islami është dritë

Ata me gojat e tyre mundohen që ta shuajn dritën e Allahut, por Allahu e përhap dritën e Tij edhe pse nuk e duan pabesimtarët (Kur`an)
 
PortalForumiPytësoriKërkoIdentifikohuRegjistrohuCalendarTemate  ditësNdihmo

 



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Këshilli mysliman i Britanisë: Sulmi s'ka të bëjë me Islamin
Yesterday at 19:45 nga Admin

» Sulm në Londër, vritet ushtari britanik
Yesterday at 16:31 nga Admin

» ** Ajet i Dites**
Yesterday at 14:05 nga Mr.Uzeir-Ibrahimi

» Përgaditje për Ramazan
Yesterday at 2:10 nga nisoncleo

» Nën hijen e ajeteve të agjërimit
Yesterday at 2:10 nga nisoncleo

» Shtatë momente që melaqet luten për ty
Wed 22 May 2013 - 15:48 nga Mr.Uzeir-Ibrahimi

» Myftiu Saudit thirrjet për Xhihad në Siri i quan tradhti ndaj shtetit dhe atdheut
Tue 21 May 2013 - 23:45 nga Shemsi

» Shqipëri: Ligji ndalon kazinot pranë objekteve fetare...
Tue 21 May 2013 - 23:34 nga Admin

» Imamët britanik ngrejnë zërin kundër martesave të homoseksualëve
Tue 21 May 2013 - 23:31 nga Admin

» pershendetje
Tue 21 May 2013 - 1:50 nga Vizitor

» KAFEJA E ITHËT DHE FEJESA E VAJZËS
Mon 20 May 2013 - 17:45 nga Admin

» LUTJET E HATIBIT TË XHUMASË NDËR VITE
Mon 20 May 2013 - 17:43 nga Admin

» Iran Teheran: Muslimanëve suni nuk u lejohet ndërtimi i xhamive
Mon 20 May 2013 - 17:36 nga Admin

» Njeriu i cili çdo ditë gjurmon mbeturinat për të mbledhur pjesët e Kur’anit
Mon 20 May 2013 - 17:33 nga Admin

» Tregim këshillues për Muhamed Aliun: "Kam frikë se nuk do të hyjë në Xhennet"
Mon 20 May 2013 - 17:27 nga Admin

» Ushtria e Asadit dhe Hezbollahu vazhdojnë ofensivën në Kusejr
Mon 20 May 2013 - 17:22 nga Admin

» Franca blen dronë për pushtimin në Mali
Mon 20 May 2013 - 17:20 nga Admin

» Palestina: Izraeli po vjedh resurset tona
Mon 20 May 2013 - 17:19 nga Admin

» Kajro, banorët nuk e duan alkoolin
Mon 20 May 2013 - 17:16 nga Admin

» FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA!!
Sun 19 May 2013 - 23:36 nga Admin

» Tunizi: Situatë e tensionuar mes qeverisë dhe selefijëve
Sun 19 May 2013 - 23:32 nga Admin

» Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Sun 19 May 2013 - 23:29 nga Admin

» Mesoni kete lutje..dhe thuani cdo dit ..dhe fitoni xhenetin
Sun 19 May 2013 - 23:26 nga rezarta

» Irani ekzekuton spiunët
Sun 19 May 2013 - 23:26 nga Admin

» Sali Berisha takon krerët e Bashkësive Islame të Ballkanit
Sun 19 May 2013 - 23:25 nga Admin

» 89 të vrarë nga regjimi sirian
Sun 19 May 2013 - 23:23 nga Admin

» Asad: Nuk tërhiqem
Sun 19 May 2013 - 23:21 nga Admin

» Ballkan, shtohet interesimi per ushqimet hallall
Sun 19 May 2013 - 23:19 nga Admin

» EMOCIONALE -All-llah na forco në varr-Dr.Shefqet Krasniqi
Sun 19 May 2013 - 12:43 nga aksaja

» Britani, krishterimi në rënie drastike
Sun 19 May 2013 - 10:20 nga Admin

» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 8) prej fillimit të upladuara
Fri 17 May 2013 - 8:10 nga Admin

» Një sexhde në thellësi të detit
Thu 16 May 2013 - 17:32 nga Admin

» Në Sarajevë hapet panairi dhe forumi i parë hallall
Thu 16 May 2013 - 16:57 nga Admin

» Në Danimarkë muslimanët kontrollojnë kualitetin hallall
Thu 16 May 2013 - 16:47 nga Admin

» Fiku pema e Parajsës (Xhenetit)
Thu 16 May 2013 - 16:18 nga Admin

» Ç'është nata e Regaibit?
Thu 16 May 2013 - 15:40 nga Mr.Uzeir-Ibrahimi

» A janë fetarë njerëz të tillë?
Thu 16 May 2013 - 10:08 nga Admin

» Turkish Airlines u ndalon stjuardesave grimin e tepruar
Wed 15 May 2013 - 23:08 nga Admin

» Ribery: Unë jam musliman dhe nuk pi alkool
Wed 15 May 2013 - 23:06 nga Admin

» Hungari, ekspozitë për pesë shtyllat e Islamit
Wed 15 May 2013 - 23:00 nga Admin

Së shpejti në Forum
Filmi Imam Buhariu

Statistikat
Forumi ka 2685 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri albi180

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 21238 artikuj v 10834 temat
Albumet me ilahije 2012
 
Afif Osmani
(Allahun Falënderoj)
       Aem Ramadani
     "Kollazh me ilahi"
               2012
Flamur Kasami
(Lotët e mëkatit)
Sulejman Sejdiu
(Jetimi 2010-2011)

Abdulgani Fazliu
(Allah unë për Ty jetoj)

Vllezrit Xhaferi

 (Gurbetqari 2011)
  Nusret Kurtishi
  (Ramazani 2011)
 
    Driton Salihu
(ALbum me ilahije 2011)
 
  Adem Ramadnai
(Kjo dunja si bora n`diell)
          2011
Sondazh
Si i kaloni tre muajt?
 1.Agjëroj nafile.
 2.Agjëroj borxhet.
 3.Agjëroj të adaptohem.
 4.Pendohem.
 5.Normal si krejt muajt.
 6.I shtoj ibadetet.
Shiko rezultatin
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Tastatura Arabe
Gjeje Kiblen
Kush është në linjë
12 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 12 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 151 më Thu 19 Jul 2012 - 23:23
Share | .
 

 Vaji i Ullirit dhe ulliri.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Vaji i Ullirit dhe ulliri.   Thu 10 Dec 2009 - 16:31

Vaji i Ullirit dhe ulliri.
Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”
Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20)
Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues: “Çdo lloj ulliri është për ju, prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë probleme me hemorroide.”
Pejgamberi s.a.u.s këshillon pirjen e vajit të ullirit nga të sëmurët me pneoumoni. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndhuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Ulliri mbrojtės i zemrės   Wed 23 Dec 2009 - 1:59

“All-llahu është dritë (ndricues, udhëzues ) i qiejve dhe i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të ) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes dhe as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembull për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.”- (Sure En Nur- 35)

“Pasha fikun dhe ullirin!”- (Sure Tin - 1)

Kur’ani e përmend shpesh ullirin, pasi se është një pemë e bekuar, e shenjtë te të gjithë popujt që e popullojnë brigjet e detit Mesdhe, që prej kohëve të lashta. Tek këta popuj, ulliri ishte simbol i pjellorisë dhe i lavdisë. Thuhet në disa transmetime se: pas ndaljes së anijes Nuhu a.s. e dërgoi pëllumbin, i cili u kthye me një degë të ullirit. Ajo ishte kodra Xhudij dhe aty edhe zbriti nga anija pas vërshimit që ndodhi. E si të mos jetë i bekuar, kur All-llahu xh.sh.e bekoi atë, duke e bërë njërin nga argumentet më mahnitëse në botën e bimëve për vetitë që ka, për vlerat ushqimore dhe utilitare. Fjala vaj dhe ulli është përmendur 7 herë në Kur’an, dhe kjo për rëndësinë e kësaj peme dhe dobinë e saj. Disa prej vlerave të kësaj peme, të cilave Kur’ani Kerim u dha një vend të veçantë janë:

Ulliri është substancë e mirë ushqimore që përmban një përqindje të lartë yndyrnash, proteinash dhe kripërash minerale si janë: kalciumi, hekuri, fosfori dhe një përqindje të lartë vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore të fryteve të ullirit është se ato përmbajnë 16,7 % lëndë karbohidrate, 1,5% proteina dhe përqindje të lartë yndyrnash që arrin 13,5%. Gjithashtu përmban përqindje të lartë sode deri në 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakër, fosfor. Përdorimi nuk është vetëm në ullirin si frut dhe si vaj por nga kjo pemë e bekuar përdoren edhe gjethet kundër shumë sëmundjeve si p.sh. kundër temperaturës së lartë dhe tensionit të lartë. Të përtypurit e gjetheve të ullirit nihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur, kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Ullinjtë e gjelbër janë më të mirë sidomos për të sëmurët me diabet, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Druri i ullirit është shumë i fortë dhe jeton deri më 2000 vjet. Në traditë përmendet se shejtani nuk i afrohet askujt që është lyer me vaj ulliri.

Me plot të drejtë Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. thotë:” Hani vajin e ullirit dhe fërkoni trupin me të pasi ai është i bekuar” (nga një pemë e bekuar). Sipas Buhariut dhe Muslimi.

Vaji i ullirit mbrojtësi më i mirë i zemrës, organeve të tretjes, mplakjes, bukurisë etj.
Vaji i ullirit është njëri ndër vajrat e vetme bimore, i cili fitohet nga frutet e ullirit drejtëpërdrejt pa u rafinuar, d.m.th. pa përpunime kimike. Duke ruajtur përbërësit e vet, ai paraqet një ndër mbrojtësit më të mirë të shumë sëmundjeve. Janë bërë shumë studime nga të cilat është ardhur në përfundim se roli i vajit të ullirit është mjaft i madh. Këtë më së miri e tregon edhe Agjencia Amerikane për ushqim dhe Barna (FDA), e cila vitin e kaluar u lejoi prodhuesve që në etiketat e vajit të ullirit të vendosin edhe mbishkrimin “Shëndeti i qëndrueshëm”, për arsye se yndyrnat e pangopura të vajit të ullirit zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjtet e zemrës dhetë gjakut. Ligjdhënësit mjekësorë të Amerikës kanë lejuar që në etiketa të shkruhet edhe mbishkrimi me përmbajtje se vaji i ullirit, i cili përdoret për çdo ditë nga dy lugë (23gr), mund të zvogëlojë rrezikun mga sëmundjet koronare për shkak të veprimit të yndyrnave të pangopura që përmban ky vaj. Në mënyrë që kjo të arrihet duhet të largohemi nga ushqimi i yndyrnave të ngopura në sasi që merret nag vaji i ullirit. Në këtë mënyrë vaji i ullirit bëhet përbërësi i tretë ushqimor (pas sojës dhe Omega-3 acideve organike) të cilat mund të kenë këtë përmbajtje me leje zyrtare. Me hulumtimet e bëra nga Dr. Wilsoni nga Britania e madhe është vërtetuar se acidi oleinik të cilin e përmban vaji i ullirit i mbron qelizat nga oksidimi dhe paraqet faktor që ngadalson mplakjen e njerëzve.

Mbrojtës i zemrës dhe organeve të tretjes

Vaji me ngjyrë të gjelbërt të mbylltë, me aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Fshehtësia më e madhe e veprimit të vajit të ullirit qëndron në përmbajtjen e acideve yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshne. Gjithashtu përmban edhe shumë acide yndyrore të pangopura të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi (rregullojnë kolesterolin), e mbrojnë zemrën gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, angina pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnë tensioni e gjakut. Vaji i ullirit përpos acideve yndyrore përmabn edhe një numër të madh të vitaminave të tretshme në yndyrna si: A,D,E,K. Afër 90% e vitaminës E në vajin e ullirit ndodhet në formë të alfa-tokoferolit. 100 gr. vaji i ulllirit posedon 884 kalori. Nga kjo nuk duhet pasur frikë për trashje, përkundrazi ky vaj ndihmon në zbritjen e mbipeshës trupore, sepse duke iu falëmnderuar aromës intenzive vaji i ullirit e rrit shijen në sasi të duhur.

Acidi oleinik zvogëlon vlerat e kolesterolit të dëmshmëm (LDL), duke zvogëluar numrin e receptorëve për të. Polifenolet e ndryshme me vitaminën E veprojnë si antioksidansë dhe pamundësojnë krijimin e radikalëve të lirë, si dhe oksidimin e kolesterolit LDL, të cilët janë shkaktarët e parë në krijimin e pllakëzave arteriosklerotike të dëmshme. Vaji i ullirit vepron mirë edhe në traktin gastrointestinal, duke zvogëluar rrezikun nga i thati në lukth, lehtëson gastritisin, vepron si laksativ i lehtë dhe në këtë mënyrë ndihmon tek problemet në jashtëqitje. Ka një ndikim të mirë mbi disa çrregullime të aparatit tretës si: kapsllëku dhe disa raste të kolitit të zorrëve dhe të veshkëve. Eliminon gurët në veshkë dhe tëmth, për këtë ka edhe përshkrime të sakta në përdorimin kundër këtyre sëmundjeve në doza të caktuara. Në te ka edhe përbërës tjerë që janë kundër sëmundjeve kancerogjene të shumta për të cilat ka shumë libra të shkruara. Gjithashtu vaji përdoret në shumë medikamente mjekësore nga goja apo në formë gjilpërash.

Veprimi në mirëmbajtejn e trupit

Duke pasur parasysh se lehtëson mineralizimin e eshtrave jashtëzakonisht është i shfrytëzueshëm tek fëmijët që janë në rritje e sipër, si dhe te personat e moshuar të cilët kanë probleme me osteoporozën. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjajshëm me qumshti e nënës. Për këtë arsye ai ka rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon tek lëkura e thatë dhe asaj i jep shkëlqim. Flokëve dhe thonjëve i jep fortësi dhe i ruan flokët nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe ndustria kozmetike e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunet, shamponet, kremrat, losinet etj.

Për t’i arritur të gjitha këto efekte pozitive vajin e ullirit duhet që:
-Më së miri ta shfrytëzojmë në ushqimin e përgatitur, të ftohtë ose pak të ngrohur.
-Më së miri është që vajin e ullirit ta ruajmë në temperaturë deri 15 shkallë celsius, në hapësirë të errët dhe gjithsesi në shishe qelqi.

E lus All-llahut a.v.xh që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut xh.sh. dhe vetëm Ate e falenderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo. Lutja jonë e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin s.a.v.s. mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjitë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hirë të All-llahut xh.sh. duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Vaji i Ullirit dhe ulliri.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Vaji i Ullirit
» Te ushqehesh mire gjate shtatzanise!
» Si të shërohemi vetëm me vaj ulliri
» Zbulohen efekte të reja të vajit të ullirit
» Si te sherohemi vetem me vaj ulliri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Mjeksia Pejgamberike-