islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
7 njerëz të mirë EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
7 njerëz të mirë EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
7 njerëz të mirë EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
7 njerëz të mirë EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
7 njerëz të mirë EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
7 njerëz të mirë EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
7 njerëz të mirë EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
7 njerëz të mirë EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
7 njerëz të mirë EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
7 njerëz të mirë EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
7 njerëz të mirë EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
7 njerëz të mirë EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
7 njerëz të mirë EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
7 njerëz të mirë EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
7 njerëz të mirë EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
7 njerëz të mirë EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
7 njerëz të mirë EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
7 njerëz të mirë EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
7 njerëz të mirë EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
7 njerëz të mirë EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
7 njerëz të mirë EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
7 njerëz të mirë EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
7 njerëz të mirë EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
7 njerëz të mirë EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
7 njerëz të mirë EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
7 njerëz të mirë EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
7 njerëz të mirë EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
7 njerëz të mirë EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
7 njerëz të mirë EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
7 njerëz të mirë EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
7 njerëz të mirë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
7 njerëz të mirë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
7 njerëz të mirë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
7 njerëz të mirë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
7 njerëz të mirë EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
7 njerëz të mirë EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
7 njerëz të mirë EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
7 njerëz të mirë EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
7 njerëz të mirë EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
7 njerëz të mirë EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
20 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 20 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A do ta agjëroni Ramazanin 2020?
Po gjithsesi si çdo vjet
7 njerëz të mirë Empty20%7 njerëz të mirë Empty
 20% [ 8 ]
Këtë vjet do tja filloj
7 njerëz të mirë Empty7%7 njerëz të mirë Empty
 7% [ 3 ]
Jo se gjendja është e keqe
7 njerëz të mirë Empty7%7 njerëz të mirë Empty
 7% [ 3 ]
Do të provoj disa ditë
7 njerëz të mirë Empty7%7 njerëz të mirë Empty
 7% [ 3 ]
Jo se jamë i sëmurë
7 njerëz të mirë Empty7%7 njerëz të mirë Empty
 7% [ 3 ]
Nuk kam agjëruar asnjëherë
7 njerëz të mirë Empty7%7 njerëz të mirë Empty
 7% [ 3 ]
Do ta provoj
7 njerëz të mirë Empty7%7 njerëz të mirë Empty
 7% [ 3 ]
Jo se punoj në punë të rëndë
7 njerëz të mirë Empty37%7 njerëz të mirë Empty
 37% [ 15 ]
Totali i votave : 41
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3008 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ilirzeka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 7 njerëz të mirë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

7 njerëz të mirë Empty
MesazhTitulli: 7 njerëz të mirë   7 njerëz të mirë EmptyTue 22 May 2012 - 10:50

7 njerëz të mirë 7_njer10
1. Kryetari i shtetit i cili punon me drejtësi.
2. I riu që edukohet me dashuri dhe respekt ndaj adhurimit të Allahut.
3. Njeriu, zemra e të cilit është e lidhur mbas xhamisë.
4. Ata që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut.
5. Ai që ruan nderin dhe namusin.
6. Mirëbërësi, i cili atë që jep me dorën e djathtë nuk ia di e majta.
7. Ai që e përmend Allahun kur është i vetmuar.



P rofeti ynë (s.a.u.s), ka ndjekur metoda të shumta për t’ia mësuar njerëzve këtë fe. Përveç urdhërave dhe ndalesave, ndonjëherë ka rregulluar gabimin ose ka miratuar edhe punën e mirë të ndokujt. Ndonjëherë u ka drejtuar pyetje shokëve të tij dhe përgjigjen përsëri e ka dhënë vetë. Pyetjeve që i bëheshin, ndonjëherë u përgjigjej ashtu sikur ishte, por ndonjëherë duke dhënë edhe më tepër detaje nga ç’kërkohej.
Ka qëlluar t’i mësonte edhe duke e vepruar, ose duke u larguar vetë nga një vepër. Ndonjëherë ka folur
pak dhe saktë, arsye për të cilën e kanë quajtur edhe “xhevamiu’l-kelim”, që do të thotë, “tregon
shumë, me pak fjalë”. Këto fjalë ai i ka gëdhendur në mendjen e njerëzve, duke i përmendur nga tri herë.
Ndonjëherë, çështjen e ka shpjeguar gjërë e gjatë, ka treguar ndodhi dhe ka portretizuar çështje të ndryshme.
Dhe ndonjëherë, i shpjegonte të ndara në kategori...
Është e mundur që këto t’i japim një nga një, me shembuj, sepse librat e haditheve janë të mbushur
me mijëra nga këto shembuj. Mirëpo, këtu duam të marrim në dorë një hadith që na tregon se si i Dërguari i Allahut u ka mësuar njerëzve fenë, moralin e lartë, urtësinë dhe vlerat, duke ua dhënë diturinë të ndarë në kategori dhe grupe.
I Dërguari i Allahut na e përkujton shpesh botën tjetër dhe i portretizon në një mënyrë të gjallë ato që
do të ndodhin atje, gjëndjen dhe veprimet e njerëzve.
Ja pra, hadithi ynë fillon duke treguar gjëndjen e njerëzve në botën tjetër: “Atë ditë Allahu do të marrë
nën hijen e (arshit të) vet shtatë persona. Atë ditë nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së (arshit
të) Tij.” (Buhari, Xhemaat dhe Imamet, 8; Muslim, Zekat, 91) Me këtë, Profeti ynë (s.a.u.s) na sjell para
syve edhe gjëndjen e asaj dite në botën tjetër, por na bën edhe kureshtar për të ditur se cilët janë këta persona.
Cilët janë këta shtatë persona fatlumë? Ç’është ajo që i bën ata të përgëzohen me këtë mirësi?
Në fillim Resulullahu (s.a.u.s) tregon për kryetarin e shtetit që punon me drejtësi. Pra këtu na jepet
një stimulim drejt fushës materiale të kësaj bote.
Që në fillim, ai sikur na jep mesazhin se në këtë fe materialja dhe shpirtërorja janë të lidhura si mishi
me thoin. Resulullahu (s.a.u.s) i jep shumë rëndësi sigurisë dhe mirëqënies ekonomike të njerëzve dhe dëshiron që populli të jetojë i qetë dhe i sigurtë. Për këtë arsye, nuk e lë bosh këtë fushë. Ai vë në dukje një vlerë universale: Drejtësinë. Ky është edhe një princip i cili theksohet shumë në Kur’anin Famëlartë. (Nisa 4/58; Maide 5/8; Nahl 16/90) Madje Kur’ani na tregon për Davudin (a.s), i cili gjendet
në kulmin e fuqisë shpirtërore dhe materiale. Allahu e urdhëron edhe atë, që të prijë me drejtësi dhe me barazi. (Sad 38/26). Në një farë mënyre, edhe Omeri (r.a) halifja i dytë i Profetit (s.a.u.s) e përforcon këtë princip. Me veprimtaritë që zhvilloi, me institucionet që formoi dhe me vendimet që mori, ai u bë njeriu i parë që përfitoi nga ky përgëzim që solli Profeti ynë (s.a.u.s). Ai përbën shembullin konkret të këtij principi që stabilizoi Islami. Për këtë arsye, ai është quajtur “Umeru adlun”, që do të thotë, “Omeri (r.a) është vetë drejtësia”.
Së dyti, Profeti ynë (s.a.u.s) bën fjalë për të riun që edukohet me dashuri dhe respekt ndaj adhurimit.
Këta janë kategoria e dytë e njerëzve që do të strehohen nën hijen e arshit të Allahut. Të rinjtë që eduko hen prej vegjëlisë me vetëdijen e besimit, të cilët ecin me kokën lart dhe pa u ndarë nga rruga e drejtë, në kohën kur iu zjen gjaku dhe kur mjedisi përreth tyre është mbushur përplot me qendra joshëse. Të rinjtë që përkushtohen me kujdes, me dashuri, me energji dhe dinamizmin në këtë rrugë...
Në Kur’anin Famëlartë kemi shembullin e “Shokëve të shpellës”. Allahu shprehet me lëvdata për këta të rinj sakrifikues! Që në fillim, përreth Resulullahut ka patur gjithmonë të rinj. Çështja e shenjtë e Islamit është lartësuar mbi supet e këtyre të rinjve të devotshëm. Janë ata që mundohen dhe punojnë për t’ia mësuar vets dhe të tjerëve Kur’anin në Mekke. Janë përsëri ata që qëndrojnë në krye të luftës në Medine dhe në përhapjen e Islamit në vënde të ndryshme. Aliu (r.a) është shembulli më i mirë i atyre që e kanë kushtuar jetën e tyre në rrugën e Allahut. I pari që besoi, i pari që rrezikoi jetën në kohën e hixhretit, Luani i Allahut në Bedir dhe Uhud, Aliu (r.a).
Së treti, vjen ai zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë. Pra, besimtari në zemrën e të cilit ndodhet një dashuri e pashoqe për xhaminë. Një vakt namaz e ka falur dhe pret me padurim të vijë vakti tjetër. Një njeri shumë i përkushtuar në faljen e namazit në xhami dhe në ripërtëritjen e sunnetit. Xhamia ujë dhe besimtarët peshq! Si mos ta dojë xhaminë besimtari? Në kohën kur Resulullahu (s.a.u.s) emigroi për në Medine, puna e parë që bëri ishte ndërtimi i një xhamie dhe dhe ai vetë mbajti gurë në supet e tij. Zemra e muslimanëve dhe pulsi i bashkësisë Islame rreh gjithmonë nëpër xhamia. Bashkimi, vëllazëria është aty. Ndihma dhe solidariteti janë aty. Libri i Allahut lexohet aty, emri i Tij përmendet aty dhe njerëzit po prej aty thirren për në shpëtim. Xhamitë janë projektimi i mëshirës që zbret nga Qabja. Mëshira gurgullon në xhami, qetësia zbret në xhami. Ja pra, për këtë arsye besimtarët që kanë dashuri për xhaminë dhe xhematin dhe që ndjejnë dëshirën për shërbim ndaj xhamisë, do të jenë nën hijen e arshit në ditën e kiametit.
Së katërti, Profeti ynë (s.a.u.s) na tregon për ata që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut. Midis tyre nuk ka ndonjë interes të kësaj bote por ka vetëm një miqësi të pastër dhe pa pretendime. Kur bashkohen, bashkohen për hir të Allahut duke shpresuar kënaqësinë e Tij. Madje, edhe kur ndahen, ndahen për hir të Tij dhe shpresojnë kënaqësinë e Tij. Dhe kjo dashuri midis tyre vazhdon deri në fund të jetës. Çfarë ka më me vlerë në jetë se sa një mik i sinqertë? Të dimë që kemi një mik të sinqert dhe besnik, që e duam dhe e duan, na jep një qetësi të madhe shpirtërore. Një pjesë e bukurisë së jetës përbëhet nga miqësia e ngrohtë, nga ajo miqësi që nuk bazohet në interesa...
Në Kur’anin Famëlartë flitet për miq që do të jenë armiq në ditën e kiametit. Mirëpo, miqtë e vërtetë do të jenë larg kësaj. (Zuhruf 43/67) Në një vend tjetër tregohet për dikë që meriton dënimin dhe ky me një pendim të thellë thotë: “Ah sikur të mos isha mik i filanit!” (Furkan 25/28) Sa miqësi e bukur është ajo e të Dërguarit të Allahut (s.a.u.s) me sahabët e Tij si Ebu Bekri dhe Omeri (r.a)! Përfytyroni për pak çaste tabllon e sinqertë që ekspozojnë këta miq të ngrohtë, të cilët bisedojnë të ulur pranë një pusi!
I pesti është ai që i jep një rëndësi të veçantë, nderit dhe namusit. Një grua me pushtet i propozon këtij marrëdhënie të pamoralshme dhe ky e refuzon atë duke thënë, “unë i friksohem Allahut”. Sa virtyt i madh është nderi! Për çfarë virtytesh mund të bëhet fjalë, nëse në një popull ka humbur ndjenjat e nderit dhe namusit!? Ja pra, ajo që na e siguron këtë ndjenjë është devotshmëria. Pra të jesh i vetëdijshëm kundrejt përgjegjsive që ke ndaj Allahut.
Ato që ka jetuar Jusufi (a.s) janë të njëjta me ato që na ka treguar Resulullahu (s.a.u.s). Të gjithë e dimë ndodhinë. Në suren Jusuf ajo jepet me detaje. Mirëpo, përgjigja e atij njeriu të lartë ndaj një propozimi të pamoralshëm është shumë ndikuese: “Allahu më ruajtë nga kjo gjë. Si mund të bëj këtë pasi që Allahu më ka dhuruar këto mirësi.” (Jusuf 12/23) Në rrethin që jetonte Jusufi (a.s), edhe burrat edhe gratë ishin zhytur nga koka tek këmbët në imoralitet. Jusufi (a.s) e pa më të arsyeshme të qëndronte në burg, se sa të jetonte pa ndjenja në një rreth të tillë: “Ai (Jusufi) tha: “O Zoti im, burgu është më i dashur për mua, se sa ajo që ma ofrojnë ato mua...” (Jusuf 12/33) Lutja e Profetit tonë (s.a.u.s) do të na ndihmojë në këto raste : “ Allahu im, dëshiroj prej teje që të jem në rrugë të drejtë, të përqafohem me devotshmërinë dhe të jetoj me nder.” Gjithashtu, edhe zotëruesi i dy dritave në kohën e Profetit, Osmani (r.a), na ndriçon rrugën me ndjesinë e tij të veçantë ndaj nderit dhe turpit!
Për sa i përket të gjashtit, Profeti ynë (s.a.u.s), me këtë nënvizon një pikë të rëndësishme. Pra, dora e majtë e atij që bën mirë nuk duhet të dijë se ç’bën dora e djathtë. Kështu që, ai njeri mirësinë e bën në mënyrë të fshehtë. Sepse qëllimi i tij është vetëm kënaqësia e Allahut. Ai nuk e bën këtë për sy e faqe. Në ajetin e ndershëm shprehet se të japësh haptas është mirë, por të japësh fshehtas është edhe më mirë, (Bakara 2/271). Profeti ynë i dashur, çështjen e fshehtësisë e ka shprehur në një mënyrë shumë interesante, për arsye që ai i cili merr lëmoshë të mos turpërohet midis të tjerëve. Atë që jep dora e djathë të mos e dijë e majta! Sigurisht, edhe njerëzit që marrin lëmoshë kanë një ndjenjë nderi dhe krenarie. Prandaj, kur të jepet, duhet të jepet pa i cënuar ndjenjat e tyre. Ja pra, edhe ata që e kanë këtë ndjesi, do të jenë nën hijen e arshit.
I shtati dhe i fundit është ai që e përmend Allahun dhe të Dërguarin e Tij kur gjëndet i vetmuar. Ky njeri është aq i mbushur me dashuri ndaj Allahut, sa që nga sytë e tij rrjedhin lot. Dashuria hyjnore ia djeg zemrën. Zemra e shuan zjarrin dhe shpirti e ujit tokën me lotët e tij. Kur e përmend Allahun dhe e lexon librin e Tij, zemra i rrënqethet dhe i mbushet me devotshmëri dhe mëshirë. Shpirti i tij fiton butësi dhe pastërti! Edhe Profeti ynë (s.a.u.s) i ka kaluar disa nga netët e Tij i mbytur në lot. Kryen adhurim, lexon Kur’an dhe derdh lot i Dërguari i Allahut (s.a.u.s). Edhe shoku i Tij më i ngushtë Ebu Bekri (r.a) kishte një zemër të tillë. Në mesxhidin që ndërtoi përpara shtëpisë së tij në Mekke, lexonte Kur’an duke qarë. Vajza e tij Aishe (r.a) na e tregon atë si “një njeri me zemër të butë dhe sylagur”. Mirëpo këtë nuk mund ta shpjegosh dot me fjalë, nëse nuk e jeton, nuk e kupton.
Hadithi ynë fillon me materialen dhe mbaron me shpirtëroren. Në këtë fe, rëndësia që i jepet rregullimit të jetës së kësaj bote është po aq e madhe sa edhe rëndësia që i jepet forcimit dhe pasurimit të botës shpirtërore të njeriut. Me këtë hadith, i Dërguari i Allahut (s.a.u.s) na ka paraqitur një manifestim të principeve universale të Islamit. Ky hadith është si një ylber që pasqyron shtatë ngjyrat themelore të diellit Islam. Ai nxjerr në pah ngjyrat që i jep Islami këtyre vlerave, që nga principi i lidhur me shtetin, marrëdhëniet shoqërore, kujdesi që duhet treguar në punë të mira dhe deri tek rëndësia që kanë marrëdhëniet e njeriut me Allahun. Nëse e marrim numrin shtatë si një kuptim figurativ të shumicës, pra simbolin që tregon një sasi të madhe, do të shikojmë se këto pika janë dimensione që zgjaten për tek principet e tjera.

Allahu ju shperbleft per postimin.
7 njerëz të mirë 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
7 njerëz të mirë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: