islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 28 Misafir Sevdail Jakupi dhe Halil Avduli
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 22 May 2020 - 6:50 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir dita e 11 Misafir Muhammedxhemil Hoxha,Nuran Havziu
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 20 May 2020 - 7:00 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallare Misafir Dita e 26 (Nata e Kadrit) Misafir Dr Zekerija Bajrami,Hfz Samet Serani,Miraxh Islami dhe Hfz.Hamza Demiri
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 20 May 2020 - 6:49 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 25 Misafir Hoxhë Burim ef Sherifi,Xhavit Saliji,Bajram Ferati
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 20 May 2020 - 6:40 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 24 Misafir Hoxhë Mahmud ef Emini
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 20 May 2020 - 6:38 nga Admin

» Derset e ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 23 misafir Teolog Sali Shasivari
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyTue 19 May 2020 - 5:48 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 24 Misafir Hoxhë: Mahmud ef Emini
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptySun 17 May 2020 - 6:39 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita 22 Misafir Hoxhë Emin ef Mahmudi
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptySat 16 May 2020 - 5:55 nga Admin

» Foto Informim Derset e Ramazanit live ne fb Dita e 22 Misafir Emin ef. Mahmudi
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 15 May 2020 - 16:41 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 16 Misafir Hoxhë Ejub ef Pantin
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 15 May 2020 - 6:35 nga Admin

» Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 21 Misafir Mr Mixhit Osmani Tema “Roli i agjërimit ne ngritjen e vetedijes fetare dhe shpirterore.
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 15 May 2020 - 5:52 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me Hoxhallar misafir Dita e 17 ku misafire ishin dy Hoxhallar Hoxhë Besim Abduli dhe Hoxhë: Shaban ef.Tairi
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyThu 14 May 2020 - 7:17 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 18 i ftuar hoxhe Eroll ef Nesimi
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyThu 14 May 2020 - 7:14 nga Admin

» (Video Ligjerata të Ramazanit 2020) Derset e Ramazanit me hoxhallarë misafir Dita e 19 Misafir Hoxhë Eduard Thartori Kavajë Shqipëri Tema: "Fillimet e shtetit Musliman" Misafir me Kuran Student: Vesel Sylejmani
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyThu 14 May 2020 - 7:11 nga Admin

» (Video Ligjerata) Derset e Ramazanit me hoxhallar misafir Dita e 20 Misafir Sevgani Asani me temë: "Besnikria në islam" të mbajtura live në fb Si dhe Nuran ef Havziu dhe Xhelil e Bekim Havziu me Kuran dhe ilahi.
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyThu 14 May 2020 - 7:06 nga Admin

» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 13 May 2020 - 6:26 nga Admin

» Agjërimi i zemrës
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptySat 9 May 2020 - 8:52 nga Agim Tanushi

» Vargje te Fatmir Mujes
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyTue 5 May 2020 - 19:04 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptySun 3 May 2020 - 8:54 nga Agim Tanushi

» Minibiografi e disa prej sahabëve radijallahu anhum.
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 1 May 2020 - 7:43 nga Agim Tanushi

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 24 Apr 2020 - 4:56 nga Admin

» Nje Ramazan ndryshe!
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyThu 23 Apr 2020 - 16:39 nga Admin

» A do të agjërosh Ramazanin 2020?
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyThu 23 Apr 2020 - 5:23 nga Admin

» Kurani me shkronjat Latine/Suretu Jasiin
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:23 nga Admin

» Kuran me shkronja Latine Suret e fundit
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyTue 21 Apr 2020 - 20:20 nga Admin

» [Nje analiz Islame mbi gjendhen aktuale] Nga r. Muhamed Ratib en-Nabulsi
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:46 nga Admin

» [Nje analiz Laike mbi gjendjen aktuale] Dy mendje franceze për botën pas Corona-s: Ç’do të ndodhë me ekonominë, tregun, gjeopolitikën, globalizimin
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyThu 16 Apr 2020 - 6:43 nga Admin

» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] FMN: Bota po përballet me recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:41 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:40 nga Admin

» [Lajme Ditore] Gjermania ende nuk ka frenuar COVID-19 përkundër përparimit
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyWed 15 Apr 2020 - 5:38 nga Admin

» Muslimani eshte vella i muslimanit
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyTue 14 Apr 2020 - 19:39 nga Admin

» Rissi Risi-----Shkarko aplikacionin e Forumit dhe instalo në Telefonin tuaj!
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptySat 11 Apr 2020 - 7:10 nga Admin

» [Lajmet Ditore] BE-ja do të miratojë pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për COVID-19
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 10 Apr 2020 - 20:05 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Rikthimi i epidemisë? Ekspertët kinezë: Nuk është i mundur
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptyFri 10 Apr 2020 - 19:56 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
15 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 15 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3012 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Alfred Dosku

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24252 artikuj v 13406 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8386
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 38
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE Empty
MesazhTitulli: DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE   DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptySat 19 May 2012 - 10:23

DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE 224166_224460557567481_211199895560214_1053175_6741476_n
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Allahu krijoi jetën dhe vdekjen, për t'i provuar njerëzit se kush prej tyre do të veprojë më mirë, kurse besimin në caktimin e Allahut e bëri shtyllë prej shtyllave të besimit. Nuk lëviz apo qetësohet asgjë në tokë përveç se me lejen dhe me vullnetin e Allahut dhe çdo krijesë në këtë rruzull tokësor nuk ekziston përveç se me caktimin dhe urdhrin e Tij. Dynjaja është e tejmbushur me brenga e turbullira, vështirësi e fatkeqësi, sprova e pengesa që i përngjajnë të nxehtit dhe të ftohtit dhe të cilave robi i Allahut nuk mundet t'i ik e as t'i shpëton asnjëherë: "Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave". Bekare 155. Nëpërmjet sprovave del në shesh i sinqerti dhe rrenacaku: "Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë "Ne besojmë", pa u vënë në provë?!". Ankebut 2, dhe shpirti nuk pastrohet vetëm se me sprovim dhe belat janë ato që i dallojnë burrat. Ibën Xheuzij, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Ai i cili dëshiron që të ketë shëndet dhe siguri të vazhdueshme pa u mos sprovuar, ai nuk e ka kuptuar realitetin e vështirësive të jetës dhe realitetin e shëndetit".

Patjetër që çdo shpirt t'i shijon dhembjet e jetës, pa marrë parasysh a besoi apo mohoi. Jeta është e bazuar mbi vështirësi dhe rreziqe dhe njeriu patjetër do të ballafaqohet me to. Besimtari sprovohet që të pastrohet prej mëkateve e jo të dënohet edhe atë në mirësi e vështirësi: "Ne i vumë në provë ata me mirësi dhe fatkeqësi, me qëllim që të ktheheshin (në rrugë të drejtë)". Earaf 168. Ekziston mundësia që nëpërmjet asaj që e urren të arrijë e mira dhe ekziston mundësia që nëpërmjet asaj që e donë të arrijë e keqja, prandaj mos u siguro se nuk do të vjen e keqja prej të mirës dhe mos u dëshpëro se nuk do të vijë e mira prej të keqes. Allahu, azze ue xhel, thotë: "Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini". Bekare 216.

Përgatite veten për ardhjen e belave para se të ndodhin, se ato kur të godasin duke qenë i përgatitur, është më lehtë për ty që t'i ballafaqohesh. Mos u dëshpëro dhe mos u zemëro prej sprovave e ta nxjerrësh ndonjë fjalë prej goje se ndoshta ajo fjalë do të jetë shkak i shkatërrimit tënd. Besimtari i sinqertë në momentet më të rënda është i përqendruar dhe i vendosur, zemra e tij nuk ndërrohet e as gjuha e tij nuk ankohet. Lehtësoja vetes fatkeqësitë me rikujtimin e shpërblimit të dynjasë dhe ahiretit që ato t'i përballosh pa u mos ankuar dhe bën durim në to dhe mos i shfaq haptazi ato për shkak se armiku kur e sheh se fatkeqësitë të kanë kapluar kënaqet fort dhe gëzohet shumë. Fshehja e sprovave dhe belave është prej vetive dhe zakoneve të njerëzve të dalluar dhe duke bërë durim në to ato sa më shpejtë largohen. Qëllimi prej fatkeqësive është që ti të bësh durim vetëm disa ditë të numëruara dhe dije se njerëzit nuk janë shkatërruar vetëm se nga humbja e durimit, kurse durimtarët janë shpërblyer me shpërblimet më të mira: "Ne do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë". Nahl 96. Dhe ato do të jenë të dyfishuara: "Atyre do t’u jepet shpërblim i dyfishtë, për shkak të durimit që kanë treguar". Kasas 54. Madje ato do të jenë të dyfishuara pa llogari dhe Allahu do të jetë me ta, kurse lehtësimi dhe fitorja do të jenë të varur nga durimi i tyre.

O ti i sprovuar, Allahu nuk t'i ka marrë të mirat vetëm se për t'i shtuar ato, nuk të ka sjellë fatkeqësi vetëm se për t'i falur mëkatet dhe nuk të ka vënë në sprovë vetëm se për të bërë prej të zgjedhurve. Njeriu sprovohet me begati dhe begatohet me fatkeqësi, për këtë arsye nëse Allahu prej urtësisë së Tij ta mbyll një rrugë prej rrugëve të Tij dije se me mëshirën e Tij ta hap një rrugë tjetër e cila është shumë më e dobishme për ty. Nëpërmjet fatkeqësive dhe belave njerëzve të mirë u ngritën pozitat dhe u shtohen shpërblimet. Sad ibën Ebi Vekas, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na përcjell se e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, se cilët prej njerëzve më së shumti sprovohen dhe ai u përgjigj se: "Pejgamberët, pastaj njerëzit e mirë, pastaj ata të ngjashëm me ta dhe të ngjashëm me ta (ose njerëzit të cilët janë shembull në këtë.) Njeriu do të sprovohet sipas fesë se tij; nëse në fenë e tij ka fuqi do t'i shtohen sprovat, ndërsa, nëse është i butë në fe, do t'i zvogëlohen edhe sprovat. Kështu, besimtari do të sprovohet pandërprerë deri sa të ec nëpër tokë i pastër nga gjynahet".

Rruga e sprovave është vendkalim i rëndë. Ademi, alejhi selam, në të u lodh e u mundua, Ibrahimi, alejhi selam, u hodh në zjarr, kurse të birin e tij Ismailin e shtriu që ta ther për kurban, Junusin, alejhi selam, e gëlltiti peshku, Ejubin, alejhi selam, e goditi sëmundja e varfëria, Jusufi, alejhi selam, u shit për pak të holla, u hodh në bunar e pastaj u mbyll edhe në burg padrejtësisht, Muhamedi, alejhi salatu ue selam, u sprovua me sprova të ndryshme dhe mos harro se edhe ti je duke ecur në këtë rrugë, rrugën e belave dhe sprovave. Disa prej dijetarëve thonë se: "Allahu atë që e ka krijuar për në xhenet i vijnë fatkeqësitë vazhdimisht".

Sprova më e madhe dhe më e rëndë është ajo në fe, kurse sprovat e tjera janë mëshirë dhe falje mëkatesh, nëpërmjet tyre ngritën gradat dhe pastrohen gjynahet. Mos u mërzit për atë që të kaloi prej dynjasë për arsye se ajo do të zëvendësohet madje edhe me më mirë. Preokupohu me atë që të bën dobi dhe dije se po mos të kishte qenë sprova nuk do t'ia dije vlerën rehatisë e sigurisë, shëndetit e mirësisë. Asnjëherë mos u zemëro me caktimin e Allahut dhe mos thuaj se pse unë sprovohen e tjetri nuk sprovohet për shkak se Allahu i zgjedh për t'i sprovuar ata që i donë dhe ata që prej mëkateve dëshiron t'i pastron. Mos i humb shpresat në Allahun dhe dije se brenga e fundit është fillimi i lehtësimit dhe se pas çdo vështirësie vinë dy lehtësime.

Jakupi, alejhi selam, kur e humbi Jusufin dhe kjo zgjati një periudhë të gjatë nuk u dëshpërua aspak se do të i vijë lehtësimi e shpëtimi dhe më vonë kur e humbi edhe birin e tjetër nuk i humbi shpresat në Allahun por tha shpresoj se Allahu do të m'i kthejë të gjitha, sepse Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Nëse belat shtohen e sprovat rëndohen e ditët vështirësohen dhe ty të gjitha rrugëdaljet të mbyllen, prite natën kur të terrohet dhe njerëzit të flenë dhe ngriti duart e tua kah qielli me frikërespekt dhe shpresë e bindje dhe lutju Fisnikut e Bujarit që brengat t'i largon, problemet t'i lehtëson dhe nëse bindja është e fortë dhe zemra është prezentë në dua atëherë thirrja nuk do të refuzohet prej të madhit Allah: "A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen". Neml 62.

Mbështetu në Allahun që ka mundësi të bën çka të donë dhe drejtoju Atij me zemër të frikësuar që t'i hap të gjitha dyert. Fudajl ibën Ijadi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Nëse je i dëshpëruar prej krijesave dhe nuk do prej tyre asgjë drejtoju Allahut se Ai do të jep çdo gjë". Ibrahimi, alejhi selam, i la Haxheren dhe Ismailin në Meke të vetëm pa ujë pa ushqim dhe Mekja në atë kohë ishte e thatë pa burime uji dhe ushqime dhe e urdhëroi familjen e tij ta falin namazin dhe ta japin zeqatin dhe Allahu i furnizoi me ujë dhe ushqim dhe Ismailin e bëri një prej të zgjedhurve të Tij. Junusin, alejhi selam, nuk e harroi kur e thirri nga errësira e barkut të peshkut i penduar dhe tha: "S’ka të adhuruar tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!" Enbija 87. Dijetarët thonë se nuk e thotë këtë lutje ndonjë prej të sprovuarve vetëm se Allahu ia largon belat dhe sprovën e tij. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë është vërtetuar se ai që e thotë lutjen e Ejubit, alejhi selam: "Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!" Enbija 83, shtatë herë, Allahu ia largon fatkeqësinë e tij.

Lidhe shpresën tënde për Allahun drejtoju Atij dhe kërko prej Tij falje e shpëtim, largoju prej lutjeve të njerëzve dhe lutju Krijuesit të njerëzve. Tento që lutjet e tua t'i drejtosh në kohët kur pranohen duatë si në Razz, pjesën e tretë të natës, mes ezanit e ikametit dhe mos u dëshpëro prej mëshirës së Allahut edhe nëse zgjat belaja se lehtësimi është shumë afër. Adhuroje Allahun me lutje e me durim dhe kërko prej Atij që i hap të gjitha dyert dhe është Fisnik dhe nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij dhe dije se Ai është Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron. Zekerija, alejhi selam, kur e arriti pleqërinë e thellë iu dhurua Jahja, i cili u bë Pejgamber i Allahut dhe i dalluari i njerëzve. Ibrahimi, alejhi selam, u përgëzua në pleqëri me fëmi dhe gruaja e tij tha se si do të lindi unë kur jam sterile dhe jemi pleq, por Allahu vepron atë çka dëshiron.

Nëse risku të pakësohet shpeshtoje pendimin dhe istigfarin, se mëkatet janë shkak i dënimeve. Nëse e sheh se duatë e tua nuk pranohen ndoshta nuk ke qenë i sinqertë në pendim tënd, për këtë arsye përmisoje atë dhe drejtohu me dua se nuk ka bujar më të madh dhe më dorëdhënës se sa Allahu, azze ue xhel. Shpeshtoje dhënien e lëmoshës për arsye se lëmosha e largon dhe të mbron prej belasë. Nëse sprovat të largohen dhe belat të pakësohen shpeshtoje falënderimin ndaj Allahut dhe dije se mos falënderimi në kohën e rehatisë dhe sigurisë është prej sprovave më të mëdha.

Koha nuk mbetet gjithmonë e njëjtë dhe i lumtur është ai që pajiset me devotshmëri. Nëse pasurohet ajo e zbukuron, nëse varfërohet ajo i mjafton dhe nëse sprovohet ajo e dekoron, për këtë arsye pajisu me devotshmëri në çdo gjendje dhe dije se për shkak të saj në vështirësi nuk sheh vetëm se lehtësim, në sëmundje nuk sheh vetëm se shërim dhe në varfëri nuk sheh vetëm se pasurim. Çdo gjë që të godet vjen prej Allahut dhe e jotja mbetet që të pajtohesh me të, të jesh i kënaqur me caktimin Allahut dhe t'i mbështetesh Atij: "Thuaj: "Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!". Teube 51.

Shurejhi, Allahu e mëshiroftë, thonte: "Nuk është sprovuar robi me ndonjë sprovë dhe vetëm se prej saj i ka fituar tri begati: Ajo nuk ka qenë në fenë e tij, nuk ka qenë më e madhe se sprova e mëhershme dhe se ajo është dashtë patjetër të ndodhë dhe se ajo edhe më herët ka qenë".

E lus Allahun e Madhërishëm që brengat t'i largon, problemet t'i lehtëson, sprovat t'i zëvendëson me diçka më të mirë dhe nëpërmjet saj gradat t'i lartëson në dynja dhe ahiret.
nga arabishtja: Irfan JAHIU

Allahu ju shperbleft per postimin.
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
Albana...
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Albana...

Numri i postimeve : 167
Data e regjistrimit : 19/02/2012
Mosha : 24
Nacionaliteti-Sheti : Prizren :)

DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE Empty
MesazhTitulli: Re: DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE   DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE EmptySat 19 May 2012 - 12:54

Shume teme e qelluar...All-llahu,inshAll-llah iu shperblen me Xhen-net! All-llahu xh.sh.i sprovon me sprovat me te renda robin qe e don,robin qe eshte durimtar dhe robin qe nuk devijon nga rruga e drejte....I pikelluar eshte ai qe,durimin humb kur flet,kur degjon dhe kur nuk arrin diqka qe e ka dashur shume ate gje.I pikelluar eshte ai qe ne zemren e tij nuk ka shume iman,por ne ate zemer dominon frika per te besuar....!Sprovat vijne nga i Madhi Zot,ndersa pikellimin vet ne e ngarkojme mbi trupin tone,duke mos ditur cfare te bejme,kur jemi te pikelluar...por nje gje e dime se,Kur`ani eshte qetesim dhe ushqim per shpirtin e njeriut(shpirtin tone).Dhe inshAll-llah,All-llahu ia largon Pikellimin dhe ia shton Sabrin te sprovuarit.(AMIN)DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE 483844
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.islamieshtedrit.com
 
DEDIKUAR TË SPROVUARVE DHE TË PIKËLLUARVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: