islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e para se të vendosni tëregjistroheni apo të hyni në Forum, lexoni rregullat e vendosura nga stafi i forumit kushte kto të cilët nëse nuk i përmbahet dikush nga antarët/et menjëher hiqet nga Forumi.
Një herit ua bëjm me dije se forumi i përmbahet medhhebit hanefi e kush ndiet i ofenduar apo don të bën fitne e provokime lutet që mos të regjistroeht sepse menjëher do të fshihet postimi i tij edhe aj apo ajo.

Kushtet e Forumit Janë:

1. Regjistrimi të bëhet me identifikim të hijshëm, dhe të dhëna të sakta si dhe nuk do të pranohet që si identifikim si emër përdorues të vehet email adresa aj akont menjëher fshihet nga Adminat.
2. Pasi të regjistroheni do të verifikohet regjistrimi juaj, pastaj do të aktivohet.
3. Mos përdorni fjalë banale, kërcënuese apo ofenduese,sepse kjo nuk është Islame.
4. Postoni në vendin e duhur dhe mos ofendoni anëtarët e forumit.
5. Mos postoni postime që egzistojn në forum, së pari duhet ta përdorni butonin KËRKO.
6. Kur të kërkoni ndihmë, tek titulli shkruani qëllimin për qka kërkoni ndihmë jo vetëm NDIHMË.
7. Administratorët dhe Moderatorët janë mbykqyrës të forumit dhe janë të detyruar të fshijn çdo postim tuajin në qoftë se nuk u përmbaheni regullave, apo nuk keni postuar në vendin e duhur.
8. Staffi i forumin është i autorizuar në qfardo ndryshimi të postimeve tuaja, dhe ndryshim të avatarit dhe firmës.
9. Në forum nuk janë të lejuara reklamimet e web faqeve jo islame, ndërsa për faqe islame mund të kontaktoni me WebMasterin.
10. Qëllimi i forumit është që ta risim nivelin e dijes islame, përhapjen e islamit si dhe t`ju shërbejmë gjith Muslimanëve .
11. WebMasteri apo owneri është vendimprurës për gjithqka.
12. Mund të postoni material nga të gjitha webfaqet islame por nuk lejohet të vendoset linku lidhës me webfaqen e materialit si dhe anasjelltas.
13. Materialet të jenë Islame se përndryshe do të fshihenrbejmë.
14. Mund të postoni material nga të gjitha webfaqet islame duke treguar burimin (emrin e webfaqes apo autorit),por nuk lejohet të postohen postime që kanë karakter përçarës, apo që ndjellin urjetje.
15. Ato tema qe nxitis percarje tek antaret do te fshihen automatikisht dhe do ti jepet verejtje postusit, më pas do ti bëhet ban.

Me respektstafi I Forumit :Islami-eshte-drit

Allahu ju shpërbleft për vizitën.
Dhasht Allahu të përfitojm nga ky forum.

Nëse je i Regjistruar kliko: Identifikohu, nëse nuk je i regjistruar kliko:Regjistrohu, nëse nuk don të të shfaqet ky mesazh kliko butonin e fundit.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumiPytësoriIdentifikohuRegjistrohuTemate  ditës
LAJMËRIM PËR ANTARËT E RI

Es-selamu Alejkum....Pasi që ka filluar keqpërdorimi i forumit nga antarë të pa përgjëgjshëm, të cilët e përdorin Forumin vetëm për reklamat e
tyre ne vendosëm që çdo anëtar i ri i cili do të regjistrohet do të na vin neve konfirmimi  ku  do  ta  konfirmojm ose  jo atë  antarë  apo  antare, 
dhe kjo është mënyra më e mirë për ti verifikuar këta  persona të  cilët  as nuk e kuptojn  gjuhën  tonë  por, veç  duan të  krijojn rëmuja  duke
grumbulluar mbi 50 postime të gjitha reklama të produkteve të tyre.
Konfirmimi i antarit të ri do të bëhet menjëher pasi të jet verfikuar se aj apo ajo jan musliman dhe shqiptar të cilët janë futur të mësojn për 
islam.

Ju Faleminderit për mirëkuptim.

wes-selamu alejkum
Me respekt Admin
www.islamieshtedrit.com
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Tregim islam] Musai a.s dhe gruaja që lutej për fëmijë
Today at 14:48 nga Admin

» [Temë Islame] Mbyllni sytë për pak dhe përfytyrojeni veten në krah të Pejgamberit (a.s)…
Today at 14:46 nga Admin

» [Zbulime] Dy algjerian shpikin testin që zbulon ushqimet haram
Today at 14:44 nga Admin

» [Temë Islame] Hixhreti – Rruga drejt Allahut të Madhërishëm
Today at 14:42 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Turqi, 8 të vdekur nga përmbysja e autobusit me studentë
Today at 14:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] NASA vërteton: Bota do të jetë në Errësirë për 72 orë (3 ditë)
Today at 14:34 nga Admin

» [Temë Islame] Hixhreti, data e ngadhënjimit të Islamit
Yesterday at 17:59 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nju-Jork, një mjek diagnostikohet me Ebola
Yesterday at 17:54 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Kroacia paralajmëron njohjen e Palestinës
Yesterday at 17:53 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Izraeli ndalon hyrjen e besimtareve ne Al Aksa
Yesterday at 17:51 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Egjipt, vriten 13 ushtarë në gadishullin e Sinait
Yesterday at 17:49 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Erdogan: Kujdes nga propaganda ndaj Turqisë
Yesterday at 17:48 nga Admin

» [Tregim] Gjashtë të verbrit dhe elefanti
Thu 23 Oct 2014 - 14:54 nga Admin

» [Shendeti] Ngrënia e frutave dhe perimeve ju bën të lumtur
Thu 23 Oct 2014 - 14:45 nga Admin

» [Zbulime] Zbulimi i një deti nën shtresën e tretë të Tokës dhe paralajmërimi i Muhamedit a.s për të
Thu 23 Oct 2014 - 14:34 nga Admin

» [Speciale] Padronët e botës!
Thu 23 Oct 2014 - 14:28 nga Admin

» [Temë Islame] Gëzoje zemrën tënde me këto shprehje
Thu 23 Oct 2014 - 14:25 nga Admin

» [Zbulim shkencorë] Shkencëtarët zbulojnë nga vjen ari
Thu 23 Oct 2014 - 14:20 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Njujorkezët protestojnë kundër brutalitetit të policisë
Thu 23 Oct 2014 - 14:16 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Sulmet amerikane në Siri vrasin 553 militant dhe 32 civilë
Thu 23 Oct 2014 - 14:15 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Çetnikët tentojnë të destabilizojnë Sanxhakun
Thu 23 Oct 2014 - 14:14 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Vritet edhe një shqiptar në Siri
Thu 23 Oct 2014 - 14:11 nga Admin

» [Lajmet Ditore] UEFA shtyn vendimin për takimin Serbi-Shqipëri
Thu 23 Oct 2014 - 14:09 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Bora zbardh Ballkanin
Thu 23 Oct 2014 - 14:06 nga Admin

» Shkolla juridike hanefite dhe hadithet
Wed 22 Oct 2014 - 17:26 nga Mr.Uzeir-Ibrahimi

» [Tregim] Namazi me dy lloj abdese!
Sun 19 Oct 2014 - 21:50 nga Admin

» [Artikull] Njeriu qe ikte nga Allahu
Sun 19 Oct 2014 - 20:57 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Serbi, sulmohet me molotov xhamia në Suboticë
Sun 19 Oct 2014 - 20:52 nga Admin

» [Tregim Islam] Zemrat e hekurosura të robërve të sinqertë
Sun 19 Oct 2014 - 20:50 nga Admin

» [Tregim islam] Nafaka gjithmonë e gjen rrugën e vet!
Sun 19 Oct 2014 - 20:46 nga Admin

» Film serik islam ne gjuhen turke (pa perkthim) Ibn-i Sina - Komplet
Fri 17 Oct 2014 - 16:09 nga sefedin2000kosova

» [Lajmet Ditore] Erdogan: Disa shtete i tremb fuqizimi ekonomik i Turqisë
Mon 13 Oct 2014 - 13:45 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Parlamenti britanik diskuton sot propozimin për njohjen e Palestinës
Mon 13 Oct 2014 - 13:43 nga Admin

» [Lajmet Ditore] 5.4 milliardë nga donatorët për rindërtim në Gaza
Mon 13 Oct 2014 - 13:41 nga Admin

» Cilat nga rubrikat në Forum ju ka shti (bërë) që të antarësoheni?!
Thu 9 Oct 2014 - 15:07 nga sefedin2000kosova

» ***Rissi Rissi***Filmi serik Islam Hz.Omeri r.a komplet prej epizodes 1 deri epizodën e 30 për shiqim
Thu 9 Oct 2014 - 14:57 nga sefedin2000kosova

» Lutje nga Ajetet Kuranore.
Fri 3 Oct 2014 - 17:57 nga Mr.Uzeir-Ibrahimi

» [Teme islame] Kurbani sipas Islamit
Thu 2 Oct 2014 - 23:59 nga Admin

» INFORMIM MOS TE HAROJM TEKBIRI TESHRIKUN
Thu 2 Oct 2014 - 17:41 nga Mr.Uzeir-Ibrahimi

» Dita e Arafatit dhe vlera e saj ..>>...
Wed 1 Oct 2014 - 22:21 nga rezarta

Kush është në linjë
11 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 11 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 335 më Fri 27 Jun 2014 - 22:00
Sondazh
Cilat nga rubrikat në Forum ju ka shtyrë (bërë) që të antarësoheni?!
 Kur`an,Hadith,Fikh,Etj
 Diskutime,Sondazhe,etj
 Filma ,ilahij,ligjerata etj
 Tema,Tregime etj)
 Tema,këshilla,poezi etj
 Shkarkime Programe,Libra
 Forumi i Gjuhëve të huaj.
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum

Statistikat
Forumi ka 2773 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Ghurabe

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 23382 artikuj v 12605 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Share | 
 

 RREGULLAT E NATËS SË PARË TË MARTESËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv


Numri i postimeve: 202
Data e regjistrimit: 15/04/2010
Mosha: 37
Vend ndodhja: DOBERDOLL GOSTIVAR

MesazhTitulli: RREGULLAT E NATËS SË PARË TË MARTESËS   Fri 14 May 2010 - 18:59

Afet Beadini


RREGULLAT E NATËS SË PARË TË MARTESËS

Në këto rregulla bëjnë pjesë sunnetet, mustehabet dhe adabet që vijojnë:

-FEJESA ( EL-HITBE)

I dërguari i Zotit, Muhammedi a.s. thotë:
''Nëse dikush nga ju dëshiron të fejohet, për nevojë të martesës, ose dëshiron të mbajë ndonjë hutbe tjetër, le ta mbaje ''hutbetul-haxheti ” .
Falënderimi, me të vërtet i takon vetëm All-llahut! Vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje prej Tij, të na mbrojë prej të keqes dhe veprave tona të shëmtuara. Atë që All-llahu e udhëzon, nuk do të devijojë, ndërsa atë që e lë në devijim, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, i cili është Një dhe nuk ka tjetër pos Tij! Dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.“ O ju që besuat, kine frikë All-llahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” ( Ali Imran: 102 ).
“ O ju njerëz! Kine frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kine frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni,ruajeni farefisin (akraballëkun) se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju. “ (En Nisaë :1).
“O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.’’ (El-ahzabë : 70-71).

Kjo është mirë të lexohet në prag të fejesës. Kjo formë e hutbes është një formë e sunnetit, dhe do të ishte më mirë që teksti i saj të theksohet në atë rast, që do të thotë se atë nuk mund ta zëvendësojë versioni më i shkurtë i hutbes në të cilën thuhet:


El-hamdulil-lahi, ves-salatu ves-selamu a'la resulil-lah.
Falënderimet i takojnë All-llahut, paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të Dërguarin e Zotit.

Ebu Hurejreja transmeton një hadith në të cilin thuhet:
"Çdo hutbe në të cilën nuk ka dëshmi (teshehhud) është si dora e thyer".
Po ashtu Ebu Hurejreja transmeton hadithin në të cilin Muhammedi a.s thotë:
”Çdo punë që tërheq vërejtjen, ndërsa nuk fillon duke e falënderuar All-llahun xh.sh., është e fshirë prej bereqetit ”.
Për shkak të këtyre transmetimeve, rinia islame nuk do të duheshe që të harrojë dhe të fillojë martesën pa mos e falënderuar All-llahun xh.sh. dhe pa mos dërguar salavat mbi të dërguarin e Tij - mbi Muhamedin a.s., me të cilën harresë mund të humbin bereqetin, e cila është e nevojshme për ne për të gjitha gjërat e jetës në këtë botë dhe në ahiret, e posaçërisht në bashkëjetesë.
Mirëpo kjo nuk do të thotë se martesa pa hutbe nuk është e vlefshme. Por është mustehab (e lavdëruar) që të mbahet një hutbe (fjalim), e cila mund të jetë nga ana e përgjegjësit të vajzës, apo të djalit.


GOSTIA E DASMËS

Sipas Fesë Islame është e pëlqyeshme që me rastin e martesës të bëhet një gosti dasme, të thirren dhe të qerosen musafirët, ashtu siç e urdhëroi i Dërguari a.s. Abdurahman b. Avfin, kur u martua, së paku me prerjen e një delje gjatë këtij rasti, ashtu siç na transmeton Buhariu dhe Muslimi. Muhammedi a.s. urdhëroi:
''Bën një gosti dasme duke përgatitur (prerë, servuar dhe shërbyer) së paku një dele".
Kjo gosti në aspektin e fikhut zë vendin e një sunneti konstant, ndërsa t’i përgjigjesh thirrjes së tillë është obligim, nëse nuk ke ndonjë shkak të arsyeshëm për mosprezentim, edhe pse me këtë gjë nuk bën ndonjë vepër e cila është e ndaluar sipas Sheriatit.
Në të kundërtën, ky manifestim lejohet të bojkotohet dhe të mos i bashkëngjitësh nëse në të ka diçka që është haram.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Muhammedi a.s., ka thënë:
"Kush thirret prej jush në ndonjë gosti dasme, le t’i përgjigjet thirrjes".
Ndërsa nga Ebu Hurejreja r.a. transmetohet hadithi:
" Ai që nuk i përgjigjet thirrjes, ai ka gabuar ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij".
Dasma mbahet për të falënderuar All-llahun xh.sh. që na mundësojë martesën dhe për të ushqyer dhe ndihmuar të varfëritë dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, edhe pse është e lejuar që në dasmë të thirren edhe të pasurit. Muhammedi a.s. thotë:
''Dasma më e shëmtuar është ajo në të cilën në gosti thirren vetëm pasanikët, kurse të varfëritë jo".
Ky manifestim organizohet në prag të martesës, ose ashtu siç është zakoni i vendit, e cila nuk vjen në kundërshtim me rregullat e Sheriatit. Pas mbarimit të ushqimit, mysafirët duhet ta lëshojnë shtëpinë e të porsamartuarve, duke mos u vonuar dhe penguar punën e tyre të mëtutjeshme. All-llahu xh.sh thotë:
"….e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin…" ( El-Ahzab: 53).
Duke e komentuar këtë ajet Kur'anor El Rraziu thotë;
" Në ditën e martesës së Muhammedit a.s. me Zejneben r.a. disa nga as'habët qëndruan gjatë, ndërsa i Dërguari nuk u tha asgjë, kështu u shpall ajeti për t’i mësuar me rregullat në lidhje me këtë situatë".




SHPALLJA E MARTESËS

Sipas rregullave të Sheriatit është e pëlqyeshme që të shpallet martesa, edhe atë në atë mënyrë që e lejojnë traditat e vendit dhe koha, të cilat janë në përputhshmëri me rregullat e Sheriatit. Ahmedi dhe Tirmidhiu transmetojnë hadithin ku Muhammedi a.s. thotë:
'' Shpallnie martesën në xhami dhe përdorni në dasmë defin".

Sipas këtij hadithi e pëlqyeshme do të ishte që kurorëzimi të bëhet në xhami.
Shkak për të është bereqeti që ka vetë ky vend, shtëpia e All-llahut ose eventualisht, nga shkaku se xhamia është vend publik, kështu që edhe kjo është një lloj informimi për shpalljen e martesës.
Dasma shpallet me rënien e defit ose dajres, dhe me këngë të lejuara , pa veprime të ndaluara: siç janë alkooli, vallëzimi me përzierje çiftesh që më parë s'janë njohur, meshkuj e femra, ashtu siç është e ndaluar muzika dhe gjërat tjera të ndaluara, kështu që kjo natë e parë e bashkëshortësisë të mos fillojë me haram, duke rrëzuar bereqetin e pritur duke jetuar sipas rregullave të Islamit.

Muhammedi a.s. thotë:
"Shapllnie martesën dhe përdornie defin".

Muzika nuk përdoret në dasmat e muslimanëve për shkak të hadithit të Muhamedit a.s. që gjendet në përmbledhjen e haditheve të Buhariut, ndërsa në të thuhet:
'' Do të ketë prej ummetim tim edhe nga ata që do të lejojnë marrëdhënie intime jashtë martesës (zinanë), mëndafshin , alkoolin dhe instrumentet muzikore".

KOHA E HYRJES NË MARTESË

Është e pëlqyeshme që në martesë të hyjmë natën e xhuma, natën e bajrameve etj.
Këtë mendim na kanë transmetuar gjenerata e vjetër e të parëve tonë të drejtë .







LUTJA-DUAJA PËR BASHKËSHORTËT

Muhammedi a.s. është lutur në interes të bashkëshortëve me lutjen që e transmetojnë katër autorët e përmbledhjeve të haditheve ''Sunen" ( Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxhe)

Barekell-llahu leke, ve bareke alejke ve xhemea' bejnekuma fi hajrin.
Zoti të bekoftë, dhe begatitë e Zotit qofshin mbi ty, dhe u bashkoftë në të mirë.



HYRJA NË KONTAKIN SEKSUAL
Natën e parë të martesës burri duhet të sillet mirë dhe butë ndaj gruas, sepse ajo për herë të parë gjendet në shtëpi të huaj ku ndjen habi dhe befasi të shumta. S’ka dyshim se kjo mirësjellje gjatë natës së parë të martesës e largon mërzinë e saj dhe e përforcon dashurinë midis tyre. Po ashtu në këtë natë fillojnë edhe marrëdhëniet intime në mes tyre dhe që ata të jenë kënaqësi e vërtetë, pasi që dihet se bazë e kënaqësisë në jetën bashkëshortore është harmonia gjatë marrëdhënieve intime.
Duhet patjetër të kemi parasysh disa gjëra të cilat konsiderohen si hyrje në marrëdhëniet e mëtutjeshme.
Të përmendim disa nga ato:

-TË JESHË BASHKËSHORT I MIRË

Në hadithin që e transmeton Ahmedi, Muhammedi a.s. thotë:
“ Më i mirë prej jush është ai që është më i mirë për familjen ( bashkëshorten ) e tij. Unë jam më i mirë prej jush për familjen ( bashkëshorten ) time”.
Ky hadith ka një kuptim të përgjithshëm, e posaçërisht nga ky nënkuptojmë se duhet të jemi të mirë dhe të kujdesshëm ndaj gruas në ditët e para të martesës kur ajo është si e huaj në një familje të re.












RESPEKTIMI I NDËRSJELLTË I BASHKËSHORTËVE

Bashkëshortët janë të detyruar që në të gjitha veprimet të jenë preciz dhe të kujdesshëm që të mos lëndojnë ndjenjat e njëri-tjetrit, sepse kjo gjë ka një domethënie të veçantë e cila mbahet mend gjithë jetën.


FALJA E NAMAZIT NAFILE DHE BËRJA E LUTJES

Mustehab (e lavdëruar) është për të dy bashkëshortët që natën e parë të falin nga dy reqatë namaz dhe t’i luten All-llahut xh.sh pas namazit që takimi dhe afrimi i tyre fizik të fillojë me një devotshmëri ndaj All-llahut xh.sh.
Burri qëndron përpara, ndërsa gruaja pas tij. Pasi që e kryejnë namazin, mustehab (e lavdëruar) është që burri ta bëjë lutjen që vijon të cilën e transmeton Taberaniu:


(All-llahume barik li fi ehli. Ve barik lehum fijje. All-llahummerzukhum mini verzukni minhum. All-llahumexhme’ bejnena ma xhema’te fi h’ajrin. Ve ferrik bejnena idha ferrekte fi hajrin.)
“ O Zot begatomë mua në familjen time, (bashkëshorten time) dhe begatoji ata në mua! O Zot në qoftë se na bashkon, na bashko në të mirë dhe në qoftë se na ndan, na ndaj me të mirë’’.


LUTJA PËR BEREQET

Mustehab (e lavdëruar) është që burri t’ia vërë dorën e vetë mbi ballin e saj, pastaj të fillojë duke thënë: Bismil-lahirr-rrahanirr-rrahim dhe duke iu lutur All-llahut xh.sh për atë që kjo natë të jetë e frytshme.
Buhariu transmeton se Muhammedi a.s., ka thënë:
”Në qoftë se dikush nga ju martohet le ta përmendë All-llahun e Lartëmadhëruar dhe le të lutet për bereqet me fjalët:

( All-llahumme inni es’eluke min hajriha ve hajri ma xhebelteha ‘alejhi, ve eudhu bike min sherriha ve sherri ma xhebelteha ‘alejhi).

“ O Zot të lutem prej të mirave të saj dhe prej sjelljes së mirë të saj, që Ti e ke krijuar në të.
Të lutem që të më mbrojshë nga sherri i saj dhe nga sjellja e keqe që Ti e ke krijuar tek ajo”.


PËRDORIMI I MISVAKUT
OSE I BRUSHËS

Mustehab (e lavdëruar) është që para marrëdhënieve intime të përdorim misvakun (brushën dhe pasta të ndryshme), të pastrojmë gojën dhe t’i lajmë dhëmbët, që të largojmë aromën e keqe dhe të pakëndshme nga goja.
Bashkëshorti do të duheshte të kujdeset që të fitojë besimin e gruas, të mbjellë një siguri dhe mirëbesim, të largojë mbaren prej saj, frikën dhe nervozon e cila mund të paraqitet në raste të tilla. Pasi që rinia islame, e cila i përmbahet moralit islam, nuk posedojnë përvojë për marrëdhënie intime para martesës, pasi që ajo është rreptësishtë e ndaluar, kjo do të ishte mënyra më e mirë që gruaja të përgatitet në një mënyrë normale dhe jo të detyrueshme për këtë përvojë plotësisht të re të bashkëshortësisë.
Po ashtu, do të ishte mirë që asaj t’i drejtohemi në një mënyrë më të mirë, t’i ofrojmë diçka nga ushqimi ose pijet, në këtë mënyrë tregojmë një kujdes ndaj saj dhe të jemi të kujdesshëm, të butë dhe joagresiv, kështu që ajo në një mënyrë të natyrshme të përgjigjet dhe të plotësojë kënaqësitë e burrit.


MBULESA GJATË MARRËDHËNIEVE INTIME

Nga adabet e marrëdhënieve fizike është që bashkëshortët , që të dy të zhvishen tërësisht dhe të jenë të mbuluar me një çarçaf, pasi që Pejgamberi a.s. thotë:
“ All-llahu është i turpërueshëm dhe e do mbulesën, andaj Ai i do ata që kanë turp dhe mbulohen”.
Po ashtu Ibën Maxhe transmeton se Muhammedi a.s. ka thënë:
“ Kur dikush prej jush ka marrëdhënie intime me gruan le të mbulohet (nën mbulese le të bëj marrëdhënie intime), që të mos vdishet si gomarët ( kafshët)”.
Është e lejuar që bashkëshortët të shohin organet gjenitale të njëri-tjetrit, edhe pse juristët e shkollës hanefite thonë se më e pëlqyeshme është që të mos shihen. Ibni Maxhe shënon një transmetim në të cilën Aisheja r.a., gruaja e Pejgamberit a.s. thotë:
“ Ndërroi jetë Muhammedi a.s. dhe nuk pa prej meje, e as unë prej tij (organet gjenitale)”.
- Marrëdhëniet intime të kryhen në errësirë, ose nën një ndriçim të dobët, posaçërisht në fillim të bashkëshortësisë, që të mënjanohet turpi i cili mund të paraqitet tek femra.
- Burri të mos e provokojë gruan me ndonjë gjest përderisa ajo të përgatitet për këtë vepër. Burri duhet të marrë iniciativën për këtë vepër duke filluar me përkëdhelje, përqafim dhe puthje para marrëdhënieve intime, për shkaqe të shumta të nivelit psikologjik,fizik etj.









RREGULLAT E MARRËDHËNIEVE INTIME

Sa i përket “shtratit të bashkëshortëve’’ ekzistojnë sunnete dhe rregulla të ndryshme nëpërmjet të cilave gjatë këtij akti të kënaqësive më të mëdhaja të kësaj bote nëpërmjet të cilës në të njëjtën kohë fitojmë edhe shpërblim, nëse u përmbahemi këtyre rregullave. Në këto rregulla bëjnë pjesë:
1.Përgatitja e shtratit me Bismil-lah,
2.Bashkëshortët të stolisen dhe të zbukurohen në një mënyrë që të tërheqin vëmendjen e njëri-tjetrit me rrobat më të bukura, me aroma të këndshme etj.
Kështu ka vepruar Abdullah B. Abasi r.a. Kur është pyetur për këtë çështje është përgjigjur: “ Dëshiroj të stolisem për gruan time, ashtu siç dëshiroj që ajo të stoliset (zbukurohet) për mua ”.
3.Ndër rregullat e marrëdhënieve intime është që burri të bëjë lutjen që e kemi të transmetuar nga Buhariu:
“ Sikur dikush prej jush të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e vet dhe të thotë:

(Bismil-lahi, All-llahum-me xhennebnesh- shejtane ve xhen-nibish-shejtane ma rezaktena).
“ Bismilahi ( filloj në emër të All-llahut ), o Zot na e largo neve shejtanin, largoje atë edhe nga ajo foshnjë që do të lindë” – në qoftë se është e caktuar pas kësaj marrëdhënie që të lindë fëmijë, atëherë shejtani i mallkuar nuk do të mund ta dëmtojë këtë fëmijë.
Ndër rregullat e marrëdhënieve intime është që edhe gruaja të bëjë lutjen e lartpërmendur.
4.Haram (vepër e ndaluar rreptësishtë) është që të kemi marrëdhënie intime me gruan në anus, ose gjatë periudhës kur ajo është me të përmuajshmet ose është lehonë pas lindjes ( nifas), për derisa ajo të pastrohet , sepse All-llahu xh.sh. në ajetin kur’anor thotë:
“…andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen….”
(El-Bekare: 222)
Kjo vepër është e ndaluar edhe sipas haditheve që i shënojnë autorët e transmetimeve të haditheve të Pejgamberit a.s. në “Sunnenin” e Ebu Davudit, Tirmidhiut dhe Ibni Maxhes në përjashtim të Nesaiut:
“ Ai që bën marrëdhënie intime me gruan e cila është në ciklin e menstruacionit, ose në anus, ata janë prej atyre që e kanë mohuar atë që i ka zbritur Muhammedit a.s”.
Nëse burri ka marrëdhënie intime me gruan gjatë periudhës së të përmuajshmeve dhe lehonisë ,ai obligohet që për këtë gabim të bëjë pendim (teube) te All-llahu xh.sh; t’i lutet, të kërkojë falje dhe të pendohet për atë që ka bërë dhe të ndajë lëmoshë në vlerën e një dinari ose gjysëm dinari , varësisht nga gjendja e gjakut të përmuajshmeve, të kuqe a të verdhë, sipas hadithit që e transmeton Ebu Davudi dhe Hakimi:
“ Nëse burri ka marrëdhënie intime me gruan gjatë periudhës së të përmuajshmeve, le të japë sadakë një dinarë nëse gjaku është i kuq (në prag të fillimit të menstruacionit), nëse gjaku është i verdhë (në përfundim të menstruacionit) -gjysëm dinari ”.
Në rastet e të përmuajshmeve dhe lehonisë, lejohet që burri të dëfrehet me gruan e tij me kusht që ajo të jetë e mbuluar prej kërthizës deri në gju, kurse dëfrimi pa mbulesë ndalohet. Transmeton Ebu Davudi nga Abdullah bin Sadi ku thuhet: E pyeta Pejgamberin a.s. se çka më lejohet mua prej gruas sime gjatë periudhës së menstruacionit.? Muhammedi a.s tha:
“ E jotja është ajo që gjendet mbi mbulesë (të lejohet çdo gjë përveç marrëdhënieve intime”.
Ndërsa Nesaiu në një transmetim tjetër të Muhammedit a.s. thotë:
“ Afrohuni grave tuaja (për marrëdhënie intime) si të dëshironi para ose prapa, por vetëm në vendin nga lind (vaginë), dhe mos iu afroni atyre gjatë menstruacionit ”.
Po ashtu në një transmetim tjetër thuhet:
“ Të mallkuar janë ata që bëjnë marrëdhënie intime me gratë në anusin e tyre”.
Lejohet që burri të bëjë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij në çfarëdo mënyre të dojë, me kusht që ky akt të kryhet në vaginë, duke u bazuar në ajetin kur’anor në të cilin All-llahu xh.sh thotë:
“ Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi…” ( El-Bekare:223).
Ndërsa Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Muhammedi a.s. edhe këtë hadith:
” Afrohuni grave tuaja (për marrëdhënie intime) vetëm në vendmbjellje (vaginë), si të dëshironi, para ose prapa “.
Personi që e din se janë të ndaluara marrëdhëniet intime me bashkëshorten në anusin e saj, por përsëri e vepron këtë gjë, dënohet me tazir.
Nëse bashkëshortët jepen pas marrëdhënieve intime në anus, në këtë rast ata detyrohen me dhunë që të shkurorëzohen,e njëjta gjë vlen edhe për burrin i cili e detyron gruan e tij për marrëdhënie të tilla, pasi i është ndaluar, ndërsa ai përsëri e kryen të njëjtën vepër.
5.Mënyra më e natyrshme dhe më e mirë e kryerjes së marrëdhënieve intime, siç transmeton Muslimi është atëherë kur gruaja është shtrirë në shpinë dhe burri hipë mbi të:
“ Nëse afrohet pranë katër pjesëve të saj (duart dhe këmbët) dhe organi gjenital i mashkullit hynë tek organi gjenital i femrës, atëherë gusli është i domosdoshëm”.
6.Në qoftë se dëshirojmë të kemi përsëri marrëdhënie intime, mustehab (e lavdëruar) është që të marrim abdes, ngase abdesi është freskues për rifillimin e marrëdhënieve sipas hadithit që e transmeton Muslimi, ku thuhet:
“ Ai që njëherë ka marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij dhe dëshiron të ketë prapë, le të marrë abdes, sepse abdesi është freskues për përsëritjen e saj”.
Pa dyshim se (guslli) larja e gjithë trupit, është me efikase se abdesi. Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu nga Muhammedi a.s. :
Ai një ditë bëri marrëdhënie intime me çdonjërën prej grave të tij, por pas çdo marrëdhënie ka marrë gusull. Transmetuesi i këtij hadithi, Ebu Rafiu, tha: O i Dërguari i All-llahut a nuk bën vetëm me një gusull? Pejgamberi a.s. u përgjigj: “ Kjo është më e pastër dhe më e mirë”.
7.Më mirë është që të shpejtohet me larjen e trupit (gusull) i cili është i obliguar (farz) pas marrëdhënieve intime, në qoftë se për shkaqe të ndryshme, shtyhet larja, në këtë rast është mustehab marrja e abdesit para fjetjes.
Nuk është e pëlqyeshme që të flejë të papastër (xhunub). Në këtë rast është mustehab marrja e abdesit edhe pse e dimë se abdesi i tillë (pa mos marrë gusull), nuk është valid për faljen e namazit, për lexim të Kur’anit etj., por detyrohemi që për këto vepra të adhurimit pikë së pari të marrim gusull. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë: Se Pejgamberi a.s. para ka marrë gusull (është larë), ose eventualisht ka marrë vetëm abdes, dhe pastaj ka fjetur (pas marrëdhënieve intime).
Normalisht se në raste kur nuk kemi ujë, ose kur uji na nevojitet për nevoja të tjera, në vend të gusllit dhe abdesit mund të marrim tejemmum.
8. Bashkëshortëve u lejohet që të lahen së bashku dhe kjo vepër nuk i pengon dhe nuk e prishë gusllin, edhe nëse e shikojnë njëri-tjetrin, sipas transmetimit të Buhariut dhe Muslimit nga Ajsheja r.a.:
“ Jemi larë me Pejgamberin a.s. prej një ene, në të cilën janë përzier duart tona, duke i thënë njëri-tjetrit: Lërma mua-lërma mua”.
10. Po ashtu bashkëshortët gjatë bashkëjetesës duhet të largohen prej të gjitha ndalesave të cilat i ndaloi All-llahu i Lartësuar që me bashkëjetesën dhe me marrëdhëniet intime, në mes tjerash, të fitojnë edhe sevape dhe shpërblim, edhe pse kjo është një vepër e trashëguar. Përveç tjerash, edhe për këtë vepër All-llahu xh.sh na shpërblen, siç thuhet në hadithin që e transmeton Muslimi:
…dhe marrëdhënia intime (ndërmjet bashkëshortëve) është sadaka”. Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh kryen marrëdhënie intime ka shpërblim? Tha: “ Më thuani, nëse epshin e tij e përdor në haram, a nuk është për të mëkat? Po ashtu nëse e përdor në hallall, do të ketë shpërblim”. (Muslimi)
11. Lejohet që mashkulli gjatë marrëdhënieve intime para ejakulimit të nxjerrë spermën jashtë organit të gruas, ose të përdorë prezervativë për mbrojtje nga shtatzënia për shkaqe të lloj-llojshme, mirëpo me kusht që për këtë të marrë lejen e gruas. Gazaliu mendon se nxjerrja e spermës jashtë vaginës është e lejuar duke u bazuar në një transmetim të Ahmetit, Buhariut dhe Muslimit nga Xhabiri r.a ku thuhet:
“Ne e bënim nxjerrjen e spermës jashtë vaginës së gruas, edhe gjatë kohës së të Dërguarit a.s. kur edhe shpallej Kur’ani”.
Nga ky hadith mund të vijmë deri në një përfundim logjik: sikur të ishte kjo gjë e ndaluar, Kur’ani do ta kishte ndaluar këtë praktikë, sepse ka qenë duke u shpallur gjatë asaj kohe, kur ata e kanë bërë këtë gjë.
Që të katër medh-hebet, e lejojnë këtë mënyrë të mbrojtjes, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Ahmedi nga Ebu Seid el- Huderiu:
“Ne e bënim nxjerrjen e spermës jashtë vaginës së gruas gjatë marrëdhënieve intime, çka thua ti për këtë gjë? Pejgamberi a.s tha: Veproni ashtu siç mendoni se është më mirë por çka cakton Zoti do të bëhet dhe askush nuk mund ta ndalë”.
12. Po ashtu edhe gruas i lejohet që të përdorë spiralen ose tableta kontraceptive, për pengimin e shtatzënisë me kusht që këto mos e dëmtojnë shëndetin e saj, dhe me pëlqimin e burrit të saj.
13. Po ashtu mjekët dhe dijetarët islamë na këshillojnë që të jemi mesatarë në marrëdhëniet intime dhe në shfrenimin e epshit, të mos e teprojmë në marrëdhëniet intime, sepse ky teprim të çon në një dëmtim fizik dhe shpirtëror.
14. Burri duhet të ketë kujdes rreth gjendjes së gruas, të vërejë disponimin e saj dhe të mos e detyrojë atë për marrëdhënie intime, në raste kur ajo nuk është e përgatitur për të; në rast sëmundje dhe të ngjashme.
15. Burri, pasi të ketë orgazëm, duhet të presë që këtë kënaqësi ta arrijë edhe gruaja, deri sa të zgjohet edhe epshi i saj, kurse largimi para se të kënaqet ajo, shkakton një nervozë dhe mërzi te ajo.
16.Marrëdhëniet intime lejohet të kryhen në çfarëdo dite, muaji, kohe dhe në cilëndo orë të natës dhe ditës, përveç asaj që e ka ndaluar Sheriati në disa kohë dhe raste të caktuara; gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit, gjatë kryerjes së haxhxhit (duke qenë në ihrame) ose gjatë periudhës kur gruaja është me të përmuajshmet ose gjatë lehonisë,etj.
17. Mirëpo, sunnet është që marrëdhëniet intime të kryhen natën ose ditën e xhuma, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Buhariu nga Muhammedi a.s., ku thuhet:
“ Kush lahet (bënë marrëdhënie intime me gruan e tij) ditën e xhuma, me qëllim pastrimi nga xhenabeti, pastaj shkon të falë xhumanë, kjo është një lloj sikur të japë sadaka një deve…”
Po ashtu sunnet është që të pastrohemi nga xhenabeti pas marrëdhënieve intime, në netët e bajrameve para veshjes së ihrameve, para dhe pas kthimit nga rruga etj.
19. Gruaja e ka për detyrë që të veprojë ashtu që sa më shumë të tërheqë vëmendjen e burrit dhe të plotësojë atë që dëshiron ai nga zbukurimi, eleganca, veshja, higjiena, mirësjellja, pa u kufizuar gjatë marrëdhënieve intime, që nëpërmjet kësaj të forcohet lidhja bashkëshortore midis tyre .
20. U ndalohet bashkëshortëve që t’u tregojnë tjerëve për mënyrën, apo të përshkruajnë atë që e kanë bërë gjatë marrëdhënieve intime, qoftë ajo gojarisht ose me mimikë, direkt ose indirekt, sipas hadithit që e transmeton Muslimi nga Muhammedi a.s., ku thuhet:
“ Njerëz me pozitë më të keqe, tek All-llahu në Ditën e Kijametit janë ata që bëjnë marrëdhënie (intime) me gratë e tyre, e pastaj e përhapin fshehtësinë e tyre”.
Nga vetë hadithi nënkuptojmë se është e ndaluar transmetimi dhe përshkrimi i marrëdhënieve intime dhe e gjithë asaj që ndodh gjatë momenteve të kënaqësive të burrit me gruan.
Këto ishin disa nga rregullat, sunnetet, mustehabet dhe haramet që duhet ditur çdo musliman e muslimane për natën e parë të martesës dhe për jetën bashkëshortore që kanë të bëjnë me të drejtat, ndalesat, detyrimet ndaj njëri-tjetrit dhe me marrëdhëniet intime të bashkëshortëve, sipas Sheriatit islam.
All-llahu e di më së miri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

RREGULLAT E NATËS SË PARË TË MARTESËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë ::  ::  :: -