islami është dritë

Ata me gojat e tyre mundohen që ta shuajn dritën e Allahut, por Allahu e përhap dritën e Tij edhe pse nuk e duan pabesimtarët (Kur`an)
 
PortalForumiPytësoriKërkoIdentifikohuRegjistrohuCalendarTemate  ditësNdihmo

 



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Të mendojmë për mëkatet tona, jo për mëkatet e huaja!
Yesterday at 21:41 nga Admin

» Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes
Yesterday at 21:39 nga Admin

» [Shëndeti] Loja në natyrë përmirëson shikimin
Yesterday at 21:36 nga Admin

» Nata e fundit e Omer ibnul Hattab
Yesterday at 21:32 nga Shemsi

» Më kanë varrosur për së gjalli! - FILM I SHKURTER -
Yesterday at 21:28 nga Admin

» Skandali i përgjimeve - Ankaraja kërkon sqarim nga Londra
Yesterday at 21:20 nga Admin

» Gruaja myslimane shtatzënë sulmohet në Paris, humbet foshnjen
Yesterday at 21:19 nga Admin

» Erdogan: Jam treguar i ashpër? Adnan Menderes ishte i butë, por e çuan në litar
Yesterday at 21:17 nga Admin

» VERA MES PROVËS DHE SPROVËS
Mon 17 Jun 2013 - 23:20 nga Admin

» Arabia Saudite redukton numrin e haxhinjëve për këtë vit
Mon 17 Jun 2013 - 23:18 nga Admin

» Medina, kryeqytet i Kulturës Islame për vitin 2013
Mon 17 Jun 2013 - 23:16 nga Admin

» Edhe një lojtar mysliman paralajmëron Newcastlen
Mon 17 Jun 2013 - 23:14 nga Admin

» Myslimanët në Britani bojkotojnë hurmat izraelite ti bojkotojm edhe ne produktet izraelite
Mon 17 Jun 2013 - 23:10 nga Admin

» Davutollu: me protestat Gezi u abuzua
Mon 17 Jun 2013 - 23:08 nga Admin

» Hamasi - Hizbullahut: Merruni me Izraelin
Mon 17 Jun 2013 - 23:06 nga Admin

» Arabia Saudite furnizon me raketa anti-ajrore opozitën siriane
Mon 17 Jun 2013 - 23:03 nga Admin

» CNN mashtron opinionin publik lidhur me trazirat në Turqi
Mon 17 Jun 2013 - 23:01 nga Admin

» Thënie të çmuara të Dijetarëve - X -
Sat 15 Jun 2013 - 17:51 nga Admin

» Forca e vullnetit
Sat 15 Jun 2013 - 17:48 nga Admin

» Mbreti në hall
Sat 15 Jun 2013 - 17:46 nga Admin

» Erdoan, fjalim për trazirat në vend
Sat 15 Jun 2013 - 17:45 nga Admin

» Iran, zgjedhjet i fiton Rouhani
Sat 15 Jun 2013 - 17:44 nga Admin

» Erdogan nuk e njeh draft rezolutën e këshillit të BE
Sat 15 Jun 2013 - 17:43 nga Admin

» Maqedoni, tubim në mbështetje të Erdoganit
Sat 15 Jun 2013 - 17:40 nga Admin

» Merjemja e bekuar-Film serik Islam (12 epizoda komplet)
Fri 14 Jun 2013 - 19:50 nga Admin

» MEDIA - fushat anti-Islame
Wed 12 Jun 2013 - 23:16 nga Shemsi

» Iran, pas Ahmadinexhad, cili do të jetë presidenti i ardhshëm?
Wed 12 Jun 2013 - 12:36 nga Admin

» Papa Françesku: brenda Vatikanit ekziston "lobi homoseksual"
Wed 12 Jun 2013 - 12:35 nga Admin

» Al-Azhar dënon përfshirjen e Hizbullahut në Siri
Wed 12 Jun 2013 - 12:33 nga Admin

» Ushtria e Lirë Siriane vret 40 luftëtarë të Hezbollahut
Wed 12 Jun 2013 - 12:32 nga Admin

» Zbulime të reja kundër malarjes
Tue 11 Jun 2013 - 14:29 nga Admin

» Dhëndri vodhi lokalin ku e bëri dasmën në natën e martesës
Tue 11 Jun 2013 - 14:23 nga Admin

» Shqiponja dhe korbi (Tregim islam)@
Tue 11 Jun 2013 - 14:15 nga Admin

» Xhamia që u emërtua “Zëre se e hëngra”
Tue 11 Jun 2013 - 13:58 nga Admin

» Erdogan: Mos i rigjallëroni plaçkitësit
Tue 11 Jun 2013 - 13:34 nga Admin

» Lajme Gjykata izraelite vendos që pjesërisht të prishet një xhami në Jeruzalem
Tue 11 Jun 2013 - 13:19 nga Admin

» Përfitoni nga ofertat speciale!
Tue 11 Jun 2013 - 12:22 nga Admin

» Turqi, opozita paguan protestuesit
Tue 11 Jun 2013 - 12:14 nga Admin

» Disa maturantë të Preshevës maturën e shënojnë në xhami
Mon 10 Jun 2013 - 13:00 nga Admin

» Kusejr, 100 të vrarë nga radhët e civilëve
Mon 10 Jun 2013 - 12:38 nga Admin

Filmi me i ri ne forum
Filmi Imam Buhariu

Statistikat
Forumi ka 2707 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri nusha

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 21391 artikuj v 10974 temat
Albumet me ilahije 2012
 
Afif Osmani
(Allahun Falënderoj)
       Aem Ramadani
     "Kollazh me ilahi"
               2012
Flamur Kasami
(Lotët e mëkatit)
Sulejman Sejdiu
(Jetimi 2010-2011)

Abdulgani Fazliu
(Allah unë për Ty jetoj)

Vllezrit Xhaferi

 (Gurbetqari 2011)
  Nusret Kurtishi
  (Ramazani 2011)
 
    Driton Salihu
(ALbum me ilahije 2011)
 
  Adem Ramadnai
(Kjo dunja si bora n`diell)
          2011
Sondazh
Si i kaloni tre muajt?
 1.Agjëroj nafile.
 2.Agjëroj borxhet.
 3.Agjëroj të adaptohem.
 4.Pendohem.
 5.Normal si krejt muajt.
 6.I shtoj ibadetet.
Shiko rezultatin
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Tastatura Arabe
Gjeje Kiblen
Kush është në linjë
16 përdorues në linjë: 1 anëtar 0 të fshehur 15 vizitorë :: 2 Bots

nusha

Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 151 më Thu 19 Jul 2012 - 23:23
Share | .
 

 MJEKESIA PEJGAMBERIKE DHE MJEKESIA POPULLORE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: MJEKESIA PEJGAMBERIKE DHE MJEKESIA POPULLORE   Thu 10 Dec 2009 - 9:31

MJEKESIA PEJGAMBERIKE DHE MJEKESIA POPULLORE



Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë lavdërojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. Allahut i mbështetemi të na ruajën nga e keqja e veteve tona dhe nga veprat tona të keqia! Atë të cilin e udhëzon Allahun, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin e humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

Natyra e njeriut, sipas së cilës e ka krijuar Allahu i Madhëruar, është që ai të sëmuret dhe të ketë shëndet, për urtësi dhe dobi të shumta e të panumëruara, të cilat njeriu i zbulon gjatë jetës së tij, merr mësim prej tyre dhe sheh se sëmundja është pjesë e jetës në këtë botë dhe ka domethënie në të.

Allahu nuk ka për qëllim me sëmundjen që të dëmtojë njeriun, krijesën e Tij, por që ta mëshirojë atë, dhe besimtarët e shohin qartë këtë gjë dhe e gjejnë atë në burimet e Islamit. Përderisa nuk është për qëllim dëmtimi i njeriut, atëherë pas sëmundjes fshihen qëllime të tjera, të cilat njeriu duhet t’i zbulojë sa herë që ai sëmuret apo sheh të tjerët të sëmuren.
Argument që sëmundja nuk është dëmtim por mëshirë për njeriun, është edhe fakti se Allahu nuk ka krijuar sëmundje, veçse ka krijuar edhe shërim për të, dhe i ka dhënë njeriut të gjitha mundësitë që ta zbulojë shërimin e sëmundjeve të ndryshme, gjë e cila i jep kuptim të madh jetës së njeriut në këtë botë kalimtare e aq të shkurtër sa do gjatë që të jetosh në të, në krahasim me jetën në botën tjetër, me lumturinë e përhershme.

Vetvetiu kuptohet se Pejgamberët e Allahut, të cilëve Allahu u ka zbritur shpalljet e Tij, kanë qenë njerëzit më të njohur me të vërtetën e sëmundjes dhe të shërimit (ilaçit), dhe ata e praktikonin këtë gjë (mjekimin), për të cilën njerëzit kishin nevojë në jetën e tyre, madje prej mrekullive të Isait (alejhi selam) ishte se ai shëronte “të verbrit e lindur dhe të lebrosurit” [Al Imran, 49].

Përderisa Pejgamberi ynë, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) është i fundit i pejgambereve dhe vula e tyre, patjetër që Allahu i ka shpallur atij gjithçka që i duhet njeriut në jetën e kësaj bote, në çdo kohë e vend, deri në ditën e Kiametit, dhe këtu përfshihen edhe ato që lidhen me shëndetin e njeriut, madje kjo është parësore dhe një nga domosdoshmëritë e jetës për ruajtjen e të cilave ka ardhur Islami.
Padyshim se mjekësia pejgamberike është gjithpërfshirëse, e plotë dhe efektive, sepse ajo buron nga Krijuesi i njeriut, nga shpallja e Tij.
Për mjekësinë pejgamberike, kanë folur dijetarët e Islamit që herët, dhe është njohur me të dijetari i madh Ibën Kajim el Xheuzije, autor i librit me të njëjtin titull, tek i cili kthehen të gjithë ata që merren me mjekësi prej muslimanëve e të tjerëve.

Sëmundja ndahet në dy lloje kryesore: sëmundje e zemrës (e shpirtit) dhe sëmundje e trupit (fizike).
Është për qëllim me sëmundjen e zemrës: ajo shpirtërore, që lidhet me besimin apo dyshimin, dhe që lidhet me ndjekjen e dëshirave dhe kënaqësive në mënyrë të palejuar dhe të pamoralshme. Dhe nuk është për qëllim këtu sëmundja e organit të zemrës, sepse ajo futet në sëmundjet trupore.
Shërimi i këtij lloji të sëmundjes kthehet tek Pejgamberët dhe ajo që u është shpallur atyre nga Allahu. Zemra e shëndoshë është ajo zemër e cila e njeh Zotin e saj, emrat e Tij, atributet e Tij, veprat e Tij, ligjet e Tij; dhe i përgjigjet thirrjes së Tij me kryerjen e atyre që Ai do dhe pëlqen, dhe largimin nga ato që Ai ndalon dhe urren. Njeriu nuk ka kurrë shëndet pa këtë, edhe nëse fiziku i tij do t’i dukej i shëndetshëm, dhe çdo njeri e ndjen këtë gjë, sepse e ka në natyrën e tij njerëzore: që nuk mund të bëjë pa shërimin e shpirtit dhe se kur dëmtohet shëndeti i shpirtit, është dëmtuar i gjithë trupi, dhe se dhembja shpirtërore është më e rëndë se dhembja trupore fizike!
Ndërsa sëmundja e trupit është e shumëllojshme, sa që çdo organ i trupit ka sëmundjet e veta, dhe kurimi i çdo sëmundje ka veçoritë e veta.

Mjekësia Pejgamberike është tre llojesh:
1. Me ilaçe natyrore.
2. Me ilaçe Hyjnore.
3. Me të dyja këto së bashku.
Dhe ky është kurimi më i plotë, më i efektshëm dhe më i dobishëm për njeriun.

Mjekësia popullore është: çdo lloj mënyre kuruese ku nuk përdoren barnat dhe ilaçet në kurimin e sëmundjeve, por përdoren bimë mjekësore, ushqime, hixhame (nxjerrje e gjakut me kupa), hekur i nxehtë, gjilpërat kineze, etj. Mjekësinë popullore e kanë përdorur të gjithë popujt që në kohët e vjetra e deri më sot.

Jo të gjitha mënyrat e kurave popullore i janë nënshtruar eksperimenteve shkencore bashkëkohore, por ato janë përcjellë brez pas brezi ashtu si kanë ardhur, dhe njerëzit i kanë përfituar ato nga përvoja. Kështu që, mjekësisë shkencore bashkëkohore i del obligim që t’i eksperimentojë këto kura dhe ky është një detyrim shoqëror bashkëkohor për të mirën e njerëzimit, pasi që përdorimet dërrmuese të mjekësisë popullore lidhen me sëmundjet kronike dhe të rënda në mjekësi.

Duhet pasur parasysh se kurimi me mjekësinë popullore, duhet të bëhet pas vizitës te mjeku specialist me qëllim që të përcaktohet sëmundja dhe pastaj të jepet ilaçi i përshtatshëm popullor, që të eliminohen gabimet dhe se ndoshta një sëmundje e caktuar është më e lehtë që të kurohet me mjekësi shkencore se sa me atë popullore. Dhe po kështu, mjeku popullor duhet të jetë i besueshëm dhe i ditur me të gjitha ilaçet popullore dhe me sëmundjet e njeriut, dhe të ketë përvojë e eksperiencë në të kuruarit me bimë mjekësore. Të ketë frikë Allahun për atë që bën, sepse puna e tij lidhet me jetë njerëzore dhe ai duhet të jetë i përgjegjshëm, e jo të jetë qëllimi i tij përfitimi material.

Në përgjithësi, mjekësia popullore nuk ka ndikime dytësore dhe as pasoja anësore, sepse ilaçet e përdorura në të janë natyrore, ndryshe nga ato kimike, të cilat kanë ndikime dytësore, dhe që të gjithë mjekët e të gjitha kohërave janë dakord se, kurimi me ushqim është më i mirë se kurimi me ilaçe, dhe se kurimi me ilaçe të thjeshta është më i mirë se ai me ilaçe të përbëra, dhe nëse kurimi me bimë mjekësore është i mundshëm, ai është më i mirë se kurimi me ilaçe kimike.

Por megjithatë, kjo nuk do të thotë se këto bimë mjekësore mund t’i përdorë gjithkush për ilaç, qoftë për veten apo për të tjerët, por i sëmuri duhet të kthehet tek mjeku specialist, shkencor e popullor.

Hapja e ketij këndi për shëndetin ishte një domosdoshmëri dhe mund ta konsideronim mbushje të një boshllëku që ekziston tek muslimanët sot, të cilët kanë neglizhuar shumë në lidhje me mjekësinë dhe shkencat e tjera bashkëkohore, dhe nuk janë më të parët, ashtu si kanë qenë më parë.

Në këtë kënd, shpresojmë t’ju vijmë në ndihmë me gjithçka që lidhet me shëndetin e njeriut, shpirtëror dhe fizik, me sa të na mundësojë Allahu, me ndihmën dhe fuqinë e Tij, sepse ne nuk kemi fuqi dhe as gjë në dorë, përveçse me ndihmën e Allahut dhe suksesin nga Ai. Allahu është Zoti ynë, Ndihmuesi ynë, Ai i cili jep sukses.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kiametit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

MJEKESIA PEJGAMBERIKE DHE MJEKESIA POPULLORE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
»  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta
» Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet
» Mjeksia Kur’anore ka përgjigje për të gjitha sëmundjet
» Si do të ishte bota pa energjinë bërthamore?
» Zhvillime ne rrugen e kerkimeve per diabetin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Mjeksia Pejgamberike-