnë
ta këpusin fare krahun e majtë, me qëllim që të mos e marrin me atë
krah. Vallë në cilin krah pret të të vijë libri o vëlla dhe oj motër?

Me të përfunduar marrja e librave të veprave, do të vendoset
peshorja që do të peshojë çdo vepër të mirë apo të ligë, të madhe apo
të vogël.

Profeti a.s e përshkruan peshoren me fjalët:"Një anë e saj nxë qiejt dhe tokën bashkë."

Peshorja është kaq e madhe, pasi aty do të vendoset e gjithë jeta e
njeriut, çdo moment dhe çast, çdo sekondë, çdo vepër sado e vogël
qoftë. Aty do të peshohet edhe një e shkelur syri, edhe një lëvizje
koke në shenjë tallje, edhe një buzëqeshje ironike, edhe një fjalë sado
e vogël.

Thotë Profeti a.s:"Do të vendoset peshorja dhe do të vijë
engjëlli përgjegjës për peshoren, kurse njeriu do të vendoset mes dy
anëve të peshores. Më pas do të sillet regjistri i veprave, ku çdo
vepër do të trupëzohet."


Çdo punë që ke vepruar në këtë botë, do të marrë trajtë materiale,
do të trupëzohet dhe ashtu do të vihet në peshore. Në ato çaste, do të
shohësh të gjithë gjynahet që ke vepruar në këtë botë. Do i kujtosh të
gjitha dhe do i shohësh që secili merr formën dhe trupëzohet para syve
të tu. Thotë Zoti në Kuran lidhur me këtë fakt:"Dhe Libri (i veprave të tyre)
do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të
tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë
është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e
shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar.
Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt."
(Kehf, 49)

Aty do e shohësh të trupëzuar çdo vepër tënden, lëmoshën e dhënë në
fshehtësi, marrëdhëniet jashtëmartesore dhe gjithçka tjetër.

Thotë Zoti në Kuran:"(Kini frikë) ditën,
kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka
punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë
largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij.
Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet."
(Al Imran, 30)

Gjynahet dhe veprat e tjera do i shohin të gjithë njerëzit teksa
trupëzohen. Ato do i shohin edhe prindërit e tu, Profeti a.s, melekët
dhe vetë Allahu i madhëruar.

Thotë Zoti në Kuran:"dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për
të cilën ka punuar; se përpjekjet e tij do të shihen dhe se do të
shpërblehet me shpërblim të plotë;
" (Nexhm, 39-41)

"Ne i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruajnë të gjitha ç’keni bërë”. (Xhathije, 29)

Ashtu siç do të trupëzohen gjynahet, do të trupëzohen edhe veprat e
mira. Nëse ti o motër je bërë shkak që një shoqe e jotja të
përkushtohet në islam, kjo vepër do të trupëzohet dhe do e shohin të
gjithë teksa peshohet. Gëzimi yt do të jetë shumë i madh dhe sytë do të
shkëlqejnë nga hareja. Në peshore do të vendoset edhe sakrifica jote
që ditën që veshe hixhabin dhe nuk e hoqe gjer në vdekje. Ato ditë do i
shohësh të trupëzuara dhe do të ndihesh krenare për këtë vepër. Në
peshore do të vendoset edhe dita kur i theve të gjitha shishet me raki
dhe i derdhe përtokë. Në peshore do të vendoset edhe ajo ditë që vajte
tek një familje jetimësh dhe u bleve dhurata. Gëzimi i tyre dhe
buzëqeshja do të marrin formë dhe do të peshohen para gjithë njerëzve
të tjerë.

Pasi të kenë marrë formë të gjithë veprat e tua, do të jesh ti ai që
do i vendosësh në peshore. Veprat e mira do i vendosësh në njërën anë,
kurse të këqiat në anën tjetër. Imagjinoje pak veten duke vendosur në
peshore gjynahet e tua. Imagjinoje veten duke vendosur në peshore
pasurinë e fituar nga kamata. Vallë sa e rëndë mund të jetë? Imagjinoje
veten o motër teksa vendos në peshore përgojimin që u ke bërë shoqeve
të tua.

"...dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!" (En'am, 31)

"Ata, do t’i mbartin barrët e veta e bashkë me to edhe barrë
të tjera dhe patjetër, që do të pyeten Ditën e Kiametit për gjithçka,
që trillonin."
(Ankebut, 13)

Barra tjetër që do të mbartin përveç barrës së tyre, është fakti që u
bënë shkak që shumë njerëz të tjerë të humbasin rrugën e Zotit.

Lidhur me atë që nuk e ka dhënë zekatin e pasurisë, Profeti a.s thotë:"Do
të sillet ai që nuk e ka dhënë zekatin Ditën e Kiametit, me një
gjarpër që i është mbështjellë në qafë. Ai do i thotë:"Unë jap pasuria
jote, unë jam thesari yt.
" Më pas Profeti a.s lexoi:"

"Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu,
kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është
më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë
Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe
Allahu e di mirë ç’punoni ju."
(Al Imran, 180)

Nëse prindërit tuaj nuk e japin zekatin, shkoni dhe u kërkoni me
përgjërim që ta bëjnë këtë. Mos prit o vëlla që të dalësh para peshores
me një gjarpër në qafë, për shkak se nuk ke dhënë zekatin. Shpejto dhe
jepe tani pa qenë vonë.

Lidhur me shpërblimin e agjërimit dhe mësimit të Kuranit, Profeti a.s thotë:"Do
të vijë agjërimi dhe Kurani dhe do të ndërmjetësojnë tek Zoti për
dikë. Agjërimi do të thotë:"O Zot! Unë ia ndalova ushqimin gjatë ditës,
prandaj pranoje ndërmjetësimin tim. Kurse Kurani do i thotë:"O Zot!
Unë e privova nga gjumi natën, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim." Më
pas, Zoti ua pranon ndërmjetësimin."


Imagjinojeni veten para peshores, sapo i ke vendosur të gjitha
veprat, të mira dhe të liga, dhe veprat e liga janë pak më shumë se të
mirat. Për një vepër të ligë, do të hysh në zjarr. Ndoshta për një
namaz në xhami, veprat e liga janë më shumë. Atë ditë do të kesh nevojë
për një fjalë subhanallah që veprat e mira të jenë më shumë.

Ditën e Kiametit do të vijë dikush dhe do i peshohen veprat që ka
punuar, të mirat dhe të këqijat. Veprat e këqija do të jenë më të
shumta, kështu peshorja e punëve të këqija do të jetë më e rëndë. Atij i
duhet vetëm një vepër e mirë, e cila do i ndryshojë ekuilibrat. Do të
fillojë t’u kërkojë njerëzve një të mirë, e cila do ia mundësojë të
hyjë në xhenet. Fillimisht do të shkojë tek nëna e tij, por ajo do
refuzojë t’ia japë

duke i thënë:”Vetja ime, vetja ime.” Do të shkojë tek babai,
vëllezërit, motrat, fëmijët, shokët etj… por të gjithë i përgjigjen me
të njëjtën përgjigje. Në fund do të kalojë pranë një njeriu që ka male
me vepra të këqija dhe nuk ka veçse një vepër të mirë. Ai do i
thotë:”Unë jam se jam i humbur. Merre ti këtë të mirë dhe shpëto!”
Atëherë do të gëzohet. Zoti do i thërrasë atij që i dha të mirën:”Ti
nuk je më i mëshirshëm se Unë. Prandaj hyni të dy së bashku në xhenet.”

"Gjëmimi i tmerrshëm! Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm? Kush mund
të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm? Atë Ditë
njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara, kurse malet si leshi i
shprishur. Sa i përket atij, veprat e
(mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore, ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet). E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore, Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit)." (Karia, 1-9)

Ndërkohë që të peshohen veprat, zemra jote do të rrahë aq shumë nga
frika dhe paniku, saqë të duket sikur gjëmon. Ankthi i asaj dite do të
jetë shumë i madh.

Thotë Zoti në Kuran mbi atë ditë:"ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen." (Al Imran, 106)

"Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar." (Murselat, 35-36)

"..për Ditën, kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e
tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun. Kujt i përket pushteti i
asaj dite? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit! Atë ditë, çdo njeri do
të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; atë ditë nuk ka padrejtësi!
Allahu, me të vërtetë, është i shpejtë në llogari."
(Gafir, 16)

"Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!" (Furkan, 27-28)

Atë ditë do të ketë fytyra të zbardhura, plot hir dhe gëzim për
shkak se punët e mira janë më të shumta.. Ashtu siç do të ketë fytyra
të zymta dhe të nxira për shkak të gjynaheve dhe të dënimit që i pret.

Thotë Profeti a.s:"Do të vijë një burrë i shëndoshë ditën kur
peshohen veprat dhe për shkak se veprat e këqija janë më shumë, ai do
të hidhet në peshore, në anën e veprave të mira me qëllim që ta
rëndojë, por që nuk do të peshojë as edhe sa një krah mushkonje."
Më pas Profeti a.s lexoi ajetin:"Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit." (Kehf, 105)

"Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshoret e sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi." (Enbija, 47)

Sipas mendimit të disa dijetarëve, bazuar në këtë ajet, peshoret e
veprave do të jenë të shumta dhe jo vetëm një. Një peshore do të jetë
për të peshuar moralin dhe edukatën tënde. Një peshore do të jetë për
të peshuar adhurimet dhe përkushtimin fetar. Një peshore do të jetë për
të folurën, një tjetër për të drejtat e njerëzve, një peshore tjetër
për të peshuar kontributin tënd në përhapjen e islamit... dhe në çdo
peshore do të vihen veprat e mira dhe ato të këqija.

Vallë si do të jetë peshorja e fjalëve tua o motër? Me çfarë fjalësh
do të jetë e mbushur? Në ç'gjendje është peshorja e kontributit tënd
për islamin o vëlla dhe motër? Sa është depozita juaj në këtë peshore?
Po lidhur me peshoren e adhurimeve, në ç'hall është ajo? Vallë a ka
ndonjë që i lexon këto rreshta dhe që peshorja e veprave të mira është
bosh fare?



Vepra të vogla dhe të mira, por që rëndojnë në peshore.

1 – Sadakaja. Thotë Profeti a.s:"Kush jep sadaka qoftë dhe me
vlerën e një koke hurme, nga një pasuri e fituar në rrugë të ndershme,
pasi Zoti nuk e pranon veçse atë që është fituar ndershmërisht, Zoti do
e shtojë atë për dorëdhënësin, ashtu siç kujdeset dikush prej jush për
mëzin gjer sa të rritet. Ditët e Kiametit, ajo sadaka e dhënë do të
vijë sa mali i Uhudit dhe do të vihet në peshore."


2 – Shpërblimi i veprave të mira që të gjallët ua kanë dhuruar të
vdekurve. Kur të jenë duke u peshuar veprat e dikujt, melekët do të venë
në peshore edhe disa vepra që ai nuk i kujton t'i ketë vepruar. Ata do
i thonë që është shpërblimi i disa veprave të mira, që fëmijët e tij
ose të afërmit ua kanë dhuruar pasi kishin vdekur. Nëse edukimi me
frymë fetare i fëmijëve nuk do të kishte shpërblim tjetër, do të
mjaftonte si arsye që fëmijët tanë t'i edukojmë si të bëhen myslimanë
dhe besimtarë të mirë. Ata prindër që bëhen pengesë dhe barrierë në
rrugën e përkushtimit fetar të fëmijëve të tyre, do të vijë një ditë që
të pendohen për atë që kanë bërë.

Dijetarët myslimanë kanë rënë në konsensus mbi katër vepra,
shpërblimi i të cilave i arrin të vdekurit. Këto vepra janë:"Haxhi,
Umreja, sadakaja dhe lutja."

3 – Veshja e hixhabit për femrat. Shumë motra mendojnë se
shpërblimin për veshjen e hixhabit e kanë marrë vetëm atë çast që e
kanë veshur, por jo. çdokush që të sheh të veshur me hixhab dhe kujton
Zotin, bëhet shkak që ti o motër të shpërblehesh. Për çdo çast që
kalon, ti o motër shpërblehesh për hixhabin tënd që ke veshur.

4 – Shpërblimi për përpjekjet e dikujt që t'u mësojë njerëzve gjëra të dobishme. Thotë Profeti a.s:"Do
të sillet dikush Ditën e Kiametit dhe do të vihet para peshores. Më
pas do të sillet një re e rëndë dhe do të vihet në anën e veprave të
mira. Personi do të pyes:"O Zot! Nga se erdhi kjo?" Zoti do i
përgjigjet:"Është nga e mira që u ke mësuar njerëzve."


Nëse i ke mësuar dikujt një hadith të Profetit a.s, dije se ai hadith do të vihet të peshohet në peshore.

Por atë Ditë do të ndodhë edhe e kundërta. Ndërkohë që e sheh
peshoren e veprave të mira të mbushura plot e përplot dhe të rëndë sa
s'ka më, në çast i sheh këto vepra të mira të shndërrohen në pluhur të
pavlerë.

Thotë profeti Muhamed a.s:"Njoh disa njerëz nga umeti im që
Ditën e Kiametit do të vijnë me vepra të mira sa mali i Tuhame, por që
Zoti do ua shndërrojë pluhur."


Të pranishmit që e dëgjuan këtë hadith, e pyetën të çuditur:"Po përse o i dërguar i Allahut?"

Profeti a.s u përgjigj:"Ata janë prej jush, kanë ngjyrën tuaj
dhe flasin gjuhën tuaj. Ata janë njerëz që sa herë përballen me
haramin, e veprojnë atë."


Sa herë që është vetëm, vepron gjynahe dhe vepra të liga. Nuk i ka
ndodhur që kur të jetë vetëm të veprojë një vepër të mirë, të falë dy
rekate, të japë sadaka pa e marrë vesh kush etj... Të gjithë ne
veprojmë gjynahe dhe këtë e bëjmë kur jemi larg syve të njerëzve, por
bëjmë dhe të mira fshehurazi pa e ditur kush. Kurse personat e
lartpërmendur në hadith, janë të tillë që veç vepra të liga veprojnë në
vetmi dhe larg syve të njerëzve.

5 – Një vepër tjetër që e rëndon peshoren atë Ditë, do të jetë dhe
nijeti, qëllimi i mirë. Nëse një vajzë bën nijet që pasi të martohet të
lindë një djalë, të cilin do e edukojë që të bëhet si Salahudin Ejubi,
të fuqizojë fenë etj... dhe ndodh që nuk martohet, ose nuk lind, ajo do
e marrë shpërblimin sikur të kishin ndodhur të gjitha këto. Nëse një i
varfër uron që të ketë edhe ai pasuri dhe t'i shpërndajë për përhapjen
e islamit, për të ndihmuar të varfrit etj... do të shpërblehet sikur i
ka bërë këto vepra.

Thotë Profeti a.s:"Kush rrit një kalë me qëllim që të përdoret
për kauzën islame, ushqimi i tij dhe çdo hap do të vihen në peshoren e
veprave të mira Ditën e Kiametit."


Gjatë kohës që vihen punët në peshore, herë do të rëndohet peshorja e
veprave të mira dhe herë ajo e veprave të këqija. Kjo do të ndodhë
sidomos me ata që e merrnin fenë me hezitim, herë faleshin dhe herë nuk
faleshin, herë në rrugën e Zotit dhe herë të tjera në atë të
shejtanit. Njerëz të tillë do të përjetojnë ankth të madh teksa shohin
peshoren e veprave të këqija të rëndohet.

Ndërkohë, do të ketë njerëz të tjerë që do t'u shkëlqejnë sytë nga
gëzimi dhe lumturia, teksa shohin veprat e tyre të mira të dominojnë
ato të këqijat. Ashtu siç do të ketë njerëz të cilët gjatë gjithë kohës
do të vendosin veç vepra të liga në peshore.

Pasi të vendosen të gjithë veprat, të mira dhe të këqija në peshore,
vjen çasti më i vështirë për njeriun. Në këtë moment, Zoti do të
vendosë drejtësinë për të gjithë ata njerëz që u është bërë padrejtësi.
Kushdo që i është bërë padrejtësi nga ky person, do të vijë dhe do të
kërkojë nga Zoti të vendoset drejtësia. Ata do kërkojnë të drejtat e
tyre për sharjet, përgojimet, fyerjet etj...

Thotë Profeti a.s:"Do të sillet peshorja dhe do të vendoset për
të peshuar veprat e njerëzve. Pasi të peshohen veprat e dikujt, do të
thërrasë një zë:"Ky është filani i biri i filanit! Kujt i është bërë
padrejtësi prej tij, le të vijë të marrë hakun në këtë çast! Të gjithë
ata njerëz të cilëve u ka bërë padrejtësi në dynja, do të shkojnë dhe
do marrin nga veprat e tij të mira. Robi do të thërrasë:"O Zot! Mu
mbaruan të gjithë veprat e mira!"


Vallë cilat janë veprat e tua të mira që i llogarit si më të
shtrenjtat? Mos është agjërimi i Ramazanit dhe adhurimi që ke bërë
gjatë këtij muaji? Imagjinoji ato çaste kur të të merret kjo vepër e
mirë për shkak se ke përgojuar njerëzit! A e ndjen dhimbjen që të
shkakton kjo?

Por do të ketë edhe më keq se kaq. Një ditë Profeti a.s i pyeti shokët:“A e dini se kush është i falimentuar?” Ata i thanë: “Tek ne i falimentuar është ai që nuk ka pasuri.” Profeti a.s u tha:“I falimentuar,
është ai që ditën e kiametit do të vijë me shumë namaz, shumë agjërime
dhe vepra të mira, por ka sharë dikë, ka qëlluar dikë tjetër, ka vrarë
dikë, ka marrë pa të drejtë pasurinë e njerëzve… Këto njerëz do t’i
marrin të gjitha të mirat e tij derisa t’ i mbarojnë të mira. Kur t'i
mbarojnë të mirat,, do t’i japin nga të këqijat e tyre, dhe më pas do të
hidhet në zjarr.”


Pra jo vetëm që do të të merren veprat e mira, por do të të jepen
edhe gjynahet e atyre të cilëve u ke bërë padrejtësi. Ruaje veten nga
të bërit padrejtësi o vëlla dhe oj motër! Përse pranon që në peshoren e
veprave të këqija të vendosen edhe gjynahe që ti nuk i ke vepruar?
Përse pranon edhe gjynahet e të tjerëve?

Para se të vdesë, Profeti a.s u foli myslimanëve në xhami. Ndër të tjera, ai u tha:"Nëse
dikujt ia kam nëpërkëmbur nderin, le të ma marrë hakun tani. Nëse
dikujt i kam marrë pasuri, ja ku e ka pasurinë time, le të marrë ç'të
dojë. Nëse dikë e kam goditur padrejtësisht, ja ku është shpina ime, le
të më godasë. Unë dua të dal para Zotit pa asnjë padrejtësi mbi supe."


Edhe pse momenti i peshimit të veprave do të jetë shumë i vështirë,
Zoti e ka lënë të hapur derën e shpresës dhe të mëshirës. Thotë Profeti
a.s në një hadith:“Dy njerëz nga umeti im, do të vijnë ditën e
kiametit dhe do të gjunjëzohen para Arshit. Njëri prej tyre do thotë:"O
Zot, merrma hakun, nga ky që më ka bërë padrejtësi." Zoti do i thotë
tjetrit:"Jepja hakun." Por ai do i përgjigjet:"O Zot, më janë mbaruar
të mirat e mia." Zoti do i thotë të parit:"I janë mbaruar të mirat." "O
Zot, - do i thotë i pari- merr nga të këqijat e mia dhe hidhja atij."
Por Zoti do i thotë:"A nuk do të dëshiroje diçka më të mirë?" "Çfarë
është ajo o Zot" – do pyesë ai. "Ngrije kokën dhe shiko" – do i thotë
Zoti. Do e ngrejë kokën dhe do të shohë një pallat prej diamanti dhe
floriri, gjë që nuk kish parë të tillë më parë.


I habitur do e pyesë Zotin:"I cilit profeti dhe i cilit shehid
është ky pallat o Zot?" Zoti do i përgjigjet:"Është i atij që mundet ta
paguajë çmimin e tij."


Njeriu do e pyesë:"Po kush mundet ta paguajë çmimin e këtij pallati o Zot?" "Ti" – do i thotë Zoti.

"Po si o Zot?" do e pyesë njeriu.

"Duke e falur vëllain tënd - do i përgjigjet Zoti. "E kam falur o Zot, e kam falur" – do të thotë njeriu.

Zoti do i thotë:"Merre vëllain tënd për dore dhe hyni së bashku në xhenet."

Dita e peshimit të veprave do të jetë e vështirë edhe për ata që nuk i shlyejnë borxhet. Thotë Profeti a.s:"Kush vdes duke pasur borxh qoftë dhe një dinar apo derhem, do i merren veprat e mira nga peshorja derisa të shlyejë borxhin."

Nuk më harrohet një rast kur pashë mbi derën e një shtëpie të
shkruar një letër:"Kujtdo që babai ynë i ka marrë borxh dhe nuk ia ka
kthyer, le të sjellë një dëshmitar dhe të vijë të marrë të drejtën e
tij."

Veçsa përmendëm më lart, ka edhe vepra të tjera që e rëndojnë peshoren e veprave të mira. Nga këto vepra janë:

1 - Të ftosh dikë në islam. Nëse bëhesh shkak që dikush të
përkushtohet në fe, të gjithë të mirat e tij dhe të atyre që ai bëhet
shkak që të përkushtohen, të vihen në peshoren e veprave të tua Ditën e
Kiametit.

2 – Përmendja e Zotit dhe sidomos fjalët "Subhanallahi ve bihamdihi, subhanallahil adhim". Në një hadith Profeti a.s thotë:"Dy
fjalë të lehta për t’u shqiptuar, të rënda në peshore, të dashura tek
Zoti, ato janë:“subhanallahi ve bi hamdihi, subhanallil adhijm.”


Përsëriti sa më shpesh këto fjalë o vëlla dhe oj motër, me qëllim që
ta rëndoni sa më shumë peshoren e veprave të mira. Veç kësaj, i
këshilloni me anë të mesazheve elektronikë dhe sms-ve edhe shokët dhe
shoqet tuaja.

3 – Të përsërisësh sa më shpesh fjalën "Elhamdulilah" Thotë Profeti a.s:"Fjala "Elhamdulilah", e mbush peshoren."

4 – Morali i mirë. Thotë Profeti a.s:"Nuk ka gjë më të rëndë në peshore se morali i mirë."

5 – Nata e Kadrit. Ajo është nata që është më e vlefshme dhe më e mirë se një mijë muaj.

6 – Thotë Profeti a.s:“Do të qëndrojë dikush nga umeti im para
Zotit ditën e kiametit dhe do të thotë Zoti: I hapni regjistrat (e
veprave) dhe do i hapen 99 regjistra, secili prej tyre shtrihet deri në
horizont. Kur i shikon do e kuptojë që është i humbur. Do i vendosen
veprat e mira në njërën anë të peshores dhe regjistrat e veprave të
këqija në anën tjetër dhe do e ulin peshoren regjistrat e veprave të
këqija. Zoti do e thërrasë:"O robi Im, a ke ndonjë justifikim, për këto
gjynahe?" "Jo o Zot" – do përgjigjet. Do e pyesë përsëri Zoti:"Mos të
kanë bërë ndonjë padrejtësi melekët?" "Jo o Zot" – do përgjigjet
përsëri." Mos të kam bërë Unë padrejtësi o robi Im"- e pyet Zoti? "Jo, o
Zot" – ia kthen njeriu. "Mos nuk të ka arritur mesazhi Im në dynja?"
"Po o Zot më arriti"- do i thotë. "O robi Im- i thotë Zoti- mos vallë
ke të mira të tjera që nuk i kemi vendosur?" "Jo o Zot" – do
përgjigjet. "Po o robi im- do i thotë Zoti- e ke akoma një të mirë që
nuk e kemi vendosur në peshore". Njeriu do i thotë:"Po çfarë do të bëjë
një e mirë kundrejt 99 regjistrave të mbushur me gjynahe o Zot?" Zoti
do i përgjigjet:"O robi Im, tek Unë nuk i bëhet kujt padrejtësi. O
melekët e Mi, silleni të mirën e robit Tim dhe melekët sjellin në çast
një copë kartë." Njeriu kur e sheh do thotë:"Po çfarë do të bëjë një
copë kartë kundrejt 99 regjistrave me gjynahe o Zot?" Zoti do u thotë
melekëve:"Vendoseni kartën në krahun e punëve të mira". Në të shihet e
shkruar fjala " Nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i
dërguar i Tij". Kur vendoset në peshore, menjëherë e rëndon krahun e
punëve të mira”.
Profeti a.s më pas shton:” Nuk ka gjë më të rëndë në peshore se emri i Allahut”.


Këmbët e Abdullah ibnu Mesudit ishin të thata dhe të holla.
Megjithatë, Profeti a.s tha kur i pa shokët të qeshin me këmbët e tij:"A
po qeshni me këmbët e tij të holla?! Për Zotin një këmbë e Abdullah
ibnu Mesudit do të peshojë më shumë në peshore se vetë mali i Uhudit."


E lusim Zotin që t'a rëndojë peshoren e veprave tona të mira! Amin! /AO/

Allahu ju shperbleft per postimin.
Peshorja e veprave 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Peshorja e veprave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: