| Filmi me i ri ne forum | Filmi Imam Buhariu |
| Statistikat | Forumi ka 2707 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri nusha
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 21393 artikuj v 10974 temat
|
| Albumet me ilahije 2012 |
|
| Kush është në linjë | 20 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 20 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 151 më Thu 19 Jul 2012 - 23:23
|
|
Dobite e Aloe Vera
5
5
2
| | Autori | Mesazh |
|---|
toleranca Mysafirët e rregullt


Numri i postimeve: 5 Data e regjistrimit: 05/02/2011
 | Titulli: Dobite e Aloe Vera Mon 7 Feb 2011 - 21:46 | |
| Aloe Vera (arab. ulva; sabir)Kajs bin Rafi' el-Kajsi ka treguar që i dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka thënë: "Agava (lat. Aloe Vera) dhe pulikthi me xhunga (lat. Senecio) i familjes Asteraceae jane ilace për sëmundje". Ummu Seleme ka treguar se pas vdekjes së Ebu Selemesë, tek ajo kishte shkuar për vizitë i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., dhe atë ditë ajo e kishte lyer fytyrën me lëngun e freskët të Aloes. I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., e kishte pyetur: "Cfarë ndodhi, oj Seleme?" Ajo u përgjigj: "Ky është vetëm lëng i Aloes me të cilin e kam lyer fytyrën për freskim (për ta zbutur), o i Dërguar i All-llahut, dhe nuk ka aromë". Ai i tha: "Ai i tkurr indet natën, e jo gjatë ditës". Aloe Vera (agaveja) është e nxehtë dhe e thatë në shkallën e dytë. Nga ajo njeriu ka dobi të shumta, sidomos nënlloji i Aloes indiane. Ajo neutralizon tepricat e mbledhura të vrerit të verdhë (bilurubina) në tru, të cilat ndonjëherë ndikojnë dëmshëm në nervin e syrit (N. opticus). Masazhi i ballit dhe kokës me masën që është përfituar nga përzierja e vajit të aloes me vajin e trëndafilit mënjanon dhembjen e kokës, shëron të thatin (furunkulet) në hundë, inflamacionet dhe të thatin në gojë. Ajo mënjanon inflamacionet dhe gëlqerosjet në mëlci dhe zbut depresionin dhe melankolinë. Nënlloji i Aloes persiane e rrit mendjemprehtësinë dhe gjallëron zemrën. Në qoftë se pihen dy lugë të bimës Aloja, që i kemi hedhur në një gotë ujë, kjo ndihmon pastrimin e sekrecioneve të prishura të trupit, të vrerit, të mukusit të tepërt që krijohet në lukth, dhe mënjanon ndjenjën e rreme të urisë. Pirja e lëngut të ALOES kur bën ftohtë mund të shkaktojë irritim (ngasmim) të vrerit, gjakderdhje (melaena - nevojë me ngjyrë të zezë). Aloe Vera mënjanon verdhëzën dhe ndihmon gjithashtu në shërimin e ulcerës në zorrë, shëron tajitjen nga kapakët e syrit dhe mënjanon gurët në veshka. Përzierja e Alojes me ilace bën që të shfaqen pasojat e tyre të dëmshme.Sot në botë përdoret Aloja Vera e përpunuar nga një lloj kaktusi amerikan, i cili përpunim bëhet në laboratore të sofistikuara. është i pranishëm në 56 shtete të botës dhe ka mbi 5.500.000 distributorë. Deri më tani Aloja Vera është njohur vetëm si shtojcë në kozmetikë. Pas përdorimit dhe përvojës së përdoruesve, u dëshmua se kjo bimë e cuditshme ekzotike ka veti të jashtëzakonshme shëruese. Praktika mjekësore ka vërtetuar se gati nuk ka pjesë të saj që nuk mund të përdoret. Xhelatina e Aloe Vera e bën të mundur një shfrytëzim më të mirë të materieve ushqyese, përthithje më të mirë të ilaceve, pengon ose zbut ndikimet e padëshirueshme gjatë përdorimit të ilaceve (neverinë, dhembjen e kokës, plogështinë, molisjen etj.), përdoret në kemoterapi, rrezatim, citostatikë (ilace kundër kancerit). Autorë të shumtë kanë vërtetuar se xhelatina e Aloe Vera është e përshtatshme të përdoret në rastet me verdhëz, në inflamacionet e tëmblit, pankreasit dhe zorrës së trashë. Pastaj përdorimi i saj normalizon punën e gjëndrës mbrojtëse (gl. thyroidea), pastron gjakun, rregullon shtypjen e lartë të gjakut, venat e zgjeruara, prostatën, cirozën e mëlcisë dhe tumoret. Në gjethet e Alojes gjenden materie vepruese-alkaloide që kanë veti fitoterapeutike.*Teksti është i marrë nga libri: " Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s." faqe 302-304", Autorë: Ibn Kajjim el-Xhevziper me shume lexoni ne linkun e meposhtem http://www.aloecaj.info |
|  | | toleranca Mysafirët e rregullt


Numri i postimeve: 5 Data e regjistrimit: 05/02/2011
 | Titulli: Çaj Aloe Vera dhe Ndikimet e saj pozitive ne organizem!!! Mon 7 Feb 2011 - 22:11 | |
| Çaji Aloe Vera ka ndikim të madhë në organizmin tonë dhe ndihmon shumë për çdonjerin prej neve. Shije e këndshme dhe të përkryer jep përzierja e KANELLËS KINEZE, lëvozhgës nga PORTOKALLI, që përmban sasi të madhe të VITAMINËS C, KARANFILËZA erëkëndëshëm nga Hungaria, spec i bluar, ÇAJ KINEZ, KARDAMON, ANIS, LULESHQERRA (kamomilë), gjethet e manave dhe SILVESTRA GINAREME. Këtë shije shumë të këndshmë dhe të dashur për çdonjërin prej neve e plotëson lulja e ALOE VERËS e në këtë përfundon çaji më i mirë që mund të ofrohet nga NATYRA. Ndikimet mjekuese të bimëve që ndodhen në këtë përzierje, sipas literaturës profesioanle janë këta: 1. KANELLA - nxit funksionimin e organizmit me ndikim antiseptik, pengon trullosjen, përmirëson tretjen, nxit punën e zorrëve, zvoglon shtangimin, ndihmon në menjanimin e këpurdhave, ka ndikim stimulativ, forcon apetitin, zvoglon gjakderdhjen, rrit temperaturën e trupit, nxit ndalimin e lotëve. 2. KARANILËZI - përmirëson shijen, deizfekton lukthin dhe zorrët, përmirëson disponimin e përgjithshëm.3. SPEC I BLUAR KAJEN -ndikon në rast të lukthit të dobët e kundër fryerjes. Zbut dhembjet në muskuj e nyje4. XHUMBIRI normalizon pengesat në drejtpeshim, zbut ndjenjën e mundimit, zbut shtangimet e barkut, zbut shtangimet për shkak të problemeve gjinekologjike, zbut ndikimin e stresit, zvoglon nivelin e kolesterolit, ul tensionin e lartë të gjakut, pengon lajmërimin e e trombeve, zvoglon aritmin e zemrës. 5. KARDAMON arrin tretjen e ushqimit dhe bënë nxitjen e shijes më të mirë. 6. ANISI zbut simptomet e bronhitisit, zvoglon kollin, përmirëson frymëmarrjen, nxit tjetjen, normalizon problemet gjinekologjike dhe problemet e klimaksit, ndihmon në rastin e problemeve të prostatës.7. LULESHQERA (kamomilë) përmirëson tretjen, qetëson dhembjet në muskuj, zbut dhembjet, shëron të thatin, qetëson shtangimet e muskujve të mitrës, qetëson sistemin qendror nervor, pengon llojet e kolljeve të ndryshme, eliminon këpurdhat, pengon infeksionet. 8. GIMNEMA SILVESTRE ka rolin e stimulatorit, ndikon në mënyrë laksative dhe diaretike, neutralizon sasinë e tepërt të sheqerit, regjeneron qelizat e membranat e lukthit. për më shumë lexoni në linkun e mëposhtëmhttp://www.aloecaj.info |
|  | | |
Similar topics |  |
|
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |