islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
17 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 17 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3012 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Alfred Dosku

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi

Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij Empty
MesazhTitulli: Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij   Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij EmptySat 26 May 2012 - 0:07

Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij

1. Emrat E Xhennetit

El Xhenneh (Kopshti), Darus Selam (Vatra e Paqes), Darul Huldi (Vatra e
Përjetësimit), Darul Mukameh (Vatra e Qëndrimit), Xhennetul Me'va
(Xhenneti Me'va-Strehuesi), Xhennatu Adn (Xhennetet Adn), Darul Hajevan
(Vatra e Gjallërisë), Firdevsi, Xhennatu En-Neim (Xhennetet të
Begatshme), El Mekam El Emin (Pozite e besuar), Mak'adus Sidki (Vend i
Kënaqshëm), Kidemu Sidkin (Pozitë e Lartë).

2. Dyert e Xhennetit

Xhenneti i ka tetë dyer. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,:" Ne
Xhennet janë tetë dyer; një dere quhet Rejjan, nëpër te cilën nuk hyn
askush përveç agjëruesve". (Sahihul Buhari, 4/111, Muslimi, 1152)

3. Gjerësia e Dyerve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Ne mes dy qepenave te Xhennetit
është distanca sikurse ne mes Mekkes dhe Hexherit( ) ose sikur ne mes
Mekkes dhe Busras( )". (Buhariu, 8/ 395, Muslimi, 193)
Poashtu ka
thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Gjerësia e derës se ummetit tim,
nëpër te cilën hyjnë ne Xhennet, është sa gjerësia e distancës 3
(ditëshe apo vitëshe), te cilën e përshkruan kalorësi fenomenal. Pastaj
ata do të dendosen (shtyhen për ne dyert e Xhehennemit) gati sa edhe
shpatullat (supet, krahët) do t'iu bien". (Tirmidhiu, 2548, Bejhekiu,
237)

4. Distanca ne mes Dyerve

Ka thënë Pejgamberi,
Alejhi selam,: "Nuk ka distance ne mes dy dyerve prej tyre (tetë dyerve
te Xhennetit) e të mos jetë sa distanca, te cilën e përshkruan kalorësi
për 70 vite kalërim". (E kanë transmetuar Abdullahu dhe Taberiu)

5. Pozitat dhe Gradat e Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Xhenneti i ka 100 shkalle (grada,
pozita, kate); (distanca) ne mes te çdo dy shkalleve (kateve) te tij
është sikurse (distanca) ne mes qiellit dhe tokës". (Buhariu, 6/11)
Poashtu ka thënë: "Banoret e Xhennetit do t'i shohin banoret e dhomës
(pallatit, katit ta lartë) ashtu siç i shihni ju yjet ne horizontin
qiellit". (Buhariu, 11/416, Muslimi, 2830)

6. Pershkrimi i Begative dhe Banoreve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nëse e lutni Allahun, atëherë
luteni për Firdevsin (emër xhenneti), sepse ai është vend ne mes te
Xhennetit; mbi te është Xhennet, përmbi te është Arshi i Rrahmanit
(Allahut) dhe prej tij burojnë lumenjtë e Xhennetit". (Buhariu, 13/377,
Tirmidhiu, 3506, Ahmedi, 2/ 404)

7. Toka, Dheu, Rëra dhe Ndërtesat e Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " (Ndërtesat e tij janë) Tulle nga
ari e tulle nga argjendi, llaçi i tij (i cili vihet ndërmjet tullave,
qe ta mbajnë njëra tjetrën) është misk (parfum), rëra e saj është rubin
dhe margaritarë (gurë i çmuar), dheu i tij është vers (bime e verdhe me
ere te bukur, me te cilën ngjyroset) dhe shafran; kush hyn ne te
përjetësohet dhe nuk vdes (kurrë), begatohet dhe nuk ndihet keq (i
mjeruar, varfër); rinia e tyre nuk kalon kurrë, rrobat e tyre nuk
vjetërsohen kurrë". (Ahmedi, 2/ 305)
Poashtu ka thënë: "Pastaj me
futen ne Xhennet, kur ja ne të kishte kube te margaritarit, kur ja dheu
i tij ishte nga misku". (Buhariu, 6/ 374, Muslimi, 163)

8. Tendat dhe Shatorët e Banoreve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet është një tënde nga
margaritari i gjerë; gjerësia e te cilit është 60 mile. Ne çdo kënd te
tij ka njerëz (familje), te cilët nuk e shohin njëri-tjetrin, ndërsa
rreth tyre sillen besimtaret…". (Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)
Poashtu ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Tenda është margaritar i
madh; gjatësia e tij vertikalisht është 60 mila. Ne çdo kënd te tij ka
anëtarët (te familjes se) besimtarit, te cilët nuk i shohin te tjerët".
(Muslimi –teksti është i tij-, Buhariu)
Thotë Pejgamberi,
Alejhi selam,: "Vërtet ne Xhennet ka dhoma, nga të gjitha llojet e
xhevahirit. Forma e jashtme e tyre shihet nga brenda sikurse qe
brendësia e tyre shihet nga jashtë. Ne to ka dhunti dhe kënaqësi
(dëfrime), te cilat syri nuk i ka pare dhe as veshi nuk i ka dëgjuar".
(Bejhekiu, 253, Ebu Neimi ne El Hilje, 2/ 356)

9. Pemët e Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet ka pemë, hijen e se
cilës kalorësi nuk mund te përshkojë për 100 vite". (Buhariu, 11/ 415,
Muslimi, 2827)
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam,
ka thënë: "Nuk ka pemë ne Xhennet e të mos e këtë trungun prej ari".
(Tirmidhiu, 2525)
Një njeri e kishte pyetur Pejgamberin, Alejhi
selam: "O i dërguari i Allahut? çka është Tuba? Tha: Peme ne Xhennet,
gjatësia e se cilës është 100 vjet ecje. Rrobat e banoreve te Xhennetit
dalin (prehen prej) mëngëve te saj". (Ahmedi, 3/71)
Ka thënë
Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur njeriu ta marrë ndonjë fryt prej
Xhennetit, (menjëherë) në vend te saj kthehet tjetra (dhe e plotëson
atë duke mos mbetur bosh aty asgjë)". (Taberiu, Bezzari)
Pejgamberi, Alejhi selam, një ditë iu tha sahabeve te tij: A nuk ka
ndonjë te interesuar për Xhennet?!, sepse si Xhenneti nuk ka asgjë.
Pasha Zotin e Qabese! Xhenneti është nur (drite) qe rrezaton, rejhane
(borzilok-bime) qe lëkundet, pallat i ndërtuar, lum i rrjedhur, fryte
(pemësh) te shumta e te pjekura, grua te bukur, rroba te shumta, ne
vendin e përhershëm ne begati dhe bukuri (te fytyrës), ne shtëpi te
larta, komode dhe te bukura. Thane: O i dërguari i Allahut! Ne jemi te
interesuar (seriozisht) për to. Tha: Thuani: Nëse do Allahu! Pastaj
përmendi Xhihadin dhe nxiti për te". (Ibni Maxhe, Ibni Ebi Dunja,
Bezzari, Ibni Hibbani ne sahihun e tij, Bejhekiu)

10. Lumenjtë e Xhennetit dhe Shtrati i Tyre

Enes Bin Maliku transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: "
…pastaj mu ngrit (prezantua) Sidretul Muteha-ja( ), kur ja frutat e saj
ishin sikur vorbë hexheri( ), gjethet e saj ishin sikur vesh elefanti.
Tha: Kjo është Sidretu El Muntehaja…Kur ja katër lumenj: dy te
padukshëm dhe dy te dukshëm. Thashë: ç'janë këta te dy o Xhibril? Tha:
Sa iu përket këtyre dy te padukshmeve, janë dy lumenj ne Xhennet,
ndërsa sa iu përket këtyre dy te dukshmeve, janë Nili dhe Eufrati…".
(Buhariu)
Enes Bin Maliku rrëfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka
thënë: " Derisa unë isha duke ecur ne Xhennet, kur ja një lum, brigjet
(anët) e te cilit ishin kube margaritarësh te gjerë. Thashë: çka është
ky o Xhibril? Tha: Ky është Kevtheri, te cilin ta ka dhënë Zoti yt!
Tha: Meleku i ra me (futi) dorën e vet kur ja dheu i tij ishte misk
(parfum) me ere te këndshme". (Buhariu, 6/ 463)
Ka thënë
Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet është deti i ujit, deti i
mjaltës, deti i qumështit dhe deti i verës, pastaj (pas hyrjes se
banoreve te Xhennetit ne Xhennet), gufojnë lumenj (tjerë)". (Tirmidhiu)
Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kevtheri është lum ne Xhennet,
brigjet (anët) e te cilit janë nga ari ndërsa rrjedha e tij është nëpër
margaritarë dhe korund (guri i çmuar). Dheu i tij është me i mirë
(këndshme) se sa misku, uji i tij është me i ëmbël se sa mjalti dhe me
i bardhe se sa bora". (Tirmidhiu, 3361)

11. Shtretërit e Banoreve te Xhennetit

Pejgamberi, Alejhi selam, ne koment te ajetit: "Edhe shtretër të lartë
(ose gra të larta)". (Wakia, 34) ka thënë: "Distanca ne mes dy
shtretërve është sikur distanca ne mes qiellit dhe tokës". (Ahmedi, 3/
75, Tirmidhiu, 2540)
Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Lartësia
e tyre (shtretërve) është distanca vertikale ne mes qiellit dhe tokës
ndërsa largësia (distanca horizontale) ne mes tyre është 500 vjet".
(Tirmidhiu, 2540)

12. Rrobat e Banoreve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " …dhe sikur te shfaqej ndonjë
njeri prej banoreve te Xhennetit dhe t'i dukeshin byzylykët e tij, do
ta shuante dritën e diellit ashtu siç dielli shuan dritën e yjeve".
(Tirmidhiu, 2538, Ebu Neim, 266)
Pejgamberi, Alejhi selam, ne
përshkrimin e rrobave te banoreve te Xhennetit ka thënë: " Janë te
veshur me byzylykë ari dhe argjendi, janë te kurorëzuar (ne kokë me
kurora) margaritar(ësh). Kane (mbi kokë) kurora te ngjitura nga
margaritari dhe korundi (guri i çmuar), mbi kokë kanë kurore sikurse
kurora e mbretërve, (janë) te rinj djalosharë, me qepalla te lyera (me
kuhl)". (Ibni Kethiri ne En Nihaje, 2/ 442, Ebu Neim, 267)
Ka thënë
Pejgamberi, Alejhi selam,: " Nuri (drita ne ditën e gjykimit) përshkon
besimtarin aty ku e ka përshkuar abdesi". (Muslimi, 250)
Ka thënë
Pejgamberi, Alejhi selam: Njeriu do të shtrihet ne Xhennet 70 vite para
se te transferohet (ne banesën e tij), pastaj i vie gruaja e tij dhe e
prek ne krahë. Shikon fytyrën e tij ne faqen e saj, me te kthjellte se
sa pasqyra. Margaritari me i vogle i saj ndriçon çka ka mes lindjes dhe
përëndimit. E përshëndet me selam. Tha: Ky ia kthen selamin dhe e pyet:
Kush je ti? Thotë: Unë jam shtesa (shpërblimi shtese). Ajo do t'i këtë
70 pale rroba, me e ulta ne vlerë është sikurse luleteçeja (animoni) i
Tuba-së (pemës ne Xhennet ose vet Xhennetit). Ia lëshon shikimin derisa
ai depërton ne brendësi saqë shef edhe palcën e kërçikës se saj. Ajo do
të këtë kurora, margaritari me i vogël me vlerë i te cilave, mund ta
ndriçoje çka ka mes lindjes dhe përëndimit". (Ahmedi, 3/75, Harmele ne
En Nihaje, 2/ 445)

13. Ushqimi i Banoreve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Hane dhe pine banoret e Xhennetit
ne te ndërsa nuk kryejnë nevojën e madhe fiziologjike, nuk fshijnë
qurrat si dhe nuk urinojnë, porse ushqimi i tyre është zëri, i cili
buron nga lukthi kur te mbushet e ushqim, (i cili është) sikurse
djerset (rrjedhat) e miskut; frymëzohen për tesbih (Subhanallah) dhe
hamd (Elhamdulilah) ashtu siç frymëzoheni për frymëmarrje". (Muslimi,
2835)
Ibni Omeri, ne koment te ajetit: " Atyre u shërbejnë me enë e
gastare nga ari, ". (Zuhruf, 71) ka thënë: Sillen rreth tyre me
shtatëdhjetë edhe (sinia) te arit; çdonjëra ka një ngjyrë, te cilën
shoqja nuk e ka". (Bejhekiu, 321)
Ka thënë Pejgamberi, Alejhi
selam,: "Ne Xhennet, ti do ta shikosh shpendin duke fluturuar dh ke
dëshirë qe ta has kështuqë ai te bie para duarve i pjekur". (Bezzari,
Bejhekiu, 318, Ebu Ja'la, 6/ 155)

14. Lënda, prej së cilës janë krijuar Hyritë

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Hyritë symëdha janë krijuar nga
shafrani". (Ebu Neim, 384, Hatib El Bagdadi ne Tarihu Bagdad, 7/99)
Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Rrezaton një drite ne Xhennet
ndërsa njerëzit ngrisin kokat te shkojnë se çka është, kur ja, drita
kishte rrezatuar nga goja e një hyrie symaëdhe, e cila kishte qeshur ne
fytyrën e burrit te saj". (Ebu Neim, 381)
Enesi transmeton merfuan
se: "Sikur një Hyri Symadhe te pështynte ne shtatë detëra do të
ëmbëlsoheshin detërat nga ëmbëlsia e gojës se saj, si dhe hyritë
symëdha janë krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 386, Ibni Ebi Dunja)
Ahmed Bin Ebu El Havariu transmeton se Xha'fer Bin Muhammedi i kishte
rrëfyer se si dy të urtë ishin takuar dhe njeri kishte pyetur tjetrin:
"A përmallohesh për hyritë symëdha? Jo -ia kishte kthyer. Përmallohu
për to sepse drita (nuri) i fytyrave të tyre është prej Nurit te
Allahut- ia ktheu pyetësi. Me te dëgjuar këtë, njeriut i ra te fiket,
dhe ashtu te pavetëdijshëm e barten ne shtëpi, ku për një muaj te plotë
e vizitonim (sepse nuk mund te kthjellej mirë).
Ibni Abbasi ka
thënë: "Ne Xhennet është një lum, i cili quhet Bejdah; mbi te ka kube
diamanti ndërsa nën te hyri te krijuara. Thonë banoret e Xhennetit:
Ejani te shkojmë tek Bejdahi! Shkojnë dhe i shikojnë ato. Nëse ndonjëri
prej tyre pëlqen ndonjë robëreshë (hyri) e prek ne dorë dhe ajo e pason
atë". (Ebu Neim, 382)
Ka thënë Ibni Mes'udi: "Ne Xhennet është një
hyri, te cilën e thërrasin El Lu'beh (Kukull). Të gjitha hyritë e
Xhenneteve mahniten nga bukuria e saj; e rrahin ne krah dhe i thonë:
Lum për ty oj Lu'beh! Po ta dinin kërkuesit tu (këtë bukuri) do të
tregoheshin shumë te zellshëm. Ne mes dy syve i shkruan: Kush kërkon
një grua sikurse unë, le të punoje sipas kënaqësisë se Zotit tim!".
(Kurubiu ne Et Tedhkir, f: 477)

15. Vlera e Grave te Dunjase

Ummu Seleme transmeton: Thashë: O i dërguari i Allahut! Me njofto për
domethënien e fjalës se Allahut: "Të dashuruara (për burrat e vet), të
një moshe". (Wakia, 37)? Tha: Ato janë gratë, te cilat kanë vdekur ne
dynja plaka me sekrecion ne sy dhe te thinjura. Allahu i ka krijuar pas
moshës se shtyre dhe i ka bërë virgjëresha, Uruben (ta dashura): te
dashura, sjellshme, Etraben (te një moshe): te lindura (krijuara) ne te
njëjtën kohe. Thashë: O i dërguari i Allahut! A janë me te mira gratë e
dunjasë apo hyritë symëdha? Tha: Gratë e dunjasë janë me te mira se sa
hyritë symëdha. Kjo i ngjan shembullit te vlerës se asaj qe duket ndaj
asaj qe nuk duket. Thashë: O i dërguari i Allahut! Me çka e kanë fituar
këtë epitet? Tha: Me namazin, agjërimin dhe adhurimin e tyre për
Allahun, subhanehu ve teala. Fytyrat e tyre ua ka veshur Allahu me
drite (nur), trupin e tyre me mëndafsh; me ngjyrë te bardhe, rrobat
ngjyrë te gjelbër ndërsa stolitë ngjyrë te verdhe, temjani (mjeti, me
te cilin pafrymosen) është nga margaritarët, krehrit e tyre janë nga
ari, thonë: Ne jemi te përjetshme dhe nuk vdesim, ne jemi te begatshme
dhe nuk varfërohemi kurrë, ne jemi vendase dhe nuk bëhemi nomade kurrë,
ne jemi te kënaqura dhe nuk hidhërohemi kurrë, lum për atë qe jemi për
të e është për ne!". (Taberaniu)

16. Shtatëzania dhe Lindja ne Xhennet

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur besimtari ta dëshirojë femiun
ne Xhennet, do të jetë ne orën apo çastin, ne te cilin dëshiron, por
nuk dëshiron". (Hafidh Ed Dija El Makdesijj ka thënë se hadithi është
sipas kushtit te Muslimit. Shiko: En Nihaje, 2/ 467)
Ka thënë
Pejgamberi, Alejhi selam,: "Banorit te Xhennetit do t'i lind femiu si
te dëshirojë kështuqë shtatezania, gjidhenia dhe rinia e tij do të jenë
pernjehere". (Ebu Neim, 2/ 124)
Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,:
"Vendi sa një kamxhik ne Xhennet është më me vlerë se sa tërë dynjaja
dhe çka ka ne te". (Buahriu, 6/ 397)

Allahu ju shperbleft per postimin.
Dhe le te jete nje grup qe theret ne rruge te drejte dhe ndalon nga e keqja (Kur`an).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
 
Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: