islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Allahu na bekoft martesat tona
Libri i librave EmptySun 1 Nov 2020 - 22:18 nga Vizitor

» [Shendetesi] Qumshti apo kodi Cili eshte me I mire per mangoes?
Libri i librave EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:14 nga Admin

» (Tregim Islam) POZITIVITETI I STUDENTIT TË UNIVERSITET
Libri i librave EmptyMon 12 Oct 2020 - 0:01 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
Libri i librave EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Libri i librave EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
Libri i librave EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
Libri i librave EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
Libri i librave EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Libri i librave EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
Libri i librave EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
Libri i librave EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
Libri i librave EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Libri i librave EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
Libri i librave EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
Libri i librave EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
Libri i librave EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
Libri i librave EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
Libri i librave EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
Libri i librave EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
Libri i librave EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
Libri i librave EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Libri i librave EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
Libri i librave EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
Libri i librave EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Libri i librave EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
Libri i librave EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
Libri i librave EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
Libri i librave EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
Libri i librave EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
Libri i librave EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
Libri i librave EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
Libri i librave EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
Libri i librave EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
Libri i librave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
Libri i librave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
Libri i librave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
Libri i librave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
Libri i librave EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
Libri i librave EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
Libri i librave EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
22 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 22 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Libri i librave Empty96%Libri i librave Empty
 96% [ 285 ]
2.Vetëm Sabahun
Libri i librave Empty0%Libri i librave Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Libri i librave Empty0%Libri i librave Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Libri i librave Empty0%Libri i librave Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Libri i librave Empty1%Libri i librave Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Libri i librave Empty2%Libri i librave Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 297
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3013 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ProDoctor

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24255 artikuj v 13409 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Libri i librave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8388
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Libri i librave Empty
MesazhTitulli: Libri i librave   Libri i librave EmptySun 20 May 2012 - 10:02

Libri i librave Kurani11

Le ta themi që në kryeherë se libri i librave është Kurani. Mund të tingëllojë radikal ky pohim, aq më tepër në këtë kohë ku qytetërimi ynë materialist është më i gazmendur se kurrë ndonjëherë më parë, që sipas të cilit nuk ka asnjë të vërtetë absolute: Çdo gjë varet, por ky pohim nuk është gjë tjetër vetëm se bindja e njëmendtë e të gjithë atyre që e besojnë këtë libër bashkë me librat e tjerë para tij. Kurani duke qenë i qartë dhe i prerë në atë që kumton, duke mos lënë asnjë tis dyshimi për atë që njëmend kërkon të udhëzohet përmes tij, e sfidoi dhe vazhdon ta sfidojë njerëzimin për të bërë një të barabartë me të (Kurani, 10-38; 28-49); por, Zoti duke qenë i gjithëditur për paaftësinë e njeriut e zbriti këtë sfidë në dhjetë sure ose kapituj (Kurani, 11-13), ndërsa më pas në një kapitull të vetëm (Kurani, 2-23), e në fund vetëm në disa vargje (Kurani, 52-33). Kështu duke dalë pakrahasimisht më superior se çdo inteligjencë njerëzore, Kurani shpalli mrekullinë e tij dhe njëherësh paaftësinë njerëzore duke e nxitur edhe më shumë ngasjen, se, edhe nëse mblidhen sëbashku me njerëzit edhe xhinët nuk kanë për t’ia dalë kurrë që të bëjnë qoftë edhe një ajet të vetëm (Kurani, 17-88). Çdo libër i dalë nga dora e njeriut nuk është gjë tjetër vetëm se gjakim i pavetëdijshëm për të sjellë në jetë një vepër e cila të përthithë e të mbërthejë të gjitha shikimet, thënë ndryshe një libër udhërrëfyes, pasi nuk ka asnjë autor që sado i përunjur të jetë që të mos dojë që vepra e tij të jetë në qendër të vëmendjes, por siç edhe e dimë fort mirë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Nuk ekziston asnjë libër që të mund të jetohet sipas tij. Askush nuk mund të jetojë sipas Platonit ose Kantit, Homerit apo Shekspirit, pavarësisht se këta filozofë dhe poetë kanë lënë një trashëgimi të pashlyeshme për pasardhësit, prapëseprap nuk kanë lënë një modus vivendi, një shembull të prekshëm se si duhet të jetohet.
“Shumë kohë përpara Profetit - paqja qoftë mbi të -, arabët e kishin përsosur artin e tyre letrar dhe kishin arritur shkëlqim të veçantë në të. Aftësia e tyre për të prodhuar vepra me vlera të mëdha letrare ishte e pakrahasueshme me çdo kulturë tjetër. Historia nuk njeh popull tjetër, tek i cili fjala dhe bukuria e saj të kishte po kaq rëndësi. Për arabët, bota ishte çështje jete dhe vdekjeje, harrese dhe përjetësie, lufte dhe paqeje, virtyti dhe vesi, fisnikërie dhe rëndomtësie.
“Ixhaz” është emri që i është dhënë dukurisë së Kuranit për t’i sfiduar të gjithë njerëzit në të gjitha kohërat, por veçanërisht bashkëkohësit arabë të Profetit, për të bërë një vepër që të ishte e barabartë me të në bukuri e përsosmëri. Ai përmban dy elemente: i pari është karakteri prej natyre i Kuranit, i cili, kur perceptohet prej mendjes së aftë për ta perceptuar atë, shkakton ndienjën e mahnitjes, të të qenit i prekur, të të ndierit të vlerave më të larta e më të thella, shkurt, të përballjes së realitetit fatfundësor me të gjitha përvojat shoqëruese për një përballje të tillë. E dyta është të kuptuarit e dallimit që ndan njeriun, perceptuesin, nga Zoti, i perceptuari, një tregues i të cilit është paaftësia e njeriut për të bërë diçka të ngjashme me Kuranin. E para është prej natyre për Kuranin, e dyta për njeriun. Arabët të dytës i thonë thjesht “ixhaz”, dukuri apo ngjarje e të mrekullueshmes; kurse të parën e quajnë “vuxhuh el ixhaz” apo aspekte të mrekullisë së Kuranit”. (Ismail Faruki)
Nëse letërsia si fusha më e epërme që ka arritur njeriu me fjalën e shkruar, përmes ngjarjes na zbulon rregullin, Kurani përmes rregullit përcakton ngjarjen, pra çdo që i duhet të dijë njeriut për të ndërmarrë pozicionin e duhur.
Sfida që Kurani i ka bërë dhe i bën njeriut, në fakt nuk njeh kohë, por është gjithnjë e vazhdueshme. Një dëshmi e dukshme për këtë është forca e Kuranit për t’ua ndryshuar jetën njerëzve duke pranuar Islamin, për t’i bindur ata menjëherë për prejardhjen hyjnore qoftë të tij qoftë të tyre, sepse në thelb njeriu mbetet një qenie thellësisht religjioze, pavarësisht harresave që mund ta kapullojnë atë përgjatë rrugëtimit jetësor. Nuk ka njeri që të lexojë atë që muslimanët kanë shkruar në lidhje me përvojën e tyre me Kuranin, apo që pikas ndikimin e Kuranit mbi ndërgjegjen, jetën dhe mendimet e tyre, dhe të mund të shmangë përfundimin se Kurani është fjala e Zotit zbuluar Profetit Muhamed - paqja qoftë mbi të.
Në të vërtetë, qëllimi i Kuranit dhe i çdo zbulese para tij, nuk është sfida ndaj njeriut, përkundrazi, Kurani është shpërfaqje e madhërishme drejtuar njeriut për të kuptuar jetën dhe ekzistencën duke u ndihur pikërisht nga dituria e pamatë e Atij që dhuntoi çdo ekzistencë, ndërkohë që s’ekzistonte absolutisht asgjë. Muslimanët besojnë që Zoti është i vetmi burim epistemologjik, që përmes Zbulesës i mundësoi njeiut të kuptonte mungesën e çdo rastësie rreth krijimit të jetës, ndërsa nga ana tjetër, duke patur parasysh këtë, mundshmërinë e çdo rastësie - sidomos në trajtën e mitit, legjendës, përrallës etj. - nëse si burim epistemologjik merret një autoritet tjetër veç Zotit. Kurani i jep njeriut aq dituri sa është e mjaftueshme për të njohur Zotin dhe të Dërguarin e Tij, e më pas me anë të kësaj diturie ai është i gatshëm ta farkëtojë këtë botë në kuptim dhe në formë, pasi kjo botë nuk është “mbretëria e djallit”, siç besojnë të krishterët, porse një realitet i pashmangshëm për të humbur ose për të fituar botën tjetër - dhe si e tillë e paanashkalueshme. Pra, në këtë pikë hasim një veçori tjetër të Kuranit, që në fakt nuk gjendet te librat e tjerë, që është të qenurit burim i përhershëm njohurie (epistemologjik) për njeriun. Vetë fjala njohje nënkupton të kutposh ose të qartësohesh për një gjë për të cilën nuk mjafton forca e shqisave për ta kuptuar, që pak a shumë i bie të jetë metafizika, gjithnjë sipas kënvështrimit të filozofisë perëndimore, që Kurani e përshenjon me fjalën gajb. E gjithë sa më sipër, nënkupton që njeriu nuk mund ta njohë Zotin dhe asgjë tjetër përtejësore (në kutpimin e pamundësisë së arsyes dhe shqisave për ta kapur), vetëmse duke iu drejtuar fjalës së Zotit, dija e të cilit nuk njeh kufij, dhe siç u përmend edhe më lart, i jep njeriut aq dituri sa ç’është e nevojshme për të kuptuar atë që i duhet të kuptojë, pasi fatkeqësisht një problem tjetër i njeriut modern është se nuk e di edhe se çfarë duhet të kuptojë! Edhe në këtë pikë Kurani e ka dhënë zgjidhjen, madje që në vargjet e para hyrëse: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmshirshmit, Mëshireplotit, Sunduesit të ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! (El-Fatiha, 1-5)
Kurani në mënyrë tejet mbresëlënëse i ofron çdocilit atë që i duhet dhe sidomos aq sa i duhet, duke iu drejtuar thjeshtë “atyre që mendojnë”, pra intelektit. Çdokush mund të gjejë atë që kërkon në këtë libër, mrekullitë e të cilit nuk kanë të sosur, pavarësisht besimit, gjinisë, moshës, kombësisë apo ndonjë dallimi tjetër, pasi kumti kuranor është i gjithëbotshëm.
Një tjetër veçori e këtij libri është se, ndryshe nga profetët e hershëm, profetësia dhe zbulesat e të cilëve u ngritën përmes thyerjeve të ligjeve të natyrës (d.m.th. përmes kapërcimit të fuqive epistemike të vetëdijes njerëzore), Kurani ua paraqiste “mrekullinë” e tij vetë atyre fuqive që ishin të afta ta kuptonin atë dhe i ftonte ato që ta vlerësonin dhe ta pohonin me kujdes këtë mrekulli apo prejardhjen e tij hyjnore. Thirrja e tij i drejtohej të menduarit dhe të arsyetuarit si dy entitete qenësore të njeriut. Ndërsa zbulesat e tjera e “shtrëngonin” ndërgjegjen përmes thyerjeve të ligjit të natyrës nga ana e tyre, Kurani e bindte atë përmes përmbushjes së asaj çka arsyeja më së tepërmi priste të përmbushej. Kjo është arsyeja se pse natyra e mrekullueshme e Kuranit u bë subjekt studimi dhe analize nga shumë e shumë studiues, por natyrisht edhe nga njerëz të thjeshtë. Një mrekulli fizike si e Moisiut apo e Jezusit thjesht i trondiste shikuesit. Një mrekulli e tyre ishte, për nga natyra e saj, përtej arsyetimit dhe përtej diskutimit. Kurani troket tek arsyeja e njeriut, pra është pranë njeriut, madje më pranë se ç’mund të imagjinohet. Çdo arsyetim të shpie te ky përfundim, ndërsa refuzimi vetëm e mbulon këtë realitet, por nuk e shmang dot: ky është thelbi i mosbesimit, ilaçi i të cilit besoj që sapo është treguar: thjeshtë duhet pak guxim për ta përdorur.

Allahu ju shperbleft per postimin.
Libri i librave 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
Libri i librave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Kur`ani :: Kur`an-
Kërce tek: